Prezë (Preza)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Prezë (Preza)

Kështjella e hershme osmane

Preza është një fshat i vogël i ndodhur në pikën më të lartë të një vargu kodrash, që ndajnë rrafshinën e Tiranës nga rrafshina bregdetare e Durrësit. Ajo është e ndërtuar poshtë rrënojave të një kështjelle të periudhës së hershme osmane, e cila e kurorëzon akoma majën e kodrës më shumë se 300m mbi fushën. Ky vend, 20km në veriperëndim te Tiranës, kontrollon rrugën që të çon nga Durrësi për në Krujë, Shkodër dhe Tiranë.

Përveç rëndësisë së saj strategjike, Prezën e përmendin shumë pak burime. Fshati mund të jetë i një origjine paraosmane. Përmendja e parë e saj bëhet në regjistrimin e përgjithshëm osman të vitit 1431 si “Prizde”, e ndodhur në “vilajetin e Akça Hisarit (Krujës). Atëherë, ajo ishte pjesë e timarit të një peshkopi, i cili e ka marrë atë si uzukruft (pronë me të drejtë përdorimi) nga Mehmedi I. Fshati kishte 26 familje, numër i konsiderueshëm për zonën dhe për kohën.

Në librin e tij “Historia e Skënderbeut”, Barleti përmend një kështjellë të Prezës në lidhje me rrethimin e parë të Krujës nga Mehmed Fatihu. Në atë kohë, ajo ishte në rrënoja. Në studimin osman të vitit 1528, në Prezë nuk përmendet asnjë kështjellë. Ky studim regjistron dy kështjella në kazanë e Akça Hisarit (Krujës), në të cilën ndodhej vetë Preza. Këto dy kështjella ishin ato të Akça Hisarit dhe Petrelës, të cilat përmenden së bashku me hollësitë mbi fuqinë e gamizoneve të tyre. Kështjella e Prezës ishte lënë si gërmadhë që në kohën e luftimeve të Skënderbeut. Përsëri shohim se në Prezë përmendet një kështjellë në një urdhër sulltanor, adresuar kadiut të Akça Hisarit (Krujës) dhe shpallur në Edrene më 8 Dhulhixhe të vitit 953 (fundi i janarit të vitit 1547). Ky përshkman mënyrën në të cilën imami dhe hatibi (predikuesi) emëroheshin në “xhaminë që ishte ndërtuar në kështjellës e Prezës”, e cila ndodhej në kazanë e Akçe Hisarit (Kmjës). Gjithashtu, duheshin sigumar edhe hasrat për dyshemenë, vaji për kandilat dhe një portier për xhaminë. Urdhri ishte një përgjigje ndaj kërkesës së bërë nga kadiu i Akça Hisarit ndaj qeverisë osmane.

Një përshkrim anonim italian i vitit 1570 e përmend kështjellën e Prezës si të ndërtuar nga turqit “kohë më parë”. Protokolli i ambasadës së Bemardos në vitin 1590 e përmend gjithashtu atë, ashtu sikurse edhe kadi sixhilati i Elbasanit në vitin 1605.(5) Regjistri i hollësishëm i sanxhakut të Ohrit i vitit 991 (1583), përmend në kazanë e Akça Hisarit fshatin “Praz”, që kishte 59 familje muslimane dhe 30 kristiane. Gjithashtu, ky regjistrim i përshkruan timaret e ushtarëve të garnizoneve të kështjellave në këtë kaza, por lë pa përmendur emrat e vetë kështjellave. Ato mund të kenë qenë Kmja, Petrela dhe Preza.

Evlia Çelebiu mund të ketë kaluar në Prezë në vitin 1670, gjatë rrugës së tij nga Tirana për në Shkodër, por nuk e përmend as atë dhe as Kmjën. Gjatë shekullit XIX, kështjellës iu shtua edhe një Kullë Sahati. Von Hahn e pa atë në vitin 1852. Në formën e saj aktuale, ajo mund t’i ketë gjurmët në ndonjë riparim apo rikonstruktim të vitit 1275 H (1858/59), datë e cila paraqitet në një mbishkrim osman në kullë. Që nga vizita e Von Hahn, kështjella është përmendur nga Shuflai, Praschniker dhe Schober, të cilët i kushtuan të gjithë disa rreshta.

Studimi i parë i mirëfilltë shkencor mbi historinë e ndërtimit të kështj ellës është bërë nga shqiptari Lazër Papajani në vitet 1970, kohë kur u bënë disa punime restaumese.

Kështjella e hershme osmane

Kështjella e Prezës është një pesëkëndësh i çrregullt, me përmasa 80 me 50m. Forma e saj diktohet në një masë të madhe nga forma e majës së kodrës. Ajo çfarë shohim ne është një mbyllje muresh, nga 1.30 në 1.40m trashësi, e përforcuar nga katër kulla rrethore në katër anët dhe nga një portë e madhe. Muret janë majtur deri në një lartësi 6.40m. Materiali ndërtues është i përbërë nga blloqe të vogla të punuara mirë, të fiksuar me një suva të fortë dhe të trashë, që mbulon pjesërisht sipërfaqen e ulët të mureve. Në disa vende, ajo është e zbukumar me tullë. Dobësia e murit na tregon se kështjella nuk ishte caktuar të përballonte rrethimet e gjata me mekanizma rrethues apo artileri, por funksioni i saj ishte që të frenonte bandat e vogla të armatosura.

Tiparet më karakteristike arkitekturore të kështjellës shihen tek kullat dhe tek porta. Kullat kishin nga dy kate secila, të ndarë nga dysheme prej druri. Kati i dytë ishte i arritshëm me anën e shkallëve të brendshme. Dikur kullat ishin të kurorëzuara me ballkone, në majën e të cilave ndodhej një udhëkalim. Këto ballkone ishin prej guri. Në kulla ishte e mundur hyrja me anë të portave nga oborri i madh i brendshëm i kështjellës. Porta e kullës në të majtë të hyijes së kështjellës (kullës jugore) është e mbuluar nga një hark tipik osman me katër elemente (qendra) me tulla të holla, të punuara mirë. Zona e harkuar midis harkut dhe qemerit është e mbushur me një brez zig-zag prej tulle dekorative, ashtu siç shihet në shumë vepra osmane të shekullit XV. E njëjta kullë ka një dritare rozetë të madhe apo një “sy bualli” nga jashtë, të realizuar me punë tulle përsëri sipas stilit osman.

Në studimin e tij të vitit 1974, Papajani nuk i dalloi ose nuk deshi t’i dallonte këto elemente si osmane, edhe pse harqet e llojit të gjetur në kullën jugore janë ekskluzivisht të arkitekturës osmane. Dritaija rozetë mund të gjendet gjithashtu edhe në veprat e vona bizantine.

Tipari më karakteristik osman në kështjellë është forma e portës dhe më shumë fasada e saj. Këtu ne mund të dallojmë dy faza ndërtimi. Faza e parë, ajo e kështjellës origjinale, del gjysmë metri nga sipërfaqja e mureve. Fasada është e modeluar nga një zopë drejtkëndore, e cila ulet pak dhe pastaj më shumë në vendin ku takohet me portën, që është e mbuluar nga një hark i shtrirë. Mbi këtë hark të shtrirë ndodhet një hark tjetër dekorativ prej tulle, ku paraqitet forma tipike me katër qendra harqe osmane, por me ndryshimin se anët e sipërme janë më të gjata se zakonisht. Kështu, ai i afrohet shumë të ashtuquajturit “hark persian”, formës së dobët, por zbukuruese të harkut që përdorej ndonjëherë nga osmanët. Kyçi kryesor i harkut është i përbërë nga disa shtresa prej tulle të prerë. Kjo teknikë e formimit të harqeve të ndërtuara me tulla është tipike persiane dhe gjendet vetëm në vendet që kishin kontakte të afërta artistike me franin, si në Selxhuk dhe në Azinë e vogël osmane. Nga aty, ky element u soll në Ballkan, nga muratorët e përgatitur osmanë. Në fran ky element përdoret akoma edhe sot. Në traditën europiane të ndërtimit guri duhet të jetë i madh dhe i fortë, jo i thyeshëm dhe i ndarë në disa pjesë tullash të prera. Mbi harqet osmane me katër qendra, shpesh gjejmë një kyç të prerë nga një copë guri. Ritmi i punës me tullë është thyer, por ndërtimi ishte më solid dhe i sigurt sesa harku i dobët persian. Një dobësi e tillë ishte kundër ndjenjës së ngulitur osmane për një punë solide dhe të qëndrueshme.

Papajani ka menduar se kështjella mund të datojë nga fillimi i shekullit XV dhe se është ndërtuar nga feudalët shqiptarë të familjes Topia. Kjo ka të bëjë më tepër me patriotizmin sesa me historinë arkitekturore.

Nuk mund t’i imagjinoj forma të tilla orientale dhe osmane të punuara nga muratorët e Shqipërisë së mesjetës së vonë. Teknikat e ndërtimit të kishave të vona bizantine ishin mjaft të zhvilluara dhe fjalori arkitekturor ishte mjaft i pasur për ndërtimin e çdo ndërtese të dëshiruar. A mund të mendojmë muratorë osmanë në shërbim të ndonjë feudali të pavarur shqiptar, në tokën e të cilit kishte mjeshtër të zotë, siç mund të gjykohet nga cilësia e veprave të vona bizantine? Për më tepër, Papajani nuk e ka përdorur informacionin e dhënë nga regjistrimi i përgjithshëm osman i vitit 1431, i cili e përmend Prezën si një fshat, por nuk thotë gjë për kështjellën. Ai thjesht thotë se Barleti ishte i pari që ka përmendur Prezën.

Konteksti historik më bën ta vendos ndërtimin e kështjellës në vitet e fimdit të Muradit II ose në dekadën e parë të sundimit të Fatihut, pra midis viteve 1431 dhe 1466. Ndoshta, ajo është ndërtuar me urdhër të Muradit II, pas rrethimit të tij të pasuksesshëm të Krujës në vitin 1450 apo nga komandanti osman i zonës në vitet ’50 të shekullit XV, për ta mbajtur Skënderbeun larg fushës së Tiranës dhe për ta rrethuar në të. Skënderbeu mund të ketë qenë përgjegjës për shkatërrimin e kështjellës, menjëherë pasi ajo u ndërtua. Të dyja luftimet i kanë shpëtuar vëmendjes së Barletit, sepse ishte larg nga vendi ku ai shkroi dhe përpara kohës për të cilën ai ishte më shumë i interesuar. Kronikanët osmanë e kanë lënë pa përmendur ndërtimin dhe shkatërrimin e kësaj kështjelle pa përmendur, për aq sa e vëmë re, sepse një fakt i tillë i shtonte pak lavdi historisë së tyre, ose sepse kjo ngjarje u la në hije nga një ndërtim më i madh, ai i qytetit të ri të Elbasanit në vitin 1466, që është i mirëdokumentuar.

Osmanët e restauruan kështjellën midis viteve 1528 dhe 1547, ashtu siç rezulton nga dukumentet e diskutuara këtu. Ky rindërtim ndoshta duhet lidhur me masat që morën osmanët për të qetësuar fushën e madhe qendrore të Shqipërisë. Duke vënë nën kontroll malësorët gjysmënomadë të pashtruar.

Në “Regjistrat e korrespondencës së rëndësishme” (Muhimme Defterleri) në Bajjbakanlyk Arjhvi në Stamboll, që fillojnë në vitin 1553, ne hasim shënime që përshkruajnë mësymje fisnore në Shqipërinë Qendrore. Ndërtimi i kështjellës së Peqinit u mor përsipër në rrethana të ngjashme me atë të Ishmit, më tej në veri në vitin 1572-1574, apo punët meremetuese në kështjellat e Ndroqit dhe Petrelës, të gjitha në afersi të Prezës.

Gjatë riparimeve të viteve 1528-1547, puna u kufizua në mbylljen e të çarave në mure dhe në forcimin e të vetmes portë të kështjellës. Kjo u bë nga ndërtimi i një porte katrore të jashtme, përballë të vjetrës. Ndërkohë, hyija aktuale u kthye në këndin e djathtë. Pas portës së vjetër u shtuan dy dhoma. Sipër kësaj hapësire të madhe u bënë banesat e gamizonit, por më pas u zëvendësuan nga një xhami relativisht e madhe (10 me 4.20m), trupi i minares të së cilës mund të shihet akoma edhe sot. Kjo duhet të jetë xhamia e përmendur në dokumentin e vitit 1547. Hyija në të mundësohej nga shkallë të jashtme. Një shembull më i vjetër i një xhamie të tillë në hyrjen kryesore të një kështjelle, është ajo e Elbasanit, në kulmin e portës kryesore jugore.

Shtesa e fimdit që i është bërë kështjellës ka qenë Kulla e Sahatit, e cila është restauruar kohët e fimdit. Në këtë kullë ndodhet një mbishkrim osman i vitit 1275 H (1858/59), siç u përmend më sipër, dhe një tjetër që raportohet të jetë arabisht dhe që ka një përmbajtje fetare. Studimi në hollësi i këtyre dy mbishkrimeve do të ishte një gjë interesante, por një gjë e tillë ishte e pamundur për mua. Publikimi i tyre mbetet detyrë e së ardhmes.

info@balkancultureheritage.com