Mbi ndrëtimin e botës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mbi ndrëtimin e botës

Libri II

Në Epir asgjë s'është më i përmendur se sa gjiri i Ambrakisë, qoftë sepse duke pasur një grykë të ngushtë më pak se një mijë hapa gjerësi përbën megjithatë një det të hapët midis tokave, qoftë sepse në brigjet e tij gjenden Akti, Argosi i Amfilohisë dhe Ambrakia, të gjitha këto qytete të përmendura gjatë sundimit të aiakidëve dhe Pirros. Më tutje është Buthroti, pastaj malet Keraune.prej këtej nis Adriatiku.

Ky det i madh ka shumë brigje të thella, është rrethuar nga fise ilire deri në Tergeste, dhe në anën tjetër nga fiset gale e italike. Ndeshen së pari parthinët e dasaretët, pastaj taulantët, enhelejt, feakët. Pastaj vijnë ata që i quajnë ilirë të vërtetë, pyrët, më tej liburnët dhe Istria. Qyteti i parë është Oriku, i dyti Dyrrahu, i cili më parë quhej Epidamn dhe që romakët ia ndryshuan emrin për arsye se u dukej se u ndillte të keqen. Më tutje janë Apollonia, Salona, Jadera, Narona, Traguri, gjiri i Polës dhe Pola vetë, e cila, si thonë, ka qenë banuar dikur nga kolkasit dhe tani është një koloni romake; kështu ndryshojnë punët. Lumenjtë janë Aea, Nari e Danubi, që tani quhet Ister. Aea lag muret e Apollonisë. Nari ndan pyrët nga liburnët, Istri del nga Istria. Në fund të detit Adriatik, ku mbaron bregu i Ilirisë, është Tergeste.

info@balkancultureheritage.com