Risoni
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Risoni

Gjiri i Rizonit, një nga labirintet më të komplikuara dhe më të bukura detare ka trajtën e dy fluturave të mbivëna njëra-tjetrës. Ky konfiguracion ofron një mori lehtësirash dhe strehimesh për lundërtarin vendas që e njeh terrenin dhe një mori grackash për lundërtarin e huaj. Vetë qyteti Rizona ndodhet në skajin më skajor të gjirit, i strukur rrëzë malit Orjen. Sipas intenerareve rrugore këtu kalonte magjistralja Adriariko-Joniane (TP col 492-484), e cila e përshkonte mes për mes qytetin.

Fillimisht Rizoni përmendet nga Skylaksi (Scyl. 25, shek. 6/6 p.e.s.). Më tej, fragmenri i Polibit “Teuta u largua (nga rrethimi i Issas) me një fuqi tepër të vogël dhe u fut në Rizona, një qytet i vogël por i fortifikuar mirë, larg detit dhe afër lumit që quhej edhe ky Rizona (Polyb 2.11, 229 p.e.s.)”, e dëshmon atë seli dhe strehim të monarkëve dhe flotës ardiane. Qyteri përbëhet nga akropoli 1 hektarësh i cili kurorëzon një nga shpatet bronzit të vonë, muret rrethuese të qytetit të poshtëm i përkasin shek. IV p.e.s. Këtyre mureve dhe hyut të Rizonit Medaur, i drejtohet me një poezi votive konsulli i Africa Proconsularis, po Rizonitan dhe po me emrin Medaur. Vargu “Medauri shenjtë në atdhe, që për muret e Rizonit Ajakid (Rissini Aeacia), kryekështjellës sonë Dalmate përkujdesesh” (CIL 3. 258, 8. 2851), e lidh Rizonin me dinastinë molose të Ajakidëve (430-272 p.e.s.) ose me vetë Ajakidin (331-316 p.e.s.), çka do ta datonte qytetin në shekullin e IV p.e.s. Fortifikimi ka trajtën e një pyke, me bazën në det, ku ndodhej dhe bankina e skelës, dhe majën drejt akropolit. Brenda tij të kalonin dy hyrje, prej të cilave lindorja dhe perëndimorja duket se përputheshin me trasenë e magjistralit Adriatiko-Jonian. Ishujt i përshtateshin konturit të fortifikimit duke ndërruar drejtim, por pa humbur format gjeometrike.

Banesat janë vendosur dendur dhe në to, siç e tregon kompleksi i banjave familjare të shek. III p.e.s, ndihen gjurmët e jetës mondane.

info@balkancultureheritage.com