Pushtimi francez i Tunizisë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Pushtimi francez i Tunizisë

Tunizia kishte qenë pjesë ligjore dhe zyrtare e Devletit Osman që nga viti 1574, por ishte drejtuar në emër të Devletit në fillim nga bejlerbejtë, dhe pas vitit 1591, nga dajët dhe bejët. Dajët, pas vitit 1591, dhe më pas bejët, u kthyen në sundimtarët defakto të kësaj province, dhe i drejtonin çështjet e tyre të brendshme në mënyrë të pavarur, edhe pse shenjat e sovranitetit (hutbeja dhe sikke: monedha) ishin në emër të Halifit-Sulltan Osman. Që nga periudha e Ahmed Beut (sundoi 1837-1855), e ëma e të cilit ishte një robinjë nga Gjenova, Tunizia kishte filluar ti kthente shpinën autoritetit osman. Por veziri Hajreddin Pasha, një shtetar i spikatur dhe i aftë që kishte qenë një skllav nga Kaukazi, luftoi gjatë periudhës së Sadik Beut për ta mbajtur provincën nën sundimin osman. Besnikëria e tij ndaj Devletiti Osman e bëri atë armikun e hidhur të gjithë konsujve të huaj në Tunizi, dhe si përfundim rivalët e tij politikë e detyruan të largohej nga provinca. Sulltan Abdylhamidi e emëroi atë në administratën qendrore osmane, por largimi i tij i dobësoi lidhjet e Devletit me Tunizinë. Ndërkohë, Tunizia ishte përfshirë në hua të mëdha parash dhe për administrimin e tyre u krijua një komitet në vitin 1869. Britania i hapi Francës dritën jeshile për pushtimin e Tunizisë në këmbim të njohjes prej saj të Traktatit të Qipros dhe Bismarku deklaroi qëndrimin e tij se "Gjermania nuk do të kishte asnjë kundërshtim kundër Francës, nëse ajo do të pushtonte Tunizinë." Me këtë gjest, Bismarku mund të ketë pasur dëshirën që të ulte krenarinë e Francës për humbjen e Alsak-Lorenës, që ta mbante atë jashtë Evropës, dhe ta shtynte atë që të hynte në një konflikt me Italinë në Afrikë?

Duke pasur këtë nxitje dhe gatishmëri ndërkombëtare, Franca e sulmoi Tunizinë më 4 prill 1881, me pretekstin se do të vendoste ligjin dhe rregullin përgjatë kufijve të Algjerisë dhe Tunizisë, që kinse kishte qenë nën kërcënimin e sulmeve të fisit Kurumir në Algjeri. Franca detyroi Sadik Beun të nënshkruante traktatin e Bardosë në 12 maj 1881, që përcaktonte "mbrojtjen" franceze të Tunizisë, por që në mënyrë dashakeqe, nuk shprehte asgjë për shtetin "agresor" të supozuar.

Qeveria osmane protestoi kundër kësaj shkelje flagrante të Traktatit të Berlinit, por ishte e pafuqishme për t'u përballur me fuqitë arrogante imperialiste evropiane.

info@balkancultureheritage.com