Në plendasin ateror
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Në plendasin ateror

Kroni çiftëzohet me Rean dhe do të lindë, pra, edhe ai femijë, të cilët do të sjellin në jetë femijë të tjerë. Ata do të formojnë një brezni të re perëndish, brezninë e dytë të perëndive të individualizuara, me emrat, marrëdhëniet, fushat e veta të ndikimit. Mirëpo Kroni, mosbesues, mendjezi e në merak për pushtetin e vet, nuk ka besim te të bijtë. Ai u druhet, për më tepër se Gjea e ka paralajmëruar. Nënë e të gjitha hyjnive të kryehershme, ajo i di të gjitha të fshehtat e kohës, rrok e dallon atë çka, nga errësira e rrudhave të saj, del dalëngadalë në dritë. Ajo e njeh që më parë të ardhmen. Gjea e ka paralajmëruar të birin se kishte rrezik që ai të binte vetë viktimë e njërit prej femijëve të tij. Njëri nga të bijtë, më i fortë se ai vetë, do ta zbresë nga froni. Si rrjedhojë, gjithëfuqia e Kronit është gjithëfuqi e përkohshme, prandaj ky, shumë i shqetësuar, merr masat e veta. Sapo i lind një femijë, e kullufit, e gllabëron, e gëlltit në barkun e vet. Të gjithë femijët e Kronit e të Reas janë përpirë kështu në plëndësin atëror.

Natyrisht, nga kjo gjë Rea nuk ndiehet më e kënaqur nga ç’qe ndjerë Gjea nga sjellja e Uranit, që nuk i linte femijët e saj të dilnin në dritë. Urani dhe Kroni, në njëfarë mënyre, e hedhin pjellën e vet në natën e paralindjes. Ata nuk duan që ajo të harliset në dritë, porsi një pemë që, duke buitur nga dheu, e çon jetën midis qiellit e tokës. Sipas këshillës së Tokës, Rea vendos të marrë masa për të shmangur sjelljen mizore të Kronit. Prandaj, ajo zë e vret mendjen për ndonjë dredhi, hile, mashtrim a gënjeshtër. Duke vepruar kështu, ajo i kundërvë Kronit po atë tipar që e përkufizon, sepse ai është perëndi e dinakërisë, hyj i mashtrimit dhe i dyfytyrësisë. Kur po lind i fundmi i femijëve, Zeusi (djali më i ri) - ashtu siç qe Kroni djali më i ri i Uranit - Rea shkon në Kretë ku lind në fshehtësi. Foshnjën ua beson disa qenieve hyjnore, Najadave, që marrin përsipër ta rrisin në një shpellë me qëllim që Kroni të mos ketë pikë dyshimi e të mos i dëgjojë të qarat e njomëzakut të sapolindur. Mandej, meqë britmat e femijës po rriteshin rrufeshëm, Rea u kërkoi disa hyjve meshkuj, Kuretëve, të qëndronin përpara shpellës, të hidhnin valle luftarake rrie qëllim që vringëllima e armëve e zhurmëria tok me këngët ta mbysnin kumbimin e zërit të Zeusit njomëzak. Për rrjedhojë, Kroni nuk dyshon kurrgjë. Mirëpo,

meqë ai e di mirë se Rea qe shtatzënë, pret të shohë vogëlushin e fundit që ajo ka lindur e që duhet t’ ia tregojë. Atëherë, çfarë i çon ajo? Një gur. Një gur që e ka fshehur në pelena foshnjeje. I thotë Kronit: “Ki kujdes, është i brishtë, është vocërrak” dhe hop, me një të gëlltitur, Kroni e kapërdin gurin e mbështjellë në shpërgënj. Kështu tani gjithë pjellat e tij e të Reas, ndodhen brenda barkut të Kronit, madje edhe guri.

Ndërkaq, në Kretë, Zeusi po rritet e po bëhet i fortë. Kur mbërrin në moshën e pjekurisë së plotë, na i shkrep në kokë ta ndëshkojë Kronin për krimin që ka bërë karshi femijëve të vet, si dhe ndaj Uranit, të cilin e ka sakatuar si mos më keq. Si t’ia bëjë? Zeusi është fill i vetëm. Ai do që ta bëjë Kronin të nxjerrë nga goja, të vjellë atë mori fëmijësh që ka në bark. Përsëri, falë dredhisë, do t’ia dalë mbanë, dredhisë që grekët e quajnë meëtis, domethënë ajo lloj zgjuarsie që di të sajojë që më parë gjithfarë marifetesh, për ta mashtruar njeriun që ke përballë. Dredhia e Zeusit synon t’i japë Kronit një farmakon, një bar për të cilin do t’i thonë se është një porcion magjik, por që në të vërtetë, është një bar që shkakton vjellje. Këtë ia jep Rea. Me ta gëlltitur, Kroni nis të vjellë gurin, pastaj vjell Hestian, që është e para, pastaj gjithë morinë e perëndive dhe perëndeshave në kahun e kundërt të moshës. Më i madhi në moshë është në fund, kurse më e reja është fill pas gurit. Duke i nxjerrë jashtë, Kroni përsërit, sipas mënyrës së vet, lindjen e të gjithë femijëve që Rea kishte sjellë në jetë.

info@balkancultureheritage.com