Pamja fizike
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Pamja fizike

Sipas autorit grek, Herodotit nga shek. III ilirët kanë qenë shumë të fortë e të mëdhenj dhe të gatshëm të vërsuleshin në luftë dhe vdekje, mirëpo kishin shpirt të plogësht.1 Në qoftë se mendimit të tij për ilirët ia mveshim supozimin e grekut të civilizuar dhe shprehinë njerëzore që fqinjët e vet të papërshtatshëm t’i paraqesë me karakteristika më të këqija se sa e meritojnë ata, na mbetet si i besueshëm konstatimi i tij se ilirët ishin të mëdhenj dhe të fortë. Matjet antropologjike që janë bërë në vise të ndryshme të teritorit ilir për madhësinë e trupit të ilirëve kanë dhënë rezultate mjaft unike, në bazë të të cilave mund të flasim për këtë me precizitet shkencor, e jo vetëm në bazë të gjykimeve subjektive të autorëve antikë. Duke gjykuar në bazë të këtyre matjeve, banorët e Istrisë dhe të bregdetit slloven, kanë qenë të lartë mesatarisht 1,65 m (meshkujt), gjegjësisht 1,53 (femrat). Po kaq kanë qenëtëgjatë edhe ilirët në bazë të skeleteve që u gjetën në nekropolin eTrebenishtit afer Manastirit në Maqedoni.3 Për botëkuptimet e sotme kjo madhësi trupore nuk arsyeton kurrsesi mendimin e autorëve antikë se ilirët ishin trupmëdhenj, mirëpo në kohët e lashta, kur njerëzit ishin shumë më të vegjël se sot, ilirët në sytë e tyre do të jenë dukur vërtet të mëdhenj.

Matjet antropologjike kanë treguar se ilirët, në pjesën më të madhe, i kanë takuar tipit doliko qefal ndërsa me kafkë brakiqefale kishte më pak. Këtu duhet të përmendim edhe tipin interesant brahikefal që e përshkroi antopologu italian Raffaello Battaglia, ndërsa është identifikuar në shpellat e përmendura të Shkocjanit. Sipas tij ky tip është shumë i ngjashëm me një tip bashkëkohor antropologjik që Paul Tragere identifikoi në Shqipërinë e veriut. Ky njeri ishte me shtat të vogël, me ngjyrë të errët, me kafkë brakiqefale, për të cilin Bataglia dhe disa antropologë të tjerë mendojnë se është një tip më i vjetër antropologjik në mesin e ilirëve. Në faktin se ky tip është ruajtur në Shqipëri deri në ditët e sotme, Bataglia sheh dëshminë se shqiptarët kanë origjinë ilire. Ky tip i vogël dhe zeshkan dallohet prej atij që vërehet në monumentet nga Perandoria e vonshme. Perandorët romakë me origjinë ilire (Valentiani e të tjerë) janë të mëdhenj, me sy të kaltër dhe leshverdhë. Në viset malore të Ballkanit Perëndimor, jetojnë megjithatë, njerëz të lartë por të zeshkët të racës dinarike, të cilët kanë shumë elemente të banorëve të lashtë, paraindoevropianë të atyre viseve.

Për pamjen fizike të ilirëve mund të gjykojmë, siç përmendëm edhe më parë edhe në bazë të paraqitjes figurative nga koha romake. Në bazë të temës të cilën po e shqyrtojmë mund t’i ndajmë në dy grupe: a) ato në të cilat janë paraqitur ilirët si robër romakë, b) ato që janë më të shumta, reliefe, të cilat i kanë punuar ilirët nga koha e Perandorisë së vonshme. Në grupin e parë bëjnë pjesë monumentet, të cilat i kanë punuar mjeshtrit romakë, disa prej të cilëve as që e kanë parë se si ishin me të vërtetë ilirët dhe në ata të cilët ilirët i kanë paraqitur sipas një kallëpi të caktuar, ashtu si i mendonin romakët të gjithë barbarët. Kështu është për shembull dukja e ilirit në Gemma Augusten e famshme që e punoi Dioskuridi për nder të fitores së Tiberit dhe të Germanikut kundër Batove (6-9 të e.r.). Paraqitje të ngjashme të skematizuara të ilirëve të mundur, kemi edhe në disa monumente të tjera nga Solini, Garduni te Sinji, Pula6 etj. Prej këtyre pamjeve vështirë se mund të gjykohet për pamjen e vërtetë të ilirëve, pamje autentike të pjesëtarëve të këtij populli gjejmë në monumentet vendase nga brendësia e vendit (Bosnje dhe Hercegovinë, Zagorën Dalmatine, Shqipëri), të cilat në pjesën më të madhe u krijuan në shekujt e fundit të Perandorisë Romake, kur në ato vise qe zhvilluar arti shumë origjinal i vendit. Paraqitja e të vdekurve në shumë monumente të varrezave karakterizohet nga një lirizëm i jashtëzakonshëm, prandaj nuk ka dyshim se fytyrat që na paraqiten në ato monumente duken ashtu si i shohim ne sot. Këto fytyra kanë vija markante, të mbuluara me mjekrat dhe flokët e mëdha - shumë të ngjashme me fytyrat e dinarikëve që jetojnë edhe sot në këto anë.

Duket se ilirët në sytë e romakëve, është dashur të duken ndryshe prej pjesëtarëve të fiseve që jetonin në Itali. Këtë mund ta nxjerrim nga ajo që Plauti, i lindur në qytetin e Umbrisë, Sarsinë, afer bregdetit Adriatik ku kishte rastin t’i njohë individualisht ilirët, ia vë në gojë njëpersonazhi në komedinë “Tregroshi” (Trinumus). Duke parë një pamje të çuditshme se si hyn në skenë ai klith: Ky është për besë, prej këpurdhe - i tërë fshihet nën qeleshe. Për nga pamja duket ilir- të tillë e ka pikërisht veshmbathjen. (sipas përkthimit të Koloman R'acit).

info@balkancultureheritage.com