Portiku
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Portiku

Portiku 2.75- 3 m i gjerë, i shtruar me dhe të ngjeshur a tulla, shërbente si korridor për ndërlidhjen dhe organizimin e mjediseve të banesës. Portiku mbulohej me çati një ujëse me tjegulla, struktura e drunjtë e së cilës nga para mbështetej në arkitraun e kolonadës së oborrit, ndërsa nga pas inkastrohej në murin e banesës. Si i tillë ai luante edhe rolin e një brise-soieil, thyerësi të rrezeve të diellit, duke lejuar që mjediseve të kalonin rrezet e hershme të diellit të mëngjesit dhe rrezet e vona të diellit të pasdites dhe duke pritur me pullaz rrezet përvëluese të diellit në zenit. Mesditave të dimrit, rrezet e diellit të ulët arrinin të kapnin një pjesë të hapësirës pas kolonave të peristilit, duke krijuar rezervuarë nxehtësie. Si i tillë, në ditët e mira dhe mbrëmjet e ngrohta, ai shërbente edhe për qëndrimin e familjes.

Nga jashtë në portik kalohej nëpërmjet korridorit të hyrjes, gjerësia prej rreth 3 m e të cilit lejonte edhe kalimin e karrove. Ndryshe nga banesat me peristil të vendeve të tjera, ku korridori përkon me mesin e oborrit, në banesat e mësipërme hyrja përkonte me një krah të portikut, çka lejonte që karrot të arrinin bllokun e shërbimit, duke shmangur kthesat e forta që do sillte korridori simetrik.

Në një rast të vetëm (Foinike), kalimi në korridor paraprihet nga shkallë rreth 2 m të larta. Bazamentet e kolonave të drunjta mbi bllokun e miqve në Antigonea, tregojnë se mbi njërin krah të portikut, mbi mjediset e miqve dhe sallën e ngrënies, ndodhej një kat i dytë. Në të kundërt krahu përballë zhvillohej si galeri, pa mjedise pas vetes. Kjo strukturë planimetrike sillte një zhvillim të diferencuar vëllimor, dykatësh në njërin krah dhe njëkatësh në krahun e Erë, çka tregon se kolonada e oborrit ka qenë njëkatëshe.

info@balkancultureheritage.com