Mjedisi natyror dhe mënyrat e jetesës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Mjedisi natyror dhe mënyrat e jetesës

Gjeografia bashkëkohore e ka braktisur praktikisht nocionin e mënyrës sëjetesës. Megjithatë, ky nocion është i dobishëm në një perspektivë historike, në shoqëritë me dallime jo të thella nga pikëpamja shoqërore.

Në shoqëritë paraindustriale, kundërvënia mes blegtorëve dhe bujqve është e gjithëpranishme. Këtu mund ta krahasojmë me ndaijen e italianëve dhe të sllavëve, të paktën në Venetinë Xhuliane. Italianë e sllavë janë të veçuar, nga Monfalkone në drejtim të Alpeve, sipas një vije që përputhet me kufirin natyror ndërmjet ultësirës së lumit Po dhe lartësive gëlqerore të Karstit (Karso, sipas italianëve). Për italianët fusha, për sllavët pllajat gëlqerore. Në këtë ndarje mund të përshquhet, mes Monfalkones dhe Goricias, një tragë e historisë së popullimit dhe e mënyrave të jetesës. Italianët, bujq, u vendosën të parët në fushë, dhe sllavët, të ardhur shumë më vonë, populluan pllajat gëlqerore ku mund të ushtronin veprimtaritë e tyre blegtorale. Këtu logjika e mënyrave të jetesës (fshatarë dhe barinj) përputhet me caqet e gjeografisë fizike. Por ky përkim është i kufizuar vetëm në këtë sektor.

Shpëmdaija hapësinore e italishtfolësve në fillim të shekullit XX në Istrie e në Dalmaci i bindet një logjike tjetër dhe vendosja e zonave gjuhësore këtu është shumë më e vonë. Shpëmdaija e gjuhës italiane është një dukuri kulturore. Qyteti ka qenë një faktor italianizimi, të paktën deri në fillim të shekullit XIX. Duke ardhur në qytet dhe sipas etapave të ngjitjes së shkallëve shoqërore, sllavët flisnin gjithnjë e më shumë italishten dhe i braktisën të folmet sllave. Qytetet italiane u rrethuan nga fshatra sllavë.

Brigjet e Adriatikut dhe prapatokat e tyre janë më se të përshtatshme për një përdorim blegtoral të ritmit stinor të mundësive për kullotë. Mali atje ngrihet shpesh mbi brigje të aferta dhe këto pozita gjeografike u japin dorë shtegtimeve të bagëtisë.

Fernand Braudel-i e ka theksuar se vendet mesdhetare njohin dy lloje lëvizjesh blegtorale, ato që kanë të bëjnë me shtegtimin stinor të bagëtisë dhe ato që lidhen me jetën nomade. Dallimi midis tyre nuk është thjesht teknik. Në të dyja rastet, bëhet fjalë për shfrytëzimin sipas stinëve të kullotave malore e të atyre fushore, duke ndjekur ritmet klimatike mesdhetare: mali në verë dhe fusha në dimër. Në rastin e shtegtimit stinor, me kopetë zhvendosen vetëm barinjtë, ndërsa në jetën nomade kafshët shoqërohen nga e tërë bashkësia: në këtë rast, nomad është habitati.

Mesdheu veriperëndimor nuk e njeh jetën nomade, por vetëm shtegtimin, ndërsa Mesdheu lindor ka edhe nomadë. Kufiri midis këtyre dy tipave ndjek një vijë drejtuese lindje-perëndim, e cila nis nga grykaja e Neretvës, përshkon Malin e Zi dhe Kosovën e më pas kalon paksa në veri të Sofies2. Vendet adriatike janë pra të shpërndara në të dyja anët e vijës.

Në veri dhe në perëndim të këtij caku, nuk ka as jetë nomade, as popullsi të specializuar blegtore, por vetëm lloje të ndryshme bjeshkimi. Shtegtimet blegtorale ndërmjet maleve të Abrucos dhe fushës së Tavolieres kanë përbërë për një kohë të gjatë arketipin e tyre. 

Përkundrazi, në jug dhe në lindje, shtegtuesit ia lënë vendin popullsive nomade ose gjysmenomade. Mënyrat e jetesës blegtore shpesh përkojnë me një etni, si te fiset malazeze Komovi, të cilat zhvendosen ndërmjet maleve të Brdave dhe bregdetit të Ulqinit në Tivar. Vllehët rumanishtfolës, që janë gjithashtu blegtorë të specializuar, lëviznin në Shqipëri ndërmjet malit të Tomorit dhe fushave të Myzeqesë. Vllehët janë edhe më të shumtë në numër në Greqi e në Maqedoni, jashtë zonës adriatike.

Kufiri që sapo vizatuam përputhet pak a shumë me atë mes vendeve të latinizuara e të helenizuara në kohët e lashta dhe me atë të Perandorisë romake të Lindjes. Ai është në mënyrë tipike një kufi kulturor.

info@balkancultureheritage.com