Mbishkrimi mbi hyrjet e hajatit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Mbishkrimi mbi hyrjet e hajatit

Mbi hyrjen e portikut të xhamisë, përballë me rrugën kryesore të qytetit, ndodhet mbishkrimi i dytë i xhamisë. Ai është realizuar në të njëjtën mënyrë me atë të hyrjes në sallën e faljes dhe, me sa duket, është punë e të njëjtit kaligraf. Gjithashtu as ai nuk është botuar apo përkthyer më parë. Teksti është i përbërë nga shtatë dyvargëshe, duke mbaruar të gjitha me -az; është konceptuar si një hezec:

la) Mirëbërësi, themeluesi besimtar, burimi i mirësisë: Molla Beu
b) e ka nisur këtë ndërtesë fetare me qëllim të sinqertë.
2a) e ka përfunduar hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e kupolës.b) megjithatë, ai nuk arriti ta zbukuronte atë nga brenda dhe nga jashtë.

3a) me zgjatjen e shkronjës Elif unë shqiptova me emrin e Zotit periudhën e stolisur të abdikimit të tij:
b) “zogu i shpirtit të tij u ngrit në kënaqësinë e kopshteve të parajsës”.

4a) Falënderimi i takon Zotit, me dijen dinjitetin e lartë dhe famën e tij,
b) tani djali i tij (fisnik), Haxhi Beu, ka zënë vendin e tij (Molla Beut)

5a.b) Ai arriti ta mbaronte minaren e kësaj xhamie, zbukurimet e saj dhe çatinë e portikut të saj (kështu që tani) ezani për pesë kohët e faljes të mund të thirret.

6a) (As) kronogrami për themelimin e ndërtesës po ashtu edhe të përfundimit të saj
b) penë prej kallami e Suzit rregulloi një hemistich për secilën prej tyre:

7a) “Kjo xhami e zbukuruar mrekullisht, me një kupolë të lartë, gjallëruese e shpirtit viti 1208.
b) “Duke e bërë, ashtu sikurse edhe Aja Sofia të bukur këtë qytet” viti 1236.

Teksti i pasur dhe i ndërtuar në formë shumë interesante duket se ka qenë punë e një njeriu të famshëm lokal, i mësuar mirë me format letrare osmane dhe zotëronte një bollëk fjalësh për të luajtur me sinonimet, ndonjëherë pa një njohje të thellë të gramatikës osmane.

Një poet osman me emrin Suzi, aktiv në periudhën e vonë osmane, ishte Suzi Ahmed Efendiu nga Sivas në Anadollin qendror, nipi i prijësit sufi Sheh Shemsedin Sivasi. Suzi vdiq në vitin 1246 H (1830/31) dhe teorikisht mund të identifikohet me poetin e mbishkrimit të Tiranës sado të jetë i saktë në realitet një identifikim i tillë. Mbishkrimi i portikut, i pazakontë për shkak të karakterit të theksuar tregues të tij, është më tepër i mrekullueshëm përsa i përket tri kronogrameve që përmban. Ato japin datat përkatëse si më poshtë:

Data e vdekjes së Molla Beut, në të cilën njehsohen vetëm gërmat që kanë pika: Njeriu i zemrës fluturoi drejt parajsës.

Meqë në tekst thuhet (3a “ba medd”) duhet të zgjatet me një elif, sepse data është e shkruar në numra shumë të vegjël poshtë kronogramit, si viti 1223. Këtë të fundit, duhet ta pranojmë si vitin në të cilin Molla Beu vdiq. Ky vit korrespondon me datën 28.2.1808-15.2.1809.

Viti në të cilin u hodhën themelet, që jepet si një “datë e plotë”, siç është kronogrami i tretë:

info@balkancultureheritage.com