Revista "Monumentet" nga nr. 3, 1972
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Aleksandër Meksi - Arkitektura e kishës së Mesopotamit

Rreth 15 kilometra në verilindje të Sarandës dhe 3 km, në lindje të Finiqit, në një kodër pranë fshatit Mesopotam, ndodhet manastiri i shën-Kollit. Nga ky sol kanë mbetur kisha, konakët, padyshim shumë të vonë, dhe rrënojat e mureve rrethuese.

Kisha e këtij manastiri, një ndër kishat bizantine më të mëdha që ruhen në vëndin tonë dhe e veçantë si tip arkitektural, ka arritur deri në ditët tona me mjaft meremetime që ja kanë ndrruar krejtësisht pamjen e parë. Për të sqaruar rindërtimet që ka patur kjo kishë dhe për të arritur në konkluzione të drejta lidhur me format fillestare të saj, janë ndërmarrë disa ekspedita studimi dhe rilevimi, paraqitja e rezultateve të të cilave përbën qëllimin e këtij punimi.

Zona e Finiqit, në të cilën është ndërtuar ky monument, është zonë e një kulture të vjetër. Nga të dhënat që kemi, në vitin 568 pas prishjes së Finiqit nga Totila, peshkopi i atjeshëm Eustahu transferoi selinë e peshkopatës në Mesapotam, duke e quajtur peshkopata e Finiqit dhe Mesopotamit, prej nga më vonë shkoi në Delvinë.

Po Bara na thotë se ky manastir ka qënë shumë herë ekzarhi dhe kontrollonte fshatrat përreth.

Gojëdhanat na flasin për një manastir të fortifikuar, shumë të vjetër, të ndërtuar mbi një tempull pagan që ja atribuojnë Poseidonit. Aravantinos e përmënd Mesopotamin si qytet në kohën e Bizantit dhe e identifikon me Veshën.

Përmëndjen më të hershme të Mesopotamit e kemi në këngën e Robert Guiskardit, ku ndër komandantët bizantinë përmëndet dhe Vasil Mesapotamidhi, tek episodi i Baligandit që ka ngjarë në vitet 1062-1064.

Kantakuzeni, në përshkrimin e kryengritjeve të shqiptarëve në krahinat e Beratit dhe të Vlorës, përmënd Mesapotamin ndër qytetet që nuk u shkëputën nga perandori në kryengritjen e vitit 1336. Ndër dokumenta, Mesapotamin e hasim në rregjistrat turke të vitit 1431-1432 si fshat në vilajetin e Vajonetës.

Më vonë këtë manastir e përmendin vizitonjës të huaj që kanë kaluar nëpër Shqipëri. Hjuz, që e ka vizituar në vitin 1815, shkruan për kishën e manastirit, që sipas tij, është e ndërtuar me materialet e marra nga rrënojat. Përshkrimi që na jep Hjuz është mjaft i shkurtër; ai mjaftohet të na thotë se interieri mbahej nga kolona dhe se muret kishin disa bloqe me skulptura të punuara mirë, ku paraqiteshin një luan, një shqiponjë, etj.

Mystalidhis fl), që ka qënë mësues në atë zonë për një kohë të gjatë, na jep një sërë të dhënash të marra nga kapaku i një ungjilli të gjetur atje, që sot është zhdukur. Nga ai mësojmë se në vitin 1510 ra një tërmet që bëri dëme dhe se në vitin 1511 një igumen vajti në Stamboll, ku përsëriti shkresat që duket se më vonë u dogjën.

Bara, thotë se, sipas gojëdhanave, manastiri është ndërtuar në kohën e mbretërimit të perandorit Konstandin IX Monomakut (1042-1054).

Studjuesi i parë i këtij monumenti, përsa njohim ne, është F. Versaqis, i cili në vitin 1914 boton një artikull, ku trajton arkitekturën e kishës së manastirit dhe skulpturat që ndodhen aty. Më vonë Ugolini, që e vizitoi këtë kishë, trajton shkurtazi u) më tepër fragmentet me rëndësi arkeologjtke që ndodhen të shpërndara rreth e qark. S. Betini, në një numurim të shkurtër të kishave të vjetra të Shqipërisë e për-mënd këtë kishë duke e cilësuar bizantine primitive.

Tezën se kjo kishë është ndërtuar në kohën e mbretërimit të Konstandinit IX Monomakut e përsërisin dhe H. Ceka, S. Anamali dhe J. Adami në një raport të një ekspedite informative në jug të Shqipërisë, të cilët na thonë, veç të tjerash, se në këtë kishë është dorëzuar prift një ushënar shqiptar nga Lukova i quajtur Rifon, lindur më 1234 dhe vdekur në Malin e Shënjtë më 1330. Kjo datë jepet dhe në volumin I të Historisë së Shqipërisë. Së fundi kisha është vizituar dhe nga A. Dyselie, që lidhur me kohën e ndërtimit ngre hipotezën se kjo kishë mund të jetë dhe e shek. IX (po të qe e shek. XI, kemi të bëjmë me një shkollë provinciale që s'ka asimiluar akoma mirë tipin kryq të brëndashkruar).

Studjuesit e mësipërm sigurishi që nuk prekin vetëm problemin e datimit të kishës, ata japin mendime edhe për një sërë problemesh lidhur me formën e parë, shtesat dhe pjesët tashmë të humbura të këtij monumenti, për të cilat do të flasim më poshtë.

Manastiri i Shën-Kollit në Mesopotam është një manastir i fortifikuar, i vendosur në anën jugore të një kodre të ulët dhe të gjatë që shtrihet nga veriu në jug, në mes të dy shtretërve të lumit Bistricë. Në veri të shtratit të djathtë shtrihet fshati Mesopotam në të cilin herë pas here gjinden mbeturina objektesh të vjetra, Muret rrethuese (fig. 1) formojnë afërsisht një drejtkëndësh me brinjë 100x80 m. Sot muret janë mjaft të dëmtuara dhe, në anën veriperëndimore ku ata mungojnë, vetëm në relievin e terenit mund të kuptojmë gjurmët e tyre. Me përjashtim të një kulle në anën perëndimore dhe mureve pranë qoshes verilindore që ngrihen mbi tokën brënda manastirit, muret e tjera janë rrafsh me të, ndërsa nga ana e jashtme ngrihen dy-tre metra mbi tokë. Në pjesët që sot qëndrojnë në këmbë, dallohon 7 kulla. Në kullën perëndimore, një faqe e të cilës ngrihet 10 m. lartësi, ruhen gjurmët e disa ndërtimeve. Ajo ka një dritare të vogël në pjesën e sipërme, ndërsa nga ana e brendshme duken gjurmët e mureve tërthorë dhe, në dy nivele, gjurmë të trarëve të dyshemesë. Nga këto gjurmë del se kulla përdorej ose si kullë e veçantë, pra banesë e fortifikuar në rast rreziku, ose si vazhdim i godinave të manastirit, që tradita gojore thotë se ishin në anën jugore.

Kullat e tjera të vendosura në qoshet dhe në thyerjet e mureve janë të vogla dhe duhet të jenë përdorur si zakonisht vetëm për mbrojtje. Nga këlo, vetëm kulla B, dhe ajo G. janë me boshllëk në mes, sepse janë më të mëdha se të tjerat. Kulla F është më e madhe dhe ka pjesën e mesit të rrëzuar. Ajo ruan në shpatullat gjurmë të qarta të portës që ndo-dhej diku në këlë anë. A është kjo porta e vetme apo ka patur dhe të tjera atje ku sot muret mun-gojnë, sot për sot nuk jemi në gjëndje të përgjigjemi.

Muret janë të ndërtuar me gurë dhe llaç gëlqereje; vetëm nëpër qoshet e kullave gurët janë të gdhëndur. Rrallë, si p.sh. në anët e portës, janë përdorur edhe tulla. Në murin lindor kemi një vrimë shkarkimi të rrjetit të kanalizimit. Sidoqoftë, nga madhësia dhe fortifikimi, mendojmë se kemi të bëjmë me një manastir pak a shumë të madh.

Sot, në pjesën veriperëndimore të manastirit ndodhen konakët që dallohen qartë se janë të vonë. Ata janë të ndarë brënda manastirit me një oborr. Konakët përbëhen nga dy godina, njëra njëkatëshe që përdoret për depo, ndërsa godina tjetër është dykatëshe dhe në katin e dytë ka dhomat e fjetjes. Kati i dytë, në anën e brëndshme, është me çardak me shtylla të drunjta. Është e qarte se konakët e sotëm janë bërë atëhere kur muret rrethuese e kishin humbur funksionin e tyre mbrojtës. Vënde vënde në muret e godinave kemi fragmente të ndryshme arkitektonike, që janë marrë edhe nga kisha. Terreni brënda manastirit sot është mbuluar nga bimësia dhe dherat, prandaj gjurmë të dukëshme të ndërtesave të vjetra nuk duken.

Kisha e Shën-Kollit (fig. 2), që përbën objektin e studimit tonë, është në anën jugore të manastirit, mbi një platformë pak më të ngritur se toka përreth. Për nga madhësia ajo të imponohet menjëherë. Kuptohet se kemi të bëjmë me një kishë jo të zakonshme, sidoqë është mjaft e dëmtuar, Sot tërë dritaret dhe dyert janë të zëna, hyrja e vetme në anën veriore është një portë e ulët e hapur më vonë. Një kundërforcë e madhe në anën jugore mban murin që ka bërë bark, ndërsa në anën veriore dalin nga toka disa shtylla guri. Të shpërndara rreth e qark, janë disa fragmente arkitektonike antike. Në anën lindore një bllok i madh murature ndodhet disa metra larg apsidës së sotme. Terreni përreth kishës paraqitet jo i rregulltë; nga jugu, veriu dhe lindja më i lartë, nga perëndimi më i ulët dhe kudo në kuotë më të lartë se dyshemeja e kishës.

Nga jashtë kisha ka formën e një kubi, me pjesën qëndrore që ngrihet më lart se të dy anët. Katër kupola, ato perëndimoret më të ulta, kurorëzojnë këtë pjesë qëndrore. Dy pjesët më të ulta mbulohen me nga tri çati dyujshe secila që, respektivisht në fasadat lindore dhe perëndimore, mbarojnë me frontone.

Kisha përbëhet nga narteksi, naosi dhe ambjenti i altarit (fig. 3). Naosi është pothuajse kuadratik, me një pilastër masiv në mes dhe i mbuluar me katër kupolat që përmendëm. Maosi ndahet nga narteksi dhe ambjenti i altarit me nga një arkadë me katër kolona secila. Kemi pra, tre volume të ndara qartë njëri nga tjetri, dhe që komunikojnë ndërmjet tyre nëpërmjet arkadave. E gjithë kisha është mbuluar me kupola dhe kalota sferike, që ngrihen mbi një rrjet kuadratik harqesh mbajtëse dhe harqesh të verbër. Harqet mbajtëse ngrihen mbi pilastra që dalin nga muret anësore dhe në arkadat naos-narteks dhe naos ambienti i altarit. Ndërsa harqet konstruktivë të verbër janë ndërmjet pilastrave në mure dhe në murin mbi arkadën.

Interieri sot paraqitet jo i rregullt; pilastrat në mure janë të madhësive të ndryshme, një pilastër masiv (2.4x2.4 m) në kryqëzimin e katër harqeve mbajtës të kupolave, ndodhet si përforcim nën harkun e mesit të arkadës naos-narteks (fig. 4). Muret janë të suvatuar në mënyrë të çrregullt dhe vënde-vënde, nga sipërfaqja e rregullt e suvasë, mund të kuptohet se aty ruhet suvatimi i vjetër me afreska. Një sipërfaqe e vogël e këtyre është në murin jugor të naosit, por ajo është e nxirë, aq sa mezi dallohet. Interieri është mjaft i errët, nga që tërë dritaret janë të zëna. Ai merr dritë vetëm nga disa vrima të lëna aty-këtu.

Muret e jashtme (Tab. I, 1) përbëhen prej tre brezash horizontalë, që nga struktura e tyre dallohen mirë nga njeri tjetri. Pjesa e poshtme është ndërtuar me gurë gëlqerorë, me përmasa relativisht të mëdha dhe me faqen e jashtme të skuadruar. Këta gurë janë të punuar mirë vetëm në anën e jashtme dhe për këtë u bindëm kur pamë nëpër vrimat që ka muri, si dhe në niket që zbukurojnë fasadat në këtë brez. Gurët e nikeve nuk e kanë tërë thellësinë e tyre prej rreth 13 cm të punuar si faqja e jashtme dhe bile në disa vënde kthesa bëhet me kënd të ngushtë, gjë që tregon se gurët në anën e brëndshme kanë formën e pykës, për t’u lidhur më mirë me perden e brëndshme prej tullash. Llaçi në vënd takimin e tyre është i bollshëm, për të luajtur rolin e lidhësit dhe të mbushësit. Këtë gjë, Dy-selie16) e merr për pjesë të një muri romak me «opus cementum» të ndonjë ndërtese, themelet e së cilës janë ripërdorur këtu. Ky brez, në faqet perëndimore (Tab. I, 2), veriore dhe jugore, shkon deri ku fillojnë harqet e nikeve të ndërtuara prej tullash të vëna në një rresht radial dhe në një rresht të dytë që rrethon të parin, me tulla të gdhëndura për të formuar një hark rrethor të rregullt. Faqja e nikeve është e ndërtuar me tulla. Gurët e skuadruar, për mendimin tonë, nuk mund të jenë marrë nga ndërtesa antike siç mendojnë Versaqis Ugolini dhe Ceka etj. ,, as të shtuar më vonë kur u ndërtua hajati që sot mungon, siç mendon Versaqis, as dhe pjesë e ndonjë ndërtese më të vjetër. Para së gjithash, gurët nuk janë gurë antikë paralelopipedikë, por të punuar vetëm në faqen e jashtëme. Gjithashtu gjatë transportit apo rrëzimit, gurët do të ishin dëmtuar, gjë që vërehet vetëm në murin lindor, që është një rindërtim. Së dyti, vënia e kësaj veshje, për vetë formën e gurëve, do të ishte një operacion i vështirë, në mos i pamundur, dhe do të kishte shkaktuar, për vetë vështirësinë e lidhjes së mirë të dy faqeve, të çara dhe deformime që ne sot nuk i vërejmë.

Dy nike janë në faqen perëndimore dhe tri në faqen jugore (Tab. II, 1), prej të cilave dy janë të zëna me mur. Nga këto, ajo më nga lindja ka në murin mbushës një fugë vertikale 10 cm nga shpatulla e majtë. Brezi i sipërm është me teknikën e zakonshme bizantine të vonë kluasonazhë, ku faqja e jashtëme është ndërtuar me gurë të skuadruar çmërsi të rrethuar nga të katër anët me tulla të holla, ndërsa faqja e brëndshme me mur të zakonshëm me tulla. Të dy faqet lidhen nëpërmjet tullave horizontale që rrethojnë gurët e çmërsit dhe që janë brënda murit më thellë se gurët e çmërsit. Në këtë brez janë vendosur dritaret.

Ky brez mbaron me një frizë dhe kornizë. Korniza (fig. 5) përbëhet prej katër rreshta tullash, të nxjerra konsol ndaj njëri tjetrit dy nga dy. Ndër ta, i pari dhe i treti, janë në formë dhëmbë sharre.

Vëndi ndërmjet tullave të këtyre dy rreshtave është mbushur me llaç për të theksuar edhe më tepër dhëmbët e sharrës. Në muret veriore dhe jugore, korniza është horizontale, ndërsa në fasadat perëndimore dhe lindore (këtu kemi një imitim, sepse muri nuk është i ri), ajo ndjek frontonet e iternuar me pjesë horizontale ndërmjet tyre dhe në qoshet ku lidhet me kornizën që vjen nga faqet e tjera.

Emin Riza, Thanas Kamberi - Kullat në fshatin Goranxi

Në fshatin Goranxi, që gjëndet rreth 10 km. në jug lindje të qytetit të Gjirokastrës, qëndrojnë ende më këmbë disa ekzemplarë ndërtimesh të vjetëra mbrojtëse, që fshatarët i quajnë «kulla», madje dhe vetë fshati në të kaluarën thirrej me emrin «Kulla Goranxi».

Goranxia, e ndërtuar në rrëzë të Malit të Gjerë, ashtu si shumë fshatra të tjerë të kësaj zone, ka përpara fushën pjellore të Dropullit. Koha e ndërtimit të fshatit nuk dihet, në regjistrin e Sanxhakut të Shqipërisë të vitit 1432, përmenden dy Goranxi: Ashagi Koranxhi (Goranxia e Sipërme) dhe Jukari Koranxhi (Goranxia e Poshtme). Ne mondojmë se fshati Goranxi, kullat e të cilit janë objekt i kësaj kumtese, duhen identifikuar me Goranxinë e Sipërme të Defterit turk.

Në këtë fshat sot numërohen rreth 25 kulla, prej të cilave vetëm 3 janë në gjëndjen e tyre origjinale, ndërsa të tjerat janë adaptuar pjesërisht ose tërësisht. Në fshatrat Haskovë dhe Sofratikë ka nga një ekzemplar të adaptuar, ndërsa në fshatin Derviçian ka dy të tillë gjithashtu të adaptuar për banim.

Në këtë kumtesë jemi mbështetur kryesisht në tre ekzemplarë që ruhen në gjëndje të mirë në Goranxi, duke pasur parasysh dhe kullat e adaptuara më vonë.

Kullat (fig. 1), me planimetri katërkëndëshi këndrejtë, janë vendosur të gjitha me ballin e gjerë nga fusha, ato janë ndërtuar krejtësisht me gurë e mbuluar me rrasa guri. Volumi i tyre prizmatik lidhet natyrshëm me ambjentin e çveshur shkëmbor. Nuk ka gjurmë që të tregojë në se ka pasur mure rrethuese ose ndërtime ndihmëse. Banesat e fshatit janë të tipit me gjysmë kat, të ndërtuara me gurë. Ato janë më të vona se kullat dhe duhet të kenë filluar të zëvëndësojnë banesën shumë të thjeshtë të çifçinjve aty nga mesi I shek. XIX.

Kuilat janë zakonisht trekatëshe (sipas njehsimit popullor), por gjënden dhe kulla katërkatëshe, ku ndërlidhja në mes kateve sigurohet me anë shkallësh të brendshme; ato që lidhin katin e parë me të dytin janë ndërtuar prej guri, ndërsa ato që të çojnë në katin e tretë janë zakonisht prej druri. Hyrja e vetme për në kullë, në shumicën e rasteve ndërtohet në ballin e gjerë të saj, por disa herë ajo ndërtohet në ballin e ngushtë. Hyrja mbulohet nga një hark gjysmë-rrethor pak më të thelluar se faqja e muraturës. Dora njëkanatëshe ndërtohet me dru të fortë dhe sigurohet me katarah. Pranë derës nuk duken frengji. Por në shumë kulla mbi hyrjen, në katin e tretë, ndërtohet një dritare e vogël e cila, siç duket, ka shërbyer për të vrojtuar dhe mbrojtur hyrjen për në kullë (fig. 2).

Kati i parë ndahet në dy pjesë nga një mur i tërthortë. Në pjesën e parë janë ndërtuar shkallët e gurta, pjesa tjetër është ambienti i vetëm i katit të parë, i cili shërbente si depo prodhimesh bujqësore dhe, me shumë gjasë, edhe për strehimin e kafshëve të ngarkesës. Ky ambient, ashtu si dhe pjesa e parahyrjes, ndriçohet nga dritare në formë frengjie që shohin nga fusha. Muri i tërthortë vazhdon dhe në katin e dytë, i cili ka të njëjtën vendosje ambientesh si të katit të parë. Ambienti i vetëm i katit të dytë ka shërbyer gjithashtu për depo prodhimesh bujqësore. Ai 'ndriçohet nga dritare në formë frengjie, të cilat ndonjë herë janë ndërtuar dhe në ballin e ngushtë, por përveç tyre, gjejmë dhe dritare të zakonshme me përmasa shumë të vogla. Kati i tretë ka qënë i banueshëm, ai formohet nga dy ambiente. Nuk jemi të sigurtë nëse këto ndaheshin me ndonjë ndarje të lehtë, siç është gjëndja sot në kullën Nr. 1 (tab. I), por jemi të prirur të mendojmë se kjo ndarje ka qenë ndërtuar së bashku me kullën për shkak se funksionet e ndryshme të këtyre dy ambienteve, njëri për qendrim e tjetri për gatim, e kërkojnë një zgjidhje të tillë. Kati i tretë është me lartësi rreth 2,80 m, pra rreth 1 metër më i lartë se dy të parët. Ai ndriçohet nga dritare jo të mëdha që mbulohen zakonisht me hark. Ambienti i banimit nuk ka oxhak; në muret e tij gjen të ndërtuara kamare. Afër ballit, nga faqja që sheh në fushë, duken qartë gjurmët e një lloj çardaku të vogël, i cili dilte jashtë kontureve të planimetrisë (fig. 3). Sipas pohimeve të banorëve, ai ishte i veshur me dërrasa dhe mbulohej nga zgjatimi i flegrës së çatisë. Pranë derës së ngushtë që lidh çardakun me kullën ndërtohen gjithmonë dy kamare pranë njëra tjetrës. Ky çardak i mbyllur duhet të ketë pasë funksionin e qoshkut. Ambienti tjetër ka shërbyer për gatim. Në të gjejmë një lloj oxhaku i cili, për mendimin tonë, është një fazë kalimtare drejt ndërtimit të oxhakut me tymar. Ky vend zjarri pa tymar është vendosur në mesin e faqes ballore të ambientit të gatimit. Ai formohet nga dy kamare të vendosura njëra mbi tjetrën në thellësi të muraturës nga të cilat e poshtmja është vëndi i zjarrit. Në kullën Nr. 1 (tab. I), vëndi i zjarrit formohet nga tri pllaka guri të vendosura dy anash dhe e treta sipër tyre jashtë muraturës. Në faqen përbri vëndit të zjarrit janë të ndërtuar një ose dy policë (sergjen) guri, si dhe kamare. Në kullën Nr. 2, në dy qosnet e faqes ballore, në lartësi rreth 1.6m, gjejmë dy gropëza që mund të kenë qenë përdorur për vendosjen e pishtarëve të ndriçimit. Ambienti ndriçohet zakonisht nga një dritare e vogël që sheh nga fusha. Në faqen që sheh nga mali ndërtohet një sqoll për derdhjen e ujrave. Gjithashtu në këtë faqe janë ndërtuar dhe kamare. Ndërsa shtresa e ambientit të banimit është me dërrasa të vendosura mbi trarë, ambienti i gatimit është i shtruar me pllaka guri të cilat janë vendosur mbi shtresën e dërrasave; në pjesën ku ndizet zjarri mbi pllakat është hedhur një shtresë me baltë të punuar. Të dy ambientet e katit të tretë janë pa tavan.

Në kullat e Goranxisë të bie në sy çardaku i vogël i mbyllur, i cili ka shumë paralele me të njejtin element arkitektonik në kullën e Moglicës, me tipin e vjetër të banesës së Matit dhe me banesën e Çermenikës, Dibrës dhe Malësisë së Tiranës. Kulla e Moglicës (fig. 4), ruante një fragment të çardakut origjinal të ndërtuar me dru mbi zgjatimin e trarëve të dyshemesë, pjesa tjetër, e mbyllur më vonë sipas shënjash të qarta, tregon se ka qenë gjithashtu pjesë e çardakut të mbyllur. M. Urbani vëren me të drejtë «se ballkoni prej druri», siç shprehet ai, «tregon se kulla është tepër e vjetër, por ne mendojmë se është i ekzagjeruar mendimi se ajo ka një lashtësi rreth 400 vjeçare. Çardaku i kullave të Goranxisë në formën dhe teknikën e ndërtimit është i njëjtë me ata të përmëndur më sipër, por ai ka dhe një ndryshim me rëndësi nga këta çardakë, se ambienti i katit të tretë në kullat e Goranxisë nuk është i bashkuar me çardakun, por vetëm lidhet me të me anë të një dere të ngushtë.

Kullat e Goranxisë ja-në ndërtuar krejtësisht me muraturë të thatë guri të papunuar dhe pa breza druri, teknikë mjaft primitive që, me sa dimë, nuk është hasur në asnjë kullë të vëndit tonë.

Guri i shtrezuar në formë pllakash i nxjerrë në vënd, ka bërë të mundur që rreshtat të jenë hori-zontalë dhe muratura të lidhet mjaft mirë dhe në drejtimin tërthor, mbasi pllakat giithmonë kalojnë gjysmën e trashësisë së muraturës. Terreni shkëmbor, mbi të cilin ngrihet direkt muratura dhe punimi i mirë i saj, megjithëse pa përdorur asnjë lidhës, ka bërë që muratura të jetë shumë solide. Në gjëndjen e sotme nuk shohim as plasje as ndonjë deformim tjetër të saj. Themeli i kullave është i cekët për shkak të terrenit shkëmbor dhe shpesh muratura ngrihet mbi shkëmbin e sheshuar. Muratura, që zakonisht fillon në katin e parë me trashësi 90-100 cm, ngushtohet mbas çdo kati 10-12 cm, duke arritur në katin e fundit rreth 70 cm. trashësi. Në muraturë duken shënja të trarëve të skelave të vendosur mesatarisht çdo 80 cm për shkak të peshës së rëndë të gurëve. Kjo teknikë e thatë dhe pa breza druri e muraturës ndryshon nga ajo e banesave gjirokastrite të ndërtuara me të njejtin gur shtresor, se në Gjirokastër përdoret lidhësi në faqen anësore të muraturës dhe muratura lidhet me breza druri.

Çatia e kullave është gjithmonë dy ujshe, me kallkan guri, i cili është vazhdimi i muraturës në dy faqet e ngushta. Konstruksioni i çatisë është ndërtuar me lëndë, në formë stropili, ajo mbulohet me rrasa guri. Strehët shumë të vogla formohon nga zgjatimi i dy pllakave të mbulesës. Dyshemetë, me përjashtim të katit të parë, janë të ndërtuara me dërrasa të vendosura mbi trarë, ndërsa vetëm ambienti i gatimit ka dhe një shtresë me pllaka mbi të. Ambientet janë. suvatuar me një shtresë llaç balte të lidhur me kashtë. Për mbulimin e hapësirave të dyerve të jashtme dhe të dritareve janë përdorur gjerësisht qemeret e punuara me gurë, të cilët, duke u trajtuar më thellë se muratura, janë të vetmit elementë arkitektonikë të punuar me përkujdesje estetike te këto godina, ku utilitarizmi shprehet në format e veta më të qarta.

Tre janë materialet ndërtimore të këtyre kullave: guri, druri dhe balta, dhe që të tre këta ndodhen në vëndin e ndërtimit, mbasi në të kaluarën zona mbi fshat ishte e pyllëzuar.

Siç përmëndëm më sipër, në fshatin Goranxi ruhen në gjendje relativisht të mirë tri kulla, të cilat dhe i kemi paraqitur grafikisht, kulla Nr. 1 (tab. I), Nr. 2 (tab. II), dhe Nr. 3 (tab. lll).

Kulla Nr. 1 (tab. I), së cilës i kemi bërë dhe një rikonstruksion, ruhet në gjëndje të mirë, ajo ka pësuar vetëm një meremetim të vogël të çatisë, gjatë së cilës njeri kallkan është rrëzuar dhe në vënd të- tij është ndërtuar një flegër. Çardaku i mbyllur është shkatërruar krejtësisht duke lënë qartë gjurmët e trarëve të dyshemesë dhe vendet e mbështetjes së pajantave që përforconin dyshemenë. Në dallim nga dy kullat e tjera, hyrja kryesore nuk mbulohet me hark por me një arkitra druri. Kulia Nr. 2 (tab. II) me hyrje kryesore nga balli i gjerë, ruhet në gjëndjen origjinale; asaj i është shkaktërruar vetëm çardaku i cili, duke qënë ndërtuar krejtësisht prej druri, nuk i ka qëndruar kohës. Në këtë kullë ruhet mirë ambienti i gatimit në 'katin e tretë. Kulla Nr. 3 është më e dëmtuara, asaj i mungojnë dyshemetë dhe shkallët, të cilat mendojmë të kenë qënë ashtu siç i paraqesim në Tab. III (fig. 5).

Kullat e Goranxisë janë ndërtime ku spikat qartë kompozimi vertikal, planimetria e tyre në formë katërkëndëshi këndrejtë, në dallim nga planimetria tradicionale afër katrorit e kullës, duhet shpjeguar me nevojën për rritjen e sipërfaqes, nevojë që diktohej nga fakti se këto ndërtime ishin dhe depo të prodhimeve bujqësore. I njëjti funksion ka influencuar në vendosjen e kullave paralel me vijat rrushkulluese, në dellim nga banesat e ndërtuara në Goranxi dhe në shumë fshatra e qytete të Shqipërisë të ndërtuar në terren të pjerrët, ku banesa vendoset me ballin e ngushtë në kontakt me terrenin.

Kullat nuk janë të pajisura me frëngji, dritaret në formë frengjije të katit të parë dhe të dytë kanë vetëm funksione ndriçimi, ashtu si në shumicën e banesave të malësisë të Shqipërisë së jugut. Por ngritja në lartësi, shkallët e mbrendshme, mungesa e dritareve në të dy katet e parë flasin qartë për tiparet mbrojtëse të kullës, e cila është një ndërtim ku mund t'a ndjesh veten të sigurtë nga çdo sulm. Mungesa e frengjive të luftimit, të cilat, siç dihet, në kullat ndërtohen zakonisht anës hyrjes dhe në katet e sipërme, ndofta duhet shpjeguar me përhapjen e pakët të armëve të zjarrit në kohën e ndërtimit të tyre. Në kullat e Goranxisë të bie në sy një primitivizëm i theksuar i cili shprehet si në zgjidhjen funksionale, ashtu dhe në teknikën e ndërtimit dhe në varfërinë e madhe të ambienteve, madje dhe ato të banimit janë pa tavan dhe pa asnjë element dekorativ, sado të thjeshtë qofshin. Pamjet e jashtme të kullave janë tepër të oshpra dhe të thata, dritaret e vogla të katit të tretë thyejnë shumë lehtë ftohtësinë dhe lakonizmin e theksuar të këtyre ndërtimeve të rënda e të zymta.

Kullat e Goranxisë tregojnë qartë se nuk kanë shërbyer si banesa, mungesa e komoditetit minimal në katin e tretë e sidomos, mungesa e vendit të zjarrit në ambientin e banueshëm tregon se këto ndërtime nuk kanë shërbyer për qëndrim gjatë dimrit. Kullat e Goranxisë kanë sherbyer jo si banesa, por si depo dhe vëndqëndrim provizor për çifligarët, pronarë të tokave të fushës së Dropullit, të cilët gjatë verës dhe, posaçërisht gjatë kohës së mbledhjes së prodhimeve bujqësore qëndronin aty për të përvetësuar sa më shumë nga shfrytëzimi i punës së fshatarëve çifçinj.

Siç thamë më sipër, në Goranxi ekzistojnë gjurmët e rreth 25 kullave, numur ky shumë i madh, por siç pohojnë dhe vëndasit, Goranxia është kërthiza e fushës së Dropullit, prandaj këtu ishte grumbulluar dhe shumica e kullave. Megjithatë ky grumbullim pret një shpjegim në të ardhmen. Siç dihet sistemi i çifligut filloi të çfaqej që në shek. XVII, por në shek. e XVIII ai përhapet gjerësisht në Shqipëri. Me këtë sistem të ri të shfrytëzimit feudal të fshatarësisë janë të lidhura dhe kullat në shqyrtim Feudali kishte nevojë për një strehim të bollshëm për grumbullimin e prodhimit bujqësor, nga ana tjetër ky strehim duhej të ish i sigurtë jo vetëm për të ruajtur prodhimet bujqësore, por edhe jetën e vetë çifligarit në një ambient thellësisht armiqësor siç ishte ai i çifçinjve të shfrytëzuar. Pra, këto ndërtime, që me të drejtë quhen «kulla» për shkak të karakterit mbrojtës të tyre dhe të zhvillimit në lartësi, formojnë një klasë më vete në radhën e ndërtimeve mbrojtëse që thirren me të njëjtin emër.

Kullct e Goranxisë i kanë ndërtuar çifligarët që banonin në Gjirokastër, të cilëve, siç shkruan Hani, u përkasin të gjithë fshatrat e fushës. Për kullat e çifligarëve në fshatrat çifliqe, Hani na jep të dhëna me interes. Ai shkruan se te tilla ndërtime gjënden në të gjithë gadishullin në fshatrat që janë çifliqe bejlerësh-. Duke bërë një përshkrim të shkurtër të tyre, ky autor na thotë se hyrja në këto kulla ndërtohej në katin e dytë, te kjo hyrje mund të afroheshe me anën e një ure të lëvizëshme që mbështetej mbi një shkallë 5-6 këmbë larg kullës. Në Goranxi ne nuk gjetëm ndonjë hyrje të tillë.

Në disa fshatra të Metohisë kullat e para i ndërtuan bejlerët në çifliqet e tyre për të kontrolluar punën e çifqinjve si dhe për pushim në verë. Sasia e këtyre kullave ka qënë e madhe, dhe shumë prej tyre gjënden dhe sot në Grobovac, Gllavinicë, Leshan, Jabllanicë, Dugojevë, etj. Këto kulla për nga funksioni janë të njëjta me kullat tona.

Ne nuk kemi ndonjë element datues të sigurtë për të dhënë një mendim të saktë mbi kohën e ndërtimit të këtyre kullave, por disa rrethana të tërthorta, si përhapja e gjerë e sistemit të çifliqeve në zonën e Dropullit dhe teknika e tyre tepër e thjeshtë, na shtyn të mendojmë se këto ndërtime ka të ngjarë, të jenë të paktën aty nga mesi i shek. XVIII, e ndoshta aty nga fundi i shek. XVII.

Kompozimi pothuaj identik i këtyre kullave, elementet e njëjtë funksionalë, teknikë dhe arkitektonikë na shtyjnë të mendojmë se ndërtimi i tyre duhet të jetë bërë brënda një kohe relativisht jo të gjatë.

Në këtë fshat gjëndet dhe një ekzempiar kulle disi më i komplikuar i cili duhet parë si rast i veçantë. Kullat e Goranxisë duken qartë se janë ndërtuar nga mjeshtra profesionistë, të cilët sigurisht kanë qënë ata të krahinës së Kolonjës dhe të Dangëllisë që tradicionalisht ndërtonin në këto zona. Ne deri më sot nuk dimë të kenë mbetur në vendin tonë ekzemplare kullash me funksionet e atyre të Goranxisë. Por, sigurisht ndërtime të tilla duhet të kenë ekzistuar dhe në rajone të tjera të vendit tonë. Kështu kullat e familjes çifligare të Toplanasve në çiflikun e Laprakës u dogjën nga kryengritësit fshatarë më 1914.

Kullat e Goranxisë vinë të shtojnë dhe një lloj tjetër në kategorinë e ndërtimeve mbrojtëse që thirren me emrin e përbashkët «kullë» e që i gjejmë të ndërtuara në vendin tonë që prej kohësh shumë të lashta, si kulla për qëllime vrojtimi e mbrojtjeje, kulla si banesa të fortifikuara, kulla për mbrojtje pasive në banesa e manastire. Sistemi feudal me copëtimin ekonomik e politik, rivalitetin dhe pasigurinë ishte kushti themelor i domosdoshëm për përhapjen e këtyre ndërtimeve të cilat, në formën e kullave të kalave dhe atyre të veçuara, njiheshin dhe përpora formacionit feudal të shoqërisë. Ekzistenca në vendin tonë e ndërtimeve mbrojtëse të tipit kullë që prej kohësh shumë të lashta, dhe larmia e llojeve të tyre në përputhje me funksionin që kryenin në etapa të ndryshme historike e bën të pargumentuar çdo përpjekje për t’i parë disa lloje të ndërtimeve kullë në vendin tonë si huazime.

Emin Riza, Burhan Strazimiri - Vështrim mbi arkitekturën e qytetit të Korçës

Qyteti i Korçes është relativisht i ri po të krahasohet me qytete të tilla me histori mijëvjeçare si Durrësi, Shkodra, Berati etj. Burimet historike në lidhje me Korçën nuk janë aq të plota për të krijuar një kuadër të qartë të zhvillimit të qytetit në kohë, aq më tepër për të vendosur një kufi kalimi nga Korça-fshat në Korçën-qytet. Sidoqoftë, burimet që ekzistojnë janë vjelur duke hedhur dhe mendime mbi zhvillimin e Korçës.

Deri më sot teza më e drejtë duket ajo, simbas së cilës, Korça gjatë shek. XVII qe një fshat i madh që një shekull më vonë fitoi tiparet e një qyteti të vogël.  Kjo qendër fillon të marrë një zhvillim më të madh mbas shkatërrimit të Voskopojës në vitet 1769-1779, dhe në gjysmën e parë të shek. XIX zhvillohet me shpejtësi, aq sa rreth vitit 1850 duhet konsideruar si një konkurente e rrezikshme e Janines, përsa i përket tregëtisë me viset e Veriut. Kjo tezë na duket e drejtë, aty të çon dhe studimi i arkitektures së qytetit dhe, veçanërisht, shtrirja e lagjeve të qytetit, formulimi i tyre urbanistik dhe pazari i Korçës.

Qyteti i Korçës shtrihet në rrafshin e fushës me të njejtin emër; lugina e Devollit e lidh me Maqeedoninë, ndërsa rrugë të tjera e lidhin këtë qendër me trevat e Epirit dhe të Shqipërisë së Mesme e të Veriut.

Qyteti në gjëndjen e sotme, me përjashtim të xhamisë së Mirahorit e ndërtuar më 1496, nuk ruan monumente të lashta; kishat janë ndërtime relativisht të reja. Siç dihet, në mesjetë ndërtimet e kultit ishin në shumë raste embrioni dhe epiqendra rreth të cilave ndërtoheshin lagjet e para të qendrave të banuara. I tillë duhet të ketë qënë dhe zhvillimi i Korçës, lagjet e para të së cilës ka shumë mundësi të kenë rrethuar xhaminë e Mirahorit, duke u shtrirë më tepër në pjesën J-P të saj. Dhe zona e shtrirjes së Pazarit, pranë xhamisë, duhet të ketë qënë që në krye aty ku ndodhet tashti. Sot nuk ka asnjë gjurmë që të dokumentojë për këto mendime, mbasi ndërtimet si në lagjen që shtrihet pranë xhamisë ashtu dhe në Pazar nuk shkojnë më tutje mesit të shek. XVIII.

Në gjëndjen e sotme, zona e vjetër e banurr e qytetit është pa dyshim ajo mbi monumentin e luftëtarit kombëtar. Në këtë lagje të bie në sy qartë urbanistika tipike e qyteteve tona mesjetare, e përgjithësisht ballkanike: rrugica të ngushta plot dredha, pa ndonjë kriter urbanistik, madje dhe shumë banesa të kësaj lagje janë të tipeve që dallojnë nga banesa korçare si tip, e cila siç do shohim, fillon të predominojë që prej fundit të shek. XVIII, Zona që shtrihet në mes të shetitoreve «Republika» dhe asaj «Luftëtari Kombëtar- si dhe zona mbi shetitoren «Republika-, është relativisht e re. Duke pranuar si më të sakta të dhënat e Feliks de Bozhurit dhe të Likut, të cilët kaluan në Korçë në fillim të shek. XIX, mësojmë se Korça në këtë kohë kishte rreth 3000 banorë e 450 banesa. Ndërsa në vitin 1859 kishte 10.000 banorë, pra brënda një gjysmë shekulli kemi një rritje tepër të madhe të qytetit. Kësaj periudhe i përket sigurisht dhe zgjerimi i qytetit në lagjet e përmëndura më sipër, si dhe një pjesë e mirë e pazarit.

Në të dy qëndrat e banuara që përmëndëm më sipër, të cilat nuk janë më të hershme se fundi i shek. të XVIII, spikat qartë një koncept urbanistik shumë më i përparuar se ai i lagjeve të vjetra të qytetit. Rrugët janë të drejta, duke formuar parcela ndertimi me forma të rregullta gjeometrike. Anash ketyre parcelave, buzë rrugeve, ndertohen banesat prane njera tjetres. Me qartë spikat ky koncept urbanistik i avancuar për kohen ne lagjen barç të ndertuar në një terren me pjerresi te lehtë. Dhe pazari i Korçës në pjesën qënarore të tij, e cila ruhet edhe tani, është i ndërtuar jo pa një koncept urbanistik, rrugët gjatësore dhe tërthore të drejta kalojnë përmes grumbujve të dyqaneve të vendosur varg në dy rreshta, shpinë me shpinë me njëri tjetrin.

Korça dhe pazari me arkitekturën e tyre shprehin qartë natyrën zejtaro-tregëtare të zhvilluar për kohën e këtij qyteti. Pazari shtrihet në pjesën veri-perëndimore të qytetit në afërsi të xhamisë së Mirahorit. Dyqanet kanë qënë grupuar sipas zejeve, duke formuar tregje të veçanta si tregu i drithit, i peshkut, i bylmetit, i saraçëve, i kallajxhinjëve, i kovaçëve, etj. Dyqanet në përgjithësi janë dykatëshe, e pothuaj, gjithmonë me podrum (fig. 1). Kur dyqani i përkiste zejtarit, zakonisht në katin e dytë ishte punishte, ndërsa në katin e parë bëhej tregëtimi i prodhimeve; kur ai i përkiste tregëtarit, kati i sipërm ishte depo malli. Podrumet në të dy rastet shërbenin gjithashtu për depo.

Dyqanet janë të ndërtuar në përgjithësi me gurë, tulla ose me të dy materialet së bashku. Në ndërtimet më të hershme të pazarit ka gjetur një përdorim të gjërë mbulesa me qemer cilindrik, i clli mbulonte podrumin dhe, në disa raste, edhe katin e tij të parë. Në gjëndjen e sotme qepenet i gjejmë pothuaj të gjithë metalikë me palosje (fig. 2), vonë kanë hyrë në përdorim dhe qepenet në formë ruloni. Simbas një të dhëne i gjithë tregu i Korçës u dogj më 1879. Nga ky zjarr sigurisht që janë djegur strukkurat e drurit, kështu që rikonstruksioni i pazarit nuk duhet të ketë sjellë ndryshime në vendosjen e vetë dyqaneve, por vetëm janë rindërtuar çatitë dhe përpunuar fasadat, të cilat në shumë raste kanë pësuar ndryshime dhe për nevoja thjesht estetike. Për analogji me pazaret e qyteteve të tjerë si të Shkodrës, Elbasanit, Krujës etj, mendojmë se përpara qepeneve metalikë dhe në Korçë duhet të kenë qënë përdorur qepenët dhe, ndofta, edhe tarabat e drurit.

Në krahasim me pazaret e qyteteve të lartpërmendur pazari i Korçës dallohet për ndërtime më solide, më hrgjenike e gjithësesi më të përpunuara (fig. 3).

Në zonën e pazarit kanë qënë ndërtuar në të kaluarën një numër i madh hanesh, prej të cilëve sot në gjëndje të dëmtuar ruhen vetëm tetë. Numri i madh i tyre në të kaluarën (rreth 15), hedh dritë mbi veprimtarinë e gjerë ekonomike të qytetit. Hanet janë kompozuar zakonisht në formë kotërkëndëshe rreth një oborri të gjerë. Ambientet e fjetjes ndërtohen në katin e dytë. Para tyre, në tërë vargun e thyer të këtyre elementeve, kalon një galeri e ngushtë e hapur me funksion ndërlidhës. Kati i parë disa herë i mbuluar me qemer cilindrik, shërben për depo. Ngjitur me hanin janë stallat e kafshëve të ngarkesës. Hanet kishin një klientelë deridiku të përcaktuar simbas qendrave nga vinin bujtësit, kështu ata qenë emërtuar: Hani i Elbasanit, i Manastirit, i Shuleve, etj.

Kategoria arkitektonike interesante e qytetit është banesa. Dhe në Korçë ashtu si në qytetet e tjerë të vëndit gjejmë, në periudha të caktuara historike, disa tipe ose variante të preferuara banesash, duke qënë këto zgjidhje të kushtëzuara: a) nga faktorët ekonomikë e, më saktë, nga klasat dhe shtresat shoqërore që i ndërtonin, si dhe b) nga klima, terreni, materialet dhe traditat e ndërtimit.

Në banesat e qytetit të Korçës, vetëm një numër i vogël është i datuar. Mendimi ynë është se ato më të vjetrat nuk janë më të hershme se fundi i shek. të XVIII. Në dallim nga qytete të tillë si Gjirokastra, Berati dhe Shkodra, ku kishte një shtresë të rëndësishme feudalësh të mesëm e të vegjël edhe një shtresë tregëtarësh me tradita, të cilët që në shek. XVIII dhe më parë filluan të ndërtonin banesa të mëdha e solide, disa prej të cilave, ruhen dhe në ditët tona. Në Korçë gjatë shek. të XVIII nuk dimë të ketë pasur një shtresë të rëndësishme pronarësh e tregëtarësh, gjë që shpjegon dhe mungesën e banesave të vjetra në ditët tona. Duke pranuar si cakun e përafërt për zgjerimin e qytetit të Korçës, fillimin e shek. të XIX, në zonat e reja gjejmë një banesë me tipare të qarta qytetare, të ndërtuar në variante të ndryshme me të njejtën ide kompozicionale. Por krahas këtij tipi, në zonën e vjetër të qytetit mbi monumentin e Luftëtarit të Lirisë ruhen akoma disa banesa, që tregojnë se përpara se të zinte vënd tipi i ri i banesës, kanë qënë ndërtuar banesa të tipeve dhe llojeve të ndryshme. Gjurmët e këtyre banesave, që duhet të jenë ndërtuar gjatë shek. XVIII dhe, së bashku me tipin e ri të banesës, deri nga mezi i shek. XIX, janë të pakta, por sidoqoftë, ato japin një kuadër të përafërt të karakterit të banesës korçare, kur Korça ishte në fazën e kalimit nga një qendër e vogël me karakter më tepër fshatar në një qendër qytetare, d.m.th. kur elementi zejtar e tregëtar përbënte shumicën e banorëve dhe ishte forca prodhuese e qytetit. Po t'i klasifikojmë banesat në dy grupe: të hapura, ku përfshihen banesat me hajat dhe çardak, dhe të mbyllura, do të vëmë re gjithashtu, qenjen e të dy grupeve përpara se tipi i ri i banesës korçare të bëhej mbizotëruese.

Me interes është banesa në rrugën Shpresë Palla Nr. 12 (Tab. I). Kjo është një banesë tipike me çardak, me kat me përmasa të vogla. Banesa përbëhet nga dy ambiente, nga një në secilën kat, nga çardaku si dhe nga dy parahyrje, respektivisht në të dy ambientet. Dhoma e ndërtuar në çardak dhe ambienti nën të në hajat, duken qartë se janë shtesa të vona. Ambienti i katit përdhe është shtëpia e zjarrit; një çatma e ndan atë nga parahyrja dhe depoja. Shtëpia e zjarrit është e pajisur me oxhak dhe me një dollap në murin fundor. Tri dritare sigurojnë një ndriçim të mjaftueshëm të ambientit. Çardaku ngrihet mbi hajatin e katit përdhesë. Dyshemeja e çardakut dhe çatia mbi çardak mbahen nga shtylla druri. Shkallë të thjeshta druri të ndërtuara në qendër të çardakut lidhin të dy katet. Shkallët në nivelin e dyshemesë së çardakut mbyllen me kapakë druri. Ambienti i katit të dytë është dhoma e mirë, ajo është e pajisur me oxhak, një mafil të thjeshtë dhe, dy dollapë muri. Në çardak sheh një dritare me rrjetë druri. Tavani i drurit ka në qendër një rozetë me një punim të thjeshtë. Banesa deri në lartësinë 1.6 m nga toka është e ndërtuar me mur guri të lidhur me breza druri, ndërsa mbi këtë lartësi janë përdorur qerpiçë të lidhur gjithashtu me breza druri. Në katin e dytë është përdorur gjerësisht çatmaja. Nyja sanitare është në fundin e oborrit të vogël, para banesës. Banesa nuk është e datuar. Simbas nesh, ajo duhet të jetë ndërtuar nga një pronar i vogël toke rreth fundit të shek. XVIII. Banesë me çardak është edhe ajo në rrugën Spiro Velko, Nr. 9.

Banesë e mbyllur interesante, është ajo në rrugën «Shpresë Palla» Nr. 12. Është një banesë dy-katëshe me podrum (Tab. I, fig. 4). Mbi derën e hyrjes të mbuluar me qemer gjysëm rrethor, është murosur një pllakë guri që mban datën e ndërtimit 1850. Në gjëndjen e sotme, banesa ka pësuar ndryshime: shkallët nuk janë në vëndin e parë, ato janë shtyrë duke dale jashtë konturit katërkëndësh këndrejtë të planimetrisë. Në fillim ato kanë qënë vendosur në krahun e djathtë të hyrjes, këto shkallë njërampëshe të çonin në një koridor të ngushtë të katit të dytë, i cili mbas çvendosjes së shkallëve u zgjerua dhe hapi vënd për krijimin e një ambienti të vogël. Një ndryshim të vogël ka pësuar dhe ambienti i dhomës së dimërit, i cili ka qënë më i madh në kohën e ndërtimit. Pra, banesa përbëhej në fillim prej podrumit dhe nga një ambient në të dy katet; i poshtmi është ambienti i gatimit dhe i qëndrimit, ndërsa i sipërmi është dhoma e mirë. Podrumi shërbente për depozitimin e ushqimeve. Banesa nuk ka asnjë zbukurim për t'u shënuar. Ajo është e ndërtuar me mur guri në të dy katet. Muratura përshkohet nga breza druri dhe lidhet me llaç balte me fugaturë llaç gëlqereje nga jashtë. Dora e parë e suvasë është me llaç balte, dora e dytë vetëm me gëlqere.

Banesa në rrugën «Mihal Grameno- Nr. 19 (Tab. II), e ndërtuar me 1841, është nje ekzemplar origjinal në kompozimin e vet. Ajo përbëhet nga dy kate, në katin e parë janë ndërtuar katër ambiente, vetëm njëri prej të cilëve është i pajisur me oxhak, ndërsa tre të tjerët do të kenë shërbyer për depo. Në katin e dytë, janë vendosur katër ambiente dhe një qoshk i mbyllur. Në krahun e djathtë, më vonë, janë bërë disa transformime të vogla. Unikale është zgjidhja e shkallëve, ato fillojnë nga një parahyrje e katit të parë në të cilën të çojnë 3 harqe gjysmë rrethorë. Shkallët janë dyrampëshe, të ngushta e jo të volitshme. Mbi hyrjen (kafazin e shkallëve) është ndërtuar një qoshk i mbyllur, por i ndriçuar nga shumë dritare. Kompozimi dallohet për kompaktësinë dhe çfrytëzimin racional të sipërfaqes së banueshme. Banesa është e ndërtuar me mur guri në të dy katet. Strehët janë shumë të gjëra, dyfishe e të çveshura. Ka një përpjekje të ndijshme për t’i dhënë pamjes kryesore një trajtim të goditur.

Banesa në rrugën «Fan Noli» Nr. 2 (Tab. II) për nga kompozimi është e thjeshtë. Ajo të kujton një variant të banesës me çardak Në planimetri, banesa ka formën e gërmës «L». Krahu i djathtë i saj ka podrume, njëri prej të cilëve përfshin cdhe lartësinë e katit të parë, në gjysmën e kësaj lartësije përshkohet nga një dysheme. Kati i parë përfshin hajatin dhe dy ambiente banimi. Në katin e dytë, përveç çardakut të mbyllur, ka tre dhoma banimi, Banesa është ndërtuar me mur guri në të dy katet. Muratura është lidhur me llaç balte. Në katin e dytë balli i çardakut dhe dy faqet e dhomës në vazhdim të tij janë ndërtuar me skelet druri.

Në zonën e banuar mbi monumentin e Luftëtarit të Lirisë, ndodhen akoma në këmbë disa banesa ose pjesë të tyre, në të cilat në katin e dytë ka gjetur përdorim të gjerë muri i hollë me skelet druri të veshur me çatma; në disa raste krejt kati i dytë është ndërtuar me këtë teknikë. Strehët e tyre janë të mbyllura, të veshura me dërrasa ose pjesërisht me suva e pjesërisht me dërrasa. Erkeri gjen një përdorim të gjerë në to. Nga sa kemi vërejtur është vështirë të dallosh ndonjë koncept të caktuar në kompozimin e tyre; ato më tepër janë improvizime. Ndërtimi i tyre duhet konsideruar si një sprovë që nuk gjeti terren në Korçën me klimë të ftohtë, ku materiali tradicional guri e, më vonë edhe tulla kanë prioritet. Në Korçë gjenden dhe disa banesa që duhet t’i përkasin fillimit të shek. XIX, të cilat janë ndërtuar ose në të dy katet me qerpiç të lidhur me breza druri, ose deri në një farë lartësie me mur guri e pastaj me qerpiç, gjë që tregon se ky material ka qënë i përdorshëm. Si përfundim, në lidhje me arkitekturën e banesës së përhapur në Korçë gjatë gjysmës së dytë të shek. të XVIII dhe më parë, kur banesa e re korçare, siç duket nuk kishte zënë vënd, mund të themi se në këtë qytet nuk gjen ndonjë tip të preferuar që të ketë pasur ndonjë përhapje të gjerë. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur më shumë banesa të mbyllura të ndërtuara më tepër me gur, por të njohur dhe të përdorur janë dhe qerpiçi e skeleti i drurit. Banesat me kat, duket se kanë pasur përhapje mjaft të gjerë, mbasi shumë rrallë gjënden banesa të vjetra përdhese. Tipet e ndryshme të banesave të përmëndura më sipër vazhduan në një masë më të vogël të ndërtohen në Korçë dhe gjatë gjysmës së parë të shek. XIX krahas banesës së re korçare. Ndryshe nga banesa e vjetër, për banesën e re, të cilën duke mos munduar ta emërtojmë duke u bazuar në ndonjë karakteristikë funksionale, do ta quajmë thjeshtë banesë korçare. Gjëndet një material i mjaftueshëm për të dhënë një kuadër të plotë të saj. Po e themi që në krye, banesa korçare, e ndërtuar në një numur jo të vogël variantesh por me një koncept të njëjtë, është banesë e shtresave të borgjezisë qytetare, duke filluar që prej zanatçiut të vogël e deri tek tregëtarët e pasur. Variantet e ndryshme shprehin qartë shtresëzimin shoqëror brënda klasës së borgjezisë qytetare të Korçës. Ne do t'i paraqesim këto variante, duke pasur për bazë në renditjen e tyre shkallën e ndërlikimit të tyre, i cili vërehet në shtimin e numurit të ambienteve duke ruajtur qartësinë dhe thjeshtësinë e skemës kompozicionale. Kjo renditje nuk është e karakterit kronologjik, as nuk duhet konsideruar si një zhvillim hap mbas hapi nga e thjeshta në të ndërlikuarën. Shumë prej këtyre varianteve do të jenë përdorur njëkohësisht.

Duke gjurmuar mbarë qytetin kemi arritur të dallojmë shtatë variante të ndryshme të banesës korçare, tre prej të cilave janë banesa njëkatëshe, ndërsa katër të tjera banesa dykatëshe.

Varianti më i thjeshtë i banesës korçare është një banesë e vogël katërkëndrejtë në planimetri. Përveç katit ajo ka dhe podrumin. Si podrumi ashtu dhe kati kanë të njëjtën zgjidhie planimetrike, dy ambiente në podrum, dhoma e dimrit, qilari, si dhe një ambient i vogël ndërlidhës, në fund të të cilit shkallë druri të çojnë në kat, të përbërë gjithashtu prej një salloni të vogël ndërlidhës dhe dy ambienteve anësh tij. Hyrjet për në podrum dhe në kat janë të veçanta. Shkallë guri të çojnë në një çardak të vogël para hyrjes në kat. Banesa e ka nyjen sanitare jashtë saj. Ambientet janë të vegjël dhe pa asnjë zbukurim. Vendosja e dhomës së dimrit në podrum, i cili është në fakt një aivsmë kati, se është i thelluar në tokë rreth 1 m, është një praktikë që përdoret gjerë në Korçën me dimër të ftohtë. Ky variant ndeshet sot mjaft rrallë. Banesa në rrugën «Sotir Meha», Nr. 13 është shëmbulli tipik i këtij varianti (Tab. III); ajo duhet të jetë ngritur rreth mesit të shekullit të kaluar dhe i përkiste një zanatçiu të vogël. Banesa është ndërtuar me mur guri.

Varianti i dytë ka të shtuar në njërin krah edhe një ambient të tretë në katin mbi podrum, duke marrë kështu banesa formën e gërmës «L» në planimetri. Banesa në rrugën «Jovan Vreto», Nr. 22 (Tab. III) është një shëmbull i këtij varianti. Duke qënë se asnjëri nga të dy ambientet e podrumit nuk përdoret për banim, komunikimi me të nga salloni është i panevojshëm. Si në variantin e parë, edhe këtu podrumi dhe kati kanë hyrje të veçanta. Ky variant është mjaft i përhapur në Korçë, madje edhe në ditët tona, sidomos duke përdorur ambientet e podrumit që thellohen pak në tokë, si guzhinë dhe dhoma qëndrimi gjatë dimrit.

Varianti më i zhvilluar i banesës korçare me një kat është ai që kompozohet duke vendosur nga të dy anët e një salloni nga dy ambiente; podrumi ndërtohet nën gjithë sipërfaqen e katit ose pjesërisht. Podrumi vazhdon të ketë hyrje të veçantë nga kati dhe, në shumicën e rasteve, komunikon me të dhe nëpër sallon. Ky variant ka pamje kryesore tërheqëse, në qendër shkallë guri, zakonisht dy krahëshe, të çojnë në një portik të vogël që mbahet nga dy kollona, më shpesh guri e disa herë edhe druri; mbi të ndërtohet një çati e zakonshme ose fronton. Dy ballet anësore janë simetrike kundrejt kësaj qendre të spikatur qartë. Ky variant është i përdorur gjerë në Korçë. Banesa në rrugën «Andon Zako Çajupi» Nr. 17 (Tab. IV, fig. 5) është shëmbull tipik i këtij varianti.

Të katër variantet e tjerë të banesës korçare, janë dykatëshe dhe kanë podrume sa sipërfaqja e kateve ose më të vogël. Në të gjithë këta variante, me përjashtime të rralla, gjejmë erkerin si një element karakteristik të përhapur mjaft gjerë në banesën korçare. Erkeri si element arkitektonik, njihet që prej kohësh shumë të vjetra. Në arkitekturën e banesës qytetare shqiptare, ai duhet të jetë një çfaqje relativisht e vonë, ndërsa në banesën fshatare të mjaft zonave gjejmë nië përdorim të gjerë të një elementit arkitektonik, i cili në fakt ka funksionin e erkerit.

Në banesat me kat të Gjirokastrës, të Beratit, të Shkodrës dhe të Elbasanit të ndërtuara gjer në fillim të shek. të XIX. erkeri nuk është përdorur. Nga fillimi i shekullit të kaluar, ai gjen përdorim të gjerë veçanërisht në Berat e, ndofta dhe më parë, në Krujë. Në banesën korçare të ndërtuar në teren te rrafshët, erkeri i dalë në formë konsoli ose i mbështetur në kollona nuk bëhet i nevojshëm si në Berat, për të fituar sipërfaqe të banueshme në teren të thyer. Erkeri në Korçë është padyshim në radhë të parë një element funksional, një qoshk i mbyllur, por dhe vlera e tij dekorative ngrë mjaft peshë në përdorimin e gjerë të tij. Erkeri (fig. 6), i ndërtuar gjithmonë mbi hyrjen e banesës në variantet e pazhvilluara të banesës dykatëshe është zakonisht pjesë e sallonit, i cili pa këtë zvogëlohet shumë për shkak të shkallëve; erkeri në këto raste është një kënd intim për pushim. Në shumë raste ai është i ngritur një deri dy këmbë shkallë nga pjesa tjetër e sallonit dhe mer funksione banimi gjatë verës. Në variantet më të zhvilluara, në disa raste ai kthehet në një ambient më vete. Erkeri rrallë mbështetet mbi pajanta që shkarkojnë në muraturë, në shumicën e rasteve ai mbështetet mbi kollona. Kollonat ndërtohen edhe prej druri (fig. 7), por zakonisht ato janë prej guri dhe përfundojnë me kapitel. Numuri i kollonave është dy, ose katër. Erkeri ndriçohet nga një numur i madh dritaresh, që vendosen në ballë dhe anash. Në ballë, simbas madhësisë së erkerit, vendosen një deri më tri dritare, ndërsa anash, nga një në secilën faqe. Sipërfaqja e erkerit ndryshon sipas madhësisë së vetë banesës. Më të vegjëlit luhaten rreth përmasave 1x2m, ndërsa ka edhe të tillë me përmasa 5.5 x 2 m.

Varianti më i thjeshtë dhe më i përhapur i banesës korçare me dy kate është kompozuor thjesht, duke posur në katin e parë dy ambiente anash një salloni. Në fund të këtij, përballë hyrjes, ndërtohen shkallët për në katin e dytë, i cili ka të njejtin kompozim, me ndryshimin se sallonit i shtohet dhe erkeri. Ashtu si dhe katet, podrumi zë dy ambiente, por ka dhe raste që ai përbëhet vetëm nga një ambient. Hyrja në podrum sigurohet me shkallë të vendosura nën ato që të çojnë në katin e dytë; disa herë në dyshemenë e ambienteve të katit të parë ndërtohet një kapak, nën të cilin vendosen shkallë të thjeshta që të çojnë në podrum. Qilari merr disa herë dhe zgjidhje interesante dhe praktike, si në banesën e rrugës së «Veteranëve» Nr. 36 të ndërtuar rreth vitit 1875. Ekzemplar tipik i këtij varianti është banesa në rrugën «Stefan Luarasi» Nr. 24 (Tab. IV) e ndërtuar në të dy katet me mur guri.

Varianti i pestë i banesës korçare e ka njërin krah më të dalë përpara; në të ndërtohen zakonisht dy ambiente, por ka dhe raste që ndërtohet një ambient i vetëm me një aneks të vogël pranë tij. Banesa në rrugën «Neim Nexhipi» Nr. 32 (Tab. V), është e këtij varianti. Një variant më i zhvilluar I banesës korçare është kompozuar duke vendosur nga dy ambiente anash sallonit në secilin kat. Ekzemplar tipik i këtij varianti është banesa në rrugën «Dodona», Nr. 13 (Tab. V), e ndërtuar në vitin 1871.

Ajo ka një skemë të thjeshtë planimetrike dhe podrum në gjithë sipërfaqen e banesës; hyrja në të është e veçantë, por ajo komunikon dhe nga brënda me katet. Erkeri mbahet nga dy kollona druri. Pamja kryesore është mjaft e goditur. Të këtij varianti janë dhe disa banesa që kanë nga tre ambiente në çdo krah të salloneve në të dy katet, ndonjë herë vëndi i shkallëve del jashtë konturit të planimetrisë duke e lënë të pastër sipërfaqen e salloneve. Në këtë variant të banesës korçare mund të përfshihen edhe disa banesa shkallët e të cilave janë në njërin krah të sallonit, anash të cilave janë vendosur dy ambiente.

Varianti më i zhvilluar i banesës korçare me kat është banesa në rrugën «Evanthi Dvorani» Nr. 1 (Tab. VI), e ndërtuar më 1873. Ajo ka podrum dhe dy 'kate, shkallët janë anash sallonit. Në dallim nga variantet e tjerë, kjo banesë ka dy hyrje të trajtuara me të njëjtën gjuhë arkitektonike, por të punuara me materiale të ndryshme; njëra hyrje kryesore ka shkallë me gurë të punuar e parmak hekuri, ndërsa mbi shkallë, katër kollona guri mbajnë erkerin; hyrja sekondare ka kollona druri. Podrumi gjithashtu ka dy hyrje nën shkallët e jashtme. Sallonet e dy kateve janë me përmasa të mëdha. Banesa nuk ka ndonjë zbukurim dyert, tavanet, janë të thjeshtë. Banesa ka dy pamje kryesore, por dhe ato anësoret janë trajtuar me kujdes.

Banesa korçare është e vendosur në shumicën e rasteve me njerin ose dy ballet e saj nga rruga. Ajo rrethohet me mure të plotë guri, por një përdorim të gjerë kanë kangjellat e hekurta të punuara me shumë mjeshtëri. Porta e hyrjes për në oborr është gjithmonë dy flegërshe. Kur muri rrethues është prej guri, porta është prej druri, anash saj me gurë të latuar ndërtohen dy qoshet mbi të cilat vendoset një arkitra guri. Porta mbrohet nga një çati e vogël. Kur rrethimi bëhet me kangjella, edhe porta ështe metalike. Përpara derës ndërtohen dy sofa guri. Oborri i banesës korçare është zakonisht i vogël, në të gjejmë nyjen sanitare, që ndërtohet jashtë për arësye higjenike, si dhe një ambient që përdoret kryesisht në stinët e ngrohta për gatim e larje rrobash; në këtë kuzhinë verore hasen shpesh, oxhaku dhe furra. Oborri shpesh shtrohet me pllaka guri; kur e lejon hapësira në të mbillen pemë frutore, kurse oborret e vegjël mbillen zakonisht me lule e mbahen mjaft mirë.

Zakonisht banesa korçarw ndërtohet me mur guri i cili lidhet me breza druri çdo 80-120 cm. Brezat e drurit duken ose janë të maskuar me muraturë. Muri i gurit, në shumicën e rasteve, lidhet me llaç balte, ndërsa nga jashtë fugatohet rëndë me llaç gëlqereje. Përdorim të madh kanë dhe tullat, që janë përdorur më vonë se guri. Skeleti i drurit përdoret më shpesh në konstruksionin e erkerit, por ai përdoret edhe disa herë në ballët e ambienteve anash erkerit dhe në ndarjct e brëndshme. Skeleti i drurit vishet me listela në dy faqet ose mbushet me tulla. Çatia ndërtohct me lëndë e mbulohet gjithmonë me tje-gulla të lugëta. Strehët janë të shumta e të mbyllura; ato vishen me dërrasa, me listela e suva ose me kornizë guri. Dyshemet ndërtohen me trarë e mbu-lohen me dërrasa të afruara; podrumet ose janë për-dhes ose shtrohen me pllaka guri. Tavanet janë prej dërrase, shumë rrallë me ndonjë zbukurim të thjeshtë ose me çatma të suvatuar. Dyert e dritaret janë punuar thjesht, pa zbukurime; dritaret zako-nisht kanë sipër një lloj kornize druri. Shkallët e brëndshme janë gjithmonë prej druri. Me kujdes e shije punohen shkallët e jashtme të gurit, e sidomos kollonat dhe kapitclet prej guri që mbajnë erkerin. Në shumë raste kemi hasur suvatime të brëndshme të bëra në dorën e parë me llaç balte, ndërsa në të dytën me gëlqere, por përdoret dhe suvatimi i bane-sës me llaç gëlqerejc. Nga jashtë banesa zakonisht nuk suvatohet, por nga çereku i tretë i shekullit të kaluar fillon të përhapet dhe suvatimi nga jashtë i banesës, du'ke sajuar në shumë raste dekoracione të ndryshme, më tepër neoiklasike, rreth dritareve, dyerve dhe në kornizë.

Banesa korçare përbën një tip më vete në kuadrin e banesës qytetare shqiptare, tip i cili në variantet më të zhvilluara është shkalla më e lartë që arriti banesa e borgjezisë qytetare, deri në fundin e shekullit të kaluar. Në Shkodër kjo klasë, deri rreth mesit të shekullit të kaluar, ndërtoi banesa të hapura me çardak, ndërsa në Berat, ku ishte më e dobët, ndërtoi banesa të vogëla të tipit me gjysmë kat. Duke filluar nga çereku i parë i shekuilit të kaluar, një përhapje të gjerë morën banesat e mbyllura me katin e dytë të ndërtuar me çatma e, shpesh herë, të dalë në formë erkeri, por këto nuk qenë ndonjë tip i kristalizuar, por më tepër adaptime dhe rikonstruksione të vjetra me mur guri në të dy katet. Në Elbasan e Kavajë nga borgjezia qytetare u ndërtuan kryesisht banesa përdhese (dollmallije), ndërsa në Tiranë krahas saj dhe tipi i banesës tiranase, tipe këto me shumë tipare të banesës fshatare. Në dallim nga këto, në Korçë kemi një banesë që në të gjithë variantet e saj shpreh qartë natyrën e vet qytetare.

Të gjitha variantet e banesës korçare kanë një skemë të qartë e të thjeshtë kompozicionale, në qendër salloni dhe anash tij ambientet e banimit. Shkallët vendosen pothuaj gjithmonë në fund të sallonit dhe rrallë, anash tij. Salloni ka zakonisht përmasa të vogla në banesa njëkatëshe ku kryen vetëm funksione ndërlidhëse, ndërsa në ato dykatëshe salloni i katit të dytë trajtohet më me kujdes duke qënë se erkeri, i cili është nga ana hapësinore pjesë e tij, merr gjatë verës funksione banimi. Në banesën korçare nuk gjejmë ndonjë dallim të qartë funksional sipas kateve, por gjithmonë ambjenti i qëndrimit dhe i gatimit është në katin e parë, ndërsa ai i pritjes në të dytin dhe, në përgjithësi, kati i parë banohet në dimër, ndërsa i dyti në verë. Simbas funksionit, në banesën korçare dallojmë tri lloje ambientesh; ambientet e depozitimit të rezervave ushqimore dhe të lëndëve djegëse, ambientet e banimit dhe ambientin e pritjes. Ambientet e depozitimit të rezervave ushqimore e të druve ose qilaret janë një element i përhershëm në banesën korçare; kjo shpjegohet kryesisht me klimën e ftohtë. Numuri i këtyre ambienteve është i ndryshëm, po së paku një ambient i tillë ndërtohet gjithmonë. Qilaret ndërtohen përherë në podrum i cili rreth dy të tretat e lartësisë së tij i ka nën tokë. Në banesat e mëdha ambientet e podrumit shërbenin edhe për depozitim mallrash (në familjet tregëtare). Shpesh, sidomos në variantet e banesës njëkatëshe, një ose më shumë ambiente të podrumit shërbejnë edhe për banim; në këto raste, pothuaj gjysma e lartësisë së podrumit është mbi tokë. Dhoma e dimrit ndërtohet në podrum mbasi ai është ambienti më i ngrohtë. Qilaret ndriçohen dobët nëpërmjet dritaresh të vogla. Ambientet e banimit përbëhen zakonisht nga dhoma e dimrit ku gjatë kësaj periudhe dhe gatuhet. Ajo i përgjigjet shtëpisë së zjarrit dhe pajiset me oxhak, dollap muri e, shpesh, me musandër. Gjatë verës zakonisht qëndrohet në një ambient të kalit të dytë si dhe në qoshkun e erkerit. Tipet e zhvilluara të banesës korçare kanë një numër ambientesh bonimi që shërbejnë për funksione të ndryshme. Ambienti i pritjes është i thjeshtë, pa ndonjë trajtim të veçantë që ta dallojë ngo ambientet e tjera. Banesa korçare zakonisht i ka jashtë ambientet sanitare.

Banesa korçare, në krahasim me banesat me çardak të Shkodrës dhe të Beratit, mw banesat Gjirokastrite, madje dhe me banesat e shtresave zejtaro-tregëtare të Beratit, dallohet për një qartësi e thjeshtësi të theksuar, jo vetëm përsa i përket kompozimit, por dhe trajtimit të interierëve dhe elementëve të tillë arkitektonikë si tavane, dyer, dollape muri, etj. Në banesën korçare nuk ka asnjë zbukurim për t’u vënë re; gdhëndjet në dru, në tavanet, dollapet, apo dhe në ndonjë musandër mungojnë; oxhaqet janë fare të thjeshtë. Në dallim nga banesa gjirokostrite dhe ajo me çardak, dhomat janë me dimensione jo të mëdha, plot dritë e të pangarkuara me zbukurime. Në banesën korçare mungon krejtësisht harku dhe qemeri, elemento konstruktivë aq të përhapur në Gjirokastër, Berat dhe Shkodër, Banesa korçare është një banesë ekonomike, e cila i përgjigjej shumë mirë borgjezisë së re në rritje, për të cilën ishin të panevojshme dhe jo racionale, qoftë skema kompozicionale e banesave me çardak dhe e asaj gjirokastrite, qoftë dhe ornamentika e tyre shumë e pasur dhe jo utilitare. Dhe trajtimi i pamjeve të jashtëme të banesës korçare tregon qartë për karakterin thjesht qytetar të saj. Pamja kryesore theksohet në qendër, ku vendoset gjithmonë erkeri i mbajtur zakonisht nga kollona të punuara në gur me shije, që i jep një gjallëri të madhe kësaj pamje. (fig. 8). Dritaret e mëdha, strehët e mbyllura dhe të vogla, përdorimi i gjerë i elementeve neoklasike, janë tipare të pamjes kryesore të banesës korçare. As pamjet e tjera nuk lihen pas dore; në rastet kur janë buzë rrugëve ato trajtohen me kujdes.

Banesa korçare gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe deri nga vitet 30 të këtij shekulli gjeti një përhapje të gjerë në shumë qytete, qendra të vogla, madje edhe në disa fshatra të rrethit të Korçës. Të tilla banesa, sidomos të variantit dykatësh me dy ambiente në secilin kat, si dhe nga katër ambiente në çdo kat, i gjejmë të ndërtuara dhe në Tiranë, Fier, Pogradec, etj. Te këto banesa, skema kompozicionale e të cilave është e njejtë me atë të banesës korçare, në shumë raste erkeri mungon ose, në vënd të tij, ndërtohet ballkoni. Përhapja e gjerë e këtij tipi sidomos në qytetet e rinj ose me zhvillim të shpejtë si Tirana, tregon se kjo banesë ishte ajo që plotësonte më mirë kërkesat e borgjezisë së re në rritje, e cila kërkon një banesë ekonomike dhe të thjeshtë.

Banesa korçare është bërë e njohur deri më sot nga Zhak Burkari, duke u emërtuar prej këtij banesë e tipit maqedon, madje ky autor dhe vetë qytetin e Korçës e quan të tipit maqedon. Po të ishte ky emërtim aspak karakterizues vetëm i këtij autori, i cili ishte specialist i një fushe tepër të largët nga ajo e arkitekturës, ndoshta ky pagëzim mund të kalohej pa u ndajur më gjatë. Por ky emërtim u pra-nua pa u peshuar mirë dhe nga M. Urbani i cili njihte shumë më mirë problemet e urbanizimit në përgjithësi dhe banesës në veçanti. Madje atë e gjejmë dhe në botimin e parë të Historisë së Shqipërisë. Burkardi në këtë emërtim të banesës korçare është nisur kryesisht nga një element arkitektonik, nga erkeri ose «ballkoni i mbyllur», siç e quan ai. Ky autor ka bërë një punë me vlerë duke bërë tipizimin e banesës fshatare në shumë zona të Shqipërisë së Jugut. Njëri prej këtyre tipeve është dhe: «banesa me gur e tipit maqedon». (Burkardi pranë termit maqedon ka vënë në kllapa «me ballkon të mbyllur»). Kuptohet qartë se ballkoni i mbyllur, simbas këtij autori, është tipari kryesor që e ka çuar atë në cilësimin e banesës së tipit maqedon. Në një botim tjetër, në një karakterizim pak më të gjerë të tipeve të banesës shqiptare, gjejmë këtë formulim; “Banesat e tipit maqedon të përhapura kryesisht në Shqipërinë lindore dhe jugore janë me dritare të mëdha dhe të shumta. Dritaret e mesit të katit janë me konsol, duke formuar një lloj ballkoni të mbyllur. Mbulesa është shumë e rrafshët..Dhe në këtë karakterizim, erkerit i jepet në fakt vëndi kryesor, meqë cilësimi i parë dhe i tretë janë tepër të përgjithshëm. Dhe në vëll. I të Historisë së Shqipërisë i jepet vendi kryesor erkerit me karakterizimin e të ashtuquajturit «tip maqedon». Dihet mirëfillit se erkeri është një element i lashtë i përdorur gjerësisht në banesat ballkanase, sidomos gjatë shek. XVIII-XIX, ai është përhapur dhe në shumë qytete të Maqedonisë. Në Berat në formë erkeri del shpesh i gjithë kati i dytë. Siç duket Burkardi këndej është nisur për të emërtuar banesën korçare të tipit maqedon. Po të kish vizituar Burkardi Beratin, ka shumë të ngjarë ti kishte dhënë një emërtim tjetër banesës koroare ose, duke e ruajtur po atë emërtim, ti gruponte gabimisht, siç bëhet në Historinë e Shqipërisë, banesat e Beratit (ato që janë me erker në katin e dytë) si të të njëjtit tip me ato të Korçës. Nga ana metodologjike shihet sheshit se një emërtim i tillë nuk është aspak i bazuar. Ai është krejt formal; kompozimi planimetriko-volumar e mjaft faktorë të tjerë vendimtarë për të karakterizuar një tip banese, nuk merren fare parasysh. Pra, emërtimi i Burkardit nuk është i drejtë. Emërtimi banesa korçare për tipin e banesës së përshkruar në këtë artikull, na duket se shpreh vendin e veçantë që zë ky tip banese në arkitekturën e banesës qytetare shqiptare.

Në ane tjetër nga sa njohim në Maqedoni nuk gjejmë të përhapur gjërësisht një tip banese që të jetë i njëjtë me banesën korçare. Më afër përsa i përket kompozimit qëndrojnë disa banesa në Koprivshica të Bullgarisë, të ndërtuara rreth mesit të shek. të XIX. Tek B. Kojici gjejmë kompozime shumë të ngjashme me banesën korçare në disa qytete të Serbisë, të Kosovës, etj. dhe në përgjithësi në banesën që ay autor e quan të tipit simetrik. Por jemi të mendimit se këto paralele nuk duhet të na çojnë në ndonjë përfundim të tillë, se diku duhet kërkuar një qendër rrezatimi nga ku të jenë përhapur këto ndikime. Nga fundi i shek. të XVIII dhe sidomos gjatë gjysmës së parë të shek. të XIX, në arkiteklurën e banesës ballkanike gjejmë shumë elemente të përbashkët, si në kompozimin e tyre, ashtu edhe në përdorimin e gjerë të disa elementeve të veçantë arkitektonikë më tepër në trajtimin e pamjeve kryesore. Dhe kjo shpjegohet me gjallërimin për herë e më të madh të shtresave te borgjezisë qytetare, që po fitonin peshë në saje të rolit të rëndësishëm që luanin në jetën e këtyre qyteteve që, kohë më parë, kish filluar të marrë tiparet e një ekonomie kapitaliste. Lidhjet tregëtare ishin një faktor që sillte pasoja edhe në arkitekturë. Por pa nënvleftësuar këtë faktor ne jemi të mendimit se lindja e një tipi të ri ose, më saktë, preferenca e një forme të caktuar të një kategorie arkitektonike kur atë e kërkojnë kushtet, siç është rasti ynë, kur borgjezia qytetare e Korçës pa tradita po rritej shpejt dhe kërkonte si një klasë e formuar të materializonte specifikën e vet në mënyrën e jetës në një tip banese të përshtatëshme, ky tip u formua brënda një kohe relativisht të shkurtër. Duke pasur parasysh faktin se banesa qytetare shqiptare që në mesin e shek. të XVIII kishte arritur një zhvillim të madh, se mjeshtrit shqiptarë gëzonin një përvojë të çmuar teknike, duhet ta konsiderojmë kristalizimin relativisht të shpejtë të këtij tipi si një fenomen të shpjegueshëm. Si përfundim mund të themi se banesa korçare është një banesë tipike e borgjezisë së re shqiptare, e cila gjatë shek. të XIX po afirmohej si fuqi ekonomike.

Banesa korçare u formua si tip në një vënd me traditat në fushën e banesës, ajo mori gjithshka që i duhej nga kjo traditë, sidomos në lëmin teknik dhe në elementë të veçantë arkitektonikë dhe, në përputhje me nevojat e jetës borgjeze, mori zgjidhje racionale për kohën. Paralelet me arkitekturën qytetare ballkanike të së njëjtës periudhë shpjegohen me faktin se, borgjezia shqiptare kishte filluar të zgjeronte fushën e veprimtarisë së vet dhe të kishte marrëdhënie tregëtare me shumë qëndra, duke krijuar kushte për influenca dhe huazime reciproke. Borgjezia e re ballkanike, pavarësisht nga kombësia, kishte një bazë të fortë afrimi që përbënte shkakun kryesor të çfaqjeve paralele në shumë fenomene të veprimtarisë së saj, duke përfshirë këtu dhe banesën. Me zgjerimin e tregjeve, me krijimin e lidhjeve të gjera në mes të rajoneve të ndryshme, kjo klasë po thyente atë izolim dhe autarki ekonomike të shekujve të mëparshëm, e cila ishte një nga faktorët kryesor që kushtëzoi atë larmi tipesh e formash arkitektonike të banesës popullore shqiptare.

Faruk Zarshati - Të dhëna mbi banesën e fushës së Zadrimës

Krahina e Zadrimës shtrihet në fushën me të njëjtin emër, një nga më pjelloret e vendit tonë. Kjo fushë përfshihet ndërmjet dy kufijve natyralë, lumit të Drinit në perëndim dhe maleve të Veiës e Potogut në lindje. Në veri dhe në jug të dy kufijtë e mësipërm takohen me njëri tjetrin respektivisht në Vaun e Dejës dhe në fshatin Roboshtë të Lezhës.

Fushën e Zadrimës e çajnë përrenj të shumtë dhe të furishëm, që shpesh bëheshin shkaktarë grryerjesh dhe përmbytjesh. Përpara çlirimit lumi Drin gjithmonë u ka sjellë fatkeqësira fshatarëve të Zadrimës, duke përmbytur tokat dhe banesat e tyre; kjo ka bërë që fshatrat të shpërngulen larg tij, gjithmonë duke ju afruar terrenit kodrinor.

Qëllimi i disa ekspeditave të ndërmarra në këtë krahinë ka qënë të përcaktonte banesën e vjetër Zadrimore. Ne vumë re, që kjo banesë në shumicën e fshatrave që vizituam: Koboshtë, Kallmet, Troshan, Blinisht, Fishtë, Dajç dhe Gjadër, qe transformuar pothuajse krejt. Sigurisht që kërkesat e jetës së re të fshatit kanë influencuar shumë dhe kanë qënë determinuese në këtë drejtim, por ne mendojmë, se një nga arësyet ka qenë dhe Drini, i cili «jo më pak se turku u shkaktonte të keqe popujve të Zadrimës».  Megjithatë, ruhen disa ekzemplarë banesash në fshatrat Kallmet dhe Troshan, të cilat vlejnë për të përcaktuar tipin më primitiv të banesave të krahinës. Ndërtimet e reja, që bëhen sot në përshtatje me jetën e re në fshat, ruajnë vetëm volumin dhe formën e vjetër, kurse ana funksionale e pajisja e ambjenteve ndryshojnë. Sidoqoftë, me gjithë mungesën e burimeve për banesën e hershme të kësaj krahine, nga vrojtimi i ekzemplareve që ruhen, mund të nxirren disa konkluzione.

Fshatrat në këtë krahinë janë të përmbledhur, shtëpitë vendosen grupe-grupe, në të cilat banojnë pjesëtarë te një fisi. Lagjet, qe mbajnë ose jo emrin e fisit, janë të vendosura mbi kodra, që nuk rrezikohen nga përrenjtë që zbresin nga Vela e Potogu në dimër. Çdo shtëpi ka oborrin e vet të rrethuar me mure guri të lartë. Sipas të dhënave të vëndasve kjo karakteristikë ka qënë për të kaluarën: banesat rrethoheshin kështu për shkak të hajnive dhe të fanatizmit. Sot ato janë me mure guri afërsisht 90 cm. të ngritur nga toka dhe me një gardh hunjsh mbi ta. Në oborr spikat pusi dhe kasollet e bagëtisë. Fshatarët e kësaj krahine janë marrë vazhdimisht me bujqësi e blegtori; tokat e tyre shtriheshin deri në breg të Drinit.

Gjëndja ekonomiko-shoqërore rcfloktohet qartë në shtëpitë e banimit që ndërtonte fshatari. Ajo më e thjeshta është jerevia. Jerevi vjen nga turqishtja dhe don të thotë: jere — përdhe dhe ev — shtëpi, d.m.th. shtëpi përdhese. Në të gjejmë vatrën dhe burgun (Tab. 1-a). Po këto ambjente, d.m.th. burgun dhe vatrën, i gjejmë në një banesë tjetër, por që është dykatëshe: burgu poshtë dhe vatra lart (Tab. l-b). Kur fshatari është më në gjëndje, atëhere bashkangjitur me jerevinë ngreh kullën. Kemi kështu banesën kullë-jerevi. Kjo banesë është trekthinëshe dhe më e përhapura në atë krahinë (Tab. II, Tab. III). Varianti tjetër është ai, ku jerevia ngrihet edhe një kat mbi atë ekzistuesen; kemi kështu një banesë katërkthinëshe (Tab. IV). Le të marrim secilin nga këto variante dhe t'i shohim veç e veç. Jerevia është banesë katërkëndëshe (Tab. l-a) me përmasa që afrojnë 14 x 6.5 m. Thamë se në të gjejmë vatrën dhe burgun, të cilën ndahen midis tyre me gardh, perde, ose mjed (që është një mur guri ndarës). Në burg mbahen bagëtitë, gjëja më e vlefshme, për fshatarin, i cili don t'i ketë pranë, t'i mbikqyrë, t’i ruajë nga çdo e papritur e t’i mbajë ngrohtë, prandaj ai ndërton burgun pothuaj fare pa dritare, vetëm nga- ndonjëherë, në të rrallë, hap disa dritare të vogla. Komunikimi me burgun nga vatra bëhet nëpërmjet një dere. Vatra është ambjenti ku zhvillohet jeta. Aty burra, gra dhe fëmijë rrinë së bashku, prandaj ajo merr emrin ngandonjëherë edhe neje. Në të gjejmë një oxhak të rremë, sepse në të vërtetë është një niq i futur 40 cm. në mur, me forma të ndryshme, që nuk kryen funksionin e oxhakut. Zjarri ndizet në një vënd të ngritur deri 6 cm, nga toka me përmasa 110x100cm., i bërë me baltë të ngjeshur mirë. Mbi të vendoset një orendi hekuri, që quhet demir-oxhak, e cila shërben për mbajtjen e druve të zjarrit. Pikërisht mbi këtë pjesë të ngritur në mesin e saj, lart nga trarët e çatisë varet një zinxhir ose vargue, siç e quajnë vëndasit, që shërben për të lidhur kusinë e gatimit. Tymi del direkt nga hatllat duke i nxirë trarët me blozë dhe duke i dhënë ambjentit (vatrës) një pamje të errët, Oxhaku i rremë ka anash dy kamare të vogla në një lartësi 60 cm, nga toka, që shërbejnë për vendosjen e kandilit ose të ndonjë sendi tjetër të nevojshëm. Vatra nuk eshtë e shtruar me dysheme dërrase, por vetëm me dhe të ngjeshur mirë. Gjejmë në të elementë të tjerë funksionalë si rafte muri, sqoll, që është vëndi ku lahen duart dhe enët, dhe dritare të vogla me përmasa 26x40cm. Furra e pjekjes së bukës gjëndej më përpara në vatër në një vënd çfarëdo. Kjo i përkiste kohës kur jeta zhvillohej brënda nga pasiguria. Sot shohim që nuk ka mbetur asnjë furrë brënda; ato ndërtohen jashtë, ngjitur shtëpisë. Ambjenti sanitar i ngjitet vatrës si shtesë. Banesa tjetër dy-katëshe, siç është ajo e Preng Zef Vlashit dhe e Mrikë Paiok Vlashit (Tab. l-b), ka pa ato ambjente: burgun dhe vatrën. Në të dy këto banesa burgu është njëlloj si ai i jerevisë dhe vatra që gjëndet mbi të po ashtu, vetëm me një ndryshim emërtimi: vatrën nuk e quajnë më vatër por «çardak», sepse është e shtruar me dysheme dërrase. Rast tjetër tipik kemi dhe në jerevinë e Gjon Marka Gjokës (Tab. l-a) në fshatin Kallmet, ku një pjesë e burgut të jerevisë është shtruar me dërrasa të ngritur 40 cm, nga toka dhe është quajtur çardak. Kjo banesë nuk quhet më jerevi, megjithëse ka po ato ambjente, por kullë, pra merr emër të tillë vetëm sepse është dykatëshe. Siç duket vëndasit identifikojnë me kullën çdo banesë që ngrihet në lartësi. Në të vërtetë «kullat tipike në formë pirgu mungojnë p.sh. në Malsi të Madhe dhe në fushën e Zadrimës.

Në të dy këto banesa, ngjitja për në katin e sipërm bëhet nga brënda me shkallë guri ose druri. Këto të fundit përbëhen nga dy shtylla lisi të lidhura ndërmjet tyre me dërrasat e shkeljes. Në dysheme lart, tamam ku mbaron ngjitja, vendoset një qepen për t'i mbuluar shkallët, në mënyrë që ambienti  i sipërm të izolohet nga burgu i kafshëve

«Çardaku» ka po ato elementë që ka edhe vatra në jerevi: furrën e bukës, dritaret e vogla, sqollin, oxhakun e rremë, dollape muri, kamare dhe vëndin e zjorrit po prej balte, vetëm me një baza-ment nga poshtë rne trarë dhe dërrasa që mbajnë baltën (Tab. l-b prerje a – a).

Pamë, pra, jerevinë banesë dy kthinëshe dhe kullen po dy kthinëshe, por të zhvilluar në lartësi. Të shohim tani variantin tjetër, ku njerit prej ambjenteve të jerevisë, dhe pikërisht burgut, i shtohet dhe një kat. Vatra mbetet po ashtu si më parë, vetëm se ajo merr emrin «Votra e grave», d.m.th. vëndi ku rrinë e gatuajnë gratë. Kati i dytë i kësaj banese ose «çardaku», siç e quajnë vëndasit (Tab. II, Tab. III), shërben për të ndejtur burrat. Burrat dhe miqtë hynin në «çardak» nga jashtë me shkallë guri, ndërsa gratë shërbenin nga brënda nëpërmjet një shkalle prej druri. «Çardaku» ka pamje më të plotë, aty gjejmë oxhakun që kryen pikërisht një funksion të tillë. Jo vetëm që ekziston niqi me dy kamare anash (i quajtur nga vëndasit balku qorr), por sipër vendit të zjarrit ka edhe një xhumlek ose kosh dërrase në formë trungu piramide, i cili nuk e lë tymin të dalë nëpërmjet hatllave, por e mbledh dhe e nxjerr jashtë në çati.

Miku ka vend të caktuar pranë oxhakut. Përballë tij rri i zoti i shtëpisë, që ka një dollap të vogël pranë për mbajtjen e kafes. Po në atë faqe muri, edhe në ato anash, në një lartësi 170 cm., vendoseshin disa kunj druri ku miku varte armët.

Në «çardak», në shumicën e shtëpive të mëdha gjejmë frengji, element ky që i jep banesës karakter mbrojtës. Në banesën që pamë më lart (Tab. III), gjetëm 22 frengji. Bile këtu kishte frengji edhe në derën e oborrit, e cila ishte e lartë sa të hyjë qerrja me bar dhe miku me gjithë kalë. Banesa kullë-jerevi është ajo që predominon në këtë krahinë.

Varianti tjetër është katërkthinësh. Shofim këtu që përveç «çardakut» ngjitet lart edhe vatra e grave, ndërsa poshtë mbeten dy kthina që shërbejnë të dyja për burgje.

«Çardaku» dhe vatra e grave komunikojnë midis tyre me anë të një dere. Në të dy këto ambiente gjejmë po ato elemente që pamë në banesën kullë-jerevi, respektivisht në «çardakun» dhe vatrën e grave, vetëm me ndryshimin se këto janë ngjitur lart të dyja. Këtë variant më të zhvilluar banese ne e gjetëm në fshatin Troshan të veçuar (Tab. IV), larg banesave të tjera dhe pa oborr të rrethuar me mure. Dritaret këtu janë me dimensione më të mëdha dhe me kafaz hekuri, d.m.th. kemi të bëjmë me një variant të ndërtuar më vonë se të tjerat.

Po këtë banesë ne e gjetëm edhe në fshatin Kallmet (Tab. V), vetëm se këtu janë dy banesa të bashkangjitura në një kohë për dy vëllezër. Secila ka «çardak» më vete, ndërsa vatrën e grave e kanë të përbashkët. Poshtë janë gjithashtu tre kthina që shërbejnë për burgje. Në këtë banesë nuk gjejmë oxhaqe me xhumlek dhe tymi del nga hatllet. Dritaret janë me dimensicne më të vogla se sa varanti që thamë më sipër, se kemi të bëjmë me një banesë më të hershme.

Në të gjitha banesat që kemi parë, pothuajse kemi të bëjmë me po atë teknikë ndërtimi: muraturë guri e çrregullt me llaç gëlqere; vetëm në qoshet guri është i punuar mirë. Në muraturë, përveç qosheve, spikat punimi me mjeshtri i gurit të paturave të dyerve e dritareve dhe të mbulesave të tyre në formë gjysmë rrethi. Brezat nuk dallohen nga jashtë. Lënda e drurit prej lisi është e prerë në vënd. Në të gjitha banesat, çatitë janë të ndërtuara me të njejtën teknikë dhe mbulohen me tjegulla që janë prerë në vënd, ndërsa guri është sjellë gjithmonë nga mali. Dritaret mbyllen nga brënda me një kanatë druri njëfletëshe; po ashtu njëfletëshe janë dhe dyert. Këto të fundit sigurohen shpesh nga brënda me anë të një shuli prej druri, që futet në të dy anët e murit. Strehët e çatisë pothuajse nuk dalin fare jashtë. Tjegullat përfundojnë mbi një kornizë guri në fund të murit, e cila rrethon godinën në të gjitha anët.

Ustalarët që e kanë ndërtuar këtë shtëpi kanë qëne dibranë. Ata ishin grupe shetitës, që vinin nga fillimi i vjeshtës dhe merreshin me ndërtime deri në qershorin e vitit tjetër. Përbëheshin nga skuodra prej 5-6 vetësh, merrnin porosinë për ndërtimin e banesës «kaq pash të gjatë dhe kaq breza të lartë» dhe fillonin punën. Vëndasit bënin punën e pakualifikuar.

Ato pak banesa të vjetra që kanë mbetur pa u transformuar dhe pa u dëmtuar janë të gjysmës së dytë të shek. XIX. Tipike e kësaj krahine është banesa e mbyllur me tipare mbrojtëse. Dritaret e vogla, frengjitë, dyert e siguruara, bagëtia brënda, të gjitha këto plotësojnë këtë aspekt. Por vihet re një ndryshim rrënjësor nga kulla e Matit: banesa e Zadrimës nuk ka kompozimin e egër vertikal dhe pozicionin e saj strategjik, por një zhvillim më tepër hohizontal (në lartësi arrin maksimumi dy kat). Për këtë arësye ne nuk mund ta quajmë këtë banesë «kullë», megjithëse vëndasit e quajnë të tillë. Sigurisht që burime dhe studime të mëtejshme do të na çojnë në vlerësime më të sakta, që do të përcaktojnë më mirë vëndin që zë kjo në banesën shqiptare.

Neritan Ceka - Vështrim arkeologjik mbi rrethin e Elbasanit

Pasi kemi përcaktuar që në titull kuadrin gjeografik të vështrimit tonë në kufijt administrativë të rrethit të Elbasanit, shtojmë se kufiri kronologjik do të shtrihet që nga prehistoria deri në fund të kohës antike. I ndihmuar nga një konfrontim i të dhënave të pakta historike, ky vështrim do të përbënte edhe provën e parë për historinë e lashtë të kësaj zone.

Burimin kryesor për temën tonë e përbëjnë të dhënat e gërmimeve arkeologjike të cilat filluan në rrethin e Elbasanit në vitin 1960 me hapjen e tre tumave të periudhës së bronxit në fushën e Pozhokut. Vitet e fundit u vendos një lidhje e pandërprerë e materialit arkeologjik gjatë gjithë periudhës që trajtojmë në saje të gërmimeve e sondazheve në Gradishtën e Belshit, Shkambin e Shënlliut, Bradashesh, Kalanë e Elbasanit dhe Kodrën e Tepes. Gjithashtu vrojtimet kalimtare të Prashnikerit, Sestierit, Betzit, Vidmanit u pasuan nga një punë sistematike për një hartë arkeologjike të rrethit të Elbasanit.

Ka një rregullsi në shpërndarjen e vëndbanimeve të epokave të ndryshme në zonat e veçanta që përfshihen në rrethin e Elbasanit (Tab. I). Për epokën e bronxit, nga e cila kemi të dhënat e para të sigurta arkeologjike, vëmë re një grumbullim të tumave, pra dhe të vendbanimeve, në brrylin e Devollit, fushën e Cërrikut dhe në pjesën qendrore të krahinës së Dumresë. Kjo është zona e fushës më pjellore dhe e kodrinave të buta që favorizonin jetën sedentare për shkak të mundësive të një bujqësie të kufizuar drithrash të mbështetur në zhvillimin e njëkohshëm të blegtorisë.

Në periudhën e parë të hekurit vendbanimet kryesore qenë të shpërndara në zona të larta kodrinore si Shpati e Krraba, zakonisht pranë qafave ku kalonin rrugët ndërkrahinore. Duket se për këtë vendosje, përveç faktorëve të mësipërm ekonomikë, luajti një rol edhe nevoja për t'u mbrojtur në kushtet e reja shoqërore-politike të krijuara nga çthurja e komunës primitive. Nuk duhet përjashtuar edhe fakti se këto zona paraqesin kondita më të mira për zhvillimin e frutikulturës dhe të bujqësisë me vaditje me vija të vogla uji, që mund të bëhet edhe nga një grup i kufizuar njerëzish.

Periudha qytetare ka po këto veçori në shpërndarjen e vendbanimeve, me një shtim të kështjellave pranë rrugës kryesore që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit (Kalaja e Saragut, Kodra e Malit, Shkambi i Shënlliut, Shkambi Mbret, kalatë e Bixëllenjës. Zona e banuar më dendur mbetet Dumreja, por ka një zhvillim edhe Shpati, Gryka e Shkumbinit, e Zaranikës dhe zona e Peqinit që janë tepër malore dhe me pak ujra mbeten më pak të populluara.

Në shekujt e parë të erës sonë të dy brigjet e Shkumbinit me fushën dhe kodrat buzë saj si dhe Dumreja, popullohen dendur me vendbanime fshatare që kishin si qendër Skampinin. Vendbanirnet në zonat e larta kodrinore dhe ato malore, humbin rëndësinë dhe rallohen mjaft. Së fundi, periudha e vonë antike nga pikëpamja urbane karakterizohet nga një ringjallje e tabllosë së periudhës qytetare ilire, por e frymëzuar kësaj here nga motive jo ekonomike.

EPOKA E BRONXIT

Tumat e Pazhokut, me numurin e madh të tyre të përqëndruar në bregun e djathtë të Devollit, dëshmojnë për praninë e një vendbanimi të afërt të kësaj periudhe, ende të pazbuluar. Të vendosura në grupe, ku në çdo tumë dallohen varret qendrore dhe diferencime në inventarin e varreve, ato përfaqësojnë karakterin patriarkal të shoqërisë në periudhën e bronxit të hershëm dhe të mesëm. Armët që gjënden që në fazën më të hershme (1800-1700 p.e.r), janë shënja më e qartë e fillimit të çthurjes së komunës primitive. Një rëndësi të veçantë merr fakti, se armët metalike janë të tipeve mikene dhe se vijnë që nga Mesdheu, ku po zhvillohej një shoqëri skllavopronare. Tërheqja e krahinave ilire në këtë sferë bëhet sigurisht në saje të shkëmbimeve që, në fazën e dytë, bëhen më të dëndura. Kjo provohet nga zgjerimi i tipeve të armëve mikene dhe nga një enë balte e importuar. Një kohë më të vonë (L H III), i takojnë edhe dy shpata bronxi të tipit miken, të gjetura njëra në Cërrik (Tab. II, 4) dhe tjetra pranë Gradishtës së Belshit. Këto i takojnë një grupi të afërt vendbanimesh të shtrira në pjesën veri-lindore të krahinës së Dumresë. Si gjetje të veçuara përmëndim edhe dy sopata të tipit shkodran të gjetura rastësisht në Shelcan të Shpatit dhe Tërbaç të Krrabës , (Tab. II, 1), që shënojnë shtrirjen më jugore të këtij tipi në vëndin tonë.

Nga pikëpamja e arkitekturës dhe e riteve të varrimit tumat e Pazhokut përmbajnë elementet kryesore që përcaktojnë fizionominë e varreve tumulare ilire të Shqipërisë së Jugut dhe të Veriut që nga fundi i epokës së bronxit dhe gjatë gjithë periudhës së hekurit. Të tilla janë ngritja e një tume të vogël mbi varrin qendror, të qarkuar nga një rreth gurësh, varrimi me trup dhe vendosja e armëve dhe e enëve të pijes me dy vegje të zhvilluar mbi buzë.

Zë fill këtu problemi se ç’rol ka luajtur zona e Elbasanit në proçesin dialektik të formimit të kulturës ilire. Materialet e tumava të Pazhokut, përderisa mungojnë të dhëna sinkrone të të njejtit karakter nga krahinat e tjera të vëndit tonë, na shërbejnë në këtë kuadër si terminus post quem për të përcaktuar kristalizimin e mënyrës dhe riteve të varrimit si një element i përbashkët në fondin e kulturës së ilirëve në vëndin tonë. Për fundin e epokës së bronxit këtë vështrim kemi mundësi ta zgjerojmë duke u mbështetur në materialet e shtresës së parë kulturale të Belshit. Sondazhet e vitit 1969 në rrafshet në perëndim të Gradishtës ranë në shtresat kulturale të një vendbanimi të hapur, fillimet e të cilit kapen që në periudhën e fundit të bronxit. Materiali i shtresës së parë kulturale përbëhet nga keramika, (Tab. III, 1-4), format e së cilës janë mjaft të ngjashme me ato të shtresës sinkrone të Gajtanit I ndërsa elementet (vegje dhe zbukurime) afrohen më tepër me ato të Maliqit. Ka edhe forma e elemente që janë të përbashkëta për të tri qëndrat. Në këtë mënyrë roli i zonës së Elbasanit del jo vetëm në lidhjet veri-jugë, por edhe në integrimin e qëndrave kulturale të rendësishme të lindjes ndërmjet luginës së Devollit.

Periudha e parë e hekurit

Në periudhën e parë të hekurit vendbanimi i hapur i Belshit zhvillohet duke dhënë një shtresë kulturale me dy faza, ndërsa një pjesë e kufizuar e vëndbanimit ngjitet në shkëmbin e Gradishtës. Materialet e fazës së parë (Tab. III, 5, 6, 7, 9) ruajnë lidhjen me zonat lindore nëpermjet ngjashmërisë së formave me keramikën e Trenit III.

Me Gajtanin II  vihet re një afërsi e madhe e formave, fakturës dhe elementëve sa mund të themi që kemi të bëjmë me të njejtin grup kultural. Duket se ka në këtë kohë një stabilizim të lëvizjeve të popullsisë dhe vendosje të lidhjeve të rregullta ndërkrahinore, ku zotërojnë ato jugë veri. Këtë e mbështet edhe fakti i zhvillimit të vëndbanimit të hapur në Belsh. Gjetja me shumicë aty e keramikës mikenase (L H III C) dhe protogjeometrike dhe imitacioneve të saj (Tab. IV, 9, 10) tregojnë se këto lidhje shtriheshin drejt Mesdheut. Një krahasim me gjetjet e Pazhokut ku kemi vetëm një enë të heladikut të mesëm flet për çthurjen progresive të komunës primitive. Shoqërimi i këtyre objekteve me keramikën e pikturuar të tipit devollit jep një bazë për kronologjinë e kësaj keramike, por kjo do të jetë objekt i një artikulli të veçantë.

Faza e dytë paraqet një forcim të traditave në keramikën e Belshit, (fab. IV, 1-4) dhe një largim nga format e keramikës lindore, gjë që shpjegohet edhe me shkëputjen kronologjike prej saj. Bëhet një fenomen i zakonshëm në keramikën e Belshit pikturimi me ngjyrë kafe në të kuqe mbi sipërfaqen e lustruar ngjyre okër të enës. Vihen re ngjashmëri në teknikën e pikturimit me keramikën e Trenit, por motivet janë krejt të ndryshme. Mospërputhja e formave dhe e motiveve provon se kemi të bëjmë me një trashëgim të teknikës së Trenit në një fazë më të vonë të zhvillimit të keramikës së pikturuar. Lidhjet me veriun dalin nëpërmjet ngjashmërisë së formave me Gajtanin III;  por këto janë mjaft më të dobëta se në shtresën paraardhëse. Keramika e pikturuar e të njejtit tip është vënë re sot për sot në Selcën e Poshtëme (Mokër), Shkambin e Shënlliut dhe në kalanë e Tërvolit në Gramsh. Në këtë mënyrë forcimi i një fondi krycsor në keramikën e Belshit, fizionomia e të cilit përcaktohet nga format e veçanta dhe përdorimi i pikturimit, është pjesë e një fenomeni që zhvillohet në luginën e Shkumbinit dhe luginën e mesme të Devollit me krahinat që shtrihen në mes të tyre. Kemi, me sa duket, formimin e një grupi kultural, që qëndron midis veriut, me të cilin afron për format, dhe jugut, ku takojmë të përdoret në mënyrë sporadike pikturimi i enëve. Vemë re gjithashtu një ngjashmëri të motiveve dhe të ndonjë forme (oinohe) me keramikën greke. Lidhjet e dobëta me krahinat lindore dëshmojnë se këto elemente kanë arritur këtu vetëm nëpër rrugën detare.

Gjetjet e tjera të kësaj periudhe vijnë nga Shkambi i Shënlliut në Krrabë (Tab. III, 8), ku kishte një vëndbanim të vogël të vendosur mbi njo kodër shkëmbore mjaft të mbrojtur nga natyra, por të parrethuar me mure. Keramika e pikturuar dhe e thjeshtë ka të njejtat forma dhe motive me ato të Belshit. Të njejtin karakter ka edhe vëndbanimi në Lleshan, i vendosur në brigjet e një shkëmbi, maja e të cilit rrethohet me një mur prej gurësh të papunuar (fab. V, 2). Të tre këto vëndbanime: Gradishta e Belshit, Shkambi i Shenlliut dhe Lleshani përfaqësojnë tipin e vëndbanimit të mbrojtur që është një hap për në vëndbanimin e fortifikuar. Këtë të fundit e kemi të përfaqësuar në kalanë e Bodinit në Krrabë, në qafën që lidh luginën e përroit të Paprit (degë e Shkumbinit) me luginën e Zhullimës (degë e Erzenit). Qyteza ka një sipërfaqe prej 10 ha të përfshirë midis dy rënieve të thikta të kodrës dhe harkut të një muri prej gurësh të mëdhenj të palatuar, të vendosur në dy parete me mbushje në mes. Linja e tyre është e thjeshtë, pa kthesa e kulla. Gjetjet janë shumë të rralla e të fragmentuara, shënjë e mungesës së një jete intensive. Nga këto tipare qyteza të kujton fazën e hershme të kalasë së Trajanit, pranë vëndbanimit të hapur të Trenit. Ka shumë të ngjarë që kemi të bëjmë me një tip fortifikimi që shërbente për strehimin e banorëve dhe të pasurisë së tyre në rast rreziku.

Mënyra e varrimit në këtë periudhë duket se mbetet ajo me tuma të cilat sot na ruhen vetëm në krahinën e Dumresë. Nga një nekropol tumular i fillimit të periudhës së parë të hekurit në Seferan vjen një shpatë hekuri, që përsërit formën tradicionale të shpatavc të tipit miken të epokës së bronxit dhe një maje heshte bronxi (Tab. II, 2, 8).

Në një vështrim të përgjithshëm periudha e parë e hekurit karakterizohet nga zhvillimi i vendbanimeve të hapura dhe lindja e vëndbanimeve të mbrojtura dhe fortifikimeve-strehime. Në kulturën materiale vemë re ruajtjen e traditave të kohës së bronxit dhe zhvillimin e veçorive lokale në kuadrin e një grupi kultural në luginat e mesme të Shkumbinit dhe të Devollit. Duket gjithashtu një zhvillim i mëtejshëm i lidhjeve ndërkrahinore dhe një rivendosje kontakti me Mesdheun, që duhet shpjeguar me zgjerimin e lidhjeve ekonomike si rrjedhim i çthurjes progresive të komunës primitive.

PERIUDHA QYTETARE ILIRE

Në shekujt Vl-V krijohet në vëndbanimin e hapur të Belshit një shtresë kulturale që përfaqëson një nga fazat më intensive të zhvillimit të jetës në këtë vendbanim. Keramika tradicionale e formuar mirë, (Tab. IV, 5, 6), shoqërohet aty me një numur të konsiderueshëm fragmentesh të enëve të importuara nga Dyrtahi e Apollonia, të cilat i takojnë shek. VI-IV p.e. sonë. Janë kryesisht enë tryeze për pije. (Tab. IV, 89). Në keramikën vendase vulën e jep ajo e pikturuar, në të cilën vemë re fillimin e përdorimit të çarkut dhe huazimin e ndonjë motivi nga keramika e importuar. Është e para herë që e kapim në mënyrë më të plotë këtë fazë kalimtare nga periudha e parë e hekurit në atë qytetare ilire gjë që në planin ekonomiko-shoqëror përfaqëson kalimin nga rendi i komunës primitive në atë skllavopronar. Në këtë fazë del në dukje edhe veprimtaria ekonomike e kolonive helene e cila luajti në këtë proçes një rol katalizalor. Nëqoftëse mbajmë parasysh zhvillimin e brendshëm ekonomik që shprehej në shpeshtimin e lidhjeve ndërkrahinore dhe me Greqinë arkaike, themelimi i kolonive në bregdet dhe vendosja e marrëdhënieve më të afërta me ilirët është një fenomen i përcaktuar në radhë të parë nga ky zhvillim. Depërtimi i prodhimeve të kolonive në Belsh, i shoqëruar me përdorimin e çarkut dhe futjen e elementëve të reja në keramikë janë gjurmët materiale të zhvillimit të shkëmbimit për nevoja luksi dhe të kthimit të poçerisë në një zejtari. Nga pikëpamja kulturale keramika e Belshit dhe e Gajtanit janë larguar mjaft nga njëra tjetra. Si duket shkëmbimi zhvillohet në këtë kohë kryesisht në tregun e brendshëm dhe me kolonitë. Ky theksim i ndryshimeve është i përkohshëm dhe pregatit kalimin në një unitet më të gjerë e më të thellë.

Fenomenet që trajtuam më lart janë njëkohësisht edhe preludi i një proçcsi urbanizues, që karakterizon kalimin në periudhën qytetare ilire, esenca e të cilit është vendosja e marrëdhënieve skllavo-pronare në prodhim.

Nga pikpamja arkitektonike ky proçes realizohet me lindjen e një sërë qëndrash të fortifikuara të cilat zënë pikat kryesore në rrjetin e qarkullimit të rrugëve në rrethin e Elbasanit. Saragu, Kodra e Malit, Shkambi i Shënlliut kontrollojnë drejtpërdrejtë rrugën në luginën e Shkumbinit. Kulla e Grocenit, kalatë e Bixellenjës, Valshi zotërojnë krahinat rreth saj dhe rrugët që i përshkojnë ato. Në tërë qytezat e para takojmë zbatimin e planeve arkitektonike në ndërtimin e mureve rrethuese, që karakterizohen ende nga linja të thjeshta të planimetrisë, me kulla dhe hyrje të pakta. Muret në Shkambin e Shënlliut (Tab. V, 2) dallohen për një trajtim të kujdesshëm të gurëve në forma trapezoidale me faqe të sheshta, që në një teren shkëmbor kalojnë në forma poligonale të rreshtuar, me trajtim të fryrë të faqes (Tab. V, 1). Në rastin e parë muri të kujton muret e periudhës së dytë të Zgërdheshit 23 24), ndërsa në rastin e dytë ato të Lisit llla, pra tipologjikisht renditet në fundin e shek. IV p.e, sonë. Ky datim përforcohet edhe nga intensifikimi i jetës në qytezë, pikërisht në këtë periudhë.

Në kodrën e Saragut pranë Dervenit të Bishqemit (Tab. VI, 1) vëmë re të njejtën pamje të planimetrisë me kulla katërkëndëshe me dalje të cekët dhe hyrje në koridor të krijuar nga mbivënia e krahëve të murit. Stili i ndërtimit ësntë -përcaktuar këtu edhe nga materiali, që është shtuf. Format e gurëve janë katërkëndëshe me punim të rrafshtë të faqes (Tab. V, 3). Gjetjet më të hershme të Saragut të mbledhura në sipërfaqe i takojnë gjithashtu fundit të shek. IV, p.e.sonë. I njejti stil në punimin e mureve duket edhe në kodrën e Malit, pranë Xherijes, e cila ngrihet përballë Saragut në anën tjetër të Shkumbinit si dhe në kullën e Kamunahut, buzë Devollit (Tab. V, 4).

Ky interesim i menjëhershëm për rrugën në luginën e Shkumbinit lidhet sigurisht me shfrytëzimin e saj në dobi të nevojave ekonomike të zonës dhe të lidhjeve ndërkrahinore. Duket se kemi në këtë lindje të menjëhershme kështjellash edhe një veprimtari të organizuar që ka të bëjë me marrjen e masave nga ana e shtetit ilir kundër invazionit të shtetit maqedon të kohës së diadokëve.

Krahas këtij tipi kështjellash zhvillohen edhe vendbanime të fortifikuara të rrethuara me mure prej gurësh të papunuar që ruajnë të gjitha tiparet e mureve të periudhës së parë të hekurit. Vihet re vetëm një përpjekje drejt formash katërkëndëshe dhe rrjeshtimit të gurëve. Të tillë qenë vendbanimet: Kulla e Gracenit mbi shpatin perëndimor të Krrabës, Maja e Shën-Mërisë në zonën e pasur me kullota të Zaranikës dhe Kalaja e Valshit në qendër të krahinës së Shpatit.

Gradishta e Belshit, kalaja e Lleshanit dhe Shkambi Mbret përbëjnë tipin e vendbanimeve lë mbrojtura të parrethuara me mure gurësh.

Së fundi kemi një përhapje vendbanimesh të tipit fshatar, sidomos në zonën e Dumresë (Qaf-shkallë, Deshiran, Dragot), që provohen nga materialet e nekropoleve që në shek. IV p.e.sonë. Vendbanimet e hapura i gjejmë edhe në lagje e bloqe banesash të ndërtuara jashtë mureve rrethuese në Shkambin e Shënlliut ose të vendosura pranë vendeve të mbrojtura me pak sipërfaqe banimi si në Shkambin Mbret dhe Belsh. Në këtë rast ato mbeten pjesë të qendrave qytetare.

Nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik vemë re një diferencim të qendrave të lartpërmendura. Gradishta e Belshit dhe kulla e Kamunahut kanë një karakter më të theksuar qytetar, d.m.th. një prodhim zejtar shumëdegësh. Në këtë grup mund të futet edhe kalaja e Lleshanit për një tregëti të brëndëshme të zhvilluar. Kalaja e Saragut, Shkambi i Shënlliut, Kodra e Malit mbeten gjatë shek. Ill-ll qendra me rëndësi strategjike dhe me ekonomi konsumuese. Vetëm në shek. I. p.e.sonë vemë re tek to një zhvillim të zejtarisë, kryesisht të poçerisë. Një sërë qendrash të thella si Kulla e Gracenit, kalatë e Bixëllenjës, kalaja e Vaishit kanë një karakter të përzier qytetaro-fshatar, me të cilin duhet të kuptojmë lidhjen e funksionit të prodhimit bujqësor me atë të shkëmbimit me qendrat e tjera.

Më së fundi, kemi qendra fshatare, kryesisht si vendbanime të hapura, fizionomia arkitektonike dhe ekonomike e të cilëve është ende vështirë të kapet për mungesë të gërmimeve arkeologjike.

Zhvillimin e zejtarisë në vendbanimet e shek. IV p.e.sonë mund ta ndjekim në vija të përgjithshme nga materialet e gërmimeve të Belshit dhe nga gjetjet e rastit të qendrave të tjera. Prodhimi i keramikës në Belsh, që ka marrë karakter zejtar që në shek. V me përdorimin e çarkut, humbet në shek. IV tiparet tradicionale dhe fillon të përpunohet sipas shijeve të një jete qytetare. Kjo shprehet sidomos në huazimin e formave dhe të motiveve zbukuruese nga keramika helene. Kemi në fund të shek. IV një zgjerim të importit të enëve të stilit apul të prodhimit dyrrahas dhe apoloniat (Tab. VII, 1, 2). Këto zënë një vend të gjerë në sasinë e keramikës së Belshit dhe të varreve të zbuluara në Dragot, Deshiran dhe në Shkambin e Shënlliut. Shkëmbimi tregëtar bazohet edhe në përdorimin e monedhës prej argjendi të Dyrrahit, Apolonisë, Athinës dhe Maqedonisë. Nga fundi i shek. IV pranohen si ekuivalente edhe monedhat e bronxit të Dyrrahit dhe Maqedonisë, gjë që dëshmon krijimin e një tregu të garantuar për shkëmbimin e mallrave. Në këtë mënyrë proçesi i lindjes së qendrave me arkitekturë qytetare në shek. IV kondicionohet nga kalimi në prodhimin e mallrave, dhe të dyja këto formojnë gradualisht thelbin e jetës qytetare në rrethin e Elbasanit.

Jeta qytetare njeh një lulëzim progresiv më shek. lll-I p.e.sonë. Prodhimi orientohet nga plotësimi i nevojave të kësaj jete me një zhvillim të poçerisë, të punimit të metaleve, të punimit të gurit dhe zejtarisë artistike.

Poçeria është dega që kalon më shpejt dhe më me gjerësi mbi bazat e prodhimit zejtar. (Prania e punishteve të keramikës provohet në Belsh dhe Sarag). Megjithatë gjatë shek. III ndeshim edhe një prodhim te kufizuar shtëpijak që ruan format e keramikës tradicionale (Tab. VIII, 1, 2) por që dallohet për një repertor të kufizuar dhe teknikë të dobët punimi. Kjo gjëndet kryesisht në qendrat me karakter fshatar si Shkambi Mbret, Qafshkallë etj. por nuk mungon edhe në Belsh. Prodhimi zejtar i keramikës u përshtatet nevojave qytetare. Në sasinë e keramikës zotërojnë materialet e ndërtimit (kryesisnt tjegulla) si dhe enët e përdorimit shtëpijak. Teknika e punimit dhe format, janë mjaft të ngjashme me keramikën helenistike të Dyrrahit dhe Apolonisë (Tab. VIII, 4-7). Dallimi vihet re në zgjedhjen e baltës, mungesën e vernikut në shek. III dhe futjen e një verniku të dobët në shek. Il-I si dhe në preferimin e disa formave në keramikën e përdorimit. Në shek. III preferohen skifosat me fund të ngushtë (Tab. VIII, 7) dhe amforat me buzë të hapura; në shek. ll-I tasat me buzë të kthyera brënda (Tab. VIII, 3, 8, 9) dhe qypat me trup të zgjatur dhe vegje brinore (Tab. IX, 1). Këto prodhime zëvëndësojnë pothuaj plotësisht keramikën tradicionale edhe në qendrat fshatare, qoftë edhe të zonave të thella si Zavalina.

Zhvillimin e metalurgjisë e ndjekin kryesisht në prodhimin e armëve: shpata që vazhdojnë të ruajnë formën e armëve të periudhës së parë të hekurit (Tab. XI, 2), përkrenaret, (fab. XI, 1), heshtat ((Tab. XI, 3, 4), kamat, thikat (Tab. XI, 5) dhe hanxharët të tipit sica, që vazhdojnë të përdoren nga shek. III, në shek. I p.e.sonë.

Zejtaria artistike përfaqësohet nga prodhimi i zbukurimeve, ndër të cilat ndjekin më mirë fibulat e tipit palmetë për shek. III, të tipit heshtë për shek. ll-I p.e.sonë, dhe të tipit auçiza (Tab. XI, 8).

Zhvillimi i bujqësisë mund të provohet nga dëndësimi i vëndbanimeve në zonat kodrinore (Dumreja) dhe maleve (Shpati, Gryka e Zaranikës, Krraba dhe Peqini) dhe numuri i madh i enëve të rezervave ushqimore në këto vëndbanime. Kultivimi i grurit dhe i leguminozeve provohet nga mbeturinat e gjetura në sondazhet e Shkambit të Shënlliut.

Përveç prodhimit zejtar, fizionomia e jetës qytetare plotësohet edhe nga zhvillimi i artit dhe kulturës, pikërisht në ato zona ku ky prodhim ishte në shkallë më të lartë. Dumreja na ka dhënë deri më sot një numur të madh skulpturash të shek. lll-I p.e.sonë. (fab XII, 1-3). Sigurisht kemi tek ato një përvetësim të teknikës dhe formave greke, por nga ana tjetër një konceptim praktik të artit që shprehet në zgjedhjen e modelit nga jeta, një përgjithësim formash, dallimin etnogratik të modelit, etj. Vemë re edhe një evolucion nga imitimet standarte helenistike në një trajtim të lirë shpesh herë psikologjik, të portreteve. Gjithashtu nga Dumreja vijnë edhe mbishkrime të shek. lll-I p.e.sonë, ku përveç formulave të shkurtëra të varrimit gjejmë edhe formula disa rreshtash që kërkonin një njohuri te mirë të gjuhës greke. Lexojmë në to një sërë emrash ilire si: rsvtkoç, BaOouva, Apoukiç, Miva, Xaitztoç (dy të fundit për herë të parë) ndërsa emrat helen mungojnë plotësisht.

Zhvillimi i ekonomisë u shoqërua në shek. lll-I me zgjerimin e shkëmbimit në bazë të monedhave. Qarkullimi i një numuri të madh monedhash bronxi të tipeve të ndryshme lidhet me zhvillimin e tregut të brëndshëm. Ky proçes prek edhe zonat malore si Shpati, nga na vjen pjesa më e madhe e monedhave të bronxit, gjë që dëshmon për kalimin e ekonomisë fshatare në prodhimin e mallrave.

Përsa i përket lidhjeve ndërkrahinore, rrethi i Elbasanit gjëndet në sferën ekonomike të Dyrrahit që e furnizon me keramikë me vernik të zi, prodhime artistike dhe monedha argjendi e bronxi. Këto të fundit qarkullojnë deri në mesin e shek. I. p.e. sonë siç del nga thesari i Gjonmit.

Në radhë të dytë qëndron Apolonia, tregëtia me të cilën provohet nga numuri i madh i drahmeve dhe monedhave të bronxit. Nëpërmjet Apolonisë vijnë me sa duket monedhat e Republikës Epirote; Ambrakisë dhe Orikut. Monedhat e Maqedonisë që zinin një vënd me rëndësi në shek. IV p.e. sonë pothuaj zhduken krejt, ndërkohë që ato të Dyrrahit depërtojnë në zonën e Pogradecit. Të gjitha këto dëshmojnë për krijimin e një tregu të gjallë me Ilirinë e Jugut. Rrethi i Elbasanit gjendet në këtë rast në qendren e kryqëzimit të rrugëve tregëtare.

Në mesin e shek. I p.e, sonë kemi një moment ndryshimi në fizionominë e jetës në rrethin e Elbasanit. Në pikëpamjen urbanistike, kjo duket në ndërprerjen e jetës në qendrat qytetare të Shkambit të Shënlliut, Saragut, Lleshanit, kalatë e Bixellenjës. Me shkatërrimin e fortifikimeve të tyre merr fund periudha e ndërtimit të mureve rrethuese me gurë të gdhendur. Kemi një ruralizim të jetës që duket në lindjen e një numuri të madh vendbanimesh të hapura, të vendosura pranë fushave dhe rrugëve kryesore. Në elementët e kulturës materiale, keramika pëson vetëm ndryshime të pakta me futjen e tjegullave të tipit «romak» në gjysmën e dytë të shek. I p.e.sonë dhe të vernikut të kuq për lyerjen e enëve. Skulptura pëson një rënie, ndërsa shkrimi latin fiton gjithmonë e më tepër vend në mbishkrime duke ngushtuar atë grek, i cili pothuaj zhduket në shekujt e parë të erës sonë.

Historikisht fillimi i këtij proçesi lidhet me kryengritjen e Parthinëve kundër Romës në vitin 39 p.e. sonë, e cila, siç del nga burimet historike, qe një luftë e vërtetë. Shkaku i kësaj lufte duhet kërkuar në kalimin e romakëve në një politikë unifikuese në trajtimin e vendeve të pushtuara. Parthinët, të cilët kishin ruajtur një farë autonomie që nga koha e pushtimit të llirisë së Jugut, u përpoqën t’i qëndronin kësaj mase duke përdorur potencialin e tyre të fuqishëm ekonomik dhe kështjellat e tyre të forta. Romakët, që dërguan një ushtri konsullore, arritën ta shtypin kryengritjen vetëm pas përpjekjesh të mëdha dhe një terrori të egër që i dha Asin Polioni të drejtën të festonte triumfin në Romë.

PERIUDHA E SUNDIMIT ROMAK

Pasojat e sundimit romak u ndjenë në të gjitha drejtimet e jetës në rrethin e Elbasanit në kapërcyellin e erës së re dhe përcaktuan një fizionomi të re të vëndbanimeve dhe arkitekturës, një raport tjetër në degët e ekonomisë dhe fenomene të reja në art dhe kulturë.

Këto proçese u zhvilluan në një periudhë të gjatë kohe, gjatë së cilës rendi skllavopronar njohu lulëzimin e fundit dhe kaloi në çthurjen e vet. Në bazë të këtij kriteri dallojnë dy faza, kufiri ndarës kronologjik i të cilave qëndron në mesin e shek. të IV.

Shekujt l-IV.

Sundimi romak shënon një ndërprerje të proçesit normal të zhvillimit të jetës ekonomike, duke e orientuar atë sipas kërkesave të ekonomisë së Perandorisë Romake. Për rrethin e Elbasanit, kjo u shpreh në përqëndrimin e jetës ekonomike në pak qendra të mëdha dhe në zvogëlimin e numurit të qëndrave qytetare. Pra, kemi një ruralizëm të jetës. Nga qëndrat e vjetra qytetare e ruan rëndësinë vetëm Gradishta e Belshit. Një karakter të tillë fiton edhe Skampini, me sa duket rreth shek. II të e.sonë, siç e tregon zgjerimi i nekropolit në këtë kohë. Zhvillimi i tij është i lidhur me funksionimin e rregulltë të rrugës Egnatia që nga shek. I i e.sonë.29). Pranë kësaj rruge lindin një numur i madh vëndbanimesh të hapura me karakter fshatar si Karina, Fatisha, Papri, Bradasheshi, Mansi, Krasta, etj. Shtimit të vëndbanimeve në zonat e ulta kodrinore, sidomos në Dumre, i përgjigjet një rrallim i tyre në-zonat malore të Shpatit dhe Krrabës. Një tip i ri banimi janë «villae rusticae*, që takohen në Krye-zjarth dhe Qafshkallë dhe stacionet rrugore të tipit mutatio si Bradasheshi dhe Papri.

Qëndrat e fortifikuara zhduken krejtësisht, dhe kjo lidhet me largësinë e kufijve të Perandorisë Romake dhe me synimin e pushtuesve për të mos lënë në dorë të vendësve pikëmbështetje për kryengritje të mundëshme.

Ndër degët e ekonomisë ka prioritet bujqësia. Kjo kuptohet nga dendësia e vendbanimeve fshatare në zonat kodrinore e fushore dhe numuri F madh e i shumëllojshëm i veglave bujqësore të zbuluara në rrethin e Elbasanit ose të paraqitura në reliev. Midis tyre nuk mungon asnjëherë kosorja (Tab. XII, 7), e cila lidhet me hapjen e vazhdueshme të tokave të reja.

Prodhimi i keramikës vazhdon të përfaqësojë degën më të zhvilluar të zejtarisë. Dy qëndrat kryesore të punishteve të keramikës së përdorimit shtëpijak ishin Skampini dhe Belshi. Në shek. I-II prodhohen aty enë që ruajnë format e keramikës qytetare ilire (Tab. IX, 2, 3) dhe karakterizohet me një fakturë me lustër ngjyrë okër në të kuqe. Enë