Orakulli i Dodonës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Orakulli i Dodonës

Naiskoset Naiskoset e Dionas dhe Themisit Naiskosi i Herakliut

Deri në gjysmën e parë. të shek. IV p.e.s., orakull ishte thjesht Lisi i Shenjtë i qarkuar nga vargu i trekëmbëshave të flijimit dhe kazanëve prej bakri mbi to (P.H.G.I. 381, fig. 81). Vetëm nga gjysma e dytë e shek. IV. p.e.s., lisi u qarkua nga një mur avllie me blloqe të latuara, i cili krijonte një oborr me një ndërtim të vogël (4 x 6,50 m) në skajin e tij (fig. 82, 83, 84). Ngrehina, nuk qëndronte e lirë si tempujt helenë, por ndërthurej me murin. Pirro, i cili në fillim të shek. III p.e.s. ndërhyri thellë në Dodonë, krahas teatrit dhe thesuarosve të perëndive të tjera, rindërtoi orakullin. Vendin e oborrit të vjetër e zuri një oborr i ri i qarkuar prej një portiku jonik, i cili bashkësolli frymën e kohës: krijimin e portikëve dhe oborreve peristile në stoat, teatrot dhe banesat. Në të ruheshin paktet politike, çka e dëshmon kompleksin thesauros, dhe vareshin mburojat e kapura në luftë si shenja të fitoreve ushtarake'4'. Sipas Pausamas “(Pirro) i blatoi Zeusit Dodonas mburojat e maqedonasve. Në to shkruhet “Këto që e shkatërruan lulëzimin e Azisë dhe e nënshtruan Greqinë në skllavëri, tashti janë një plaçkë lufte e kapur nga maqedonasit krenarë”.

Portiku gjysmë i ndriçuar e qarkonte oborrin nga trianë, duke lënë të lirë vetëm anën nga lisi i shenjtë ku fokusoheshin vështrimet nga portiku. Vetë tempulli i mirëfilltë, sërish me permasa naiskosi (13.50 x 6.50 m), u ndërtua vetëm në v. 218 p.e.s, pas fitores mbi etolët që e kishin shkatërruar dhe djegur orakullin një vit më parë.

Bashkë me tempullin u ringrit portiku dhe hyrja e obor-rit u trajtua si propile.

Tempulli jonik, prostil tetrastil, me 4 kolona në ballë dhe dy anash, përbëhej prej naosit të cekët, pronaosit dhe exonarteksit, hajatit të hapët identik me hyrjen e oborrit. Në këtë rast tempulli u barasvlerësua me orakullin, lisin e shenjtë, në mos po fitoi mbipeshë ndaj tij. Kjo dhe shënjon largimin nga besimi i parë kur nderohej vetëm pema, simboli dhe zëdhënësi i perëndive të lashta PIE. Parë nga ana estetike, ky trajtim disi i rënduar ia hoqi oborrit frymëmarrjen e lirë. Orakulli u shkatërrua për-fundimisht nga të krishterët në shek. IV e.s.

Naiskoset

Përmasat tejet të vogla dhe forma e mbyllur i kategorizon ndërtimet e tjera të kultit në Dodonë në kategorinë e thesauroseve.

Përcaktimi i perëndive të cilave iu dedikuan naiskoset është thjesht hipotetik dhe fare bukur ato mund të kenë qenë thesaurose të qyteteve të ndryshme, si në Olimp a Delf. Si i tillë vështrimi arkitektonik synon tipologjinë dhe unitetin e modeleve në arealin Ilir pa ngulmuar në përkatësinë theonomike.

Naiskosi i Afiërditës ? (4,7 x 8,5 m) është naiskosi më i hershëm. Naiskosi është i tipit prostil me ante, me dy kolona në ballë mes cungjeve murale. Kolonat janë të stilit dorizues tetëkëndësh, identike me kolonat tetëkëndëshe në Butrint, Bylis, Foinike, Apolloninë  dhe stoan e teatrit të Dodonës. Stili i lidhur vetëm me Pirron, e daton naiskosin në vitet 297-272 p.e.s.

Naiskoset e Dionas dhe Themisit

Naiskoset e perëndive Titanide paraindoeuropiane Diona dhe Themis, janë të orderit jonik, të tipit prostil dhe tetrastil, me 4 kolona në ballë. Të dy ata janë të ngjashëm me fazën e 3. të orakullit, anash të cilit ndodhen dhe si të tillë datojnë rreth vitit 218 p.e.s., pas fitores me Etolët. Përmasat e tyre janë të njëjta (Diona 6.35 x 9.85 m, Themisi 6.25 x 10.3 m) dhe proporcionet dhe struktura po e njëjtë. Të dy përbëhen prej naosit, kthinës së shenjtë me planimetri katrore, dhe pronaosit, parakthinës. Në tempullin e Dionës ruhet edhe një altar i brendshëm. Muret me orthostatë të vendosura brinjas drejt e mbi truall dhe kolonat, janë patinuar para lyerjes me llaç me pluhur mermeri.

Naiskosi i Herakliut

Naiskosi i Herakliut (15.6 x 11.2 m, fig. 96,97), ndoshta i fillimit të shek. III. p.e.s. dhe i rindërtuar pas shembjes në v. 219 p.e.s., përbëhet nga kthina e shenjtë (9.1 x 10 m), parakthina e thellë (5.6 m) dhe shtroja me pllaka të prera mirë. Mbi këtë shtroje vijonin 4 kolonat e orderit dorik (prostil, tetrastil).

info@balkancultureheritage.com