Ngjitja dhe rënia e Epirit. Triumfi i Nikesë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Ngjitja dhe rënia e Epirit. Triumfi i Nikesë

Rënia e mbretërisë së Selanikut e privoi perandorinë latine nga më i rëndësishmi shtet vasal i saj. Tani territori i saj qe rrudhur në zonën afër Kostandinopojës dhe ishte shkëputur nga principatat frënge në Greqi. E kalbur nga brenda dhe pa drejtues, perandoria e Kostandinopojës ishte gati të lëshohej. Përkundrazi, fuqia bizantine ishte në ngjitje si në Azinë e Vogël ashtu edhe në Ballkan. Edhe perandoria bullgare ishte në zhvillim të plotë. Por mosmarrëveshjet midis kundërshtarëve, rivaliteti midis dy shteteve bi- zantine dhe përzierja e Bullgarisë, e zgjatën jetën e sundimit tashmë anemik të latinëve.

Themeluesi i perandorisë së Nikesë, Teodori I Laskari, ia la fronin dhën- drit të vet, Johan Duka Vatace, burrë i Irenës, një grua e mprehtë dhe e kultivuar. Johani III Vataci (1222-1254) është pa dyshim politikani më i madh i periudhës nikease dhe njëri ndër perandorët më të rëndësishëm të historisë bizantine. Ai e konsolidoi veprën e paraardhësit të tij si në politikën e brend- shme ashtu edhe në politikën e jashtme dhe e ktheu perandorinë e vogël, që kishte rënë në nivelin e një province, në një fuqi të madhe. Sigurisht atij ia lehtësuan punën edhe dobësia e perandorisë latine e gabimet e rivalëve të tij grekë e bullgarë.

Qysh në vitet e para të sundimit të tij, raporti i forcave në Azinë e Vogël anoi përfundimisht në favor të Nikesë. Rebelimi i vëllezërve të Teodorit I që donin t'i rrëmbenin Vatacit fronin me ndihmë të latinëve, u kthye në një rrethanë të favorshme për perandorin dhe perandorinë e tij. Në afërsi të Poimanenos, ku njëzet vjet më parë Teodor Laskari ishte mundur nga latinët, Johan Vataci korri një fitore mbi ushtrinë latine të pretendentit dhe paskëtaj pothuaj gjithë zotërimet 1 atine të Azisë së Vogël ranë në duart e tij. Në bazë të paqes së vitit 1225 latinët mbajtën në Azinë e Vogël vetëm bregdetin përballë Kostandinopojës me rrethet e Nikomedisë. Në të njëjtën kohë, flota nikease pushtoi ishujt e Lesbos, Kios, Samos dhe Ikarias e pak më vonë edhe ishulli i Rodit u detyrua të njohë sovranitetin e perandorit. Perandoria nikease e konsolidoi kështu pozitën e vet si në tokë edhe në det e filloi të bëjë përgatitje për të sulmuar territorin europian. Një thirrje e popullsisë së Adrianopojës i dha Vatacit pretekstin për të dërguar trupa në Trakë. Ushtria perandorake pushtoi disa qytete bregdetare dhe hyri në Adrianopojë pa hapur qëndresë. Rivendosja e sundimit bizantin në Kostandinopojë u duk fare e afërt. Në fakt, perandoria latine nuk ishte në gjendje të bënte një qëndresë serioze. Por pikërisht në atë moment, perandori nikeas u sulmua pas shpine nga rivaliteti i tij perëndimor.

Teodor Engjëlli nga ana e tij kishte kaluar nga fitorja në fitore. Përveç pushtimit të territorit të mbretërisë së dikurshme të Selanikut, ai kishte zënë ndërkohë edhe një pjesë të Trakës. Tani ushtritë e tij iu drejtuan Adrianopojës, ku i detyroi forcat e Nikesë të tërhiqeshin dhe i sigurt në fitore, marshoi vetëtimthi mbi Kostandinopojë. Ai i ishte afruar akoma më shumë se perandori nikeas objektivit final. Por këtë objektiv synonte ta arrinte edhe cari i Bullgarisë, Ivan II Aseni. Periudha që lidhet me sundimin e Ivan II Asen (1218-1241), djalë i Asenit I, përfaqëson apogjeun e perandorisë së dytë bullgare. Ashtu si dikur Simeoni edhe Ivani II Asen aspironte as më shumë e as më pak se themelimin e një perandorie bullgaro-bizantine me kryeqytet në Kostandinopojë; Për një çast ai u gjend fare pranë realizimit të ëndrrës së tij. Më 1228 vdiq perandori latin Robert Kurtënë dhe kurora i kaloi vëllait të tij të mitur Balduin II. Në kushte të tilla kur mungonte një drejtues dhe kur po shumoheshin rreziqet e jashtme, në Kostandinopojë lindi ideja për t'ia besuar regjencën sovranit bullgar, pasi vetëm ky dukej i aftë ta shpëtonte kryeqytetin nga sulmi i bizantinëve. Ujdia midis Asenit II dhe familjes Kurtënë, që buronte nga lidhjet e tyre të përbashkëta me familjen mbretërore hungareze, duhej të forcohej edhe me anë të fejesës së perandorit të n latin me vajzën e carit Helenën. Ky projekt martese i jepte një mbështetje të fortë planeve të Asenit. Si dikur Simeoni, edhe Aseni e shihte që tani veten si vjehërr të perandorit të mitur, pra zot të plotfuqishëm të Kostandinopojës.

Por planet e tij binin ndesh me ato të Teodor Engjëllit, i cili nga ana e tij e konsideronte veten tashmë zot të Kostandinopojës. Teodori e prishi aleancën e lidhur me Asenin kundër Johan Vatacit dhe i shpalli menjëherë luftë sovranit bullgar. Por guximi i tij përfundoi në mënyrë fatale. Në pranverë të vitit 1230, në afërsi të Klokotnicës, buzë Maricës, ushtria e tij u asgjësua nga bullgarët. Vetë Teodori u zu rob e më vonë u verbua. Fuqia e tij që mori aq fluturimthi të përpjetën, u shemb për tokë sa hap e mbyll sytë.

Megjithatë, vëllai i tij Manueli i cili zuri vendin e tij në fronin e Selanikut, mundi ta ruajë sundimin mbi vetë Selanikun, mbi Thesalinë dhe mbi Epirin. Por fuqia e vjetër e Teodorit ishte katandisur në një hije të vetes së saj. Si pretendente për fronin e Kostandinopojës, perandoria greke perëndimore u zhduk nga skena. Aseni II mundi të ripushtonte pa ndeshur ndonjë qëndresë territoret që Teodori sapo kishte pushtuar në Trakë dhe Maqedoni, gjithashtu dhe një pjesë të Shqipërisë. Edhe Serbia, ku deri atëherë ishte shtrirë ndikimi i perandorit të Selanikut, ra nën influencën e sovranit bullgar: dhëndër i Teodorit, Radoslavi u shkarkua dhe pushtetin e mori vëllai i tij, Vladislavi, i cili u martua me vajzën e Asenit II. Me një krenari të ligjshme, Aseni II mburret në një mbishkrim se kishte pushtuar tërë viset nga Adrianopoja deri në Durrës. Vetëm Kostandinopoja dhe qytetet rreth saj, sikurse thuhet, mbetën në duart e frëngjve. "Por edhe këto,- vazhdon cari i Bullgarisë, duke aluduar për moshën e mitur të perandorit latin dhe për projektin e regjencës, i takojnë pushtetit tim sepse nuk kanë perandor tjetër përveç meje dhe ato do t'u binden vullnetit tim, sepse kështu ka urdhëruar Perëndia.

Beteja e Klokotnicës, e cila i dha fund ngjitjes së perandorisë greke perën- dimore përfaqësoi, në të njëjtën kohë, fillimin e ngjitjes së Perandorisë bullgare. U duk sikur hegjemonia e Asenit II mbi gadishullin ballkanik ishte tashmë absolute. Por duke e parë situatën më nga afër, shihet se ai që kishte nxjerrë përfitimin më të madh nga beteja e Klokotnicës nuk ishte cari i bull- garëve, por perandori i përmbajtur i Nikesë, i cili kishte qëndruar me dinakëri mënjanë. Fitorja e Asenit mbi Teodorin e çliroi perandorin e Nikesë nga rivali i tij perëndimor. Por kjo fitore nuk e afroi as vetë carin e bullgarëve te objektivi final. Përkundrazi, për Kostandinopojën latine perspektiva e caktimit të Asenit si regjent e kishte humbur forcën e vet tërheqëse, që nga çasti kur Teodor Engjëlli nuk përbënte më një problem shqetësues. Përkundrazi, pas zhvillimit të fundit të fuqisë bullgare, rreziqet që përmbante plani u dukën më sheshit. Kështu u zgjodh perandor plaku Johan dë Brienne, mbret titullar i Jeruzalemit. Ky fakt shkaktoi një përmbysje të plotë të politikës së Asenit 11, i cili u detyrua t'i përgjigjet sfidës duke u shpallur luftë latinëve të Kostandinopojës. Ai u vu në kontakt me Johan Vatacin dhe lidhi me të një aleancë greko-bullgare kundër perandorit latin. Me këtë aleancë u bashkua edhe Manueli i Selanikut, i cili në fakt luajti vetëm rolin e një vartësi.

Kthesa politike e Asenit II kërkonte edhe një orientim të ri për sa u përket çështjeve kishtare. Natyrisht ideja e bashkimit me Romën që ishte pranuar nga Kalojani, nuk kishte mundur të zinte rrënjë në Bullgari. Por tani që paraqitej si nismëtar i aleancës antilatine të sovranëve ortodoksë, Aseni II nuk mund të toleronte më as nënshtrimin formal ndaj kishës romane. Duhej themeluar një patriarkat ortodoks më vete në Tërnovo dhe të sigurohej njohja nga Nikea dhe nga patriarkatët lindorë. Pas tratativave të gjata, krerët kishtarë dhe poli- tikë të Nikesë vendosën të sanksiononin themelimin e patriarkatit bullgar. Perandoria bullgare fitonte pavarësinë kishtare. Po ashtu si kryepeshkopata autoqefale e Serbisë, edhe patriarkati bullgar duhej ta njihte që në fillim primatin e patrikut të Nikesë, të përmendte emrin e patrikut bizantin në shërbesat fetare dhe t'i paguante atij tributin. Në pranverën e vitit 1235 në Galipoli - i cili sapo ishte pushtuar nga Vataci - u nënshkrua traktati i aleancës. Pastaj në Lapsako u festua me solemnitet martesa e birit të perandorit Teodori (II) Laskari, me vajzën e carit të Bullgarisë, e cila më parë ishte destinuar për Balduinin II. Këtu u shpall gjithashtu, me miratimin e patrikëve lindorë, posti i ri i kreut të Kishës bullgare.

Aleatët kaluan menjëherë në veprim. Filluan duke rrethuar Kostandi- nopojën nga toka dhe nga deti. Me afrimin e dimrit veprimet luftarake u ndërprenë dhe rifilluan më 1236. Kryeqyteti i rrethuar rezistoi duke pasur përkrahjen e flotës së fuqishme venedikase. Por gjendja e latinëve ishte aq kritike saqë perandori i mitur Balduini II braktisi Kostandinopojën dhe iku në Perëndim për të kërkuar ndihma. Kryeqyteti i Perandorisë latine shpëtoi nga përçarja që ndodhi në radhët e agresorëve. Cari i Bullgarisë bëri një tjetër kthesë të menjëhershme mbasi u bind, ndonëse me vonesë, por padyshim me të drejtë, se shembja e sundimit latin do të favorizonte kryesisht Perandorinë e Nikesë dhe se kjo e fundit do të bëhej një fqinjë shumë më e rrezikshme se Perandoria e rraskapitur Latine. Ai i preu lidhjet me Vatacin. Në aleancë me latinët dhe me kumanët, që ishin duke përparuar në Ballkan, i shpalli luftë ish-aleatit të tij. Curuloni, një nga kështjellat më të rëndësishme të slitetit Nikea në Trakë, u rrethua nga bullgarët, latinët dhe kumanët. Në këtë çast, politika e paqëndrueshme e Asenit II pësoi një kthesë të re dhe të fundit, këtë radhë për shkak të një tronditje të thellë emotive. Në Tërnovo kishte shpërthyer një epidemi: vdekja e papritur e gruas së tij, e një prej fëmijëve të tij dhe e patrikut bullgar iu duk carit një shenjë e zemërimit hyjnor për tradhtinë që kishte kryer përballë Johan Vatacit. U tërhoq nga Curuloni dhe aty nga fundi i vitit 1237 nënshkroi paqen me perandorin e Nikesë.56 Fakti se trupat latino-kumane arritën megjithatë të shtien në dorë përkohësisht Curulonin nuk e pengoi kursin e përgjithshëm të ngjarjeve, të cilat u zhvilluan në favor te perandorisë së Nikesë. Më 1241, Ivan II Aseni vdiq dhe pak kohë më vonë, me invazionin e mongolëve filloi shpërbërja e fuqisë bullgare.

Johan Vataci nuk kishte më asnjë rival të rrezikshëm. Dëshira e papërmbajtur dhe e pashuar për pushtime e perandorit sypatrembur të Selanikut ishte thyer. Etja e çartur por e papërqendrueshme për pushtet e carit të Bull- garisë ishte shteruar. Perandoria latine ishte bërë prej kohësh objekt i politikës së fuqive fqinje dhe ajo mbijetonte në sajë të mosmarrëveshjeve që ekzistonin në radhët e armiqve të saj. Tani perandori i Nikesë po bëhej gati të mblidhte frytet e këmbënguljes së tij të llogaritur dhe të epërsisë së tij politike.

Më 1242, ai ndërmori një fushatë kundër Selanikut, ku atëherë sundonte Johani me përkrahjen e të atit të tij, Teodor Engjëllit, i liruar ndërkohë nga Aseni II. Me një përparim të shpejtë dhe fitimtar po i afrohej kryeqytetit kur dyndja e mongolëve në Azinë e Vogël e detyroi të tërhiqej dhe të lidhte paqe. Por me gjithë përfundimin e parakohshëm, kjo fushatë pati një sukses jo të papërfillshëm. Perandoria greko-perëndimore hoqi dorë formalisht nga vazhdimi i rivalitetit me perandorinë superiore nikease. Sovrani i Selanikut dorëzoi simbolet perandorake dhe e njohu sovranitetin e perandorit nikean, i cili si shpërblim i dha atij titullin despot.

Invazioni mongol e pështjelloi krejt Europën Lindore dhe Lindjen e Afërt. Mbretëria Ruse ra përballë invazorëve dhe mbeti për më tepër se dy shekuj nën zgjedhën e tartarëve, të cilët formuan në rrjedhën e poshtme të Vollgës dhe të Donit të ashtuquajturën Hordhi të Artë. Polonia, Silezia, Bohemia, Moravia, Hungaria dhe gjithë pellgu i Danubit u shkretuan nga mongolët, të cilët arritën deri në brigjet e Adriatikut. Gjatë tërheqjes së tyre përmes Ballkanit shkretuan krahinat sllavo-jugore dhe e detyruan Bullgarinë t'u paguante një haraç. Në të njëjtën kohë ata vërshuan me egërsi të papërmbajtur në Lindjen e Afërt. Fqinji lindor i Perandorisë së Nikesë, sulltanati i ar-Rumit dhe Perandoria e vogël e Trapezundit e panë të kërcënuar ekzistencën e tyre, madje edhe Nikea u tremb në se do të mbijetonte. Për t'u mbrojtur nga armiku i përbashkët, Johan Vataci lidhi një aleancë me sulltanin e Ikonit (1243). Por shtet e vogla të Azisë së Vogël nuk kishin fuqi për t'i bërë një rezistencë serioze një armiku, pushteti i të cilit shtrihej nga Oqeani Paqësor deri në Europën Qendrore. Perandori i Trapezundit u shpartallua keq nga mongolët dhe u bë vasal i tyre. Edhe sulltani i Ikonit mori përsipër t'u paguante atyre një haraç. Me një çmim të tillë Perandoria e Trapezundit dhe sulltanati i ar-Rumit mundën ta shpëtonin ekzistencën e tyre, meqenëse mongolët u drejtuan gjetkë, nga fushata më të rëndësishme. Perandoria e Nikesë doli e paprekur madje nxori përfitime me vlerë nga dobësimi i rivalëve të saj lindorë.

Johan Vataci mundi përsëri të merrej me Gadishullin Ballkanik. Më 1246 korri me forca të kufizuara fitore vendimtare si kundër bullgarëve ashtu dhe kundër Perandorisë greko-perëndimore. Perandoria bullgare, e cila deri pak kohë më parë ishte fuqia më e madhe ballkanike, nën sundimin e bijve të mitur të Asenit II, u gjen në një situatë të dëshpëruar, e detyruar, siç ishte, t'u jepte haraç tartarëve. Vdekja e papntur e 12 vjeçarit Kaloman (1241-1246), vendin e të cilit e zuri në fron vëllai me tjetër nënë akoma më i mitur, Mihali (1246-1256), e keqësoi më tej pështjellimin që mbretëronte në vend. Vataci pushtoi pa ndeshur qëndresë territoret që Ivani II Aseni ia kishte marrë pak më parë perandorisë greko-perëndimore. Ai e shtriu sovranitetin e vet në Trakë deri në rrjedhën e sipërme të Maricës dhe në Maqedoni deri në Vardar. Pastaj u drejtua kundër Selariikut, në fronin e lëkundshëm të të cilit, pasi ishte verbuar Teodori, kishin ardhur njëri pas tjetrit, qeveritë kukulla të pasardhësve të tij të dobët. Edhe këtu Vataci korri një sukses të bujshëm: me përkrahjen e një opozite të fortë, e cila uronte ardhjen e tij, Perandori nikean hyn pa asnjë të shtënë në Selanik në dhjetor të vitit 1246. Teodori u shpërblye me një pronë pranë Vodenës, ndërsa djali i tij Dhimitri, sovrani i fundit i Selanikut (1244-1246) u zu rob dhe u çua në Azinë e Vogël. Në Selanik u vendos që atëherë, si vikar i zotërimeve europiane të Perandorisë së Nikesë, Andronik Paleologu. Biri i tij, perandon i ardhshëm Mihal Paleologu u bë komandanti ushtarak i Serresit dhe i Melnikut.

Bërthama e vjetër e perandorisë greko-perëndimore, Epiri ishte shkëpu- tur nga Selaniku që pas disfatës së Klokotnicës. Së bashku me Selanikun, ajo e ruante pavarësinë e vet nën despotin Mihali II, një djalë natyrai i Mihalit I Engjëllit. Për të mënjanuar ndërlikimet e mëtejshme, Vataci lidhi një traktat miqësie me Mihalin II dhe e fejoi mbesën e tij, Maria Laskarin me trashëgim- tarin e fronit epirot, Niqiforin (1249). Por nën ndikimin e Teodorit, shpirtin e turbulluar të të cilit askush nuk arrinte ta përmbante, Mihali e shkeli trak- tatin dhe pushtoi disa qytete të perandorisë së Nikesë në Maqedoni. U shkua kështu drejt një konflikti të armatosur, i cili mori një drejtim në disfavor të tij. Mihali u detyrua të pranonte kushtet e paqes të diktuara nga delegatët e perandorit në Larisë. Ai u detyrua jo vetëm t'ia kthente perandorit të Nikesë qytetet që kishte pushtuar pak më parë, por edhe të lëshonte territorin e Maqedonisë perëndimore që ua kishte shkëputur bullgarëve bashkë me qyte- tin shqiptar të Krujës. Veç kësaj, ai u detyrua të dërgonte si peng birin e tij Niqiforin (1252). Si shkëmbim për njohjen e sovranitetit të perandorit nikean, at e bir morën nga ai titullin e despotit. Teodor Engjëlli, megjithatë, u internua dhe e mbylli jetën e tij të trazuar në një burg nikean.

Johan Vataci ishte në lidhje të ngushtë me dy fuqitë përcaktuese të Perëndimit, Papatin dhe perandorin gjerman. Veçanërisht miqësore ishin marrëdhëniet e tij me Frederikun II Hohenshtaufen. Rrethana që njëri nga të dy ndodhej në luftë kundër Papatit dhe tjetri kundër Perandorisë latine e lehtësoi afrimin midis tyre dhe i shtyu ata që të lidhnin një aleancë, e cila u vulos në martesën e Johan Vatacit - pas vdekjes së gruas së tij të parë Irena Laskarit -bëri me Kostanca-Anën vajzën e re të Frederikut. Letrat e Frederikut drejtuar Johan Vatacit shprehin simpati të vërtetë dhe admirim për grekët, të cilët "ky i ashtuquajtur superprift (d.m.th. papa) guxon paturpësisht t'i fyejë si heretikë, në një kohë që pikërisht prej tyre nisi besa e krishterë për të arritur deri në kufijtë më të largët të botës". Kjo aleancë nuk pati pasoja të dukshme, por padyshim ajo e rriti prestigjin e Perandorisë së Nikesë.

Ashtu si pothuaj të gjithë perandorët bizantinë të shekujve të fundit, Johan Vataci ndërmori bisedime me Kishën romane për bashkim. Si kusht për bashkim ai pretendonte nga papa të hiqte dorë nga Perandoria latine. Fillimisht tratativat qenë të pasuksesshme, ashtu siç kishin qenë orvatjet e të gjithë unionistëve të mëparshëm. Afrimi i perandorit grek me Frederikun II e bëri edhe më të vështirë arritjen e marrëveshjes. Por nën pontifikatin e Inocentit IV, sidomos pas vdekjes së Frederikut II, tratativat morën një zhvillim të favorshëm, Inocenti IV ishte një politikan tepër i mprehtë për të mos kuptuar se afrimi i perandorisë së Nikesë që po fuqizohej vazhdimisht në çështjen e Romës do të ishte më i dobishëm sesa ruajtja e Perandorisë latine që ishte në rënie. Ashtu si perandori grek ishte i gatshëm të sakrifikonte pavarësinë e Kishës së tij për të pushtuar Kostandinopojën, edhe papa ishte i gatshëm të sakrifikonte Perandorinë latine për hir të bashkimit kishtar me grekët.U duk sikur të dyja palët ishin afruar midis tyre si asnjëherë më parë. Por edhe këtë radhë hapi përfundimtar nuk u krye. Përkrahja e Romës, e cila do të paguhej me konçensione të rënda, nuk ishte më e domosdoshme: ditët e Perandorisë latine ishin sidoqoftë të numëruara. Falë fitoreve të mëdha të Johan Vatacit, rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine në Bosfor ishte vetëm një çështje kohe.

Vataci e dyfishoi shtrirjen e Perandorisë nikeane. Zotërimi i tij në Azinë e Vogël kishte tani baza të shëndosha dhe një pjesë e Gadishullit Ballkanik ishin nën skeptrin e tij. Rivalët e vjetër të Perandorisë së Nikesë ishin eliminuar ose nënshtruar. Territori i Perandorisë latine ishte rrudhur në zonën rreth e rrotull Kostandinopojës dhe ishte rrethuar nga zotërimet e perandorit nikeas. Varfëria e saj ishte kaq e tmerrshme sa Balduni II ua dorëzoi peng djalin e tij të vetëm, Filipin, tregtarëve venedikas si garanci për një hua që mori prej tyre. Nuk mbetej veçse një përpjekje për ta përfunduar veprën e rimëkëmbjes me pushtimin e kryeqytetit. Ky triumf i fundit i ishte rezervuar një tjetri. Por Johan Vataci i kishte krijuar tashmë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë hap dhe merita e rimëkëmbjes së Perandorisë Bizantine i takon kryesisht atij.

Jo më pak e rëndësishme se politika ndërkombëtare e Johan Vatacit është veprimtaria e tij në fushën e politikës së brendshme. Ai u kujdes për të përmirësuar organizimin e drejtësisë dhe luftoi kundër abuzimeve administrative. Me përkrahjen e gruas së tij Irena Laskarit u kujdes gjithashtu për të zbutur mjeri- min e shtresave më të varfra të popullsisë. Ai themeloi mjaft shtëpi mjekimi dhe institute bamirëse. Për të kënaqur shpirtin fetar bizantin miratoi një pro- gram madhështor për ndërtime kishash. Për të plotësuar kërkesat për mbro- jtjen ushtarake ndërtoi kalara në viset kufitare. Sipas traditave më të mira të shtetit bizantin, Johan Vataci caktoi parcela tokash për ushtarët. Ai e përforcoi efektivin e ushtrisë me kumanë, të cilët ishin dëbuar nga viset e pushtuara nga dyndja mongole. Kumanët u vendosën në viset kufitare si stratiotë, disa në Trakë, të tjerët në luginën e Meandrit dhe në Frigji.w Kështu në Lindje u nvendos sistemi i mbrojtjes kufitare. Me të drejtë, historiani bizantin Gjergj Pahimeri sheh në këto masa një nga veprat më të rëndësishme të shtetit nikean. Veç kësaj në mbretërinë nikeane u dhanë gjithashtu feude pronoia në numër të madh. Duket me siguri se Johan Vataci e rriti numrin e fisnikërisë së vogël ushtarake me dhënien në pronësi të pronoiave me sipërfaqe të kufizuar.

Një konsideratë të veçantë meritojnë masat ekonomike të Johan Vatacit, të cilat sollën një mirëqenie që Perandoria Bizantine nuk e kishte njohur prej shumë kohe.68 Perandon i kushtoi një kujdes të veçantë zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe të blegtorisë duke i dhënë ai vetë shembullin. Pronat e perandorit duhej të shërbenin si model për t'u treguar nënshtetasve sesi një mbjellje e kujdesshme dhe e zgjuar mund të sjellë fitime të mëdha në bujqësi, në vitikulturë dhe në rritjen e bagëtive. Perandori i dhuroi gruas së tij një kurorë të mbushur me margaritarë dhe gurë të çmuar të blera me paratë e fituara nga shitja e vezëve të prodhuara në fermën e tij. Kjo "kurorë e vezëve", siç e quajti vetë perandori kishte për të kuptimin e një programi të tërë. Në fakt parimi themelor i politikës së tij ishte të realizonte plotësimin e nevojave ekonomike të vendit të tij. Ai u përpoq ta çlironte perandorinë nga importimi i mallrave të huaja pra edhe nga zgjedha ekonomike prej qyteteve italiane. Ai ua ndaloi rreptësisht nënshtetasve të vet të blinin mallra luksi të huaja. Kushdo duhej të kënaqej me atë "që prodhonte trualli i romejve dhe krijonin duart e romejve. Edhe pse buronte nga arsye etike, ky proteksionizëm drejtohej kundër Venedikut Masat doganore kundër importimeve venedikase duhet të sillnin ndërlikime të rënda, meqenëse ato përbënin një shkelje të marrëveshjeve tregtare të nënshkruara nga të gjithë perandorët bizantinë që nga Aleksi I Komneni deri te Teodori I Laskari. Por, askush nuk mund t'ia mohonte perandorit të drejtën t'ua ndalte nënshtetasve të vet një luks të tepruar. Ndërkohë sasira të mëdha mëtalesh të çmuara dhe stofash luksoze eksportoheshin në sulltanatin fqinj të Ikonit. Invazioni mongol, i cili nuk e preku perandorinë e Nikesë por që kishte shkretuar rëndë shtetet fqinjë, u solli një përfitim të konsiderueshëm ekonomik bizantinëve. Turqit blinin ushqime në perandorinë e Nikesë duke i paguar me çmim të lartë në ar dhe në mallra. Kështu, me gjithë numrin e madh të luftërave, në Nike nuk ekzistonte asnjë mungesë parash. Gjendja financiare dhe ekonomike e shtetit nikean nën Johan Vatacin ishte shumë më e shëndoshë sesa ajo e Perandorisë Bizantine në kohën e Komnenëve dhe Engjëllorëve të fundit. Edhe vetë shteti ishte shumë më i shëndetshëm, gjë që tregon se linfat jetësore tëbizantinëve nukishinshteruar akoma dhe se rigjenerimi i Perandorisë Bizantine ishte gjithmonë i mundshëm.

Johan Vataci, i cili në vitet e fundit të jetës së tij vuante nga goditje epileptike, vdiq më 3 nëntor 1254.69 Meritat e tij të jashtëzakonshme patën gjithashtu një vlerësim shumë të lartë: gjysmë shekulli pas vdekjes së tij ai u shenjtërua dhe deri në kohët e fundit perandori i shenjtë Johan Përdëllimtari përkujtohej çdo vit në Kishën e Magnezizë që ai vetë e kishte ndërtuar dhe ku ai u varros, gjithashtu në Ninfe, vendbanimi i tij i preferuar.

info@balkancultureheritage.com