Përparime dhe zmbrapsje të brigjeve
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Përparime dhe zmbrapsje të brigjeve

Në shkallëzimin e epokave gjeologjike, Adriatiku është një hendek që vazhdon të thellohet. Bregdeti italian i Markeve dhe i Abrucos vazhdon të zhytet, siç e dëshmon edhe relievi ku shenjat e pruijeve lymore janë shumë të kufizuara: aty nuk hasen fusha bregdetare. Në krahun përballë, masa dinarike, në shpatin ballkanik, përkundrazi sa vjen e ngrihet.

Sidoqoftë, kjo skemë e përgjithshme zhvillimi nuk jep shumë dorë për të kuptuar përvijimin e sotëm të bregdetit. Ky i fundit është fryt i një sërë dukurish me pasoja që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Vija e bregdetit adriatik ka evoluar me shpejtësi gjatë kuarternarit. Rreth 50 000 vjet më parë, në periudhën e akullimeve të mëdha e në kohën kur masivet më të larta të Apeninit ishin të mbuluara me akullnaja, Adriatiku ishte tkurrur në një gji, bregu perëndimor i të cilit përkon sot me një vijë që shkon nga Ankona në Split. E gjithë pjesa veriore e Adriatikut ishte mbi ujë. Ngrohja e klimës dhe shkrirja e akullnajave shpunë në disa tejshtrirje detare, më e fundit nga të cilat njihet me emrin e tejshtrirjes flandriane. Atëherë e mori Adriatiku trajtën e tij të sotme. Kjo tejshtriije pati pasoja që bashkëvepruan me gërryerjen e hendekut (në kuptimin gjeologjik të fjalës) ku rrjedh sot lumi Po. Ngritja e nivelit të detit e bëri bregun të zmbrapset, në Veneti dhe në Emilje. Në bregdetin kroat, ajo ka dhënë ndihmesë për krijimin e ishujve paralelë me bregun, ndërkohë që, më parë, këta ishuj kanë qenë të bashkuar 

me kontinentin. Historia e Venecies është pikërisht ajo e luftës së qytetit për të qëndruar, duke u mbrojtur në njërën anë nga përmbytjet e lumenjve që zbresin nga Alpet (sidomos Adixhe) e, në anën tjetër, nga “ujërat e larta” stinore (acqua alta) të ndihmuara nga lëvizja e vazhdueshme e uljes së rajonit.

Tejshtrirja pengohet nga lyshtërimi, shkaku kryesor i të cilit është pikërisht lumi Po. Ultësira e Posë është formuar në fakt nga grumbullimi i disa mijëra metra fundërresash të sjella nga rrjedha kryesore, degët e saj dhe lumenjtë bregdetarë që e qarkojnë.

Sondimet e shumta që janë kryer në luginën e gjerë të lumit Po tregojnë trashësinë e pazakontë të fundërresave me prejardhje lumore. Sot llumrat vazhdojnë të grumbullohen e të shkaktojnë përparimin e vijës bregdetare në det, në ballë të deltës. Kjo vijë bregdeti ka qenë më e tërhequr në mesjetë e ca më shumë në kohët e lashta.

Bregu venet dhe emiljan përbën zonën më të njohur të shfaqjes së këtyre dukurive, të cilat janë me pasoja historike të konsiderueshme. Por ai nuk është i vetmi. Të njëjtat shfaqje ndeshen edhe në bregun shqiptar. Ndërmjet deltës së Drinit dhe Vlorës ndodhet një bregdet fushor ku kepe e stome ranore pasojnë njëri-tjetrin duke qarkuar disa laguna, midis deltave të lumenjve të cilët ushqehen me bollëk nga reshjet që bien mbi malet shqiptare. Edhe atje vija e bregdetit ka bërë mjaft përpara, duke i shtyrë drejt brendësisë së vendit ca qytete të lashta e mesjetare si Apolonia, tashmë nja dhjetë kilometra larg nga Adriatiku, porti i së cilës, i ndodhur dikur sipas të gjitha gjasave në një lagunë apo në një degë të lumit Seman, gjendet sot i zhytur nën lymërishte.

info@balkancultureheritage.com