Parqet Arkeologjike në Shqipëri
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Bylisi

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për nga vlerat monumentale, krahas Apollonisë dhe Butrintit. Me pozitën zotëruese mbi kodrat e Mallakastrës (fig.l) dhe mbi hapësirën e luginës së Vjosës (fig.2), kjo qendër ilire na ofron një pamje krejt të veçantë në krahasim me qytetet e Antikitetit Klasik.

Kodra e Bylisit
Pamje nga Bylisi mbi Vjosë

Bylisi ka qenë qyteti më i madh ilir në Ilirinë e Jugut, por megjithatë ai është përmendur relativisht vonë nga historianët e gjeografët antikë. Së pari, emri i qytetit del në trajtën Bnlis në ngjarjet e viteve 49-48 p.Kr., kur ai iu dorëzua Cezarit dhe shërbeu si bazë për furnizimin e ushtrisë së tij (Caes. B. civ.III 40, 4). Disa vjet më vonë ishte Ciceroni, ai që njoftonte senatin romak, se Bylisi ishte pushtuar nga njerëzit e Mark Antonit (Cicer. M. Anton. 11). Plini, në gjysmën e parë të shek.I m.Kr. e cilësonte Bylisin si koloni romake (Plin. NH IV, 10), ndërsa Ptolemeu në shek.II m.Kr. dhe Hierokli në shek.VI, e klasifikonin ndër qytetet kryesore.

Historia e Bylisit është natyrisht shumë më e pasur, kur e trajtojmë në kuadrin e bashkësisë ilire të bylinëve dhe e pasurojmë me të dhënat e kërkimeve arkeologjike.

Burimi më i hershëm për historinë e bylinëve është gjeogra fi grek Pseudo-Skylaksi, i cili ka lënë një përshkrim të bregdetit Adriatik dhe Jon rreth vitit 380 p.Kr. Ai shkruante: "Orikët banojnë në krahinën e Amantisë; amantët që shtrihen deri këtu janë ilirë 

nga bylinët" (Scyl. 27), duke lënë të kuptohet se lidhja midis amantëve dhe bylinëve shpreh një bashkësi politike, një koinon, siç quhej atëherë. Emri i kësaj bashkësie del që herët në një mbishkrim mbi një fletë plumbi të depozituar në orakullin e Dodonës rreth viteve 360-340 p.Kr.

Në një kuptim më të gjerë bashkësia e bylinëve ishte pjesë e krahinës së madhe ilire të Atintanisë, e cila përfshinte tërë luginën e poshtme e të mesme të Vjosës.

Koinoni i bylinëve në antikitet

Në ngjarjet e vitit 429 p.Kr., të lidhura me luftën e Peloponezit, Atintania gjendej nën sundimin molos. Pas vitit 385 p.Kr., kur mbreti Bardhyl shpartalloi ushtrinë e molosëve, kjo krahinë fitoi pavarësinë dhe njohu një zhvillim të shpejtë të jetës qytetare. Si rrjedhim, diku para vitit 350 p.Kr. u themelua edhe qyteti i Bylisit.

Stefan Bizantini, i cili pati formuluar një lloj enciklopedie të popujve dhe qyteteve të lashtësisë, shkruan se Bylisin e pati themeluar Neoptolemi, biri i Akilit. Kjo lloj prejardhje homerike ishte në modë atëherë, sepse edhe amantët fqinjë e sillnin prejardhjen e tyre nga abantët eubeas që u vendosën aty pas luftës së Trojës. Në të vërtetë, planimetria e Bylisit dhe teknika e ndërtimit të mureve nuk të çojnë më herët se vitet 370-350 p.Kr. Edhe krijimi i varrezës pranë hyrjes lindore të qytetit fillon pikërisht pas kësaj kohe.

ishte në modë atëherë, sepse edhe amantët fqinjë e sillnin prejardhjen e tyre nga abantët eubeas që u vendosën aty pas luftës së Trojës. Në të vërtetë, planimetria e Bylisit dhe teknika e ndërtimit të mureve nuk të çojnë më herët se vitet 370-350 p.Kr. Edhe krijimi i varrezës pranë hyrjes lindore të qytetit fillon pikërisht pas kësaj kohe.

Mbishkrim kushtuar Zeusit tropaios nga zyrtarët bylinë.

Një periudhë e qetë dhe e begatë karakterizoi dhjetëvjeçarët deri në shfaqjen e romakëve në Iliri, periudhë që u dallua nga bashkëjetesa politike ndërmjet mbretërve ilirë dhe qyteteve. Bylinët dhe kryeqyteti i tyrez Bylisiz ishin një nga modelet e kësaj bashkëjetese.

Rreth vitit 270 p.Kr. bylinët kishin formuar plotësisht koinonin e tyre, si një bashkësi politike, e cila shtrihej në një sipërfaqe rreth 20 km2 në krahinën e sotme të Mallakastrës, duke pasur si bosht luginën e lumit Gjanicë. Përveç Bylisit dhe qytetit të vjetër në Klos, bënin pjesë në këtë koinon qyteti antik në Gurëzezë, pranë Cakranit, dhe qyteti antik në Margëlliç, pranë Patosit. Dy kështjella, njëra në Kalivaç dhe tjetra në Rabie, pranë Tepelenës, mbronin kufijtë lindorë të koinonit, siç e dëshmon gjetja në Rabie e një mbishkrimi për peliporarhët, rojet kufitare të koinonit.

Nga mbishkrimet e shumta të gjetura në Bylis dhe Klos mund të rindërtojmë sistemin politik të Koinonit të Bylinëve. Si mbajtës i suverenitetit politik nënkuptohet eklesia, mbledhja e qytetarëve të lirë, në emër të të cilëve jepej edhe e drejta e qytetarisë, apo të drejta të tjera. Pas saj vinte Këshilli i Damiorgëve, një lloj senati i përbërë nga përfaqësuesit e fiseve kryesore të koinonit.

Në krye të pushtetit ekzekutiv ishte prytani, i zgjedhur çdo vit, sipas një praktike të huazuar nga  Apollonia. Pas tij vinin dy nëpunës ushtarakë: strategu, që drejtonte këmbësorinë, dhe hiparhu, si komandant i kalorësve.

Mbishkrimi i Rabies na njeh edhe me peripolarhun, si komandant i rojeve kufitare. Nga mbishkrimet njohim edhe gramateun, si sekretar i këshihit, gimnasiarhun, që drejtonte edukimin e rinisë, si dhe tamiasin, në funksionin e kryetaksambledhësit të koinonit.

Mbishkrim kushtuar Artemisit me emrin e prytanit Triteutas.

Ndër emrat e nëpunësve të koinonit ndeshim disa ilirë, si prytanët Aspimas, Paton, Praugis, Trasos, Triteutas; gramatejtë Bulos dhe Praugimas; simperipolët Praugimas e Praugis, etj. Për disa të tjerë origjina ilire dëshmohet nga emrat e prindërve Abaios, Mahata, Boisk.

Koinoni i Bylinëve priste edhe monedhat e tij të veçanta prej bronzi, duke siguruar të ardhurat e domosdoshme për funksionimin e tij. Prerjet e para në emër të koinonit dolën rretli vitit 270 p.Kr. dhe vazhduan deri në vitin 167 p.Kr., kur Koinoni i Bylinëve u shpërbë nga romakët. Simbolet e monedhave byline ishin krejt të ndryshme nga ato të Apollonisë, duke synuar që t'i konkuronin ato në tregun lokal. Monedha kryesore  kishte në faqe Zeusin, si perëndi kryesore, ndërsa në shpinë një bri të mbushur me fruta, rreth të cilit rrotullohet një gjarpër, si simbol i pjellorisë së tokës. Një monedhë e dytë paraqet kokën e Neoptolemit, themeluesit legjendar të Bylisit, ndërsa në shpinë ka topuzin, si simbol të Herakliut, apo shqiponjën e rrufenë - simbole të Zeusit. Një tip i tretë monedhe ka në faqe kokën e një nymfe, ndërsa në shpinë paraqet zjarrin e nymfeut të famshëm, i cili, sipas Plinit, gjendej në kufirin ndërmjet Apollonisë dhe bylinëve e amantëve barbarë.

Monedha bronzi të Bylisit

Në marrëdhëniet e tij me Mbretërinë Ilire, apo më pas me Senatin Romak, koinoni duket se kufizohej vetëm me detyrimin e pagimit të taksave dhe kishte të drejtën e marrëdhënieve me shtetet e tjera. Kështu, midis viteve 232-219, Koinoni i Bylinëve i ngriti një statujë në Dodonë molosit Krison Sabyrti dhe po në atë kohë i dërgonte një letër spartanëve.

Rreth mesit të shek.III p.Kr. Koinoni i Bylinëve ishte një krahinë e lulëzuar, ndërsa kryeqendra e tij, Bylisi, mori pamjen e një qyteti bashkëkohor. Në këtë kohë mori formën e plotë agoraja me ndërtimin e teatrit, stoas, stadiumit, gimnazit, tempujve dhe ndërtesave të tjera. Gjithashtu, lagjet u zhvilluan sipas një sistemi ortogonal, të njohur si sistemi hipodamik.

Në vitin 229 p.Kr., kur romakët zbarkuan në Apolloni, e gjithë treva ilire në lindje të saj, e njohur si Atintania, u bashkua me ta kundër Mbretërisë Ilire të Teutës. Për gati nëntëdhjetë vjet treva e bylinëve u bë shesh lufte ndërmjet ushtrive romake dhe atyre maqedone, të cilat vlerësonin rëndësinë strategjike të kësaj treve për zotërimin e Apollonisë. Në vitin 213 Atintania, pra edhe Bylisi, u pushtuan nga Filipi V i Maqedonisë, i cili e përdori territorin bylin si një bazë për të sulmuar romakët në Apolloni. Në vitin 205 romakët shkëputën nga ky territor qytetet Bargul dhe Eugen, që mund të identifikohen me Gurzezën dhe Margëlliçin. Pas thyerjes së Filipit V nga ushtria romake e konsullit :lamini në stenat e Aosit (Dragot i Tepelenës) në vitin 198, bylinët .ituan përsëri autonominë dhe u bënë aleatë të Romes. Më 168 një kontigjent trupash byline mori pjesë krahas romakëve në luftën kundër mbretit Gent, por një vit më vonë atintanët ishin lidhur me molosët dhe maqedonët në një koalicion antiromak. Sipas historianit romak Tit Livit (Liv. XLV, 33, 8), konsulli Paul Emili, para se të sulmonte Epirin, dërgoi "...të birin, Kuint Maksimin, me një pjesë të ushtrisë për të plaçkitur ilirët që kishin përkrahur në luftë Perseun, dhe u dha urdhër të takoheshin me të në Orik". Këta ilirë ishin padyshim bylinët, siç dëshmojnë gjurmët e shkatërrimeve të tmerrshme në Gurëzezë, Margëlliç e Klos. Ka mundësi që në këtë fushatë të jetë shkatërruar pjesërisht edhe Bylisi. Vetë Paul Emili pasi shkatërroi shtatëdhjetë qytete në Molosi, iu drejtua Atintanisë, ku dogji Antigonenë.

Për më se një shekull pas ngjarjeve tragjike të vitit 167 burimet e shkruara heshtin mbi fatin e Bylisit e të bylinëve. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se pjesa më e madhe e qendrave byline u braktis pas asaj katastrofe dhe vetëm Bylisi u rindërtua. Romakët i njohën statusin e koinonit vetëm qytetit, i cili vazhdoi të priste monedhat e veta prej bronzi, por me ndryshimin që në vend të mbishkrimit bylionon (monedhë e bylinëve), mbi këto monedha shënohej vetëm Byllis.

Bylinët dalin përsëri në dritën e historisë në një letër të Ciceronit, nga e cila del se në vitin 54 p.Kr. koinoni i tyre ishte 

në konflikt me prokonsullin e Ilirisë, L.Kuleolin. Është përsëri Ciceroni, i cili përmend për emër Bylisin në vitin 44 në një fjalim para Senatit Romak, ku ai akuzon Brutin se kishte pushtuar Apolloninë, Bylisin dhe Amantian. Edhe në shënimet e Cezarit për luftën civile me Pompeun kuptohet se bylinët vepronin si një njësi autonome, duke marrë anën e tij, posa ai pushtoi Apolloninë. Më pas ata pranuan rojet që Cezari dërgoi në kështjellat e tyre.

I fundit që përmend Koinonin e Bylinëve nën emrin Bylliake, është gjeografi i periudhës së Augustit, Straboni (VII, 316, 326).

Kthimi i Bylisit në koloni romake është i lidhur me vitet e para të sundimit të Augustit. Kjo dëshmohet nga disa mbishkrime latine të gjetura në Bylis, që e cilësojnë qytetin si Colonia lulia Augusta, si dhe nga cilësimi koloni që i bëhet Bylisit nga Plini (NH IV, 10). Përzgjedhja e Bylisit për vendosjen e një kolonie veteranësh romakë lidhet kryesisht me pozitën strategjike të qytetit në rrugën që lidhte Apolloninë me Epirin dhe Maqedoninë përmes luginës së Aosit (Vjosës).

Megjithëse historianët romakë heshtin për Bylisin e kësaj periudhe, gërmimet arkeologjike dëshmojnë një lulëzim të jetës në qytet. Muret rrethuese u rimëkëmbën si shenjë e forcës dhe e statusit romak të qytetit. U rindërtuan teatri dhe stoat, si dhe u ngritën monumente të tjera.

Banesa luksoze të shtruara me mozaikë dëshmonin pasurimin e qytetarëve të rinj, që ishin kryesisht veteranë romakë. Njëri prej tyre, Mark Loliani, që kishte shërbyer si ushtarak në provinca të ndryshme të perandorisë, pagoi për ndërtimin e një rruge që lidhte Bylisin me krahinën e Astacias, duke ndërtuar edhe urën mbi lumin Argias (Povla ose Gjanica?). Për kujtim të kësaj bamirësije ai kishte gdhendur një mbishkrim në shkëmbinjtë e qytetit. Një tjetër romak nga familja e Salenëve ngriti me paratë e tij një banjo publike, e cila ende nuk është zbuluar. Emrat dëshmojnë edhe prezencën e popullsisë së vjetër. Një qytetar me emrin e helenizuar Lykotas ndërtoi me shpenzimet e tij një faltore për Asklepin. Ka shumë mundësi që të ketë qenë ilire gruaja me emrin Cecilia, e cila ishte martuar me Lartidin nga Naisi (Nishi) i Dardanisë.

Një numër mbishkrimesh që lidhen me ndërtime apo ngritje shtatoresh i përkasin sundimit të perandorëve August, Vespasian, Hadrian dhe Antonin Piu.

Nga mbishkrimet njihemi edhe me institucionet kryesore përmes së cilave qeverisej kolonia e Bylisit. Më i rëndësishmi ishte këshilli i dektirionëve, i përbërë nga qytetarët më të shquar, që vendoste mbi çështjet më të rëndësishme në jetën publike. Dy nëpunës të zgjedhur çdo pesë vjet, duumvirët, drejtonin pushtetin ekzekutiv të kolonisë. Një mbishkrim përmend edhe dy augustalë, nëpunës të ngarkuar me kultin e perandorit, që financonin me të ardhurat e tyre garat dhe festat e lidhura me këtë kult.

Roli që luante Bylisi si qendër e rëndësishme ekonomike dhe ushtarake bëri që të zinte vend në hartën (në krahinën e elimiotëve) e gjeografit aleksandrin të shek. II m.Kr., Ptolemeut, krahas qyteteve të vjetra, si Dyrrahu, Apollonia, Amantia, por edhe qendrave të reja, si Albanopolisi, Skampini e Aulona. Në qytetin e Bylisit kryenin aktivitetin e tyre dhe punishtet e prodhimit të kandilave, filiale të firmave të njohura FELIX dhe FORTIS (FELIX BYLLIS; FORTIS BYLLIS).

Kandila të prodhuar në Bylis nga filialet e firmave italike FELIX dhe FORTIS
Erosi, skulpturë mermeri nga Qesareti

Jashtë Bylisit, në territoret ku dikur vepronte Koinoni Bylin  në shek.I p.Kr. ndërmjet një numri të madh ngulimesh të vogla, mund të veçohen dy prej tyre në luginën e Vjosës, në fshatin Qesarat dhe Kutë, dhe i treti në fshatin Kraps. Në Qesarat gjetja e skulpturave të rrumbullakta dhe arkitektonike, mozaikëve polikromë, gjurmë të banesave të shtrira në një sipërfaqe të madhe nga bregu i lumit për gjatë gjithë shpatit, tregon për një qendër të rëndësishme në këtë periudhë dhe që ka vazhduar deri në shek.VI m.Kr. me një kishë të madhe paleokristiane.

Në fushën e Kutës, aty ku ajo bashkohet me shtratin e lumit Vjosë, dëshmohen fragmentet e mureve të lashtë: një termë e madhe e zbuluar gjatë punimeve bujqësore, dy urave, apo konturet e një monumenti që ngjason me një kishë paleokristiane (gjatësia rreth 130 m), të shpërndara në një sipërfaqe të konsiderueshme, në një vendosje që të kujton Adrianopolin (Sofratikë).

Në fshatin Kraps, në tarracën e majtë të lumit Gjanicë në vendin e quajtur Shkallë, është dëshmuar një vilë e fortifikuar me sipërfaqe 60 m x 40 m, një kishë paleokristiane dhe qeramikë e shumtë e shpëmdarë në një sipërfaqe prej disa hektarë. Dy diga për vaditje të ndërtuara në këtë lumë (diga e Krapsit dhe ajo e Patosit), e dallojnë atë nga vendbanimet e tjera.

Duhet të presim shek.V m.Kr. për ta ndeshur përsëri Bylisin në burimet antike. Në vitin 431, peshkopi Feliks i Apollonisë dhe i Bylisit mori pjesë në koncilin e Efesit krahas peshkopëve të Dyrrahut e të Skodrës, si përfaqësues të provincës së Epirit të Ri. Në vitin 458 Bylisi kishte një peshkop të vetin (Philocarus, episcopus Ballidi), të ndryshëm nga ai i Apollonisë, gjë që dëshmon se qyteti ishte bërë një nga qendrat peshkopale të Epirit të Ri, krahas Dyrrahut, Apollonisë, Aulonës, Skampinit e Lyhnidit. Gjithashtu, gjatë sundimit të perandorit Justinian (527-565), Bylisi përmendet edhe si një nga qytetet kryesore të provincës së Epirit të Ri, në një listë të përpiluar nga Hierokli.

Mungesën e të dhënave të historianëve gjatë Antikitetit të Vonë kanë filluar ta plotësojnë gërmimet arkeologjike. Nga to del se Bylisi ka pësuar të njëjtin fat si dhe qytetet e tjera në dy anët e Jonit gjatë inkursioneve të fundit të vizigotëve (Proc. B. Vand. III, 2,10-12), duke u shndërruar në një gërmadhë. Monedhat e Valentinianit II, të prera gjatë periudhës 383-392, të zbuluara në shtresën e depozituar nga shkatërrimi, do të jepnin një datë më të përafërt për këtë ngjarje. Këto shkatërrime suallën me vete dhe një prishje të strukturës së vjetër të popullsisë brenda qytetit. Përveç popullsisë së zonave fshatare dhe atyre të ardhura nga larg, nuk ka dyshim se Bylisi tërhoqi edhe një pjesë të popullsisë që braktisi Apolloninë, pas të njëjtit fat që edhe ai qytet pësoi nga vizigotët, si dhe të rënies së fuqisë ekonomike pas zhvendosjes së lumit Aos më në jug e prishjes së skelës lumore të qytetit.

Duke filluar me sundimin e Teodosit II (408-450) Bylisi filloi të rindërtohej, por duke mos respektuar më sistemin e vjetër urbanistik. Së pari u rindërtuan muret rrethuese të qytetit, të cilat ishin rrënuar në kohën e paqes së gjatë romake. Që nga gjysma e parë e shek.V u ndërtuan njëra pas tjetrës një numër i madh kishash brenda dhe jashtë murit rrethues, duke e radhitur Bylisin në grupin e qyteteve të rëndësishme përsa i përket trashëgimisë së monumenteve paleokristiane.

Kisha u bë një pronare e madhe, së pari në qytet, dhe më vonë gjatë gjysmës së parë të shek.VI, edhe në territoret ku dikur banonin bylinët, ku janë identifikuar deri tani më shumë se njëzet kisha. Katedralja e qytetit me kompleksin e saj peshkopal zotëronte një sipërfaqe afërsisht sa agoraja e dikurshme. Dhurues të shumtë (Pakatiani, amator i ndërtimeve; Agllaia, drejtuese e ndërtimeve; Agapetos dhe Isauros, psaltë; Pakata, Ampelios, Aleksandri, Stefani, Dhimitri, Paramonos, Polikarpi, Anastasi, Eutihidas, Tryfena, qytetarë; etj.) kontribuojnë duke firmosur në mbishkrimet e lëna në mozaikë (fig.ll), skulpturën dekorative, apo në të tjera pajisje të kishës (fig.12). Shumë prej tyre, bashkëkohës me peshkopin Prais(ios), kanë firmosur në dyshemetë me mozaikë të bazilikës D e C dhe në riparimet e bëra në mozaikun e nefit qendror të Katedrales, por të tjerë parapëlqejnë të jenë anonimë.

Mbishkrim me sponsorët e ndërtimit të bazilikës B.

Po në kohën e peshkopit Prais(ios) kontribuon edhe një funksionar i lartë me detyrë eparhikos (prefekt) dhe ekdikos (mbrojtës i qytetit), funksione që nuk shkojnë me njëri-tjetrin, por ndoshta mund të justifikohen në raste të jashtëzakonshme. Nëse një nga gratë e qytetit merr përsipër edhe drejtimin e ndërtimeve, ndoshta të katedrales, Pakata lutet për Shën Andrean, apostulli i cili duhet të ketë predikuar edhe në Ilirinë e Jugut dhe besimtarët, patjetër, i kanë kushtuar ndonjërën nga kishat e Bylisit. Dhimitri, poçar dhe Kasandri, kalorës, besimtarë të devotshëm, luten për vete, por i dyti edhe për kalin. Amfora të lyera me bitum, të gjetura me shumicë gjatë gërmimeve të bëra në Bylis, dëshmojnë për një vazhdimësi të traditës në prodhimet e poçerisë edhe gjatë antikitetit të vonë.

Zbulimi i katër mbishkrimeve me përmbajtje ndërtimore në rrënojat e bazilikës së Ballshit dhe i një të pesti në Bylis, jo vetëm pasurojnë historinë e Bylisit, por konfirmojnë më së miri veprën De aedificiis (Mbi ndërtimet) të Prokopit të Çezaresë, ku bëhet fjalë për ndërtimet e bëra nga perandori Justinian I ("Me uratën e perëndisë dhe hyjnilindëses virgjëreshë, duke i shërbyer drejt qëllimit dhe riiënyrave tëveprimit të Justinianit, sundimtari (ynë) shumë i fuqishëm, pasi ka ngritur kështjellat e Myzisë e të Skythisë, ato të territorit të Ilirisësi dhe tëgjithëTrakisë, Viktorini, ky njeri me aftësi strategjike, ndërton mepërvuajtje këtëmur rrethues për Bylisin".

Bylisi pas shkatërrimeve që pësoi në vitet 547-551 (Proc, B. VII, 29, 1-3) u rindërtua. ("Nuk ankohem më për barbarët, nuk u frikësohem më, sepsegjeta tek Viktorini i Madh, njënjeri që më ndërtoi me duart e tij") duke lënë jashtë rreth një të tretën e sipërfaqes së dikurshme të qytetit. Me gjithë superlativat e përdorura në këto mbishkrime ("O i huaj, mos e shinang vështrimin nga bukuria e Bylisit, muret rrethuese të të cilit, dikur të rrënuara, i rindërtoi Viktorini guximtar"), të paktën para shkatërrimeve ai duket se ka qenë një shembull vërtetë për t'u admiruar.

Edhe pse qyteti u fortifikua, gjysma e dytë e shek.VI m.Kr. ishte një periudhë rënieje, ndërsa një shkatërrim i dytë nga sllavët në vitin 586 bëri që Bylisi të braktisej përfundimisht. Nga kjo kohë duket se vjen edhe toponimia sllave gradishtë, siç quhet nga vendësit kodra e Bylisit.

Pas kësaj selia e peshkopatës u shpërngul në Ballsh, ku që para mesit të shek.VI ishte ndërtuar një bazilikë kristiane. Qendra e re trashëgoi emrin e qytetit të vjetër, i cili gjatë shekujve u transformua nga Byllis në Ballis dhe së fundi në Ballsh. Përkthimi i tij në dokumentet mesjetare, si Kefalenia (nga greqishtja kefalos- kokë), apo Glavinica (nga sllavishtja glava-kokë), dëshmon se kuptimi i emrit Byllis shpjegohet me shqipen ballë, pra- kryevend. Rrënojat e qytetit më pas shërbyen si gurë për ndërtimet mesjetare të krahinës dhe pranë tij të paktën që nga shekulli XIII ka hedhur themelet fshati Hekal.

info@balkancultureheritage.com