Ngjarja e parë në Çiragan
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Ngjarja e parë në Çiragan

Emigrantët e ardhur nga Bullgaria dyfishuan popullsinë e Stambollit. Një nga ish-Osmanët e Rinj, Pan-Turku Ali Suavi, punoi së bashku me një grup emigrantësh për rrëzimin e sullta-nit duke protestuar pranimin nga ana e tij të Traktatit të Paqes. Ai sulmoi Pallatin Çiragan më 20 maj 1878, por ky sulm u shtyp dhe ai mbeti i vrarë. Kjo ngjarje e nxiti sulltanin të ndiqte politi-kën e tij të ushtrimit të pushtetit, në mënyrën që ai mendonte se ishte e përshtatshme. Dukej se Ali Suavi ishte një personalitet interesant. Ishte i njohur si një idealist, por ai si duket nuk kishte dijeni të parimit që lejonte vrasjen e të dytit në rastin e betimit të dy Halifëve. Për më tepër, Muradi, për të cilin ai dëshironte fronin e sundimtarit, nuk ishte mendërisht i shëndetshëm, dhe kjo kishte qenë dhe arsyeja e rrëzimit të tij nga froni. Një nga bashkëkohësit e tij, Mahmud Xhelaleddin Pasha (1853-1903) thotë: "Kur Sulltan Abdylhamidi erdhi në pushtet, emëroi ata që kishin qenë partizanë të sulltanit të mëparshëm Murad, dhe elementë të rëndësishëm dhe të padpë të quajtur Osmanët e Rinj, u emëruan në poste që nuk i meritonin aspak, dhe kjo ishte një mënyrë për ti mbajtur ata nën kontroll, dhe për ti parandaluar që të kalonin në anën tjetër.

Por, ishte e pamundur të kontrolloheshin ata në atë mënyrë, pasi disa prej tyre si (Namëk) Kemal Beu, që kishte arritur të krijonte miqësi me vekilët (anëtarët e qeverisë osmane), ishin emëruar në disa poste qeveritare. Një njeri i shthurur i quajtur Ali Suavi, që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Britani, ku ishte martuar dhe ku kishte gjetur një vend midis dinjitarëve të këtij vendi, falë bukurisë së bashkëshortes së tij, ishte i papunë." Një historian mason, Enver Zija Karal shkruan: "Ali Suavi lindi në Stamboll në vitin 1839 dhe u arsimua në Shkollën Ryshdijje, më pas, punoi si mësues dhe si nëpunës i shtetit. Pas shkarkimit të tij nga detyra, shkoi në Hixhaz, dhe u arratis nga ky vend në vitin 1867 drejt Evropës, me ndihmën e Fazil Mustafa Pashait së Egjiptit. Në Evropë ai punoi në Shoqatën Osmanët e Rinj me Namëk Kemalin dhe Zija Pashanë. Pas prishjes së marrëdhënieve me ta, ai shkoi në Lion të Francës, ku botoi një gazetë dhe një revistë, dhe shkroi libra. Kur Abdylhamidi erdhi në fron, ai u lejua të kthehej në vendlindjen e tij dhe iu prezantua sulltanit. Ai fitoi besimin e tij dhe punoi për një kohë të shkurtër si këshilltar i tij privat, dhe u emërua drejtor i të shquarës Shkollës së Mesme Gallatasaraj. Por, për shkak të disa arsyeve që mbeten të paqarta edhe në ditët e sotme, ai e humbi pozitën dhe postin e tij, dhe rifilloi sërish punën e tij si gazetar.

Ali Suavi ishte njeri i zgjuar, dinamik dhe tepër ambicioz. Ai mësoi arabisht, persisht, frëngjisht dhe anglisht. Në Evropë ai propagandoi pro lirisë dhe kushtetutës, si dhe kritikoi për ca kohë qeverinë osmane dhe Hilafetin, dhe shikohej si një nga liderët e turqizmit, për shkak të artikujve që shkruante mbi gjuhën dhe historinë turke. Por, pas ardhjes në fron të Abdylhamidit, ai filloi të shkruante në favor të Dinastisë Osmane dhe kundër kushtetutës, dhe pasi u kthye në Stamboll, ndërmori një luftë të ashpër kundër Mid'hat Pashait.

info@balkancultureheritage.com