Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri (shek. VI-XIV)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri (shek. VI-XIV)

Motivi dekorativ i kodikut të purpurt të Beratit (Beratinus 1) Vinjetat dhe inicialet e kodikut të 3-të të Beratit Miniatura e Kodikut të 4-t të Beratit Motivet dekorative të kodikut të 5-të të Vlorës Miniatura e dekoreve të kodikëve të 6-të, të 8-të e të 9-të të Beratit dhe të 7-të të Vlorës Miniatura e kodikut të 10-të të Vlorës Dekoret e kodikut të 11-të të Vlorës Dekoret e kodikut të 15-të të Beratit Dekoret e kodikut të 22-të të Beratit Dekoret e kodikut të 23-të të Beratit Miniatura e kodikut të 24-t të Beratit Miniatura e kodikut të 35-të të Beratit Miniatura e kodikut të 38-të të Beratit Miniatura e kodikut të 41-të të Beratit Miniatura e kodikut të 55-të të Beratit Kodiku i 79-të të Gjirokastrës Kodiku i 83-të i Vlorës Kodiku i 88-të i Korçës Kodiku i 96-të të Korçës Kodiku i 95-të i Korçës Zhvillimi i artit të miniaturës së kodikëve mesjetarë Mozaiku parietal mesjetar në paraklisin e amfiteatrit të Durrësit Piktura më e vjetër e kishës së Shën Mërisë në Lubonjë të Kolonjës Piktura e kishës së Shën Mitrit në fshatin Bezmisht të Prespës Kisha e shelbuemit në Rubik dhe piktura e saj (shek. XII) Piktura e kishës së Shën Mërisë në fshatin Cerckë (shek. XI-XII) Piktura e kishës së shpërfytyrimit në fshatin Herebel të Peshkopisë Piktura e vjetër e paraklisit të Shën Stefanit në fshatin Dhërmi të Himarës Piktura e vjetër e kishës së Shën Mitrit në Boboshticë të Korçës Piktura e kishës së manastirit "Shën Mëria e Apollonisë" 1272-1328 Piktura e kishës së Marmiroit në Orikum të Vlorës Piktura e kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës Piktura e kishës së Shën Triadhës në kalanë e Beratit (fillimi i shek. XIV deri në 1328)

Motivi dekorativ i kodikut të purpurt të Beratit (Beratinus 1)

Kodiku i purpurtë i Beratit, që njihet në botën shkencore me emrin Codex purpureus Beratinus Ф, si një nga riprodhimet më të vjetra ndër kodikët paleokristianë, ka vlera të dorës së parë për të dhënat shkencore. Ai është botuar nga P. Batiffoli i transkriptuar e me komente të shumta shkencore.

Kodiku në fjalë është dëmtuar rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke qenë i fshehur në mjedise të papërshtatshme në Berat, është restauruar, por paraqitet mjaft i dëmtuar.

Ky thesar dorëshkrimor i lashtësisë sonë, që te ne ka arritur vetëm me ungjillin e Mateut e të Markut, përbëhej prej 100 fletësh pergameni (të ngjyrosura në purpurë, në të kuqe të thellë, sot shumë e zbehtë), është shkruar me shkronja argjendi të tretur, përveç disa fjalëve me ar që gjenden në disa fletë. Shkronjat janë kapitale të tipit të përzier kuadrat (iniciale të mëdha). Shkrimi është i vazhdueshëm, pa ndarje midis fjalëve, me iniciale të mëdha, por jo të stolisura.

Formatimi i fletëve është 314 x 268 milimetra. Teksti është në dy kolona, me 17 rreshta për kolonë dhe me një motiv dekorativ të vetëm. Duke u mbështetur në analizën e shkronjave dhe në krahasim me tekste të tjera, që janë të pakta të këtij tipi paleokristian, Kodikun e purpurt të Beratit shkencëtarët ia kanë atribuar shek. VI.

Përveç shkrimit kaligrafik, që këtu paraqitet si art më vete, kodiku ruan një dekor me motive zemrash, që përbrenda kanë nga një lilak tripetalesh, interesant për vjetërsinë. Motivi përfshihet brenda dy linjash paralele të vendosura vertikalisht dhe që kthehen horizontalisht duke krijuar një kënddrejtë.

Ky motiv i thjeshtë, që simbolizon epiqendrën shpirtërore të njeriut, si më i vjetri në bibliografinë tonë më të lashtë, trashëgohet në kodikët tanë më të vonë, në mënyrë të njëjtë, si në Kodikun e 4-t të Beratit, 4, fl.116, dhe në Kodikun e 8-të të Beratit, fl.232, si edhe e stilizuar në dekoret e kodikëve të tjerë, si në Kodikun e 5-të të Vlorës, në Kodikun e 11-të Vlorës etj.

Vinjetat dhe inicialet e kodikut të 3-të të Beratit

Kodiku i 3-të i Beratit është perikope ungjijsh, me 145 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 28 x 18 cm, me 25 rreshta për kolonë, dhe me grafi me shkronja kapitale të tipit të përzier, në ngjyrë kafe e me tituj të kuq. Kodiku nuk njihej nga Batiffoli. Për herë të parë u konstatua gjatë kërkimeve tona në Berat.

Kodiku ruan dy vinjeta të stolisura në formë katërkëndëshi të përbërë prej katër shiritash, të mbushura me motive gjeometrike në formë sovajkash, të vendosura më mënyrë zig-zage, të njëjta me ato të vinjetës së ungjillit të Gjonit në Kodikun e 3-të të Beratit të artë, mbushur, gjithashtu, me motive në formë rombi si dhe stolisur me ndonjë shpend të stilizuar. Të gjitha këto, me ngjyrë kafe në të kuqe. Inicialet e kodikut janë relativisht të mëdha, të kombinuara me tri ngjyra kafe, ari e të kuqe ose të pikturuara me motive shpendësh të stilizuara dhe me dorë duke bekuar.

Kodiku në fjalë është me shkronja kapitale, ndonëse në disa tipare ka mjaft ngjashmëri me kodikët e purpurtë të Beratit të shek. VI. Shumica e tipareve të tij janë të një kohe shumë më të vonë. Grafia e tij nuk paraqitet aq e bukur sa ajo e kodikëve të etapës paleokristiane. Motivet e vinjetave të tij me sovajkë të vendosura në mënyrë zig-zage, si në Kodikun e 2-të të Beratit të artë dhe inicialet shumë të mëdha, që janë të njëjta ose kanë ngjashmëri me ato të kodikëve me shkronja të vogla korsive të shek. IX, flasin qartë që kodiku ynë (Kod. Br.3) me shkronja kapitale, nuk mund të datohet më i hershëm se në shek. IX.

Gjithashtu, duke pasur parasysh faktin që kodikët me shkronja kapitale nuk janë riprodhuar më mbas shek. IX, mendojmë që kodiku në fjalë nuk mund të jetë më i vonë se i shek. IX.

Miniatura e Kodikut të 4-t të Beratit

Kodiku i 4-t i Beratit është katërungjij, me 238 fletë pergameni, me tekst në një kolonë, me format 20,5 x 16 cm, me 25 rreshta për faqe, me shkronja të vogla të tipit të vjetër, ngjyrë kafe dhe titujt me shkronja kapitale ari.

Dorëshkrlmi paraqitet si një nga më të bukurit ndër kodikët më të vjetër të vendit tonë dhe një nga më të stolisurit me miniatura. Në to ruhen tri figura të ungjillorëve, mbasl e katërta, ajo e Markut, mungon me gjithë fletën e pergamenit, dhjetë vinjeta, gjashtë faqe me kanonet e Eusebit dhe shumë iniciale të stolisura me motive të ndryshme.

Të trija figurat e këtij kodiku i shohim të pikturuara me një kompozim më të zhvilluar nga ato të Kod. Br. 2, brenda një katrori me përmasa 19 x 19,8 cm të ndenjur mbl shqeme dërrase, para një -tryeze shkrimi me orenditë e shkrimit, dhe para një pulti me ungjillin e hapur mbi të. Kompozimi i figurave është gati në mënyrë të njëjtë, ulur dhe vertikal, me portrete gati frontale, duke mbajtur në pëqi me të djathtën ungjillln dhe kallamin e shkrimit midis gishtërinjve. Luka e ka dorën e majtë mbi pult, Gjoni mbi tryezë, dhe Mateu, të mbyllur grusht mbi buzë. Këto pozicione të thjeshta kanë shumë ngjashmëri me ato të figurave të kodikëve të shekullit IX. Ndonëse portretet e figurave janë shumë të dëmtuara, të ruajtura në slluetë e me pak mjekër, qëndrimi i Mateut me grusht mbështetur mbi buzë jep idenë që është duke u menduar, qëndrim ky që konsiderohet I trashëguar nga tradita e artlt antik të shekujve të parë të erës sonë.

Ngjyrat janë të kultivuara mirë, të lehta e gracloze, figurat, të thjeshta e me veshje të njëjta, me imation blu në të kaltër dhe hiton kafe të çelët si në të kuq. Ato paraqiten të komblnuara bukur e në mënyrë harmonike mbi dyshemenë e gjelbër të shuar e mbi sfondin ngjyrë arl të ndritshëm.

Përmes linjave dhe ngjyrave, që nxjerrin në pah mirë format e trupit nën rroba, figurat janë arritur me plastikë mjaft reale dhe finesë. Linjat përkufizuese dhe të palave të rrobave si dhe shiriti blu saks katror që përkufizon gjithë kompozimin, janë përdorur të trasha, me ngjyra të rënda, duke ia ulur mjaft hijshmërinë figurave, megjithëse gama e ngjyrave paraqitet unike e me tone të lehta, element ky që flet për vjetërsinë e kësaj miniature.

Një karakteristikë e veçantë që hasim në miniaturën e këtij kodiku është teksti për ungjillin e hapur të pultit, i shkruar në drejtimin gjatësor të librit dhe jo në mënyrë të zakonshme, gjë që na duket se bën përjashtim në gjithë miniaturën e kodikëve të vjetër, si të vendit dhe të huaj.

Kjo miniaturë e Kodikut të 4-t të Beratit ka analogji me shumë figura të kodikëve të vjetër të huaj, por më shumë përkon me figurat e Cod. 34 Dionisus dhe ato të Cod. Supplt. Gr. 79 të Bibliotekës Nacionale të Parisit, sidomos në mënyrën e kompozimit të figurës së Mateut, i cili mban ungjillin në pëqi dhe grushtin e majtë në buzë, në palat e rrobave, në skamnin dhe në mungesën e arkitekturës në sfond.

Meqë fushat e stolisura të kanoneve dhe të vinjetave të këtij kodiku të Beratit kanë shumë ngjashmëri me ato të Kodikut të 5-të të Vlorës, këto do t'l trajtojmë së bashku, për të nxjerrë ato pak ndryshime që ekzistojnë midis tyre, të cilat ndihmojnë dhe në datimin e këtyre kodikëve më me përafërsi.

Për elementet e saj antike kodiku duhet t'i atribuohet fundit të shek. X të erës sonë.

Motivet dekorative të kodikut të 5-të të Vlorës

Kodiku është katërungjijsh me 308 fletë pergameni dhe me disa perikope ungjijsh nga fundi, me tekst në një kolonë, me format 23 x 18 cm dhe me 22 rreshta për faqe. Grafinë e ka me shkronja të vogla korsive të tipit të vjetër, ngjyrë kafe, titujt e ungjijve, të kuq.

Kodiku ruan dhjetë faqe me kanone, katër vinjeta dhe iniciale, të vizatuara me motive të ndryshme. Përveç këtyre, kodiku stoliset me katër figura të ungjillorëve, të cilat janë pikturuar në letër dhe ngjitur mbi faqet e pergamenit, para fletës fillestare të çdo ungjilli. Këto figura në miniaturë, duke qenë të një moshe më të re se kodiku, do t'i trajtojmë më vonë simbas radhës kronologjike.

Përveç figurave, më interesante, ndër dekoret e këtyre dy kodikëve, paraqiten kanonet e Eusebit, të cilat në pjesën e sipërme stolisen me nga një fushë katrore të pikturuar, me përmasa 15,5 x 11 cm secila dhe të mbështetura mbi tri kolona. E mesit përbëhet prej dy shufrash të lidhura me anësoret cilindrike. Ato të Kodikut të 4-t të Beratit janë mbështetur vetëm mbi dy kolona anësore cilindrike, të gjitha me kapitale, bazamente e ornamente. Në këta dy kodikë disa nga fushat e stolisura të kanoneve përfshihen nga të trija anët prej brezash të ngushtë me motive vegjetale të stilisura. Në brendësinë e tyre ndahen në skema të ndryshme gjeometrike, si p.sh. në formë gjysmërrethi, i cili anash formon dy trikëndësha dhe, në mes, ka formë spate mesjetare gjysmërrethi.

Brenda këtyre skemave të mëdha ka të tilla më të vogla. Për shembull, brenda formës së spatës gjysmërrethi janë krijuar dy forma sovajkash në pozicion të pjerrët, mbështetur mbi dy kolonat anësore, ose, në mesin e fushës është krijuar një skemë në formë dardhe me dy breza anash që kanë formë gjysmërrethi, skajet e të cilëve mbështeten mbi kapitalet e kolonave.

Disa nga sipërfaqet e skemave gjeometrike dhe të brezave që i formojnë ato janë stolisur me motive prej kokëza lulesh jasemini të bardhë me një pikë të kuqe në mes, me motive boçesh, ende të paçela ngjyrë të gjelbër të ndritshme, të verdhë e lule rozë ose me trikëndësha të vegjël. Kornizat e tyre, në dlsa raste kanë forma rozetash me një lulkë në mes. Të gjltha këto përfshihen prej rrathësh të mëdhenj ose të vegjël. Motivet në fjalë kanë ngjashmëri me dekoret e mozaikëve paleokristianë, sl, p.sh., me ato të qemerit në Mauzolenë e Kostandinit në Romë.

Në fushat e kanoneve të pikturuara hasim dhe motivin e zemrës së stilizuar që trashëgohet nga kodi më i vjetër I Beratinus.

Në fushën e Kanonit lulet në formë zemre të stilizuara janë pak të zgjatura dhe me pozicionet e tyre formojnë rrathë të mëdhenj, që shkelin e shkelen nga të katër anët prej rrathësh të tjerë me distancë të njënjëshme, duke krijuar një skemë gjeometrike të thurur prej rrathësh të harmonizuar me simetri.

Ky motiv që gjendet në motivet paleokristiane, si, për shembull, i gdhendur në një brez mermeri në Shën Sofi të Kostandinopojës, njihet si i zakonshëm në vendin tonë, sepse, përveç që ruhet si dekor në kodet e Beratit e të Vlorës, të shek. X-XI, e hasim edhe në pikturën murale në Ristoz të Mborjes, në skenën "Guri", gjithashtu të gdhendur në dru, në dy ikonostaset më të vjetra të vendit tonë, ka mundësi, më të vjetrit në Ballkan, në kishën e Shën Mërisë së Maligradit, me shumë të ngjarë i pari i vitit 1345 dhe i dyti i vitit 1369. Gjithashtu, haset i punuar me stampë në mbulesën prej metali të ikonës së Pantokratorit dhe të Shën Mërisë, të ikonostasit të katedrales së Beratit, punë të shek. XIV, si dhe në latimet në gurë.

Fushat e stolisura të kanoneve, shtresën e parë e kanë të kuqe, të dytën, e cila mbulon të parën, prej ari të shkrirë. Ndriçimi i saj evidencon bukur motivet lulore të stilizuara prej lulesh me gjethe blu saks ose të gjelbra, motivet në formë kryqi ose zemre, që harmonizohen me simetri, një blu e dy të gjelbra ose kokat e luleve me pesë petale, tri blu e dy të gjelbra, si dhe anasjelltas. Meqë linjat e rrathëve të mëdhenj ose të vegjël, që përfshijnë këto motive, të shumtën e rasteve janë blu, ndërsa ndër motivet ka dhe pak ngjyrë të kuqe të errët, jeshile të errët, në këto fusha mbizotëron bluja.

Të gjitha linjat përkufizuese të skenave, që janë të kuqe, si dhe ato të rrathëve, që janë blu, ato të motiveve të ndryshme lulore, që janë blu saks ose të gjelbra, përshkohen në mes prej linjash shumë të holla të bardha, te gjethet e gjelbra të verdha. Këto linjëza të shkurtra ndahen njëra nga tjetra prej dy pikash të bardha, ngjyrat e çelta të të cilave e gjallërojnë gamën e përgjithshme, i zbusin ngjyrat e errta, dhe i evidencojnë më bukur format e motiveve. Këto motive lulore njihen si të zakonshme në miniaturën bizantine të librit dhe shfaqen aty rreth gjysmës së shek. X, duke vazhduar gjatë shekujve XI-XII.

Në llnjën përkufizuese të poshtme të fushave të stollsura të kanoneve që del anash si shufër janë pikturuar varur nga një kemtar (thimiaton) ose njëfarë objekti që u përngjan kurorave mbretërore me gurë të çmuar. Kurse mbi linjën e sipërme përkufizuese të këtyre fushave të stollsura të kanoneve ose të vlnjetave janë dhënë nga një kantere antike e vonë, një shatërvan ose një lule e stilizuar me frut si të luleshtrydhes. Të gjitha këto janë kompozuar si në motivet antike, me shpendë anash, si pëllumb, rosë, thëllëzë malore ose gjel i stilizuar pallua, zog pallol ose pulë peshqish. Një kantare të tillë të kompozuar me dy pëllumba anash si ajo e Kodikut të 5-të të Vlorës, mund ta shohim pothuajse njësoj në mozaikun e Shën Vitallt të Ravenë dhe në mozaikët tanë paleokristianë etj.

Në kanonet e Kodlkut të 5-të të Vlorës, disa nga këta shpendë, qëndrojnë mbi linjën përkuflzuese të fushës së stolisur, disa të tjerë, më lart, mbi fushën e pastër të pergamenit, kurse në kanonet e Kodlkut të 4-t të Beratit të gjithë shpendët qëndrojnë mbi fushën e pastër të pergamenit, duke mos i prekur këmbët mbl llnjën përkufizuese të fushës së plkturuar. Qëndrimi i shpendëve me këmbë mbi pergamen të pastër dëshmon për një kohë më të vjetër të pikturlmlt të kanoneve, gjë që tregon se Kodlku i 4-t i Beratit është pak më i vjetër nga Kodiku i 5-të i Vlorës.

Shpendët në mlnlaturë me madhësi prej 3 cm, ndonëse më pak të stilizuara, si pëllumbat, rosat e thëllëzat, kanë tipare natyrore në punimin e imtësive, si, p.sh., në punimin e sqepave të kuq, ose të thonjve të zinj mbi glshtërinjtë e Imët, të kuq. Me shumë elegancë është realizuar qëndrimi i këtyre shpendëve, të cllat qëndrojnë me kthyer kokën pas, duke u zgjatur për të pirë ujë në shatërvan, duke qëndruar me një këmbë ose duke kruajtur kokën me këmbë.

Vetëm rosat qafëgjata dhe pëllumbat kanë ngjyrë më të çelët, rosat kafe dhe pëllumbat lilak, kurse shpendët e tjerë i kanë fletët me ngjyra të errëta, të gjelbër, blu, thëllëzat kafe të errët. Ngjyrat në to janë përdorur në mënyrë dekorative me qëllim që të korrespondojnë me ngjyrat e fushës, për të arrltur një gamë unike. Shpendët në kanonet e Kodikut të 4-t të Beratit janë plkturuar në mënyrë më të stilizuar, gjë që tregon se ky kodik është pak më i vjetër se Kodiku i 5-të i Vlorës.

Rosat dhe pëllumbat e pikturuar në këto kanone njihen si elementë me prejardhje nga tradita e pikturçs së librit të Armenisë, që ka arritur te ne nëpërmjet qendrave të mëdha të Bizantit, sepse në atë kohë ka qenë kulmi i ndlkimit të Lindjes në Bizant.

Kolonat e kodeve kanë formë cillndrike, po jo me plastikë të theksuar. Ato janë ngjyrë kafe të çelët ose të errët, të murme ose të gjelbër të errët, ose të kuqe të zbardhur, me damarë të errët ose të çelët, për të dhënë idenë e mermerit, megjithëse nuk e arrijnë atë efekt.

Kapitalet e kolonave të Kodikut të 5-të të Vlorës përbëhen prej dy pjesësh, kur pjesa e sipërme është e gjelbër, ajo e poshtmja është blu dhe anasjelltas. Këto, si dhe bazamentet, janë ploçake, por me lule të stilizuara, gjë që dëshmon për vjetërslnë e këtyre dekoreve. Për këto tipare, stolisjet e këtyre kanoneve duhet të jenë ndër të parat e këtij lloji në miniaturën e librit mesjetar në territorin e Perandorisë Bizantine.

Faqet fillestare të çdo ungjilli të kodikëve në fjalë stolisen me nga një vinjetë në formën e pi-së greke, me përmasa 10,4 x 1,7 cm, përkufizuar prej brezash të ngushtë me kokëza lulesh si ato të jasemlnit ose me motive në formë trekëndëshash.

Si fushat e kanoneve, edhe ato të vinjetave stolisen me koka lulesh blu ose të gjelbra, sfondi I të cilave ka mbetur i kuq sepse shtresa e sipërme ari është fshirë thuajse fare. Vinjetat në anën e slpërme stolisen me pëllumba dhe mëllënja të zeza, realizuar në mënyrë elegante.

Faqja tre e Kodikut të 5-të të Vlorës përkufizohet edhe me një shirit katërkëndësh, që përfshin gati të gjithë faqen e shkruar të pergamenlt, mbushur me lule si ato të fushave të kanoneve, të përfshlra edhe këto prej rrathësh, dhe të lidhura me njëra-tjetrën me anën e një linje me gjethe blu e të gjelbra.

Me shumë elegancë paraqiten të stolisura edhe katër inicialet e Kodikut të 5-të të Vlorës, me ngjyra blu, të kuqe dhe të gjelbër, madhësia e të cilave shkon 2,2-3,4 cm.

Është I njohur fakti që miniaturistët në Bizant fillojnë t'i kushtojnë një vëmendje të madhe stolisjes së kanoneve me dekore qysh nga gjysma e shek. X dhe, sidomos, gjatë shekujve XI e XII.

Mundësia e datimit të tyre në gjysmën e shek. X përjashtohet, sepse fushat e stolisura i kanë kanonet të mbushura me koka e petale lulesh, gjë që njihet si një karakteristikë e shekujve XI e XII, atëherë kur zbukurimet mbulojnë sipërfaqe të mëdha në kornizat e shkrimeve dhe të vinjetave. Por që të dy kodikët tanë të datohen pak më hershëm, na flasin tiparet që karakterizojnë dekoret e tyre, slç janë ato me forma gjeometrike, lulet e stilizuara, trajtimi i shpendëve në mënyrë të stilizuar dhe qëndrimi i disave prej tyre, pa i prekur këmbët mbi linjën përkufizuese të fushës së pikturuar, sfondi ngjyrë arl, pikturimi i të gjithave me finesë të theksuar, trajtimi i kapiteleve të kolonave me lule të stilizuara etj. Për këto tipare që tregojnë një trashëglmi jo të plotë të elementëve nga tradita e artit të antikltetit, Kodlku I 5-të I Vlorës ka shumë të ngjarë që t'i atribuohet gjysmës së parë të shek. XI. Në favor të këtlj datimi flasin edhe motivet, si dhe grafika e Kodikut Gr. 519 të Bibllotekës Nacionale të Parisit, që mban datën 1007, të cilat përputhen plotësisht me atë të Kodikut të 5-të të Vlorës. Kurse motivet e Kodlkut të 4-t të Beratit, për arsye të elementëve më të shumtë antikë, ka shumë mundësl të jenë të një kohe pak më të hershme nga ato të Kodikut të 5-të të Vlorës dhe duhet t'i atrlbuohet viteve të fundit të shek. X.

Miniatura e dekoreve të kodikëve të 6-të, të 8-të e të 9-të të Beratit dhe të 7-të të Vlorës

a - Kodiku i 6-të i Beratit është perikope ungjijsh me 50 fletë pergameni me format 21 x 19 cm, me tekst në dy kolona, me grafi të tipit të vjetër jo të theksuar kaligrafike dhe me datën e riprodhimit 1043. Kodiku ruan tri vinjeta të vogla dhe iniciale me ngjyra të thjeshta, pa art, të cilat po i botojmë për arsye se ruajnë datën e riprodhimit që ndlhmon në orlentimin e datimit të kodikëve të tjerë.

Zbukurimi i fletës 26 përbëhet prej dy shiritash të hollë që gërshetohen me njëri-tjetrin në mënyrë zig-zage, me gjatësi 7,4 cm me ngjyra kafe e blu dhe me pak të kuqe. Kurse motivi i fletës 31 është në formë byzylyku, prej dy linjash horizontale të ndara në katërkëndësha të vegjël me nga një lulkë mbi fushë kadife në të kuqe, me madhësl 6,7 x 0,7 cm. Ky motiv në formë byzylyku ka shumë ngjashmëri me një vlnjetë të Cod. Patmos 39, i clli ruan vitin 972“. Iniclali "T" (taf) në fletën 33 është më i zhvilluar nga tipi i parë i thjeshtë, trupin e ka të kuq të errët me dy unaza blu dhe një fjongo lidhur në formën e shifrës tetë. Ky lloj tipi i tafit me fjongo është më i vjetri në inicialet e dorëshkrimeve tona, datuar më 1043, dhe konsiderohet me prejardhje nga Bitinia e Azisë së Vogël.

Kodiku në fjalë duke qenë me grafi dhe dekore të thjeshta, ka mundësl të ketë qenë pronë e ndonjë kishe fshati dhe, më vonë, ndonjë intelektual, duke çmuar vlerën e vjetërsisë e ka sjellë në bibliotekën e Peshkopatës së Beratit, ku e kemi gjetur.

b - Kodiku I 7-të I Vlorës është perikope ungjljsh me 287 fletë pergameni, me format 27 x 22 cm, me tekst në dy kolona, me 21 rreshta për kolonë. Grafia e tekstlt është me shkronja të vogla të tipit të vjetër kaligrafik, ngjyrë kafe, titujt ari, por me shkronja të vogla jokapitale.

Kodiku në fjalë, ndonëse nuk ruan figura, paraqitet me vlera artistike, si për kaligrafinë ashtu dhe për katër vinjetat e tij artistike, në formën e pl-së greke, të stolisura me motive gjeometrike e lulore të stilizuara. Këto motive kanë shumë ngjashmëri me ato të dy kodikëve të mëparshëm, të Kodikut të 4-t të Beratit dhe të Kodikut të 5-të të Vlorës.

Motivi I vinjetës së fl. 3 përbëhet prej një linje të valëzuar, e cila në çdo valë, me anë të një llnje të kurbtë, formon një rreth të pambyllur me një medaljon të vogël në mes. Këto linja stolisen me gjethe të vogla. I gjithë motivi është në ngjyrë blu saks mbl sfond të ndritshëm ari. Ky motiv përputhet gati plotësisht me motlvin e një vinjete të Psaltirit të Bibliotekës publike të Shën Petërburgut Cod. Gr. 214, që datohet rreth viteve 1074-1081, dhe ka shumë ngjashmëri me motivet e kodlkëve të tjerë, si me motivln e një vinjete të Cod. 44 të Patmosit15dhe të një vinjete të Cod. Canon 110 të Oksfordit, Bodleian Lib.16 që datohen rreth gjysmës së parë të shek. X.

Këtë motiv e gjetëm të përdoret dhe nga piktori ynë, Onufri, në veshjen e sipërme të mbretëreshës Elenë, në ikonën e Shën Kostandinit dhe Elenës së Beratit. Gjithashtu, motivin në fjalë e gjejmë shpesh në veshjet tona popullore, si, p.sh., në xhybet e qëndisura me ar të Shqipërisë së Veriut.

Iniclalet e këtij kodiku nuk paraqiten shumë të zhvilluara, por me finesë të theksuar.

Duke pasur parasysh kaligrafinë e tekstit, motivet e vinjetave, finesën e inicialeve, që nuk janë të zhvilluara, si edhe krahasimin me dekoret e kodikëve të tjerë të datuara, ka shumë arsye që kodikun në fjalë, t'ia atribuojmë gjysmës së dytë të shek. XI.

c - Kodiku i 8-të i Beratit është perikope ungjijsh me 346 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 26,4 x 21,4 cm dhe me 22-23 rreshta për kolonë, grafia me shkronja të tipit të vjetër kaligrafik, ngjyrë kafe, titujt prej ari. Kodiku ruan dy vinjeta, në formë pi greke dhe 14 të tjera në formë shiriti horizontal, nga të cilat, dy janë të pikturuara me ngjyra dhe të tjerat janë skica të vizatuara.

Kodiku, si nga arti i grafisë dhe nga trajtimi-i vinjetave rezulton i riprodhuar prej dy personash të ndryshëm.

Me qenë se dy vinjetat në formë pi greke të pikturuara me motive lulore e gjeometrike dhe me ngjyra blu e të gjelbër mbi sfondin prej ari të ndritshëm, janë shumë të ngjashme me ato të kodikëve që trajtuam të shek. XI, mund të datohet dhe kjo pjesë e Kodikut të 8-të të Beratit e gjysmës së dytë të shek. XI. Kurse pjesa tjetër e kodikut me vinjeta pa ngjyra, me motive të vizatuara në formë skicash, duke mos e pasur shkrimin kaligrafik, si pjesë e parë e kodikut, mund të konsiderohet e një kohe pak më të vonë.

Në këtë kodik paraqet interes motivi i vinjetave që është i njejtë me atë të kodikut Beratinus 1, si trashëgim i traditës sonë të vjetër me motivet dekorative të dorëshkrimeve.

d - Kodiku i 9-të i Beratit është perikope ungjijsh, me 151 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 31,5 x 24 cm dhe me 24 rreshta për kolonë. Grafia është me shkronja të vogla të tipit të vjetër ngjyrë kafeje të çelët, titujt prej ari. Kodiku ruan dy vinjeta, njëra në formë pi greke, dhe tjetra në formë shiriti horizontal, ngjyrë vishnje e të gjelbër mbi sfond ari, me motive shumë të ngjashme në grafi me ato të kodikëve të shek. XI.

Miniatura e kodikut të 10-të të Vlorës

Kodiku është katërungjijsh me 305 fletë pergameni, me format 28,2 x 20,3 cm, me tekst në një kolonë, grafia me shkronja të vogla e tipit të vjetër, ngjyrë kafe, titujt me shkronja kapitale ari dhe me 20 rreshta për faqe.

Si dokument dorëshkrimi i lashtësisë sonë, kodiku në fjalë paraqitet një nga më të stollsurit me miniatura e dekore të ndryshme artistike, më i bukuri ndër kodikët tanë dhe ndër më të bukurit, në përgjithësi. Ky dorëshkrim ruan katër skenat e ungjillorëve, me përmasa 24 x 15,5 cm secila. Katër vinjeta në faqet fillestare të çdo ungjllli, me katër fasada kishash të pikturuara, secila mbi faqen që fillon listën e perikopeve të ungjillit përkatës, me katër Iniciale të mëdha të pikturuara me ngjyra në madhësi 3,5-5,7 cm, si dhe katër faqe mbushur me motive lulore të stilizuara. Këto u përdorën vazhdimisht gjatë shekujve deri më sot në veprat artistike të arteve të aplikuara, si në veshje, në argjendari etj.

Në faqen e fundit të kodikut dhe pikërisht mbas mbarimit të tekstit ruhet shënimi "shkronjat janë të Minait". Nga kjo frazë e shkurtër, që do të thotë se kodi është shkruar nga njëfarë Minai, gjë që vërtetohet nga identiteti i grafisë së tekstit me atë të shënimit në fjalë, nuk del qartë nëse Minai është dhe autori i miniaturës, çka tregon se në shumë raste riprodhuesit e kodikëve janë dhe piktorët e miniaturës së tyre.

Nga të katër figurat e ungjillorëve të këtij kodiku, tri paraqiten të kompozuar ulur pranë një tryeze shkrimi dhe para një sfondi arkitektonik të zhvilluar, ndërsa i katërti, Gjoni, është dhënë me qëndrim në këmbë, para një mjedisi shkëmbor, duke vështruar në një segment të hapur qiellor, që jep idenë e frymëzimit të tij nga qielli, kurse me dorën e majtë të zgjatur, sikur i dikton nxënësit të tij Prohorit, që rri në një tryezë duke shkruar ungjillin.

Figurat e tre ungjillorëve të parë janë paraqitur në veprim rreth shkrimit të ungjillit, Mateu duke vështruar tekstin në një rulo të hapur, Marku duke mprehur penën, Luka, duke shkruar ungjillin mbi gjunj, paraqitje kjo e ungjillorëve që njihet si një mënyrë kompozimi në artin bizantin të hershëm.

Mateu paraqitet i kompozuar ndenjur para një bazilike bizantine me ekzonartekse në fasadën perëndimore, mbulesa e së cllës mbështetet mbi katër kolona cilindrike mermeri ngjyrë kafez që kombinojnë bukur me ngjyrën vjollcë në gri të bazllikës. Ungjillor Marku del para dy godinash dykatëshe, njëra me ballkonz ngjyrë griz të stilizuara, me një vello të kuqe që kalon mbi një sfond ari të ndritshëm dhe lidhet me kulmin e tyre. Kurse Luka është dhënë mbi një taracë godine aristokratez para një kolonade me kolona cillndrike mermeri të gjelbër, me një mbulesë në formë palmete të madhe ngjyrë kafe mbi sfondin ngjyrë ari.

Sfondi arkitektonik si dhe përbërësit e tjerë të skenës paraqiten të sistemuar në mënyrë harmonike me figurat. Në të gjitha skemat vërehet perspektiva, por më dukshëm tek ajo e Mateut. Aty krijohet e qartë ideja e hapësirës ideja e thellësisë, prej figurës së Mateut tek ekzonarteksi, dhe prej kolonave të ekzonarteksit, te porta e bazilikës brenda hajatit, të cilën artisti e ka arritur me anë të linjave dhe të kombinimit të ngjyrave, tipare këto të trashëguara nga tradita e antikitetit.

Mjeshtri i ka realizuar figurat me individualitet të theksuar mirë me tipare që ndryshojnë nga njëri-tjetri, ndonëse si tipa, ato njihen të sanksionuar nga tradita e lashtë kishtare. Por ajo që bie më tepër në sy dhe që ka më tepër rëndësi nga ana artistike është stlli piktoresk me të cilin ato figura janë realizuar, Ky stil spikatet në trajtimin e atyre skenave, sidomos në figurat, si në trajtimin e imtësive të detajeve të portreteve, edhe në arritjen e atyre, në tërësi. Në trajtlmin e syve, të buzëve, të hundëve të mbushura nuk vërehen konture bizantine, të errëta, të mprehta, të theksuara, por të buta e të lehtaz me anën e të cilave figurat paraqiten të materializuara mirë me plastikë e me volume reale e të gjalla.

Veshja e ungjillorëve me rroba të gjera, pak të fryra, duke evidencuar mirë format e trupit nën rrobëz dëshmon për efektin e traditës antike, si dhe për mjeshtërinë e hollë e talentin e fuqishëm të mjeshtrit që i realizoi ato miniatura të rralla për nga vlera artistike.

Në këto skena, ngjyrat spikaten tepër të kultivuara, duke u përdorur me mjeshtëri të hollë, të buta e të përmbajtura, me gradacione, tone e gjysmëtone të qeta, që jo vetëm u japin volum figurave, por krijojnë dhe gjendje shpirtërore të butë, të qetë e të këndshme.

Sfondin arkitektonik lilak të çelët mjeshtri e kombinon blu me të gjelbër, kurse rrobat lilak dhe mobilet të verdha, mbi dysheme të gjelbër të çelët, si e shuar.

Pra, si ngjyra të zakonshme, ky artist përdor blunë në të kaltër, pakëz në të gjelbër, dhe kafenë. Lilakun e përdor si në gri, të gjelbrën, të çelët, të shuar, më pak ka përdorur të verdhën, që shkon pakëz me kafe të çelët të hollë, por edhe më pak të kuqen e gjallë, e cila ndërhyn bukur si një tekë gracioze e shijes së hollë të piktorit. Për shembull, në jastëkun e Mateut e të Markut, si dhe në vellon në sfondin arkitektonik, në skenat e Lukës e të Markut. Relievi i figurave, i evidencuar bukur me anë të nuancave të ngjyrave në sfondin arkitektonik ose shkëmbor, ka krijuar një efekt tingujsh të butë kromatik.

Kjo mënyrë e lartë artistike e përdorimit të ngjyrave përkon me lëvizjet e matura e delikate të figurave, si edhe në shprehjet e qeta psikologjike të tyre. Ungjillorët paraqiten të menduar thellë, jo të shqetësuar e me gjallëri dramatike, por me vështrim shumë të qetë, tipar që njihet si i figurave të filozofëve antikë të shekujve të parë të erës sonë. Ata nuk paraqiten si në pikturën tonë murale bizantine e pasbizantine ku, të shumtën e rasteve, figurat i shohim me pozicione, me lëvizje e mimikë dramatike dhe me shprehje psikologjike të tronditur, si, p.sh., në skenën "Shestja", të Shpellës së Shën Mërisë në Glluboko të Prespës (fundi I shek. XIII, fillimi I shek. XIV) ose apostujt në skenën "Fjetja e Shën Mërisë" në Ristoz të Mborjes (1389), ose më vonë në shumë skena të Onufrit (p.sh. "Shestja" në Shën Koll të Shelcanit, në skenën "Ngjallja e Llazarit", ikonë e Vangjellstrës etj.

Krahasimi I figurave të Kodikut të 10-të të Vlorës me figurat analoge të kodikëve të tjerë të vendit tonë e të vendeve të huaj mund të na ndihmojë për të dalluar edhe më mirë stilin e miniaturave të kodikut në fjalë të Vlorës dhe për t'i datuar ato sa më afër.

Po të krahasojmë kompozimin e figurës së Gjonit e të Prohorit, të kodikut të Vlorës me atë të figurave analoge të kodikut të Muzeut Historik të Moskës (Cod. Gr. 41, fl. 206), i cili I atribuohet fillimit të shek. XII, do të vëmë re se figurat e kodikut tonë paraqiten me qëndrime shumë më të sigurta, më statike si edhe me lëvizje më të sakta, me paraqitje më të hershme. Në figurat e kodikut tonë, drita dhe hija janë përdorur në mënyrë më natyrore, gati me ndriçim të njëanshëm, kurse ato të kodikut të Moskës me ndriçim të gjithanshëm, sipas mënyrës bizantine. Ndërsa figura e Prohorit të kodikut tonë është paraqitur ulur në mënyrë krejt natyrale pranë tryezës, në kodikun e Moskës është dhënë ulur mbi një shkëmb guri në një pozicion të keq, të paekuilibruar, jo të saktë, elemente që njihen si të vona të artit thjesht bizantin, ku raporti ndaj materies nuk paraqitet real.

Ky ndryshim ndërmjet figurave analoge të miniaturës së kodikëve që po krahasojmë na jep të kuptojmë se miniatura e kodikut tonë paraqitet me elemente më të shumta nga tradita antike dhe e një niveli më të lartë artistik. Megjithatë, për shkak të elementeve bizantine, miniatura e kodikut të Vlorës nuk mund të jetë shumë më e hershme se ajo e kodikut të Moskës, që, siç u tha, i atribuohet flllimit të shek. XII.

Figura e Gjonit në kodikun e Vlorës përkon me një figurë të Ezekiellt në Cod. Gr. 510 të Bibliotekës Nacionale të Parisit, që datohet prej 880-886 në qëndrimin e tyre në këmbë, duke vështruar nga qielli, në veshjet me pala të shumta vertikale, por me një ndryshim, që te figura e Ezekielit format e trupit evidencohen më tepër se te Gjoni. Te ky i fundit ato i mbulon,  hitoni i gjerë, me rrudha të shumta, saqë në pjesën e sipërme mezi duken pjesërisht shputa e dorës së djathtë, si te Shën Mëria në skenën "Ungjlllëzimi" në pikturën bizantine. Ky diferencim tregon moshën më të madhe të figurës së Ezekiellt nga ajo e Gjonit të Kodikut të 10-të të Vlorës.

Trajtimi i tri figurave të ungjillorëve në këtë kodik, sidomos i dy të parave, paraqitet shumë i ngjashëm me figurat analoge të Cod. 28815 AD.D. të Muzeut Britanik të Londrës, me ato të Cod. 56 të Bibliotekës Nacionale të Athinës, me ato të Cod. 43 të Stavronikitës (Athos), jo në hollësitë e në pozicionet e të ndenjurit, por në trajtimin piktoresk të figurave, jo në tipizimin e portreteve, por në trajtimin natyral të detajeve dhe në finesën artistike, në vështrimin psikologjik të menduar të figurave, në evidencimin bukur të formave të trupit nën rrobe.

Vetëm në figurat e kodikut tonë paraqiten me veshje pak më të fryra e më të bollshme dhe me pala të errëta e më të trasha, sesa te figurat e kodikëve të tjerë që rrobat i kanë më të holla, më të ngjitura pas trupit dhe më të varura. Të gjitha tiparet artistike të kodikut tonë, që përkojnë me ato të figurave të tri kodikëve që po krahasojmë, janë nga tradita e artit antik helenlstik, kurse palat e trasha më të theksuara janë të artit bizantin.

Skemat e ungjillorëve të kodikut të Vlorës janë përfshirë brenda kornizash relatlvisht të gjera, të stolisura me ornamente vegjetale të stilizuara, me shpendë e kafshë, të gjitha mbi një sfond ari të ndritshëm. Kjo vërehet, p.sh., te skena e Mateut, korniza e të cilit paraqitet e stolisur me kokëza lulesh jargavani, prej tri ose katër petalesh, të kufizuara prej tri ose katër petalesh,që edhe këto kufizohen prej linjash shumë të holla, të bardha, sipas traditës së dekoreve të mëparshëm për t'u evidencuar më mirë mbi sfondin prej ari. Në anën e sipërme të kornizës janë pikturuar një lepur dhe një dhelpër përkundrejt njëri-tjetrit, reallzuar në mënyrë mjaft realiste e me shumë art. Jo më pak vlera artistike kanë edhe kornizat e skenave të tjera; lule të stilizuara me gjethe të kthyera nga brenda dhe të përkufizuara prej linjash të holla, të bardha mbi sfondin prej ari të ndritshëm. Pjesa e sipërme e kornizës së Markut stoliset me dy thëllëza gushëbardha, të cilave u duket një shirit rreth qafës si varëse, karakteristikë kjo e thëllëzave malore. Te Mateu, korniza e sipërme ka një lepur e një dhelpër përballë njëri-tjetrit, ndërsa te Luka, një dhelpër në pozicion të strukur jep përshtypjen sikur po i vërsulet një gjeli strehu.

Shpendët në kodikë, siç e kemi thënë, njihen me origjinë nga Armenia, kurse gjethet e stillzuara janë elemente nga tradita e antikitetit. Në miniaturën e vjetër të librit bizantin ende nuk kemi parë korniza aq të gjera e të stolisura me lule aq të mëdha, si ato të kodikut të Vlorës.

Nga analiza që u bëmë skenave të këtij kodiku, rezulton qartë se trajtimi i tyre paraqitet si një sintezë elementesh antike të trashëguara nga tradita e antikitetit dhe elementesh të reja të stilit bizantin, që në atë kohë kishin arritur formimin e tyre të plotë.

Në vështrimin e parë të skenave të ungjillorëve të kodikut të Vlorës krijohet përshtypja se aty ke të bësh me një miniaturë bizantine. Por, po të soditen figurat me vëmendje, në punimin e detajeve të tyre do të konstatohet trajtimi natyral i tyre, plastika reale, modelimi i portreteve me konture të buta e të ëmbla, figura të qeta, të menduara thellë, me lëvizje të ngadalshme, të përmbajtura, elemente këto që flasin për trashëgimi nga antikiteti. Është 'I -njohur faktl që disa nga këto elemente antike trashëgohen edhe në pikturën monumentale bizantine të shkollës së Kostandinopojës, e clla njihet me disa ekzemplarë të pak monumenteve. Kurse elementet bizantine në to janë, si të thuash, të një natyre të jashtme. Për shembull, tipizimi i figurave paraqitet bizantin, i formuar e i sanksionuar në pikturën bizantine, sfondi arkitektonik paraqitet me fasada të arkitekturës bizantine, ndonëse në trajtim ruan elemente dhe tradita antike. Figura e Gjonit paraqitet me tipare të theksuara bizantine që vërehen te hitoni i tij shumë i gjerë e me linja të shumta, që i mbulon format e trupit, që, sikurse thamë, mezi u duket shputa e dorës së djathtë, ndonëse dhe këtu ka elemente nga tradita antike.

Përveç dekoreve që përshkruam më sipër, kodiku stoliset dhe me katër piktura në miniaturë, tri nga të cilat, janë fasada kishash bizantine, e katërta është një shatërvan i mbuluar me një strehë katrore. Këto ndërtime të pikturuara me ngjyra, mbulohen prej dy ose tri kubesh, harqet e të cilave mbështeten mbi kolona cilindrike mermeri, të stolisura me kapitele dorike e bazamente. Ato japin idenë e arkitekturës bizantine. Nëse kubetë e mesit janë blu saks, anësoret janë të kuqe dhe anasjelltas, kurse tamburet janë ngjyrë kafe e çelët e me medaljone blu, duke dhënë idenë e qelqit të ngjyrosur, siç e shohim edhe sot në kishat bizantine të llojeve të ndryshme.

Kolonat e fasadave të këtyre kishave janë me ngjyra të ndryshme, të verdha e të kuqërremta, lilak të çelët e të gjelbër, të gjitha me linjëza të parregullta që japin idenë e damarëve të mermerit.

Çatitë e tyre stolisen edhe me degë hardhie, me gjethe të gjelbra, me lepuj e shpendë të ndryshëm mbi to, si thëllëza, papagaj, palloj, zogj që u ngjajnë gardalinave etj. Këta shpendë, të realizuar me finesë e art, i gjallërojnë e i zbukurojnë pikturat.

Katër faqe të kodikut, një në çdo ungjill, stolisen me motive lulesh të stilizuara prej linjash të kurbëta. Ato lëshojnë gjethe anash, të cilat përfshihen prej dy linjash horizontale si brez, që qëndrojnë në tri buzët e faqes së librit. Ky motiv njihet për origjinën e tij antike të vonë paleokristiane. Atë, për shembull, e gjejmë në Mauzoleumin e Kostandinit, në Romë (shek. IV), në Mauzoleumin te Galla Placidia, në Ravenë (i vitit 450), në Baptisterin Ortodoks në Ravenë (shek. V) e gjetkë.

Por ky dekor njihet si motiv i zakonshëm në vendin tonë ose, më mirë, në popullin tonë, sepse është përdorur vazhdimisht gjatë shekujve, jo vetëm në stolisjet e kodeve tona, por edhe në artet e aplikuara, në veshjet popullore të të gjitha krahinave, në punimet artistike të argjendarisë e gjetkë.

Duke vërejtur arkitekturën bizantine në miniaturën e këtij kodiku dekoret që nuk e kanë më atë finesë të kodikëve të shekujve X e XI, si edhe shkrimin e tij me gërma korsive të tipit të vjetër, por dhe duke bërë krahasimin e miniaturës së këtij kodiku me ato të kodikëve të tjerë të shek. XII, rezulton se Kodikut të 10-të të Vlorës duhet t'i atribuohet datimi, jo më herët se fundi i shek. XI dhe jo më vonë se fillimi i shek. XII.

Zhvlllimi në një nivel të lartë artistik i miniaturës së këtij kodiku në fillim të shek. XII, i cili mund të konsiderohet nga më të bukurit e kohës së vet, si dhe sintetizimi i asaj miniature, në atë kohë me shumë elemente të artit antik, ka një rëndësi të veçantë për historinë e artit tonë në atë etapë historike. Sidomos, po ta lidhim këtë me krijimtarinë artistike të gjinive të tjera të arteve figurative të shek. XII nga ky fakt mund të nxjerrim konkluzione dhe më të rëndësishme për historinë e artit tonë, në përgjithësi.

Vinjetat, realizuar prej skemash të gërshetuara e të mbushura me lule shumë të mëdha, të harmonizuara me simetri, dëshmojnë që kodiku nuk mund të jet më i hershëm se fundi i shek.XI ose, me siguri, i shek XII.

Dekoret e kodikut të 11-të të Vlorës

Kodiku 11 i Vlorës është perikope ungjijsh me 254 fletë pergameni me tekst në dy kolona, me format 32 x 25 cm dhe me shkronja të vogla të tipit të vjetër kallgrafik, ngjyrë kafe. Titujt e ungjijve janë me shkronja kapitale korsive ari.

Kodiku nuk ruan figura, por në flllim të perikopeve stoliset me nga një vinjetë, pesë nga të cilat kanë formë katërkëndëshi kënddrejtë, të tjerat janë të gjltha në formë shiriti horizontal. Këto vinjeta janë të vizatuara brenda dy linjash paralele, që përshkohen nga një linjë zig-zage duke krijuar trikëndësha, të cilat stolisen me lule të stilizuara prej pesë ose tri petalesh blu, të gjelbëra ose vetëm prej degëza trigjethesh të gjelbëra. Këto të fundit, si zakonisht, përkufizohen prej linjash të bardha, si në kodikët e mëparshëm të Beratit e të Vlorës përkatësisht 4 e 5.

Me vlera artistike paraqiten të pikturuara inicialet e shumta të mëdha e të mirëzhvllluara të këtij kodiku. Ato janë prej linjash blu e të gjelbra, me pak të kuqe, mbi një linjë ari të trashë, që u shërben si sfond. Sidomos me forma të ndryshme artistlke janë realizuar iniclalet T (taf) dhe E (Epsilion). Këto motive, ndonëse të ndërtuara prej linjash e lulesh të stilizuara, që reflektojnë bukur mbi sfondin prej ari të ndritshëm, nuk e kanë finesën e theksuar të motiveve të kodikëve 6, 8 e 9 të Beratit, gjë që dëshmon se ky kodik duhet të jetë i një kohe më të vonë nga ato. Për këtë mendojmë se dekori, si dhe grafla e këtij kodiku, duhet t'i atribuohet gjysmës së parë të shek. XII. Në vinjetën katrore nr. 81 ruhet shënimi I autorit riprodhues "Meshtar Gjoni e shkroi".

Dekoret e kodikut të 15-të të Beratit

Kodiku është katërungjill me 256 fletë pergameni, me tekst në një kolonë, me format 21 x 16,5 cm dhe me 17 rreshta për faqe. Grafia është me shkronja të vogla të tipit të mesëm ngjyrë kafe, titujt me shkronja kapitale ari.

Dorëshkrimi ruan 10 faqe në kanonet e Eusebit, të stolisura thjeshtë, me forma gjeometrike, si edhe një vinjetë mbi titullin e ungjillit të Gjonit.

Vinjeta përbëhet prej rrathësh të pambyllur, të cilët, nga fundl, në anën e brendshme, formojnë një gjethe me një pemë që vjen në mes të rrethit. Të gjitha këto janë vizatuar prej ari në sfond të kuq.

Kanonet paraqiten të vizatuara thjeshtë me disa forma rrathësh mbi shufra e mbi dy kolona të përbëra secila prej dy pjesësh, pa art, me ngjyra blu saks, të gjelbër të errët si dhe të kuqe. Këto dekore, nga ana artistike, nuk përkojnë aspak me grafinë si të tekstit ungjillor, edhe as me ato të komenteve të tij.

Duke u mbështetur, kryesisht, në grafinë e tipit të vjetër të tekstit, këto dekore kaq të thjeshta, pa art, duhet t'i atribuohen fillimit të shek. XIII.

Dekoret e kodikut të 22-të të Beratit

Kodiku është perikope ungjijsh me 172 fletë pergameni, me tekste në dy kolona, me format 25,8 x 22 cm dhe me 23 rreshta për kolonë. Teksti është me shkronja të vogla të tipit të mesëm, ngjyrë kafe të çelët.

Dorëshkrimi në fjalë stoliset vetëm me gjashtë vinjeta, në formë shiriti horizontal, me skema gjeometrike dhe shumë iniciale të mëdha. Vinjetat janë me motive shiritash të gërshetuara me forma të ndryshme. Disa prej tyre janë me motive rombi, që priten në mes me linjëza vertikale dhe kthehen në trikëndësha, me lule të stilizuara secili. Këto skema janë prej linjash ngjyrë të kaltër të çelët mbi sfond të kuqërremtë, kurse lulet, të stilizuara, të bardha, gjithashtu, mbi sfond të kuqërremtë.

Inicialet të shumtën e rasteve punohen të zhvilluara me degëzime, gjithashtu, me ngjyrë të kaltër të lehtë, mbi sfond të kuqërremtë.

Duke u mbështetur në ngjyrat e hirshme të këtyre dekoreve që korrespondojnë me ato të kodikëve të vjetër, si edhe në grafinë me shkronja të tipit të mesëm, mendojmë se ky kodik si dhe dekoret e tij duhet t'i atribuohen fundit të shek. XII.

Dekoret e kodikut të 23-të të Beratit

Kodiku është oktoih me nota bizantine, me 159 fletë letre dhe me tekst në një kolonë, me format 19 x 14,2 cm dhe me fletë 18-20 rreshta për faqe. Grafia e tekstit është me shkronja të vogla të tipit të vonë, ngjyre kafe, inicialet dhe titujt, të kuq. Në fletën e fundit, në një shënim, ruhet emri i autorit riprodhues Mihail Slavopuli dhe viti i riprodhimit 1292.

Kodiku ruan vetëm dy vinjeta të thjeshta, njëra në formë pi greke dhe tjetra në formë dy brezash horizontalë, të stolisura me motive gjeometrike. Motivi i vinjetës së parë paraqitet me linja valëzuese, valët e të cilave kanë një motiv zemre prej linjash të bardha, të përkufizuara prej linja të gjelbra me mbisfond të kuq. Edhe ky motiv vërteton vazhdimin e riprodhimit të motivit të zemrës nga Kodiku i 1-rë Beratinus. Ndërsa motivi i njërit brez të vinjetës tjetër përbëhet prej dy shiritash të gërshetuara kuq e verdhë, mbi sfondin e gjelbër. Tjetri ka një motiv prej vargu omegash të kuqe, të përshkruara prej një linje të verdhë, mbi sfondin të gjelbër.

Miniatura e kodikut të 24-t të Beratit

Kodiku është perikope ungjijsh, me 252 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 33 x 26,8 cm dhe me 27 rreshta për kolonë. Grafia e tekstit është me shkronja të tipit të mesëm, ngjyrë kafe e errët, kurse titujt e perikopeve, të kuq.

Nga ky kodik, ruhen shumë të dëmtuara vetëm tri figura dhe mjaft Iniciale. Nga figurat, njëra përfytyron ungjillor Markun mbi fron duke shkruar ungjillin, dhe dy të tjerat shërbejnë si iniciale të shkronjës greke epsilion. Të trija këto paraqitin vizatime të thjeshta, skematike, punuar me akuarel. Karnacioni është punuar me të kuqe fare të lehtë, kurse konturet janë vizatuar prej linjash ngjyrë kafe. Ngjyrat janë të thjeshta, të pakultivuara dhe përdorimi i tyre është kryer pa asnjë kriter artistik. Madje dhe vizatimi paraqitet shumë i dobët. Pra, njëfarë kontrasti konstatohet këtu ndërmjet grafisë kaligrafike, ndonëse me shkronja të tipit të mesëm, dhe miniaturë fare të thjeshtë, skematike. Në këtë kodik, më të bukura paraqiten inicialet në formën e një dore që bekon ose kafshësh të tjera të stilizuara, sesa figurat në miniaturë. Trupi i inicialit taf shpesh është dhënë i lidhur me një fjongo në formën e shifrës tetë arabe si në Kodikun e 6-të të Beratit, të vitit 1045, të pikturuara, dhe këta po me ngjyrat e miniaturës, me të verdhë, të kuqe, kafe, të gjelbër e blu.

Në bazë të grafisë së tipit të mesëm të tekstit, të inicialeve dhe të ngjyrave, kodiku duhet t'i atribuohet gjysmës së parë të shek. XIII.

Miniatura e kodikut të 35-të të Beratit

Kodiku është katërungjijsh me 428 fletë pergameni, me tekst në një kolonë, me format 18,5 x 13 cm me 20-24 rreshta për faqe, grafia me shkronja të tipit të vonë, ngjyrë kafe, titujt kapitale ari, dhe me vitin e riprodhimit, 1312.

Në faqen verso të fletës, para asaj fillestare të çdo ungjilli, janë pikturuar në miniaturë figurat e ungjlllorëve përkatës, Mateu, Marku dhe Luka. Fleta me figurën e Gjonit është prerë e zhdukur. Përmbi titullin e fletës fillestare të çdo ungjilli, si zakonisht, kodiku stoliset dhe me nga një vinjetë me motive gjeometrike e lulore të stilizuar dhe në fletët e para, me kanone të pikturuara thjeshtë, me harqe të mbushura me motive gjeometrike dhe me zogj të stilizuar, të mbështetur mbi dy kolona prej shufrash të lidhura.

Portretet e figurave të këtij kodiku kanë pësuar mjaft dëme nga rënia e ngjyrave si peta, nga të cilat në gjendje të mirë ruhet kompozimi i ungjillor Mateut dhe ai i Markut.

Të trija figurat e ungjillorëve kompozohen gati në mënyrë të njëjtë, secila përfshirë brenda një kornize katërkëndëshe të kuqe, të përshkuar prej një linje të hollë blu. Ungjillorët janë dhënë secili ndenjur lirisht mbi frone, me sipërfaqe poligonale, pa mbështetëse, para një tryeze shkrimi dhe një pulti me fletë pergameni të shkruar mbi të. Nga pas ungjillorët paraqiten të shoqëruar me figurë engjëlli, i cili, me dorën e tij të zgjatur, prek pendën e ungjillorit. Ky kompozim interpreton frymëzimin e unigjillorëve nga "qielli".

Një paraqitje të tillë të ungjillorëve, me interpretimin e frymëzimit nga engjëlli, deri më sot nuk e kemi hasur në asnjë nga miniaturat e kodikëve tanë ose të huaj. Veçse, në një skenë të ungjillor Mateut në dyert e bukura (ikonë) të Vangjelistras së Beratit (punë e Onufrit të Elbasanit), një engjëll në pozicion duke zbritur nga qielli, i pëshpërit Mateut në vesh. Ky engjëll nuk përfaqëson një nga kafshët e vizionit të Danielit, sepse në skenën e pikturuar nga Onufri, përveç këtij engjëlli është edhe simboli i Danielit, si portret engjëlli poshtë pranë fronit të atij ungjillori.

Ndonëse e mbyllur brenda një kornize katërkëndëshe të ngushtë, pa ndonjë sfond arkitektonik, figurat e ungjillorëve të kodikut në fjalë paraqiten të kompozuar bukur, ndenjur në mënyrë të ekuilibruar mbi frone poligonale dhe në veprim rreth shkrimit të ungjillit. Përveç Markut, që është dhënë me kokë pak më të madhe në shpërpjestim me trupin, figurat e tjera kanë përpjesëtime të rregullta. Bukur paraqitet ndërhyrja e engjëllit me krahun e tij të zgjatur dhe me fletët ë ngritura përpjetë me shumë elegancë, të harkuara, e cila e pasuron kompozimin dhe i rrit vlerën artistike skenës.

Megjithëse linjat përkufizuese janë përdorur pak si të trasha e të errëta, jo me aq finesë, përdorimi i tyre, me lakime sipas formave të trupit dhe ngjyrat me penela të çelët në vendet e ndritura, u kanë dhënë figurave volum e plastikë. Prandaj, ndonëse pa ndonjë finesë të theksuar, figurat duken të arritura dhe të realizuara me art.

Në këto skena, ngjyrat blu, e gjelbër, e kuqe dhe vjollcë janë përdorur nga autori të ngrohta e me kontraste, nganjëherë edhe të ndezura, siç është e kuqja, por të kultivuara jo me mjeshtëri të hollë. Për karnacionin është përdorur okri, i kombinuar me të verdhë e kafe. Rrallë dhe lehtë përdoret e kuqja në mollëza e në buzë. Megjithë ngjyrat jo aq të kultivuara, mënyra e përdorimit të tyre ka bërë që figurat të evidencohen mjaft bukur si në detaje, dhe në tërësi. Ndriçimi i figurave është dhënë në mënyrë të barabartë.

Të thjeshta janë vinjetat e këtij kodiku në formë shiriti horizontal, me motive sinometrike e floreale të stilizuara, prej lule pesëpetalëshe të kuqe ose blu brenda rrathëve të vegjël ose prej një linje të valëzuar me nga një lule në çdo valë, njëra me motive prej zemrash e të gjitha të dhëna në sfond ari, që e ka humbur ndriçimin e parë.

Këto skena të ungjillorëve, duke qenë pikturuar në faqen verso të ungjillit dhe duke u lidhur në mënyrë organike me faqen rekto të fletës përkundrejt, që edhe ajo është e stolisur me vinjetën, me titullin e ungjillit prej shkronjash kapitale ari, me inlcialin e pikturuar, si edhe me tekstin fillestar të ungjillit, krijojnë vërtetë një asambël artistik në miniaturë.

Nga analiza e miniaturës së këtij kodiku rezulton se kjo miniaturë arrin njëfarë realizimi më artistik nga ajo e shek. XIII. Gjithsesi, kjo qëndron larg nga niveli i miniaturës së kodikëve tanë të shekujve të mëparshëm, X, XI e XII, sepse miniatura në to mungon trajtimi me shije të hollë e gracie të lartë artistike. Megjithatë kjo miniaturë ka vlerën e saj artistike për kohën e vet, sepse në të konstatojmë mjaft mbi gjendjen e artit të miniaturës në vendin tonë, në fillim të shek. XIV.

Miniatura e kodikut të 38-të të Beratit

Kodiku është katërungjijsh me 239 fletë letër, me tekst në një kolonë, me format 25 x 19,5 cm dhe me 21-22 rreshta për faqe. Grafia e tekstit është me shkronja kaligrafike të vogla të tipit të vonë, ngjyrë kafe të çelët.

Para fletës fillestare të çdo ungjilli kodiku ruan nga një skenë të ungjillorit përkatës dhe, përmbi titullin e fletës fillestare, nga një vinjetë në formë katërkëndëshi kënddrejtë, stolisur me motive gjeometrike monokrome.

Skenat e ungjillorëve të kodikut në fjalë kanë madhësi 14,5 x 12,3 deri në 17 x 15,7 cm. Treungjillorët e parë paraqiten të kompozuar, si zakonisht, ulur në frone para një sfondi arkitektonik të zhvilluar, kurse Gjoni para mjedisit shkëmbor, veçse këtë radhë jo në këmbë, por ulur pranë nxënësit të tij Prohorit, që shkruan mbi një fletë pergameni të hapur mbi gjunjë. Ky kompozim i ungjillorëve paraqitet pothuajse i njëjtë me ato të skenave analoge të mëparshme. Por, ndonëse monokrom (njëngjyrëshe), ka një realizim të lartë artistik, që vërehet në qëndrimin bukur e të ekuilibruar të figurave, me lëvizje e gjeste të matura, lidhur e harmonizuar mjaft mirë me godinat arkitektonike të sfondit, si dhe me orenditë e shkrimit pranë, që e plotësojnë mjedisin e një shkrimtari mesjetar.

Gjoni me Prohorin paraqiten pranë një mjedisi të realizuar fare thjeshtë. Ai është vizatuar me pak linja të thyera monokrome, sa për të dhënë idenë e vendit të shkretë, kurse figurat ndenjur përkundrejt njëra-tjetrës janë kompozuar në mënyrë reale, të natyrshme. Gjoni është me kokë të kthyer e me vështrimin sikur komunikon me ndonjë, i habitur, vështrim që e përforcon dora e djathtë e tij e hapur, kurse Prohori jepet pak i kërrusur, duke shkruar mbi një fletë pergameni. Ky kompozim vë në dukje në mënyrë të natyrshme detyrat e tyre, diktimin e Gjonit dhe rolin prej sekretari të Prohorit. Përveç kompozimit real e artistik të figurave, ato janë ndërtuar e janë trajtuar me një nivel të lartë artistik. Ngjyra monokrome e këtyre figurave është kafe e përzier me pak të kuqe, që ka dhënë të kuqërremtën. Siluetat e figurave, linja përkufizuese e tyre është realizuar me një lehtësi të çuditshme dhe me një finesë të rrallë nga ana e autorlt, duke arritur figura me përpjesëtime të rregullta e gracioze.

Piktori, duke dashur që këto miniatura t'i pikturojë njëngjyrëshe, i ka dhënë linjës rolin kryesor në trajtimin e figurave dhe me anë të saj ka arritur atë efekt me anën e përdorimit e të kombinimit të ngjyrave. Vetëm me anë të linjës e të ngjyrës së kuqërremtë, mjeshtri i talentuar ka trajtuar figura piktureske, me prirje të theksuara realiste, me plastikë, me volum e me lëvizje elegante. Ndonëse pa tiparet e rënda të miniaturës së shek. XIII, në to nuk vërehet mjeshtëria e punimit e kultivimit të ngjyrave. Ato janë vizatime me akuarel dhe nuk flasin për teknikën e ndërlikuar të miniaturës mesjetare, me ngjyra. Vlera e tyre konsiston në vizatimin me mjeshtëri të lartë të piktorit.

Nëpër vinjetat e kodikut në fjalë, ajo e Markut është e mbushur prej tetë rrathësh të vegjël, të stolisur me nga katër vizatime zemrash, duke formuar secila nga një lilak në brendësi prej tri petalesh. Vinjetat e tjera i kanë sipërfaqet të mbushura me linja të bardha të gërshetuara, duke krijuar skema të parregullta mbi hjë sforid të kuqërremtë. Inicialet, relativisht të mëdha, stolisen prej linjash të kuqërremta mbi letrën e bardhë, me trajtim, mund të themi, banal.

Duke u mbështetur në trajtimin e kësaj miniature, të figurave të vinjetave, të inlcialeve si edhe në grafinë rezulton që kodiku dhe miniaturat e tij nuk mund të jenë më të hershme se të shek. XIV dhe, madje, nga dekadat e fundit të atij shekulli.

Çlirimi i Kostandinopojës nga latinët (1261), dihet, që i dha një ngritje zhvillimit të arteve figurative në Bizant. Megjithëse u përtërinë qendrat e riprodhimit të librit në Kostandinopojë, me njëfarë ngritje të vogël edhe të artit të miniaturës, zhvillimi i kësaj gjinie nuk pati atë ngritje artistike që patën gjinitë e tjera të arteve figurative dhe nuk dha më kryevepra arti në gjininë e vet.

Nga veprat dorëshkrimore që ruhen nga shek. XIV në vendin tonë nuk rezulton ndonjë ngritje e theksuar në artin e miniaturës, siç shohim se ka ndodhur në gjininë e pikturës murale dhe të ikonës. Me sa duket dhe në qendrat e vogla në periferi të Bizantit nuk dhanë më vepra të rëndësishme në gjininë e miniaturës së librit.

Miniatura e kodikut të 41-të të Beratit

Kodiku është një slnakser me jetëshkrlme të shkurtra shenjtorësh, me 152 fletë letre, me tekst në një kolonë, me përmasa 30 x 20 cm dhe me 26 rreshta për faqe. Grafia e tekstit është shkronja e tiplt të vonë, ngjyrë kafe.

Kodiku stoliset me shumë miniatura: me 13 figura, 7 gjysmëfigura, 30 portrete, 12 shpendë dhe 11 kafshë. Gati të gjitha këto miniatura janë përdorur si Inlciale, që përfytyrojnë shenjtin, rreth të cilit bëhet fjalë në jetëshkrim, ose ilustrohet mënyra e martirizimit të ndonjë martiri etj.

Miniatura e këtij kodiku ndryshon nga miniaturat e gjithë kodikëve të tjerë të vendit tonë për karakterin e saj perëndimor. Vetëm në këtë kodik hasim miniatura jerarkësh me veshje jerarkike të Kishës perëndimore, figura ushtarësh, mbretërish e portrete mbretërish me kurora e veshje mbretërore mesjetare perëndimore.

Një tjetër karakteristlkë e kësaj miniature konsiston në mënyrën e trajtimit të saj: figurat janë vlzatime të thjeshta, ku forma, plastika dhe lëvizjet, realizohen vetëm me anë të linjave, të pikturuara me akuarel, me dy ngjyra, kafe e të kuqe, disa nga të cilat janë arritur me mjaft art.

Më të mirat janë të një miniaturlsti të sprovuar, si sklcograf I një niveli të mirë artistik, për kohën kur janë riprodhuar, dhënë këto në mënyrë frontale ose me profil, dhe realizuar me lehtësl prej artisti, pa sforcime, në disa raste me pozicione natyrore, slç vërehet te dy flgurat e luftëtarëve mesjetarë me shtizë e mburojë, me hark e shigjetë në duar. Mbreti David është dhënë me harfë, instrumentin e tij të zakonshëm, Jeremia me një rulo të hapur dhe disa portrete të tjera.

Duke u mbështetur në figurën fare të thjeshtë të këtij kodiku sl edhe në grafinë e tekstit të tij të tipit të vonë, ky kodik me gjithë minlaturën, nuk mund t'i atribuohet një kohe më të hershme veçse gjysmës së dytë të shek. XIV.

Mlniatura e Kodikut të 41-të të Beratit, për karakterin e saj perëndimor është e huaj për vendin tonë, ndonëse teksti i kodikut të saj figuron në gjuhën greke. Kodiku nuk ruan fletët e fillimit e të fundit, ku mund të kishte ndonjë shënim me të dhëna rreth origjinës së tij. Na duket me vend ta lidhim këtë kodik me princat tanë të shek. XIV. Duke pasur parasysh faktin që princat Gjergji e Balsha të Principatës së Balshajve për një kohë njihen dhe si sundues të Beratit, siç rezulton edhe nga mbishkrimi i Epitafit të Glavinicës (Ballsh) I vitit 1373, që përkon edhe me kohën e riprodhimit të kodikut, ka shumë të ngjarë që miniatura e këtij kodiku të jetë porositur nga princat Balshaj te ndonjë miniaturist me origjinë perëndimore. Ndryshe, ka mundësi që kodiku të jetë porositur nga Karl Topia, princi i shquar mesjetar shqiptar dhe më vonë të ketë arritur në bibliotekën e peshkopatës së Beratit.

Miniatura e kodikut të 55-të të Beratit

Kodiku është një minolog sinoptik me 231 fletë letre, me tekst në një kolonë, me format 28 x 20,5 cm dhe me 34 rreshta çdo faqe. Grafia e tekstit është me shkronja të tipit të vonë, ngjyrë kafeje. Titujt dhe iniclalet janë në ngjyrë të kuqërremtë.

Kodiku i 55-të i Beratit ruan shtatë skica-portrete dhe dy vinjeta. Skicat janë të thjeshta, të vizatuara me linja të kuqërremta. Ato janë portrete shenjtorësh, përdorur si iniciale. Interesante në këtë kodik paraqiten vinjetat me motive të ndryshme, ndër të cilat më me interes për thurrjen e saj, na duket ajo me gërshetim shiritash, duke krijuar rrathë të koklavitur. Ky motiv është lënë i papërfunduar, në mënyrë të tillë që të mësohet mënyra e gërshetimit të tij. Kodiku në fjalë, me gjithë miniaturën, duhet t'i atribuohet fundit të shek. XIV ose fillimit të shek. XV.

Kodiku i 79-të të Gjirokastrës

Kodiku është katërungjljsh, me përmasa 19,9 x 13,5 cm, me grafi të tipit të vonë, ngjyrë kafe të errët, I shkruar mbi pergamenë në një kolonë, mbi linja të gravuara më parë, me 21 rreshta për faqe, me 303 fletë. I atribuohet shek. XIV.

Ky kodik është me dekor të dy figurave ungjillorësh, të Gjonit dhe të Lukës, kurse në figurat e dy ungjillorëve të tjerë nuk ka asnjë shenjë që të japë të kuptosh se ato kanë qenë dhe nuk janë më. Përveç figurave, kodiku stoliset edhe me vinjeta e me Iniciale fillestare në fillim të çdo ungjilli.

Figurat e këtij kodiku, Gjoni dhe Luka, janë kompozuar, si zakonisht, para tryezës së shkrimit, me vepra, duke shkruar ungjillin. Gjonin e shohim mbi një fron të madh me mbështetëse, e cila, nga pas, vjen shumë e lartë dhe e harkuar. Kurse kompozimi i Lukës ndryshon pak nga ai i Gjonit, i cili qëndron mbi një fron të rrumbullakët pa mbështetëse. Por qëndrimi mbi fron, thuajse është I njëjtë, sepse pjesa e sipërme e trupit tek të dyja figurat shihet me qëndrim vertikal, me këmbë mbi një nënkëmbëse, mbathur me shollëza antike. Si Gjoni edhe Luka, stolisen me hitonë të kuqërremtë dhe me imation të çelët, trajtuar jo fare pa art, me disa gradacione e nuanca që u japin figurave njëfarë plastike. Portretet e tyre janë gati frontale dhe modeluar me nuanca të dritës të arrira me plastikë. Si fronet, dhe tryezat me pultin janë në ngjyrë kafe të errët, me pak linja ari, kurse nënkëmbëset e mëdha, me ngjyrë të verdhë.

I gjithë ky ansambël i vogël evidencohet në sfond blu dhe dysheme të gjelbër.

Trajtimi i figurave të këtij kodiku, po të krahasohen me figura analoge të shekujve X e XII që qëndrojnë shumë lart artistikisht, duken si kopje e dobët. Figurat më të hershme ndryshojnë shumë, nga mënyra e kompozimit, nga siluetat elegante, nga kombiniml dhe përdorimi i ngjyrave të kultivuara me finesë e me prirje realiste, nga qëndrimet e tyre të natyrshme dhe përdorimi i detajeve të imta me aq gracie artistike. Këto figura s'mund t'l krahasojmë me figurat e ungjillorëve të Kodikut të 35-të të Beratit që kanë një siluetë të hijshme dhe janë arritur me përpjesëtime të çuditshme për saktësinë, që bie në sy në detajet me nuanca gracioze. Ndërsa figurat e dy kodikëve që po trajtojmë duken si kopje banale e të një niveli artistik të ulët. Kjo tregon se këto figura janë shumë larg nga ato të shekujve të mëparshëm, pasi janë prodhim i një kohe shumë më të vonë, të kohës kur fuqitë aziatike po pushtonin dhe po rrënonin viset e shteteve të Gadishullit Ballkanik.

Kodiku i 83-të i Vlorës

Ky libër mesjetar, shkruar në letër, mund të emërtohet KODIK me shkrime të shumta, të shkurtra, me përmbajtje të ndryshme. Ai është shkruar nga autorë e riprodhues të ndryshëm dhe nuk mund të jetë më i vjetër se fundi i shek. XIV ose i gjysmës së parë të shek. XV. Kodiku ka përmasa të vogla, 10 x 10,5 cm, me 633 fletë.

Në fletët 13, 14, 15 kodiku ka disa figura të veçuara ose skena të kompozuara prej dy ose më tepër figurash, të vizatuara si skica lineare, pa ngjyra. Këto piktura, në pjesën më të madhe janë zbehur shumë, sa mezi dallohen. Vetëm disa nga ato që ruhen në gjendje më të mirë, po i përshkruajmë, për të treguar, se edhe në vendin tonë janë riprodhuar skena në miniaturën e librit të kompozuar prej shumë figurash. Por, fatkeqësisht, shumica e tyre jan'ë' zhdukur me zhdukjen e stoqeve të kodikëve mesjetarë të vendit tonë. Në faqen rekto të fletës 13, ruhen dy skena me miniaturë të imët, në njërën nga të cilat dallojmë një figurë me kurorë mbretërore, rënë në gjunjë, duke iu falur një gruaje që rri në fron me një foshnjë në duar. Në mbishkrimin e skenës, që mezi dallohet, lexohen fjalët: "Hyjlindësja dhe Davidi", që na sqaron se skena përfytyron një vizion të Davidit.

Në gjysmën e poshtme të faqes vërejmë të kompozuar figurën e Krishtlt ndenjur në fron duke bekuar me të djathtën dhe duke mbajtur ungjillin me të majtën, kurse anash tij, dymbëdhjetë apostujt. Të gjitha figurat stolisen me brerore rreth portretit, ajo e Krishtit edhe me sinjaturën IS - XS. Figurat e apostujve në këmbë duken si shumë të zgjatura, por pjesët e trupit i kanë me proporcione mjaft të rregullta.

Faqja verso e kësaj flete ka, gjithashtu, dy skena, nga të cllat, e sipërmja nuk identiflkohet nga të zbehtit, kurse e poshtmja përfytyron skenën "Të dalët" nga libri I Moisiut, në të cilin përfytyrohet mbytja e faraonit në Detin e Kuq, bashkë me ushtrinë e tij, kurse Molsiu me Izraelitët duke i rënë detit me shkop. Figura e Moisiut është dhënë me brerore, të tjerat pa brerore, kurse faraoni, me kurorë mbretërore. Kompozimi i kësaj skene nuk është arritur mirë dhe nuk lexohet, por ne e identifikuam atë nga mbishkrimi në skenë.

Në faqen rekto të fletës 14, sipër, dallojmë një figurë ulur në fron, veshur me stoll e kurorë mbretërore, duke i rënë harpës kurse pas tij, një tjetër figurë e zgjatur nga ai sikur e frymëzon dhe përreth disa dhenë janë duke kullotur. Skena mund të përfytyrojë Davidin, i clli, duke i rënë harpës, këndon psallmet e tij, kurse dhentë tregojnë jetën e tij si bari para se të bëhej mbret.

Në këtë faqe përfytyrohen edhe figura muzikantësh, duke I rënë secili veglës së tij. Vegla e të parit duket si klarinetë, kurse ajo e të dytit, si mandolinë, po që i bie me hark. Skenën nuk e identifikojmë dot.

Në këtë kodik ruhet dhe skena "Pagëzimi i Krishtit". E përmendim këtë, sepse Krishti pagëzohet prej Gjonit i veshur me rroba. Një pagëzim të tillë, me rroba, nuk e kemi hasur deri sot në literaturën speciale.

Ndonëse këto skena nuk kanë ndonjë vlerë artistlke, i vumë në dukje, për kompozimin e tyre shumëfigurësh, sepse te ne nuk janë ruajtur shumë skena të tilla.

Kodiku i 88-të i Korçës

Ky kodik është katërungjijsh, ka 220 fletë shkruar në pergamenë, i stolisur vetëm me një figurë, me atë të ungjillor Markut, i pikturuar në letër dhe ngjitur në faqen e parë të ungjillit.

Ungjillor Markun këtu e shohim të kompozuar në një fron me sipërfaqe të ruzullt, pa mbështetëse, veshur me hitonin e tij të gjerë blu, me pala të kuqe. Si zakonisht, në të djathtën e tij mban në pëqi ungjlllin të hapur, veçse në faqen e parë nuk fillon me fjalë, por stollset me lulka të ndryshme të stilizuara të shpërndara nëpër fushën e faqes.

Figura e Markut jep përshtypjen e një niveli artistik të mirë, por trajtimi i saj në detaje nuk paraqet ndonjë vlerë artistike. Edhe përdorimi i ngjyrave,, trajtimi i veshjeve, janë bërë pa art e pa finesë. Vetëm portreti- i Markut si i menduar, është modeluar me plastikë mjaft të arritur dhe me shprehje të gjalla psikologjike, si i menduar.

Përveç portretit të Markut, figurat trajtohen me linja grafike, me ngjyra të rënda, pa forma të një plastike reale, që vërehet në format e trupit. Për këtë trajtim të dobët të figurës së Markut, në përgjithësi, ky portret nuk mund t'i referohet një kohe më të hershme, veç fundit të shek. XIV.

Kodiku i 96-të të Korçës

Kodiku i Korçës i 96-të është katërungjijsh në pergamen, me 309 fletë, me përmasa 15,3 x 12 cm, me tekst në formë kryqi. Vetëm lista e sinaksarit të ungjijve, që fillon në fletën 282 është në një kolonë, me 25 rreshta për faqe. Teksti kryesor i ungjijve janë me shkronja të imta dhe kaligrafi me vlera të vërteta artistike. Në fletën 295, teksti vazhdon me shkronja më të mëdha, të zeza deri në fletën 309. Në faqen fillestare të çdo ungjilli, titujt janë me shkronja kapitale ari si edhe titujt e perlkopeve.

Përveç grafisë së shkëlqyer bukurshkrimore, ungjijtë, në faqen para fillimit të tekstit stolisen me figurën e ungjillorit përkatës. Këto figura janë pikturuar në një mjedis shkrimtari mesjetar, kompozuar në mënyrë artistike, ndenjur në fron me ungjillin të hapur në pëqi, para tryezës së shkrimit e para një pulti mbi të cilin qe kapur një ungjill tjetër. Mateun e vërejmë të menduar dhe me dorën e djathtë në mjekër, Luka me kallamarin e shkrimit në dorë, Gjoni duke vështruar segmentin e hapur të qiellit, dhe Markun duke mbajtur ungjillin në të djathtën e tij. Gjoni e Luka paraqiten ndenjur në frone me mbështetëse të kuqe, kurse të tjerët i shohim të kompozuar mbi dy frone me mbështetëse të zezë të lartë.

Të katër figurat janë trajtuar me plastikë reale, si në modelimin e portreteve, ashtu dhe në trajtimin e trupit. Mateu, me një hiton të gjerë në ngjyrë vjollcë të çelët, me format e trupit në mënyrë reale, arritur me përdorimin e ngjyrave me gradacione e nuanca, që i kanë dhënë figurave plastikë e vëllim. Kjo plastikë vërehet edhe në modelimin e portreteve. Realizimi artistik i figurave evidencohet bukur në sfondin ngjyrë ari të ndritshëm, gjë që u jep vlerë të lartë artistike. Këto miniatura artistike dëshmojnë për talentin e lartë të piktorit tonë anonim.

Figurave të Mateut e të Gjonit ia ul pak vlerën froni i zi me mbështetëse të lartë, i cili duket se nuk është arritur në mënyrë harmonike me sfondin e artë.

Kompozime ngjyrash me kontraste ka përdorur dhe kryemjeshtri i madh Onufri i Elbasanit, që i ka arritur ato në mënyrë harmonike e të shkëlqyer.

Figurat dhe grafia e shkëlqyer e kodikut në fjalë mendojmë se duhet t'i atribuohen fundit të shek. XII.

Kodiku i 95-të i Korçës

Kodlku është katërungjijsh, me përmasa 19,5 x 13,3 cm me 386 fletë, shkruar në pergamenë, me tekst në një kolonë, me grafi të tipit të mesëm, por me kaligrafi të shkëlqyer me shkronja të kuqe. Inicialet fillestare teksti i ka të mëdha në përpjesëtim me ato të rreshtave dhe të stollsura me ngjyra të kuqe, të gjelbër e ari.

Në faqet e para kodiku stoliset dhe me kanonet e Evrosit të stolisura prej kolonash të holla të harkuara nga sipër dhe të gërshetuara prej linjash ari e të kuqe, ndryshe nga ato të shekujve X e XI të Beratit. Në faqet me listën e krerëve të ungjijve, kodiku stoliset edhe me vinjeta në formë pi greke si dhe prej shiritash katërkëndësh, të mbushur me lule në formë rozete e të ndryshme, të stilizuara prej ngjyrash të kuqe, ari, të gjelbër dhe të bardhë. Edhe këto kanë njëfarë vlere artistlke, sidomos ajo mbi faqen fillestare të ungjillit të Gjonit, por nuk kanë krahasim me ato të kodikëve të vjetër të Beratit.

Mbi sfondin e bardhë të vinjetës së Gjonit janë dhënë forma medaljonesh të krijuara prej një linje ari të shkëlqyer, që, duke kaluar, krijon në fushë medaljone me madhësi të njëjtë. Në çdo medaljon krijohet një formë kryqi i vogël prej pikash të gjelbra dhe me katër pika të vogla të kuqe anash kryqit mbi sfond të bardhë. Përdorimi i shumtë i arit të ndritshëm në këtë vinjetë e paraqet më të bukur nga të tjerat,

Por vlera me e madhe artistike e këtij kodiku qëndron në kaligrafinë e shkëlqyer artistike të tekstit, që është një gjë e rallë.

Duke u mbështetur në kaligrafinë e tij të shkëlqyer, ka shumë të ngjarë që ky kodik VI atribuohet kohës prej fundit të shek. XII, deri në gjysmën e shek. XIII.

Zhvillimi i artit të miniaturës së kodikëve mesjetarë

Siç e kemi thënë në fillim të këtij studimi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit zotëron një sasi të mirë kodikësh mesjetarë, që vitet e fundit ka arritur në 94 vëllime, duke përfshirë në to dhe kodikët e etapës së sundimlt osman si dhe 4-5 copë që nuk e ruajnë sasinë e fletëve nga koha kur janë riprodhuar ose kanë mbetur në fragment.

Ky thesar i kodikëve mesjetarë riprodhuar në vendin tonë deri në katastrofën që pësoi vendi nga fuqitë aziatike dhe që i kanë shpëtuar zhdukjes deri në ditët tona, arrin rreth 70 vëllime. Të tjerët rezultojnë të riprodhuara gjatë etapës së sundimit osman. Nga sasia e vëllimeve që përmendëm dhe nga analiza që i bëmë miniaturës së këtyre dorëshkrimeve, rezulton se vetëm 12-13 vëllime janë ruajtur të stolisura me miniaturë. Figura ungjillorësh të kompozuara ruhen vetëm 24 copë, sepse shumë prej tyre janë prerë në mënyrë barbare, me gjithë faqen e pergamenit, dhe janë marrë. Nga këto që ruhen janë dhe figura iniciale, gjysmëfigura iniciale dhe portrete iniciale. Pra janë gjithsej 58 copë, kanone me fusha të pikturuara dhe dekore të ndryshme që stolisin 26 fletë kodikësh, kurse fasada kishash në miniaturë janë vetëm katër faqe pergameni në Kodikun e 10-të të Vlorës. Gati të gjithë kodikët e tjerë të vendit tonë, që njihen deri më sot, duke mos përfshirë këtu dorëshkrimet e etapës së sundimit osman, stolisen vetëm me vinjeta iniciale, nganjëherë edhe me motive të përsëritura.

Në miniaturën e kodikëve tanë që njohim deri më sot, ruhen fare pak skena biblike ose ndodhi nga jetëshkrimet e martirëve, të cilat janë të etapës së sundimit osman.

Këto figura e dekore të ndryshme të kodikëve tanë me siguri nuk përfaqësojnë gjithë krijimtarinë artistike në miniaturën e librit, që duhet të jetë realizuar gjatë gjithë shekujve të mesjetës në vendin tonë, siç dihet për pikturën monumentale e për atë në ikonë.

Duke studiuar kodikët e vendit tonë, vihet re se, në disa prej tyre, ruhen lista inventarësh të materialeve që kanë pasur kishat e vendit para pushtimit osman, ndër të cilat përfshihen dhe listat e librave në dorëshkrim. Nga librat që figurojnë në këta inventarë, një pjesë ruhen edhe sot, kurse një pjesë tjetër është zhdukur.

Përveç këtyre, që nga viti 1399 ruhet një listë librash në dorëshkrlm të regjistruar në një ungjill nga jeromonak Daniell, igumen i Manastirit të Shën Kollit në Pendarhond (ka shumë të ngjarë të jetë fshati Perondi në Berat). Këta libra (gjithsej 20 vëllime), ky igumen i ka marrë me vete "nga frika e turkut", kur është larguar me Teodor Muzakën. Fatkeqësisht, shumë libra që përmend kjo listë nuk ruhen më sot.

Po ashtu, në Katalogun e dorëshkrimeve të vjetra të kishave të lagjes Kala të qytetit të Beratit, të përgatitur nga Anthim Aleksudhi dhe botuar në Buletinin e shoqatës historike dhe etnologjike të Athinës, përfshihen 49 kodikë të përshkruar shkurtimisht. Fatkeqësisht, edhe një pjesë e mirë prej tyre, nuk ruhet sot. Nga ana tjetër, në atë katalog nuk përfshihen edhe shumë kodikë të Peshkopatës së Beratit, që janë ruajtur deri në ditët tona.

Për pasurinë e këtyre dorëshkrimeve tona dëshmojnë edhe dy stoqe kodesh që fatkeqësisht, u dogjën. Njëri, me 25 vëllime në dorëshkrim, që u dogjën në Voskopojë gjatë Luftës së Dytë Botërore në shtëpinë e Stefan Faberit, i cili, si kujdestar I Manastirit të Shën Prodhomit, pronë e të cilit ato ishin, i kishte fshehur në shtëpinë e tij për t'i ruajtur nga ushtarët gjermanë.

Një stok tjetër dorëshkrimesh, numri i të cilave nuk dihet, u dogj aksidentalisht nga një zjarr që ra në Manastirin e Ardenicës në vitin 1927.

Nga këto të dhëna të sakta, të cilat i kemi marrë nga njerëz që i kanë pasur ndër duar këta kodikë, vërtetohet se nuk janë pa bazë edhe gojëdhënat e popullit tonë nga krahina të ndryshme, që flasin për ekzistencën e blbliotekave shumë të pasura me dorëshkrime nëpër manastiret e vendit tonë, të cilat në rrethana shumë të vështira të së kaluarës, fatkeqësisht, u zhdukën.

Po sjell si shembull Kodikun e 50-të të Beratit. Në fletët e fundit të tij, ndër të tjera, lexojmë: "U shkrua dhe u përfundua ky piastir me kontributin dhe shpenzimet e zotit Maksim, I cili e vuri atë në manastirin e ... Shën Mërisë në Vërri Zezia... u shkrua me dorën time të të përvuajturit Teodorit dukë dhe logjothet (sekretar) i Beratit... pranë Teodor Muzakës... në vitin 6919 (1411)"

Fshatl Vërri Zezia (hija e zezë), si edhe Kisha e Shën Mërisë e ish-manastirit mesjetar, ruhet e përtëritur dhe sot në Myzeqe, në jug të fshatit Bubullimë të Lushnjës.

Emrin e riprodhuesit, Teodorit, e gjejmë edhe në një shënim tjetër të gjatë, në fletë pergameni lidhur në fund të Kodikut të 24-t të Beratlt, e cila ruhet e grisur keq në drejtimin gjatësor me shënim gati krejt të zhdukur. Në fragmentin e mbetur lexohet qartë: "U shkrua Teodor Gramatia (sekretarl) dhe ... iu dha Gjergjit të Madh, në vitin 6946 (1438)".

Fjalët "u shkrua" i përkasin shënimit të fragmentuar dhe jo kodikut që është shumë i vjetër. Fjalët "... iu dha Gjergjit të Madh", duhet t'i përkasin Gjergj Arianitasit, që, në vitin 1438, ishte i dëgjuar në Shqipëri, dhe jo Gjergj Kastriotit, heroit kombëtar, mbasi ky në atë kohë ende nuk ishte bërë i dëgjuar.

Në Kodikun e 51-të të Beratit, në faqen verso të fletës lexohet shënimi autograf i riprodhuesit: "Ky libër është i Shën Mërisë Vangjelistra... dhe gjendet në manastirin e Vangjelistras... e shkrova unë jeromonak Simeoni... në vitln 6933 (1425)". Edhe Kisha e Vangjellstrës ruhet e përtërirë në kalanë e Beratit me muret rrethuese të manastirit mesjetar dhe jeromonak Simeoni - riprodhuesi, ka shumë të ngjarë të ketë qenë një nga murgjit e atij manastiri.

Përveç këtyre, ka edhe të dhëna të tjera, siç janë ato të Kodikut të 52-të të Beratit, që flasin për kodikun, i cili "u shkrua në vitln 6937 (1429), me shpenzimet e zotit Leon, legjislator në qytetin e Beratit dhe e vuri në Manastirin e Shën Mitrit në qytetin e Beratit.

Në një ungjlll, që përmend jeromonak Daniell, ruhet ky shënim Interesant: "U shkrua ky ungjill në muajin qershor në vitin 1413 me shpenzimet, përpjekjet dhe kontributin e shumëflsnikut zotit Niqifor Luv dhe kreu i qytetit të Beratit e të bashkëshortes së tij Maria.

Nga këto të dhëna rezulton qartë se thesari dorëshkrimor është shkruar - riprodhuar, në qendra kulturore të vendit, siç është Berati, dhe intelektualëve vendas, siç përmenden Teodori, logothet i Beratit, dhe jeromonak Simeoni i Manastirit Vangjelistra etj. dhe porositur prej ktitorëve vendas, si zoti Maksim ose zoti Leon, legjislator i qytetit të Beratit, si edhe Niqifori, kreu i qytetit të Beratit.

Përveç dokumenteve të drejtpërdrejta, na duken tepër të rëndësishme e të pakundërshtueshme edhe dokumentet e tërthorta. Ekzistenca dikur e bibliotekave të pasura me dorëshkrime pranë manastirëve e kishave tona, librat e të cilave nevojiteshin për shërbimin e kultit në mijëra faltore të vendit ose si literaturë për propagandimin e ideologjisë fetare, nuk mund të na lejojë importimin. Dihet se vendi ynë ka pasur qendra riprodhimi librash deri në pragun e pushtimit osman, siç u dokumentua më sipër, ndër të cilat më e rëndësishmja ka qenë në Berat, ka të ngjarë në Manastirin e rëndësishëm të Vangjelistras.

Ka shumë të ngjarë që në pjesën më të madhe riprodhuesit e këtyre kodikëve të kenë qenë edhe piktorët që i stolisnin ato me miniatura.

Nga analiza që i bëmë miniaturës së kodikëve tanë, mund të dalim me disa konkluzione interesante rreth zhvillimit të kësaj gjinie arti në vendin tonë.

Dokumentet e parashtruara na e bëjnë të qartë e të pakundërshtueshëm faktin që Shqipëria, si një vend kulture i lashtë, që ka marrë pjesë pothuajse në lëvrimin e të gjitha gjinive të arteve mesjetare të zhvilluara në Gadishullin Ballkanik, gjatë mesjetës nuk ka munguar të ushtrojë e të kontribuojë edhe në gjininë e artit të miniaturës së librit mesjetar. Ne trashëgojmë vepra arti të niveleve të ndryshme artistike për çdo shekull, prej shek. VI, e deri në shek. XV, në pragun e pushtimit turk me përjashtim të shekujve VII e VIII. Nga shek. VII e VIII asnjë dokument dorëshkrimor nuk ruhet në vendin tonë, pra dhe asnjë miniaturë ose dekoracion. Me sa duket, është e përgjithshme mungesa e kësaj gjinie arti për ata dy shekuj për territorln e Evropës Jugperëndimore, ndoshta përveç ndonjë përjashtlmi të rrallë.

Minlatura e kodikëve tanë, duke u krijuar brenda kuadrlt të Perandorlsë Blzantine, në kushte ekonomike, shoqërore e fetare bizantine, në përgjithësi bart tipare të stilit bizantin, me përjashtlm të minlaturës së një kodiku të vetëm me karakter perëndlmor, të Kodikut të 41-të të Beratit.

Sikurse pamë gjatë analizës së miniaturës sonë, si më të hershme rezultuan ato të kodikëve të shek. IX, duke përfshirë në to edhe dekorin paleokristlan të Beratinusit në argjend.

Si miniatura, ashtu dhe dekoret e motiveve gjeometrike e lulore të shek. IX, kanë një diferencim me ato të shekujve të mëvonshëm, në trajtimin e në motivet e tyre dekorative.

Figurat e kodikut të artë, ndonëse me veshje të artë në sfond vishnje, karakterizohen nga një stil grafik i thatë, ku format e trupit e të gjymtyrëve realizohen vetëm me anën e linjave. Veshjet e tyre trajtohen të rrafshta e me pala prej linjash të drejta e të thyera, të trasha e të zeza mbi ar. Figurat, ndonëse të thjeshta, me portrete të shuara, të kompozuara brenda një katërkëndëshi tepër të ngushtë, për vizatimin e hollët e të saktë karakterizohen nga një siluetë me një finesë të theksuar. Një tjetër karakteristikë e këtyre figurave të shek. IX është dhe stolia e tyre prej kornizash të gjera, të mbushura me motive gjeometrike e lulorë të stilizuara ari, të cilat ua shtojnë bukurinë figurave.

Dekoret e kornizave të figurave e të vinjetave prej motivesh gjeometrike e floreale të stilizuara të kodikëve të shek. IX kanë mjaft ngjashmëri në mes të tyre dhe përbëjnë një unitet më vete, por, njëherësh, flasin edhe për një trashëgimi nga arti antik i vonë ose paleokristian. Prandaj, me këto, mund të përfshihet edhe i vetmi dekor i kodikut tonë paleokristian me motivin në formë zemrash prej ari të shkrirë.

Kjo miniaturë e kodikëve të shek. IX, sot për sot, mund të konsiderohet si më e vjetra në artet figurative mesjetare të vendit, së bashku me një skenë (pikturë murale). "Fjetja e Shën Mërisë", shumë e zbehtë, në Shpellën e Shën Gjergjit në veri të fshatit Dhivër të Sarandës, të cilën për elementet primitive shumë të hershme ia kemi atribuar dy dekadave të fundit të shek. IX.

Për tipare të përbashkëta mund të përfshihet në një grup edhe miniatura e gjashtë kodikëve të Beratit të shekujve X e XI, nga të cilat, vetëm njëri ruan figura të ungjlllorëve. Të tjerat stolisen me kanone, vinjeta e iniciale të realizuara në mënyrë të theksuar artistike.

Si figurat, ashtu edhe dekoret ornamentale të kodikëve të këtyre shekujve, ndryshojnë nga ato të kodikëve të shek. IX, si në zhvililmin, edhe në trajtimin e tyre artistik. Kjo gjë mund të vërehet në kompozimin më të zhvilluar të skenave, me figurat brenda një mjedisi më të gjerë e më të pasur, ndenjur pranë tryezës së shkrimit me orendltë e shkrimit, dhe para pultit me ungjillin e hapur. Ndonëse me plastikë relativisht të mirë, me ngjyra të kultivuara dhe me kompozim harmonik, figurat nuk paraqiten të trajtuara me një finesë të theksuar, sepse ngjyrat, megjithëse të kultivuara, nuk janë përdorur me teknikë të lartë.

Karakterlstikë në këtë miniaturë është që në shekujt X e XI kanë arritur një zhvillim të mirë artistik stolisja e kanoneve, e vinjetave dhe e inicialeve. Fushat e kanoneve e të vinjetave paraqiten të ndara në skema të ndryshme gjeometrike dhe të mbushura me motive lulore e gjeometrlke të ndryshme, me kokëza lulesh jasemini të bardha e me një pikë të kuqe në mes, me motive boçesh me forma rozetash me lulkë në mes të gjitha të përfshira prej rrathësh të mëdhenj ose të vegjël. Motivet në fjalë kanë ngjashmëri me dekoret e mozaikëve paleokristianë ose antikë të vonë, p.sh. me ato të qemerit të Mauzoleumit të Kostandinit në Romë. Në motivet e ndryshme të luleve prej tri ose pesëpetalesh, ngjyrë të gjelbër ose blu, haset dhe motivi në formë zemrash të stilizuara, që përfshihen prej rrathësh, të cilat shkelin e shkelen prej rrathësh të tjerë me madhësi e me distancë të njënjëshme. Ky motiv është I zakonshëm në vendin tonë, sepse haset edhe në pikturën murale, p.sh., në Ristoz të Mborjes, në skenën "Guri" (1389), në sfondin prej metali të ikonave të mëdha të ikonostasit të katedrales së Beratit (shek. XIV), në atë të Pantokratorit të madh të Shën Triadhës së Beratit. Ky motiv është i gdhëndur në dru në dy ikonostaset më të vjetër të vendit tonë, në ato të Kishës së Shën Mërisë së Maligradit, ka më shumë të ngjarë, i pari, i vitit 1345, dhe, i dyti, i vitit 1369], si edhe në latimet në gurë.

Shtresa e poshtme e sfondit të motiveve të kodikëve në fjalë është e kuqe dhe e sipërmja prej ari të shkrirë, për të evidencuar lulet në ngjyra të ndryshme. Ngjyra e përgjithshme që mbizotëron është bluja. Këto motive lulore njihen si të zakonshme në miniaturën bizantine të kohës. Stolisja e vinjetave ose e kanoneve me nga një kantarë, një shatërvan ose me ndonjë lule me frut kompozuar këto me nga dy shpendë të vegjël anash, si në motivet antike me dy pëllumba ose rosa, palloj, zogj pallojsh ose pula peshqish, thëllëza malore ose gjela të stilizuar, tregon trashëgimi nga arti i antikitetit, siç i shohim edhe sot në vendin tonë në simbolet e eukarestisë në mozaikët paleokristianë të Linit, të Butrintit e gjetkë. Përdorimi i shpendëve në stolisjen e kodikëve njihet, siç e kemi thënë më sipër, me prejardhje nga Armenia.

Me rëndësi për t'u theksuar është edhe fakti që derisa në qendrat e mëdha kulturore të Bizantit arti i miniaturës arriti kulmin e zhvillimit të tij gjatë shekujve IX e X me kryevepra të shkëlqyera miniature dhe rënia e tij fillon nga fillimi I shek. XI, Në vendin tonë, në këtë etapë historike, me gjithë ndikimet që pëson nga Kostandinopoja dhe nga qendra të vogla të Bizantit, arti i miniaturës sonë zhvillohet ende brenda territorit dhe nivelit provincial duke u ushqyer nga tradita lokale paleokristiane.

Vetëm aty nga fundi i shek. XI dhe jo më vonë se nga fillimi i shek. XII, në vendin tonë miniatura e librit mesjetar arriti kulmin e zhvillimit të saj artistik në miniaturat e kodikëve 10 e 11 të Vlorës. Këtë miniaturë e karakterizojnë kompozimet shumë më të pasura nga ato të kodikëve tanë më të vjetër. Figurat paraqiten në një mjedis tepër të zhvilluar, pranë një tryeze shkrimi, vërtetë si zakonisht, por para një sfondi arkitektonlk madhështor, prej bazilikash ose tarracash aristokrate bizantine ose para një mjedisi të zhvilluar shkëmbor. Trajtimi i skenave është arritur me perspektivë. Në to krijohet qartë ideja e hapësirës, që njihet si efekt i traditës së antikitetit.

Nga analiza e kësaj miniature të shek. XII rezulton fakti që trajtimi i skenave është realizuar prej dy elementesh të ndryshme, me një sintezë elementesh të artit antik dhe elementesh të stilit bizantin, që sapo kishin arritur formimin e tyre të plotë. Kështu, p.sh., në figurat e ungjillorëve vërehen tipa të sanksionuar në pikturën bizantine dhe të rrethuar prej një mjedisi bizantin. Por, nga ana tjetrër, në figura bie në sy menjëherë trajtimi i theksuar natyror e real, pa konture të theksuara, me ngjyra të kultivuara mirë, të lehta, gracioze, të përdorura me gradadone e me tone të ëmbla, të buta, trajtim ky që korrespondon dhe me lëvizjet e tyre të matura e të qeta. Kështu, ndonëse në kompleksin e tyre skenat japin idenë e pikturës bizantine, trajtimi i tyre realizohet më tepër prej elementesh të artit antik.

Zhvillimi dhe realizimi i kësaj miniature aristokrate të nivelit të lartë në vendin tonë përkon me kohën dhe me zhvilllmin e gjinive të tjera të arteve figurative të vendit. Ajo korrespondon me pikturën monumentale të shek. XII, p.sh., me pikturën klasike bizantine të Rubikut, me atë të Shën Mërisë së Cerckës pranë Leskovikut si edhe me ikonat e atij shekulli të krahinës së Korçës e të Beratit.

Në qoftë se miniatura e kodikëve tanë të shek. XII arrin kulmin e zhvillimit të saj artistik, zbukurimet dekorative të saj nuk shkojnë paralel me miniaturën. Ato nuk e kanë më atë elegancë të shekujve të mëparshëm, sepse e kanë humbur mprehtësinë kaligrafike të detajeve, lulet trajtohen shumë të mëdha, ndonëse shpendët trajtohen në mënyrë reale.

Mbas asaj etape, d.m.th. gjysmës së shek. XII dhe në vazhdim, arti i miniaturës së librit mesjetar në vendin tonë vjen duke rënë. Miniatura e kodikëve tanë të shek. XIII njeh rënie të theksuar. Figurat e miniaturës së këtij shekulll te ne, që paraqesin njëfarë interesi artistik, mund të konsiderohen ato të Kodikut të 6-të të Beratit, të cilat, nga ana kompozicionale paraqiten me qëndrime vertikale, statike e reale dhe me vështrime të gjalla, tipare këto, që janë dhe në miniaturën e kodikëve tonë të mëparshëm. Megjithatë, këto figura kanë një ndryshim themelor në krahasim me të vjetrat, që konsistojnë në paraqitjen trashanike të trajtimit të tyre. Përkuflzimi i figurave është kryer prej linjash të trasha e të errëta, portretet janë trajtuar me konture të theksuara e të trasha, veshjet, me një të gjelbër e të kuqërremtë të errët, me pala e rrudha të zymta, pa finesë, që krijojnë përshtypjen sikur rrobat janë të trasha e të rënda. Këtë efekt e bëjnë ngjyrat e pakultivuara dhe përdorimi i tyre pa shumë art.

Ndërsa miniatura e kodikëve të tjerë të këtij shekulli si, p.sh., të Kodikut të 24-t të Beratit, është realizuar në mënyrë fare skematike, me ngjyra të pakultivuara, pa art, si figura e ungjillor Markut dhe të tjerat që janë iniciale të shkronjës epsilon.

Miniatura e shek. XIII, e vështruar nga tiparet stilistike, i përket pikturës bizantine para rilindjes së artit bizantin dhe paraqitet e një niveli më të ulët artistik nga veprat e gjinive të tjera të artit bizantin të kësaj kohe.

Miniatura e shek. XIV, përveç kodikut me karakter perëndimor, qëndron më lart përsa i përket vlerave artistike. Në këtë miniaturë konstatojmë një kompozim të zhvilluar, me sfond arkitektonik, me një mjedis të shkruesit mesjetar. Figurat janë trajtuar natyrshëm dhe me siluetë elegante të theksuar, sidomos figurat monokrome të Kodikut të 38-të të Beratit. Në Kodikun e 35-të ngjyrat janë të kultivuara, por me penela të trashë, pra mungon finesa.

Vetëm te kodiku me karakter perëndimor hasim figura kleri me veshje jerarkike perëndimore. Figurat ushtarake jepen me divizë ushtarake perëndimore, figurat e mbretërve me veshje e kurora mbretërore mesjetare perëdimore.

Ndonëse këto figura realizohen si skica të thjeshta, pa forma, plastika e lëvizjet janë realizuar me anë të linjave. Ndër to ka skica të realizuara prej një skieografi të sprovuar dhe me nivel artistik.

Kjo miniaturë, për karakterin e saj perëndimor, sikurse e kemi thënë më sipër, është e huaj për vendin tonë.

Ndonëse mbas çlirlmit të Kostandinopojës nga latinët (1261) arti i miniaturës pati njëfarë ngritje, me përtëritjen e qendrave të riprodhimit në atë kryeqendër kulturore, në miniaturën tonë të asaj kohe, nuk haset ndonjë ndikim nga ajo kryeqendër, siç vihet re në gjinitë e tjera të arteve figurative, si në pikturën monumentale, dhe në atë të kavaletit.

Nga fundi i shekullit XIV dhe nga fillimi i shekullit XV, arti i grafisë së kodikëve tanë paraqitet me njëfarë ngritje, por duke mbetur si grafi e tipit të vonë. Ndërkaq, arti i miniaturës së librit vazhdon të bjerë, derisa u zhduk krejt.

Kjo rënie e artit të miniaturës së librit nuk është pa shkaqet e veta politike e shoqërore, siç dëshmohet nga shënimi i igumen Danielit në vitin 1413, i cili thotë se librat dorëshkrime i ngrënë (nga frika e turqve) ose, siç dëshmon më qartë shënimi autograf në Kodikun e 50-të të Beratit, në të cilin përveç të tjerave lexohet: "... U shkrua ky psaltir me dorën teme të përvuajturit Teodorit, dukë dhe logothet i Beratit..., pranë Teodor Muzakës... (dhe vazhdon) u shkrua në shtrëngatë të madhe dhe në hidhërim dhe në kohëra të këqja... në vitin 6919 (1411)".

Ky dokument autentik dëshmon qartë se qysh në vitet e para të shek. XV, vendi ynë nuk kishte më kushte të përshtatshme për të realizuar vepra artistike kulturore, të një niveli të lartë. Ky fakt përforcohet tërthorazi me mungesën absolute të ndërtimeve të godinave të kultit të krishterë, si dhe me mungesën e stolisjes së tyre me vepra arti në atë shekull, siç rezulton edhe nga studimi i epigrafisë së monumenteve mesjetare.

Dekoret e dorëshkrimeve agjiografike të vendit tonë, që shkojnë deri nga fundi i shek. XVIII, nuk kanë ndonjë vlerë me rëndësi artistike, për shkak të shpikjes së shtypshkronjës dhe të pushtimit osman. Me interes për vendin tonë duket një dorëshkrim i Voskopojës i shek. XVIII, i stolisur me vinjetat e inicialet