Popujt e nënshtruar, futen në shtetin Romak
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Popujt e nënshtruar, futen në shtetin Romak

Deri tani kemi parë se sa e mjeruar ishte gjendja e të nënshtruarve të Romës dhe sa e madhe ishte zilia për të pasur fatin e qytetarit. Në këtë drejtim, nuk vuante vetëm sqima; bëhet fjalë për interesa më të mëdhenj e më të shtrenjtë. Kush nuk ishte qytetar romak, nuk mund të njihej as si bashkëshort, as si baba; ai nuk mund të ishte ligjërisht as pronar, as trashëgimtar. Aq e madhe ishte vlera e titullit qytetar romak, saqë pa të individi gjendej jashtë të drejtës, ndërsa përmes tij ai hynte në shoqërinë e rregullt. Në këtë mënyrë, ky titull do të kthehej në një objektiv të gjallë të dëshirave njerëzore. Latini, greku, më vonë spanjolli dhe gali, të gjithë do të aspironin të bëheshin qytetarë romakë dhe kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të pasur të drejta e për të vlejtur diçka. Të gjithë popujt, njëri pas tjetrit, pak a shumë sipas radhës në të cilën ata kishin hyrë në perandorinë e Romës, do të punonin dhe do të përpiqeshin të ishin pjesë e qytezës romake dhe më në fund, pas përpjekjesh të panumërta, do e arrinin një gjë të tillë.

Kjo hyrje e ngadaltë e popujve në shtetin romak, përbën aktin e fundit në historinë e gjatë të shndërrimit shoqëror të njerëzve të lashtësisë. Për të studiuar këtë ngjarje të madhe në të gjitha fazat e saj të njëpasnjëshme, është e nevojshme që ajo të analizohet, duke nisur nga shekulli i katërt para erës sonë.

Latiumi ishte nënshtruar; nga dyzet popujt e vegjël që e banonin atë, Roma kishte shfarosur gjysmën, disave u pat marrë tokën dhe të tjerëve u kishte lënë cilësinë e aleatit. Në vitin 340, këta të fundit do të vinin re se aleanca ishte tërësisht në dëm të tyre, se atyre u duhej të nënshtroheshin për të gjitha dhe se ata ishin të dënuar të derdhin çdo vit gjakun dhe paratë e tyre për përfitimin e Romës. Ata do të bënin një koalicion; prijësi i tyre, Annius, do ta formulonte kështu kërkesën përpara Senatit të Romës:

"Të na jepet barazia; të kemi të njëjtat ligje; të formojmë me ju një shtet të vetëm, një civitas; të kemi vetëm një emër dhe të gjithë të quhemi njëlloj romakë." Annius-i shqiptonte kështu, që në vitin 340, dëshirën që të gjithë popujt e perandorisë do e formësonin njëri pas tjetrit dhe do e realizonin plotësisht vetëm pas pesë shekuj e gjysmë. Kjo kërkesë ishte krejtësisht e re dhe e papritur për kohën; romakët do e shpallnin atë monstruoze dhe kriminale; në fakt, ajo binte ndesh me besimin dhe të drejtat e lashta të qytezës. Konsulli Manlius do të përgjigjej se, në rast se një propozim i tillë do të pranohej, ai vetë do të vriste me dorën e tij latinin e parë që do të vinte të ulej në Senat; pastaj, duke u kthyer drejt altarit, duke pasur zotin si dëshmitar, do të deklaronte: "A i dëgjon, o Jupiter, fjalët përdhosëse që dolën nga goja e këtij njeriu. A është e mundur që ti, o Zot, të lejosh që një i huaj të vijë e të ulet në tempullin tënd të shenjtë, si senator, si konsull?" Manliusi shprehte kështu ndjenjën e lashtë të përbuzjes që ndante qytetarin nga i huaji. Kjo ndjenjë ishte pjellë e besimit të lashtë fetar, i cili urdhëronte që i huaji duhej konsideruar i urryeri i njerëzve, sepse ai ishte i mallkuari i perëndive të qytezës. Për të ishte e pamundur që një latin të bëhej senator, pasi vendi ku mblidhej Senati ishte një tempull dhe perënditë romake nuk mund të duronin në sanktuarin e tyre praninë e një të huaji.

Mospranimi i kësaj kërkese do të pasohej nga lufta; latinët e mundur bënë aktin e deditim-it, domethënë u dorëzuan romakëve qytezat, kultet, ligjet, tokat e tyre. Gjendja në të cilën ata kishin rënë ishte tejet mizore. Në Senat, një konsull do të shprehej se, në rast se Roma nuk dëshironte të rrethohej nga një shkretëtirë e pafund, ajo duhej të ndreqte fatin e latinëve me një lloj mëshire. Tit-Livi nuk e shtjellon qartë se si u veprua; por, nëse besojmë atë, latinëve iu njoh e drejta e qytetarisë romake, por pa përfshirë në të të drejtën politike të votës dhe as të drejtën civile të martesës; mes të tjerash, vihet re se qytetarët e rinj nuk llogariteshin në cens. Shihet qartë se me këtë veprim, Senati vazhdonte t'i mashtronte latinët, duke u dhënë atyre vetëm emrin qytetarë romakë; pas këtij titulli fshihej një nënshtrim i vërtetë, sepse njerëzit që e mbanin atë, kishin detyrimet e qytetarit pa pasur të drejtat e tij. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë shumë qyteza latine do të hidheshin • në kryengritje me kërkesën që t'u hiqej kjo e ashtuquajtur e drejtë qytetarie.

Do të kalonin rreth njëqind vjet dhe, ndonëse Tit-Livi nuk thotë asgjë për këtë, do të shihet qartë se Roma ka ndërruar politikë. Gjendja e latinëve që kanë të drejtën e qytetarisë pa të drejtë vote dhe pa connubium nuk ekziston më. Roma u ka rimarrë atyre titullin e qytetarit ose më mirë të themi, i ka dhënë fund këtij mashtrimi, duke vendosur t'u japë qytezave të ndryshme qeverisjen e tyre mbi bazën e qytet-shtetit, ligjet e tyre, magjistraturën e tyre.

Mirëpo, përmes këtij veprimi të aftë të paparë, Roma kishte nisur të hapte një portë, e cila, sado e ngushtë që ishte, u lejonte subjekteve të nënshtruara të hynin dhe të bënin pjesë në qytetarinë romake. Ajo i njihte tashmë çdo latini, i cili kishte ushtruar të paktën një herë funksionin e magjistratit në qytezën e vet të lindjes, të bëhej qytetar romak në përfundim të zbatimit të kësaj detyre28. Kësaj here, dhënia e së drejtës së qytetarisë ishte e plotë dhe pa rezerva; e drejta e votës, magjistraturat, regjistrimi në cens, martesa, e drejta private, në të përfshihej gjithçka. Më në fund, Roma ishte bindur të ndante me të huajin besimin e saj, qeverisjen dhe ligjet e saj; por këto favore që ajo jepte ishin të një natyre individuale dhe nuk u njiheshin të gjitha qytezave, por vetëm disa njerëzve në secilën prej tyre. Roma pranonte në gjirin e saj veç atë që ishte më e mirë, më e pasur, më e vlerësuar në Latium.

Kjo e drejtë qytetarie do të bëhej atëherë një diçka e çmuar, pasi, së pari, ajo ishte e plotë dhe së dyti, sepse ishte një privilegj. Falë saj, njeriu figuronte në kuvendet e qytetit më të fuqishëm të Italisë; ai mund të ishte konsull dhe të komandonte legjione. Ky veprim mund të kënaqte edhe ambiciet më modeste; në saje të tij, përmes martesës, individi mund të lidhej me një familje romake; ai mund të vendosej në Romë dhe të ishte pronar; atje ai mund të merrej me tregti, pasi Roma tani ishte kthyer në vendin tregtar kryesor të botës. Mund të hynte dhe të bënte pjesë në shoqërinë e publikanëve, domethënë të merrte pjesë në përfitimet e jashtëzakonshme që siguroheshin nga vjelja e taksave ose nga spekulimi me tokat e ager publicus. Kudo të banonte njeriu që e kishte fituar këtë të drejtë, ai ishte tejet i mbrojtur; ai i shpëtonte autoritetit të magjistratëve të qytet-shtetit e madje ishte edhe i mbrojtur nga vetë trillet e magjistratëve romakë. Të qenit qytetar i Romës i jepte atij mundësinë për të përftuar nderime, pasuri, siguri.

Për pasojë, latinët do të përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të fituar këtë titull. Një ditë, kur Roma deshi të tregohej paksa e ashpër, ajo zbuloi se 12 000 vetë prej qytetarëve të saj, e kishin marrë këtë titull nëpërmjet mashtrimit.

Zakonisht, Roma bënte sikur mbyllte sytë, me mendimin se, kësisoj, popullsia e saj mund të rritej në numër dhe do të ndreqte kështu edhe humbjet e shkaktuara nga Iuftërat. Por qytezat latine lëngonin; qytetarët më të pasur të tyre arrinin të bëheshin qytetarë romakë dhe Latiumi varfërohej gjithnjë e më shumë. Taksat, nga të cilat më të pasurit ishin përjashtuar, nën cilësinë e të qenit romakë, sa vinte e rëndoheshin dhe kontingjenti i ushtarëve që duheshin dërguar çdo vit në Romë, bëhej gjithnjë e më i vështirë për t'u plotësuar. Sa më i madh të ishte numri i atyre që përfitonin të drejtën e qytetarisë, aq më të rënda bëheshin kushtet e atyre që nuk e kishin këtë mundësi. Do të vinte një kohë, kur qytezat latine do të kërkonin që kjo e drejtë qytetarie të pushonte së qeni privilegj.

Edhe qytezat e tjera italiane, të cilat ishin të nënshtruara qysh prej dy shekujsh dhe ndodheshin në të njëjtat kushte si edhe qytezat latine, do të ndesheshin me largimin e të pasurve të tyre për t'u bërë romakë, ndaj do e kërkonin edhe ato këtë të drejtë qytetarie. Në këtë epokë, fati i subjekteve të nënshtruara apo i aleatëve ishte bërë akoma më i padurueshëm pasi gjatë kësaj periudhe, demokracia romake kishte nisur të ngrinte me shumë zhurmë çështjen e madhe të Iigjeve agrare. Mirëpo, të gjitha këto ligje kishin si parim që as subjekti i nënshtruar as aleati nuk mund të ishin pronarë të tokës, me përjashtim të rasteve kur ata zotëronin një akt formal të qytezës dhe kur pjesa më e madhe e tokave të Italisë të ishin pjesë e republikës; një pjesë kërkonte që këto toka, të cilat ishin pothuajse të gjitha të zëna nga popullsi italiane, të rimerreshin nga shteti dhe t'u ndaheshin të varfërve të Romës. Pra, italianët gjendeshin nën kërcënimin e një rrënimi të përgjithshëm; më shumë se kurrë, ata ndienin nevojën për të pasur të drejta civile dhe këto mund t'i kishin vetëm duke u bërë qytetarë romakë.

Lufta që do të pasonte u quajt lufta shoqërore; në fakt, aleatët e Romës rrokën armët për të mos qenë më aleatë dhe për t'u bërë romakë. Ndonëse Roma doli fitimtare, ajo u detyrua t'u jepte atyre atë çka kërkonin dhe italianët fituan të drejtën e qytetarisë. Të asimiluar qysh prej asaj kohe me romakët, ata mundën të votonin në forum; në jetën private, ata nisën të administroheshin nga ligjet romake; atyre iu njoh e drejta lidhur me tokën dhe toka italiane, njëlloj si edhe toka romake, mund të zotërohej si pronë. U vendos kështu jus italicum, e cila ishte e drejta jo e individit italian, pasi Italia ishte bërë romake, por e tokës italike, e cila ishte e aftë të gjeneronte pronën, ashtu sikurse edhe ager romanus.

Duke filluar nga kjo kohë, e gjithë Italia do të formonte një shtet të vetëm. Mbetej akoma që në bashkimin romak të lejoheshin të hynin edhe provincat.

i Këtu duhet bërë një dallim mes provincave të Perëndimit dhe Greqisë. Në Perëndim gjendej Galia dhe Spanja, të cilat, përpara pushtimit, nuk kishin njohur ndonjë regjim të vërtetë të qytet-shtetit. Roma iu përvesh punës për të krijuar edhe te këta popuj këtë regjim, si nisur nga fakti se ndoshta besonte se nuk mund t'i qeveriste dot ndryshe, dhe me synimin për t'i asimiluar pak nga pak në gjirin e popullsive italiane, ata duhej të përshkonin të njëjtën rrugë që këto popullsi kishin përshkuar. Këtu e ka origjinën fakti që perandorët, të cilët eliminonin krejt jetën politike në Romë, kujdeseshin më shumë për format e lirive të qytet-shtetit në provinca. Kësisoj, në Gali do të krijoheshin qytet-shtetet e para; secili prej tyre kishte senatin e vet, trupën e vet aristokrate, magjistratët e vet të zgjedhur; madje, seciii prej tyre pati edhe kultin e vet vendas, Genius-in dhe hyjnitë e veta poliade, sipas imazhit të perëndive të Greqisë dhe Italisë së lashtë. Mirëpo ky regjim i qytet-shtetit që po vendosej sipas kësaj mënyre, nuk mundi, gjithsesi, t'i pengonte njerëzit të mbërrinin në qytetin romak; përkundrazi, ai i përgatiste ata për këtë. Hierarkia e kombinuar me mjaft aftësi mes këtyre qytezave, përcaktonte shkallët përmes të cilave ato duhej të afroheshin dalëngadalë me Romën, për t'u asimiluar përfundimisht në të. Dalloheshin: 1. aleatët, të cilët kishin një qeverisje dhe ligjet e tyre dhe asnjë lidhje juridike me qytetarët romakë; 2. kolonitë, që gëzonin të drejtën civile të romakëve, pa pasur të drejta politike të tyre; 3. qytetet e së drejtës italike, domethënë ato qyteza që Roma kish pasur mirësinë t' u njihte të drejtën e pronësisë së plotë mbi tokat e tyre, njëlloj sikur këto toka të ndodheshin në Itali. qytetet e së drejtës latine, domethënë ato qyteza, banorët e të cilëve mundeshin, sipas zakonit të vendosur dikur në Latium, të bëheshin qytetarë romakë, pasi kishin ushtruar funksionin e magjistratit në qytet-shtetet përkatëse. Këto dallime ishin aq të thella, saqë midis dy personave të kategorive të ndryshme, nuk ishte e mundur as martesa dhe as lidhja juridike. Më në fund, nën kujdesin e perandorëve të ndryshëm qytetet mundën të ngriheshin, shkallë-shkallë, nga gjendja e subjektit të nënshtruar apo aleatit në nivelin e së drejtës italike dhe nga e drejta italike në të drejtën latine. Kur një qytet e arrinte këtë shkallë, familjet kryesore të tij bëheshin romake njëra pas tjetrës.

Edhe Greqia do të hynte, pak nga pak, në shtetin romak. Fillimisht, çdo qytet do të ruante format dhe mekanizmat e regjimit të qytet-shtetit. Në momentin e pushtimit të saj, Greqia kishte shfaqur dëshirën për të ruajtur autonominë e vet; Roma ia la këtë autonomi dhe ndoshta më gjatë se ç'dëshironte ajo. Në krye të disa pak brezave, ajo nisi të aspironte të bëhej romake; sqima, ambicia, interesi, të gjitha elementet shkonin në këtë drejtim.

Grekët nuk ushqenin për Romën atë urrejtje që njerëzit kanë zakonisht për pushtuesin e huaj; ata e admironin Romën dhe kishin për të një nderim të skajshëm; krejt vetiu, pa kurrfarë shtytjeje, ata ushqenin për të një adhurim të vërtetë dhe i ngrinin tempujt ashtu si një perëndie. Çdo qytet kishte nisur të harronte hyjninë e vet poliade dhe në vend të saj adhuronte perëndeshën Romë dhe perëndinë Cezar; festat më të bukura u kushtoheshin atyre, dhe kryemagjistratët nuk kishin funksion më të lartë sesa ai i kremtimit me pompë të bujshme të Iojërave perandorake. Njerëzit po mësoheshin t'i hidhnin sytë përtej qytezave të tyre; ata shihnin te Roma qytetin e mrekullueshëm në krejt kuptimin e fjalës, atdheun e vërtetë, pritanene e të gjithë popujve. Qyteti, ku ata kishin lindur, u dukej i vogël, interesat e tij nuk ishin më pjesë e mendimit të tyre; nderimet që ai jepte nuk e kënaqnin më ambicien e tyre. Njeriu nuk kishte kurrfarë vlere, në rast se ai nuk ishte qytetar romak. Është e vërtetë se, nën sundimin e perandorëve, ky titull nuk jepte më të drejta politike; por ai ofronte avantazhe më të mira, pasi njeriu që vishej me të, fitonte njëkohësisht, me të drejta të plota, të drejtën e pronësisë, të drejtën e martesës, autoritetin atëror dhe krejt të drejtën private të Romës. Ligjet, që gjithkush gjente në qytetin e vet, ishin ligje të ndryshueshme e të pathemelta, të cilat kishin veç një vlerë relative; romaku i përbuzte dhe vetë greku i quante me shumë pak vlerë. Për të pasur ligje të palëvizshme, të njohura e të pranuara nga të gjithë dhe me të vërtetë të shenjta, duhej të kishe ligje romake.

Njeriu që zotëronte titullin e qytetarit romak, nuk bënte më pjesë në qytetin e tij të lindjes as në pikëpamje civile e as politike. Ai mund të vazhdonte të banonte në të, por ai konsiderohej i huaj; ai nuk u nënshtrohej më ligjeve të qytetit, nuk u nënshtrohej më magjistratëve të vet, nuk bëhej subjekt i taksave në të holla31. Kjo ishte rrjedhojë e parimit të vjetër, sipas të cilit i njëjti person nuk mund t'u përkiste njëherazi dy qytezave.32 Natyrshëm, do të arrihej në rezultatin që pas disa brezash, çdo qytezë greke të kishte një numër të mirë njerëzish, dhe zakonisht këta ishin më të pasurit, të cilët nuk njihnin më as qeverisjen dhe as të drejtën e kësaj qyteze. Kësisoj, regjimi i qytet-shtetit nisi të eliminohej dalëngadalë, si prej ndonjë vdekjeje natyrore. Do të vinte një ditë, kur qyteza do të kthehej në një kornizë që nuk inkuadronte më asgjë, kur ligjet vendase nuk do të gjenin më zbatim për askënd, kur gjykatësit e qytet-shtetit nuk kishin më njerëz për të gjykuar sipas të drejtës së tyre.

Më në fund, pasi tetë ose dhjetë breza kishin aspiruar dhe ishin përpjekur për të fituar të drejtën romake dhe kur të gjithë ata që kishin njëfarë vlere e kishin marrë atë, befas do të dilte një dekret perandorak, i cili ua njihte këtë të drejtë të gjithë njerëzve të lirë, pa dallim.

Ajo që na habit këtu është fakti se lidhur me këtë dekret nuk dimë me siguri as datën dhe as emrin e perandorit që urdhëroi nxjerrjen e tij; megjithatë, duket se një gjë e tillë ka ndodhur nën sundimin e Karakalas, domethënë të një perandori, i cili nuk ishte shquar asnjëherë për ndonjë vizion të madh; ky ligj i atribuohet atij, thjesht si një masë fiskale e zakonshme. Mirëpo, në krejt historinë e dekreteve nuk gjendet një dekret më i rëndësishëm se ai: ai eliminonte dallimin që ekzistonte qysh prej pushtimit romak, mes popullit sundues dhe popujve të nënshtruar; madje, ai zhdukte edhe dallimin shumë më të lashtë, që feja dlie e drejta kishin vendosur mes qytezave. Megjithatë, historianët e atyre kohërave e kanë kaluar pa e vënë re dhe këtë ngjarje ne e njohim vetëm përmes dy teksteve mjaft të vagëta të juriskonsultëve dhe një dëshmie të shkurtër të Dion Cassius-it33. Nëse ky dekret nuk u ka bërë ndonjë përshtypjeje bashkëkohësve të vet dhe nuk është vënë re as nga ata që shkruanin atëherë historinë, kjo i detyrohet faktit se ndryshimi, shprehje juridike e të cilit ai ishte, ishte përmbushur qysh prej shumë kohësh. Pabarazia mes qytetarëve dhe subjekteve të nënshtruara ishte dobësuar brez pas brezi dhe dalëngadalë ishte fshirë. Dekreti mund të kalonte pa u vënë re, nën velin e një mase fiskale; ai shpallte dhe kalonte në fushën e së drejtës atë që tashmë përbënte një fakt të kryer.

Atëherë, titulli i qytetarit nisi të binte në harresë, por edhe nëse vazhdonte të përdorej, kjo bëhej vetëm për të dalluar gjendjen e njeriut të lirë përkundrejt skllavit. Duke nisur nga ajo kohë, gjithçka që bënte pjesë në perandorinë romake, nga Spanja deri në Eufrat, do të formonte, me të vërtetë, një popull dhe një shtet të vetëm. Dallimi mes qytezave kishte marrë fund; dallimi mes kombeve mezi shquhej. Të gjithë banorët e kësaj perandorie të pafund ishin njëlloj romakë. Gali braktisi emrin e tij gal dhe nxitoi të merrte emrin romak; kështu bëri spanjolli; kështu bëri banori i Thrakës apo Sirisë. Tashmë kishte vetëm një emër, një atdhe, një qeverisje të vetme, një të drejtë të vetme.

Shihet se sa shumë ishte zhvilluar qyteza romake nga epoka në epokë. Në zanafillën e saj, ajo kishte pasur në gjirin e vet vetëm patricë dhe klientë; më pas, në të kishte depërtuar klasa e plebenjve, ajo e latinëve, e italianëve; më në fund në të do të hynin edhe banorët e provincave. Për të realizuar këtë ndryshim të madh, nuk kishte mjaftuar vetëm pushtimi. Ishin dashur shndërrimi i ngadaitë i ideve, lëshimet e matura por të pandërprera të perandorëve dhe trysnia e interesave individualë. Atëherë të gjitha qytezat do të veniteshin pak nga pak; e fundit e mbetura në këmbë, edhe qyteza romake do të shndërrohej dhe do të kthehej në një bashkim të një duzine popujsh të mëdhenj, nën një sundimtar të vetëm. Kjo ngjarje shënon rënien përfundimtare të regjimit të qytet-shtetit.

Tema e zëvendësimit të qeverisjes së qytet-shtetit nuk është pjesë e interesit tonë e po kështu nuk është as ajo e kërkimit nëse ky ndryshim qe më dobiprurës apo më i dëmshëm për popullsitë e ndryshme. Ne duhet të ndalemi pikërisht aty ku format e lashta shoqërore që Antikiteti kishte vendosur, do të fshiheshin një herë e përgjithmonë.

info@balkancultureheritage.com