Periudha e krizës Ikonoklaste 711 - 843
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Periudha e krizës Ikonoklaste 711 - 843

~Georg Ostrogorski
Lufta për fronin Konflikti ikonoklast dhe luftërat kundër arabëve: Leoni III Ikonoklastia dhe luftërat kundër bullgarëve: Konstandini V Rënia e ikonoklastisë dhe rivendosja e adhurimit të ikonave Bizanti dhe Karli i Madh Reformat e Niqiforit I dhe vështirësitë në politikën e jashtme: Bizanti dhe Krumi Kundërpërgjigjja ikonoklaste

Për pjesën e parë të kësaj periudhe janë të domosdoshme kronikat e patrikut Niqifor (deri më 769) dhe të Teofanit (deri më 813). Të dy këta kronikanë e përshkruajnë konfliktin ikonoklast nga pozitat e mbrojtësit të kultit të ikonave. Të njëjtën prirje kanë dhe burimet, disi më të pasura, që kanë të bëjnë me periudhën e dytë të konfliktit ikonoklast. Kronika universale e Gjergj Monakut, shkruar gjatë sundimit të Mihalit III (842-867) dhe që mbërrin deri në vitin 842, ështënjë produkt tipiki qarqeve manastirore.

Vetëm pjesa përmbyllëse e saj, që përfshin periudhën 813-842, ka një vlerë si burim i pavarur, ndërsa pjesa e mëparshme është një transkribim nga Teofani. Me periudhën që vjen më pas nga ajo ç'ka trajtuar Teofani, fillon dhe pjesa më me vlerë e kronikës universale tepër të rëndësishme të Simeon Logotetit.

Kjo kronikë, shkruar në mesin e shekullit X, na është transmetuar në disa variante: Në të ashtuquajturat kronika të Teodos Melitenit, të vazhduesit të Gjergj Monakut, të Leon Gramatikut si dhe në shumë dorëshkrime të pabotuara dhe në një përkthim në sllavishten e vjetër. Mbi fazën e dytë të konfliktit ikonoklast ekzistojnë edhe tre librat e parë të Jozef Genesit, shkruar gjatë sundimit të Konstandinit VII (945-949) si dhe tre librat e veprës së njohur si vazhduesit e Teofanit, që është një kompilim i shkruar me porosi të Konstandinit IV. Mbi fushatën bullgare të Niqiforit I dhe mbi betejën fatale të 26 korrikut 811 kemi një përshkrim anonim të detajuar, që është zbuluar nga Dujçevi, që mbështetet në një raport të kohës dhe që është shkruar menjëherë pas betejës. Një tjetër shkrim anonim jep një kuadër shterues të periudhës së Leonit V (813-820). Sipas argumenteve bindës të Greguarit, përshkrimi i fushatës bullgare të vitit 811 dhe historia e Leonit V janë vepër e të njëjtit autor dhe duhen konsideruar fragmente të një vepre historike të vetme, që nuk ka mbërritur si e tillë deri tek ne. Duhet të përmendim këtu edhe kronikën e rëndësishme të Monemvasisë, me të dhëna të pasura mbi sundimin sllav në Peloponez nga fundi i shek. VI në fillim të shek. IX.

Njoftimet e burimeve bizantine mbi marrëdhëniet e bizantino-arabe plotësohen mjaft mirë nga të dhënat e historianëve arabë, ndër të cilët duhet përmendur në radhë të parë at Tabari (839-923). Studiues i shquar, ai shkroi një histori universale që fillon me krijimin e botës e mbërrin deri në ditët e tij dhe trajton në mënyrë mjaft të hollësishme luftërat bizantino-arabe. Burimet më të hershme që ai përdor citohen në pjesën më të madhe të tyre, me shumë rëndësi për ne janë përshkrimet e gjeografëve arabë, sidomos të Ibn Khurdadbih, Qudama e Ibn al Faqih, që na japin shumë njoftime mbi gjendjen e Perandorisë Bizantine, sidomos mbi organizimin e ushtrisë e të themave. Studime të reja, mbi të gjitha kërkimet e shumta të Greguarit, që është pionier i këtyre studimeve, tregojnë se eposi popullor bizantin i Digenis Akritas jep një material të pasur historiografik mbi luftërat bizantino-arabe.

Ndoshta në një masë akoma më të madhe se kronistët dhe historianët bizantinë të sipërpërmendur, shkrimet hagiografike të kësaj periudhe përfaqësojnë prirjen pro kultit të ikonave, pasi ato i kushtohen martirëve të këtij kulti e kanë natyrisht një karakter panegjirik. Megjithatë, shumë nga këto shkrime kanë një vlerë të madhe dokumentare dhe plotësojnë të dhënat e pakta që japin veprat e mirëfillta historike. Nga moria e jetëve të shenjtorëve të periudhës së ikonoklastisë po kufizohemi të përmendim ato më të rëndësishmet nga pikëpamja historiografike. Jeta e Shën Stefan Neos (vdekur më 767), që u hartua më 808 mbi bazën e një tregimi më të hershëm nga dhjaku i Shën Sofisë, Stefani, na ofron përshkrimin më të plotë e më të hershëm që ne njohim deri tani mbi persekutimet ikonoklaste nën sundimin e Konstantinit V.15 Të metat, që janë të zakonshme për veprat të këtij lloji, kompensohen nga hollësitë e shumta mbi ngjarjet e përditshme. Një burim i dorës së parë është jeta e Niketës, abat i manastirit Medikion në Bitini, vdekur më 824 dhe shkruar nga nxënësi i tij Teosterikti pak kohë pas vdekjes së Shenjtit.16 Me vlerë të paçmuar jo aq për historinë e konfliktit ikonoklast sa për historinë e brendshme të Perandorisë Bizantine, është jeta e Filaret Elemonit (vdekur inë 792), hartuar më 821-822. Vlerë të madhe historike kanë edhe jeta e Juhanit, peshkop i Gotisë, si dhe aktet e dyzet e dy martirëve të Amorit.

Shkrimet më të rëndësishme mbi problemin e ikonave në periudhën e parë ikonoklaste janë letrat e patrikut German (715-730), që kanë edhe një vlerë të konsiderueshme historike, por sidomos tre ligjërata të Johan Damaskenit. Ekspozeja "Gjykime të një plaku mbi ikonat e shenjtorëve", përmban leksione të Georg Qiprit dhe protokollin e një diskutimi midis këtij shenjti dhe një peshkopi kundërshtar të kultit të ikonave, një ndër ato debate që u bënë aq të shpeshta përpara thirrjes së koncilit të parë ikonoklast. Mbi fjalimet e Johan Damaskenit dhe mbi "Gjykimet" mbështeten shkrimet e Johanit të Jeruzalemit, të hartuara pak kohë përpara thirrjes së koncilit të Nikesë. Të treja këto burime u shfrytëzuan nga një autor anonim i njohur si "Kundërshtari i Konstantin Kabalinit". Veprat teologjike më cilësore të fazës së dytë të periudhës ikonoklaste, janë shkrimet dhe letrat e Teodor Studitit, si dhe shkrimet e shumta të patrikut Niqifor. Duhet të kujtojmë këtu edhe lerën që patrikët lindorë i drejtuan perandorit Teofil (829-842) për ta bindur që të zbatonte një politikë ikonoklaste. Krahas veprave të Johan Damaskenit e të Teodor Studitit, një rëndësi të jashtëzakonshme për problemin e ikonave kanë aktet e koncilit VII ekumenik të Nikesë. Asnjë nga shkrimet që pasqyronin prirjet ikonoklaste nuk ka ardhur deri tek ne në formën fillestare, pasi koncili VII ekumenik i Nikesë i vitit 787 urdhëroi zhdukjen e të gjitha shkrimeve që i bënin jehonë ikonoklastisë, dhe një vendim të ngjashëm duhet të ketë marrë edhe koncili i vitit 843. Por gjithsesi na ka ardhur një numër i mjaftë fragmentesh që citohen për qëllime polemike në shkrimet që pasqyrojnë prirjen e favorshme ndaj kultit të ikonave. Kështu, për shembull, nga aktet e koncilit të Nikesë mund të rindërtohen vendimet e sinodit të parë ikonoklast të vitit 815 dhe dy shkrime të perandorit Konstantin V që kanë një rëndësi të madhe si në pikëpamje të historisë, ashtu dhe në atë të historisë së ideve.

Ndër jetët e papëve të kohës, veçanërisht e rëndësishme është Jeta e Grigorit III,30 sidomos për sa i përket të dhënave që jep mbi marrëdhëniet midis Romës e Bizantit. Për sa i përket dy letrave të Grigorit II për Leonin III, që i disponojmë në përkthimin grek, autenticiteti i tyre është i diskutueshëm. Sidoqoftë, këto dy dokumente të çmuara nuk konsiderohen sot si dikur, falsifikime të thjeshta. Krahas tyre është dhe një tjetër letër e Grigorit II për patrikun German, autenticiteti i së cilës nuk është vënë kurrë në diskutim. Njoftime me rëndësi për qëndrimi e Perëndimit ndaj problemit të ikonave jepen nga Librat Karolinë dhe nga letrat e Adrianit I për Karlin e Madh dhe për perandorët bizantinë.

Vepra më e rëndësishme e së drejtës për periudhën në fjalë është Eklogeja e Leonit III, botuar më 726.

Lufta për fronin

Kriza e rëndë që përfshiu Bizantin në periudhën e luftës së ikonave, i dha shenjat e para qysh në kohën e sundimit të Filipik Bardhani t, dhe këtu konsiston në fakt rëndësia historike e kësaj periudhe të shkurtër e të pafat sundimi. Filipiku kishte rindezur jo vetëm debatet kristologjike, por kishte shkaktuar edhe një konflikt të çuditshëm mbi ikonat, një luftë që vërtet nuk godiste ende kultin e ikonave si të tilla, por që sidoqoftë e shfrytëzonte karakterin simbolik të figurës (ikonës) si një mjet të konfliktit, duke paralajmëruar me këtë luftën e madhe ikonoklaste të viteve të ardhshme.

Si armen, Filipik Bardhani dukej se kishte prirje drejt monofizizmit. Nuk shkoi deri aty sa të kërkonte njohjen zyrtare të kësaj herezie, por u ekspozua si një përkrahës i vendosur i monotelizmit që kishte qenë dënuar tridhjetë vjet të shkuara, në koncilin VI ekumenik. Me inisiativën e vet nxori një edikt perandorak me të cilin hidhte poshtë vendimet e koncilit VI ekumenik dhe e shpallte monotelizmin si të vetmen doktrinë ortodokse. Kjo kthesë gjeti shprehjen e saj simbolike në shkatërrimin e një pikture të pallatit perandorak, që paraqiste koncilin VI ekumenik, si dhe në prishjen e një mbishkrimi përkujtimor të koncilit, që ishte vënë përpara pallatit, mbi portën Milion. Në vend të tij u vendos një figurë e perandorit dhe një tjetër e patrikut Sergj. Në të njëjtën mënyrë, më vonë perandorët ikonoklastë hiqnin figurat me përmbajtje fetare, por popullarizonin me forcë figurat e perandorit. Monotelizimi i Filipikut nuk mundi të fitonte, politika e tij kishtare shkaktoi kundërshtime të rrepta, që e shpejtuan përmbysjen e tij, por pavarësisht nga kjo ai mundi të gjejë disa përkrahës, ose të paktën simpatizantë, në ambientet e klerit të lartë bizantin, e midis tyre edhe patrikun e mëvonshëm, Germanin. Për më tepër, u rishfaqën prirje monofizite, gjë që tregon se herezia monofizito-monotelite nuk ishte çrrënjosur aspak nga Bizanti.

Kuptohet që përqafimi i hapur nga ana e perandorit i një herezie që kishte qenë dënuar në koncilin e fundit ekumenik, shkaktoi në Romë një kundërshtim të vendosur, që u shpreh në një formë vërtet karakteristike. Kur u shpall hipja e tij në fron, Fiiipiku i dërgoi papës Konstantin I një portret të tij të shoqëruar nga një predikim të mbushur me koncepte monotelite. Në Romë portreti i perandorit heretik nuk u pranua dhe nuk u shtyp as në monedha; emri i tij nuk u përmend në ceremonitë fetare dhe në datimin e ngjarjeve. Heqjes së tablosë që paraqiste koncilin VI ekumenik nga pallati perandorak i Kostandinopojës, papa iu përgjigj duke sjellë në kishën e Shën Pjetrit tablo që paraqisnin të gjashtë koncilet. Kështu, pak para shpërthimit të konfliktit të madh mbi kultin e ikonave, midis perandorit heretik dhe papës u zhvillua një luftë e çuditshme, ku figurat (ikonat) shërbenin si mjet lufte dhe ku qëndrimet e palëve shpreheshin me pranimin ose refuzimin e paraqitjeve të caktuara figurative (ikonografike).

Konfuzioni erdhi e u shtua nga përmbysje të mëdha në fushën e politikës ndërkombëtare. Pasiguria që sollën ndryshimet e fundit në qeveri, favorizoi arabët, që përfituan për të kryer inkursione të reja në territorin bizantin. Nga ana e tij, khani i bullgarëve Terveli, nuk la t'i shpëtojë rasti për të marrë hakun e aleatit të tij të vjetër, Justinianit II, dhe filloi luftën kundër vrasësit të tij, perandorit të ri bizantin. Përparoi deri në muret e Kostandinopojës dhe shkretoi rrethinat e kryeqytetit bizantin. Vilat luksoze dhe fermat e periferisë, ku familjet më të shquara bizantine kalonin periudhën e verës, u plaçkitën nga hordhitë bullgare. Fakti që Treveli përshkoi pa u shqetësuar gjithë Trakën dhe arriti deri tek muret e Kostandinopojës tregon se sa të dobëta ishin forcat bizantine në pjesën europiane të perandorisë. Për të rregulluar gjendjen u sollën trupa nga thema Opsikion nëpërmjet Bosforit. Por këto trupa u rebeluan kundër Filipikut e më 3 qershor 713 perandori u shfuqizua dhe u verbua.

Megjithëse rebelimin e bëri ushtria, perandor u shpall një civil, protoasekretis Artem, që me hipjen në fron mori emrin Anastas. Këtë emër e kishte pasur para tij edhe një perandor i kapërcimit të shek. V-VI, edhe ai civil para ardhjes në fuqi dhe që, si perandor, u shqua në mënyrë të veçantë për af- tësitë e tij në lëmin e administrimit financiar. Masa e parë që mori perandori i ri qe anulimi i dispozitave me përmbajtje monotelike të paraardhësit të tij dhe njohja solemne e koncilit VI ekumenik. Tabloja që paraqiste në mënyrë figurative këtë koncil, që qe hequr nga Filipiku, u rivendos në vendin e saj, ndërsa portretet e Filipikut e të patrikut Sergj u shkatërruan. Paskëtaj perandori u mor me inkursionet e arabëve, që me sa dukej po përgatisnin një sulm kundër Kostandinopojës. Me energji të madhe Anastasi II mori masa për mbrojtjen dhe për furnizimin e qytetit, caktoi në postet komanduese gjeneralët më të zotë dhe në fund mori vendim t'u dalë përpara armiqve e të zërë në befasi flotën arabe ndërsa kjo bënte përgatitjet e fundit. Si pikë grumbullimi për forcat bizantine u zgjodh ishulli i Rodit. Por me të mbërritur, ushtarët e Opsikionit ngritën përsëri flamurin e revoltës, dhe pasi u kthyen përsëri në kontinent, shpallën perandor një taksambledhës të provincës së tyre me emrin Teodos. Ky u përpoq t'ia mbathte për t'i shpëtuar këtij nderi të papritur e plot rreziqe, por u kap dhe u shtrëngua ta pranojë kurorën perandorake. Në vend të luftës kundër arabëve erdhi një luftë e re civile, që zgjati plot gjashtë muaj, derisa Opsikionët, të mbështetur nga ostrogotët e greqizuar të cilët nga kohët e dyndjeve barbare banonin në provincat e themës së Opsikionëve, mundën aty nga fundi i vitit 715 të vendosin në fronin e Kostandinopojës kandidatin e tyre, ndërkohë që Anastasi vishte rrasën e murgut e tërhiqej në Selanik.

Teodosi III, perandori kundër vullnetit të vet, sundoi për një periudhë akoma më të shkurtër se pararadhësi i tij. Nuk qe ai që luajti rolin kryesor në ngjarjet e mëvonshme, por Leoni, strategu i themës së Anatolisë. Leoni ishte një parvenu me prejardhje plebeu nga Siria veriore. Në periudhën e parë të sundimit të Justinianit II, në kuadrin e politikës kolonizuese të këtij perandori, Leoni me familjen e tij u transferua në Trakë. Kjo rrethanë shënoi fatin e tij, pasi kur "perandori hundëprerë" pas dhjetë vjetësh internimi kaloi më 705 nëpër Trakë gjatë rrugës për rimarrjen e fronit të të parëve, stratioti i ri u rreshtua nën urdhrat e tij. Si shpërblim u emërua spatharios e kështu filloi ngjitja e tij, fillimisht në shërbim të Justinainit II e pastaj të pasardhësve të tij që u ndërruan njëri pas tjetrit në fron. Një ekspeditë e gjatë dhe e rrezikshme në Kaukaz i dha rastin të shfaqë dhuntitë e tij ushtarake e diplomatike. Anastasi II, që donte të vinte në postet drejtuese gjeneralët më të aftë, e emëroi strateg të themës anatolike dhe e vuri kështu në krye të njërës nga provincat më të mëdha e më të rëndësishme. Leoni e shfrytëzoi këtë funksion si trampolinë për të marrë fronin, dhe pas rrëzimit të Anastasit ngriti krye kundër Teodosit të dobët. U lodh me Artavazden, strategun e themës së Armenisë, duke i premtuar dorën e së bijës dhe titullin e nderit kuropalat. Përfundimi i luftës midis perandorit të dobët dhe uzurpatorit energjik ishte i ditur, aq më tepër që Leoni dispononte forca ushtarake më të mëdha. Praktikisht bëhej fjalë për një luftë që dy themat e Anatolisë e të Armenisë i bënin themës së Opsikionit, që mbështeste perandorin Teodos III. Leoni përshkoi territorin e Opsikionit, zuri rob në Nikomedia djalin e perandorit bashkë me trupën e tij dhe përparoi deri në portat e Krisopojës. Paskëtaj filluan bisedimet dhe Teodosi, pasi mori me vete e për bijtë garancitë e nevojshme, hoqi dorë nga kurora dhe u tërhoq në Efest, ku i mbylli ditët e tij në një manastir.

Më 25 mars 717 Leoni hyri në Kostandinopojë dhe u kurorëzua perandor në Shën Sofi. Kështu u mbyll periudha e luftërave për fronin. Perandoria, që gjatë njëzet vjetëve të fundit kishte njohur shtatë ndryshime të dhunshme qeverish, gjeti tek Leoni III (717-741) një perandor që sundoi në mënyrë të qëndrueshme dhe energjike, dhe që do të bëhej themelues i një dinastie të re.

Konflikti ikonoklast dhe luftërat kundër arabëve: Leoni III

Detyra e parë dhe më urgjente e perandorit të ri ishte mbrojtja kundër rrezikut arab, që po afrohej gjithnjë e më shumë dhe që po dukej se po vinte në çdo çast në pikëpyetje vetë ekzistencën e perandorisë. Meqenëse kundërofensiva bizantine nën Anastasin II dështoi nga ndërlikimet e brendshme, beteja vendimtare u desh të zhvillohej përsëri nën muret e kryeqytetit bizan-tin. Leoni III e përgatiti me ngut të madh qytetin për rrethimin që afronte, duke përfunduar punimet mbrojtëse që ishin nisur nga Anastasi. Në gusht të vitit 717 vëllai i kalifit, Masllami, me ushtri e flotë ia behu në Kostandinopojë. Ashtu si në kohët e Konstandinit IV u zhvillua një betejë e ashpër që duhej të vendoste për jetën a vdekjen e Perandorisë Bizantine. Ashtu si dyzet vjet më parë, edhe kësaj radhe Bizanti ia doli ta fitojë betejën vendimtare. Bizantinët mundën t'i venë zjarrin flotës arabe me anë të "zjarrit grek", ndërsa përpjekjet e arabëve për të pushtuar Kostandinopojën u thyen përball qëndrueshmërisë së mureve të qytetit. Veç kësaj dimri i vitit 717-718 qe veçanërisht i ashpër dhe një numër i madh arabësh humbën jetën nga të ftohtët. Më në fund, në kampin arab plasi një zi buke e padurueshme që e shtoi numrin e viktimave. Nga ana tjetër, armata arabe u sulmua nga bullgarët, që i shkaktuan asaj humbje të rënda. Më 15 gusht 718, plot një vit pas fillimit të tij, rrethimi u hoq dhe flota arabe i braktisi ujërat bizantine. Për të dytën herë, sulmi arab mbi portat e Europës thyhej përballë mureve të kryeqytetit bizantin. Në tokë lufta rifilloi shumë shpejt dhe u zhvillua me egërsi të veçantë. Duke filluar nga viti 726 arabët vërshuan çdo vit në Azinë e Vogël. Cesarea u pushtua, Nikea u rrethua e vetëm më 740 fitorja e bujshme e Leonit III pranë Akroinos, jo larg Amorit, mundi t'i vejë fre këtyre fatkeqësive. Edhe në këtë rast me shumë vlerë rezultoi për perandorinë miqësia tradicionale e Kazakëve, të cilët i bashkonte me Bizantin armiqësia e përbashkët kundër kalifatit. Kazakët i krijuan vështirësi serioze arabëve me inkursionet e tyre në Kaukaz e Armeni. Aleanca me perandorinë e Kazakëve u përforcua më tej më 733, me martesën e djalit e trashëgimtarit të Leonit III, Konstandinit, me njërën nga vajzat e Khanit të Kazakëve.

Me shpëtimin e Kostandinopojës dhe fitoren në Azi të Vogël mbyllej një fazë e rëndësishme e luftërave bizantino-arabe. Sulmet e mëvonshme të arabëve do t'i knjonte përsëri probleme serioze perandorisë, por s'do ta venë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Kostandinopoja nuk u rrethua më nga arabët dhe Azia e Vogël mbeti një pjesë përbërëse e perandorisë, falë sistemit të themave, që i jepte asaj aftësi të konsiderueshme qëndrese.

Për të perfeksionuar sistemin e ri administrativ, Leoni III e ndau themën e Anatolisë në njësi më të vogla. Kjo masë synonte së pari të parandalonte uzurpime të mundshme, që në kohët e fundit ishin bërë diçka e zakonshme. Askush më mirë se Leoni s'mund ta dinte se ç'rreziqe e kërcënonin perandorinë për sa kohë që të gjitha këto territore kontrolloheshin nga një strateg i vetëm. Kështu pjesa perëndimore e distriktit anatolik u organizua si një themë më vete. Fakti që distrikti i ri u quajt "Thema e Trakëve" nga trupat europiane dikur të dislokuara aty, që në fillim formonin një turma (divizion) të themës anatolike, hedhdritëmbi gjenezënesistemintë themave. Thema e Opsikionit, që ishte po aq e madhe, në mos edhe më shumë, nuk u nda më tej. Në atë rast, Leoni u mjaftua t'ia besojë komandën dhëndrit të tij, Artavazdit. Sesa i rëndë qe gabimi i tij, këtë e kuptoi menjëherë djali e trashëgimtari i Leonit, i cili i parandjeu pasojat ndaj vendosi ta ndajë këtë distrikt të stërmadh në dy pjesë. Gjysma lindore u organizua si themë autonome që u quajt "Thema e Bukellarëve", për shkak të Bukellarëve të vjetër të dislokuar në atë krahinë. Nga ana tjetër, në kohën e Anastasit II apo të Leonit III, në çdo rast pas vitit 711 e para vitit 732, thema detare e Karabisianëve, që fillimisht përfshinte të gjitha forcat detare të provincave perandorake, u nda në dy pjesë: çdonjëra prej këtyre pjesëve, që më parë drejtohej nga një drungarios, vartës i strategut të themës, u ngrit në rangun e një theme autonome nën urdhrat e strategut të vet. Kështu, tash e tutje bregdeti jugor i Azisë së Vogël me ishujt e afërt formon themën e Kibereotëve, ndërsa ishujt e Egjeut formojnë drungariatin e Detit Egje, që më vonë u ngrit në rangun e themës dhe pësoi ndarje të mëtejshme. Rreth asaj kohe edhe Kreta u ngrit në rangun e themës. Ndarja e themave të stërmëdha të shekullit VII, u pasqyrua domosdo edhe në efiçiencën administrative. Ajo i dha elasticitet më të madh aparatit administrativ dhe ndikoi kështu në perfeksionimin e sistemit. Perandorët e shek. VIII, edhe pse në përmasa modeste e çuan përpara veprën e madhe të dinastisë herakliane. Sidoqoftë zhvillimi i mëtejshëm dhe më i thellë i sistemit të themave do të kryhet një shekull më pas.

Libri i së drejtës që u botua më 726 me emrin e Leonit III dhe të djalit të tij, shënon një kthesë në historinë e kodifikimit juridik bizantin.51 Ekloge-]a e perandorëve Leon e Konstandin paraqet një përzgjedhje të normave më të rëndësishme të së drejtës private e penale, që ishin në fuqi. Aty i kushtohet kujdes i veçantë së drejtës familjare dhe së drejtës së trashëgimit, ndërsa e drejta e pronës zë aty një vend të dorës së dytë. Botimi i Eklogesë kishte një qëllim praktik: t'u jepte gjykatësve një kod të së drejtës, që të kishte një vëllim e një përmbajtje të tillë që t'i përgjigjej nevojave të tyre praktike dhe të zëvendësonte librat tepër voluminozë e të vështirë të Justinianit I. Ekloge-ja mbështetet mbi të drejtën romake, në variantin e përpunuar në Corpus juris të Justinianit, që vazhdon të jetë themeli i jurisprudencës bizantine. Por Ekloge- ja nuk kënaqet me exerpta-t (ekstrakte) e së drejtës antike, ajo e revizionon këtë të fundit duke e "humanizuar". Në fakt aty shquhen ndryshime të mëdha në krahasim me të drejtën justiniane, që rrjedhin nga ndikimi i së drejtës kanonike dhe i së drejtës zakonore të Orientit. Kështu, p.sh., kufizohet së tepërmi patria potestas (pushteti i burrit) ndërkohë që të drejtat e gruas dhe të fëmijëve janë zgjeruar dhe martesa gëzon një mbrojtje të veçantë. Vlejnë për t'u përmendur sidomos ndryshimet e bëra në kodin penal, që nuk frymëzohen aspak nga ndjenja të filantropizmit kristian. Ekloge-ja parashikon një sërë ndëshkimesh trupore, që ishin të panjohura tek e drejta justiniane: prerje e hundës dhe e gjuhës, prerje e dorës, verbim, prerje dhe djegie e flokëve, etj. Në raste të caktuara këto ndëshkime të tmerrshme trupore zëvendësojnë dënimin me vdekje, por në raste të tjera zëvendësojnë edhe dënimet me gjobë të së drejtës justiniane. Në fund të fundit, kënaqësia tipike justiniane e gjymtimit dhe e ndëshkimeve të frikshme trupore, si pasqyrohet në Ekloge, nuk përbën diçka të re në Bizant: historia e shek. VII ofron shembuj të shumtë në këtë drejtim. Sa më shumë i largohet të drejtës justiniane, aq më shumë Ekloge-ja i referohet së drejtës zakonore që ishte zhvilluar në Bizant në shek. VII. Ajo na tregon ndryshimet që kishin ndodhur në Iigjet dhe në ndërgjegjen juridike bizantine nga koha e Justinianit. Të tilla ndryshime i detyrohen pjesërisht depërtimit më të thellë të etikës kristiane dhe pjesërisht barbarizmit të zakoneve si rezultat i ndikimeve orientale.

Botimi i këtij manuali të ri të së drejtës, mjaft i përdorshëm e krejtësisht i kuptueshëm, i dha padyshim një shtytje veprimtarive juridike e ligjore. Në parathënien e Eklogesë gjejmë një deklaratë të rëndësishme të perandorit, ku ky shpreh vendimin e tij për të luftuar korrupsionin e punonjësve të drejtësisë dhe për t'i mbajtur me rrogë shtetërore të gjithë gjykatësit, duke filluar nga kuestori.53 Më vonë Eklogeja fitoi një famë të keqe, duke qenë vepër e dy ikonoklastëve, Leont e Konstandinit. Pavarësisht nga kjo, ajo luajti një rol thelbësor në gjithë zhvillimin e mëvonshëm tësë drejtës bizantine dhe ndikimi i saj i kapërceu kufijtë e perandorisë duke lënë gjurmë edhe në zhvillimin e sistemeve juridike të shteteve sllave.

Konflikti ikonoklast hapi një kapitull të ri krejt të veçantë, të historisë bizantine. Kundërshtimi i kultit të ikonave nga Leoni III shënoi fillimin e një krize që i dha vulën e saj gjithë kësaj periudhe dhe që e ktheu perandorinë në një arenë luftërash të brendshme që vazhduan më se një shekull. Kriza po piqej dalëngadalë. Fakti që ajo mori pamjen e një grindjeje për çështjen e ikonave shpjegohet me vlerën simbolike që i atribuonin atyre bizantinët. Në kishën bizantine kulti i ikonave të shenjtorëve, sidomos pas epokës së Justinianit kishte njohur një përhapje gjithnjë e më të madhe, dhe ishte bërë një nga format kryesore me të cilën shprehej kredoja fetare e bizantinëve.54 Por nga ana tjetër, në vetë gjirin e kishës nuk mungonin prirje kundër kultit të ikonave pasi besohej që krishterimi, si fe e pastër shpirtërore, s'kishte asgjë të përbashkët me të. Ky kundërshtim ishte i fortë sidomos në krahinat lindore të perandorisë, të cilat prej shumë kohësh ishin kthyer në një gjenerator turbullirash fetare, ku ndesheshin ende mbeturina të monofizizmit e ku forcohej e përhapej sekti i pavlikanëve, armik i çdo kulti fetar. Por duhej kontakti me botën arabe, që lufta kundër kultit të ikonave të shpërthente hapur. Prirjet ikonoklaste të Leonit III kundërshtarët e tij i lidhnin herë me ndikime hebraike dhe herë me ndikime arabe. Fakti që Leoni III i persekutoi çifutët dhe i detyroi ata të pagëzoheshin,56 nuk e përjashton mundësinë që ai të ketë qenë ndikuar nga feja e Moisiut, që ndalonte rreptësisht përdorimin e ikonave. Po ashtu, lufta kundër arabëve nuk përjashton që perandori të jetë ndikuar nga kultura arabe. Përndjekjet kundër çifutëve në kohën e Leonit III, ndër të rrallat përndjekje antisemite të historisë bizantine, duhen konsideruar më shumë si një shenjë e forcimit të ndikimit hebraik në këtë kohë; duke filluar nga shek. VII, në letërsinë teologjike bizantine shfaqen gjithnjë e më shumë shkrime polemike në përgjigje të sulmeve hebraike kundër krishterimit. Akoma më i rëndësishëm është qëndrimi filo-arab i Leonit, që bashkëkohësit e quajtën sarakenofrom (mendje-saraçeni). Arabët që prej dekadash përshkruan kryq e tërthor Azinë e Vogël, nuk i tregonin Bizantit vetëm shpatën, por edhe kulturën e tyre e bashkë me të dhe neverinë e tyre karakteristike ndaj paraqitjes së figurave njerëzore. Ikonoklastia lindi kështu në viset lindore të perandorisë nga një ndërthurje karakteristike e një perceptimi thellësisht shpirtëror të fesë së krishterë me doktrinat e sekteve ikonoklaste dhe konceptet eherezive të vjetra kristologjike si dhe me ndikimet e besimeve jo të krishtera, si judaizmi e sidomos islamizmi. Pas fitores mbi marshimin ushtarak të Orientit, tani, në formën e konfliktit për ikonat, filloi lufta kundër depërtimit të ndikimeve kulturore orientale. Ai që ia përgatiti rrugën depërtimit të ndikimit kulturor oriental ishte po ai perandor që dikur zmbrapsi mësymjen arabe mu në portat e Kostandinopojës.

Lufta kundër kultit të ikonave kishte pasur një prelud të vetin në mbretëri në e Omajadëve, e cila vetëm disa vite përpara se të shpërthenin trazirat ikonoklaste në Bizant kishte marrë masa kundër kultit të figurave. Njëkohësisht u fuqizua rryma ikonoklaste në Azinë e Vogël bizantine, ku qe formuar një parti ikonoklaste me popullaritet të madh. Në krye të saj qenë eksponentë të lartë të klerit të Azisë së Vogël, si metropoliti i Klaudipolit, Thomai, e sidomos peshkopi Konstandin i Nakoleas, kreu i vërtetë shpirtëror i ikonoklastisë bizantine, të cilin bizantinët ortodoksë e quajtën "Hereziark". Tani u bashkua me lëvizjen ikonoklastiste edhe Leoni III, i cili ishte me origjinë nga zonat kufitare të lindjes, dhe që, në cilësinë e strategut të Anatolisë, kishte krijuar lidhje të ngushta me arabët. Më 726 Leoni III u deklarua për herë të parë hapur kundër kultit të ikonave. Kjo i detyrohej presionit të peshkopëve ikonoklastë të Azisë së Vogël, që pak kohë më parë kishin ardhur në kryeqytet. Por shtysa e fundit për kryerjen e këtij hapi me sa duket u bë një tërmet i fuqishëm, që perandori e interpretoi si një shenjë të zemërimit hyjnor kundër praktikës së adhurimit të ikonave. Fillimisht filloi të predikonte në popull për ta bindur atë për kotësinë e ikonolasisë (adhurimit të ikonave). Në këtë rastshprehej koncepti i Leonit mbi misionin e perandorit, që ai mendonte se i qe besuar nga Zoti: siç i shkruante më vonë papës, ai nuk e konsideronte veten vetëm perandor, por edhe prift suprem. Shumë shpejt ai kaloi nga fjalët në vepra dhe një ditë prej ditësh urdhëroi një oficerin e vet të heqë portretin e Krishtit mbi Portën e Bronzët të pallatit perandorak.

Nëse me këtë gjest perandori kishte ndër mend të provonte prirjet dhe ndjenjat e popullsisësë kryeqytetit, rezultati që korri nuk qe aspak inkurajues: populli i egërsuar e vrau në vend oficerin perandorak që zbatoi urdhrin. Por akoma më e rëndësishme se kjo revoltë rruge ishte kryengritja që plasi në Greqi sapo që aty u hap fjala për luftën e shpallur nga perandori kundër kultit të ikonave. Thema e Helladës shpalli një antiperandor dhe dërgoi flotën e saj drejt Kostandinopojës. Kështu, qysh në fillim pjesa perëndimore e perandorisë shfaqi prirjen e saj në favor të kultit të ikonave, qëndrim që do të konfirmohet gjatë gjithë konfliktit për ikonat. Perandori arriti ta shtypë shpejt e shpejt kryengritjen, porse kryengritja e një province të tërë ishte një paralajmërim serioz, që s'mund të injorohej.

Edhe pse përkrahës fanatik i teorisë së ikonoklastisë, Leoni III fillimisht i hodhi hapat me shumë kujdes. Vetëm në vitin e dhjetë të sundimit vendosi të deklarohej hapur kundër ikonave dhe duhej të kalonin vite të tjera para se të merrte vendimin përfundimtar. Këto vite iu kushtuan taktikave me autoritetet më të larta kishtare. Për të fituar siguri më të madhe në lëvizjet e tij, Leoni u përpoq të fitojë edhe mbështetjen e papës e të patriarkut të Kostandinopojës. Por propozimet e tij ndeshën në kundërshtimin e vendosur të patrikut plak German, ndërkohë që edhe letërkëmbimi me papën Grigor II pati një fund krejtësisht negativ. Grigori II i hodhi poshtë me një ton veçanërisht të rreptë deklaratat ikonoklaste të perandorit, por megjithatë u përpoq ta shmangte prishjen përfundimtare. Jo vetëm kaq, por u angazhua të qetësonte lëvizjet antiperandorake që shpërthenin njëra pas tjetrës në Itali. Duke i dalluar problemet fetare nga ato politike, ai mbeti gjithnjë luajal ndaj perandorit bizantin, të cilit i qe besuar atë kohë mbrojtja e papatit nga rreziku longobard.

Krahas patrikut German e papës Grigor II, kundërshtari më i madh i perandorit ishte Johan Damaskeni, teologu më i shquar i shekullit të tij, një grek që kish mbuluar një post të lartë në oborrin e kalifit në Damask e që më vonë ishte futur në manastirin e Shën Sabës afër Jerusalemit. Vepra më origjinale dhe më e përkryer nga pikëpamja artistike, edhe pse jo më e njohura e Damaskenit përfaqësohet nga tre oracione (fjalime) në mbrojtje të kultit të ikonave. Duke iu kundërvënë tezës sipas të cilës kulti i ikonave duhej konsideruar si një ringjallje e idolatrisë pagane, Johani zhvillon një teori të vetëm mbi ikonat, në të cilën ikona konsiderohet si simbol dhe ndërmjetës në kuptimin neoplatonik. Kulti i figurës së Krishtit, sipas tij, mbështetet mbi dogmën e mishërimit (inkarnacionit), kështu që problemi i figurave lidhet me doktrinën e shpëtimit. Sistemi i Damaskenit luajti rol përcaktues në zhvillimin e mëtejshëm të doktrinës që propagandonte kultin e ikonave.

Me dështimin e traktativave, Leonit III nuk i mbetej gjë tjetër për realizimin e planeve të tij, përveç përdorimit të forcës. lu fut kësaj rruge dhe nxori një edikt me anë të të cilit urdhëronte shkatërrimin e të gjithë ikonave të kultit. Megjithatë, u përpoq të ruante aparencat ligjore: më 17 janar 730 thirri në pallatin perandorak një asamble të personaliteteve më të larta civile e kishtare, të ashtuquajtur silentium, të cilës i parashtroi për miratim ediktin në fjalë. Patriku German refuzoi të nënshkruajë, ndaj u shkarkua menjëherë. Më 22 janar në këmbë të tij u emërua si patrik synkeli Anastas, që ishte gati t'i bindej pa rezerva urdhravë të perandorit. Me botimin e ediktit ikonoklast, doktrina që luftonte kultin e ikonave mori formën e ligjit. Ikonat u shkatërruan dhe adhuruesit e tyre iu nënshkruan përndjekjeve.

Por perandori nuk ia doli dot ta detyrojë Italinë e largët të bashkohet me ikonoklastinë. Lufta ikonoklastike e shpërthyer në Bizant pati efekte të forta në marrëdhëniet midis Kostandinopojës dhe Romës. Pas botimit të ediktit ikonoklast, që e ngrinte doktrinën kundër kultit të ikonave në doktrinë zyrtare të shtetit e të kishës, prishja e pritur prej kohësh u bë e pashmangshme. Papa Grigori III, pasardhës i Grigorit II, u shtrëngua të dënojë ikonoklastinë bizantine. Leoni II, që deri atëherë kishte shpresuar ta bindte papën, ashtu si ky kishte shpresuar ta bindte perandorin, u detyrua nga ana e tij të mbante robër të dërguarit e Grigorit III. Ndarja politike u pasua nga ndarja fetare. Rrjedhojat e para politike të konfliktit ikonoklast qenë një thellim i të çarave që ekzistonin midis Kostandinopojës dhe Romës dhe një dobësim i ndjeshëm i pozitave bizantine në Itali.

Ikonoklastia dhe luftërat kundër bullgarëve: Konstandini V

Me gjithë lavdinë që i kishte sjellë fitorja mbi arabët, teprimet e ikonoklastisë e shkatërruan popullaritetin e Leonit III. Me vdekjen e tij, erdhi në fron i biri, Kostandin V (741-775). Të drejtat e princit të ri mbi fronin ishin të pakundërshtueshme. Ai e mbante kurorën perandorake qysh prej 20 vjetësh, kur në moshën 2-vjeçare, në Pashkët e vitit 720, u kurorëzua prej të atit si bashkëperandor dhe trashëgimtar. Por nuk kishte kaluar ende një vit nga ardhja e tij në pushtet, kur një antiperandor u ngrit kundër tij dhe i uzurpoi fronin për disa muaj. Ky antiperandor ishte pikërisht Artavazde, që dikur kishte qenë strateg i themës armene dhe kishte ndihmuar Leonin për të ardhur në pushtet; si shpërblim kishte marrë dorën e vajzës së perandorit, titullin kuropalates dhe emërimin si komes i themës Opsikion. Në cilësinë e kryekomandantit të të gjitha forcave ushtarake të rajonit më të madh e më të rëndësishëm ush-tarak, Artavazde nuk e pati të vështirë të guxojë e të uzurpojë pushtetin në dëm të kunatit të tij të ri. Ajo çka në fund të fundit përcaktoi suksesin e tij qe fakti që ai u paraqit si kampion i kultit të ikonave. Lufta midis tij dhe peran- dorit të ligjshëm zhvillohej nën petkun e konfliktit fetar. Në qershor të vitit 742, gjatë një fushate kundër arabëve, ndërsa po marshonte nëpër themën e Opsikionit, Konstandini u sulmua në befasi prej Artavazdes dhe u thye. Menjëherë pas kësaj, Artavazde u shpall perandor dhe hyri në bisedime me Teofan Monutën, regjent i Konstandinit në Kostandinopojë. Ky u hodh në anën e uzurpatorit dhe po ashtu vepruan edhe shumë funksionarë të tjerë të kryeqytetit. Fakti flet që politika ikonoklaste nuk gjente doemos mbështetje as edhe në gjirin e bashkëpunëtorëve më të afërt të perandorit. Artavazde me armatën e tij marshoi drejt Kostandinopoj.ës, ku mori kurorën perandorake nga dora e patrikut Anastas, që ndryshoi përsëri anë. Paskëtaj emëroi dja- lin e vet Niqiforin si bashkëperandor, kurse djalin e vogël Niketën, e emëroi kryekomandant të armatës dhe e dërgoi në themën armene. Në Kostandi- nopojë, ikonat'e shenjta u rivendosën në vendet e tyre. Po dukej se epoka e konfliktit ikonoklast kishte përfunduar. Ndërkaq, Konstandini V kishte ikur në Amor, që kishte qenë qendër e komandës ushtarake të themës anatolike, ku kishte drejtuar i ati, dhe këtu iu rezervua një pritje e zjarrtë. Edhe thema trake, që para pak kohe ishte ndarë nga thema anatolike, u rreshtua në krah të perandorit të ri ikonoklast. Ndërkohë, kampioni i kultit të ikonave, Artavazde, e gjeti mbështetjen më të fortë në themën europiane të Trakës, strategu i së cilës, djalë i Teofan Monutit, u ngarkua me mbrojtjen e kryeqytetit. Në Azinë e Vogël kaluan me Artavazden dy themat, Opsikon e Armeni, që kishin qenë nën komandën e tij dhe që ishin lidhur personalisht me të. Por ka shenja se edhe në këto krahina politika e tij pro kultit të ikonave gjeti një pritje shumë të ftohtë, fakt ky që së bashku me talentin ushtarak më të madh të Konstandinit përcaktoi përfundimin e luftës. Trupat e Opsikonit porsa kishin depërtuar në Trakë e Niketa bashkë me trupat armene ende nuk kishte mbërritur për të ndihmuar të atin, kur Konstandini i shkaktoi një humbje të rëndë uzurpatorit pranë Sardit, në maj të vitit 743. Pastaj i doli përpara Niketës dhe e vuri në vrap ushtrinë e këtij në afërsi të Modrinës, në muajin gusht. Kështu fitorja u sigurua dhe në shtator të po atij viti ai kishte mbërritur nën muret e Kostandinopojës. Pas një rrethimi të shkurtër, më 2 nëntor ai hyri solemnisht në kryeqytet dhe u hakmor egërsisht mbi kundërshtarët e vet. Artavazde e dy bijtë e tij, nipër të perandorit Konstandin, u shëtitën të lidhur e pastaj u verbuan në hipodrom. Përkrahësit e tyre pjesërisht u vranë, pjesërisht u qorruan ose u sakatuan (humbën këmbët ose duart). Patriku i pabesë Anastasi u shëtit rreth e rrotull hipodromit hipur mbi një gomar, por pas këtij poshtërimi pub- lik mundi ta ruajë detyrën e tij, gjë që zbulon qëllimin e perandorit për të diskretituar autoritetin më të lartë kishtar. Kështu u mbyll sundimi i Artavazdes, i cili për gjashtëmbëdhjetë muaj kishte mbajtur kurorën perandorake dhe që ishte njohur si perandor nga Roma.

Konstandini V qe një gjeneral akoma më i madh dhe një ikonoklast akoma më i vendosur se i ati. Nga pikëpamja e fizikut dhe e statutit psikologjik nuk krahasohej me ushtarin e fuqishëm, siç kishte qenë Leoni III. Nervoz, i prekur nga sëmundje të rënda, i pushtuar nga pasione të sëmura, ishte një natyrë e komplikuar dhe kontradiktore. Egërsia e parrëfyer me të cilën persekutoi dhe torturoi kundërshtarët e vet fetarë, nuk buronte nga ndonjë brutalitet primitiv, por nga hipertensioni i tij anormal. Megjithatë nuk ishte hovi i pakontrolluar por dinakëria e llogaritur prej strategu largpamës si dhe guximi i madh personal, ato që i siguruan fitore të bujshme mbi arabët e bullgarët, fitore që e bënë idhull të ushtarëve të vet.

Punët në lindje kishin marrë një rrjedhë pozitive për Bizantin. Forca e arabëve ishte tronditur si nga luftërat e kohëve të Leonit III, ashtu edhe nga një krizë e rëndë e brendshme. Dinasia e lavdishme e Omajadëve po shuhej dhe pas një lufte të gjatë civile u zëvendësua nga dinastia e Abasidëve (750). Zhvendosja e qendrës së shtetit nga Damasku në Bagdadin e largët shoqëroi këtë ndryshim dinastie. Në këtë mënyrë, presioni në këtë krah të Bizantit u dobësua dhe u krijuan për kundërmësymje. Që në vitin 746 Konstandini vërshoi në Sirinë veriore dhe pushtoi Germanikenë, vendin e të parëve të tij. Duke ndjekur metodat tradicionale të politikës koloniale bizantine, ai shpërnguli një numër të madh robërish në Trakinë e largët, ku akoma në shek. IX do të ndeshen koloni të monofizitëve sirianë.68 Edhe në det Bizanti arriti një fitore të madhe: komandanti i marinës bizantine, strategu Kiberestëve, asgjësoi më 747 afër Qipros një flotë arabe që vinte nga Aleksandria. Një sukses akoma më të bujshëm korri perandori gjatë fushatës së vitit 752 në Armeni e Mesopotami: dy kështjella kufitare të rëndësishme, Teodosipoli e Melitena ranë në duar të bizantinëve. Edhe kësaj radhe robërit u dërguan në Traki, afër kufirit bullgar, që u fortifikua me urdhër të perandorit.69 Këto suksese nuk i sollën ndonjë pushtim territorial të qëndrueshëm perandorisë, pasi shumë shpejt fortesat e pushtuara ranë përsëri në dorë të arabëve. Por fitoret e Konstandinit përgjatë kufijve lindorë patën megjithatë rëndësi të madhe, pasi treguan se gjendja kishte ndryshuar. Kishte kaluar koha kur Bizantit i duhej të luftonte për ekzistencën e vet. Lufta arabo-bizantine kishte marrë tani tiparet e një konflikti kufitar, gjatë të cilit iniciativa qëndronte shpesh në duart e perandorit bizantin. Në Lindje, Bizanti qe kthyer nga i sulmuar në sulmues.

Kështu, ndërsa rreziku arab sa vente e zbehej, po dilte gjithnjë e më shumë në plan të parë rreziku bullgar. Masat e marra nga Konstandini V për mbrojtjen e Trakës tregojnë se qeveria bizantine nuk mund f i besonte më gjendjes së paqes që mbretëronte gjatë kufirit me Bullgarinë. Por bullgarët iu përgjigjën ndërtimit të fortifikatave në kufirin e tyre me një inkursion në territoret e perandorisë (756). Kështu fillonte epoka e ndeshjeve të mëdha të Bizantit me Bullgarinë. Konstandini V e kuptoi se bullgarët ishin armiqtë kryesorë të perandorisë dhe drejtoi vetë ekspeditat më të mëdha ushtarake të kohës së tij: plot nëntë ekspedita në Bullgari. Tensioni midis dy kundërshtarëve arriti kulmin më 762, kur pas luftërave të gjata të brendshme, Telezi, përfaqësues i partisë agresive antibizantine, mundi të hipë në fronin bullgar. Në Bullgari vazhdonte të zhvillohej konflikti midis masave sllave dhe fisnikërisë së vjetër bullgare, e shqetësuar të ruante privilegjet e veta, sidomos partia intrazigjente e bojarëve, që me Telezin mori frenat e pushtetit. Mbas hipjes së tij në fron, një masë e madhe bullgarësh emigroi nga territori bullgar drejt Bizantit. Perandori u caktoi atyre toka në Bitini, ku edhe paraardhësit e tij kishin vendosur nj numër të madh sllavësh. Në këtë mënyrë elementi sllav u forcua së tepërmi në themat e Azisë së Vogël.

Konstandini V iu përgjigj inkursionit të bullgarëve në Trakë me një ekspeditë të përgatitur më së miri. Një flotë luftarake u dërgua në derdhjen e Danubit për të mbështetur veprimet e kalorësisë bizantine atje. Vetë perandori përshkroi Trakën dhe me një ushtri të fortë çau në territorin armik. Kalorësia që nga Daubi zbriste drejt Jugut dhe armata e perandorit që nga Traka marshonte drejt Veriut, u takuan në Ankialos, në bregun e Detit të Zi. Më 30 qershor 763 këtu u zhvillua një betejë e përgjakshme, që zgjati nga agimi e deri në mbrëmje dhe që përfundoi me thyerjen e plotë të bullgarëve. Konstandini V e festoi këtë fitore të madhe, më e madhja e tij, me një hyrje triumfale në Kostandinopojë dhe me lojëra të ndryshme në hipodrom. Telezi ra viktimë e një revolte dhe në vitet e mëvonshme Bullgaria do të bëhej arenë kryengritjesh të pafundme e ndërrimesh sovranësh. Herë e merrte fuqinë pritja probizantine dhe herë ajo antibizantine, por fjalën e fundit e tha perandori bizantin që e quante të drejtën e vet të vendoste mbi problemet e brendshme të Bullgarisë dhe, në rast se ngjarjet merrnin një rrjedhë të pafavorshme, ndërhynte me forcën e armëve. Vetëm në vitin 770, kur Telerigu energjik mori pushtetin, Bullgaria u shkund dhe rifitoi forcën ushtarake të dikurshme. Për rrjedhojë, më 773 Konstandini V ndërmori një ekspeditë të madhe gjatë së cilës zbatoi taktikën e sulmit të dyfishtë, si më 763, dhe i detyroi bullgarët të pranojnë të hyjnë në bisedime. Në tetor të po atij viti Telerigu u përpoq të invadojë Maqedoninë, por edhe kësaj radhe u thye shpejt e me lehtësi nga trupat perandorake. Por sado që epërsia ushtarake e perandorit bizantin ishte e padiskutueshme, ai nuk mundi t'u imponojë bullgarëve nënshkrimin e një paqeje të përhershme. Konstandini V qe i detyruar të luftonte kundër tyre deri në fund të jetës së tij. Ai vdiq pikërisht gjatë një ekspedite kundër bullgarëve, më 14 shtator 775.

Luftërat kundër Bizantit e kishin dobësuar ndjeshëm shtetin bullgar.

Forca ushtarake e tij qe tronditur rëndë, organizmi shtetëror qe paralizuar. Telerigu trim u shtrëngua të strehohet në oborrin e pasardhësit të Konstandinit V, për t'i shpëtuar trazirave të brendshme që kishin shpërthyer në vendin e tij. Hegjemonia e Perandorisë Bizantine mbi Gadishullin Ballkanik u vendos në mënyrë të sigurt, por ndërkaq ishte bërë e qartë se Bullgaria ishte bërë një ndër armiqtë më të tërbuar të Perandorisë Bizantine. Kjo përbënte një faktor të ri në politikën e jashtme bizantine, që e detyronte perandorinë të bënte një luftë të vështirë në dy frone.

Sukseset e mëdha të Kostadinit V në luftërat me arabëte në ato me bullgarët e kishin zhvendosur krejtësisht në lindje politikën e jashtme të tij. Dhe ndërsa Konstandini V kremtonte fitoret e tij ë Lindje, sundimi bizantin në Itali pësoi një goditje vendimtare. Tensioni midis Romës dhe perandorit ikonoklast në Kostadiopojë thellohej vazhdimisht. Por për sa kohë që papati shpresonte në një ndihmë të Perandorisë Bizantine kundër presionit longobard e përderisa nuk kishte një fuqi tjetër që të zinte vendi e Bizantit, Roma preferonte t'i linte mënjanë mosmarrëveshjet fetare dhe t'i mbetej besnike perandorisë. Por më 751 Ravena u mor nga longobardët dhe ekzarkati i Ravenës pushoi kështu së ekzistuari. Me këtë ngjarje, sundimi bizantin në Italinë veriore e të mesme mori fund dhe me këtë u venit çdo shpresë e papës për të pasur ndihmën e perandorit bizantin. Por në të njëjtën kohë në horizontin roman u shfaq një fuqi e re, miqësia me të cilën garantonte një mbrojtje më efikase kundër longobardëve dhe qe për kishën e Romës ishte më e pranueshme sesa miqësia me Bizantin heretik: fjala është për perandorinë e re të frankëve. Papa Stefani II kapërceu Alpet e më 6 janar 754 u takua me mbretin Pipin në Pontion. Ky takim historik shënoi fillimin e marrëdhënieve midis Romës dhe mbretërisë së Frankëve dhe hodhi bazat e shtetit të Kishës romane. Papati i ktheu krahët perandorit bizantin dhe u lidh me mbretin e Frankëve. Pas më shumë se gjysmë shekulli, nga një lidhje e tillë mori jetë Perandoria e Perëndimit.

Sidoqoftë, nëse Bizanti detyrohej të tërhiqej nga pozicionet e tij në perëndim, pozita e tij në lindje e në jug forcohej dukshëm. Tensioi me Romë i dha rast qeverisë ikonoklaste bizantine të marrë një masë domethënëse e plot pasoja. Perandori i shkëputi Romës provincat e greqizuara të Italisë jugore, Kalabrisë e Sicilisë si dhe të Ilirikut, që deri atëherë kishin qenë të dioqezës romane, dhe i vuri nën varësi të patriarkatit të Kostandinopojës.73 Protestat e përsëritura të Romës nuk patën rezultat. Kufijtë e rinj të hequr midis dy kishave i përgjigjeshin kufijve ekzistues midis Lindjes greke e Perëndimit latin, ashtu siç i kishte përcaktuar ata zhvillimi historik. Nëpërmjet shtrirjes së dioqezës së Kostandinopojës në provincën ballkanike të Ilirikut e në Italinë e jugut të greqizuar, shkatërruesi i madh i ikonave krijonte bazat për mësymjen që kisha bizantine e filloi porsa u kapërcye kriza ikonoklaste dhe për rrezatimin e fuqishëm të kishës e të kulturës në viset sllave të Ballkanit.

Kështu politika ikonoklaste e Bizantit e thelloi çarjen midis dy qendrave të botës dhe më në fund solli atë që Roma u dëbua nga Orienti grek, kurse Bizanti nga Perëndimi latin. Kjo do të thoshte sesi universalizmit të Perandorisë Bizantine ashtu dhe universalizmit të Kishës romane filloi t'i rrëshqasë toka nën këmbë.

Nuk është vetëm thjesht një rastësi që këto ngjarje përkuan nga pikëpamja kohore me fillimin e fazës më të ashpër të ikonoklastisë në Bizant. Lufta ikonoklastike arriti kulmin e saj në kohën e Konstandinit V. Por fillimisht, i tërbuar nga jehona që kryengritja e Artavazdes kishte pasur në pjesën europiane të perandorisë e sidomos në vetë kryeqytetin bizantin, ai preferoi të tregohej i kujdesshëm. Ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Konstandini V diti të presë. Vetëm në vitet pesëdhjetë iu përkushtua zbatimit të programit të tij. Nëse Leoni III e sanksionoi ndalimin e ikonave me një dekret perandorak, Konstandini vendosi ta sanksionojë ikonoklastinë me anë të një koncili kishtar. Për të siguruar qëndrimin unanim të koncilit, perandori u përpoq ta vendoste në krye të peshkopatave të ndryshme përkrahësit e vet dhe, për më tepër, krijoi peshkopata të reja drejtimin e të cilave ia besoi përkrahësve të doktrinës ikonoklaste. Këto masa administrative u shoqëruan me një veprimtari propagandistike e letrare intensive. Në vende të ndryshme u organizuan mbledhje të gjera, ku krerët e partisë ikonoklaste mbajtën fjalime përpara popullit dhe ku, herë-herë, pati edhe debate të zjarrta midis ikonoklastëve dhe pasuesve të kultit të ikonave. Por pothuajse gjithmonë, pas përfundim- it të debatit, opozitarët kurajozë përplaseshin në burg dhe në këtë mënyrë bëheshin të padëmshëm për sa kohë vazhdonte punimet koncili.

Në veprimtarinë letrare nuk mungoi të angazhohej edhe vetë perandori. Ai shkroi jo më pak se trembëdhjetë sprova teologjike, dy prej të cilave, ndoshta më të rëndësishmet, i njohim disi nga disa fragmente të shkurtra që kanë mbërritur deri tek ne. Shkrimet e Konstandinit V, që duhet të shërbenin si direktiva për vendimet e koncilit, përfaqësojnë një zhvillim të mëtejshëm të doktrinës ikonoklaste. Ndryshe nga mbrojtësit e kultit të ikonave, që bënin një dallim thelbësor midis figurës dhe arketipit të saj dhe e konceptonin figurën si një simbol, në kuptimin neoplatonik, Konstandini V ndikuar nga koncepte magjiko-orientale, ishte për një identitet të plotë, për një bashkësubstancë midis figurës dhe arketipit.76 Duke zbritur në fushën e debateve kristologjike, ai luftoi sidomos kundër paraqitjes figurative të Krishtit dhe shkon shumë më larg se ikonoklastët e vjetër që e luftonin kultin e ikonave në radhë të parë sepse përfaqësonte një rikthim të idiolatrisë. Ndërsa përkrahësit e kultit të ikonave, siç qe patriku German e sidomos Johan Damaskeni, e përligjnin paraqitjen figurative të Krishtit me aktin e mishërimit (inkarnacionit) dhe e konsideronin paraqitjen e Shpëtimtarit në formën e tij njerëzore si një konfirmim të vërtetësisë së mishërimit të tij, Konstandini e mohon mundësinë e një paraqitjeje të vërtetë të Krishtit për shkak të natyrës së tij hyjnore. Kështu, nga të dy palët lufta ikonoklaste u lidh me dogmatikën kristologjike dhe lufta pro ose kundër kultit të ikonave u bë një vazhdim, në formë të re, i diskutimeve të dikurshme kristologjike. Në shfaqjet e saj më radikale, ikonoklastia ndërthuret me monofizimin dhe shkrimet e Konstandinit V, që përfaqësonte krahun radikal të rrymës ikonoklaste, përmbanin prirje të qarta monofizite. Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur, nëse mbahet parasysh se monofizizmi jo vetëm mbisundonte në kufijtë e perandorisë, në Siri e Armeni, por siç e kishte treguar lëvizja monotelite në kohën e Filipikut, ai ruante ende energji edhe në territoret e perandorisë.

Pas një përgatitjeje të kujdesshme, më 10 shkurt 754 koncili u mblodh në pallatin perandorak të Hierës, në bregun aziatik të Bosforit. Seanca e fundit u mbajt më 8 gusht në kishën e Vhallernës në Kostandinopojë. Masate marra nga qeveria perandorake nuk shkuan dëm. Mbledhja përbëhej nga 338 peshkopë, të cilët u shprehën që të gjithë në favor të ikonoklastisë. Koncili u drejtua nga peshkopi i Efesit, Teodosi, njëri nga djemtë e perandorit Tiber Absimari, pasi patriku Anastas kishte vdekur aty nga fundi i vitit 753 dhe as papa, as patrikët e Lindjes nuk kishin dërguar përfaqësuesit e tyre. Kjo anomali i dha shkas ortodoksëve t'i ngjisin sinodit epitetin tallës të "sinodit aqefal" (pa kokë). Por pa u bërë merak për këtë, koncili pretendoi të njihej si koncil ekumenik. Gjatë përpunimit të vendimeve të tij, sinodi shfrytëzoi shkrimet programatike të perandorit dhe në këtë mënyrë e vuri problemin kristologjik në qendër të vendimeve të tij, por i shmangu formulimet tepër të shpenguara dhe tonet monofizite, që përmbanin shkrimet e Konstandinit. Koncili i qëndroi besnik tezës sipas së cilës Krishti nuk mund të paraqitet në mënyrë figurative, por pati kujdes të mos binte në konflikt me vendimet e koncileve të mëparshme; jo vetëm kaq, po me një sërë sofizmash arriti deri aty sa të deklarojë se përkrahësit e kultit të ikonave binin fatalisht në herezinë monofizite ose nestoriane, pasi shihnin të paraqitur në ikonë ose vetëm natyrën njerëzore, duke ndarë kështu natyrat e pandashme të Krishtit, siç bënin nestorianët; ose konsideronin të paraqitur në ikona edhe natyrën hyjnore, duke shkrirë kështu siç bënin monofizitët - të dyja natyrat, që përkundrazi bashkëjetojnë të veçuara në të njëjtin person. Diskutimi gjatë të cilit u lexuan shumë pjesë nga Bibla e nga letërsia patristike, u mbyll me një dënim të ashpër të të gjitha figurave të shenjta dhe të çdo kulti të ikonave. Perandori, që e konsideronte veten kre të kishës, në seancën e mbylljes i paraqiti asamblesë peshkopin Konstandin Silean si patrik i ri i Kostandinopojës. Zgjedhjen e kishte bërë ai vetë dhe peshkopëve të mbledhur në sinod nuk u mbetej veç ta bënin publik emërimin e kreut të ri të kishës. Më 29 gusht, në forumin e Kostandinopojës u shpallën vendimet e sinodit, i cili ndalonte në mënyrën më të ashpër figurat e kultit, urdhëronte shkatërrimin e të gjitha statujave të kultit dhe dënonte me çkishërim përkrahësit e partisë ortodokse, ndër të cilët edhe patrikun German si dhe Johan Damaskenin. Në të njëjtën kohë i thureshin lavdet më të mëdha perandorit, që krahasohej me apostujt.

Tani i binte barra perandorit të zbatonte vendimet e koncilit. Ikonat e shenjta kudo që ndodheshin u shkatërruan dhe u zëvendësuan me piktura me tematikë profane. Muret e ndërtesave profane si dhe ato të kishave duliet të mbusheshin me zbukurime ornamentale, me motive kafshësh e bimësh e sidomos me portretin e perandorit dhe me paraqitje skenash me luftë e me gjah, me gara kuajsh e me shfaqje teatrale që do të himnizonin personin e tij. Krahas artit fetar, edhe arti profan kishte një vend të rëndësishëm në Bizant. Tani ishte pikërisht ky art profan i vetmi që duhej të lëvdohej dhe që kishte për mision kryesor glorifikimin e perandorit dhe të perandorisë të përfaqësuar prej tij. Në fakt, ikonoklastët nuk dënonin artin, si të tillë, por vetëm artin fetar dhe kultin e tij.

Detyrë e perandorit ishte që t'i asgjësonte këtë art e këtë frymë. I armatosur me vendimet e një sinodi kishtar, që për të kishte autoritetin e një koncili ekumenik, Konstandini V u bë gati ta zbatojë këtë detyrë me zjarr e hekur.

Por vullneti i tij fanatik shkatërrues ndeshi në një qëndresë po aq fanatike. Kështu filloi një luftë e egër, që arriti kulmin e vet në dhjetëvjeçarin e shtatë të shekullit. Opozita u organizua përreth figurës së abatit Stefan i Monte Auksentios, që tërhoqi gjithnjë e më shumë përkrahës nga të gjitha klasat e popullsisë. Përpjekjet e perandorit të bindte kreun e opozitës të hiqte dorë nga qëndresa dështuan dhe në nëntor 767 Stefani u vra mizorisht në rrugët e Kostandinopojës nga vulgu i ndërsyer. Megjithatë qëndresa nuk u shuajt.

Pakënaqësinë e madhe ndaj sundimit të Konstandinit V e tregon fakti që atij iu desh të ekzekutonte nëntëmbëdhjetë funksionarë e ushtarakë të lartë, ndër të cilët edhe protostratorin, logothetin c dromos, domestikun e gardës pe- randorake, komesin e themës Opsikion, strategët e Trakës e të Sicilisë. Por kundërshtimi më i egër ndaj politikës ikonoklaste vinte nga radhët e klerit manastiror bizantin, ndaj dhe shtypja e kësaj qëndrese mori format më të ashpra. Përndjekjet ndaj përkrahësve të kultit të ikonave, me kalimin e kohës morën gjithnjë e më shumë formën e një fushate kundër botës së manastireve dhe një politikë e tillë anti-monastike gjeti përkrahje në Azinë e Vogël, sido- mos në radhët e ushtrive të dislokuara aty, por pjesërisht edhe në popullsinë e kryeqytetit. Tashmë murgjit përndiqeshin jo vetëm për shkak të simpative të tyre për kultin e ikonave, por edhe thjesht për faktin e të qenit murgj, ndaj detyroheshin me dhunë të braktisnin jetën e manastirit. Shumë manastire u mbyllën ose u shndërruan në kazerma, në shtëpi pushimi ose ndërtesa të tjera publike dhe pronat e pafundme tokësore të tyre u konfiskuan nga shteti. Kështu, në fazën më të ashpër të saj, lufta ikonoklaste u shkri me luftën kundër manastireve të fuqishme bizantine dhe pronave të tyre.

Ashpërsia me të cilën një luftë e tillë u zhvillua nga Konstandini V dëshmohet nga sjellja e strategut të Trakës, Mihal Lakanodrakonit, një ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm të perandorit, që i vuri murgjit e themës së tij përpara alternativës: ose të hidhnin tej rason e murgut e të martoheshin ose të verboheshin e të syrgjynoseshin. Atëherë masa të tëra murgjish u detyruan të emigrojnë, sidomos në Italinë e jugut, ku themeluan shumë manastire të reja e shkolla, duke krijuar qendra të reja të kulturës greke. Në Bizant, furia e luftës ikonoklaste vazhdonte të ngjitej: perandori e ashpërsoi më tej luftën e tij, duke shkuar edhe përtej vendimeve të koncilit të vitit 754 e duke hyrë në kontradiktë të hapur me to. Ai u lëshua jo vetëm kundër kultit të ikonave e të relikave, por edhe kundër kultit të shenjtorëve të adhurimit të Maries. Jeta fetare e Perandorisë Bizantine do të kishte pësuar një ndryshim rrënjësor, sikur vepra e Konstandinit V mos të merrte fund me vdekjen e tij.

Në kujtimin e brezave që erdhën prapa, sundimi i dhunshëm i Konstandi- nit V mbeti si një periudhë e karakterizuar nga një terror i pashpirt. Për shekuj me radhë emri i Konstandin Kapronimit u kujtua me një urrejtje të pashuar dhe pas rivendosjes së ortodoksisë kufoma e tij u largua nga kisha e Apostujve të Shenjtë. Por u ruajt gjithashtu edhe kujtimi i fitoreve ushtarake dhe i bëmave të tij heroike, dhe kur në fillim të shek. IX Bizanti u kërcënua seriozisht nga bull- garët, populli u mblodh përreth varrit të Konstandinit V dhe iu lut perandorit të dilte nga varri dhe të shpëtonte perandorinë nga rreziku.

Rënia e ikonoklastisë dhe rivendosja e adhurimit të ikonave

Qeverisja e shkurtër e Leonit IV (775-780) përfaqëson një periudhë tranzicioni nga ofensiva ikonoklastike e Konstandinit V në restaurimin e kultit të ikonave nën perandoreshën Irena. Leoni IV, djalë i Konstandinit V dhe i gruas së tij të parë, një princeshë kazake, ishte nga natyra një njeri i butë. Sulmet kundër kulti t të Marisë pushuan dhe po ashtu u braktis politika kundër manastireve, që paraardhësi i tij kishte ndjekur në pjesën e dytë të sundimit të tij. Leoni IV shkoi akoma më larg dhe u besoi murgjve fronet peshkopale më të rëndësishme.83 Megjithatë ai nuk qe në gjendje të realizonte një kthesë të plotë dhe ndoqi traditën poiitike ikonoklaste: mjaft funksionarë të oborrit, përkrahës të kultit të ikonave, u rrahën publikisht dhe u burgosën (780). Ky është i vetmi rast i persekutimit ikonoklast që regjistrohet gjatë sundimit të manastireve ishte një dukuri anësore e luftës ikonoklaste, dhe u shfaq vetëm në dhjetëvjeçarin e shtatë të shek. VIII. Në fakt nuk dimë asnjë gjë në lidhje me masat e marra kundër murgjve në kohën e Leonit III dhe as në gjysmën e parë tësundimit të Konstandinit V, në një kohë që nuk ka asnjë pikë dyshimi se bunmet të cilat disponojmë, që në pjesën më të madhe vijnë nga ambiente manastiresh dhe anti-ikonoklaste, nuk do të kishin lënë pa përmendur me forcë të madhe nëse do të kishte pasur masa të tilla, boll që të kishin qoftë edhe bazën më të vogël.

Leonit IV krahasuar me metodat e Konstandinit V, ky dukej një ndëshkim mjaft i butë. Frenimi i përndjekjeve ikonoklaste në kohën e Leonit IV ishte një reagim i natyrshëm kundër ekstremizmit të treguar nga Konstandini V Por në këtë drejtim luajti rolin e vet edhe gruaja e Leonit IV, perandoresha Irena, që ishte me origjinë nga Athina, vend i adhurimit të ikonave, dhe që ishte vetë një përkrahëse e kultit të ikonave.

Vëllezërit e perandorit, Niqifori dhe Kristofori, kishin marrë titullin e cezarit qysh më 769; Niketa dhe Antimo kishin marrë edhe ata titullin nobilissimi nën sundimin e Konstandinit V; kurse vëllai i vogël Eudokimi e kishte marrë këtë titull në kohën e Leonit IV. Megjithatë, bashkëperandor dhe trashëgimtar i Leonit IV nuk u shpall ndonjë nga cezarët, por djali i tij Konstandini. Interesant është fakti se një vendim i tillë u mor nën presionin e ushtrisë, që i kishte kërkuar në mënyrë të prerë perandorit që të kurorëzonte të birin. Më 24 prill 776, nën pretekstin se e bënte vetëm për të kënaqur dëshirën e shtetasve të vet, Leoni IV e kurorëzoi të birin, pasi u kërkoi senatorëve, përfaqësuesve të forcave ushtarake të kryeqytetit dhe të provincave si dhe kategorive të ndryshme shoqërore një premtim të shkruar se do t'i qëndronin besnik sovranit të ri, si trashëgimtar i vetëm i fronit. Ko prirje për t'u mbështetur në dëshirën e popullit, tipike për këtë periudhë, duhet parë si një reagim ndaj qeverisjes despotike të Leonit III e Konstandinit V. Zakonisht pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjen e perandorit të ri, shprehej me brohoritjet për të porsakurorëzuarin, që pasonin menjëherë aktin e kurorëzimit. Por Leoni IV u përpoq ta paraqiste edhe caktimin e pasardhësit të tij si një shprehje të vullnetit të popullit. Është interesant konstatimi se krahas elementëve të zakonshëm konstitutivë, d.m.th. senatit, popullit e ushtrisë, u konsultuan edhe përfaqësues të tregtarëve dhe të zejtarëve të Kostandinopojës. Është e qartë se kur ushtria deklarohej në favor të kurorëzimit të djalit të Leonit IV, në të vërtetë s'bënte gjë tjetër veçse i bindej një urdhri të dhënë nga vetë perandori. Megjithatë nuk mund të mohohet se qysh nga kohët e Konstandinit IV koncepti i ushtrisë bizantine mbi sistemin e pushtetit ushtarak kishte pësuar një ndryshim të thellë. Në fund të fundit bëhej fjalë për po atë ushtri, që njëzet vjet më parë kishte protestuar plot energji kundër përjashtimit të vëllait të perandorit nga e drejta e trashëgimit. Parimi i pushtetit absolut, me kufizimin e së drejtës së trashëgimisë vetëm për djalin e madh, kishte bërë ndërkohë përparime të mëdha. Sidoqoftë, ky parim nuk ishte bërë ende i natyrshëm për bizantinët: ndryshe nuk kishte arsye përse ushtria duhej të shprehej në mënyrë demonstrative në favor të trashëgimtarit të natyrshëm, apo të kërkoheshin deklarata të shkruara besnikërie. Nuk mungoi edhe një komplot në favor të cezarit Niqifor, por komploti u zbulua në kohë dhe fajtorët u syrgjynosën në Kerson. Edhe në këtë rast, Leoni IV u përpoq të mbështetej në vullnetin e shtetasve të vet. Ai organizoi mbajtjen e një silention në pallatin Magnaura, ia paraqiti çështjen asamblesë dhe ia la në dorë kësaj të fundit të gjykonte komplotuesit.

Vdekja e parakohshme e Leonit IV, më 8 shtator 780, solli në fron djalin e tij, Konstandini VI, që ishte vetëm dhjetë vjeç. Perandoresha Irena mori përsipër regjencën dhe e ndau edhe zyrtarisht fronin me djalin e saj të mitur. U bë edhe një përpjekje tjetër uzurpimi në favor të cezarit Niqifor, por perandoresha energjike e shtypi rebelimin, që me sa dukej qe organizuar nga ambiente ikonoklaste dhe që përfshinte në radhët e saj edhe mjaft ushtarakë të lartë. Vëllezërit e burrit të saj të vdekur paskëtaj u shtrënguan të visheshin priftërinj. Me kalimin e frenave të qeverisjes në duart e Irenës, restaurimi i kultit të ikonave qe tashmë një punë e mbaruar. Megjithatë ai u përgatit dalëngadalë e me një maturi të madhe. Një përmbysje e menjëhershme e politikës kishtare nuk ishte aspak e mundur. Sistemi ikonoklast kishte sunduar për gjysmë shekulli, ofiqet më të rëndësishme të shtetit e të kishës ishin në dorë të njerëzve që, me bindje apo thjesht për oportunizëm, ishin përkrahës së tij. Gjithashtu një pjesë e madhe e ushtrisë, që i qëndronte besnike kujtimit të perandorit të lavdishëm Konstandin V, vazhdonte të ishte ikonoklaste.

Vetëm aty nga fundi i vitit 784, pasi qe bindur patriku Pal i zgjedhur në kohën e Leonit IV që të hiqte dorë nga funksioni (31 gusht 784), planet e qeverisë u shpallën publikisht. Për zgjedhjen e patrikut të ri, Irena thirri "gjithë popullin" në pallatin Magnaura, me qëllim që t'i jepte këtij emërimi karakterin e një zgjedhjeje popullore.87 88 Zgjedhja ra mbi Tarasion, që deri atë kohë kishte qenë sekretar i perandoreshës, një laik i kulturuar me përgatitje të mirë teologjike dhe me nuhatje të madhe politike. Më 25 dhjetor 784 Tarasion u shugurua patrik dhe menjëherë iu vu punës për të përgatitur një koncil ekumenik, që duhet të revokonte vendimet ikonoklaste të koncilit të vitit 754 dhe të restauronte adhurimin e ikonave. Qeveria bizantine hyri në bisedime me Romën dhe me patrikët e Lindjes, që e pritën me kënaqësi kthesën dhe dërguan përfaqësuesit e tyre në koncil.

Më 31 korrik 786ss koncoili u hap në kishën e Apostujve të Shenjtë, në Kostandinopojë. Por punimet sapo kishin filluar, kur ndodhi diçka që tregoi se koncili ishte dashur të përgatitej me kujdes akoma më të madh nga ç'kishin bërë Irena e Tarasion. Ashtu si dikur në kohën e Konstandinit V, ushtarë të regjimentit të gardës së kryeqytetit u derdhën në kishë me shpatë zhveshur dhe shpërndanë asamblenë përmes thirrjeve plot gëzim të një pjese të peshkopëve pjesëmarrës. Por perandoresha nuk u dekurajua nga kjo goditje. Ajo i transferoi trupat ikonoklaste në Azinë e Vogël me pretekstin e një fushate kundër arabëve dhe solli në kryeqytet trupat ikonodule të Thrakës, duke ua besuar atyre mbrojtjen e kryeqytetit. Në maj 787 u dërguan përsëri ftesat për koncilin, që tani do të mbahej në Nikea. Ndodhi kështu që koncili i shtatë ekumenik, i fundit që kisha lindore njeh, i zhvilloi punimet e tij në po atë qytet që ishte mbajtur koncili i parë ekumenik në kohën e Konstandinit të Madh.

Në praninë e 350 peshkopëve dhe të një numri të madh murgjish, nën kryesinë e patrikut Tarasion, nga data 24 shtator deri më 13 tetor 787 u mbajtën në Nikea shtatë seanca, që ndoqën me shpejtësi njëra-tjetrën. Kjo flet për kujdesin me të cilin qe përgatitur koncili. Koncili u ndesh me një vendim të rëndësishëm të politikës kishtare me problemin e peshkopëve që kishin marrë pjesë në veprimtari ikonoklaste, por që gjatë tre qeverive të shkuara e kishin pasur shumë të vështirë të vepronin ndryshe. Sipas fjalëve të njërit prej tyre, "ata ishin lindur, ishin rritur e ishin edukuar në herezi". Me gjykim të matur, koncili i ripranoi në bashkësinë e Kishës gjithë ata që kishin qenë ikonoklastë dhe që kishin hequr dorë nga herezia e tyre përpara asamblesë së peshkopëve. Por ky qëndrim tolerues nuk gjeti miratimin e murgjve dhe kështu mbi këtë problem u ngjallën diskutime të ashpra. Për herë të parë doli në pah ndarja që ekzistonte brenda kishës bizantine dhe që do të shoqëronte gjithë historinë e saj. Nga njëra anë ishte prirja radikale e murgjve, e të ashtuquajturve zelotë, që u përmbaheshin rreptësisht rregullave kanonike dhe që kundërshtonin me fanatizëm çdo kompromis; nga ana tjetër ishte prirja e të ashtuquajturve politikanë, që dinte t'i nënshtrohej arsyes shtetërore dhe situatës politike ekzistuese, që bashkëpunonte luajalisht me pushtetin laik, për sa kohë ky i qëndronte besnik ortodoksisë dhe nuk ishte kundër kompromiseve të caktuara. Në koncilin e Nikesë predominoi pikërisht prirja e moderuar.

Për sa i përket çështjeve të besimit, midis shumicës ortodokse të koncilit pati unanimitet të plotë. U lexuan pjesë nga Shkrimi i Shenjtë dhe nga veprat e etërve të Kishës që mbështesnin kultin e ikonave, si dhe vendimet e sinodit ikonoklast të vitit 754, dhe një denoncim i hollësishëm i këtyre vendimeve, i hartuar nga vetë patriku Tarasion. Mbi këtë bazë koncili dënoi ikonoklastinë si herezi, dhe urdhëroi djegien e shkrimeve ikonoklaste dhe restauroi kultin e ikonave. Duke ndjekur gjurmët e Johan Damaskenit, koncili e lidhi çështjen e ikonave me doktrinën e shpëtimit dhe afirmoi parimin se adhurimi nuk i drejtohet figurës, por personit të shenjtë që ajo paraqet, dhe se ai s'ka fare të bëjë me adhurimin që i drejtohet vetëm Zotit. Një seancë përmbyllëse, që u mbaj më 23 tetor në pallatin Magnaura në Kostandinopojë, konfirmoi vendimet e koncilit dhe perandoresha bashkë me djalin e saj të mitur vunë aty firmën e tyre.

Por elementët ikonoklastë nuk ishin thyer ende përfundimisht. Kjo u pa qartë me rastin e konfliktit të ashpër që shpërtheu midis perandoreshës Irenë dhe djalit të saj, fakt ky që bën akoma më interesant nga pikëpamja historike këtë konflikt. Edhe pasi Konstandini VI arriti moshën madhore, perandoresha ambicioze nuk donte të lëshonte nga dora frenat e pushtetit. Perandori i n nuk dëgjoi më të luante rolin e të miturit dhe hyri në një konflikt gjithnjë e më të mprehtë me të ëmën dhe me këshilltarin e saj, eunukun Staurak. Ishte krejt e natyrshme që përreth tij të grumbullohej opozita e pakënaqur nga poiitika e pro kultit të ikonave e zbatuar nga Irena. Njëri ndër këshilltarët më të afër të Konstandinit VI ishte ikonoklasti i bindur, Mihal Lakanodrakoni. Sidoqoftë, në pranverën e vitit 790 perandoresha energjike mbyti që në embrion një komplot. Paskëtaj ajo mendoi se kishte ardhur çasti i përshtatshëm për të ligjëruar pushtetin absolut, që realisht e ushtronte. I kërkoi ushtrisë të lidhej me të me anë të një betimi, që do t'i jepte asaj pushtetin dhe do ta ngrinte në bashkëperandore të parë, përpara Konstandinit VI Trupat e kryeqytetit që përbëheshin në pjesën më të madhe nga kontingjente europiane, nuk hezituan ta bëjnë betimin. Por këtë gjë refuzuan ta bëjnë trupat e themës armene, të cilat nuk e shihnin aspak me sy të mirë perandoreshën ikonodule. Lindi kështu një lëvizje opozitare që përfshiu edhe themat e tjera të Azisë së Vogël. Më në fund, ushtria ndërhyri në mbrojtje të të drejtave të dinastisë dhe jo vetëm i hodhi poshtë kërkesat e perandoreshës ambicioze, por shpalli edhe si autokrat të vetëm Konstandinin VI (tetor 790).

Irena humbi betejën dhe u detyrua të braktisë pallatin perandorak. Por përkrahësit e perandoreshës nuk u dhanë dhe arritën ta bindin Konstandinin të lejojë kthimin e saj. Nga viti 792 Irena u kthye përsëri në krah të Konstandinit. Pafuqia e perandorit të ri shkaktoi zhgënjimin e përkrahësve të tij; kësaj iu shtua edhe pakënaqësia për sjelljen jo dinjitoze të Konstandinit VI në luftën me bullgarët në korrik 792. Kështu që filloi përsëri një lëvizje në favor të cezarit Niqifor, që opozita e nderonte si pasardhësin më të vjetër të gjallë të Konstandinit V. Por kësaj radhe Konstandini VI veproi me energji: i nxori sytë tëungjit dhe i preu gjuhën vëllezërve të tjerë të të atit. U verbua edhe strategu i themës së Armenisë, Aleksi, që dikur kishte drejtuar veprimet në favor të tij kundër Irenës. Por shumë shpejt në themën armene shpërtheu një rebelim i fuqishëm dhe Konstandini VI u detyrua të zhvillonte një luftë të vërtetë kundër përkrahësve të tij të dikurshëm (pranverë 793). Rebelimi u shtyp me egërsi të pazakontë, por vendin e simpatisë që perandori kishte gëzuar në këto vende, tani e zuri një armiqësi e pashuar. Pak më vonë perandori humbi edhe përkrahjen e partisë ortodokse, kur në janar të vitit 795 përzuri gruan e tij, bukuroshen nga Paflagonia, Marien, me të cilën ishte martuar që në moshën shtatë vjeç, me urdhër të së ëmës. Menjëherë mori për grua të dytë të dashurën, Teodotën, një grua oborri. E kurorëzoi, i dha titullin e Augustës dhe e kremtoi dasmën me një shkëlqim të padëgjuar, gjë që pati efektin e një provokimi në opinionin publik. Sjellja e Konstandinit VI, që ishte në kundërshtim me të gjitha ligjet kishtare, shkaktoi zemërimin e qarqeve ortodokse. Perandori kurorëthyes u sulmua ashpër nga partia radikale e murgjve zelotë, e kryesuar nga abati i famshëm i manastirit të Sadukit, Platoni, si dhe nga nipi i tij akoma më i famshëm Tedori. I zemëruar nga kjo, perandori çkishëroi krerët e vendosur të zelotëve. Por kjo nuk e zgjidhi problemin. I ashtëquajturi debat iniokeanik, i ndau akoma për shumë kohë bizantinët dhe krijoi ndërlikime serioze. Kjo çoi në një ashpërsim të konfliktit midis partisë së zelotëve dhe patrikut Tarasion. Zelotët dënonin qëndrimin oportunist të patrikut ndaj perandorit kurorëthyes dhe zemërimi i tyre arriti deri aty sa të deklaronin të prishur kungimin e tyre kishtar me Tarasion. Fakti që partia e murgjve bizantinë edhe pas restaurimit të ortodoksisë kishte akoma mosmarrëveshje e madje kontradikta të ashpra me drejtuesit e Kishës e të shtetit, tregon se fitorja e ortodoksisë nuk i kishte sjellë asaj ndonjë shpërblim të denjë për gjithë sa kishte pësuar. Por edhe periudha e sundimit absolut të Irenës i kishte sjellë vetëm një përfitim të përkohshëm e të pjesshëm.

Për shkak të arbitraritetit e të egërsisë së tij, Konstandini VI humbi çdo mbështetje qoftë në partinë ortodokse në pushtet e qoftë në opozitën ikonoklaste. Tashmë ai mund të hidhej tej pa pasur frikë se dikush do të ngrihej ta mbronte. Më 15 gusht 797, me urdhër të së ëmës, ai u vra në sallën e purpurt, ku kishte lindur 27 vjet më parë. Irena e kishte arritur qëllimin e saj: ajo ishte zonjë e vetme e Perandorisë Bizantine.

Ishte rasti i parë që një grua qeveriste perandorinë jo si mëkëmbëse e një perandori të mitur, por me emrin e vet si autokrate. Në atë kohë kur, sipas traditës romake, funksioni i perandorit lidhej pazgjidhshmërisht me atë të komandës së lartë të ushtrisë, e drejta e një gruaje për të mbuluar atë detyrë dukej tepër e dyshimtë dhe është domethënës fakti që në aktet zyrtare Irena nuk quhet basilissa (perandoreshë), por basileus (perandor).

Metodat e drejtimit të Irenës patën pak sukses. Në oborre sundonte një atmosferë mbytëse intrigash, shkaktarë kryesorë të të cilës qenë dy këshill tarët kryesorë të perandoreshës, eunukët Staurak dhe Etios, që përpiqeshin të dilnin mbi njëri-tjetrin. Me qëllim që të ruante simpatinë e popullsisë, që po ftohej vazhdimisht, perandoresha lajmëroi ulje të konsiderueshme taksash, pa u bërë merak për nevojat e arkës. Këto ulje shkonin së pari në favor të manastireve, mbështetja e të cilëve përbënte bazën e popullaritetit të Irenës, si dhe të popullsisë së kryeqytetit, mbështetja e së cilës përcaktonte në një masë të madhe fatin e qeverisë së saj të brishtë. U hoq taksa qytetare, që rëndonte mbi qytetarët e Kostandinopojës dhe që ishte mjaft e lartë. U zvogëluan tagrat doganore për mallrat e importit dhe të eksportit që kalonin nëpër portet e Kostandinopojës, Abidos e Hieros, dhe që përfaqësonin një ndër burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit bizantin.92 Popullsia e kryeqytetit i priti me entuziazëm këto masa dhe Teodor Studiti i thuri lavde shpirtmadhërisë së perandoreshës. Por sistemi financiar i shtetit bizantin, që përbënte një nga themelet kryesore të fuqisë së tij, u përfshi nga një konfuzion i padëgjuar për shkak të kësaj shpirtgjerësie.

Gjatë dy viteve të fundit, pozita ndërkombëtare e perandorisë ishte keqësuar mjaft. Kjo pjesërisht i detyrohej edhe shkëlqimit që po përjetonte në atë kohë kalifadi abasid. Më 781 arabët invaduan terntorin bizantin e në veçanti themën e Trakës, ku fituan një betejë të përgjakshme. Qeveria bizantine u detyrua të nënshkruajë një traktat paqeje dhe u angazhua t'i derdhë hafaç kalifatit.93 Por as edhe pranimi i këtij kushti poshtërues nuk garantoi ruajtjen e paqes për shumë kohë. Shumë shpejt sulmet arabe në Azinë e Vogël rifilluan. Akoma më të pafata qenë luftërat që Konstandini VI zhvilloi, duke filluar nga viti 789, në kufirin bullgar. Në verën e vitit 792 bizantinët pësuan një disfatë të rëndë në pikën kufitare të Marcelës, disfatë që u bë akoma më poshtëruese nga ikja e perandorit dhe zënia e një numri gjeneralësh të shquar bizantinë. Qeveria bizantine nxitoi përsëri të derdhte tribute, por edhe kësaj radhe paqja nuk zgjati shumë, pasi shumë shpejt bullgarët pretenduan një rritje të mëtejshme të haraçit. Duke u ndodhur në kushte inferioriteti kundrejt armiqve të tij të frikshëm, Bizanti u detyrua të pranojë pagimin e haraçit të kërkuar. Gjendja ishte bërë tejet poshtëruese, sidomos po të krahasohet me pozitat e forcës që perandoria kishte zënë në kohën e Konstandinit V.

Bizanti dhe Karli i Madh

Nga pikëpamja histonke akoma më e rëndë se të gjitha disfatat ushtarake në Azi e Ballkan, qe humbja e prestigjit të Bizantit si rezultat i grushteve që mori ky në Perëndim. Ishte me të vërtetë një tragjedi për perandorinë që, ndërsa në krye të mbretërisë së Frankëve ishte një ndër sovranët më të mëdhenj të mesjetës, fati i saj ndodhej në duar të grave dhe të eunukëve. Me pushtimin e Bavarisë, me kristinanizimin dhe përfshirjen e saksonëve, me zgjerimin drejt Lindjes në dëm të sllavëve, me shkatërrimin e mbretërisë së Avarëve, shkatërrimin dhe aneksimin e mbretërisë së Longobardëve, Karli i Madh e kishte kthyer mbretërinë e tij në fuqinë më të madhe të botës së krishterë. Duke shkatërruar mbretërinë e Longobardëve, ai kishte bërë atë që Bizanti nuk kishte qenë në gjendje të bënte dhe kjo bëri që autoriteti bizantin në Romë të humbiste krejt. Kisha e Romës u lidh akoma më fort me mbretërinë e Frankëve, duke u larguar më tej nga Bizanti. Gjendja nuk mund të ndryshonte ngase në koncilin eNikesë u rivendos paqja fetare midis Kostandinopojës dhe Romës, Bizanti i qe rikthyer ortodoksisë dhe mbronte më me zell se kurrë kultin e ikonave. Koncili i Nikesë nuk arriti t'i pajtojë me të vërtetë dy metropolet. Roma priste nga ky koncil një revokim të të gjitha masave të marra në periudhën ikonoklaste, jo vetëm të atyre fetare por edhe të masave politike. Ajo donte që të rivendosej statukuoja e mëparshme dhe sidomos kërkonte që t'i riktheheshin Romës të drejtat e juridiksionit mbi Italinë jugore dhe mbi Ilirikun. Por Kostandinopoja nuk i mori parasysh këto kërkesa. Në koncilin e Nikesë një problem i tillë nuk u prek fare. Pasazhi i letrës së papës Adrian I drejtuar perandorit bizantin, që bënte fjalë për këtë çështje, u hoq fare në përkthimin greqisht që iu lexua koncilit. Gjithashtu qenë fshirë pjesët ku papa i rezervonte vetes të drejtën të censuronte zgjedhjen e parregullt të patrikut Tarasion dhe protestonte kundër titullit "patrik ekumenik" që mbante Tarasion. Ishin fshirë gjithashtu pjesët e letrës së papës ku flitej për të drejtën e primatit që i takonte Romës ose thjesht primatin e Shën Pjetrit. Realisht papati nuk kishte më kurrfarë ndikimi në Lindje, ashtu si Perandoria Bizantine ishte nxjerrë jashtë nga Perëndimi. Një aleancë me Kostandinopojën nuk mundi t'i jepte më asnjë dobi kishës romane, pavarësisht se tani po dukej sikur ishte arritur përsëri uniteti mbi problemet fetare më të diskutuara të kohës. Përkundrazi, një aleancë me mundësin e madh të longobardëve hapte perspektiva të mëdha, megjithëse një marrëveshje me mbretin e frankëve mbi problemin e kultit të ikonave dukej fort e vështirë dhe kërkonte lëshime të shumta.

Në një polemikë të ashpër, që gjeti shprehjen përfundimtare në Librat Karolinë, Karli i Madh hodhi poshtë si qëndnmet ikonoklaste të sinodit të Konstandinit V, ashtu dhe qëndrimet pro kultit të ikonave të koncilit të Konstandinit VI dhe Irenës. Qëllimi i Librave Karolinë ishte që të ritheksonte, në kundërshtim me Bizantin, pavarësinë fetare të mbretërisë së Frankëve: rëndësia e tyre ishte, pra, pikë së pari politike. Ndaj nuk ka fort rëndësi fakti që polemika në fakt i bënte bisht thelbit të konfliktit dhe që përkthimi latin i akteve të koncilit të Nikesë, që iu lexua Karlit të Madh ishte plot gabime trashanike gjuhësore dhe interpretimi, që e deformonin përmbajtjen e vërtetë të vendimeve nikeane. Në fund të fundit, qëndrimi i Karlit të Madh nuk përputhej as me qëndrimet reale të koncilit të Nikesë; ai i afrohej më tepër tezës së vjetër të Grigorit të Madh, që i kundërvihej si shkatërrimit të ikonave ashtu edhe adhurimit të tyre. Mbreti i Frankëve nuk luajti nga pozitat e veta me gjithë vërejtjet dhe argumentet e paraqitura nga Adriani I. Në fund qe papa ai që u detyrua të tërhiqet. Kulti i ikonave, të cilin koncili i Nikesë i vitit 787, në praninë e dy përfaqësuesve të Adrianit I, e kishte quajtur një detyrë të çdo të krishteri të vërtetë, u dënua në sinodin e Frankfurtit të vitit 794, ku morën pjesë edhe dy përfaqësues të të njëjtit papë.97 Problemi i figurave në Perëndim nuk merrte atë rëndësi që kishte në Bizant dhe lidhja që bizantinët i bënin këtij me problemin e doktrinës së shpëtimit ishte fare e huaj dhe e pakuptueshme në Perëndim. Pavarësisht nga kjo, qëndrimi i papës përfaqësonte një lëshim të rëndësishëm, që tregon qartë se aleanca me Frankët ishte bërë guri themeltar i politikës papale. Adriani I e çoi përpara politikën e filluar nga Stefani II me mjaft sukses dhe u bashkua pa hezitim në aleancë me Frankët. Duke ndjekur vendosmërisht të njëjtën gjë, pasardhësi i tij Leoni III mori një vendim të guximshëm e njëherësh revolucionar, që i dha vulën e vet gjithë politikës së ndjekur nga kisha romane gjatë shekullit VIII. Më 25 dhjetor të vitit 800 gjatë një ceremonie në kishën e Shën Pjetrit, ai i vendosi Karlit të Madh kurorën perandorake.

Themelimi i perandorisë së Karlit të Madh ushtroi në politikë po atë rol revolucionar që më vonë pati në sferën fetare skizma. Për botën e asaj kohe ekzistenca e një perandorie të vetme ashtu si edhe e një kishe të vetme të krishterë, kishte vlerën e një aksiome. Kurorëzimi i Karlit të Madh i përmbysi këto koncepte dhe pati për pasojë dëmtimin e rëndë të interesave bizantine, pasi deri atëherë perandoria e vetme ishte pa diskutim Bizanti, Roma e Re, të cilit i takonte trashëgimia e perandorisë së vjetër romake. Këmbëngulës në interesat e veta perandorake, Bizanti nuk mund ta shihte veç si një uzurpim kurorëzimin perandorak të Karlit të Madh. Por edhe Roma i qëndroi besnike konceptit të perandorisë unike. Ajo nuk kishte ndër mend të njihte një perandori të dytë krahas Bizantit. Perandoria e re e konsakruar nga papa nuk duhej të zëvendësonte perandorinë e vjetër të Kostandinopojës. Ndaj zgjidhja u gjet duke e konsideruar vakant fronin e Kostandinopojës pas rrëzimit të perandorit të ligjshëm Konstandini VI. Për Romën, ashtu si për Bizantin, i vetmi rend botëror i mundshëm ishte një hierarki shtetesh që të përfshinte të gjithë ekumenin e krishterë dhe që të kulmonte në një perandori unike. Por në të vërtetë pas vitit 800 u krijua një situatë ku dy perandori, njëra lindore dhe tjetra perëndimore, qëndronin njëra kundrejt tjetrës. Ndarja midis Lindjes dhe Perëndimit, që erdhi e u poq gjatë një procesi shekullor dhe që u duk qartë në kohën e krizës ikonoklaste, u krye tani edhe në sferën politike. Ekumenia (bota e krishterë) u nda në dy pjesë të ndryshme nga pikëpamja gjuhësore, kulturore, politike e fetare.

Sado që kurorëzimi perandorak në Shën Pjetër ishte vepër e papës dhe jo e mbretit, pas kryerjes së këtij hapi me plot rrjedhoja të rëndësishme, Karlit iu desh të ballafaqohej me një sërë problemesh. Duhej të siguronte njohjen e Bizantit, pa të cilën titulli i tij perandorak do të mbetej pa vlerë. Natyrisht qëllimi nuk mund të arrihej duke u mjaftuar me thënien se froni i Kostandinopojës ishte vakant përderisa atë e kishte zënë një grua, ose se Bizanti kishte rënë në herezi, siç përpiqeshin të provonin Librat Karolinë. Më 802 të dërguar të Karlit të Madh dhe të papës mbërritën në Kostandinopojë, me detyrë t'i paraqisnin perandoreshës bizantine një ofertë martese nga ana e Karlit të Madh, gjë që do të "ribashkonte Lindjen me Perëndimin". Por pak kohë pas mbërritjes së tyre një komplot pallati e rrëzoi Irenën nga froni dhe e vonoi kështu zgjidhjen e problemit. Frymëzuesit e tij ishin funksionarë dhe ushtarakë të lartë të perandorisë, që hipën në fron Niqiforin, deri atëherë logothetesgeniku. Irena u internua së pari në ishullin Prinkipos e pastaj në Lesbos, ku vdiq pak kohë më vonë.

Reformat e Niqiforit I dhe vështirësitë në politikën e jashtme: Bizanti dhe Krumi

Me Niqiforin I (802-811), perandoria gjeti përsëri një sovran të aftë. Pohimi i Teofanit, sipas të cilit kurorëzimi i tij solli trishtim e shqetësim, pasqyron vetëm pikëpamjen e partisë radikale të murgjve. Nuk duhet të mendojmë se urrejtja e pashuar që Teofani ushqeu për këtë perandor përfaqëson ndjenjat e të gjithëve, qoftë edhe në rrethet bizantine ortodokse. Niqifori nuk ishte një njeri i Kishës, ai i kërkonte klerit nënshtrim ndaj pushtetit perandorak; por nga ana tjetër ai ishte pa rezerva besnik i ortodoksisë dhe përkrahës i kultit të ikonave. Ai e martoi djalin dhe trashëgimtarin e tij me athinasen Teofano, një kushërirë e Irenës, dhe me këtë tregoi se dëshironte t'i qëndronte besnik politikës ikonodule të sovranëve të mëparshëm. Por marrëdhëniet e qeverisë dhe të autoriteteve kishtare nga njëra anë, dhe krahut ekstremist të murgjve nga ana tjetër, pësuan një ngritje të re kur, pas vdekjes së Tarasios (25 shkurt 806), perandori i ofroi fronin patriarkal historianit të ditur Niqifor. Ashtu si Tarasion, edhe Niqifori ishte i mësuar si në shkencat mondane ashtu edhe në teologji dhe shkroi jo vetëm vepra historike por edhe shkrime të shumta në mbrojtje të kultit të ikonave. Si Tarasion edhe ai, përpara se të ngjitej në fronin patriarkal, kishte qenë një funksionar perandorak dhe në politikën kishtare ndoqi të njëjtën vijë të moderuar. Zgjedhja e një laiku në funksionin e patrikut ndezi zemërimin e Zelotëve, të cilët shpresonin në zgjedhjen e kreut të tyre, Teodor Studiti. Për më tepër, perandori Niqifor iu rikthye çështjes moikeane dhe u përpoq të provojë se perandori nuk përgjigjet përpara kanoneve. Ndaj thirri një sinod të përfaqësuesve kishtarë e laikë, i cili njohu si të ligjshme martesën e Konstandinit VI me Teodotën dhe pranoi përsëri në bashkësinë kishtare priftin Johan, që kishte kremtuar martesën në fjalë (janar 809). Kjo çoi në një luftë me murgjit përkrahës së studitit, të cilët prenë përsëri çdo marrëdhënie me autoritetet kishtare zyrtare, dhe për këtë iu nënshtruan përndjekjeve të pushtetit shtetëror.

Por detyra kryesore e perandorit ishte riorganizimi i ekonomisë së perandorisë dhe rivendosja e ekuilibrit në financat e rrënuara nga politika e papërgjegjshme e qeverive të shkuara. Perandori Niqifor kishte qenë më përpara në krye të administratës financiare, ndaj ishte njeriu i përshtatshëm për të përballuar këtë detyrë. Ai mori një sërë masash të rëndësishme dhe të efektshme në këtë fushë. Këto masa përshkruhen nga Teofani, armiku i tij për vdekje, i cili mes protestave e sharjeve i quan ato "dhjetë paudhësitë" e perandorit Niqifor. Para së gjithash perandori anuloi lehtësimet fiskale të vendosura nga Irena. Më tej vendosi një rishpërndarje të detyrimeve midis shtetasve, gjë që solli edhe një rritje të taksave kundrejt nivelit të mëparshëm. Gjithashtu u vendos edhe një taksë prej dy keratia për regjistrimin në listën e taksapaguesve. Parikëve (bujqve) të manastireve, të kishave të institucioneve të panumërta të bamirësisë së Bizantit, iu ngarkua taksa e zjarrit. Kjo taksë (kapnikon), që përmendet për herë të parë dhe që është një taksë e llogaritur për familje, do të bëhet në periudhën e mëvonshme taksa më e rëndësishme, krahas asaj të tokës. Nuk qe Niqifori që e futi për herë të parë këtë taksë, përkundrazi, edhe pse burimet e përmendin tani për herë të parë, ajo shfaqet si një formë taksimi e njohur prej kohësh. Por është hera e parë që tani ajo godet një kategori bujqish, që deri tani nuk prekeshin prej saj. Ka të ngjarë që përjashtimi i tyre nga taksa e zjarrit të jetë bërë në kohën e Irenës, jo më parë, pasi normalisht në Bizant pronat e kishave dhe të manastireve i nënshtroheshin pagimit të taksave. Pra, edhe në këtë pikë Niqifori nuk solli ndonjë të re, por u mjaftua të rikthejë gjendjen e mëparshme. Në dhjetëvjeçarin e tretë të shek. IX, siç pohojë burime të kohës, taksa e zjarrit i sillte shtetit një të ardhur prej dy milarezesh dhe pagimit të saj i nënshtrohej gjithë popullsia e taksueshme e fushave. Për të siguruar fiskun nga humbje të mundshme, Niqifori i ngarkoi me përgjegjësi kolektive për pagimin e taksave të gjithë taksapaguesit. Bashkësisë fshatare iu ngarkua një taksë kolektive për të cilën përgjigjeshin të gjithë pjesëtarët e saj; çdo shmangie nga derdhja e detyrimit duhej të kompensohej nga fqinjët e mospaguesit. Edhe ky rregull s'përfaqësonte ndonjë gjë të re, bëhet fjalë gjithmonë për sistemin alelengyon (garanci për tjetrin) të njohur qysh në kohë e ligjit agrar (nomos georgikos), edhe pse termi teknik shfaqet këtu për herë të parë.

Niqifori ia kaloi disa zotërime kishtare administrimit të demonit peran- dorak, por megjithatë nuk zvogëloi taksat që rëndonin mbi këto zotërime sado që ato u reduktuan. Duhet theksuar se edhe në këtë rast bëhej fjalë për rikuperimin e lëshimeve të bëra nga perandoresha Irenë. Vjelja e tatimit mbi trashëgiminë dhe mbi tokën u bë me rigorozitet të madh. Deri dhe personat që vinin nga skamja dhe që ishin pasuruar shpejt e shpejt, u taksuan sikur të kishin gjetur një thesar. Madje edhe skllevërit që ishin blerë përtej kufirit të Abidos, sidomos në anët e Dodekanezit, u ngarkuan me një tagër prej dy nomizrnash për person. Veç kësaj, perandori ndaloi që shtetasit e tij të tërhiqnin interesa, kjo mundësi iu la vetëm shtetit. Pronarët e pasur të anijeve të Kostandinopojës u shtrënguan të kontaktojnë me shtetin hua për dym- bëdhjetë libra ari dhe të paguajë interesi prej katër keratia për çdo nomizmë, d.m.th. 16,66%. Edhe pse fajdeja binte ndesh me moralin mesjetar, ndalimi i fajdesë ishte diçka mjaft e rrallë në Bizant. Nevojat e ekonomisë monetare që ishte mjaft e zhvilluar në perandori, nuk pyesnin për mësimet e moralit dhe dhënia me fajde ishte në çdo kohë mjaft e përhapur në Bizant. Është e vërtetë se Niqifori, që ishte një sovran mjaft realist, e ndaloi praktikën e fajdesë, por ai nuk u shty nga motive ideale në marrjen e kësaj mase. Në këtë mënyrë ai synonte të eliminonte iniciativën private në këtë sektor dhe t'i siguronte shtetit burime të reja të ardhurash duke e kthyer fajdenë në një monopol shtetëror me një shkallë interesi tepër të lartë.

Perandori Niqifor mori masa shumë të rëndësishme për të përmirësuar sistemin ushtarak, baza e të cilit duke filluar nga shekulli VII ishin stratiotët, fshatarët e vegjël. Siç na mësojnë burime të shek. X, prona e ushtarëve, që përbënte bazë ekomomike për mbajtjen e tyre, duhet të arrinte të paktën një vlerëprej katër librash ari, pasi stratioti i thirrur përshërbim ushtarak duhej të paraqitej i pajisur edhe me një kalë. Meqenëse siç dukej nuk kishte një numër të mjaftueshëm stratiotësh që të zotëronin prona të tilla, Niqifori pranoi në shërbim ushtarak edhe fshatarët më të varfër, për pajisjen e të cilëve duhej të përgjigjej bashkësia e fshatit, duke paguar tetëmbëdhjetë nomizma e gjysmë në vit. Pra, prona tokësore me një vlerë të tillë nuk duhej të përfaqësohej domosdo nga pasuritë e një fshatari të vetëm, por mund të përbëhej nga pasuritë e dita fshatarëve, prej të cilëve njëri kryente shërbimin ushtarak, kurse të tjerët merrnin përsipër së bashku shpenzimet financiare për pajisjen e tij. Edhe në rastin kur një stratiot varfërohej dhe nuk ishte më në gjendje të përballonte shpenzimet për pajisjen e vet, kalimi i kësaj barre financiare për llogari të bashkësisë së fshatit i jepte shtetit një garanci kundër një firimi të mundshëm të forcave ushtarake. Rëndësia e këtij sistemi për perfeksionimin e sistemit ushtarak qe e njëjtë me atë të sistemit alelengyon për sigurimin e të ardhurave nga taksat.

Sipas burimeve historike të shekullit X edhe ushtarët e flotës, ashtu si ushtarët e forcave tokësore, zotëronin parcela toke që u shërbenin atyre si burim ekomomik për të mbajtur vetveten. Qëllimi i kësaj mase të Niqiforit, që Teofani e quan paudhësia e nëntë, ishte pikërisht krijimi i ekonomike të tilla. Teofani thotë se perandori i shtrëngoi marinarët e viseve bregdetare, sidomos të Azisë së Vogël, të cilët nuk ishin marrë ndonjëherë me bujqësi, të merrni nga këto toka të papunuara parcela me çmimin që kishte caktuar ai. Me siguri këtu bëhet fjalë për krijimin e parcelave të para të marinarëve.110 Për marinën bizantine kjo masë qe tejet e rëndësishme. Fillimisht ajo preku sidomos marinarët e themës së Kibereotëve.

Niqifori mori masa të reja edhe në fushë e politikës koloniale, për të fuqizuar mbrojtjen sidomos të zonave më shumë të rrezikuara. Banorët e themave të Azisë së Vogël u shtrënguan të shesin pronat e tyre dhe të shpërngulen në "Sklavini", d.m.th. në viset e sllavizuara të Gadishullit Ballkanik, ku me siguri kolonët morën parcela të reja dhe në këmbim detyroheshin të kryenin shërbimin ushtarak si stratiotë. Kjo masë që u dënua ashpër nga Teofani, përputhet më së miri me politikën koloniale të dy shekujve të shkuar. Në përgjithësi, Niqifori nuk bëri asgjë të re. Në përpjekje për të ndrequr gabimet dhe neglizhencat e paraardhësve të tij, ai e përmirësoi rrënjësisht situatën. Edhe atëherë ku aplikoi masa të reja, ai nuk doli nga kuadri i politikës tradicionale të shtetit bizantin. Me një nuhatje të rrallë ai e përqendroi kujdesin e vet mbi dy shtyllat kryesore të shtetit bizantin: financat dhe ushtria. Me ndihmën herë-herë edhe të mjeteve të dhunshme, ai arriti të rrisë së tepërmi fuqinë financiare të perandorisë. Veprimtaria e gjerë e tij në këtë fushë na lejon të hedhim një sy mbi metodat e administrimit financiar bizantin dhe na ofron një kuadër të nivelit të zhvillimit të arritur nga ekonomia monetare bizantine në kulmin e mesjetës së hershme. Gjithashtu nuk ka dyshim që ajo e forcoi së tepërmi edhe ushtrinë perandorake: këtu synonin masat më të reja e më të vendosura të ish-inspektorit të financave.

Masat e marra në politikën koloniale patën gjithashtu një rëndësi të veçantë, pasi kishin të bënin me territoret e sllavizuara të Ballkanit e pikë së pari krahinat e Trakës e të Maqedonisë lindore. Dyndja e madhe sllave e shek. VI-VII e detyroi Perandorinë Bizantine të heqë dorë nga pjesa më e madhe e pozicioneve që mbante në gjithë Gadishullin Ballkanik dhe duke filluar nga ajo kohë, batica sllave filloi të ngjitej pa pushim. Sipas dëshmive të Konstandin Porfyrogjenetit, aty nga mesi i shek. VIII edhe Peloponezi ishte një krahinë e rënë në duar të sllavëve e të barbarëve. Në fund të shekullit VIII e në fillim të shek. IX vihet re një proces i kundërt, i lehtë por i vazhdueshëm. Në kohën e perandoreshës Irena, Bizanti ndërmori një fushatë të madhe kundër sllavëve në Greqi. Më 783 logoteti Staurak që komandonte një ushtri të madhe, iu drejtua Greqisë e Peloponezit dhe i detyroi fiset sllave që ishin ngulur në ato krahina të njihnin sovranitetin bizantin dhe të premtonin të paguani haraç. Pas kthimit nga fushata suksesplotë, Stauraki e kremtoi triumfin në hipodrom. Kjo flet për rëndësinë e jashtëzakonshme që i jepej në Bizant fitores së tij mbi fiset sllave në Greqi.113 Por qysh në vitet e fundit të shek. VIII sllavët e vendosur në Greqi, në drejtimin e kreut të fisit të Velzitëve, morën pjesë në një komplot kundër perandoreshës Irena e në favor të bijve të Konstandinit V që mbaheshin të burgosur në Athinë. Në fillim të shek. IX sllavët e Peloponezit organizuan një kryengritje të përmasave të mëdha. Ata plaçkitën fqinjët e tyre dhe më 805 tentuan një sulm masiv kundër qytetit Patras. Rrethimi qe mjaft i ashpër, por përfundoi me thyerjen e sllavëve, thyerje që popullsia e Patrasit nxitoi t'ia mveshë ndërhyrjes çudibërëse të apostullit Andrea, ashtu si dikur shpëtimi i Selanikut iu atribuua ndihmës së Shën Dhimitrit. Perandori u detyrua t'i japë si shërbyes kishës së Shën Andresë, jo vetëm plaçkën e luftës, por edhe sllavët e mundur së bashku me familjet e tyre. Ata humbën jo vetëm pavarësinë e vet, por edhe lirinë e tyre personale. Por pavarësisht nga kjo, sllavët e Peloponezit do ti hapnin akoma mjaft telashe qeverisë bizantine. Fiset e Melingëve e të Ezeritëve të Tajgetit, kundër të cilëve Frankëve iu desh të luftonin ashpër në shek. XIII, i ruajtën tiparet e tyre kombëtare deri në kohën e pushtimit turk." Megjithatë, disfata e sllavëve në Patras përfaqësoi një etapë të rëndësishme në procesin e "rigreqizimit" të Greqisë jugore. Për bizantinët kjo ngjarje shënoi çastin e restaurimit të pushtetit bizantin në Peloponez, pas dy shekujsh të gjatë të sundimit sllav.

Konsolidimi i vazhdueshëm i sundimit bizantin në disa zona të Ballkanit, gjeti shprehjen më të qartë në shtrirjen e organizimit të themave dhe në krijimin e themave të reja. Nëse kërkohet të dihet se cilat krahina ishin efektivisht në zotërim të Perandorisë Bizantine, me një fjalë që nuk mjaftoheshin të njihnin formalisht sovraniteti bizantin, por që ishin realisht të administruara nga ajo, mjafton të shihet se deri ku shtrihej organizimi i themave. Kjo është e vetmja mënyrë e sigurt për të matur gjendjen reale. Në fakt, vetëm aty ku ekzistonin themat ekzistonte një administratë bizantine pak a shumë e rregullt. Traka dhe Hellada qenë themat e vetme që Bizanti zotëronte në Gadishullin Ballkanik pas fundit të shek. VII, dhe gjendja mbeti e tillë ende për shumë kohë. Por në vitet e fundit të shek. VIII, krahas themës së Trakës ekzistonte me siguri edhe një themë autonome e Maqedonisë, e cila nuk përfshinte territorin e vëftetë maqedon, por pjesën perëndimore të Trakës. Thema e Peloponezit u krijua pak a shumë atë kohë. Më vonë, në vitet e para të shekullit të IX u formua thema e Qefalonisë, që përfshinte ishujt e Jonit. Në fillim të shek. IX Selaniku e Durrësi, dy bazat më të rëndësishme bizantine në bregdetin Egje e Adriatik, u organizuann si thema autonome me prapatokën e tyre.

Diçka më vonë u fut sistemi i themave në territorin epirot me themelimin e themës së Nikopojës dhe, nëpërmjet organizimit të themës së Strimoit, thema e Selanikut u bashkua me themat e Trakës e të Maqedonisë. Në gjysmën e dytë të shek. IX lindi, më në fund, edhe thema e Dalmacisë, që përfshinte qytetet dalmate dhe ishujt. Zhvillimi i administratës mbi bazën e themave në Gadishullin Ballkanik pasqyron rivendosjen në përgjithësi të autoritetit bizantin në Gadishullin Ballkanik, prej të cilit e kishin flakur dikur dyndjet sllave. Kjo nxjerr në pah përparimet e njëherësh kufizimet që njohu restaurimi i pushtetit bizantin në ato anë si dhe procesi i rihelenizimit që e shoqërore atë. Dalëngadalë Bizanti mundi të mbledhë brenda kornizës së themave të tij thuajse gjithë bregdetin, në formën e një brezi që herë ngushtohej e herë zgjerohej në drejtim të brendësisë. Në zonën bregdetare, që mund të prekej nga flota e tij dhe që ishte e pasur me qytete e porte të vjetra, perandoria arriti tërestaurojë sovranitetin e saj si dhe sistemin e vet administrativ. Por efektet e pushtimit të ri bizantin ndaleshin pikërisht këtu: brendësia e vendit mbeti edhe paskëtaj jashtë kontrollit bizantin.

Shpërngulja e stratiotëve nga Azia e Vogël në territorin sllav formoi një hallkë në procesi e konsolidimit të pozitave bizantine në Ballkan. Por në të njëjtën kohë, ajo u kushtëzua nga konflikti i afërm me bullgarët. Megjithëse nukshquhej si ushtarak, Niqifori I i drejtoi luftimetmeenergji të admirueshme dhe shpesh herë u vu vetë në krye të trupave. Me të hipur në fron Niqifori nuk i pagoi më kalifatit haraçin që i ishte diktuar më përpara Irenës. Por në Lindje forcat e perandorisë u sfilitën nga një luftë civile, shkaktar i së cilës, në verën e vitit 803, u bë Bardan Turku, kryekomandant i të gjitha themave të Azisë së Vogël. Arabët i rifilluan ikursionet në territoret e perandorisë dhe më 806 Harun-ar-Rashid u duk në krye të një ushtrie të madhe dhe pushtoi shumë kështjella kufitare, mori Tianën dhe dërgoi një repart të fortë në zonën e Ankiras. Perandori u detyrua të lypë paqe, t'i nënshtrohej pagimit të haraçit si dhe të pranonte kushtin poshtërues t'i dorëzonte çdo vit kalifit, për të dhe për të birin, një taksë prej tre monedhash ari. Por vdekja e Harunit më 809, dhe trazirat që pllakosën kalifatin menjëherë pas saj, sollën një përmirësim të situatësnga ky krah. Epiqendra e politikëssëjashtme bizantine po zhvendosej gjithnjë e më shumë drejt Ballkanit.

Shkatërrimi i mbretërisë Avarengaanae KarlittëMadhkishteçliruaredhe bullgarëte Panonisë nga zgjedha avare. Kjosolli njështrirje të konsiderueshme dhe fuqizimin e Perandorisë Bullgare, e cila tani ndahej prej Frankëve nga lumi Tibisk. Në fronin bullgar në Phskë, ishte në atë kohë Krumi, një prijës i bullgarëve të Panonisë, luftëtar i vrazhdët, i etur për luftëra e për pushtime, qëshumë shpejt u bë tmerri i bizantinëve.

Për t'u mbrojtur nga Perandoria Bullgare, Bizanti kishte ngritur një brez të dendur fortifikimesh, bastionet më të rëndësishme të të cilit qenë Debelti, Adrianopoja e Serdika. Por në pranverë të vitit 809 Serdika u sulmua, kështjella u rrënua dhe garnizoni i saj u asgjësua. Perandori bizantin reagoi menjëherë, marshoi mbi Pliskë dhe pas këtij demonstrimi force u kthye në Serdikë, për tu kujdesur për meremetimin e kështjellës. Pas dy vjetësh u organizua kundërmësymja vendimtare. Ajo qe përgatitur me kujdes dhe për këtë qëllim ishin marrë edhe masat për zhvendosjen e stratiotëve të Azisë së Vogël në viset sllave të Ballkanit. Në pranverë të vitit 811, i ndjekur nga një ushtri e fuqishme, Niqifori kaloi kufirin bullgar dhe pa përfillur ofertat për paqe të Krumit, marshoi mbi Pliskë, e shkatërroi kryeqytetin dhe i vuri zjarrin pallatit të khanit. Perandori fitimtar i hodhi poshtë sërisht propozimet për paqe të Krumit. Ishte plotësisht i vendosur për t'i dhënë fund njëherë e rnirë perandorisë bullgare dhe u vu në ndjekje të khanit, i cili së bashku me suitën e tij gjeti shpëtim në male. Por pikërisht këtu i buzëqeshi fati. Në grykat e maleve armata bizantine u rrethua nga forcat e Krumit dhe u asgjësua deri tek ushtari më i fundit (26 korrik 811). Vetë perandori humbi aty jetën dhe khani fitimtar bëri një kupë me kafkën e tij, dhe me të ngrinte dolli gjatë banketeve me bojarët e tij.

Pasojat e kësaj katastrofe të papritur qenë të pallogaritshme. Akoma më e rëndë se kapitullimi ushtarak ishte humbja e prestigjit të Bizantit. Nga koha e dyndjeve barbare, kur më 378 Valenti u vra në Adrianopojë gjatë një beteje kundër Visigotëve, asnjë perandor tjetër bizatin nuk ishte vrarë nga duar barbare. Bizanti, që fillimisht kishte shfaqur epërsi të padiskutueshme, u mund keqas ndërkohë që Krumi, i cili më parë kërkonte me përulje paqe, u bë ngadhënjyesi i kësaj lufte. Besimi i tij në forcat e veta u rrit pa masë dhe etjes së tij të pashuar për pushtime i hapeshin perspektiva të sigurta. Për perandorinë po hapej një periudhë e zymtë plot me të papritura.

Në betejën që i kushtoi jetën perandorit Niqifor, djali e trashëgimtari i tij, Stauraku u plagos rëndë, por mundi megjithatë të gjejë shpëtim me disa luftëtarë në Adrianopojë ku, konform parimit të legjitimitetit, u shpall perandor. Ky akt kishte një vlerë vetëm formale e të përkohshme, pasi shërimi i Staurakut ishte në pikëpyetje të madhe. Çështja do të rregullohej përfun- dimisht në Kostandinopojë. Perandori në agoni u çua në kryeqytet, ku do të zgjidhej pasardhësi i tij. Stauraku nuk kishte djem dhe njeriu më i afër i tij ishte i kunati, kuropalati Mihal Rangabi, të cilit i takonte të ishte kandidat i natyrshëm i fronit. Në favor të kurorëzimit të tij u shprehën edhe bash- këluftëtarët e perandorit si dhe patriku Niqifor. Por kundër një zgjidhjeje të tillë ishte gruaja e perandorit që jepte shpirt, Teofano, e cila kishte ndër mend të ndiqte shembullin e Irenës dhe të merrte ajo vetë frenat e pushtetit. Ndërkohë që Stauraku, duke iu druar ndërlikimeve të rrezikshme123 hezitonte të vendoste, kryeqyteti po pushtohej gjithnjë e më shumë nga ethet e padurimit. Në një moment kur perandoria ndodhej nën kërcënime serioze nga jashtë, bëhej krejt i padurueshëm krijimi i një boshllëku pushteti ndërkohë që rikthimi në një situatë normale paraqitej si domosdoshmëri jetike. Zgjidhja e lëmshit, që nuk qe e mundur të arrihej në rrugë konstitucionale, u bë me një grusht shtetit: më 2 tetor, Mihal Rangabe u shpall perandor në hipodrom nga ushtria e nga senati dhe pak orë më vonë u kurorëzua në Shën Sofi nga patriku Niqifor. I vënë para faktit të kryer Stauraku abdikoi dhe u mbyll në manastir, ku luftoi për tre muaj të tjerë kundër vdekjes.

Mihal I Rangabe (811-813) ishte një sovran i dobët. Ai ishte vazhdimisht nën ndikimin e personaliteteve më të fortë se ai dhe ndryshe nga perandori Niqifor, nuk kishte as guximin të merrte masa që godisnin masën e popullit. Politikës së kursimeve iu dha fund dhe perandori shfrytëzonte çdo rast për t'i shpërndarë të holla ushtrisë, oborrit e sidomos klerit. Mihali I ishte një përkrahës i flaktë i kultit të ikonave dhe një shërbëtor besnik i Kishës. Periudha e sundimit të tij, që parapriu një stuhi të re ikonoklaste, ishte periudha më e lumtur për ortodoksinë. Përkrahësit e Studitit u kthyen nga internimi dhe u pajtuan me aiitoritetet kishtare, pasi çështja moikeane u zgjidh në favor të tyre me revokimi e vendimit të sinodit të vitit 809 dhe me çkishërimin sërisht të priftit Jozef. Ndikimi i Teodor Studitit u rrit (jashtë mase) sa s'thuhet. Energjia e pashtershme dhe fuqia e jashtëzakonshme e tij e magjepsën perandonn e dobët. Edhe në çështjet e luftës e të paqes fjala e fundit i takonte Studitit të madh.

Qëndrimi i shtetit bizantin ndaj perandorisë së Perëndimit ndryshoi rrënjësisht. Niqifori I nuk deshi t'ia dijë për pretendimet e Karlit të Madh për titullin perandorak. Madje ai arriti derisa t'i ndalonte patrikut Niqifor t'i dërgonte, si zakonisht, papës aktet sinodale.1 Pra ai mbajti një qëndrim të vendosur armiqësor jo vetëm kundër rivalit të tij të vërtetë, por edhe kundër papës që e mbështeste atë. Ndërkaq fuqia e Karlit të Madh rritej vazhdimisht duke u shtrirë edhe në zotërimet bizantine. Në kohën e Irenës ai kishte arritur të merrte Istrien dhe shumë qytete të Dalmacisë. Më 810 mbreti i ri, Pipini, pushtoi Venecian. Me këtë Karli shtiu në dorë një mjet presioni mbi Bizantin e pafuqishëm, që nuk mungoi të japë rezultatet e veta. Qeveria e Mihalit I ishte e gatshme t'i njihte Karlit të Madh titullin e perandorit në shkëmbim të kthimit të territoreve të pushtuara. Më 812, në Ahen (Aquisgrana) Karli u përshëndet si basileus nga ambasadori bizantin. Tashmë dy perandoritë ekzistonin jo më vetëm de facto, por edhe de jure.n6 Porse duhet shtuar se mbreti i Frankëve u njoh vetëm perandor, jo perandor romak dhe vetë Karli evitoi të quhej perandor i Romakëve. Këtë titull bizantinët nuk e ndanin me kërkënd dhe me këtë nënvizonin ndryshimin që ekzistonte midis perandorit të Perëndimit dhe perandorit të vërtetë dhe unik të Romakëve, që e kishte rezidencën në Kostandinopojë. Por lidhja me Romën ishte diçka thelbësore për konceptin mesjetar mbi perandorinë, dhe ashtu si Bizanti e kishte konsideruar gjithmonë veten një perandori romake, edhe pse një koncept i tillë rrallë herë u pasqyrua në titullin perandorak para shek. IX, po ashtu perandoria perëndimore qe lidhur me Romën nëpërmjet papatit, pavarësisht nga fakti që një gjë e tillë fillon e shprehet në titullin perandorak vetëm në kohën e otonëve. Si rezultat, me formimin dhe njohjen e një perandorie të dytë, vihej në pikëpyetje edhe e drejta e pandashme e Perandorisë Bizantine për të qenë trashëgimtare e vetme e Romës. Sidoqoftë, shpërbërja e perandorisë karolinge dhe forcimi i ri i Perandorisë Bizantine i dha më vonë mundësi perandorëve të Bizantit ta konsideronin si të paqenë njohjen e perandorisë së Perëndimit të vitit 812.

Fakti që Niqifori I nuk pranoi ta njohë Karlin e Madh, kurse Mihali I e bëri një gjë të tillë, nuk shpjegohet vetëm me cilësitë personale të të dy sovranëve, por sidomos me ndryshimin e gjendjes pas katastrofës së vitit 811. Rreziku imediat që kërcënonte perandorinë në Ballkan e bënte krejtësisht të pamundur një konflikt me Perëndimin. Në pranverën e vitit 812 Krumi pushtoi qytetin Debelt në bregun e Detit të Zit, rrafshoi kështjellën dhe, nën shembullin bizantin, shpërnguli popullsinë e saj në vendin e tij. Qëndresa bizantine ishte e dobët. Edhe popullsia e shumë qyteteve të tjera kufitare braktisi vatrat e veta. Krumi i ofroi paqe qeverisë bizantine, duke paraqitur kushte ultimative dhe meqë Bizanti po ngurronte të pranonte, pushtoi qytetin erëndësishëm port të Mesembrias (fillim i nëntorit 812). Këtu iu ofruan sasi të mëdha ari dhe argjendi si dhe rezerva të zjarrit grek. Ndërsa vetëm një pjesë e këshilltarëve perandorakë me në krye patrikun Niqifor pajtoheshin me mendimin e perandorit për të pranuar kushtet e paqes, këshilltarët e tjerë të përfaqësuar nga murgu Studit Teodor, ishin për një rifillim të menjëhershëm të veprimeve luftarake. Në fund fitoi ky qëndrim i dytë dhe në qershor të vitit 813 një ushtri e madhe bizantine u desh me hordhitë e Krumit në Versinikia, në afërsi të Adrianopojës. Për njëfarë kohe ushtritë po ndesheshin pa u impenjuar shumë, derisa më 22 qershor strategu i Trakës e i Maqedonisë u hodh në sulm. Por trupat e Azisë së Vogël, të komanduara nga Leon Armeni, strateg i themës së Anatolisë, nuk e ndoqën pas, përkundrazi i kthyen shpinën armikut. Dy vjet më parë kishte qenë fati ai që kishte vendosur humbjen e bizantinëve. Tani Krumi arriti një tjetër fitore, por kësaj radhe për faj të drejtimit ushtarak të dobët të bizantinëve dhe sidomos të grindjeve të brendshme të tyre. Disfata e rëndë e perandorit ortodoks Mihal Rangabe e rrënoi prestigjin e tij dhe përgatiti kushtet për një përmbysje të re e një rikthim të ikonoklastisë. Më 11 korrik 813, Mihal Rangabe u hoq nga froni dhe vendin e tij e zuri Leon Armeni.

Kundërpërgjigjja ikonoklaste

Leoni V Armen (813-820) ishte eksponent i rretheve ushtarake ikonoklaste të Azisë së Vogël. Ashtu si Leoni III, edhe Armeni vinte nga Lindja, edhe ai parase të merrte pushtetin kishte qenëstrateg i themës së Anatolisë. Shembulli ideal për të ishin gjeneralët e ikonoklastët e mëdhenj Leoni III e Konstadini V. Programi i tij synonte rimëkëmbjen e fuqisë ushtarake të perandorisë dhe të lëvizjes ikonoklaste. Për të dhe për përkrahësit e tij nuk kishte dyshim se dështimet ushtarake të paraardhësve të tij i detyroheshin politikës së tyre pro kultit të ikonave.

Pikë së pari duheshin zgjidhur detyrat ushtarake. Pas fitores së Versinikias, Krumi kishte filluar një mësymje të madhe, i ishte afruar Adrianopojës, duke e rrethuar atë dhe vetëm pak ditë pas ardhjes në pushtet të Leonit V u shfaq me pjesën kryesore të ushtrisë së tij në portat e kryeqytetit bizantin. Por Krumi s'mund të bënte gjë përballë mureve të Kostandinopojës, ku ishin thyer edhe sulmet arabe, ndaj i kërkoi perandorit një takim personal për të caktuar kushtet e paqes. Krumi i besoi fjalës së perandorit bizantin dhe u paraqit i çarmatosur në këtë takim, por bizantinët i kishin përgatitur tinëzisht një pritë. Kreu i bullgarëve arriti të shpëtojë falë guximit të tij. I tërbuar nga zemërimi për këtë pabesi Krumi shkretoi gjithë rrethinat e kryeqytetit bizantin, pastaj hyri në Adrianopojë, që ndërkohë ishte dorëzuar për shkak të urisë dhe e deportoi popullsinë e saj si dhe atë të viseve rreth e qark përtej Danubit. Megjithatë perandori arriti të korrë një fitore të rëndësishme në zonën e Mesembrias (shtator 813), por në pranverë të vitit tjetër Krumi marshoi përsëri mbi Kostandinopojë. Bizantin e shpëtoi vetëm fati: ashtu si Atila, edhe Krumi vdiq papritur nga një hemorragji cerebrale (13 prill 814).

Pas dy sovranësh kalimtarë,130 bullgarët patën përsëri një prijës të zotin në personin e Omurtagut. Por ky u kujdes veçanërisht t'i forconte pozi