Rituali i varrimit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Rituali i varrimit

Këto dukuri: muranat, kafshët e sakrificës, enët e thyera dhe hiri i inceracioneve, mbulohen nga tisi i murrmë i Dark Age, Kohës së Errët ku nuk pipëtin asgjë. Por krejt papritur, cepin e këtij tisi e ngre Uiada e Homerit. Befasia nga kjo ndihmë e papritur, i ngjet befasisë së zbërthimit dhe shpjegimit të kryeeposit francez të Cbanson de Roland (v. 778 e.s.) me toponiminë e Nartës, Vlorës dhe Bishtit të Pallës.

Në botën helene varrimi tumular kishte ndalur që në mesin e shek. XV p.e.s. Ndërkohë, në Iliadën e shek. VIII/VII p.e.s. përshkruhen dhe imtësitë më të vogla të ritualit klasik tumular: të varrimit të mikut të Akilit, Patroklit të rënë në luftën e Trojës (kapërcyelli shek. XIII/ XII p.e.s.). Ndërsa për Helenët ky ritual ishte një kujtesë shekullore, për Ilirët ai ishte një praktikë e rëndomtë. Si e tillë, Iliada risjell në tërë dimensionet e mundshme frymën e varrimeve princore të shek. VIII/VII p.e.s: britmat, vikamat, renë e pluhurit të çetës këmbësore, hirin e shkarë, shkartisjen e kufomave të djemve, kuajve, qenve, tufat e shkulura të flokëve, verën që shuan gacat e ndezura, hirin që rrjedh si ranë, eshtrat e zbardhura nga zjarri. Krejt e pamundur kjo nëse ky ceremonial nuk do njihej nga afer.

Kalorësitprinin e ngapas, reja e madhe e çetave këmbësore  marshonte. Patroklin e vdektir në vig e mbanin e qanin me vikamë. Dhe kurmin me leshrat që kreut shkulnin, ia mbulonin.

Dhe kur arritën turmën përrçuri, veç miqtë varrmihës mbajti.

Stivën e drunjtë njëqind këmbë të gjatë dhe po kaq të gjerë sakaq ndërtuan. Me lot të pikëlluar majë saj Patroklin shtrinë.

Dhe para therën dhe rropnë desh të bardhë dhe dema briharkuar. Shpirtgjeri Akil, me dhjamë nga çaçka në fund të këmbëve të mortshmin mbuloi. Përreth mishrat e flive rreshtoi dhe me grykë nga shtrati mortor Dy shtamba vuri: njëfën me mjaltë tjetrën me vajra erëmirë. Pastaj furishëm me hingjëllima mbi stivë shtyu katërkuajtëfortë azganë. Nga nëntë langonjtë dy i preu, Thikën u nguli që mjekon Patroklin (shek. VI p e s) dymbëdhjetë lule djemve Trojanë dhe stivës së drurëve me shretërit bashkë i flaku. Dhe tha Akili: Me verë të kuqe prushin e zjarrit shuajeni. Pastaj mblidhini eshtrat e Patroklit që në mes tëstivësjanë, Veç nga kuajt dhe njefësjt e tjerë që larg tij u dogjnë Dhe shtirini në arkëtën e artë mbështjellë me dy shtresa dhjami. Kështu foli dhe të tjerët u bindnë: me verë të kuqe stivën që flaka dogji, shuan. Dhe poshtë ra hiri i rënduar. Në arkëjën e artë eshtrat e bardha të të urtit shok shtinë. Përreth zjarrit qarkun e kodërvarrit me kompas vizuan Brenda rrethit dheun e rrëmuar hodhnë. Dhe si ngritën kodërvarrin u nisnëdhe shkuan.

info@balkancultureheritage.com