Piktura e kishës së Shën Mërisë në fshatin Cerckë (shek. XI-XII)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Piktura e kishës së Shën Mërisë në fshatin Cerckë (shek. XI-XII)

Një ndër monumentet më të vjetra mesjetare të vendit tonë, që ruan më shumë piktura monumentale në gjendje relativisht më të mirë në krahasim me të tjerat, është Kisha e vogël e Shën Mërisë në fshatin Cerckë, pranë Leskovikut të Kolonjës.

Fshati Cerckë gjendet 3 km në jug të Leskovikut, në një nga majat dhe në faqen jugore të kodrave, që ngrihen në anën e majtë të lumit Vjosë. Në fund të pjerrësisë së vreshtave të fshatit, pak sipër një përroi, mbi shkëmb, ngrihet Kisha shekullore e Shën Mërisë, e cila, duke qenë në mes të zabelit, mezi dallohet lart nga fshati.

Kisha në fjalë, me përmasa 6,55 x 5,26 m është një paraklis, me një çati të kohërave të vona. Nëse ajo ka pasur kube, ne nuk mund ta konstatojmë.

Kjo godinë, përveç një deriçke nga ana perëndimore nëpër të cilën hyhet në kishë, nuk ka pasur asnjë dritare. Më vonë, në pjesën e sipërme të murit verior kanë hapur një dritare e cila e ka dëmtuar rëndë pikturën në atë vend. Nga kjo dritare dhe nga deriçka paraklisi ndriçohet mjaft mirë.

Në murin lindor apsida nga brenda është gjysmëciilndrike, me tryezën e altarit murosur në të, nga jashtë, paraqitet e dalë në formë katërkëndsh kënddrejtë e njëjtë me apsidën e Kishës së Shën Mitrit në Potgozhan të Mokrës, që mban datën me shifra arabe 1159, të gdhendur në një gur të murosur. Pa marrë parasysh këtë date struktura e mureve të Kishës së Potgozhanit korrespondon me strukturën e mureve të Kishës së Cerckës, që është prej copa tjegullash, vendosur rrallë ndërmjet gurëve, pa ndonjë fare rregulli. Muri lindor i Kishës së Cerckës ka dhe një brez gurësh që janë vendosur pjerrët si kornizë, siç vendosen tullat, tipare strukture ndërtimi këto, që flasin për një ndërtim jo më të vonë se I shek.XIL

Të gjitha faqet e mureve të brendshme të kishës janë stolisur me plkturë nga një dorë piktori anonim, një pjesë e madhe e të cllave ruhet në gjendje të mirë. Disa të tjera janë shumë të dëmtuara, por u lexohet tematika, disa janë zhdukur krejt, duke lënë fragmente të cilat, sado të pakta, kanë rëndësinë e tyre. Në këto fragmente mund të përfshihet edhe mblshkrimi kryesor i monumentit, fragmentet e mbetura të të cllit duket se kanë qenë me shkronja kapitale të gjata e të holla greke mbi portën brenda kishës. Nëpërmjet tyre ndihmohet me përafërsi datimi i kishës dhe i pikturës.

Megjithë përmasat e vogla të kishës dhe dëmet që ka pësuar piktura e saj, siç e thamë më sipër, kjo kishë ruan më shumë skena dhe figura të veçuara, relativisht në gjendje më të mirë nga monumentet e tjera të kësaj periudhe në vendin tonë.

Piktura e kësaj kishe ka këtë tematikë: sipër mbi apsidën e murit lindor ruhet vetëm pjesa e poshtme e figurave të skenës "Shestja" që është në gjysmërrethi, e cila ka pasë vazhduar sipër mbi qemerin e altarit. Në apsidë, si zakonlsht, ruhet Platitera e tipit oranta në gjysmëfigurë, e dëmtuar në shumë vende, sidomos në fytyrë. Nën të, brezi i jerarkëve ruan figurën e Shën Vasilit dhe atë të Shën Grigor Theologut në miniaturë deri në gju. Dy të tjerat kanë rënë me gjithë suva. Në nikën e prothesit ruhet figura e protomartir Stefanit, mjaft e dëmtuar, kurse përmbi nikën e prothesit ruhet figura e një jerarku pa nënshkrim, e cila për nga tipi duhet të jetë e Shën Gjon Elelmonit të Aleksandrisë. Nga ana jugore e apsidës ruhet figura e Romano Melodhoit, e fragmentuar vertikalisht.

Në tri faqet e tjera të mureve të kishës piktura është sistemuar në tre breza. Në brezin e sipërm janë dhënë skenat e festave të mëdha, brezi i dytë nën të është me martirë e shenjtorë brenda medaljonesh në madhësi gjysmëfigure, ndërsa brezi i fundit është me shenjtorë e me martirë në këmbë. Në skenën "Deisis" këto figura janë gati në madhësi natyrore dhe nga brezi e poshtë janë mjaft të dëmtuara.

Duke u nisur nga kunga në murin Jugor në brezin e sipërm, nga skena e parë kanë mbetur fragmente të një skene gati krejt të zhdukur. Sipas radhës, kjo duhet të ketë qenë "Lindja e Krishtit". Pas saj vazhdojnë skenat: "Ipapandia" (1,66 x 1,22 m) shumë e dëmtuar, në të cilin figura ejoakimit dhe ajo e Anës ruhen shumë të zbehta. Pas kësaj është skena “Ngjallja e Llazarit” (2,00 X 1,30 cm), në të cilin figura qendrore kompozicionale paraqitet ajo e Krishtit me qëndrim vertikal dhe me dorë të zgjatur që tregon momentin kur ai i thërret Llazarit. Kjo figurë është mjaft e dëmtuar në fytyrë. Aty, motrat e Llazarit janë dhënë të gjunjëzuara dhe me duar të zgjatura drejt krishtit, kurse Llazar është dhënë i lidhur si foshnje. Dy figura të tjera kanë zënë hundët me duar për të treguar se kufoma e Llazarit mban erë. Një grua tjetër, me dorën e djathtë të saj të zgjatur tregon habi për ngjarjen që vështron. Ndonëse lëvizjet e kytre figurave janë të matura, përveç gruas me dorë të shtrirë, ato e gjallërojnë skeën dhe i japin kompozimit një notë dramatike.

Në faqen e murit perëndimor skena e parë është krejt e paidentifikuar nga dëmtimi. Pas saj vjen skena “ Fjetja e Shën Marisë” dhe me radhë, “Kryqëzimi i Krishtit”, të cilat janë me përmasa të vogla.

Në faqen e murit verior ruhet skena “Shpërfytyrimi”, me Krishtin brenda një mandrole, kurse skena “Guri” i ka figurat të ruajtura me portrete në gjendje më të mirë. Me plastikë më të mirë aty paraqiten sidomos figurat e dy engjëjve. Në vendin tonë, në asnjë skenë tjetër analoge të kohës paraturke, nuk kemi hasur dy engjëj mbi varrin e Krishtit. Në faqen e murit verior në kungë konsatohet se ka qenë skena “Ngjallja e Krishtit” që më vonë u quajt “Zbritja në ferr”, e cila sot, në pjesën më të madhe, figuron e rënë me gjithë suva.

Brezi i dytë është me martirë në medalijone. Secili prej tyre është dhënë gjysmëfigurë dhe me përmasa 0,45x0,47 m. Duke filluar nga muri jugor, figurat me shenjtorë ruhen si pason: Profet Avakumi, Shën Nikita dhe dy të tjerë të paidentifikuar. Në faqen e murit perëndimor janë Shën Vikenti dhe Shën Minai, si dhe gjashtë figura të tjera, mjaft të zbehta e të paidentifikuara. Në murin verior në medaljone ruhen: Shën Artemi, Solomoni dhe dy të tjerë të paidentifikuara. Në faqen e murit lindor ruhet figura e apostul Pjetrit me portert të zbehtë.

Brezi i fundit me shenjtorë në këmbë duke filluar nga muri jugor ruan figura në tërësinë e tyre si pasojnë: Shën Kolli në fragment, Shën Thanasi i Aleksandrisë, të cilat janë proporcionalisht më të mëdha nga të tjerat e këtij brezi. Pas tyre vjen Shën Gjergji dhe Shën Mitri, të dyja në një sipërfaqe 2, 67 x 1,72 m. Shën Thanasi mban në dorë ungjillin e hapur me një perikope të Mateut (Mat.V,14).

Në murin perëndimor ruhen figurat e Simeon Stilitit dhe e Shën Mëhillit (1,72 x 1,40 m). Mbi portën perëndimore është mbishkrimi i fragmentuar i monumentit, pas tij vjen Shën Kostandini dhe Elena me kryqin në duar, dëmtuar pjesërisht në portretet (1,58 x 1, 40 m).

Në faqen e murit verior ruhet skena "Shën Theodhorët Tironi dhe Stratillati" duke u bekuar prej Krishtit nga sipër, i cili është dhënë mbi një segment qiellor në miniaturë, (1,58 x 1,11 m). Kjo skenë paraqitet e ndarë nga skena "Deisis", që pason me figura në këmbë, e ruajtur mjaft mirë deri në brez, veç asaj të Pagëzorit që është pak e dëmtuar në portret nga ana e majtë. Po në atë faqe muri pranë nikës së prothesit ruhet skena "Vizioni i Pjetrit të Aleksandrisë", mjaft e zbehtë.

Brezat me skena ose me figura të veçuara ndahen nga njëri - tjetri prej një brezi të ngushtë horizontal, stolisur këto me motivin e palmetave, radhitur me simetri, një e kuqe dhe një e bardhë, si dhe me motive gjeometrike të thjeshta. Ndërsa nën brezin me figura në këmbë është një brez dekorativ me gjerësi 60 cm, i vizatuar me shqiponja dykrenare dhe me motivin e zemrave të stilizuara, realizuar prej penelash të trashë dhe radhitur, gjithashtu, në mënyrë simetrike, një i zi dhe një i kuqërremtë.

Motive dekorative shumë të ngjashme me këto kemi hasur ndërmjet figurave të Kishës së vjetër të Rubikut, gjë që dëshmon se këto dy piktura janë krijuar në një kohë të afërt me njëra - tjetrën.

Në pikturën e Cerckës piktori nuk ka respektuar rendin kronologjik në radhitjen e skenave, sepse në pikturën e brezit të sipërm, pas skenës "Kryqëzimi i Krishtit" është dhënë skena e "Shpërfytyrimit". Kjo e fundit duhej të ishte jo vetëm para asaj të kryqëzimit, por dhe para skenës "Ngjallja e Llazarit".

Kisha e Cerckës sot nuk ruan Ikonostas. Ekzistojnë vetëm dy ikona të mëdha krejt të dëmtuara. Ikonostasi duhet të ketë qenë prej druri por, fatkeqësisht, është zhdukur fare.

Piktura e vjetër e monumentit të Cerckës karakterizohet nga trajtimi i saj grafik ku, si dhe në pikturat më të vjetra që trajtuam më sipër, linja kudo ka shërbyer jo vetëm si siluetë përkufizuese e figurave, por dhe për të përcaktuar e për të vënë në dukje pjesët e trupit të figurave. Me anë të linjës piktori përpiqet të arrijë dhe detaje të figurave si në palat dhe rrudhat e veshjeve që vërehen kudo, sidomos te mafori i Shën Mërisë në skenën "Deisis", te figura e apostul Pjetrit në skenën "Ngjallja e Llazarit", në figurat e shërijtorëve në mëdaljone etj. Stili grafik këtu vërehet sidomos në trajtimin e flokëve të cilët janë vizatuar si kaçurela, në disa forma valësh dhe në disa jepet mjekra prej panelash të rrallë. Te Shën Thanasi i Aleksandrisë, mjekra është vizatuar prej llnjash të kurbta, që përfundojnë si rrutullama grafike.

Në skenën "Vizionli i Shën Pjetrit të Aleksandrisë", figura e këtij jerarku është me fallon e omofor të bardhë, por omofori është kryqëzuar shumë afër qafës, si te jerarkët në mozaik të Shën Mitrit të Selanikut. Veçse këtu omofori është pikturuar pa kryqe, gjë që nuk e kemi hasur në asnjë figure jerarku, as në pikturën tonë, as në literaturën speciale. Krishti është dhënë si djalë lakuriq me një rrobë që i varet nga pas.

Në këtë pikturë shumicën e figurave i shohim të zgjatura, gjë që është karakteristike e figurës së vjetër bizantine dhe me qëndrime vertikale frontale në të shumtat e rasteve, rrallë me qëndrim gati rekursiv. Figurat janë trajtuar me veshje që krijojnë përshtypjen se janë të gjera e të derdhura, linjat zakonisht të drejta e të thyera.

Ngjyrat në këtë pikturë janë të pakta, si e kuqja, vjollca e kremi, e gjelbra përdoret rrallë, si te veshja e Krishtit dhe te mafori i njërës nga motrat e Llazarit, në skenën e ngjalljes së tij. Ndonëse pak më të kultivuara nga pikturat që kemi trajtuar më parë, ngjyrat këtu nuk janë me tone të gjalla e të fuqishme. Të shumtën e rasteve ato i shohim të përdoren të çelta e të lehta. Kështu që ansambli i pikturës së Cerckës karakterizohet nga një gamë e çelët, e ftohtë.

Në këtë pikturë, ndonëse ngjyrat janë përdorur në mënyrë dekorative, në disa raste piktori anonim është përpjekur që me anë të tyre, të ndihmojë sado pak në dhënien e formave të trupit. Kjo mund të vërehet në figurat e skenës "Ngjallja e Llazarit", në figurën e Joakimit në skenën "Ipapandia" dhe në figurat e skenës "Deisis" e në ndonjë tjetër. Figurat që veshjet i kanë me ngjyra pak më të kultivuara paraqiten me njëfarë volumi, kurse ato që janë në ngjyrë kremi ose të bardhë gëlqereje, duken si të rrafshta, si, p.sh., figura e Profet Avakumit në medaljon, ajo e apostul Pjetrit në murin verior, ajo e Pjetrit të Aleksandrisë, si dhe në veshjet e jerarkëve.

Në modelimin e portreteve piktori anonim i përkufizon fytyrat me anë të një linje të kuqërremtë të errët, herë të trashë si te motrat Martha e Maria, në skenën "Ngjallja e Llazarit" e në të tjera, e cila në disa portrete shtrihet drejt qendrës së fytyrës si sfumaturë, kurse konturet në fytyrë përdoren të holla e të theksuara. Kjo mënyrë trajtimi i jep faqet të mbushura e me volum, ndonëse me njëfarë plastike ireale. Në shumë figura ndriçlml i fytyrës është I njënjëshëm e me konture edhe më të holla, por të theksuara, me hije të lehta anëve, kurse vendet më të ngritura theksohen me anë refleksesh prej panelash të bardhë, si mbi vetulla, nën sy, mbi hundë, mbi buzë, rreth qafës. Kjo mënyrë trajtimi i bën portretet të duken me një plastikë më reale, slç mund të soditen në shumë figura, si te figura e Shën Mltrit dhe e Shën Gjergjit, tek ato të skenës "Deisis" etj.

Në shumë figura piktori i trajton sytë me një hije të kuqërremtë të errët dhe gati në të gjitha figurat vetullat i bashkon me errësirën e syve. Me këtë i jep më tepër mundësi nxjerrjes në pah të pjesëve të tjera të fytyrës. Kjo mënyrë trajtimi vërehet kudo, por më tepër te figurat brenda medaljoneve.

Në disa figura, në modelimin e portreteve, përveç ngjyrës së kuqërremtë që shtrihet si sfumaturë, në faqet e tyre është përdorur fare lehtë e kuqja , e cila, në disa raste, i afrohet okrit, duke i ngjarë pak ngjyrës reale të karnacionit. Ngjyrat te portretet nuk përdoren me ndonjëfarë teknike të lartë, veçse ndriçohen në mënyrë të njënjëshme. Flokët dhe mjekrat trajtohen në mënyrë grafike në ngjyrë të kuqërremtë, kafe në të kuqe, të rinjtë me onde ose kaçurela, vendet e ngritura theksohen prej penelash gri të çelët, te pleqtë të thinjur. Në pikturën tonë të vjetër bizantine, siç ngjan në përgjithësi në pikturën bizantine, piktorët e asaj kohe u kanë dhënë më tepër kujdes trajtimit të portreteve. Kjo vërehet dhe në pikturën e Shën Mërisë së Cerckës, sidomos në figurat e brezit të fundit që janë me format më të madh, siç mund t'i soditim te figura e Shën Thanasit dhe ajo e Shën Kollit, tek ato të skenës "Deisis", tek ato të engjëjve të skenës "Guri" etj.

Ky kujdes i veçantë në modelimin e portreteve nga ana e piktorëve të principatave u jep përparësi figurave për efekte didaktike, që ato të komunikonin e të ndikonin te spektatorët.

Ndonëse në stil të vjetër bizantin, në pikturën e Cerckës, disa figura janë arritur me nivel të lartë artistik, me vështrime të gjalla, me botë të pasur shpirtërore e me individualitet të theksuar. Kjo gjë dëshmon për talentin e piktorit anonim të kësaj pikture. Nga figurat më të arritura artistikisht mund të përmenden ato të skenës "Deisis", nga ato të veçuarat, ajo e Shën Mitrit dhe e Shën Gjergjit etj. Sidomos me një nivel të lartë artistik, në stilin e kohës, paraqitet portreti i Shën Thanasit, të cilin piktori e ka modeluar me një kujdes të veçantë. Megjithëse me ndriçim të njënjëshëm, piktori është munduar që ngjyrat t'i përdorë me ndriçime të intonuara në format e ngritura të ballit të gjerë e të mollëzave, duke i theksuar ato me reflekse penelash të bardhë dhe e ka pajisur me një mjekër të gjerë grafike me rrutullama të thinjura prej penelash të gjerë e të kurbta. Sidomos portreti i Shën Thanasit është arritur me një vështrim të gjallë e të fuqishëm psikologjik, që komunikon dhe depërton thellë te shikuesi.

Figura e Shën Thanasit, si tip, ka shumë ngjashmëri me tipa të bëshëm të krahinës së Kolonjës së Korçës, gjë që më bën të supozoj se piktori anonim I saj ka shumë të ngjarë të ketë qenë nga këto vise tonat, siç ka ndodhur disa shekuj më vonë dhe me piktorin kolonjar David Selenica, I cili në pikturën e tij ka dhënë shumë tipa të asaj krahine*.

Gjithashtu, me interes artistik në këtë pikturë paraqitet dhe skena "Deisis", me Shën Mërinë dhe Pagëzorin anash Krishtit, në pozicion lutjeje. Kjo skenë dallon jo vetëm për modelimin e portreteve të arritura me mjeshtëri në detaje, sipas stilit të kohës, por dhe për pajisjen e tyre me vështrim të gjallë e plot jetë, me qëndrime gati frontale, me lëvizje të matura, të evidencuara bukur mbi sfondin e errët. Këto figura janë dhënë me pamje dinjitoze e të rëndë perandorake e madhështore. Ndër tri portretet e figurave të skenës, ajo e Pagëzorit, pavarësisht se e dëmtuar diçka në fytyrë, paraqet më tepër interes artistik për tipin e saj origjinal, e modeluar me tipare më të përparuara dhe me prirje realiste, në realizimin e detajeve të fytyrës,. në ato të mjekrës dhe të flokëve. që, ndonëse në mënyrë grafike, por arritur me një krehje të bukur mjaft reale.

Në krahasim me pikturat tona më të hershme ose të kësaj kohe, në disa figura të Cerckës, si p.sh. në figurat e skenës "Deisis", në figurën e apostul Gjonit të skenës "Shpërfytyrimi", në figurat e dy engjëjve në skenën "Guri", dhe në atë të dy Shën Theodhorëve Tironi e Stratillati, bie në sy njëfarë evoluimi në trajtimin e figurave, sidomos në modelimin e portreteve e të duarve të tyre, të cilat arrihen me një plastikë pak më të përparuar, ndonëse me ndriçim të njënjëshëm. Ky lloj trajtimi tregon se stili i kësaj pikture të vjetër ka filluar të përparojë, gjë që na bën të mendojmë se kjo duhet t'i atribuohet një kohe pak më të vonë nga ajo e monumenteve, që trajtuam më sipër.

Duke u mbështetur në tiparet që dolën nga analiza e kësaj pikture të Cerckës, mendojmë se kjo pikturë duhet t'i atribuohet kohës prej gjysmës së shek.XI dhe, jo më vonë se fillimi i shek.XII.

Në favor të këtij datimi dëshmon dhe paleografia e mbishkrimit kryesor të kishës së fragmentuar që ruhet mbi portën, si dhe paleografia e tekstit të ungjillit që mban Shën Thanasi në duar, paleografia e rulove që kanë, shenjtorët dhe paleografia e nënshkrimeve të të gjitha figurave, të cilat janë me grafi karakteristike të shek.XI-XII.

Si plotësues në favor të këtij datimi, në mënyrë të tërthortë mund të përdoret dhe struktura e vjetër e ndërtimit të murit lindor të monumentit, i cili, më mirë nga muret anësore, dëshmon për një datim afërsisht të shek.XI-XII.

info@balkancultureheritage.com