Ngritja e një perandorie (1298-1396)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Ngritja e një perandorie (1298-1396)

Mënjanimi i rivalëve: shteti papnor Kërcënimi në Itali Një përpjekje vendimtare: revolta e Zarës Pushtimi i Friulit Raguza dhe Adriatiku qendror

Joshja e Hungarisë për nga Adriatiku shfaqet fuqishëm në periudhën e mbretit Ladislav I, vdekur më 1095, i cili e pushton Kroacinë bregdetare pas vdekjes së të kunatit Demeter Zvonimir. Më pas, mbreti Stefan V (1240-1272), i vetëdijshëm për mundësitë që kishte një hapje drejt jugut, përuron një politikë ambicioze martesore mefëmijët e vet: Katerina martohet me Stefan Dragutinin, të birin e Uroshit I, mbretit të Serbisë, Ana niset për në Konstandinopojë në pallatin e perandorit Andronik II, Maria lidhet më 1270 me Karlin II të Anzhuve, mbretin e Napolit, ndërsa i vëllai, mbreti i ardhshëm i Hungarisë, Ladislavi IV është martuar me Isabelën, një nga vajzat e mbretit Karli I i Napolit. Kështu që pretendimet hungareze që kanë të bëjnë me rifitimin e zotërimeve të dikurshme në Adriatik afirmohen rishtaz në mënyrë të drejtpërdrejtë e agresive kundrejt Venedikut, i cili ia ka frikën rrethimit edhe më shumë tani që Manfredi i Hohenstaufenit, i cili ka mbetur në Itali të jugut, përgatit pushtimin e bregdetit shqiptar mbasi është martuar me vajzën e despotit grek të Epirit, duke dërguar trupa në Durrës dhe në Vlorë. Në ato kohë padyshim fjala është për një përmbysje të qëndrueshme të asaj situate e cila, përtej vullnetit politik të shprehur qartaz të sovranëve hungarezë, ka të bëjë me një debat të papritur institucional në Venedik. Në fakt tradita diplomatike, deri në fund të shekullit XIII, kërkon që edhe dogjët ta vendosin theksin mbi aleancat martesore për të përforcuar përparimin territorial që është arritur mbas suksesit të kryqëzatës së katërt. Dogja Lorenzo Tiepolo (1268-1275), martohet nga ana e tij me Bergnacian, të bijën e Stefanit Uroshit I Nemanja të Serbisë, rrëzuar nga froni më 1276, e cila sjell si prikë një numër të madh feudesh e zotërimesh, nga të cilat përfitojnë disa fise të caktuara të fisnikërisë venedikase që janë vendosur në këtë rajon brez pa brezi e që mbulojnë këtu funksione administrative. Pikërisht këtë gjë e hedh tani poshtë Këshilli i Madh i fisnikëve të Venedikut, për të shmangur krijimin e feudeve të trashëgueshme të përfshira në zotërimet koloniale të përtej detit. Më 1275, me qëllim që të ndërpritet kjo traditë e dëmshme për interesin publik, teksti i betimit që shqipton dogja i zgjedhur Jacopo Contarini, i cili vetë vjen prej një familjeje që nuk preket shumë nga ky debat, ka ndryshuar: tanimë dogja nuk mund të martohet me një princeshë të huaj pa miratimin e Këshillit të Madh; në qoftë se ndodh diçka e tillë për arsye shtetërore, të gjitha zotërimet territoriale që përftoheshin në këtë rast si prikë do të kalonin nën zotërim publik.

Ky zhvillim ka një rëndësi të dorës së parë, sepse tani është e largët ajo kohë kur Tekomeloja i ofronte një konti venedikas të Raguzës, Giovanni Dandolos, ishullin e Lagosës, dhuratë kjo e shoqëruar nga privilegje tregtie mjaft fitimprurëse. Kërcënimi ishte më se real pasi një grup me shumë ndikim që ushtronte presion, i drejtuar nga Dandolot, Tiepolot dhe Morsinët, kërkonte të grumbullonte rreth vetes përfitimet e një politike të përpunuar martesore. Le të kujtojmë për shembull Michele Morosinin që ishte lidhur me aristokracinë hungareze të Dalmacisë, duke ia dhënë dorën e së bijës Tomasina princit Stefan Arpad, dukës së Sllavonisë, djalit që i lindi pas vdekjes mbretit hungarez Andrea II. Më pas ajo do të bëhej nëna mbretëreshë e mbretit Andrea III e do të kthehej në Venedik, pasi mbeti vejushë, më 1311, çka i bije jo pak kambanës së ambicjeve që kishte familja e saj. Vetëm Alberto Morosini, i cili qëndroi në Zarë për të administruar dukatin në emër të së motrës, bëri një lëvizje jo të keqe tek i ofroi dorën e së bijës Ladislavit II, djalit të Stefan Dragutinit, mbretit të Serbisë. Dy anëtarë të tjerë të familjes, Ruggiero dhe Teofilo Morosini u zgjodhën disa herë kontë të Zarës, duke lidhur me dëshirë marrëveshje me Subiçët, të parët e Kroacisë e të Bosnjës hungareze nën titujt e kontëve të Bribirit dhe të Trogirit. Nisma të tilla nuk pëlqeheshin aspak nga qeveria venedikase.

Shpirti i unitetit që kishte kasta bujare dh-* ndjenja e kohezionit e bashkësisë kombëtare dolën fatale për Jacopo Tiepolon: djali i dogjës Lorenzo, që ishte martuar me Mara Subiçin, u mënjanua përfundimisht nga gara për magjistraturën supreme. 41 zgjedhësit parapëlqyen të zgjedhin Pietro Gradenigon, anëtar i një klani rival, një burrë i ri 38- vjeçar, një përjashtim i madh për gerontokracia fisnike që ndodhej në pushtet. Tani kjo traditë u ndërpre brutalisht, edhe pse shumë kohë më pas babai i mbretit të fundmë të Italisë, Viktor Emanuelit III, u martua me Helena Petroviçin, trashëgimtare e një fisi me emër malazez.

Ky risim institucional që shoqëronte mbylljen e dyerve të Këshillit të Madh për ata që nuk e dëshmonin dot prejardhjen aristokrate “si nga ana e atit ashtu dhe nga ajo e nënës”, u dyfishua me vetëdijësimin për vlerat e veçanta që kishte një elitë venedikase e kthyer në minoritet brendapërbrenda një perandorie të madhe koloniale. Atëherëlufta për ndikim kulturor e fetar ravijohet më saktësisht: kështu p.sh. qeveria i kërkon Begnacia Nemanjës që ta ndryshojë emrin në Agnese, emër tipik venedikas, “pasi emrat e huaj nuk mund të mbahen më në fisnikërinë e Venedikut”. Në vitet 1210, një ngjarje e shënuar e kishte tronditur Senatin: atëherë kur në shenjë falenderimi për një bashkëpunim mjaft efikas kundër Bizantit por edhe kundër hungarezëve, venedikasit i propozojnë papës Honorius III që t’i vendosë kurorën mbretërore Stefanit II të Serbisë më 1217. I mrekulluar nga ky fat i papritur, papa gjen në Ballkan një mbrojtës të katolicizmit, mirëpo i vëllai i këtij mbreti, kryepeshkopi Sabbas, e refuzon këtë kundërgoditje. Ai arrin ta bindë mbretin Stefani II i Kurorëzuari i Parë (prouencani) që të shenjtërohet në tokë serbe në manastirin e Zicës, i cili do të bëhet mazoleu i mbretërve të shenjtë të Serbisë. Kështu Stefani, mbreti themelues i dinastisë së Nemanjës, dhe i vëllai Sabbas, organizatori i kishës autoqefale të Serbisë më 1219, e futin mbretërinë e vogël të Serbisë në rrugë të reja.

Tërë vendet e lagura nga Adriatiku pësojnë në fund të shekullit XIII përmbysje të mëdha.

Tirania që ushtronin Subiçët, kontë të Bribirit dhe zotërinj të Dalmacisë kontinentale përreth luginës së Cercës pranë Bribirit dhe Ostrovicës, i shtyu fqinjët e trembur që të hynin në një luftë feudale për të ruajtur trashëgiminë e tyre. Më 1272 kjo familje shtie nën kontroll Shebenikun pastaj Traun, Spalaton dhe Nonën, ndërsa përfaqësuesit e saj i detyrojnë banorët që të zgjedhin si kont dhe mbrojtës të tyre atë që i ka dhënë vetes titullin e banit trashëgimtar të Kroacisë dhe Dalmacisë. Duke ia pasur frikën fuqisë së komunave qytetare të mbështetura nga Republika e Venedikut, Subiçëve në radhë të parë, bani Mladen II e pastaj Gjorgji II ngritën një principatë autonome që u bënte hije fqinjëve të fuqishëm.

Familjet e mëdha feudale të kësaj treve i kundërviheshin pushtetit të komunave borgjeze qytetare të mbështetura nga Venediku dhe kërkonin përkrahjen vendimtare të aristokracisë latifondiste të afërt me banin përfaqësues të mbretit Andrea të Hungarisë. Kundërshtarët më të rreptë të dogjës janë Subiçët, sundimtarë të një territori të madh që përfshinte Shebenikun, Zarën, Spalaton, Traun. Guvernatori (bani) i Kroacisë, Paolo Subiç (1273-1312) kishte zgjuarsinë politike që të kërkonte marrjen e qytetarisë venedikase mbasi ishte martuar me një Tiepolo, çka i mundësoi të përbetuarit arratiak Baiamonte Tiepolo që të strehohej në tokat e tij.

Qysh nga vdekja e mbretit të Hungarisë Andrea III, të mbramit të Arpadëve, Anzhuinët e Napolit rivendikuan fronin e Hungarisë, kurse Subiçët shtinë në dorë Zarën më 1311. Bani Paolo Subiç u bë, përkrah të birit Mladen, guvernator, “kont i Zarës, princ i Dalmacisë dhe zëvendës-ban i Bosnjës”. Në Venedik kjo u prit me shushatje; nuk do të kalonin shumë muaj e reagimi do të vinte. Duke përfituar nga turbullirat që ndoqën vdekjen e Paolo Subiçit më 1213, i cili e la Mladenin II të ngatërruar në një luftë dinastie, Venediku kaloi në sulm dhe pushtoi Zarën më 1313. Përmbajtja e marrëveshjes që u nënshkrua më 23 shtator 1313 nxjerr në pah një mënyrë të sjelluri mjaft të pazakontë të venedikasve. Pikësëpari ata nuk kërkojnë marrje pengjesh nga kampi i të mundurve. Më pas pranojnë që përfaqësues vendas tëmarrin funksione, në kurriz të administratorëve që i delegon Këshilli i Madh. Së fundi autoriteti i kontit venedikas është i kufizuar, pasi ai duhet të mbajë parasysh statutet e qytetit të cilat u hartuan nga një markezan më 1312; sidoqoftë vetëm dogja dhe komuna e Venedikut kishin të drejtë të mbanin titullin e kontit të Zarës.

Duke dashur të japë një provë të shkathtësisë politike me pranimin e një kompromisi, qeveria venedikase tregon njëkohësisht dobësinë e saj e pasojat kanë për t’u ndjerë më pas. Konti që përfaqëson komunën e Venedikut luan një rol të ndjeshëm në lokalitetet fqinje. Në krye venedikasit e vënë popullin të zgjedhë një kont të përzgjedhur midis katër anëtarëve të fisnikërisë lokale besnikë ndaj Venedikut.

Kjo zgjedhje miratohet pastaj nga Senati, mbasi që konti është betuar për besnikërinë e tij ndaj fuqisë mbrojtëse; kështu ishte rasti dhe në Arbo më 1118. Konti është personalisht përgjegjës për miradministrimin e mandatit të vet të përkohshëm. Shpesh zgjedhja e autoriteteve bie mbi venedikas pjesëtarë të fisnikërisë të ngulitur në vendin përkatës: Domenico Morosini u zgjodh kont i Arbos e pastaj i Zarës më 1150, i vëllai në Ossero më 1160, i biri Ruggero më 1205. Lidhjet me elitat lokale përforcohen: më 1268 Leonardo Michiel kont i Osseros martohet me Desën, të bijën eZhupanit të Serbisë, ndërso Nicolo Michiel konti i Arbos martohet me një vajzë të mbretit të Hungarisë Ladislav II.

Mbas vitit 1278, Këshilli i Madh i Venedikut vendos që tanimë kontët e Dalmacisë të zgjidhen ndër anëtarët e Këshillit të Madh të fisnikëve të Venedikut, e pastaj, vitin në vijim, flitet për zgjedhje me votë të fshehtë e për mandat të përkohshëm, në mënyrë që të mënjanohet përçimi i trashëgueshëm i funksionit.

Konti duhet të banojë në lokalitetin dalmat që administron, ai shoqërohet prej një oborri të përbërë nga një kapiten, një kancelar, një noter dhe një kapelan, që bëjnë pjesë në curza-n ekzekutive e cila përfshin gjykatësit e qytetit dhe anëtarët e këshillave të mëdhenj e të vegjël. Shpesh titulli i kontit.bashkohet me titullin e titullarit të funksionit mbikëqyrjen policore të përgjithshme në lokalitet, por edhe në det. Për këtë qëllim ekziston një flotilje e vogël me disa pak lundra, që i shërben si mbrojtjes së lundrimit ashtu dhe tregtisë së veçantë që ushtron konti. Këta administratorë kanë punë plot në këto rajone, për arsye se autoriteti i Venedikut shpesh kundërshtohet nga fisnikëritë vendase që nuk e pranojnë aq lehtë tkurrjen e privilegjeve të tyre.

Më 1322 shpërthen lufta dhe Venediku e mposht Mladenin që vritet në betejë e pastaj dy vjet më vonë, edhe Gjorgjin. Një aleancë e papritur midis mbretit të Hungarisë, Venedikut dhe komunave dalmate ngadhënjen mbi këtë dinasti; ata që mbijetojnë prej saj vendosen në Clissa deri në mes të shekullit XV.

Ai shekull do të bëhej për Venedikun një epokë shkëlqimi që ngjalli xhelozinë e shteteve mesdhetare. Gjenovezët, të poshtëruar pas disfatës që pësuan në Shën Joan i Akrit (1258) lidhën me bizantinët një aleancë që do të çonte në rimarrjen e Konstandinopojës më 1261. Kështu do të vijë një periudhë tensionesh që çel luftën kundër bizantinëve, aqsa Venediku mendon të marrë pjesë në një ripushtim ushtarak që e propozon Karl Anzhuja më 1281.

Mbrëmësoret Siqeliane, në vitin në vijim e detyrojnë Republikën që t’i hyjë një faze negociatash që përmbyllen me sukses. Kjo e vë në pikëpyetje pozicionin e volitshëm të gjenovezëve që reagojnë fuqishëm: atëherë fillon një konflikt tepër i gjatë, aq sa disa historianë flasin për një luftë njëqindvjeçare, e cila i vë përballë gjenovezë e venedikas nga Krimeja në ishujt dalmatë.

Adriatiku, një fushë e mbyllur ku zhvillohen dyluftimet mesjetare, është një teatër i paracaktuar për gjithëfarësoj luftërash. Ngushtica e hapësirës duket sikur lehtëson përplasjen e flotave kundërshtare: kujtojmë që bregdeti lindor përthyhet mrekullisht, është i mbushur me një sërë limanesh dhe ishujsh që i bëjnë mjaft të mbara pusitë, kurse bregdeti perëndimor përballë është i zhveshur nga strehët mbrojtëse pothuajse në gjithë gjatësinë e vet dhe i braktisur nga erërat shtytëse në lundrim. Sido të jetë, kalimi i Adriatikut përbën një veprim të kuturisur e Venediku nuk mund të mos përfitojë nga ajo vendndodhje e admirueshme që kanë ishujt e atij bregdeti aq të lakmueshëm për bazat e tij cilësore, siç është ajo i Curzolës.

Të gjitha përçapjet nxjerrin në pah vullnetin për arritjen e hegjemonisë mbi transportet detare në drejtim të Levantit. Në Gjenovë ngadhënjimi mbi konkurrentët e afert ose të largët, pizanët dhe venedikasit, zgjon gjithëfarëlloj shpresash, mirëpo ndërkohë që disfata e Pizës është e plotë mbas vitit 1284, ajo e Venedikut është vetëm kalimtare. Në të vërtetë, gjenovezët as që do t’i shijojnë frytet e fitores së tyre, pasi paqja e Milanos, që u lidh falë ndërmjetësimit të Matteo Viscontit, nuk është se i favorizon shumë në Mesdheun lindor dhe në Adriatik: venedikasit përfitojnë prej saj, diçka e pashpresuar, të drejtën e hyrjes në Detin e Zi e njëkohësisht mbrojnë pozicionet në gjirin e tyre.

Skuadrilja e këtij gjiri, e parashikuar në paqen e Milanos (1299) të nënshkruar midis Gjenovës dhe Venedikut, është në ato kohë një mjet konkret për ruajtjen e interesave politike dhe tregtare në Adriatik kundrejt vendeve bregdetase. Komandanti i parë i kësaj skuadriljeje merr urdhra të qarta: “Të sulmohen ata që fusin armë në gjiun e Venedikut deri sa të asgjësohen krejt”. Kjo është si një pasojë e ligjit kundër piraterisë, të miratuar më 1303, i cili i jep përparësi të plotë sigurisë në det. Mirëpo sulmet ndaj anijeve tregtare që cilësohen si kusare nga autoritetet venedikase, kanë të bëjnë më fort me një politikë shantazhi sesa me shërbimin e policisë detare që u është akorduar bujarisht të gjitha vendeve bregdetase.

Ankesat e tregtarëve të vendosur në Ravenë, Ankonë ose Zarë dëshmojnë se veprimi i kapitenit të gjirit nuk arrin t’i fshehë mirë ca synime politike më ambicioze, të cilat kërkojnë të pengohet dinamizmi ekonomik i qyteteve-port në të dy krahët e Adriatikut. E gjitha është në fund të fundit rezultat i marrëveshjeve të shkuara me Fanon prej vitit 1141, pastaj me Ankonën dhe qytetet e Puljes, duke përcaktuar një vijë përjashtuese brenda së cilës mund të zhvillohet vetëm tregtia detare e kontrolluar nga venedikasit. Krejt gjiri mund të mbikëqyret veç me vështirësi, por zonat e ujërave territoriale janë nën një vëmendje të veçantë. Lufta për arritjen e hegjemonisë në Adriatik nuk do të mbyllet me luftën e dytë venediko-gjenoveze (1293-1299). Paqja e Milanos parashikon, ndër klauzolat e përgjithshme, asnjanësinë e Gjenovës në rast konflikti midis Venedikut dhe një fuqie ballkanike.

E ardhmja do të provojë dykuptimshmërinë e këtij pozicioni. Nga ana e vet, Venediku nuk dëshiron të konkretizojë ndonjë ambicje territoriale në Adriatik, porse politika e rafinuar e afrimit ndaj partnerëve vasalë në të dy krahët e gjirit i mundëson metropolit që, në mënyrë metodike e të përkorë të arrijë në autonominë ekonomike dhesigurimin e rrugëve detare. Nganjëherë, sovraniteti venedikas shfaqet me forcën e armëve. Gjatë luftës së shkurtër që kundërvuri Venedikun me patriarkatin e Akuileas gjatë pranverës së vitit 1355, janë kontët venedikas të Arbos dhe të Veglias që nisen nëkrye trupash të rekrutuara në Kroaci dhe në Istrie për të sulmuar Friulin.

Pak më shumë se 10 vjet më vonë, Andrea Michiel, që vazhdon të jetë me detyrë në Arbo, pajis atje dy galera për të luftuar kundër piratëve triestinë. Dështimi i kësaj shpedite e shtyn qeverinë venedikase të nisë trupa në sulm kundër Triestes. Dogja Andrea Contarini kërkon atëherë, në emër të komunës së Venedikut, mobilizim të përgjithshëm në Istrie gjatë dy viteve, më 1368 dhe 1369. Podestatit të Kapodistrias i duhet të radhitet në krah të kapitenit të ushtrisë për të përgatitur një bllokadë detare. Është e qartë që, atëherë kur diplomacia arrin në kufijtë e saj, vihen në veprim administratorët e zotërimeve të përtej detit; të njëjtën situatë e ndeshim edhe në bregun tjetër të Adriatikut.

Mënjanimi i rivalëve: shteti papnor

Si kishin bërë qëndresë për më shumë se dy shekuj, ankonasit më në fund u nënshtruan dhe hoqën dorë nga ushtrimi i tregtisë në Adriatik; prej kësaj kohe mund të flitet vërtet për Dominio venedikas në këtë gji. Për më tepër, është arritur të sigurohet asnjanësia e qytetit në rast konflikti me interesat e Dominantes, sidomos heqja dorë nga ndihma për piratët dalmatë. Traktati i vitit 1264 është një fitore e vërtetë diplomatike që ka për synim të riorganizojë tërësinë e mjeteve venedikase mbas ripushtimit bizantino-gjenovez të Konstandinopojës më 1261. Venediku nuk humbet kohë por përfiton nga njohja e shkëlqyer e problemeve politike në këtë rajon për të përcaktuar një politikë frytdhënëse.

Prej gati një gjysmë shekulli, administratorë venedikas (podestatë) të mandatuar nga qeveria e tyre dalin prej lagunës për të ushtruar magjistratura publike në qytete të shumta të Italisë komunale, të cilat kishin rënë pre e grindjeve klanore e të luftrave feudale. Elita drejtuese e Venedikut gjente në këtë mënyrë mjetin për të siguruar një dominim të kujdesshëm politik dhe lidhje ekonomike me përfitim. Falë kësaj mënyre te vepruari, Venediku lidh mes viteve 1275 dhe 1300 marrëdhënie të privilegjuara me qytetet e Markeve dhe të Pentapolit, në krye të via Emilia-s, fare pranë grykëderdhjes së Posë e në një zonë veprimtarie të dendur detare.

Ndikimi i këtyre podestateve në Istrie dhe në Dalmaci riprodhon procesin që drejtohet me mjaft efikasitet në gadishull: duhen dobësuar aristokratët që i qëndrojnë besnikë mbretit të Hungarisë dhe perandorit, duke favorizuar ngjalljen e ndjenjës bashkësinore të qyteteve të bregut lindor të Adriatikut, që dëshirojnë të shkëputen nga zinxhiri fatal i dhunës. Si është vendosur paqja shoqërore, shkëmbimet e ringjallura ekonomike bëhen në voli të venedikasve, këtyre paqëtuesëve të qyteteve në dy brigjet e detit të “shtëpisë”.

Kontët venedikas të Raguzës, të Zarës ose të Brazës punojnë në bashkëpunim me këshillat autoktone duke përforcuar varësinë ekonomike të këtyre rajoneve. Më anën tjetër, ka dobi mbështetja e revoltës së qyteteve të Markeve kundër hegjemonisë së Ankonës, në përgatitje të marrëveshjes që nënshkruhet në 1269. Podestatët, kontë ose kapitenë, paralajmërojnë, me qasjen e tyre të arsyeshme, një epokë më shtypëse, gjatë së cilës Venediku do të diktojë politikën e vet pa kufizime. Qyteti i bukur i Shën Qiijakut do ta paguajë i pari haraçin e revoltës: venedikasit kanë dërguar podestatë në jug, shumë më tej Ankonës, për t’ia marrë edhe më frymën. Në Porto San Giorgio, dalja në Adriatik e qytetit të Fermos, podestati Renier Zeno, dogja i ardhmë më 1253> bashkë me një nga pasuesit e tij, Lorenzo Tiepolon, edhe ky dogjë më 1268, vënë të ndërtohet një kështjellë e bukur që do të ruajë rrugët tokësore. Deri dhe sot e kësaj dite banorët e këtyre anëve të Markeve, organizojnë në Ascoli Piceno festën e dogjës më 11 korrik. Duke u përpjekur që të kontrollojnë të dy civitates maiores, Fermon, kryeqendrën e marca firmana, dhe Ascoli Picenon, gjithmonë rivale, venedikasit synojnë metropolin e vërtetë të bregdetit Adriatik.

Qeveria venedikase kërkon ndërmjetësimin e podestatëve të vet për të rritur ndikimin politik dhe ekonomik në këtë rajon me vendndodhje mjaft të volitshme. Në fund të shekullit XIII e fillim të shekullit XIV, numri i përfaqësuesve venedikas rritet në mënyrë të ndjeshme në Marke, duke arritur gati 15 për qind të numrit të ofiqarëve përgjithësisht në Itali dhe 35 për qind të numrit të zyrtarëve përtej Terra Fermas të lakmuar nga Venediku rreth e rrotull lagunës. Marrëdhëniet e përzemërta natyrisht që u hapin rrugën shkëmbimeve të frytshme tregtare.

Panairet që janë ngritur në qytetet në jug të Ankonës kontrollohen drejtpërdrejt nga venedikasit. Familje aristokrate lëshojnë rrënjë - gjejmë kështu Venierë dhe Condulmerë - të cilët marrin qytetarinë që u ofrohet miqësisht nga komuna si Recanati dhe Fermo. Pas vitit 1268, ky qytet do të bëhet një aleat besnik i Venedikut i cili i akordon atij mbrojtjen e vet. Në këtë bregdet markezian do të ndërtohen porte të vogla për ta shmangur trafikun që vjen nga Abruzzet nëpër luginat lumore të Musones dhe të Potenzës e për të përgatitur shpeditat drejt Venedikut ose Dalmacisë. Fare pranë qytetit të shenjtë të Lorettos, ku ndodhet shtëpia e Virgjëreshës, një legjende e ardhur prej Orientit që ka kapërcyer Adriatikun, panairi i Recanatit zgjat gati 1 muaj përreth kremtimit të të Ngjiturit të Zonjës në qiell.

Regjistri i doganës së portit përshkruan shkëmbimet tregtare të tranzitit drejt hinterlandit: Ascolit, Fabrianos, Fermos, Osimos dhe Maceratës. Toskanët sjellin pëlhura të Gubbios, verë të Montepulcianos dhe letër të destinuar për tregun ballkanik. Nëkëmbim, ata blejnë lëndë drusore që vjen prej pyjeve të Serbisë, minerale boshnjake dhe djathëra dhe lëkura të Dalmacisë. Shpesh, njësitë matëse janë venedikase dhe ky port i krijuar më 1240 nga ipeshkvi i qytetit në marrëveshje me Venedikun, i bën konkurrencë të drejtpërdrejtë qarkullimit ankonas.

Liga e vitit 1228 që lidh Fanon, pastaj Osimon e Recanatin me Venedikun, shënon qartë vullnetin e këtyre komunave për të shkundur zgjedhën e rivalit të tyre të afërm e luftarak, duke u ofruar venedikasve përjashtimin nga tatimi i ankorimit në portet e tyre dhe përparësi fiskale për transaksione me prodhimet bujqësore në këmbim të mbrojtjes së armatosur, të cilën Serenissima ua fal në mënyrë bujare. Tanimë, transportuesit dhe tregtarët e kësaj treve mund t’i ushtrojnë veprimtaritë e tyre, falë kësaj marrëveshjeje reciprociteti, në pellgun verior të Adriatikut. Mbas traktatit të vitit 1284 i cili konkretizon disfatën e Ankonës, tregtia përtej grykëderedhjes së Trontës e deri në lagunë do të hapet për anijet nga Market.

Duhet pranuar: qeveria venedikase ia arriti ta kontrollojë rrugën detare të lundrimit nga porti në port përgjatë bregdetit perëndimor. Të gjitha masat shtrënguese ndaj Ankonës kishin të bënin me eksportimin e produkteve bujqësore tëMarkeve në drejtim të Lombardisë përmes via Emilia-s në të mirë të lagunarëve. Vera, drithi dhe vaji, të prodhuara në sasi e me emër për cilësinë e tyre, viheshin shpejt në rrugë drejt Dogados ku derdheshin tepricat e një tregu në zgjerim të plotë. Instalimet e thjeshta portore të Fermos nuk e mundësonin akostimin e anijeve me tonazh të madh, kështu që varkat i sillnin mallrat në kuvertë të anijeve venedikase të ankoruara afër bregut për kënaqësinë e veçantë të Këshillit të Madh. Për më tepër, Venediku mori dhe garantimin e ndihmës ushtarake dhe lehtësirave të furnizimit nga portet e Riminit, Osimos dhe Recanatit. Dara rreth Ankonës sa vinte e shtrëngohej më shumë.

Qyteti i Ankonës është mushkëria ekonomike e shteteve papnore, me instalime të mbara portore, me një liman ku vijnë e mblidhen rrugët tokësore nga Toskana, Pulja dhe Umbria, krejt i hapur përkundruall bregut ballkanik mbas marrëveshjeve të paqes e të tregtisë të nënshkruara me Traun më 1236, Zarën më 1288 dhe Raguzën më 1292. Venediku e kupton mirë rëndësinë e këtyre qarkullimeve mbas zisë së tmerrshme të bukës të vitit 1268 që qe një paralajmërim i rreptë i cili tërhoqi edhe një herë vëmendjen e qeverisë kah domosdoshmëria e sigurimit të furnizimit për qytetin, pasi në rast konflikti brendatoka do të ndodhej e kërcënuar.

Kontrolli i Adriatikut u fuqizua pas luftës së Bolonjës dhe paqes që u nënshkrua më 1270 sepse gjatë koncilit të Lionit, papa Gregori X (1271-1276) priti një dërgatë ankonase që kishte ardhur të ankohej kundër masave shtrënguese të diktuara nga venedikasit. Dogja i qortuar nga papa u përgjigj, siç ishte zakoni, se kontrollet qenë vendosur me qëllim që të siguronin mbrojtjen e anijeve dhe mbikëqyrjen e detit në përputhje me delegimin e pushtetit që kishte akorduar papa Aleksandri III dhe perandori Frederik I Barbarosa më 1177, simbolizuar këto me ceremoni martesash në det dhe shpedita kundër piratëve të vendosur në grykëderdhjen e Neretvës.

Pa dyshim, vetëm mbas traktatit favorizues të lidhur me Ankonën i cili sanksiononte mbizotërimin e Venedikut, Dominantja - ky cilësor fillon e shfaqet për herë të parë në aktet zyrtare të vitit 1262 - nisi të organizonte mbikëqyrjen doganore të ujrave territoriale për të garantuar sigurinë e anijeve, por gjithaq edhe për të përballuar trafikun e kontrabandistëve. Dogana në grykëderdhjen e Posë u vendos në kështjellën e Markamos e deri në Grado, në portat e Istrias, do të gjeje nja dhjetë posta doganore që zotëronin mjete lundrimi të pajisura më së miri në mbikëqyrje te rregullave. Kjo zonë shtrihet përgjatë lumit Po deri në lokalitetin e Governolos e përgjatë Adixhes, deri në postën doganore të Legnagos, ku bënte kërdinë një flotilje prej gjashtë anijesh patrulluese.

Në drejtim të detit të hapur, pas vitit 1280 përmendet për herë të parë custodia culphi, dmth. skuadrilja e gjirit, e kjo nuk është ndonjë punë rastësie, sepse e pame që në këtë epokë zë e merr formë aleanca midis hungarezëve dhe anzhuinëve, edhe pse fatkeqësia e vitit 1282 në Palermo i resht ambiciet frënge në Itali të Jugut. Ky është gjithashtu një mjet për të siguruar respektin ndaj ligjit të kalimit në ujrat territoriale, mbasi është materializuar kufiri i kripës për herë të parë midis Badarenës, port i Ravenës dhe kepit shkëmbor të Polës që përbën hyrjen në kanalin e Kuarneros më 1240, pastaj zgjatimi i tij më në jug midis Trontos dhe Zarës duke e përfshirë Ankonën në traktatin e 1257- s. Mbreti i Siqelisë Manfred i Hohenstaufenit e pranon parimin e kufizimit të eksporteve të kripës e të pambukut përmbi këtë vijë virtuale, çka favorizon ndjeshëm venedikasit. Trysnia ndaj qyteteve-port, më të parëndësishme në krahun italian të Adriatikut yjen gjithmonë duke u rritur.

Mbas vitit 1234, detarët e Ravenës nukkanë mundësi t’i transportojnë tjetërkund veçse në Venedik pelegrinët që duan të shkojnë për në vendet e shenjta dhe gjithë mallrat e importuara si grurë, vaj, fruta e djathëra që vijnë nga Jugu i Italisë nuk mund ta tejkalojnë një vëllim të lejuar, që përputhet me nevojat lokale, duke qenë se tepricat i shkojnë lagunës. E njëjta gjë do të ndodhë edhe pas marrëveshjeve me qytetet e Pentapolit, Recanatit, Osimos, Senegalias, Fanos dhe Riminit, sado që politika energjike e papës Gregori X orvatet ta shtyjë vendosjen nën tutelë të Ankonës.

Konfliktet e vazhduara në këtë rajon kanë si objekt kontrollin inbi furnizimin e qyteteve të luginës padane. Adriatiku nënkupton njëkohësisht lumin Po dhe milionat e banorëve që jetojnë në pellgun e tij: kronisti Salimbene i Parmës shpreh keqardhjen që gruri, vera, vaji por gjithaq edhe frutat edhe peshku i tharë nuk munden te qarkullojnë lirshëm për shkak të venedikasve “sepse, në të vërtetë, deti Adriatik i përket dukatit të Venedikut”, duke përsëritur kështu pohimin e shprehur nga Martino da Canal në librin e tij Estoires de Venise.

Është po i njëjti parim që e kundërvë patriarkun e Akuileas ndaj autoriteteve të Republikës që nuk e lejojnë hyijen e lirë dhe eksportimin e mallrave brenda hapësirës detare që lidh Akuilenë me Ravenën. Traktati i vitit 1248 e ndalon ngritjen e kriporeve në bregdet në shkëmbim të së drejtës të eksportimit të prodhimeve të vreshtarisë, ndalesë e njëjtë sikurse është diktuar edhe ndaj Çervias. Priija për të vendosur norma fiskale të njëtrajtshme në gjithë këto traktate me qytetet nën vartësi, jep shkas për ngritjen e një buxheti parashikues që është i domosdoshëm për shtetin venedikas: fidelitcis e qyteteve shoqërohet me pagimin e tributeve ose dhënien e përparësive tregtare për venedikasit.

Në fund të shekullit XIII dogja merr edhe cilësimin totius Istrie dominator dhe të ardhurat që vijnë nga shfrytëzimi i kriporeve deri në ultësirën e Posë vijnë dhe ushqejnë thesarin e shtetit. Një pjesë do ta kundërshtojnë këtë pushtet të fituar me forcë: ankonasit do të sulmojnë anijet venedikase dhe përgjigja e Republikës do të dështojë më 1277, megjithatë dara vjen duke u shtrënguar. Një krizë tjetër do të shpërthejë midis Ferrarës dhe Venedikut në vitet 1308-1310 lidhur me këto kontrolle doganore që shihen si të tepruara mbi tregtinë lumore në krahun e poshtëm të Posë.

Bandat e armatosura që kanë ardhur nga Ravena, Çervia dhe Bolonja sulmojnë doganën venedikase të kështjellës San Alberto, duke bërë që të ndërpritet qarkullimi. Në korrik 1349 Senati kujton se ankonasve u është ndaluar të eksportojnë sapune “përtej deteve”. Është fjala për raprezalje mbasi që u devijua dërgimi i vajit të ullirit puljez, çmimi i të cilit është rritur me mbi 50 për qind në Venedik duke shkaktuar një krizë të madhe për të. Qeveria venedikase përfiton nga ky rast për të përtërirë ligjin e tranzitit që duhet të zbatojnë subjektet e saj: sapuni që është për eksport përtej detit duhet të ngarkohet për udhëtim vetëm në Venedik.

Konflikti vjen e zgjerohet mbas vitit 1357 kur kardinali Gilles Alvares Albornoz, administrator i shteteve papnore në Itali, i akordon komunës së Ankonës të drejtën që të zgjedhë tre konsuj të detit, e më pas më 1391 hartimin e statuteve të konsullatit të detit, e gjitha kjo me qëllim që të forcohet pozicioni i qytetit pas tërheqjes venedikase në Adriatik si pasojë e paqes së Torinos. Papa, gjithmonë në kërkim të ardhurash tatimore, jep një licencë tregtare për dhjetë anije që niseshin në drejtim të Lindjes siriano-egjiptiane dhe qarkullimi nis e dendësohet midis dy brigjeve të Adriatikut: heqje taksash me Raguzën, marrëveshje tregtie me përparësi me Zarën, traktat me katalanët më 1399. Në fillim të shekullit XV, Ankona zë një vend të zgjedhur në tregtinë detare rajonale, çka nuk u pëlqen asfare venedikasve.

Më 1422, mbas një numri përleshjesh të vogla, Dominantja dikton sërish një vijë pëijashtimi që lidh Ankonën me Senjën, duka ua ndaluar çdo Iloj transportimi detar nëkëtë zonë anijeve që nuk mbajnë flamurin e Shën Markut. Legata papnore proteston dhe kërkon një hetim nga juristët e Bolonjës për të arritur zhvlerësimin juridik të një mase të tillë. Disputatio zhvillohet në Siena: Venedikut, që ndëshkohet, i duhet të heqë dorë nga ky projekt. Pak kohë më vonë, qeveria venedikase e gjen preteksin për revansh: më 1428, disa anije që janë nisur nga laguna sulmohen prej një flotiljeje turke e shoqëruar prej anijesh ankonase dhe katalanase. Marrëdhëniet që ishin deri aty të tendosura përkeqësohen ndjeshëm dhe Venediku nis një fushatë ushtarake në formë raprezaljeje për të qetësuar arrogancën e rivalit.

Situata politike në Market ankonase në këtë moment ka rënë në kthetrat e një lufte civile dhe rimarrja e bregdetit lindor të Adriatikut në duart e Venedikut që tashmë është bërë më pushtues se kurdoherë natyrisht që nuk e favorizojnë më shtrirjen e qëndrueshme tregtare prej viteve 1420. Bullat papnore të Martinit V, që më vonë do të konfirmohen edhe nga Piu V, u akordojnë qyteteve modeste bregdetare licencën e eksportimit që e kishte dhënë për herë të parë kardinali Albornoz më 1360 në shkëmbim të përfitimit të gjysmës së të ardhurave doganore.

Kur vendosin konsujt e Ankonës që të krijojnë një panair në po të njëjtën kohë si dhe në Recanati, papa Sixti IV i detyron më 1472 subjektet e veta ankonitane që të heqin dorë nga ky projekt. Disa ndodhi të rastit nuk mjaftojnë për t’i dhënë edhe një herë shkëlqimin e dikurshëm qytetit të Shën Qirjakut.

Qyteti i Ankonës do të dilte nga topitja e tij gjatë vitit 1464, kur papa Piu II bëri thirrje për kryqëzatë në vijim të përparimit të rrufeshëm të turqve në Ballkan: atë vit përpara qytetit qenë paraqitur gjithë këmbëzbathurit e Italisë, por ky kish refuzuar t’ua hapte portat; ata donin të hipnin në kuvertën e galerave që i kishte premtuar Ankonës Serenissima me rastin e kësaj kryqëzate. Në muajin gusht, në pisk të vapës, aventurierët e shumtë të stolisur me shenjën e kryqit, të lodhur nga pritja e gjatë, vendosën të ktheheshin në shtëpi.

Në të vërtetë Venediku nuk e dëshironte shumë suksesin e kësaj ndërmarrjeje, pasi në bregun tjetër princi shqiptar Skënderbeu, i zgjedhur “mbrojtës i Krishtit” po luftonte me trimëri kundër turqve po për përfitim të tij. Vdekja e papës shkaktoi pezullimin e asaj aventure të marrë, duke i bërë të gjithë protagonistët të marrin frymë të lehtësuar.

Në këtë debat mbi priijen e natyrshme të Venedikut për hegjemoni, duhet vlerësuar drejt varësia e qytetit nga burimi i dobësisë së tij, produktet ushqimore. Le të thërresim në ndihmë këtu disa shifra: nëpër ishujt ngjesheshin pa dyshim më tepër se 100 ooo banorë që konsumonin ad capita gati 2 kg. bukë, 5 litra verë dhe 30 gr. kripë në ditë. Kështu edhe nëse Venediku qëndronte në pozita mbrojtëse duke i mobilizuar të gjitha mjetet e veta, gjenovezët nuk mund t’i thyenin më duke përdorur vetëm forcat detare. Atëherë doli se ishte më premtuese alternativa tjetër: të kërkoheshin aleatë që i kishin territoret në bregun lindor.

Kërcënimi në Itali

Mbas masakrimit të trupave anzhuine gjatë Mbrëmësoreve siqeliane më 1282, Venediku i trembet një përballjeje të drejtpërdrejtë mes derës së Anzhuve dhe Aragonëve. Qeveria venedikase i druhet një aleance të mundshme midis Hungarisë dhe Aragonit mbas krijimit të një mbretërie siqeliane më vete, të bindur ndaj aragonasve e të përfshirë në klauzolat e paqes së Caltabellotas.

Nga ana e vet, papatit i duhet të rishikojë pozitat: mbreti i Napolit, mbështetësi besnik i derimatyshëm i “vikarit të Krishtit, mëkëmbësit të Shën Pjetrit”, i dalë prej derës së Anzhuve, kundër palës perandorake gjithmonë kërcënuese, është në vështirësi e pushteti papnor nga ana e tij nuk mundet t’i vijë në ndihmë sipas dëshirës. Natyrisht, u vunë në përdorim armët shpirtërore mbas shkishërimit të mbretit të Aragonit dhe ngritjes së një kryqëzate me ndihmën e mbretit të Francës Filipi III, i cili merr Napolin më 1284. Kështu mbreti i Francës, pasi i kishte lëshuar papës Gregori X kontenë e Venaskës më 1274, sjell ndihmën ushtarake të shumëpritur.

Papa Honoriusi IV, i zgjedhur më 1285, është një roman që dëshiron paqen me çdo kusht pasi ndihet nën presionin e një grupi që mbështet perandorakët. Gjatë kësaj periudhe të trazimit ushtarak dhe të pasigurisë politike, papa detyrohet të pranojë ligjin e tiranëve të vendosur në pronat e zotërimeve të Shën Pjetrit, të cilat janë pushtuar me armë në dorë në dëm të Thesarit papnor.

Është një element i ri që do të rindezë debatin mbi një forcë ndërhyrëse venedikase. Më 19 dhjetor 1306, një traktat i nënshkruar nga Venediku, Charles de Valois, mbreti i Napolit dhe papa, parashikon nisjen e një shpedite ushtarake të organizuar nga venedikasit për të rimarrë nën kontroll Konstandinopojën. Gjenovezët që kërcënohen drejtpërdrejt prej kësaj, e refuzojnë një ndërmarrje të tillë. Vdekja e Catherine de Courtenay, perandoreshë titullare e Konstandinopojës, më 1308, e shtyn të shoqin Charles de Valois që ta ndryshojë këtë projekt aventuror, duke përgatitur një marrëveshje financiare me perandorin Andronik, i cili paguan një dëmshpërblim jo të vogël. Atëherë piratët gjenovezë përfitojnë për t’ia nisur goditjeve të pandërprera ndaj anijeve venedikase. Në Itali, në krahun adriatik, territoret që lakmohen janë objekti i manovrave që kundërvënë palën guelfe me palën gibeline si dhe njëherë e një kohë. Pikërisht në afersi të Adriatikut luhet fati i shteteve papnore.

Në Romanjë, përgjatë gjithë via Emilia dhe në bregdet rektorët papnorë kanë zëvendësuar të emëruarit e perandorit, duke i mbuluar kodrat me kështjella e duke i rrethuar qytetet me mure të larta. Ushtria e papës është mjaft laragane - milicë qytetas të ardhur prej Umbrias e të komanduar nga bolonjezët, disa pak ushtarë francezë të drejtuar nga i tmerrshmi Guy de Monfort dhe mercenarë italianë si Taddeo de Montefeltro - por të komanduar me efikasitet; ajo rreh të zërë Çervian dhe kriporet që në atë kohë mbaheshin të pushtuara nga Estet e Ferrarës.

Disfata ushtarake e aleatëve të papës sjell në nënshkrimin e një traktati paqeje më 1299 dhe vulos humbjen e palës franko-papnore në Itali duke bërë pak kohë më pas që papati të mërgojë në Avignon. Tashmë rruga është e lirë për perandorakët e komanduar nga Frederiku i Austrisë, që ngutet plot bujari t’u lëshojë vikariate aleatëve të tij rastësorë, duke i shpëtuar kësisoj për vite të tëra kontrollit të kurisë romane, viktimë tashmë e distancës së largët dhe e privuar nga të ardhura të konsiderueshme tatimore. Duhet pritur zgjedhja e papës energjik Benedikt XII më 1334 për t’ia mbërritur sërish një zhvillimi të ndjeshëm e mjaft fitimprurës për papatin.

Në fund të shekullit XIII, Serenissima ndjek me vëmendje të madhe evoluimin gjeopolitik të trevave që ndodhen në brigjet e Adriatikut, nga Ankona në Zarë. Mbrojtja e një fuqie të madhe natyrisht që ofron përparësi të atypëratyshme,. porse në një afat më të gjatë, zotërimet vihen nën armiqësinë e rivalëve të tjerë kufitarë. Të gjitha turbullirat që sjell ky konflikt lidhur me të ardhmen e tyre nuk janë zhdukur aspak, pasi shpresa për një paqe jetëgjatë mbetet shumë e brishtë për shkak të zhvillimeve që pëson konteksti politik me nisjen e papatit për në Avignon. Ecuria e ngjarjeve në markën e Ankonës shpjegon edhe qëndrimin e Venedikut i cili në këtë rast ka interesa të njëjta me ato të papës. A nuk ndodhet papati në një ëndërr me sy hapur duke dashur të shmangë një kryengritje të përgjithshme?

Ngrihet atëherë pyetja, se cila ishte ambicja e papatit në ekuilibrin adriatik e, po ta zgjerosh fushën, në atë mesdhetar: rigjetja e të ardhurave të domosdoshme për të marrë pjesë në fluksin e shkëmbimeve tregtare midis dy brigjeve. Mund të thuhet me plot bindje se papa, me realizmin e vet, nuk ndërhyri me aq vendosmëri midis palëve thjesht për kënaqësi të një kryqëzate ideologjike.

S’ka asnjë dyshim se ai i pat vlerësuar, edhe nga Provensa e largët ku ndodhej, të gjithë interesin që paraqisnin brigjet e Markeve për të nxjerrë përfitim politik, duke mëkëmbur autoritetin e Kishës katolike dhe duke kërkuar që të neutralizojë ndikimin venedikas përherë e më në rritje në Romanjë. Mirëpo as Venediku e as papati nuk mund ta pranonin ngulitjen e qëndrueshme të Viscontëve të Milanos, që ishin pak a shumë aleatët e gjenovezëve në këtë rajon. Ishte Ijala këtu për vetë sigurinë dhe ekzistencën e tyre. Po t’i hedhësh një sy hartës, e kupton edhe më mirë se ç’ishte nëlojëkëtu: tëkontrollohej përsëri delta e Posë dhe të mbikëqyrej bregdeti i Markeve.

Marrëdhëniet me papatin, e kushtëzojnë në një pjesë të madhe fluksin e shkëmbimeve me Market, zotërim i domenit të Shën Pjetrit. Po të lëmë mënjanë rastin e Ankonës, komunë e fuqishme besnike ndaj papatit, e cila gëzonte një autonomi politike, janë senjori të shumta feudale që rivalizojnë për prenë e kësaj trashëgimie, mbas skizmës dhe nisjes së papatit për në Avignon në shekullin XIV.

Condottieri aventurierë dhe komuna luftarake që mbështeten mbi pika strategjike vijnë e themelojnë në këtë kohë principata që nuk nënshtrohen kurrë në mënyrë të qëndrueshme. Rebelimi i qyteteve ose i zotërinjve feudalë kundrejt një censi vjetor prej 6 ooo florinjsh, porse ky ishte një gabim i rëndë që tërhoqi pas vetes gjithë të tjerat; në të vërtetë, fakti që nuk e kishte vlerësuar rëndësinë e situatës gjeografike, e shtyn Serenissimën të ndërmarrë veprim të menjëhershëm për të ruajtur mbikëqyrjen e daljes së Posë.

Të hollat e nevojitura më së fundi nisin të mbërrijnë në Dhomën apostolike, duke mundësuar një politikë ambicioze që mbështetet mbi trupa të përforcuara. 2 ooo mercenarët e komanduar nga Galeotto Malatesta, ata të Polentanit të Ravenës dhe të Manfredit të Faenzës arrijnë të rivendosin autoritetin e papës mbi Ankonën, Forlinë dhe Çezenën të cilën e mbrojti me vendosmëri Francesco Ordelaffi. Kjo politikë e shkathët u shpërblye nga suksesi, veçse kushtoi mjaft shtrenjtë. Kuria kërkoi zëvendësimin e kardinalit Albornoz i cili, para se të tërhiqej, ia arriti ta mbledhë në Fano një asamble që do të shpallte kushtetutën, një kod ligjesh vepruese mbi zotërimet e Shën Pjetrit, të zbatuara për markën e Ankonës deri në mbërritjen e Napoleonit.

Rimëkëmbësi i autoritetit papnor u propozon më 1357 një kushtetutë (Aegidian Constitiitiones) gjithë partnerëve të papatit. Kjo vepër e konsiderueshme prek gjithë fushat e jetës politike, ekonomike dhe sociale të qyteteve të rajonit, duke rimarrë pjesërisht përcaktimet që ndodheshin në Liber Augustalis të përgatitur nga Frederiku II, të njohur si kushtetutë e Melfit e vitit 1231.

U arrit kështu objektivi i përforcimit të centralizimit të pushtetit, i shmangies së lëshimit të vikariateve të tjera, që do të legjitimonin zotërimet dinastike të tiranëve, të cilët në parim nuk ishin më shumë se vasalë të papës. Në lartësitë e Ankonës, kësaj komune rebele sikundër ishte Zara në bregun tjetër, kardinali vë të ndërtohet një fortesë madhështore që do të kontrollonte hyrjen në via Salaria.

Rrethanat e favorizuan këtë ripushtim: më së pari janë mynxyrat që shkaktoi murtaja e zezë që e përgjysmoi popullatën në disa provinca, duke e dobësuar qëndresën e të mbijetuarve. Në vijim përkrahja e pakusht e bankierëve fiorentinas garantë të papatit të Avignonit, të cilët e blejnë largimin e Kompanisë së Madhe të mercenarëve gjermanë, duke favorizuar kështu disfatën e Franceso Ordelaffit, zot i jetëshkurtër i Ravenës dhe i Çervisë. Së fundi, gjithë puna përgatitore e të dërguarve papnorë që treguan qartazi vullnetin e palëkundur të papëve.

Faza e fundit e kësaj ndërmarijeje përgatit rikthimin e papëve në Romë. Vetëm Bolonja reziston ende dhe papa Inocent VI refuzon t’ua japë këtë qytet Viscontëve kundrejt pagimit të një censi. Më 17 mars 1300, ushtria e Gomez Garcias, një nipi të Albornozit, e merr qytetin e Bolonjës në emër të papës. Shpallet kështu lufta ndaj Viscontëve, ndërkohë që Venediku pret orën e vet. Përgjatë një dhjetëvjeçari, një luftë e tmerrshme do të godasë provincat bregdetare të Adriatikut duke shkaktuar rrënimin e qyteteve të bukura si Forlimpopoli që u bë rrafsh me tokën e pastaj një epidemi kolere do të shtojë më 1361 fatkeqësitë që janë pllakosur mbi rebelët prej Albornozit dhe ushtarëve të Malatestës.

Paqja e Milanos më 1363 sjell në kompromis: Kisha e paguan Viscontin për të ruajtur Bolonjën, por detyrohet ta vonojë kthimin e saj në Romë, për arsye se më 1368 perandori hyn në Romë duke dëbuar së andejmi Urbanin V. Ky fundshekulli i kobshëm paralajmëron ngjaije të tmerrshme, ndërsa Katerina e Sienës nuk resht së kërkuari paqe, duke iu lutur Perëndisë t’i vijë në ndihmë popullit të krishterë italian. Për arsye të çmimit të lartë, sukseset e Gilles Albornoz-it kanë rijedhoja të kufizuara në kohë.

Papa Bonifaci IX i lëshon kapedanit Guidantonio de Montefeltre një territor të madh për ta falënderuar për ndihmën që ky i ka dhënë gjatë fushatave ushtarake të viteve 1388-1400. Ai merr qytetin e Gubbios për një dhjetëvjeçar kundrejt pagesës së një censi prej 500 florinjsh në vit. Një klauzolë e veçantë e dhënies së vikariatit autorizon, në rast vdekjeje të titullarit, të vëllain ose të birin që ta marrë në dorëzim ofiqin kishtar. Veçkësaj, papati jep një vikariat prej 12 vjetësh mbi Urbinon kundrejt pagimit të një censi, dhe dihet fati nammadh i këtij qyteti gjatë sundimit të Montefeltreve. Diplomat i shkathët që përdor forcën në një tërësi mjaft të brishtë, Guidantonioja kërkon me sukses zgjatjen e kohës së vikariatit deri në brezin e tretë e pastaj marrjen me pajti të të drejtave tatimore.

Kjo ngjarje jep mundësi për të prekur disa marrëdhënie delikate midis papatit dhe zotërinjve vasalë të shteteve të një monarkie që është edhe elektive edhe kolegjiale e që rrallë e lejon vijimësinë politike. Prejardhjet e papëve dhe të kardinalëve i ndryshojnë vazhdimisht vijat politike të papatit në funksion të lidhjeve personale të njërës apo të tjetrës palë. Kushtetuta e zotërimeve të Shën Pjetrit nuk favorizon një veprim homogjen: komunat qytetare bashkohen në këtë tipologji nga dallimi midis qyteteve e tokave të nënshtruara drejtpërdrejt autoritetit të Selisë së Shenjtë (immediate subiectae) dhe atyre të nënshtruara ndaj një zotërie laik ose klerik që përftonin delegim të pushtetit (mediate subiectaë). Kardinali Albornoz e zhvilloi vikariatin apostolik të shoqëruar, në rastin e komunave, me njëfarë autonomie fiskale: kjoekurorëzoi me sukses ndërmarrjen e kryer në Fano, një qytet në kufi me vikariatet që u ishin dhënë nga e keqja Malatestave dhe Montefeltreve.

Kriza e gjatë politike dhe ekonomike e shkaktuar nga mërgimi i papëve në Avignon favorizoi ngritjen e regjimeve autoritare personale. Vetë Albornozi parapëlqente në vitet 1353 deri 1367 që të lëshonte zotërime duke zhvilluar njëkohësisht programin e gjerë të fortifikimit të qendrave urbane e rurale. Papa Bonifaci IX (Pietro Tomacelli, 1389-1404) e përforcon kontrollin mbi këto rajone duke u deleguar anëtarëve të familjes së vet vikariate kundrejt pagimit të një censi, diçka identike siç u qe akorduar komunave qytetare të Bolonjës, Fermos, Askolit. Qytetet do të përfitonin atëherë të drejtën e emërimit të të gjithë ofiqarëve bashkiakë dhelirinë tatimore në këmbim të zotimit për besnikëri ndaj papës dhe pjesëmarrjes së rregullt në parlamentin e përgjithshëm të shteteve papnore. Në të vërtetë, në këtë kohë papa parapëlqen të hyjë në marrëveshje me komunat më shumë sesa me zotërinjtë laikë arrogantë. Mjerisht, Bonifaci do të dështojë përballë forcës së Viscontëve.

Papa Gregori XII (1406-1409) përpiqet të shpëtojë thelbin e rezultateve të reformës së Albornoz-it, mirëpo kriza do ta godasë drejtpërdrejt pontifikatin e Eugenit IV (1431-1447). Papa Eugeni IV, Gabriele Condulmeri, një venedikas, nuk mund t’i pengojë Montefeltret që t’i vënë zotërimet e tyre nën mbrojtjen e Venedikut. Duke filluar nga kjo periudhë papati ka për t’u akorduar atyre nëpërmjet një bulle të 7 marsit 1436 provincën e Massa Trabarias e cila ka dalje si në luginat e Folias dhe të Metauras drejt Adriatikut, via Flaminia e dikurshme, ashtu dhe mbiTiber në drejtim të Romës.

Kisha përpiqet më kot që t’i ruajë qytetet e rëndësishme që pretendohen si nga Venediku ashtu dhe nga Milanoja: më 1396, Gentile Varano-ja merr prej Bonifacit IX Tolentinon, një perlë kjo e sinjorisë në një luginë pjellore, qytet i populluar mirë dhe me brez të fortifikuar që ndalon hyrjen në Romë nëpërmjet një qyteti tjetër të fortifikuar, Folinjos. Megjithë këto dështime, të dërguarit apostolikë i kanë selitë e tyre në Fermo, Recanati dhe sigurisht edhe në Ankonë. Komuna e Ankonës përfiton privilegje me leverdi të gjatë qysh gjatë pontifikatit të Urbanit V, të cilat përmbahen në Liber Crocus, ndërkohë që një autoritet lokal ka të drejtë që të bëjë zgjedhjet e veta.

Mbas statuteve ta marra në vitin 1339, ambicjet e Këshillit të Pleqve rriten papushim deri në rishikimin që bën kardinali Bessarion më i454.’’Vatra e kryengritjeve” kundër papatit pëson fatkeqësi të tmerrshme, si atë të vitit 1435, që nënshkruan nënshtrimin ndaj autoritetit papnor dhe braktisjen përfundimtare të mbështetjes të Viscontëve të Milanos, që janë vetë në vështirësi përballë Alessandro Sforzas, zot i Pesaros. Familja Sforza nuk e ka pranuar aleancën që u lidh midis Filippo Maria Viscontit dhe Alfonsit të Aragonit me bekimin e papës Eugen IV që synon të rifitojë Markën ankonase. Ajo kërkon atëherë natyrisht që të fitojë mbështetjen e Rene Anzhusë të caktuar si trashëgimtar nga Joana II, mbretëreshë e Napolit. Mbas suksesit të Sforzas në Milano, duhen riparë të gjitha parashikimet politike. Fatmirësisht për Serenissiman qëndrimi i Sigismondit në Itali do të jetë tepër i shkurtër, pasi e ka shqetësuar kryengritja husite në Hungari e udhëhequr nga Jan Zhishka. Në fillim të vitit 1412, ai merr kurorën e mbretit të Italisë në Milano, kurse në mars papa do t’i ofrojë kurorën perandorake; pas kësaj niset pa humbur kohë drejt Hungarisë për të shtypur kryengritësit husitë në betejën e Lipianyt.

Më mirë italianët nuk do të kërkonin, mirëpo në atë kohë shpërthejnë incidente të tjera që e prekin drejtpërdrejt gadishullin. Historia e Ferrarës, rojtare e krahut të poshtëm të Posë, është e lidhur ngushtë me atë të Venedikut qysh prej fillimeve të shekullit XIV. Konflikti e ka burimin në një përleshje me padovanët për shkak të vendosjes së digave që do të kanalizonin lumin Brenta. Zotërinjtë fqinjë, Estet e Ferrarës, shqetësohen nga këto projekte devijimi ujrash që kërcënojnë himin Po e ia nisin një proteste të rreptë që do të mahiset deri në një grindje dinastike, ku vihen përballë ithtarët e papës me ata të Venedikut.

Republika që ia kishte frikën një aleance ogurzezë midis Karrarave të Padovës dhe Esteve të Ferrarës dërgoi një trupë për të trembur popullatën. Atëherë një kandidat për trashëgiminë e markezëve të Ferrarës thirri për arbitër papën Klementi V që ishte nisur për në Avignon, duke ofruar suzeranitetin mbi këtë qytet dhe contadon e tij. Venediku e deklaroi luftën duke u tallur hapur me qortimet që i pat drejtuar i dërguari papnor me seli në Bolonjë, kardinali Pelagrua. Në mars të vitit 1309, pak kohë para se të nisej një dërgatë venedikase drejt Avignonit papa lëshoi nëpërmjet bullës In Omnen Ndalesën (Interdiktin) kundër Venedikut. Ndërsa një shkishërim nuk do të kish pasur efekt të madh mbi qeverinë venedikase, kjo Ndalesë e përgjithshme godiste mu në zemër vitalitetin ekonomik të qytetit, pasi “do të shkishërohen gjithashtu edhe ata që furnizojnë Venedikun me ushqime ose me mallra apo që blejnë ndonjë gjë aty”.

Kur morën vesh këto, të gjitha qytetet e Romanjës dhe portet e Pentapolit të udhëhequra nga ankonasit menduan të marrin edhe ato hak mbas traktatit të tmerrshëm që u kishte imponuar Venediku më 1264. Një grindje banale dinastike që vinte përballë rivalët për trashëgiminë e dukatit të Ferrarës kishte kristalizuar tërësinë e faktorëve ekonomikë e politikë që lidheshin me afërsinë e detit të brendshëm: privilegjet doganore që favorizonin venedikasit, mbikëqyrjen e qarkullimit lumor mbi Po, monopolin e kripës në një zonë të gjerë që shtrihej nga grykëderdhja e Posë e deri në Istrie, kontrollin e lundrimit në det të hapur e në bregdet të Adriatikut, së fundi vullnetin e rreptë për të ripërtërirë ligjin e tranzitit të shkëmbimeve tregtare përmes lagunës.

Duka Ercole d’Este, zot i Ferrarës, ishte i lidhur me mbretërit e Napolit dhe të Hungarisë, e senatorët venedikas ia kishin frikën asaj më të keqes: rindezjes së konfliktit të përgjithshëm në kufijtë e kombit. E nisur prej Avignonit nga papa Kiementi V, një kryqëzatë e udhëhequr prej përfaqësuesit të papës në Bolonjë grumbullonte rreth vetes gjithë ata që ngrinin krye ndaj autoritarizmit abuzues të venedikasve. Gjatë verës së vitit 1309, u zhvilluan luftime shumë të rrepta në moçalet e Polesinës, dhe Marco Querini, komandanti venedikas, u detyrua të tërhiqej në pështjellim të plotë. Vetëm disa javë mbas kësaj disfate qeveria venedikase u ul në tryezën e bisedimeve. Armëpushimi i lidhur me papën i kushtoi Thesarit publik një djall e gjysmë, por fisnikëria ka ngut që të rinisë veprimtarinë tregtare duke ripohuar hegjemoninë e vet. Fosco d’Este arratiset në Venedik dhe lufta është e pashmangshme. Më 1310, kërkesa për kompromis hidhet poshtë nga papa që godet me shkishërim qytetin e dogjëve dhe e mban në fuqi Ndalesën kundrejt mallrave dhe personave që vinin prej lagunës. Veç kësaj vihet në veprim një bllokadë në grykëderdhjen e Posë e cila i ndërpret lidhjet me Kioxhan.

Papa Klementi, i shqetësuar me gjendjen e vet të shpërngulur në Provansë, i zvarrit gjërat, ndërkohë që në Venedik fraksionet vihen ballë për ballë: Querinët dhe Tiepolot dëshirojnë marrëveshje me papën me çdo kusht e çdo çmim, por Gradenigot dhe Dandolot duan që t’ia hyjnë hiftimit për të ruajtur Ferrarën. Për këtë qëllim në Ferrarë dërgohet një podestat venedikas ndërkohë që drejt Avignonit niset një dërgatë. Krejt papritur një sulm që udhëheqin ankonitanët një të Enjte të shenjtë dështon dhe Ferrara i mbetet Venedikut.

Më 1313 papa Klementi, gjithmonë në kërkim të të hollave, heq dorë më së fundi nga qyteti i Ferrarës kundrejt pagesës së një tributi prej 90 000 florinjsh. Kjo gjykohet si provokim nga Venediku që dëshiron të paguajë në dukate ari për të mos favorizuar bankat fiorentine të lidhura me papën. Ndërkaq, po në atë kohë, në Zarë po organizohej një revoltë e re. Më 1321, Danteja, i dërguar nga banorët e Ravenës, mbërrin në Venedik përtëkërkuar të drejtën e lundrimit në Po. Dogja Giovanni Soranzo nuk tregohet tolerant me Alighierin dhe ia hedh poshtë kërkesën, por negociatorët dhe ata anëtarë të qeverisë që ishin më të matur shqetësohen përballë pretendimeve të tepruara të anëtarëve të koalicionit. Si mund të arrihet atëherë një ekuilibër kompromisi në deltën e lumit Po?

Një përpjekje vendimtare: revolta e Zarës

Gjatë mandatit të shkurtër të dogjës Andrea Dandolo (1342-1354) një shpërthim shurdhues vulos për gati një shekull fatet e bregdetit dalmat. Mbreti i Hungarisë Andrea II Arpad Venedikasi, vdes rnë 1301. Lufta për trashëgimi që zhvillojnë mbrojtësit e mbretërisë kombëtare shkakton rrënime dramatike. Të përkrahur nga papa Bonifaci VIII (1294-1303) anzhuinët e Napolit hidhen në sulm: Sharl-Robert Anzhuja, i kurorëzuar tri herë, bëhet mbret i Hungarisë më 1310 në moshën 22-vjeçare. Zot i një mbretërie të shkatërruar, i duhet të bëjë zap markgrafët lokalë që kanë përftuar autonomi të madhe në zonat ushtarake pranë detit Adriatik: Subiçët bëjnë luftëra private kundër fqinjve të tyre dhe presin monedhë në dëm të fiorintës së artë hungareze.

Aleanca e Vishegradit, e nënshkruar më 1335 midis mbretërive të Polonisë, Bohemisë dhe Hungarisë, përforcon pozicionin e sovranit që shtie sërish nën kontroll banët e Kroacisë dhe të Dalmacisë të tunduar nga ofertat venedikase. Në gadishullin italian do të vuloset fati i historisë së Hungarisë. Në fillim të vitit 1343, një djalë i Sharl-Robertit, Andrea i ri, martohet me Zhanë d’Anzhunë, trashëgimtaren e fronit të Napolit. Një djalë tjetër, Luigji I i Madhi (1326-1382), mbret i Hungarisë prej vitit 1342, martohet për herë të parë me Margaritën, të bijën e perandorit Karl IV, pastaj me Elisabetën, vajzën e Stefan Kontromaniçit, banit të Bosnjës.

Në korrik 1343, mbreti Luigj I i Hungarisë u kërkon nënshtetasve të vet të Zarës që t’i vënë në dispozicion disa anije, për të kaluar Adriatikun e ëma që ka shumë dëshirë të vizitojë Andrean, i cili do të martohet me Zhanë d’Anzhunë. Prapa këtij udhëtimi fshihet një synim mjaft ambicioz: Luigji i Hungarisë do që të marrë në Romë kurorëzimin perandorak.

Serenissima, e zënë në befasi, proteston dhe kërcënon se do ta ndalojë flotën: sakaq, banorët e Zarës dëbojnë Marco Corneri-n, rektor i qytetit. Këshilli 1 aristokracisë së qytetit refuzon mbajtjen e mëtejshme të zgjedhës venedikase dhe i kërkon ndihmë Luigjit të Hungarisë i cili e pranon idenë e rivendosjes së autonomisë statutore për qytetet bregdetare, në rast se ato pranojnë të kthehen në gjirin e kurorës së Shën Stefanit.

Statutet e këtyre qyteteve dëshmojnë për një përzierje të mençur mes të drejtave romane, kanonike dhe zakonore, ndërkohë që qytetet ishullore në tërësinë e tyre dëftejnë një depërtim më të theksuar të zakoneve sllave, si p.sh. Curzola. Venediku reagon me të shpejtë dhe urdhëron shkatërimin e fortifikimeve të Zarës, përforcon praninë e administratorëve të vet dhe dikton zgjedhjen e kontit prej Këshillit të Madh të Venedikut, pa marrë parasysh pikëpamjen e Këshillit të fisnikëve dhe të gjykatësve lokalë. E gjitha kjo të kujton për çudi ngjarjet e vitit 1311, vetëm se këtë herë me një rreptësi më të madhe.

Më 1345, Luigji i Hungarisë arrin nënshtrimin e një numri princash kroatë, të zhgënjyer pas një lufte të gjatë e shkatërrimtare feudale dhe kërkon të imponohet mbi bregdet. Në korrik Venediku nis një skuadrilje prej 30 galerash që u vihet përballë trupave hungarezo-gjenoveze të përforcuara edhe me disa trupa mercenarësh të Anzhuinëve të Napolit. Synimi është i shpallur: duhen dëbuar venedikasit nga Dalmacia.

Edhe një herë lufta e fraksioneve i përçan venedikasit lidhur me zgjedhjen e Kapitenit të përgjithshëm të detit që ka për detyrë drejtimin e shpeditës ndëshkuese kundër rebelëve të Zarës. Fati që luhet në Zarë është kaq i madh, sa që kushdo që mund të kthehet ngadhënjimtar ka shpresa përtë arritur funksionin më të lartë të qytetit: të shumëlakmuarin ofiq të Dogjës. Dogja i zgjedhur në këtë epokë, Andrea Dandolo (1343-1354), e njeh mirë problemin adriatik, sepse pat qenë podestat në Trieste; atëherë është i detyruar të marrë vendim të prerë në favor të Marino Falierit e në dëm të Kapitenit të përgjithshëm të detit, që ndodhet në detyrë, Marco Giustinianit. Kancelari i madh Beneintendi de Ravegnani mbështet partinë e polemarkëve kundër asaj të administratorëve, ç’ka bën të shpërthejë kriza institucionale. Në Senat, rivalët arrijnë të kacafyten me njëri-tjetrin ndërsa prokurorët e shtetit {Avogadori di Comuri) ehedhin poshtë arbitraritetin e këtij vendimi që nëpërkëmb të drejtën. Atëherë ndodh një ngjaije e pazakontë: dogja Andrea Dandolo kërkon thinjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Dyzetëve, për të marrë një vendim të shpejtë kundër pikëpamjes së Këshillit të Madh të fisnikëve.

Më 2 dhjetor, Marino Falieri merr emërimin zyrtar, mirëpo duhet gjetur kompromisi, atëherë ai zgjidhet komandant i shpeditës kundër Zarës, ndërsa kundërshtari i tij mbetet kapiten i përgjithshëm i detit. Këshilli i Madh e ka çarmatosur dogjën; atëherë gjendet zgjidhja e mirë më 2 janar 1346 me emërimin e Marino Falierit përgjegjës të çështjeve të Zarës për tre muaj; kështu mbetet komandant i asaj shpedite ushtarake që mbërrin në ujrat e Zarës në janar 1346. Prej zotërve të Arsenalit dogja kish kërkuar që t’i jepeshin njeriut të tij galera të reja e të pajisura mirë; rekrutimi i ekuipazheve bëhet me kujdes të veçantë. Veç këtyre sekuestrohen tri galera të mëdha tregtare përpara se të mund të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Qipros, ndërsa konti i Sebenicës Nicolo Gradenigo i bashkangjitet kësaj ndërmarrjeje. Në shkurt 1346 suksesi ushtarak i buzëqesh Marino Falierit, por kundërshtarët e tij nuk çarmatosen.

Në Venedik Anton Civraniçi, dalmat i informuar mirë për situatën, është i pezmatuar pse s’i kanë kërkuar këshillë. Ai mbledh rreth vetes kundërshtarët dhe arrin të sigurojë nisjen e një skuadriljeje të re. Kudo mbretëron konfuzioni dhe debatet acarohen në të gjitha mbledhjet e Senatit. Më 21 maj, një këshill prej 11 fisnikësh caktohet që të vendosë për masat që duhen marrë, mirëpo po në këtë kohë mbreti i Hungarisë ka mobilizuar ithtarët e vet dhe, në korrik 1346, u yjen në ndihmë zarasve në krye të një ushtrie të fuqishme. Qytetet e Shebenikut dhe të Traut, që i kanë qëndruar besnike Republikës, ndihmojnë në shkatërrimin e rivalit të saj të fuqishëm duke u shërbyer si pikëmbështetje forcave venedikase.

Atëherë diplomacia e parasë bën edhe një herë mrekullira: venedikasit blejnë asnjanësinë e disa princave të Bosnjës dhe Sllavonisë dhe i propozojnë mbushjen e thesarit mbretit të Hungarisë që është në andralla me ekspeditën e tij napolitane. Kështu futet përçarja në kampin e kundërshtarëve të Republikës dhe zarasit mbetën të izoluar.

Më 25 nëntor 1346, Këshilli i fisnikëve të Zarës vendos ta braktisë luftën dhe të vihet nën komandën e dy venedikasve x\ndrea Morosini dhe Marco Giustiniani. Atëherë ushtarakët i shkruajnë qeverisë, që pranon t’i takojë përfaqësuesit dalmatë, dhe i propozojnë hartimin e statutit në muajin dhjetor. Preambula e tyre është pa mëdyshje: “Duke marrë parasysh që Zara dhe qarku i saj i përkasin me juridiksion të plotë dhe prej një kohe të gjatë komunës së Venedikut që ushtron aty zotërimin e vetlegjitim...”, Serenissima zgjedh një kont që ngarkohet me administrimin e qytetit dhe ruajtjen e rendit. Meqë qyteti ishte shkatërruar, Serenissima ofron të hollat e domosdoshme për rindërtimin.

Por ajo më e vështira mbetet ende për t’u bërë: duhet gjetur një ujdi e qëndrueshme me Hungarinë. Prej kësaj periudhe, Venediku bën një propozim joshës nëformën e një tributi vjetor prej 100 000 dukatesh që duhen paguar për të qëndruar në Dalmaci, ndërsa baronëve lokalë u bie të marrin 20 000 dukate. Mbreti i Hungarisë e hedh poshtë këtë bazë negociatash dhe, duke gjetur pretekst vrasjen e të vëllait Andrea në mbretërinë e Napolit, hyn në Friuli në kohën që Mladeni, kont i Bribirit, mbledh trupat e veta përqark Nonës dhe Ostrovicës. Serenissima refuzon kalimin në territor të saj të trupave hungareze që janë drejtuar për nga mbretëria e Napolit, por patriarku i Akuilesë deklaron se është i gatshëm të mbështesë përçapjen e fqinjit tëtij. Me këtë mbështetje jo të papërfillshme, mbreti i Hungarisë kapërcen Venetinë dhe i drejtohet Napolit, ku mbërrin në janar 1348.

Sapo që ka ardhur aty, ai nuk pranon t’i presë në audiencë të dërguarit venedikas dhe bën të ditur se tregtarët nga laguna nuk do të mund të shkelin më në mbretërinë e tij. Me një përgjigje të menjëhershme, Venediku pengon midis Zarës dhe Ankonës çdo lidhje detare që do të furnizonte ushtritë perandorake. Luigji, i izoluar në Itali, më në fund tërhiqet dhe pranon më 5 prill 1348 të nënshkruajë një traktat paqeje në Venedik, të konfirmuar tre muaj më vonë në Zarë. Arsyet që kundërvënë interesat e kombeve bregdetase janë të njohura: mungesa e popullsisë në një territor mjaft të shtrirë mbasi ka kaluar aty murtaja e zezë, dëshira për të shtrirë ndikimin ekonomik e pastaj për të krijuar një fuqi mbrojtëse e prapësuese që i step armiqtë.

Traktati pohon veç një armëpushim prej 8 vjetësh, sepse Luigji I i Hungarisë ka para së gjithash si synim të hedhë rrënjë në mbretërinë e Napolit. Ky projekt delikat e shqetëson, kështu që ai e lejon Venedikun të rivendoset në Dalmaci. Në dy etapa negociatash më 1346 dhe 1348, venedikasit i anulojnë përparësitë që u kishin dhënë kroatëve më 1313: merren tani nja pesëdhjetë pengje, të gjitha ofiqet dhe funksionet i kalojnë venedikasve dhe ka ngritje të ndjeshme të tatimeve, të shoqëruara këto me sekuestrimin e të gjitha anijeve. Të gjitha strukturat ekonomike asgjësohen, fisnikëria lokale rrënohet.

Venediku mendon se ia ka arritur një hakmarrjeje të bujshme, por nuk e llogarit luftën e klaneve që kundërvë kundërshtarët dhe partizanët e vet. Paolo III, bashkëshorti i Caterina Dandolo-s, duke përfituar nga pështjellimi që inbretëron në rajon, i këmben zotërimet e veta bregdetare me feude malësore që i janë lëshuar prej mbretit Luigji I më 1347. Kjo zhytje në hinterlandin ballkanik e shqetëson qeverinë venedikase, ca më tepër pse Mladeni III, i vëllai i Paolos, martohet me motrën e perandorit serb Stefan Dushan. Kur vdes Mladeni në vitin 1347, i biri merr Klisën dhe Almisën, duke shkaktuar zemëratën e hungarezëve dhe të venedikasve. I gjendur në izolim, ai kërkon ndihmën e serbëve, të cilët janë ngatërruar në një luftë territoriale në Dalmaci, në përpjekje për të përfituar nga vdekja e banit të Bosnjës Stefan Kontromaniçit (1314-1353)» të vjehrrit të Luigjit I të Hungarisë. Lufta civile përfshin gjithë provincat e tij dhe vetëm vdekja e Stefan Dushanit më 1355 mundëson kthimin eqetësisë, pasijanëlarguarserbët. Qytetet e Clisës dhe Almisës i rikthehen Hungarisë, ndërsa Venediku pushton Scardonën. Asnjëri nuk është i kënaqur, mëria do të shpërthejë pak kohë më vonë në një konflikt tjetër.

Tani është një rival i papritur ai që shpall pretendimet e tij: Karl de Duras, duka i Durrësit, i biri i Luigj Anzhusë, teksa kthehet nga Hungaria ku e ka rritur mbreti Luigji I që do ta ketë për trashëgimtar, kërkon të drejtat e tij mbi kurorën e Napolit nië 1365 dhe përgatitet për këtë projekt nëpërmjet një martese me Margaritën, trashëgimtare e mbretërisë. Mbështetja e Kishës ka për të ndryshuar faktet politike: mbretëresha Zhanë është dashamire ndaj papatit të vendosur në Avinjon, por papa i Romës Urbani VI, i shqetësuar për mbrojtjen e qyteteve të bregut Adriatik, lidh një aleancë me Hungarinë, dhe Karli i Durrësit radhitet në krah të tij. Ai hyn në Napoli në krye të një trupe të fuqishme më 16 korrik 1381.

Vdekja e parakohshme e Luigj Anzhusë më 1354 e shpëton Karlin III të Durrësit, mbret i ri i Napolit më 1382, që më së fundi kurorëzohet mbret i Hungarisë në Buda më 1385. Dëshira e tij është që të bashkojë territoret përqark dy brigjeve të Adriatikut, një ëndërr e papërkorë që ngjall urrejtjen e rivalëve të tij: e vrasin më 1386. I biri, Ladislav Zemërgjeri, do të zërë vendin e tij deri më 1414. Si mbeti në Itali, ai mbretëroi në Napoli nën regjencën e së ëmës, e mbrojtur nga papa Bonifaci IX. Por lufta do ta shkatërrojë mbretërinë në kohën kur ai ndërmerr shpeditën e Zarës më 1403- Tek nuk ia doli mbanë projekteve të veta madhështore, i hedh sytë për nga Roma pastaj nga Romanja, ku është strehuar papa Gjoni XXIII. Por do të vdesë papritur më 1414, pa pasur kohë të zërë rrënjë në Itali. Venedikasit, pasi e kanë larguar rrezikun, bëhen gati për përgjigjen ushtarake.

Kroacia është një vend i aneksuar nga mbretëria e Hungarisë, por jo territor i pushtuar, e kjo bën që ky rajon të ketë një status të veçantë. Ceremonia që është kryer qysh në vitin 1205 është e ngulitur thellë në mendësinë e njerëzve: mbreti i Hungarisë bëhet mbret i Kroacisë e i Dalmacisë dhe zgjedh një përfaqësues për të administruar provincën. Riti i kurorëzimit në Zarë ka një rëndësi kyçe që shpjegon përpjekjen e ethshme tëkandidatëve që mëtojnë titullin për ta mbajtur këtë qytet nën ndikimin e tyre. Asnjëherë mbretërit e Hungarisë nuk do të heqin dorë nga ky titull plotësues. Sigismondi, mbreti i Hungarisë që u bë perandor më 1411, bën gjithçka për ta mbajtur Kroacinë, Bosnjën dhe një pjesë të madhe të Dalmacisë. Kuptohet ashpërsia e lojës përreth Zarës. Më vonë, Ladislavi II (1490-1516) do të afirmojë privilegjet e tij mbi gjithë zonën e brendshme, duke i lënë Venedikut brezin e ngushtë bregdetar që i reziston përparimit osman.

Rivaliteti territorial vijohet edhe në fushë ekonomike. Gjatë viteve 1340, Serenissima, synimet politike dhe ekonomike të së cilës nuk kanë ndryshuar, megjithë dukjen, ka arritur të ndryshojë pamjen e problemit në përfltim të vet. Depërtimi në Dalmaci është thjesht shprehje e përpjekjeve të saj që janë kurorëzuar me sukses. Duhet pranuar që në çdo çast mund të shpërthejë një konflikt midis Venedikut dhe Hungarisë, kur është fjala për zotërimin e Adriatikut. Çfarë pasojash do të kishte kjo për qytetet e bregut lindor?

Atëherë shfaqet një kartë tjetër: është kjo mungesa e një marine në shërbim të Hungarisë. Kështu që ishte e domosdoshme aleanca me një partner jashtë rajonit, ndërkohë që armiku i përhershëm ofron ndihmën e tij pa ngurrim. Në të vërtetë, një konflikt i armatosur midis Venedikut dhe Hungarisë do kishte për tipar kryesor një luftë detare të pamëshirshme. Më pas do të shohim rolin që mund të luanin forcat tokësore.

Është me vend pra të krahasohen forcat detare, kur gjenovezët sulmojnë Lesinën, Kurzolën dhe Parenzën mbasi dështoi ndërmjetsimi i kryesuar nga Petrarca në emër të Viskontëve. Shkrimtari e përshkruan këtë luftë vëllavrasëse në një numër letrash, mirëpo përkushtimi i tij ndaj kauzës së paqes nuk gjen miratimin e palëve kundërshtare që i kanë veshët shurdh ndaj qortimeve të tij. Kjo s’është e mjaftueshme, sepse marina është gjithmonë në varësi të ngushtë nga kushtet strategjike ku duhet kryer luftimi: përmasat e teatrit të operacioneve, shtrirja e brigjeve, ekzistenca ose jo e bazave të furnizimit dhe e pikave të mbështetjes.

Cilado qoftë forca e një ushtrie detare, ajo ka për t’u shtrënguar shumë shpejt tëbjerë në paralizë në qoftë se nuk i ka kushtet e favorshme. Venediku u përpoq ta përmirësonte situatën e vet strategjike. Përtëritja e Arsenalit e kishte këtë synim. Në qershor 1351, Marino Falieri i dërgon Senatit një raport të misionit të tij dhe e informon qeverinë për një tentativë aleance midis gjenovezëve dhe hungarezëve. Tani është në lojë Kotorrri, një pikë e lakmuar në jug, e ndërkaq është lidhur një koalicion midis perandorit bizantin Kantakuzenit, mbretit të Hungarisë, dogjës së Gjenovës me mbështetjen e Anzhuinëve.

Duke reaguar me shpejtësi, Marino Falieri niset për në Nikopojë për të lidhur një marrëveshje me carin e bullgarëve Aleksandër Asen e më pas takohet me pretendentin për fronin e Konstandinopojës Joan Paleologun. Puna bindëse shoqërohet me derdhjen e ndihmave të mëdha financiare. Venedikasit, në rast fitoreje, përfitojnë lejen për të hyrë në ishullin gjenovez të Tenedosit, çelësin e ngushticave drejt Detit të Zi. Prej aty, armëpushimi prishet dhe gjendet lehtë casus belli për armiqtë e Serenissimës. Në janar 1353, .një dërgatë e mbretit të Hungarisë shpall synimin për rivendosje të kontrollit mbi Kroaci dhe Dalmaci.

Pak kohë më pas, Karli I i Luksemburgut që është bërë Karli IV, mbret i Bohemisë më 1346, vihet në udhë për të marrë kurorën perandorake në Romë dhe ky episod do t’i japë më në fund trajtë të qartë konkretizimit të itinerarit europian të të atit, Johanit të Verbër, kont i Luksemburgut dhe mbret i Bohemisë (1296-1346). Ëndrra perandorake e Johanit të Luksemburgut shoqërohet me mitin e sovranit universal kristian që e vazhdon tani Karli IV me atë sukses që ndërkohë e njohim:Venediku i ndjek nga afër lëvizjet e këtij princi befasues dhe i vë pas ta shoqërojë Marino Falierin.

Në mars 1354 venedikasi emërohet në kështjellën e Pragës, Kalorës i Perandorisë; atëherë shpërthen grindja midis pretendentëve të fronit të Hungarisë. Marino Falierit, atë kohë ambasador në Avinjon, i njoftojnë vdekjen e dogjës Andrea Dandolo; pak kohë më pas, ai do të zgjidhet dogjë i Venedikut, porse e pret një fat i zi. Marino Falieri (1354-1355) është pa asnjë dyshim një personazh emblematik që simbolizon gjithë uirtu-tetefisnikut venedikas. Pronar i madh tokash pranë Padovës, magjistratura të shumta me emër në Venedik por gjithashtu bajli i Negropontes, podestat në Lesina dhe Brazza të Dalmacisë, nuk qe më pak edhe një ushtar guximtar në stere kundër Skaligerëve e gjithashtu pa dyshim edhe gjatë shpeditave detare në Dalmaci dhe Istrie kundër gjenovezëve. Nuk ishte dhe më pak diplomat i hollë së bashku me të vëllezërit dhekushërinjtëedegës Falier de Santi Apostoli. Ishte martuar me të famshmen bella sposa” Alvica Gradenigo, mbesë e dogjës Pietro, që u bë shkas për shumë kokëçarje e ndoshta edhe arsyeja e atij përbetimi të mallkuar që i mori jetën dogjës. Në të vërtetë, ai pagoi a posterioi'i një sukses pa kufi që pat ngjallur gjithëfarësoj xhelozish.

Sapo ishte prehur pak nga shkatërrimet që kish sjellë epidemia e murtajës së zezë, Venediku po përballej me armiqtë e vet në të gjitha frontet: më 1352, venedikasit dëbohen nga Konstandinopoja mbas disfatës së Bosforit dhe një kundërsulmi modest në Sardenjë vitin në vijim, që përfundoi me sukses për venedikasit. Më 1354, arkipeshkvi Viskonti pushton Gjenovën e as ndërhyrja e Petrark-ës pranë mikut të vet Dandolo nuk është në gjendje të shmangë atë më të keqen. Lufta fillon menjëherë me një sulm të stuhishëm kundër Lesinës dhe Kurzolës, duke u shkaktuar dëme të ndjeshme kriporeve dhe ngrehinave venedikase. Admirali venedikas Nicolo Pisani, niset për t’i dalë ballë flotës armike por e ndjek më kot itinerarin e saj deri në Alghero. Gjatë kësaj kohe, admirali fmok gjenovez Paganino Doria, në vend që ta lerë pas Adriatikun, drejtohet për nga Venedik dhe sulmon portet e Istries.

Në lagunën e shastitur jepet alarmi i përgjithshëm; fatmirësisht gjenovezi e lë këtë gji dhe i ngre velat drejt detit Egje. Komanda venedikase, që e ka kuptuar manovrën, e pret kundërshtarin në det të hapur para Kiosit, por meqë po afron dimri, kërkon autorizim për ta kaluar ketë stinë pranë Sapienzës. Galerat e çarmatosura e pa direkë kapen në befasi në 4 nëntor 1354 në port nga flota gjenoveze që rrugëton drejt Gjenovës dhe flota venedikase asgjësohet. Armëpushimi që nënshkruhet më 1 qershor 1355 nuk kumton ndonjë periudhe qetësie për Venedikun.

Në fund të vitit 1354, perandori Karli IV shfaqet befasisht para Padovës të cilën e kapërcen në rrugën e vet drejt Milanos ku synon të marrë titullin e mbretit të Italisë, i përkrahur nga Viskontët por edhe nga Skaligerët dhe Karrarat. Pas kësaj shpreson të marrë kurorën perandorake në Romë. Gjatë disa muajve fisnikëria venedikase do të jetojë çaste tepër të vështira, menjëherë mbas ekzekutimit të Marino Falierit, dogjës të cilit iu pre koka më 15 prill 1355 me arsyen se kishte nxitur një grusht shteti.

Kriza politike vazhdon për njëfarë kohe ngaqë dogja Giovanni Gradenigo nuk rri më gjatë se një vit në funksion dhe e vetmja politikë që ka mundur të zbatojë është ndërtimi i fortesave në të gjitha vendet strategjike të Terra Fermas dhe të Dalmacisë, duke mobilizuar investime tepër të mëdha. Asgjë nuk mund t’i pengojë erërat e liga të mosmarrëveshjes drejt ringjalljes së thëngjijve të luftës.

Në të vërtetë, Luigji i Hungarisë niset përsëri për sulm kundër Friulit dhe kërkon dalje në Adriatik ashtu si dhe tre vjet më parë. Sulmon lokalitetet kufitare pastaj rrethon Trevison, duke pritur mbështetjen e Karrarave të Padovës që po vonon. Dogja vdes në gusht 1356 dhe pasardhësi i tij i zgjedhur, Giovani Dolfin (1356-1361), bllokohet në Trevison e rrethuar. Nëpërmjet përçapjesh të rrezikshme, dogja arrin të dalë në Venedik ku hedh idenë e përtëritjes së një armëpushmi për të kremtuar festat e Pashkëve më x357- Një numër lokalitetesh përfitojnë nga kjo për të ngritur krye e për t’u bashkuar mehungarezët që janë afër lagunës, duke organizuar një bllokadë të re e cila e ndëshkon rëndë tregtinë venedikase.

Dogja kërkon me dëshpërim një dalje nga ky konflikt: atëherë ravijohet një kompromis me kusht që të hiqet dorë nga Dalmacia, dmth. nga territoret që përfshihen mes Istries lindore (Fiumes) dhe portave të Shqipërisë (Durrësit). Edhe njëherë, në Venedik u referohen marrëveshjeve të vitit 1177, të cilat u jepkëshin lagunorëve të drejtën për të mbikëqyrur fatet e këtyre trevave. Por këta argumenta nuk merren më parasysh: më 18 shkurt 1358 nënshkruhet në Zarë një paqe poshtëruese, dorë e rëndë e fatit! Dogja heq dorë nga titulli i dukës së Dalmacisë e krejt provinca treviziane u kalon Della Scalave të Veronës, familje besnike ndaj kauzës hungareze dhe perandorake.

Kjo disfatë shkatërrimtare e privon Venedikun nga “territoret përtej Quarneros deri në kufi të Durrësit, të gjitha qytetet, tokat, kështjellat, ishujt, portet dhe juridiksionet sidomos mbi Nonën, Zarën, Skardonën, Shebenikun, Traun, Spalaton, Raguzën...gjithashtu Oseron, Cherson, Veglian, Arbon, Pagon, Brazzën, Lesinën, Kurzolën...gjithë tokat nën varësinë e tyre” e thënë ndryshe nga krejt zotërimet ishullore! Hungarezët pranojnë të japin siguri për pronat dhe personat që kalojnë në këto territore dhe angazhohen të neutralizojnë veprimtarinë e piratëve ende të shumtë në numër. Duke mos e humbur këtë rast, një armik i vjetër i Venedikut pret orën e vet dhe nis e ngre pretendimet e tij.

Patriarku i Akuileas “hahet për lëkurën e luanit” me Francesco Carrara de Padova -n, fitimtar nga ky konflikt. Dogja Andrea Contarini (1368-1382) zgjidhet kundër dëshirëssë tij në janar 1368, po ai që kishte refuzuar dy herë magjistraturën suprem, Doxha i Madh venedikas pranon të marrë në gjirin e vet ndonja tridhjetë familje; kjo do të ishte hera e fundit për epokën mesjetare.

Nga ana tjetër, Venediku kishte gjetur një aleat të ri në zemër të Ballkanit, mbretin e Bosnjës Tvrtko I (1353-1391) që luftonte kundër banit të Kroacisë hungareze. Kjo kishte më tepër rëndësi sesa ndëshkimet që diktonin fituesit: një tribut vjetor prej 7 mijë dukatesh i paguhej Hungarisë dhe duhej dorëzuar në Zarë, provokim ky që mezi gëlltitej nga qeveria venedikase, si dhe hartimin e një teksti që rimerrte fjalët e vrazhda të traktatit të 1358-s.

Tregtarët e Zarës pranoheshin lirisht në zotërimet venedikase dhe në metropol deri në një shumë prej 20 000 dukatesh në vit, ndërsa dalmatët e tjerë duhej të kënaqeshin me një vëllim transaksionesh të barabartë me 5 000 dukate. Për më tepër, kishin mundësi të takoheshin me tregtarët që vinin në Venedik - përfytyroni tregtarët gjermanë importues të metaleve ose shitësit katalanë të leshit të papërpunuar. Venedikasit humbisnin të drejtën e dërgimit të anijeve të armatosura nëpër portet e bregdetit, përveçse kur kërkoheshin nga vetë banorët.

Goditja është e rëndë për tërësinë e ekonomisë venedikase; duhet reaguar me shpejtësi, pasi Venediku do që ta ruajë pozicionin qendror në shkëmbimet tregtare midis dy brigjeve të Adriatikut e midis Europës së Veriut dhe botës mesdhetare. Pa arritur t’ia zërë vendin Venedikut, Gjenova arriti një nivel të lartë kapacitetesh në rrjetin tregtar, por pëson ndërprerje të shpeshta të flukseve, ndërkohë që Venediku nuk e humbi kahjen e vet për nga Lindja.

Zotërimet territoriale në Itali marrin kuptim të plotë në këtë epokë: duhej përforcuar depërtimi në Europën kontinentale, që mundëson gruinbullimin e mallrave që do të përdoren për shkëmbim me prodhimet mesdhetare.

Tanimë, në vigjilje të shekullit XV, Serenissima i cakton vetes një objektiv: t’i rivihet pushtimittë Dalmacisë. DogjaAntonio Venierkujton përparësinë: rindërtimin e një perandorie të madhe koloniale të përtej detit “Actum de imperio credere", përballë një kundërshtari që kërcënon Ballkanin, sulltanit otoman.

Pushtimi i Friulit

Marka e vjetër friulane, që i ishte caktuar patriarkut të Akuilesë nga perandori Konrad II me qëllim që të shmangeshin luftërat e përhershme mes zotërinjve, e kërkonte fatin e vet midis botëve italiane, gjermanike dhe sllave. Më 1221, mbas një arbitrazhi papnor, kufijtë perëndimorë të kësaj province u ngulitën te lumi Livenza ku ndodhet qyteti Sacile, post pararojë i rrugës së Alpeve, i lakmuar nga venedikasit. Duka i Austrisë mbetej zot i Pordenones, Kordenonit dhe Ragonjës, porse lufta midis kontit të Tirolit, trashëgimtar i një numri zotërimesh, dhe Henrit, kont i Goricies, që futi në dorë kështjella të shumta, shkaktoi një krizë të rëndë politike në fund të shekullit XIII.

Atëherë Venediku filloi të diktojë pak nga pak, duke përdorur Gardën e gjiut, ligjin e tij mbi hapësirën detare që përfshihet midis grykëderdhjes së Posë dhe Grados, ku e kish selinë deri më 1451, patriarku i dukatit të Venedikut. Ky ishull i vogël, i vendosur në mënyrë ideale përballë Piranit, kontrollon gjiun e Triestes.

Mbas paqes së Torinos Venedikut i duhet ta lëshojë Triesten që bëhet port austriak, ndërkohë që mbreti i Hungarisë, zot i vërtetë i këtyre vendeve, heq dorë, kundrejt pagimit të një gjobe të rëndë, nga qarkullimi i anijeve të tij përtej vijës bashkuese të Riminit me Polën.

Friuli është gjithë kohën i tollovitur nga luftërat private feudale që kundërvënë komunat qytetare ndaj zotërinjve laikë dhe kishëtarë: njëri prej tyre, Bertrand de Saint-Genies, një profesor i së drejtës nga Kahorsi, i emëruar patriark prej papës më 1334» luftonte energjikisht për ringritjen e zotërimit kishëtar të copëtuar nga manjatët lokalë. Ky patriark, që u vra në fushë të betejës më 1350 përpara mureve të Spilimbergut, nuk la pasardhës të aftë e kështu ndikimi i Austrisë erdhi duke u forcuar falë mbështetjes së feudalëve të veshur me pushtet nga perandori. Duke përfituar nga pakënaqësia, Venediku priste orën e vet e dalëngadalë arriti të mbysë potencialet ekonomike të provincës. Në këto kushte, disa bashkësi i kthyen sytë nga Venediku dhe kërkuan mbrojtjen e tij: kështu bënë p.sh. banorët e Portogruaros.

Më 1440 ipeshkvi i Udines u akordoi venedikasve një filiale tregtare: Portogniaron të venduar aty ku takohen lumenjtë dhe rrugët që përshkojnë Friulin. Ky qytet i begatë e i populluar mirë, kërkoi më 1333 bashkangjitje me zotërimet venedikase, por Senati, i matur, refuzoi dhe vetëm mbas disfatës që pësoi patriarku i Akuileas më 1420 kjo orvatje ia arriti qëllimit. Feudalët që nuk kanë trashëgimtarë u vunë nën trysni e kur konti Bernard i Goricies, që kish zgjedhur të vendosej në Gjermani, i propozoi një shkëmbim fshatrash dhe kështjellash perandorit, Venedikut iu desh të ndërhyjë.

Këshilli i të dhjetëve arrin me shkathtësi që ta bindë këtë friulian t’ia lërë zotërimet e veta Serenissimas. Në këmbim konti, si iu betua për besnikëri komunës së venedikasve, ruan privilegjet e tij dhe ia merr pushtetet patriarkut të Akuileas i cili do të ketë prej aty e tutje vetëm një pozicion shpirtëror. Duke iu shmangur ndërhyrjes së dhunshme, Venediku e lë në fuqi parlamentin ekzistues por përfshin në gji të vet abatët, feudalët dhe disa përfaqësues të bashkësive qytetare.

Juristët padovanë e pranojnë këtë mënyrë të sjelluri që respekton statutet lokale e kështu asimilimi i territorit kryhet me qetësi dhe në respektim të së drejtës. Mëkëmbësi i Friulit ngarkohet me mbrojtjen ushtarake të provincës, rekrutimin e milicëve dhe organizimin e vijave mbrojtëse. Qeveria e vë theksin në vendosjen e një popullate besnike në qytetet e vogla që bëhen simbole të rrënjosjes venedikase në këtë trevë.

Për ta konkretizuar në vetëdijen popullore madhështinë e këtij sundimi, mitografia e Dominantes sillet rreth tri kremtimeve që lartojnë mbizotërimin e Venedikut në domenin Adriatik. I pari ka një karakter tepër simbolik: është fjala për ritin e “dasmës së detit” që kremtohet ditën e Ngjitjes së Krishtit në qiell (la Sensa), ceremoni qytetase me pamje të larmishme dhe synime të shumëfishta.

Në pranverë, pas hyrjes së vitit të ri në Venedik më 1 mars, dogja shfaq publikisht synimin e pushtimit të hapësirave detare duke hedhur në valët e detit një unazë të artë. Rit i moçëm me frymëzim bizantin, ai ruan edhe domethënie fetare, pasi gjatë kremtimit shqiptohen formula liturgjike. Ky bekim zanafillor i detit që mëton zbutjen e forcave të së keqes do të zëvendësohet shpejt nga dasmat (desponsatio).

Në Venedik ideologjia dëshiron që të përkujtojë paqen e Venedikut, të nënshkruar aty midis papës dhe perandorit më 1177. Papa Aleksandri III, sipas gojëdhanës që ruhet në kujtesë, i paskësh lënë Venedikut juridiksionin ipeshkvnor mbi Dalmacinë dhe i paskësh kërkuar dogjës që të garantojë sigurinë e lundrimit në gji. Forca politike e këtij rituali, që bashkon gjestet pagane me ato të krishtera, ndikimet orientale dhe perëndimore, shto këtu vetëfestimin e fuqisë së madhe, i përqendron efektet e veta propagandistike mbi masën e vizitorëve të huaj që vijnë në lagunë me rastin e panairit të madh të Ngjitjes së Krishtit në qiell, i cili dikur ishte mjaft i rëndësishëm në marrëveshjet financiare dhe tregtare.

Mbas marrjes së Konstandinopojës, shkarja ideologjike përforcon idenë e sundimit universal, duke imituar modelin perandorak, me rrezik acarimin e marrëdhënieve me papatin dhe perandorin e Perëndimit. Nga fillimet e shekullit XIV, letrarët e kapin këtë temë për të pohuar karakterin politik të ceremonisë së dasmës të detit. Më 1317, Bonincontro de Bovi dhe pak më vonë Castellano de Simone shkruajnë tekstet bazë të këtij arsyetimi të ri. Tablotë gjigande që kremtojnë ngjarjen zbukurojnë kapelën e Shën Nikollës e pastaj sallën e Këshillit të Madh të pallatit të Dogjëve më 1365.

Kështu, një publik i gjerë u bë bashkëpunëtor në këtë uzurpim të autoritetit mbi gji, duke bartur në vendet e tyre përkatëse shembëlltyrat dhe kujtimet e mahnitshme nga madhështia venedikase. Mbas kremtimit të Ngjitjes së Krishtit në qiell linjat e lundrimit në drejtim të Tokës së Shenjtë e rifillojnë aktivitetin e tyre, ndërsa pelegrinët ftohen të festojnë së bashku me venedikasit: të gjithë, nga Pedro Kafur Katalani te polaku Ocieski dhe gjermani von Harff, që vijnë në Venedik përgjatë shekujve janë dëshmitarë të ndikimit të madh që ka ky kremtim ritual.

Një etapë tjetër festive shënon vullnetin e synimshëm për të ngritur lart shtrirjen e Dominantes në brendësinë e tokës. Duhet folur për festën popullore të së Enjtes së Majme, që është përfshirë në ciklin e karnavaleve. Festa e famshme e së Enjtes së Majme i kujton turmës së ngazëllyer fitoren mbi patariarkun e Akuilesë në shekullin X. Në këtë ditë, mjeshtrit artizanë të korporatës të kasapëve e kovaçëve u presin ritualisht kokat dymbëdhjetë derrave, në kujtim të dymbëdhjetë kanonikëve, ndërkohë që turma masakron në sheshin e Shën Markut një dem që simbolizon patriarkun.

Ceremonia e ndërlikuar e therjes së derrave, që kryhet brenda pallatit dukal, dhe blatimi i kokave gjyqtarëve përshkruan si fitoren me anë të forcës ashtu dhe nënshtrimin e forcës ndaj ligjit. Shpesh e pavarësisht nga rreziku i zjarrit, në sheshet e qytetit digjen kështjella të mëdha prej druri nga turma e harbuar që shpreh në këtë mënyrë urrejtjen e vet ndaj atyre tradhtarëve të pabesë friulanë. Teprimet janë të shpeshta, e në fillim të shekullit XVI, Luca Troni dhe krerët e Këshillit të të dhjetëve propozojnë që të mos zhvillohen më masakra në pallat e që vetëm të bëhet kurban një dem në sheshin e pushtuar nga turma. Mbas vitit 1525, shfaqja lejohet duke mënjanuar djegien e kështjellave prej druri.

Kremtimi i fundit që i kushtohet fuqisë sovrane të Venedikut është ai i Marive. Qysh prej vitit 1143, në Venedik festohet fitorja mbi triestinët, fajtorë për rrëmbimin e vajzave të reja që u çliruan nga detarët e komanduar prej dogjës Pietro Candiano III më 943. Një vargan lundrash përshkon kanalet për katër ditë që përfshijnë Shën Markun, festën e shenjtit mbrojtës, dhe Zonjën e Qirinjve, të kremten e Shën Mërisë së Dritës, duke e përqëndruar vëmendjen tek Kanali i Madh dhe duke mobilizuar popullatën e famullive përkatëse, sidomos të grave që nderohen veçanërisht atë ditë.

Në të vërtetë, kjo festë përkujton një fitore ushtarake vendimtare që pati siguruar lirinë e banorëve të lagunës. Ndërpreija e kremtimit gjatë luftës së Kioxhës më 1379 i jep fund kësaj cereinonie të shenjtë dhe profane për t’ia lënë vendin lindjes së kultit të Shën Mërisë, shumë kanonik e konvencional. Por të gjitha këto festime zor se mund ta fshehin atë goditje të tmerrshme që u dha mbas autonomisë së Raguzës, që u fitua më 1358.

Raguza dhe Adriatiku qendror

Porti i Raguzës ka një vendosje të mrekullueshme në gjysmërrugë të mëngës adriatike. Arsenali i parë i ndërtuar më 1272 i jep këtij limani një prirje ushtarake që dalëngadalë do të zëvendësohet nga një periudhë tregtare. Në mes të shekullit XIV, qyteti rrethohet me mure fortifikuese, ndërsa porti, që zhvendoset dhe mbrohet nga një mol i bukur prej vitit 1347, i rrit kapacitetet e veta. Masa e parë që merr Këshilli i qytetit mbas çlirimit prej zgjedhës venedikase është emërimi i një admirali të arsenalit me detyrë kontrollimin e lëvizjeve të anijeve dhe mbikëqyrjen e mbylljes së portave të qytetit kur ndonjë flotë kërkon të drejtën e ankorimit.

Prej kësaj kohe, ekonomia detare zhvillohet vijimisht dhe në vitet e para të shekullit XV arsenali, edhe ky i modernizuar, është në gjendje të prodhojë anije të bukura të destinuara për udhëtime të largëta. Më 1428, magjistratura e oficerëve të galerave merr në ngarkim kantierin detar dhe organizon administrimin e galerës komunale, të gatshme për mbrojtjen e anijeve tregtare por gjithashtu edhe për të transportuar mallrat e grumbulluara nga vende të ndryshme. Dëshmi të shumta, sidomos ajo e Jaksa Kotruljeviçit (Cotruglio për italianët) përshkruajnë ngulitjen e një industrie mjaft të gjallë tekstilesh që arrin suksesin tregtar falë zotësisë së toskanëVe dhe umbrianëve, që kishin ardhur të shumtë në numër për të shfrytëzuar këtë treg në lulëzim të plotë.

Përparimi i otomanëve - pushtimi i Serbisë, Moresë dhe i Bosnjës - nuk i tremb partnerët e huaj të raguzianëve, pasi këta kanë shprehur dëshirën për të mbajtur marrëdhënie të mira me Venedikun, pa dyshim, por mbi të gjitha me sulltanin që kundrejt të hollave jep një lejekalim të përgjithshëm për tregtarët që përshkojnë territoret e tij. Prej vitit 1355, Raguza përfiton nga përçarja politike e fqinjëve të saj, sidomos nga anarkia në Perandorinë Serbe mbas vdekjes së Stefan Dushanit më 1354. Kërcënimi është tashmë prej një kohe të gjatë real. Qysh gjatë mbretërimit të Stefan Uroshit II (Milutin, 1282-1321), serbët e lakmojnë këtë bazë të mrekullueshme detare, e vetmja në hyrje të Adriatikut ku mund të bëhet një ndalesë me cilësi.

Raguzianët, si i kanë bërë thirrje Venedikut që ta qetësojë pak zellin e fqinjëve tëtyreluftarakë, përfitojnë një pushim afatshkurtër. Pak kohë më pas, Stefan Uroshi III (Deçanski, 1321-1331) e sulmon qytetin në pranverë të vitit 1327- Edhe një herë Venediku propozon ndërmjetësinë, i mbështetur mbi një kërcënim vendimtar: në qoftë se serbët nuk heqin dorë, venedikasit dhe raguzianët do të ndërpresin shkëmbimet tregtare me Serbinë. Një emisar venedikas që kalon nga Raguza, merr shpërblim prej autoriteteve raguziane: statutet e republikës së Shën Vlashit do të jenë me më shumë leverdi për rezidentët venedikas e konti që përfaqëson qeverinë dukale, ka të drejtën e juridiksionit të plotë mbi çështjet ku preken venedikasit. Aleanca objektive midis venedikasve dhe raguzianëve, e ngritur mbi një pragmatizëm cilësor, do të përtërihet mbas disfatës së rëndë të Venedikut më 1358.

Të çliruar nga zgjedha venedikase, raguzianët nguten të hyjnë në marrëveshje me mbretin e Hungarisë Luigji I, duke pranuar vasalietin teorik ndaj tij kundrejt pagimit të një tributi modest vjetor prej 500 dukatesh. Nëpërmjet traktatit të Vishegradit, mbreti i Hungarisë bëhet mbrojtës i një qyteti që fiton me të vërtetë pavarësinë politike, por afrimi me Venedikun nuk ka për të vonuar. Raguzianët, tregtarë të shkathët, jo vetëm që nuk kërkojnë ndonjëfarë hakmarrje, por në shumë raste shpallin se e duan “atë hir aq të çmuar për ne, që gjithë raguzianët të jenë qytetarë të Venedikut ashtu si dhe fëmijët e tyre, në jetë të jetëve”!

Kështu qeveria venedikase, e zënë ngushtë nga dykuptimësia e kësaj situate, pranon të lidhë marrëdhënie të përzemërta me këtë “fqinj të mirë” i cili përherë ka frikën e ndonjë sulmi të sllavëve. Por rreziku do të vijë prej tjetërkund. Fitorja e turqve në Maricë (Cornomen) më 1371 u hap atyre portat e Serbisë. Ngadhënjimi i Kosovës, më 1389, i shtyn otomanët të kërkojnë mbështetje tregtare në bregdet. Atëherë kur papati e anulon Ndalesën për zhvillimin e tregtisë me myslimanët pas vitit 1373, Raguza përfiton nga rasti për të lidhur marrëdhënie të qëndrueshme me botën otomane të Ballkanit, duke ia lënë Venedikut tregtinë detare me vende të largëta.

Deri më 1458, raguzianët i qëndrojnë me sa mundin nënshtrimit përfundimtar, megjithë pagimin e një detyrimi të përvitshëm që duan ta kufizojnë në blerjen e një licence tregtie. Fuqia e ushtrive turke ndërkaq do t’i ndryshojë të gjithë ekuilibrat politikë në rajon.

Mbas disfatës së Lazar Hrebeljanoviçit, mbretit të Serbisë, në fushë të Kosovës, është Raguza ajo që nxjerr përfitim prej dobësisë së fqinjit të vet të fuqishëm. E pra, lidhjet e drejtpërdrejta midis mbretërve të Serbisë dhe republikës së Shën Vlashit janë të moçme dhe frytdhënëse. Kur mbreti Milutin, një mecen i madh i artit serb, vë të rindërtohet manastiri i Graçanicës, ai u drejtohet edhe artizanëve raguzianë në vitet 1320. Djalin e tij të madh, të cilit i ka shkrepur ideja e mbrapshtë që të ngrejë krye ndaj tij, e verbojnë dhe dëbojnë në Konstandinopojë, aty ku banon nusja e tij Maria Paleologu; si fiton faljen mbas një lufte për trashëgimi, i vihet ndërtimit të manastirit të mrekullueshëm të Deçanit, prej nga merr dhe emrin e vet, Stefan Deçanski, pasi ai u shëruan mrekullisht nga verbëria.

Pak kohë më pas, ai vritet nga i biri, Stefan Dushani, heroi i betejës kundër Mihalit të Bullgarisë, të mundur në Velbuzd e tepër i etur për pushtet. Zoti i ri i Serbisë, vrasësi i të atit, më fatkeqit nga Nemanjët, mbretit martir Stefan Deçanski, e vendos sundimin e tij mbi një territor të madh dhe shpallet më 1346 perandor i serbëve dhe i grekëve! Prizrenin ai do ta kthejë në një kryeqytet të begatë, vend panairesh në zemër të një rajoni zejtarie që e ka arritur kamurinë e vet sajë rritjes së krimbit të mëndafshit dhe metalurgjisë. Si turqit ashtu dhe raguzianët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo pasuri.

Gjatë mbretërimit të Muratit, (1359-1389) turqit hedhin rrënjë në Ballkan, si mercenarë të grekëve kundër ekspeditave serbe e bullgare. Nga 1362 më 1368 do të pushtohet një pjesë e Trakisë e, nëpërmjet luginës së Maricës, do të bëhet përparimi drejt Maqedonisë e pastaj Serbisë gjatë fushatës së fundit të madhe ushtarake midis viteve 1385 dhe 1389 mbi Vardar e Strumë, me pushtimin e Nishit më 1386, që e kthen mbretin Lazar I të Serbisë në haraçpagues.

Sulmet e para të tmerrshme kundër Shqipërisë të drejtuara nga Hajredin Pasha, i sjellin trupat e tij pranë liqenit të Ohrit. Në atë kohë komandanti turk i jep ndihmë KarlTopisë, zot i Durrësit, kundër njërit prej rivalëve të tij, Gjergj Balshës. Me ndihmë të luftrave feudale që i dobësojnë vazhdimisht kundërshtarët e tyre, turqit u afrohen me shpejtësi brigjeve të Adriatikut.

Më 1389, ofensiva e madhe e Sulltan Muratit, të ndihmuar nga vasalët e tij të rinj serbë të Shkupit, dërrmon në një ditë të bukur qershori trupat e Lazarit në Kosovë. Megjithse sulltani vdes në fushë të betejës, otomanët kalojnë në një etapë vendimtare. Sundimtari i ri, Bajaziti I Jildërëm (1389-1403) kërkon të përfitojë nga pështjellimi i armiqve të tij; ai martohet me motrën e Stefan Lazareviçit, despotit të ri të Serbisë, qëzëvendëson të atin Lazari I, vdekur në betejë dhe pranon vasalitetin ndaj Portës. Ndërkaq trupat serbe luftojnë në krah të myslimanëve, qofshin këta në Nikopojë ose në Ankara. Duke kërkuar me shkathtësi që të përfitojë prej urrejtjes që ushqejnë zotërinjtë vendas ndaj krerëve të tyre, Bajaziti favorizon Vuk Brankoviçin, zot i Prishtinës, djali e pasardhësi i të cilit, Gjergj Brankovici, do të bëhet mbret i Serbisë nga 1398 deri më 1456. Duke u nisur prej këtyre territoreve të pushtuara, kalorësit turqkryejnë mësymje të shpeshta e shkatërrimtare kundër Bosnjës së mbretit Tvrtko I (tSSS'iJÇi), duke u shtyrë madje drejt veriut deri sa arrijnë të rrethojnë Beogradin më 1391.

Më 1392, trupat sulmojnë qytetet e Krujës e të Shkodrës që i përkisnin Gjergj Balshës II e, më 1394, otomanët arrijnë të kontrollojnë luginën e Drinit që u jep më në fund mundësinë e daljes në det. Faktorët gjeografikë janë vendimtarë për të kuptuar vështirësitë e shumta që ngadalësojnë përparimin e turqve në këtë rajon: fortesat që mundësojnë përshkimin e boshteve të mëdha rrugore në luginat e Vardarit drejt lindjes, që lidhin Shqipërinë me Konstandinopojën nëpërmjet Shkupit ose të atij që shkon drejt veriut duke mbërritur në Beograd nëpërmjet Nishit, bien njëra pas tjetrës.

Ofensiva e madhe e zhvilluar në vitet 1385-1395 shkakton panikun e Gjergj Balshës II (1385-1405), të tronditur nga marrja e Ulqinit dhe e Krujës; ky i shet atëherë Venedikut portet e Drivastos dhe të Shkodrës. Republika e Venedikut e plotëson ngulitjen e saj në vijën bregdetare me Durrësin më 1392, pastaj Lezhën në vitin në vijim. Pak kohë më pas, do t’i vijë radha kështjellës së Kotorrrit më 1420, pastaj Ulqinit më 1421 dhe vendosjes së protektoratit të Pastroviçit me Tivarin dhe Budvën më 1425. Ky avancim i bujshëm i Venedikut kryhet padyshim falë reshtjes së luftimeve në Ballkan për shkak të luftës vrastare civile që kundërvë pasuesit e Bajazitit. Zotërinjtë shqiptarë ngrenë atëherë krye: Andrea Topia rimerr Matin, Gjon Kastrioti zë përsëri Drinin, Muzakët e vendosin përsëri kryeqendrën e tyre në Berat.

Më 1415, sulltan Mehmeti I, fitimtar mbi të vëllezërit, rinis sulmin dhe pushton Vlorën, port me cilësi të lartë, ku ngre një arsenal, limer i një flotiljeje kusarësh që patrullojnë në Adriatik. Kjo shtyrje drejt detit përfaqëson ndërkaq një rrezik, për arsye se trupat gjenden aty të izoluara nga prapavija e brendatokës, nën kanosjen e rrethimit prej një aleance princësh autoktonë. Shkathtësia e sulltanit shprehet në aftësinë e tij për të mbjellë përçarjen, duke favorizuar njërën palë në kurriz të të tjerave. Kjo manovër ia arrin qëllimit dhe Muzakët, Kastriotët e një pjesë e klanit të Topiajve e njohin vasalitetin ndaj zotit të tyre të ri.

Më 1431, sulltani merr kadastrën e sanxhakut të Vlorës dhe përgatit mësymje të tjera në drejtim të Serbisë fqinje. Rezistenca e serbëve mblidhet nën drejtimin e Stefan Lazareviçit (1389-1427) dhe Gjergj Brankoviçit (1426-1454)- Ky i fundit e pranon bashkëpunimin me Sulejmanin kundër vëllait të tij Mehmetit I, por i duhet të ndërrojë mendje mbas fitores që arrin ky i fundit mbi trupat e Stefanit në fushën e betejës së Kosovës (1448) dhe kundërsulmit të Musait, një vëlla rebel që shkreton Serbinë më 1410 e 1411.

I trembur, Gjergj Brankoviçi ndihmon Mehmetin për të gatitur fitoren vendimtare mbi të vëllezërit, duke përfituar të mirat e këtij qëndrimi: serbët mund të vendosen sërish në gjithë rajonin e Moravës. Ky do të jetë një pajtim jetëshkurtër, pasi udhëtari Bertrandon de La Broquiëre, i cili kalon nga Nishi më 1427, e përshkruan kryeqendrën serbe të pushtuar nga otomanët. Cari i Serbisë Stefan Lazareviçi vdes më 1427 pa lënë fëmijë, e atëherë hungarezët përfitojnë për ta rinisur ofensivën e tyre mbi Danub.

Sulltan Murati II (1421-1451) kërkon të drejtat e trashëgimisë mbi Serbinë, pasi e motra e të vdekurit ishte gruaja e Bajazitit: i zhgënjyer nga dështimi, ai e sulmon këtë vend dhe merr qytetet e Golubacit e të Krushevaçit. Gjergj Brankoviçi e pranon vasalitetin për të mbijetuar, premton trupa e para dhe ofron të bijën si nuse më i433. duke iu trembur si hungarezëve ashtu dhe turqve. Mbas vitit 1440. e gjithë Serbia aneksohet prej sulltanit që kontrollon tani prodhimin e pellgut minerar të Novo Brdos. I vetmi krah i Brankovicit, mbreti i hungarezëve Jan Huniadi, nuk mund të ndërhyjë dhe sulltani, me shkathtësi, parapëlqen t’ia kthejë disa territore serbit të nënshtruar e të dobësuar.

Gjendja në Bosnjë është ndryshe: mbasi kanë dështuar politikisht zotërinjtë e Serbisë, princi Tvrtko I, që vdiq më 1389, la pas një mbretëri boshnjake të rrënuar nga një luftë e tmerrshme civile, prijësit e së cilës kërkojnë mbështetje herë te turqit, e herë te hungarezët. Vetëm një entitet i vogël politik, dukata e Shën-Sabasit (Hercegovinë) arrin t’i mbijetojë furtunës.

Në këto kushte, raguzianët e ndjekin zhvillimin e kontekstit politik syçelët. Arrijnë të nxjerrin në këtë mes përfitim nga rivaliteti i pandërprerë që vë kundër njëri-tjetrit fqinjët kryesorë: mbas vitit 1432, shtrirja territoriale e Republikës së Shën Vlashit do të vazhdojë me aneksimin e Peljeshaçit dhe shtyrjen në drejtim të Kotorrrit. Këto janë pasojat e drejtpërdrejta të luftës së Konavles kundër boshnjakut Radoslav Pavloviç, që u zhvillua më 1430 e pati për arbitër sulltanin, i cili prej asaj kohe do t’u japë lehtësira tatimore tregtarëve raguzianë.

Mbas vitit 1437. në Serbi plas sërish lufta, ndërsa një epidemi e rëndë murtaje arrin të dhjetojë popullatën. Depërtimi i trupave osmane vjen duke u përforcuar dhe i detyron raguzianët që ta pranojnë pagimin e një haraçi prej vitit 1440, në mënyrë që të shmangin një aneksim të pakthyeshëm. Një nga çmimet në lojë gjatë këtyre lufimeve është kontrolli i pellgut minerar të Novo Brdos, të cilin e pretendon duka Stefan Vukçiç Kosaça që është bërë vasal i sulltanit. Tregtia ringjallet mbas marrëveshjes së nënshkruar më 1442, një armëpushim jetëshkurtër që konkretizon privilegjet e akorduara raguzianëve: pagimin e një takse modeste prej 2% dhe lirinë e qarkullimit në krejt territoret që u janë nënshtruar otomanëve.

Rifillimi i luftimeve dhjetë vjet më vonë midis palëve në konflikt i jep rastin Mehmetit II që të rinisë ofensivën diplomatike mbas suksesit të bujshëm që arriti kundër Konstandinopojës. Fushata ushtarake dhe murtaja e tmerrshme e vitit 1457 e pastaj disfata e Skënderbeut dhe pasiviteti i hungarezëve janë elementë që përforcojnë asnjanësinë raguziane. Mehmeti do të përtërijë më 1459 e pastaj edhe më 1462 traktatet e favorshme për raguzianët. Rënia e kryeqytetit serb në qershor 1459 dhe ndërhyrja e hungarezit Mathias Corvin e shtynë Këshillin e qytetit që t’i paguajë këtij të fundit një tribut modest. Të gjitha grindjet që ia kundërvënë fqinjëve Raguzën arbitrohen prej sulltanit në favor të nënshtetasve të Shën Vlashit.

Kjo gjendje ndihmon përparimin territorial: më 1471, Raguza fortifikon ishullin e Posredjicës në grykëderdhje të Neretvës dhe merr kontrollin përfundimtar mbi kontenë e Peljeshaçit. Raguzianët bëjnë pa ndërprerje negociata për të ruajtur pavarësinë e tyre përballë sllavëve të brendësisë së vendit, qofshin këta boshnjakët e Trebinjës (Pavloviçët) ose atë të Malit të Zi (Cernoviçët). Qyteti do të shmangë vërshimin masiv të refugjatëve që ikin prej luftimeve dhe nuk resht së shpalluri se fusha e gjerë bregdetare e Konavljes (Canali) nuk mund të presë më ikanakë të rinj.

Sidoqoftë, të gjithë këta të huaj e favorizojnë zhvillimin ekonomik të Raguzës. Pasijanë vendosur në mënyrë të qëndrueshme, shumica e tyre nuk e merr, megjithatë, statutin e qytetarit të cilin aristokracia qytetare e jep me shumë kopraci, xheloze për privilegjet e veta dhe e vetëdijshme për numrin e paktë që përfaqëson si grup shoqëror. Rreziku më i madh është prania në qytet e një bashkësie të fortë katalane, tregtarë, armatorë dhe zejtarë: ekziston në të vërtetë një respekt i ndërsjelltë i ngjyruar me mosbesim. I huaji është r tillë që, në çdo çast mund të ndihmojë armikun e republikës, siçebëri Joan Bruli, i cili me anë sinjalesh lajmëroi kapitenin e një nefi katalan që e kërcënonte sekuestrimi prej policisë së portit. Vëllai i tij, Anton Bruli, është një nga tregtarët më me ndikim që janë vendosur në Dubrovnik, i cili gëzon mbrojtjen e mbretit Alfons të Aragonës, duke qenë ndoshta në një çast të dhënë edhe konsull i caktuar prej bashkatdhetarëve për të mbrojtur interesat e tyre. Në rastin e katalanëve, imazhi i vetë bashkësisë do të vuajë së tepërmi nga paudhësitë që bënin në Adriatik disa piratë gjakatarë.

Venedikasit luanin me shkathtësi me këtë faktor: dihet se më 1451 anëtarët e ekipazhit të një anijeje të Kotorrit flisnin me njëri-tjetrin në gjuhën katalane për të fshehur prejardhjen e tyre gjatë një sulmi kundër ishullit Lopud. Kërcënimet e shumta nuk arritën t’i pengojnë raguzianët të përforcojnë kontaktet e tyre me bregdetin italian. Tregtarë, diplomatë, njerëz të kishës, artistë dhe shkrimtarë të shumtë italianë i kanë vënë vulën e tyre këtij qyteti të bukur. Në librin e tij Diskutim mbi dhjetëvjeçarin e parë të Tit-Livit Makiaveli e krahason Dubrovnikun me Romën perandorake, me Athinën dhe Venedikun.

Le të qëndrojmë te disa fakte: në Raguzë takohen artistë e letrarë për të afirmuar “stilin adriatik” siç e thoshte F. Zeri. Shkolla publike, ku punojnë mësues të ardhur nga Venediku, Romanja dhe Market, mbas vitit 1435 do të tërheqë lukezin Filippo Diversi de Quartigiani, organizator i institucionit dhe redaktor i Ordo pro magistris scholarum. Në këtë qytet do të qëndrojnë shumë mësues që, edhe pasi përfundonte kontrata, viheshin në shërbim të komunës si përkthyes, sekretarë gjyqi ose noterë publikë.

Disa, si për shembull A. Chastel, mendonin se Padova është epiqendra e kësaj trajte të veçantë artistike që e përfshin Adriatikun nga Raguza në Ankonë. Është e vërtetë që skulptorët dhe arkitektët që punuan në Trau, Shebenik dhe Raguzë janë po ata që zbukuruan Urbinon, Riminin dhe Venedikun. Komisioni artistik i ngritur në Raguzë më 1439 me ndihmën e epigrafistit Qiriak nga Ankona, një i dërguar papnor që përfitoi nga qëndrimi i tij këtu për të shkruar një histori të Raguzës, mundëson inventarizimin e monumenteve të moçme në veprën Descriptio Ragusii dhe zbulimin e Juraj Dalmatinacit (Giorgio da Sebenico) si skulptor shtegtar, bashkëpunëtor i Agostino de Ducios, mjeshtër i ndëtimit të tempullit të Malatestave në Rimini.

Venedikasit vetë e adhuronin bukurinë e pallateve të ndërtuara jashtë mureve të këtij qyteti të fortifikuar. Më 1553, administratorët që ktheheshin nga një inspektim në Mal të Zi qëndruan për një kohë në kushte mjaft të këndshme në vilat e rrethuara prej kopshtijesh në Cavtat, Prijeko dhe Ston, herë-herë edhe të zbukuruara me afreske të mahnitshme si ato që kish pikturuar Juan Duknovici (Giovanni Dalmata).

Pa dyshim që në Raguzë mund të përcaktohet portreti i homo adriaticus, një individ i mbrujtur me referime kulturore e sociale që e kanë zanafillën në botët rreth e përqark, katolike italiane, ortodokse serbe dhe myslimane otomane. I kthyer njëkohësisht nga deti dhe bota e madhe po ashtu si dhe nga malet dhe luginat, Dubrovniku është një model i goditur i afërsisë dhe ndërplotësimit të botëve të ndryshme. Prej 1430-s, fillon një fazë migruese e rëndësishme, por e administruar keq prej autoriteteve raguziane, të cilat ia refuzojnë vojvodës Sandali Hraniç mundësinë që të presë emigrantë: megjithatë betejat në tokën serbe shkaktojnë një eksod masiv në drejtim të qyteteve bregdetare.

Kjo është në të vërtetë rinisja e luftimeve që udhëheq hungarezi Jan Huniadi, luftëtar i sprovuar në shërbim të Stefan Lazareviçit, pastaj të Zigismondit. Kur vdes ky i fundit, Jan Huniadi, i bashkuar me despotin serb Gjergj Brankoviç, ndërmerr një fushatë të gjatë ushtarake të financuar me të hollat e veta, më 1443 dhe 1444, që mbaron me katastrofe në Varna, më 10 nëntor 1444. Në Hungari lufta e klaneve ndizet më keq dhe Jan Huniadi zgjidhet mbret më 1446, i ndihmuar nga papa dhe Skënderbeu. Disfata e Kosovës më 1448, e shkaktuar nga Sulltan Murati II, ka për t’i shuar shpresat e aleatëve. Pak kohë më pas, më 1450, sulltani nënshkruan një paqe me Venedikun pasi ka pushtuar Beratin dhe Krujën.

info@balkancultureheritage.com