Martesa e Peleut
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Martesa e Peleut

Zeusi dhe perënditë vendosin kështu njëzëri që Peleu nga Thesalia, mbret i Ftisë, duhet të martohet me Tetidën. Si të merret pëiqimi i perëndeshës? Si ta bindësh që ajo duhet të ulë veten e të martohet me një vdekatar, paçka se është ijala për një mbret? Nuk u takon perëndive të ndërhyjnë e t’i imponojnë njërës prej tyre një martesë me dikë të rangut më të ulët. Pra, duhet që Peleu t’ia dalë mbanë vetë për t’ia fituar zemrën bashkëshortes, të bëjë me të si heronj të tjerë që ia kanë dalë mbanë të nënshtrojnë hyjni detare dhe të përfitojnë prej tyre atë çka prisnin. Kështu bëri Menelau, duke luftuar ngadhënjyeshëm kundër Proteut dhe metamorfozave të tij. Pra, Peleut i duhet ta rrëmbejë Tetidën për ta kaluar, në përputhje me ritin, nga banesa detare ku ajo ka selinë, gjer te shtëpia, pallati, banesa dhe vatra e bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Një ditë të bukur, ja tek ia beh Peleu në brigjet e detit. E sheh Tetidën tek shfaqet, i fiet dhe e kap nga krahët, e tërheq pas vetes. Për t’i shpëtuar, ajo merr të gjitha trajtat. Peleu qe paralajmëruar: me këto hyjni valëzuese dhe me metamorfoza, e vetmja gjë për t’u bërë është që t’i mbërthesh me një të kapur që nuk jepet, një kapje që i qarkon. Lypset që të zihet hyjnia me një lidhje qerthullore krahësh, të dyja duart të mbërthyera me njëra-tjetrën, cilatdo qofshin trajtat që ajo mund të marrë - derr i egër, luan i fuqishëm, flakë përvëluese a ujë - dhe të mos lëshohet më, çfarëdo që të ngjasë. Pikërisht atëherë hyjnia e mposhtur heq dorë nga shpalimi i arsenalit të trajtave që zotëron e që nuk është i pafund. Pasi ka përshkuar gjithë ciklin e pamjeve të huajtura, ajo merr përsëri formën e saj të parë, autentike, të perëndeshës rioshe e të pashme: është mposhtur. Forma e fundit që mori Tetida për t’u çliruar nga shtrëngimi që e ka mbërthyer është forma e një sepjeje. Qysh atëherë, gjuhëza e tokës që përparon në det dhe ku është zhvilluar lufta paramartesore e Peleut dhe Tetidës mban emrin e kepit Sepias, Kepi i Sepjeve. Përse sepja? Sepse, në çastin kur duam ta kapim, a kur një kafshë detare e kërcënon, ajo e ka zakon të lëshojë në ujë, përreth vetes, atë bojën e zezë që e fsheh plotësisht, në mënyrë të atillë sa zhduket si e mbytur në një errësirë të përftuar e të shkaktuar nga vetë ajo. Kjo është karta e fundit e Tetisit, ashtu si sepjes, i duhet të lëshojë bojën e saj. Me sy të terratisur në këtë nxirosje të përgjithshme, Peleu mbahet fort. Ai nuk e jep veten e, më në fund, është Tetida ajo që duhet të lëshojë pe. Martesa do të bëhet që ç’ke me të. Ajo kremtohet pikërisht në majën e Pelionit. Ky nuk është vetëm një mal që afron perënditë dhe njerëzit që i bashkon në fund të një shkëmbimi të pabarabartë. Me anë të privilegjit të martesës me një hyjneshë, perënditë i dërgojnë Peleut të gjitha rreziqet që kjo martesë përfaqësonte për të pavdekshmit, e që ata nuk i duan, rreziqe që lypset, njëfarësoj, t’i përcillen botës njerëzore. Të gjitha perënditë mblidhen, zbresin nga Olimpi, qielli i etertë, gjer në kreshtat e Pelionit. Aty, kremtohet martesa.

Mali është jo vetëm një pikëtakimi midis perëndive dhe njerëzve, por është edhe një vend i dykuptimshëm, vendqëndrimi i Centaurëve, në veçanti i Centaurit Kiron, më i moçmi, më i përmenduri midis tyre. Centaurët kanë një status të dyvlershëm, një pozicion të dykuptimshëm: ata kanë kokë njeriu, kraharor kali dhe së fundi trupin e një kali. Janë qenie të egra, nënnjerëzore, mizore - janë në gjendje të dehen, janë rrëmbyes grash - e njëherësh mbinjerëzore sepse, ashtu si Kironi, ata përfaqësojnë një model urtie, guximi, të të gjitha virtyteve që duhet të përvetësojë një djalosh i ri, për t’u bërë personazh i vërtetë heroik: të dalë për gjueti, të përdorë të gjitha armët, të këndojë, të kërcejë, të arsyetojë, të mbetet gjithmonë zot i vetes. Pikërisht këtë gjë do t’u mësojë Centauri Kiron femijëve të ndryshëm e në veçanti Akilit. Te ky vend pra, ku perënditë përzihen me njerëzit e që është i populluar njëherësh nga qenie shtazore e mbinjerëzore, u kremtua martesa. Janë Muzat ato është njëri nga personazhet kryesorë të luftës së Trojës, vetë shpërthimi i së cilës lidhet me gjithë këtë çështje.

info@balkancultureheritage.com