Roma shkatërron regjimin e qytet-shtetit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Roma shkatërron regjimin e qytet-shtetit

Institucionet e qytezës antike ishin dobësuar dhe shteruar si rrjedhojë e një vazhde revolucionesh. Sundimi romak do të kishte si rezultat të parë goditjen përfundimtare për shkatërrimin e saj dhe shuarjen e gjithçkaje që mbetej ende prej saj. Një gjë e tillë mund të konstatohet nëse do të shihnim se në ç'kushte nisën të binin gradualisht popujt gjatë sundimit romak.

Pikësëpari duhet të largojmë nga mendimi ynë të gjitha zakonet e politikës moderne dhe të mos i përfytyrojmë popujt si diçka që thjesht do të hynte në gjirin e shtetit romak, sikurse ndodh në ditët tona, kur provincat e pushtuara aneksohen nga një mbretëri, e cila duke futur në gjirin e saj pjesëtarët e rinj, zmadhon kufijtë e saj. Shteti romak, civitas romana, nuk zmadhohej përmes pushtimit; ai përfshinte brenda vetes vetëm familjet që figuronin në ceremoninë fetare të cens-it. Territori romak, ager romanus, nuk shtrihej përtej kufijve të përcaktuar qysh më parë; ai vazhdonte të qëndronte i kufizuar brenda kufijve të pandryshueshëm që mbretërit kishin përcaktuar për të dhe që ceremonia e Ambarvalesit shenjtëronte çdo vit; pas çdo pushtimi zmadhoheshin vetëm dy gjëra: sundimi i Romës, imperium romanum, dhe territori që i përkiste shtetit romak, ager publicus.

Për sa kohë që zgjati republika, askujtnuk do t'i shkonte ndër mend që romakët dhe popujt e tjerë mund të formonin një komb të vetëm. Roma mund të pranonte në gjirin e saj, individualisht, disa të mundur, t'u jepte atyre mundësinë të jetonin brenda mureve të saj, duke i shndërruar ata në afat të gjatë në romakë; por ajo nuk mund të asimilonte në gjirin e saj një popullsi të tërë dhe as territore të tjera brenda territorit të vet. Një gjë e tillë nuk ishte pjesë e politikës së veçantë të Romës, por ajo kishte të bënte me një parim, i cili në lashtësi ishte i pandryshuar, parim të cilin Roma mund ta kishte shmangur me më shumë dëshirë se të tjerët, por prej të cilit ajo nuk mund të çlirohej plotësisht. Pra, sa herë që Roma nënshtronte një popull, ai nuk hynte në shtetin romak, in civitate, por vetëm nën sundimin romak, in imperio. Ai nuk bashkohej me Romën, sikurse bashkohen sot provincat me një kryeqytet; mes popujve dhe vetvetes, Roma njihte vetëm dy Iloj lidhjesh, nënshtrimin ose aleancën (dedititii, socii).

Prej këtu duket sikur institucionet e qytet-shtetit, te popujt e mundur, mund të kishin vazhduar të mbijetonin dhe bota të kish mbetur një tërësi e gjerë qytezash të dallueshme prej njëra-tjetrës, me në krye një qytezë kryezot i tyre. Por nuk ishte aspak kështu. Pushtimi romak do të sillte me vete, brenda çdo qyteze, një shndërrim të madh e të vërtetë.

Nga njëra anë qëndronin të nënshtruarit, dedititiv, këta njerëz ishin ata që, pasi kishin shqiptuar formulën e deditio-s, i kishin dorëzuar popullit romak "veten, muret, tokat, ujërat, shtëpitë, tempujt, perënditë e tyre". Me fjalë të tjera, ata jo vetëm kishin hequr dorë nga qeverisja e qytezës së tyre, por edhe nga gjithçka tjetër që ishte e rëndësishme për të lashtët, domethënë nga feja dhe e drejta private e tyre. Nisur nga ky moment, këta njerëz nuk formonin më mes tyre një trup politik; ata nuk ngjasonin më në asgjë me një shoqëri të rregullt. Qyteza e tyre mund të vijonte të qëndronte në kërnbë, por faktikisht ajo ishte asgjësuar. Edhe nëse njerëzit e saj vazhdonin të jetonin së bashku, kjo bëhej pa institucione, pa ligje, pa magjistratë. Rendi material i sendeve mes tyre ruhej nëpërmjet autoritetit arbitrar të një praefectus-i të dërguar nga Roma.

Nga ana tjetër qëndronin aleatët, fcederati ose socii. Ata trajtoheshin disi më mirë. Ditën që ata hynin nën sundimin romak, vendosej kushti se ata do të ruanin regjimin e tyre të qy tet-shtetit dhe do të vazhdonin të jetonin sipas organizimit të qy tezës së tyre. Pra ata vazhdonin të kishin në çdo qytezë, kushtetutën, magjistraturat, senatin, pritanenë, ligjet, gjykatësit e tyre. Qyteza në fjalë njihej si e pavarur dhe dukej sikur mbante me Romën vetëm marrëdhënie si ato mes aleatëve. Megjithatë, në kushtet e traktatit, të hartuar në momentin e pushtimit, Roma pat futur këtë formulë: majestatem populi romani comiter conservato Këto fjalë vendosnin varësinë e qytezës aleate ndaj qytezës zot dhe duke qenë se ato ishin shumë të papërcaktuara, rezultonte që shkalla e kësaj varësie përcaktohej gjithnjë nga dëshira e më të fortit. Këto qyteza, të ashtuquajtura të lira, i merrnin urdhrat nga Roma, u nënshtroheshin prokonsujve dhe u paguanin taksa publikanëve; magjistratët e tyre jepnin llogari para guvernatorit të provincës, i cili pranonte gjithashtu edhe apelet e gjykatësve të tyre. Por te njerëzit e lashtësisë, natyra e regjimit të qytet-shtetit, ishte e tillë që, për të ekzistuar, atij i duhej një pavarësi e plotë, ndryshe ai pushonte së ekzistuari. Midis ruajtjes së institucioneve të qytezës dhe nënshtrimit ndaj një pushteti të huaj, kishte një kontradiktë, e cila ndoshta në sytë e modernëve nuk duket qartë, por që me shumë të ngjarë i ka goditur fort njerëzit e asaj epoke. Liria e qytet-shtetit dhe perandoria e Romës ishin të papajtueshme me njëra-tjetrën; e para mund të ishte për njerëzit vetëm diçka sa për sy e faqe, një mashtrim, një argëtim. Secila nga këto qyteza dërgonte, thuajse çdo vit, një delegacion në Romë, ku edhe çështjet më intime e më të vogla të saj rregulloheshin nga Senati romak. Këto qyteza vijonin të kishin magjistratët e qytet-shtetit të tyre, arhontët dhe strategët, të zgjedhur Iirisht prej tyre; por arhonti nuk kishte kompetencë tjetër veç të shkruante emrin e tij në regjistrat publikë, për të shënuar vitin, ndërsa strategu, dikur prijës i ushtrisë dhe i shtetit, tani mund ta ushtronte funksionin e tij vetëm lidhur me punët botore dhe mbikëqyrjen e tregjeve.

Kështu pra, institucionet e qytet-shtetit po zhdukeshin si te popujt që quheshin aleatë ashtu edhe tek ata që quheshin të nënshtruar; i vetmi ndryshim që ekzistonte ishte se në rastin e parë format e jashtme vijonin të ruheshin. Në të vërtetë, qyteza, e tillë siç ishte konceptuar nga lashtësia, nuk shihej më askund, veç brenda mureve të Romës.

Roma shkatërronte kudo regjimin e qytet-shtetit pa e zëvendësuar atë me asgjë. Popujve, të cilëve u hiqte institucionet e tyre, ajo nuk u jepte në ndërrim institucionet e saj. Madje, ajo as nuk mendonte të krijonte institucione të reja për ta. Ajo nuk do të konceptonte kurrë ndonjë ndërtim kushtetues për popujt e perandorisë së saj dhe nuk diti asnjëherë të vendoste rregulla fikse për qeverisjen e tyre. Autoriteti që ajo ushtronte mbi ta, nuk kishte asgjë të rregullt. Meqenëse këta popuj nuk bënin pjesë në shtetin e saj, në qytezën e saj, ajo nuk ushtronte mbi ta kurrfarë veprimi ligjor. Për të, këto subjekte ishin të huaja; për rrjedhojë ajo ushtronte mbi ta pushtetin e parregullt e të pakufizuar që regjimi i qytet-shtetit i njihte qytetarit përkundrejt të huajit ose armikut. Administrimi romak do të rregullohej për një kohë të gjatë mbi këtë parim dhe ja se si kryhej ai.

Roma dërgonte një prej qytetarëve të saj në një vend; ajo e bënte këtë vend provincc të këtij njeriu, domethënë ajo e hidhte atë në ngarkim të tij, nën kujdesin e tij, duke e kthyer atë në një çështje të tij personale; ky ishte edhe vetë kuptimi i fjalës provincia në gjuhën e lashtë. Në të njëjtën kohë, ajo i jepte këtij qytetari impcrium-in; një gjë e tillë donte të thoshte se ajo i hiqte vetes sovranitetin që ajo kishte mbi këtë vend dhe ia jepte atë këtij individi për një kohë të përcaktuar. Që nga ky moment, ky qytetar mishëronte në personin e tij të gjitha të drejtat e republikës, dhe, në këtë cilësi, ai bëhej zot absolut i provincës. Ai caktonte shifrën e taksave; ai ushtronte pushtetin ushtarak; ai jepte drejtësinë. Raportet e tij me të nënshtruarit apo me aleatët nuk rregulloheshin prej asnjë Iloj Iigji. Kur ky njeri gjykonte, ai gjykonte vetëm sipas vullnetit të vet; atij nuk mund t'i imponohej asnjë ligj vendas, pasi ai ishte romak dhe po kështu asnjë ligj romak, pasi ai gjykonte njerëzit e provincës. Për të pasur Iigje mes tij dhe njerëzve të qeverisur prej tij, ato mund të bëheshin vetëm prej tij; pasi vetëm ai mund të detyronte veten. Kësisoj, imperium-i me të cilin ai vishej, përfshinte edhe pushtetin legjislativ. Prej këtu buron fakti që guvernatorëve u njihej e drejta, e për rrjedhojë do të vendosej edhe zakoni që ata të nxirrnin, me të marrë detyrën në provincë, një kod ligjesh, të cilin e quanin Edit-in e tyre', ndaj të cilit ata angazhoheshin vetëm moralisht. Por, meqenëse guvernatorët ndryshonin çdo vit, edhe kodet ndryshonin çdo vit, për faktin se ligji që figuronte në to buronte nga vullneti i njeriut që për momentin ishte i veshur me imperium. Ky parim zbatohej aq rreptësisht saqë, kur një guvemator nxirrte një gjykim, i cili nuk ishte zbatuar plotësisht deri në çastin e largimit të tij nga provinca, mbërritja e pasuesit të tij e anulonte tërësisht këtë gjykim dhe procedura niste nga e para.

E tillë ishte plotfuqishmëria e guvernatorit. Ai ishte vetë ligji. Për sa i përket kërkimit të drejtësisë romake kundër dhunimeve apo krimeve të guvernatorit, banorët e provincës mund ta bënin këtë vetëm nëse arrinin të gjenin një qytetar romak, i cili të pranonte të shërbente si padron i tyre25. Banorët nuk kishin të drejtë t'i referoheshin ligjit të qytezës e as t'u drejtoheshin gjykatave të saj. Ata ishin të huaj; gjuha juridike dhe zyrtare i quante ata peregrini; gjithçka që ligji cilësonte për liostis-m, vazhdonte të gjente zbatim edhe për ta.

Gjendja juridike e banorëve të perandorisë shfaqet qartë në shkrimet e juriskonsultëve romakë. Aty shihet se popujt konsiderohen si grupe që nuk kanë as ligjet e tyre dhe as ligjet romake. Pra, për ta, e drejta nuk ekziston në kurrfarë mënyre. Në sytë e juriskonsultit romak, provinciali nuk është as bashkëshort, as baba, domethënë ligji nuk i njeh atij as pushtetin bashkëshortor as autoritetin atëror. Për të, prona nuk ekziston; madje, pamundësia për të qenë pronar është e dyfishtë: pamundësi për shkak të gjendjes së tij personale, sepse ai nuk është qytetar romak; pamundësi për shkak të kushteve të tokës së tij, pasi ajo nuk është tokë romake dhe ligji e pranon të drejtën e pronësisë së plotë vetëm brenda kufijve të ager romanus-it. Kështu, juriskonsultët cilësojnë se toka e provincave nuk mund të jetë kurrë pronë private dhe se njerëzit mund ta kenë atë vetëm në posedim dhe të gëzojnë uzufruktin e saj26. Mirëpo kjo që ata thonë lidhur me tokën e provincës në shekullin e dytë të erës sonë, ka qenë e vërtetë edhe për sa i përket krejt tokës në Itali, përpara se kjo e fundit të përftonte të drejtën e qytet-shtetit romak, sikurse do e shikojmë më poshtë.

Pra, është e vërtetuar se popujt, gradualisht që ata hynin në perandorinë e Romës, humbitnin fenë e qytet-shtetit, qeverisjen dhe të drejtën e tyre private. Mund të besohet me të drejtë se Roma, në praktikë, kishte zbutur gjithçka në të cilën nënshtrimi mund të ishte shkatërrimtar. Kështu, shihet mirë se, nëse subjekti i autoritetit atëror nuk ekzistonte në ligjin romak, ai mbijetonte në zakone. Në rast se dikujt nuk i lejohej të quhej pronar i tokës, atij i lihej e drejta e posedimit; ai e kultivonte këtë tokë, e shiste, e linte trashëgimi. Por nuk thuhej kurrë që kjo tokë ishte e tija, thuhej vetëm se ajo ishte si e tija, pro suo. Ajo nuk ishte pronë e tij, dominio, por ajo bënte pjesë në mallin, në të mirat e tij, in bonis27. Roma kishte përfytyruar kësisoj, në përfitim të subjektit, një mori marifetesh dhe stërhollimesh gjuhësore. Me plot të drejtë, gjenia romake, edhe pse traditat e qytet-shtetit ia ndalonin asaj mundësinë për të bërë Iigje për popujt e mundur, ajo nuk mund të lejonte që shoqëria të shpërbëhej. Parimisht, të mundurit vendoseshin jashtë së drejtës; faktikisht, ata jetonin sikur e kishin një të tillë. Por me një ndryshim, dhe nën kushtin e tolerancës së fitimtarit, të gjitha institucionet e popujve të mundur liheshin të shuheshin dhe ligjet e tyre, të zhdukeshin. lmperium Romanum ka mishëruar, sidomos gjatë regjimit republikan dhe senatorial, një spektakël të veçantë e të çuditshëm: në këmbë, qëndronte vetëm një qytet-shtet, i cili ruante institucionet dhe një të drejtë; krejt pjesa tjetër, domethënë tetëdhjetë milionë shpirtra, jetonte pa asnjë lloj ligji ose, më së paku, kishte ligje që nuk njiheshin nga qyteti zot. Për rrjedhojë, bota e asaj kohe nuk ishte tamam kaos; forca, arbitrariteti, konvencioni, në mungesë të Iigjeve dhe parimeve, ishin të vetmet elemente që mbanin në këmbë shoqërinë.

Këto ishin, pra, pasojat e pushtimit romak mbi popujt që ranë pre e tij njëri pas tjetrit. Qyteza humbi gjithçka: fillimisht besimin, pastaj qeverisjen dhe së fundmi të drejtën private; të gjitha institucionet e qytet-shtetit, tashmë të tronditura që prej shumë kohësh, do të çrrënjoseshin dhe do të asgjësoheshin. Por atë që zhdukej nuk do ta zëvendësonte menjëherë asnjë shoqëri e rregullt, asnjë sistem qeverisjeje. Pati një kohë ndërprerjeje midis momentit kur njerëzit do të shihnin shpërbërjen e regjimit të qy tet-shtetit dhe momentit kur ata do të shihnin lindjen e një shoqërie tjetër, do të kishte një periudhë ndërprerjeje. Qytet-shteti nuk do të ndiqej dhe nuk do të zëvendësohej menjëherë nga kombi, pasi imperium romanum nuk ngjasonte kurrsesi me një komb. Ai ishte një turmë e pështjellë, ku rendi i vërtetë ekzistonte vetëm në një pikë qendrore, ndërkohë që krejt pjesa tjetër kishte vetëm një rregull të paqenë dhe kalimtar, madje edhe atë përkundrejt çmimit të nënshtrimit. Popujt e nënshtruar mund të arrinin të formësoheshin në një trupë më të organizuar vetëm duke fituar të drejtat dhe institucionet që Roma kërkonte t'i mbante vetëm për veten e saj; për të arritur një gjë të tillë, popujve iu desh të hynin dhe të bënin pjesë në qytet-shtetin romak, të bënin në të një vend për vete, të ushtronin trysni për ta shndërruar edhe atë vetë, me qëllimin për të krijuar mes tyre dhe Romës një trup të vetëm. Kjo do të ishte një vepër e gjatë dhe e vështirë.

info@balkancultureheritage.com