Rrugët dhe Urat
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Rrugët dhe Urat

Rrugët, shek. V p.e.sonë- II p.e.sonë Rrugët, shek. II p.e.sonë - VI e.sonë Urat nga shek. II p.e.sonë - shek. VI e.sonë Rrugët nga shek. VII - shek. XV Urat e shek. VII - shek. XV

I)    Periudha nga shekulli V p.e.s.- shekulli II p.e.s., e cila shënon kohën e lindjes dhe zhvillimit intensiv të qyteteve dhe shteteve skllavopronaare ilirë dhe epirotë.

II)    Periudha nga shekulli II p.e.s.-shekulli VI e. sonë që përfaqëson periudhën e sundimit romak e bizantin të hershëm, ku përfshihet dhe periudha e antikitetit të vonë (shek.IV-VI).

Rrugët, shek. V p.e.sonë- II p.e.sonë

Kjo periudhë që njihet dhe me emrin periudha qytetare ilire është koha e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, shoqërore politik të ilirëve, proces i arritur si rezultat i fuqizimit të mëtejshëm ekonomik, të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit. Formacionet shtetërore të Ilirisë së jugut- Mbretëria e Enkeleajve, e Taulantëve, e Dardanëve, Lidhja e Molosëse, u karakterizuan nga një zhvillim i njohur ekonomik.Zhvillimi i teknikës bujqësore i dha një shtytje ekonomisë bujqësore. Sipërfaqet e punuara u zgjeruan dhe shfrytëzimi i tokave u bë më intensiv. Gjithashtu më përpara eci dhe kultura e vreshtave dhe e ullishtave.

Veç bujqësisë, në ekonominë ilire të asaj kohe një vend të rëndësishëm zinte dhe blegtoria, e cila karakterizohej nga racat e mira të bagëtive dhe nga pjelloria e tyre, rezultate të kujdesit të ilirëve për gjënë e gjallë. Tregues të tjerë të rëndësishëm të marrëdhënieve ekonomike të shoqërisë ilire të asaj kohe ishin zejtaria dhe tregtia. Gjithashtu zhvillim të rëndësishëm në këtë kohë mori shfrytëzimi i minierave. Njihen qendrat metalurgjike në Mat e Mirditë, miniera e asfaltit në Apolloni, e kallajit në Ilirinë e Veriut, minierat në rrethet e qytetit Damastion (afër Dibrës). Metalpunuesit prodhuan për bujqësinë dhe degët e zejtarisë vegla të reja pune, më të goditura. Zhvillim të madh mori në këtë kohë dega e ndërtimit të anijeve. Mjeshtrit ilirë kishin fituar një emër të mirë në kohën e atëhershme për aftësitë e tyre në këtë mjeshtëri të kualifikuar. Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik krijoi kushte të favorshme për ecurinë e qyteteve të vjetra ekzistuese dhe për lindjen e një numri qytetesh të reja. Si qytete të njohura të kohës përmenden Shkodra, Rizoni (në grykën e Kotorrit), Amantia, (Plloça e Vlorës), Antipatrea (Berati), Antigonea (Lekli i Tepelenës), Bylisi (Hekali i Mallakastrës), Foinike (Finiqi i Delvinës), Dimali si dhe Enkelana, Gerunta, Damastioni, Kreoni, etj. Veç këtyre njihen edhe emrat e tanishëm të disa vendbanimeve rrënojë, emrat antikë të të cilëve nuk dihen, siç janë Zgërdheshi afër Krujës, Persqopi afër Petrelës, Melani i Libohovës, etj. Rezultat llogjik i zhvillimit të zejtarisë dhe i degëve të tjera të ekonomisë ishte në Ilirinë e kësaj kohe shtimi i shkëmbimeve dhe i tregëtisë.

Për këtë faktojnë monedhat e shumta që priten në këtë kohë në Iliri, siç janë monedha e fillimit të shek. IV të prera në qytetin e njohur Damastion, ato të mesit të shek. IV, të prera nga Paionët, qytete rreth Damastionit, si dhe monedhat e prera nga mbreti i Taulantëve Monuni dhe Aleksandër Malosi3). Rritja e nivelit të prodhimit dhe forcimi i shkëmbimeve dhe i marrëdhënieve tregëtare në Iliri nga fundi i shek. IV e fillimi i shek. III p.e.s. kushtëzuan intensifikimin e rrjetit rrugor. Megjithëse nga burimet e ndryshme kuptohet qënia e një rrjeti rrugor, që lidhte qytetet ilire ndërmjet tyre, gjurmë kalldrëmesh të traseve rrugore të kësaj kohe njihen shumë pak. Megjithë mungesën e gjurmëve teknike të konsiderueshme të rrugëve të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë (periudha e hekurit përfshirë dhe periudhën qytetare ilire, pra të kalldrëmeve apo urave, duke e pranuar sigurisht rrugën si një element jetik për lidhjen ekonomiko-politike-strategjike të krahinave e vendbanimeve që në kohët e hershme, mbështetur në shtrirjen e venbanimeve të fortifikuara si dhe gjetjeve arkeologjike gjatë luginës së Shkumbinit pohojmë se rruga gjatë kësaj lugine ka funksionuar që në periudhën para romake, pra para Via Egnatias së njohur^. Gjatë kësaj lugine të njohur në periudhën e hekurit, kur forcat prodhuese ecën më tej dhe bashkësia primitive u thellua në çthurrjen e saj, lindën disa vendbanime të fortifikuara.

Kështu vërehet vendbanimi i Shënlliut pranë Elbasanit, i periudhës së parë të hekurit, me material arkeologjik që dëshmon për lidhje kulturale me pellgun e Korçës.

Po nga kjo periudhë rezulton dhe Qyteza në Qukës-Skënderbej pranë Qukësit. Rruga kishte dhe degëzimet e saj në këtë kohë siç dëshmojnë kalaja e Lleshanit për lidhjen jugore me luginën e Devollit, vendbanimi i Gradishtës në Dumre, degëzimi jugor për në Myzeqe si dhe degëzimi verior nga kalaja e Dorsit për lidhje me luginën e Erzenit.

Për kontrollin e rrugës së Shkumbinit gjatë periudhës qytetare ilire dëshmojnë - përsëri vendbanimi në aktivitet i Shënlliut, kalaja e Sarragut në afërsi të Peqinit (shek. Ill p.e.s.), vendbanimi ilir në Xibrakë e së fundi vendbanimi më i madh qytetar i luginës së Shkumbinit, Selca e Poshtme në Mokërr të Pogradecit. Gjithashtu vendbanime qytetare ndeshen dhe në degëzimet e rrugës si kalaja e Vilës afër Petrelës, kulla e Gracenit, kalaja e Dorsit, nga ana e veriut si dhe në Gradishtë, Kamunak, Lleshane Valsh, vendbanime të degëzimeve nga jugu të rrugës së Shkumbinit në periudhën qytetare ilire. Monedhat e gjetura në këto vendbanime dëshmojnë për marrëshëniet tregëtare ndërmjet Dyrrahit dhe Maqedonisë në lindje në periudhën qytetare. Në këtë mënyrë gjithë këto bendbanime si dhe materiali i pasur arkeologjik i tyre dëshmojnë për funksionimin e rrugës para romake, e njohur me emrin rruga e Kandavisë gjurmët e së cilës shihen në prroin Gurrat e Zeza të Xhyrës me kalldrëm për karvane me gjerësi deri në 2m, si dhe në murin mbajtës në Kroin e Shelgut në Qaf-Thanë,. Kandavi quheshin malet e Polisit në atë kohë. Nëpërmjet rrugës Kandavina kryheshin lidhje ekonomike ndërkrahinore, kështu zona e Elbasanit kish marrëdhënie kryesisht me Dyrrahin. Monedha maqedonase pas shekullit IV. p.e.s. zhduken në këto zona, ndërsa monedha e Dyrrahit arrin deri në pellgun e Pogradecit. Kështu në këtë kohë në trevat e Ilirisë së Jugut kryhej një aktivitet i dëndur tregëtar. Ndërsa mungojnë gjurmë kalldrëmesh të rrugëve që lidhinin qytetet ilire ndërmjet tyre, në disa raste ruhen ende pjesë të rrugëve të brëndshme të qyteteve të asaj kohë.

Rrjeti i brëndshëm rrugor në qytetin ilir të Zgërdheshit përbëhej prej rrugëve të tërthorta, paralell me vijat rrushkulluese dhe prej rrugëve gjatësore, normal me to. Rrugët gjatësore që tehin kryesoret, vende-vende paraqiteshin në trajtë shkallësh të gdhëndura në shkëmb. Në Zgërdhesh ruhet rruga gjatësore  e qytetit e gdhendur formë shkallësh në shkëmb, e cila nis në portën kryesore të qytetit nga ana perëndimore.

Një rrugë e brëndshme e rëndësishme është zbuluar dhe në qytetin antik të Apollonisë. Nga rrugët e këtij qyteti, më e rëndësishmja duket njëra nga rrugët e shek III p.e.s., e cila nis Fig. 3
në një nga hyrjet e murit rrethues të terrenit fushor e v ijon drejt shëtitores. Rruga është zbuluar në dy fragmente që ruajnë një drejtim, në vazhdim të njëri-tjetrit. Gjerësia e saj dhe e rrugëve të tjera kryesore eshtë 6-6.2m. Trakti i saj i parë që ruhet për rreth 90m. ngrihet mbi taban subargjilor. Në mes është traseja me një shtresë zhavor të imët të ngeshur e të kufizuar nga të dy anët me dy kuneta me pllaka guri. Për arsye të terrenit të pjerët, për të evituar gryerjen e trasesë nga ujërat e sipërfaqes, ajo përshkohet tërthorazi prej një sërë pragjesh me blloqe guri ngulur në tokë me largësi 2,3-2,6m ndërmjet tyre kalldrëm i periudhës ilire ruhet dhe në Gruemirë të Shkodrës pranë Kalasë së Ballecit, me gjerësi rreth 1.5m. Objekt tjetër nga ndërtimet rrugore të periudhës qytetare ilire që ruhet ende në këmbë, janë rrënojat e urës së Bogdanit mbi lumin e Shushicës në afërsi të fshatit Brataj e nën këmbët e Kalasë antike të Cerjes. Kalaja e Cerjes kontrollonte rrugën kryesore që lidhte territorin ilir të Amantëve me Kaosoninë në jug. Gjithashtu nëpër luginën e Shushicës kalonte dhe rruga që niste nga Gjiri i Vlorës dhe duke dalë në Vjosë vijonte drejt Epirit.

Ura e Bogdanit ndodhet nën kalanë e Cerjes, rreth 70m para kthesës që bën lumi rrëzë kodrës ku ngrihet ajo. Kjo urë ka qenë me pjesën kaluese të drunjtë mbështetur mbi pila punuar me mure të thatë me blloqe guri. Për mbështetje në mezin e lumit ura shfrytëzonte një shkëmb në shtrat të lumit. Ura ngrihej mbi pesë pila me blloqe guri të thatë, të lidhur me kunja hekuri në plumb të shkrirë, me lartësi rreth 4m. Gjatësia e urës ish rreth 30m ndërsa hapi i këmbëve qe rreth 7m largësi. Nga kjo urë ruhet mirë një këmbë e mbështetur në bregun e majtë. Në ballin e kësaj këmbe me gjerësi 3,05m vërehet teknika me rradhë blloqesh me faqe të punuara trashë me trajtim izodomik e me trashësi të rrjeshtave të sipërm 0,48 dhe 0.52m. Teknika e mureve të urës ngjan me atë të mureve të Kalasë së Cerjes, kështu që ura mund të datohet e shekullit III p.e.s. sikurse dhe kalaja. Si funksion përveç kalasë, ura e Bogdanit shfrytëzohej dhe nga udhëtarët e rrugës që vinte nga Amantia për të dalë në Borsh ose në skelën e Panormit nëpër luginën e Kuçit .

Në vitin 230 p.e.s., historiani grek Polibi përmend një urë me mbistrukturë druri mbi pila mur guri në një lumë pranë Foinikes dhe një urë tjetër mbi lumin Aos (Vjosë) afër Tepelenës . Sipas burimeve dokumentare rezulton se urat e hershme në vendin tonë si dhe gjetkë kanë qenë pikërisht me mbistrukturë druri, zgjidhje më të lehta se urat me qemer. Kjo teknikë e ndërtimit të urave ka karakterizuar dhe urat e mijëvjeçarit të fundit para erëso sonë në Babiloni, në Greqinë e Vjetër dhe klasike si dhe në Romën e para erës sonë . Megjithë njohjen e harkut në ndërtimet etruske në Itali si dhe në Greqinë klasike gjatë këtij mijëvjeçari , në ndërtimet e urave dominoi linja horizontale me trase druri mbi pila me mur guri, teknikë që pasoi atë të ndërtimeve në ujë me palafite. Ndërtimi i urave me hark të mirëfilltë gjeti përdorim masiv në fundin e Republikës Romake (shek. I p.e.s.) dhe në dy shekujt e parë të Perndorisë Romake, në shekujt I-II të erës sonë.

Rrugët, shek. II p.e.sonë - VI e.sonë

Në prag të pushtimit romak, në Iliri si në bregdet ashtu dhe në territoret e brendshme ndodheshin shumë kështjella dhe qytete të fortifikuara. Fuqizimi dhe dalja në arenë e shtetit ilir doli përballë me interesat hegjemoniste të Romës, e cila në gjysmën e dytë të shekullit III p.e.s. ishte një ndër shtetet kryesore të Mesdheut. Ajo në këtë kohë synonte kapjen e bregut lindor të Adriatikut, nënshtrimin e Ilirisë e të Greqisë e më tej të pregatiste terrenin për agresion drejt vendeve të pasura të Lindjes. Sipas Polibit Roma filloi të ushqente mendimin e guximshem per nenshtrimin e botes.

Kontradiktat iliro-romake përfiinduan në vitin 168 p.e.s. me pushtimin e Ilirisë, ku në fillim disa krahinave e qyteteve Romai njohu një farë autonomie. Prandaj deri në shek. I p.e.s. më gjithë frenimin e madh që përjetoi ekonomia dhe jeta kulturore e Ilirisë, zhvillimi urban dhe arkitektura në një numër qendrash vazhdoi linjat e para.
Por shtrirja e plotë e pushtimit romak në shekullin I p.e.s., e cila zhduku edhe atë autonomi të kufizuar që ekzistonte, lufta civile, operacionet ndëshkuese ushtarake kundër kryengritjeve ilire, me pasoja shkatërruese e plaçkitëse, pasuan një rënie të fortë në shek. I p.e.s. Ndarjet e mëtejshme në një sërë provincash, sollën një copëzim të mëtejshëm të territorit, që e cënoi së tepërmi unitetin e tij ekonomik e kulturor. Riorganizimi ekonomik-politik shkaktoi ndryshime esenciale në jetën urbane.

Disa qendra u braktisën tërësisht ose pjessërisht nga banorët, të cilët u stabilizuan në qendra të tjera të përshtatura në kushte të reja. Këto qytete përbënin tashme qendrën e krahinave të veçanta administrative, apo ndodheshin në pika kyçe tregëtare ose në zona të përshtatshme bujqësore.

Pushtimi romak për një farë kohe ndërpreu zhvillimin normal të jetës ekonomike, politike e kulturale të Ilirisë. Me pushtimin, sipas interesave të Romës, rrënohet një numër i madh qytetesh të fortifikuara dhe kështjellash. Fortifikimet përqendrohen vetëm në disa nga qytetet kryesore të bregdetit si Butrinti, Apollonia, Durrësi, Lezha, etj. Megjithatë vihet re se romakët me raste të shkëputura, edhe ato të vona, nuk ndërtuan qytete të reja, në dalliin nga krahinat e tjera më pak të zhvilluara që nënshtruan. Dhe arsyeja ish se në truallin tonë ato gjetën një numër të madh qytetesh, bile me një traditë të njohur jetese.

Iliria e Jugut me të cilën përputhen pak a shumë trevat e sotme shqiptare, është karakterizuar nga një nivel ekonomik, shoqëror e kultural i zhvilluar qysh para pushtimit romak. Këtu ish zhvilluar formacioni politik skllavo-pronar më i rëndësishëm i ilirëve, i cili duke bashkuar për disa shekuj fiset dhe krahinat më të përparuara ilire në një shtet i hapi shtegun një konvergjence, e cila veproi më tej dhe pas pushtimit romak të trevave tona.

Fenomeni i akulturimit që u zhvillua në Ilirinë e Jugut në kuadrin e Perandorisë së Vonë Romake, ishte një fenomen i kufizuar, i shkallëzuar sipas gjendjes shoqërore e deri diku edhe të pozicionit gjeografik të popullsisë së nënshtruar. Në kushtet e qëndresës së masave të shfrytëzuara, romanizimi nuk mundi të çonte në asimilimin masiv të kulturës së ilirëve të trevave jugore, edhe pse në kontakte intensive me kulturën e perandorisë. Në të hynë elemente të reja që e pasuruan por pa e ndryshuar me themel dhe pa e diferencuar pamjen unitare të kulturës materiale dhe shpirtërore.

Nga ana tjetër pushtimi romak me pasojat e tij negative ekonomiko-shoqërore, e pengoi zhvillimin e impulseve origjinale që vëreheshin në arkitekturë. Nga fundi i shek. I e.s. me stabilizimin relativ politik nisi një periudhë e re zhvillimi, e cila u pasqyrua qartë si në zhvillimin urban ashtu edhe në arkitekturë. Veç Apollonisë, Dyrrahut dhe Bythrotit, qytetet e tjera Dimali, Shkodra, Bylisi, etj., e humbën zhvillimin e dikurshëm e nga ana tjetër në zonën rreth Drinit të Zi, pa jetë të zhvilluar qytetare, lindi e u zhvillua qyteti i Grazhdanit. Në këto shekuj arkitektura vijon të ruajë tiparet e mëparshme. Kjo shihet qartë në qytetin e Lisit ku fortifikimi i qytetit në mesin e shek. I.p.e.s. ndjek jo vetëm të njëjtat parime fortifikimi por edhe të njëjtën teknikë ndërtimi. Po kështu tipare të trashëguara vërehen dhe në teatrin e Orikut i ndërtuar me gurë të gdhendur.

Gjallërimi i jetës urrbane me stabilizimin relativ ekonomiko-poiitik në shek. I e.s. u shoqërua me zhvillimin e zejtarisë, e cila së bashku me ndërtimin e një sërë rrugësh komunikacioni ndihmuan zgjerimin e tregëtisë së brëndëshme që kryhej ndërmjet qyteteve e krahinave për rreth, si dhe të tregëtisë me provincat e tjera të perandorisë. Në krahinat e Ilirisë eksportoheshin prodhime blegtorale, lëndë druri, vaj, verë, minerale të ndryshme, ndërsa në import dominonin prodhimet e zejtarisë artistike.

Si qendër më e rëndësishme tregëtare tranzite mbeti Dyrrahu. Në skëlen e këtij qyteti ngarkoheshin dhe shkarkoheshin mallra të ndryshëm, që drejtoheshin nga perëndimi në lindje dhe anasjelltas. Si qendra të tjera të rëndësishme tregëtare në këtë kohë ishin dhe Shkodra, Bylisi, Apollonia, etj.

Gjatë shekujve II p.e.s., veçanërisht në gjysmën e parë të kësaj periudhë ndërtimet inxhinierike pësuan një zhvillim të mëtejshëm. Në këtë fushë spikat ndërtimi i rrugëve, të lidhura këto me ekspeditat ushtarake të Romës si dhe me vetë nevojën për komunikim të qyteteve ilire, të cilët në shekujt e parë të erës sonë patën një zhvillim ekonomik si pasojë e fuqizimit të degëve të ndryshme të zejtarisë dhe tregëtisë. Por duhet thënë se rrugët kryesore romake u integruan me rrugët ekzistuese vendase në bazë të gjurmëve të tyre dhe sipas eksperiencës shekullore vendase tashmë të provuar. Në shumicën e rasteve, tentativat e reja rrugore romake, megjithëse të favorizuara nga një organizim i mirë, hasën pengesa për disa arsye: Jo vetëm nga reaksioni i banorëve vendas, por dhe nga vështirësitë teknike të ndryshme si natyra e vendit, rrëshqitjet e terrenit nga shirat e shumtë të furishëm e të papritur si dhe nga prezenca e shtresave argjilore në formacionin gjeologjik të nënshtresës rrugore .

Në territorin e Ilirisë së Jugut një faktor kryesor që e ka favorizuar rrjetin e dendur rrugor ka qenë vetë territori i përshtatshëm gjeografiko-fizik i kësaj treve. Tre luginat e lumenjve tanë kryesorë, Drinit, Shkumbinit e Vjosës, të cilat çajnë tërthorë masivet malorë të vendit tonë, që në lashtësi kanë lehtësuar marrëdhëniet politiko-ekonomike-tregëtare jo vetëm ndërmjet popullsisë ilire por edhe nëpërmjet popujve të ndryshëm të Ballkanit e të Lindjes nga njëra anë dhe të atyre të Perëndimit nga ana tjetër, lidhjet ndërmjet bregdetit Jon-Adriatik dhe thellësisë së Ballkanit deri në Danub e Azi të Vogël.

Një burim i rëndësishëm për studimin e rrugëve gjatë periudhës romake janë të ashtuquajturat itinerarë (nga latinishtja - rrugë), të cilat paraqesin lista rrugësh nga harta grafike, ku janë shënuar rrugët, drejtimet e tyre, stacionet rrugore dhe largësitë ndërmjet tyre. Ndër itinerarët e shumtë të shkruar të kësaj kohe janë Itenerari i Antoninit (Itinerarium Augusti) dhe Itinerari i Burdigalës ose Hierosolymitani (Itinerarium Burdigaleusis - Hierosolymitanum) .

Itinerari i Antoninit ka qenë përpiluar në bazën e një harte të kohës së Antoninëve, me sa duket të kohës së sundimit të Karakallës (212-218) kurse itinerari i Burdigalës ose Hierosolymitani është hartuar në vitin 333 nga një studiues me prejardhje nga Anitania (Francë e Jugut). Në këtë itinerar përshkruhet rruga vajtje-ardhje nga Burdigalia (Bordo i sotëm) në Jerusalem.

Një tabelë e rëndësishme e rrugëve të asaj kohe është “Tabula Peutigeriana”, tabelë grafike, ku veç stacioneve me distancë në milje jepen dhe të dhëna plotësuese gjeografike si bregdeti, lumenjt, dhe malet. Tabula është një rolet pergameni i shekullit XII ose XIII, ku jepen rrugët e botës antike të ndara në 12 pjesë. Emrin e ka marrë nga Konrad Peutingeri (shek. XIV) pronar i bibliotekës ku gjendej tabela para se të bëhej pronë e bibliotekës së Vjenës, ku ruhet edhe sot. Duket se kjo hartë është përpiluar në gjysmën e parë të shek. Ill-të.

Sipas itinerarëve antikë rrugët më të rëndësishme të asaj kohe ishin:

1)    Rruga Egnatia, gjatë luginës së Shkumbinit.
2)    Rruga prej Apollonisë në Larisë përgjatë luginës së Aosit (Vjosës) dhe asaj të Drinos.
3)    Rruga e tërthortë prej Shkodre në Danub.
4)    Rruga e bregdetit nga Acta Nicopoli (Preveza) deri në (Dalmaci).

Përveç këtyre rrugëve të rëndësishme në atë kohë kanë funksionuar dhe një sërë rrugësh të tjera si ajo e luginës së Devollit, rruga Antipatrea - Scampin, Apolloni - Antipatrea, rruga e rrjedhjes së sipërme të Drinit të Zi, rruga nëpër Qafën e Krrabës, lidhja ndërluginore Drino-Vjosë-Osum-Devoll-Shkumbin si dhe degëzimet e rrugëve kryesore që përmendëm më sipër.

Përshkrimi i akseve rrugore do të bazohet në itinerarët antikë, në burimet e ndryshme historike, në të dhënat teknike që ofron vetë terreni i këtyre rrugëve si gjurmët e kalldrëmeve, urat, etj. si dhe në vendbanimet e fortifikuara gjatë rrugëve e luginave, të cilat lidheshin me rrugët dhe i kontrollonin ato.

Ndër rrugët e tjera më pak të rëndësishme që punonin në këtë kohë në Ilirinë e Jugut, e përmendur në tabulin Peutingeriana, është rruga që lidhte Epitauron me Scobrën (Shkodrën). Kjo rrugë niste nga Ad Zizio (Trebinja), stacion i rrugës bregdetare në veri të Leusijos, e prej këndej zbriste në jug në stacionin doganor Asamo. Duke vazhduar drejt jugut rruga dilte në Adriatik nëpërmjet Epitauros (Dubrovnikut), port i njohur antik. Pas Epitaqros kjo rrugë drejt jug-lindje hynte në Risinium (Kotori), qendër ilire e njohur. Stacioni që Vijonte më tej ishte Vatua (Budva) me gjetje arkeologjike antike. Gjithmonë gjatë bregdetit duke zbritur drejt jug-lindjes rruga arrinte në Vicinium (Ulqini). Pas Ulqinit rruga ngjitej drejt veri-Iindjes dhe gjatë bregut të djathtë të lumit Buna, e lidhte lumin tek vendi i urës së sotme të Bunës dhe hynte në Scobre (Shkodër).

Rrugë tjetër ka qenë rruga e Krrabës që lidhte fushën e Tiranës me Scampinin (Elbasanin). Në Persqop pranë Petrelës ruhet një kala ilire. Në Çorovodë mbi lumin Osum, nën fshatin Sharovë ruhen gjurmë të një ure të periudhës romake, e cila dëshmon për qënien në këtë kohë të një rruge gjatë luginës së Osumit, e cila lidhte bregdetin në zonën e Korçës. Nga Berati rruga kalonte majtas Osumit, shkonte nëpër Palec, Therepel, Sllatinjë e Sharovë ku mbiurën hidhte Osumin. Më tej drejt jug-Iindjes vijonte pak buzë lumit pastaj nëpër Koprenckë hidhej në Potom. Nga Potomi në Panarit, Vithkuq e Korçë. Këtë rrugë e kushtëzuam me urën romake, pasi në zonën Berat - Skrapar sikurse e tregon mesjeta, mund të kenë punuar dhe rrugë të tjera. Ekzistenca e kalasë antike të Prishtës, pranë luginës së Osumit, është një tregues që rruga e luginës së Osumit duhet të jetë rrugë para romake. Në antikitet Apollonia lidhej me luginën e Osurnit me anën e dy degëve. Njëra, varianti fushor, shkëputej tek ura e Kuçit dhe duke ndjekur anën e majtë të Seman-Osumit futej në Berat tek ura e Goricës. Kjo rrugë në fshatin Poshnjë kalonte mbi urën e Poshnjës (e Kaurrit ose e Frëngut) e antikitetit të vonë. Varianti kodrinor që lidhte Apolloninë me Beratin kalonte nga vendbanimet antike Bylis dhe Dimal e pastaj në Sinjë, ku ruhen gjurmët e një ure të hershme, e Velabisht, ku takohej me rrugën fushore nga Poshnja e kështu majtas Osumit të dyja bashkë rreth 300 m poshtë urës së sotme të Goricës, ku shihen blloqe ndoshta nga një urë romake, hynin në Berat. 

Ndoshta e rëndësishme ka qenë dhe rruga e luginës së Devollit, e cila nuk ruan asnjë trakt të kalldrëmit të saj. Duke nisur nga fusha e Korçës rruga e luginës së Devollit kontrollohej nga kalaja e Menkulasit (antikiteti vonë), nga kalaja e Zvezdës (periudha e parë e hekurit deri mesjeta e hershme), nga kalaja e Dishnicës (si dhe Zvezda), nga Gradishta e Symizës në hyrje të luginës së Devollit në Maliq (nga antikiteti në antikitetin e vonë) dhe kalaja e Gopeshit në Moglicë (antikiteti i vonë). Pasi linte zonën e Gorë-Oparit të Korçës rruga e luginës së Devollit futej në krahinën e Gramshit në zonat Verçë-Shpat. Ka mundësi që në antikitet një degë shkëputej përballë kalasë së Gopeshit dhe kalonte në Zerec, ku është një Gradishtë me kulturë nga periudha e parë e hekurit e deri në mesjetë . Nga Zereci rruga kalonte nëpër Guri i Prerë - Dobrenj - Qafa e Dardhës në veri të Tomorrit - Vodicë - Berat (itinerari i rrugës mesjetare të arvaneve). Edhe në krahinën e Gramshit rruga e Devollit kontrollohej nga kalatë e Valshit e të Lleshanit, me origjinë nga periudha qytetare ilire. Në Gostimë, ku Devolli kthen nga veriperëndimmi drejt jug-perëndimit për në zonën e Beratit, vijon drejt veriut njëdegë e cila nëpër urën e Topçiasit mbi Shkumbin futej në Elbasan duke siguruar kështu lidhjen e luginave të Devollit e të Shkumbinit.

Pas Gostimës rruga e Devollit ndiqte bregun e djathtë të lumit deri tek ura e Kuçit në Seman ku lidhej me rrugën e Roskovecit që lidhte Apolloninë me rrugën Egnatia nga Dumreja apo Rrogozhina. Ekzistenca e një sërë venbanimesh të hershme dëshmon qartë për qënien e rrugës së luginës së Devollit që në periudhat para pushtimit romak. Gjithashtu gjetja e matërialeve prej keramike të prodhuara në zonën e Korçës, në vendbanimet gjatë Devollit (Tërvol, Gradishta e Belshit) është tjetër tregues që fakton lëvizjen e mallrave gjatë kësaj rruge.

Për funksionimin e rrugës së luginës së Devollit në periudhën e pushtimit romak dëshmojnë dhe gjurmët e ruajtura nga një urë me hark guri e kësaj periudhe në fshatin Grabovë e Sipërme të Gramshit. Në Grabovë rruga vinte nga Gopeshi i Moglicës buzë Devollit e prej këndej në Bulçar takohej përsëri me Devollin e gjithnjë djathtas më tej vijonte për Berat gjatë lumit ndërsa dega tjetër nga ana e Topçiasit hynte në Elbasan. Gjithashtu nga Grabova kalonte një tjetër degë që lidhte luginën e Devollit me rrjedhjen e sipërme të Shkumbinit, me zonën e Mokrës. Nga Grabova rruga kalonte drejt veri-lindjes tek varri i Plakës pastaj në Qafë Panjë Llëngë - Trebinjë ku futej në luginën e Shkumbinit dhe drejt veriut e kontrolluar nga venbanimi  antik i Selcës së Poshtme dhe Gradishta e Slabinjës (antikiteti i vonë) delte në fushën e Dmosdovës ku takohej me rrugën Egnatia të luginës së Shkumbinit. Duke ju referuar vendbanimeve të hershme dhe gjurmëve të urave të ruajtura mund të arrijmë në përfundim se në sistemin rrugor të Ilirisë së Jugut është arritur një lidhje rrugore ndërluginore nga jugu deri në veri. Kështu duke nisur nga jugu, rruga e luginës Drinosit - ura e Subashit - Zagori - kalaja ilire e Limarit - ura e Muço Hysos mbi Vjosë (lugina e Vjosës) - kalaja e Prishtës (Skrapar) -ura e Sharovës (lugina e Osumit) - Opar - Gradishta e Zerecit - ura e Moglicës (lugina e Devollit) - Grabovë - Qafë Panjë - lugina e Shkumbinit - Qafë Thanë - Strugë - lugina e Drinit të Zi.

Në Shqipërinë e Mesme rrugë kryesore e njohur që nga mesjeta e mesme dhe që për fortifikimet e hershme pranë saj mund të pranohet dhe si rrugë para mesjetare është rruga Durrës-Fushë e Tiranës - Dibër. Pas Tiranës rruga nëpër Shkallën e Tujanit ku kontrollohej nga kalaja e Tujanit dhe e Dajtit (antikiteti i vonë) hynte në zonën e Shupalit. Nëpër Qafë Murrizë rruga e Dibrës futej në fshatin Gurë i Bardhë ku ruhen gjurmë kalldrëmi të hershëm. Pranë Gurit të Bardhë ndodhet kalaja ilire e Xibrit, gjithashtu në këtë fshat ndodhet një lagje me emrin “Mansaj” - ndoshta me origjinë nga stacionet rrugore romake “Mansio”. Nëpërmjet Bulqizës rruga nga fusha e Maqellarës kalonte në zonën e Dibrës duke u lidhur kështu me luginën e Drinit të Zi dhe me trevat maqedonase. Në vendin tonë ruhen dhe dy gjurmë kalldrëmesh nga degëzime rrugore të periudhës së pushtimit romak.

Në grykën e Llëngës në Mokërr të Pogradecit ruhen gjurmë kalldrëmi i njëjtë me atë të rrugës Egnatia, të rrugës që lidhte zonën e Bishnicës me Korçën nëpërmjet Gurit të Kamjes dhe Devollin me Shkumbinin. Në veri në fshatin Grizhë shkëputet një degë nga rruga bregdetare Shkodër-Dalmaci dhe duke kaluar nëpër Gruemirë e Repishtë çonte në kalanë e Ballecit, e periudhës së parë të hekurit. Në intervalin Gruemirë - Repishtë ruhen gjurmë kalldrëmi të periudhës para romake, trase e ngusht për karvane me kafshë.

Urat nga shek. II p.e.sonë - shek. VI e.sonë

Ekzistenca e shumë rrugëve në territorin tonë gjatë kësaj periudhe kushtëzoi ndërtimin mjaft urave, pa të cilat do të ishte i vështirë e bile i pamundur komunikacioni nëpër kë rrugë, disa nga të cilat qoftë plotësisht apo dhe pjesërisht funksiononin për qerre, lëvizja e cilave pa ura nuk mund të kryhej. Megjithatë koha e gjatë e kaluar ka bërë që mjaft nga këi ura të mos arrijnë deri në ditët tona.

Në burimet e autorëve antikë përmenden më shumë ura se sa ruhen sot. Bile dhe urat kësaj periudhe që i shohim ende sot kanë arritur në gjendje rrënoje dhe asnjëra e ruajti plotësisht. Këto ura, që kapin shifrën, janë objekte të rrugëve kryesore luginore të asaj kohë si të rrugës Egnatia dhe të degës jugore të saj, të rrugës së Devollit, të luginës së Vjosë së Osumit dhe të Drinos. Kryesisht urat ishin ngritur mbi lumenjt kryesorë si Shkumbin Vjosa, Semani, Osumi, dhe më pak mbi përrenjtë. Megjithëse burimet përmendin një sër urash gjatë shekullit I p.e.s. në rrugën Apolloni - Epidamn, ato ishin ende të pamjaftueshm kështu Cezarit gjatë veprimeve të luftës civile ju desh të kalojë Apsin (Semanin) në vah pran Kuçit, ku ende vërehen gjurmët e një ure të hershme si dhe Genusin (Shkumbinin) ' pran Rrogozhinës, pra në pika rrugore ku duhej të kishte ura. Romakët insistuan më tepër për ndërtimet rrugore duke filluar nga shek.I p.e.s. dhe në dy shekujt e parë të perandorisë n kohën e perandorëve August (30 p.e.sonë.- 14 e.ssonë) dhe Adrian (117 -136).

Urat e kësaj periudhe kanë qenë tre tipesh:

1.    Ura druri, me shtresë dërrasash mbi pila me mur guri
2.    Ura guri me një qemer
3.    Ura guri me shumë qemere.

 

Rrugët nga shek. VII - shek. XV

Rrugët mesjetare të Shqipërisë ndoqën në përgjithësi trasetë e rrugëve antike. Këto i ruajtën nga antikiteti pasi nyjet e tyre kryesore, qytetet e antikitetit të vonë përgjithësish vijuan të mbijetonin dhe në mesjetë. Nga 27 qytete të antikitetit të vonë në tokat ndërmjet Tivarit, Prishtinës, Janinës dhe Ohrit, 17 e vazhduan jetën, 4 pësuan çvendosje të vogla dhe vetëm 6 u shuajtën. Kjo vazhdimësi e rrugëve dëshmohet nga burimet historike, nga prezanca e vendbanimeve pranë tyre, nga gjurmët e urave dhe kalldrëmeve nga periudhat përkatëse. Megjithatë në përputhje me kushtet specifike historike pati rrugë antike që në mesjetë u zbehën e pati nga ato që punuan bile me intensitet e ngarkesë.

 

 

 

Urat e shek. VII - shek. XV

Nga periudhat historike të mesjetës së hershme dhe të mesme nuk ka mjaft gjurmë urash, mungesë që mund të shpjegohet me disa tregues. Së pari rrugët mesjetare kanë qenë kryesisht mbi rrugët antike kanë shfrytëzuar urat e periudhave më të hershme të cilat të ndërtuara me qemere solidë guri i kanë rezistuar shekujve, siç dëshmon ruajtja deri vonë e disa urave të periudhës romake dhe antikitetit të vonë si ura e Grabovës, e Poshnjës, etj. Edhe në ato raste kur urat antike të rrugëve të njohura ishin të dëmtuara , mbi këmbët e tyre gjatë mesjetës u rindërtuan ura të reja të nevojshme siç ka ndodhur në urën e Sharovës, në atë të Topçiasit, të Haxhi Beqarit, të Qukësit, të Muço Hysës në Këlcyrë, të Subashit mbi Drino e të Tepelenës mbi Vjosë. Veç përdorimit të këtyre urave antike gjatë mesjetës, fakti që nga mesjeta nuk ruhen ura, të çon në përfundimin se gjatë mesjetës duhen të kenë gjetur përdorim të gjerë urat e drurit, të cilat ndërtohen lehtë por dhe dëmtohen shpejt duke mos arritur kështu deri në ditët tona si dëshmitarë të kohës që i ndërtoi. Megjithëse përmendëm një sërë urash antike, me rindërtime mesjetare, për arsye se në këto ura në periudhën e fundit të tyre u kryen dhe riparime të kohës turke, që mbuluan ato të mesjetës, nuk është mundësia për një gjurmim kohor të saktë të fazave të ndërtimit tek to.

Dallim të një riparimi të mesjetës bizantine mund të vërehet në urën e Sharovës mbi lumin Osum në Çorovodë. Këtu mbi fazën e periudhës romake me blloqe me llaç në bregun e majtë, në bërthamën e murit shihet një muraturë e ndërtuar me gurë lumi me madhësi mesatare deri 20 cm. Ky mur është i ndërtuar me llaç të shumtë sa që mezi duken gurët. Kjo teknikë muri ndryshon nga muret me Ilaç në bërthamat e urave të periudhës romake ku megjithëse është zbatuar teknika e derdhjes me gurë lumi formë butobetoni siç është në urën e Haxhi Beqarit përsëri llaçi nuk është i pranishëm me aq shumicë sa në murin e urës së Sharovës që përshkruajmë. Teknika e ndërtimit të bërthamës së murit në urën e Sharovës ndryshon nga ajo tipike e derdhjes e periudhës romake, kështu që mund të themi se në urën e Sharovës mbi Osum ruhen gjurmë ndërtimi të riparimit të urës antike gjatë periudhës bizantine.

Deri në farën e tanishme të gjurmimeve mund të thuhet se e vetmja urë e ruajtur nga periudha mesjetare paraturke, ende në këmbë dhe në funksion, është ura mbi prroin e Grykës në Blinisht të Zadrimës. Ura e Blinishtit, sipas hartës së Koronelit të vitit 1688 gjatë rrugës së vjetër Lezhë - Shkodër përgjatë Zadrimës, ndodhet në fshatin Blinisht të Zadrimës afër Pirajve mbi prroin e Grykës (në hartë prroi Veraçak i Blinishtit) rreth 300 m para derdhjes së tij në lumin e Drinit. Kjo urë është ndërtuar gjatë mesjetës së mesme dhe pikërisht në fundin e shekullit XIII të në kohën e mbretëreshës së Rashës, Helena. Në atë kohë, krahinat e Shqipërisë Veriore ishin nën sundimin e feudalëve serbë të shtetit të Rashës. Ura e Blinishtit e ndërtuar mbi dy qemerë formë segmenti rrethor, është e gjatë 31 dhe e gjerë 5.35 m, gjë që tregon se rruga fushore nga Lezha në Shkodër është shfrytëzuar nga karro. Hapësirat e harqeve janë 9.5 m i majti dhe 8 m i djathti.

Qemeri i majtë dhe i djathtë kanë pësuar një riparim në vitin 1602, datë e gdhendur por mezi e lexueshme në një gur mbi themrën e djathtë të qemerit të majtë nga ana e bjefit të poshtëm të urës. Në themrat e qemerit të majtë ruhen blloqe të fazës origjinale, ndërsa në pjesën e kyçit është riparuar me gurë plloçë me trashësi 10-15 cm. Blloqet origjinale me gjatësi 50 - 60 - 70 cm e trashësi 30 - 40 cm ruhen 4 rrjeshta mbi tokë në themrën e majtë dhe 12 rrjeshta në themrën e djathtë. Në qemerin e djathtë ruhet më shumë faza origjinale.

Në themrën e majtë mbi nivelin e ujit ka tetë rrjeshta me blloqe të rregullta me gjatësi që lëviz nga 50 - 60 - 70 - 80 - 100 cm e me trashësi 30 - 40 cm. Themra e djathtë ka 10 rrjeshta të dukshm mbi tokë me blloqe të tillë. Blloqet janë kryesisht prej shtufi e më pak të formacionit gëlqeror, kurse riparimi është kryer me gurë pllakë gëlqerorë me trashësi 10-15 cm. Lidhja e blloqeve është realizuar me llaç me shumë gëlqere me ranë të zezë 0-6 mm. Kështu ballët e qemerëve në dukje janë me blloqe shtufi 25 - 35 cm në themrat dhe me gurë të hollë gëlqerorë në pjesët e kyçeve. Riparimi bie në sy dhe në muraturën e faqeve të urës. Pjesa e poshtme e ballit të mureve është punuar me blloqe shtufi me gjatësi 50 - 80 cm e trashësi 25 - 30 cm ndërsa sipër (faza e dytë) si dhe kyçet e qemerëve është prej gurësh më të hollë. Në urën e Blinishtit, ndërmjet dy qemerëve nga ana e bjefit të poshtëm ruhet një hundzë prizmatike me bazë trekëndëshi me pesë shkallëzime e fazës origjinale, ndërtuar me blloqe shtufi, shuarsi i tillë nga ana e sipërme është i dëmtur.

Teknika e punimit të mureve me blloqe guri këndrejtë të gdhendur rrafsh në faqet me fuga me llaç të hollë e mezi të dallueshme është karakteristikë për ndërtimet e periudhës së arkitekturës romanike në Shqipërinë e Veriut gjatë shekujve XI - XIV. Kjo teknikë me gurë të punuar e me fuga të holla të puthitura vërehet në kishën e Vaut të Dejës e shek. XIII , në kishën e Shirgjit në Bunë (para shekullit XIII), në kishën e Shën Stefanit në kalanë e Shkodrës, etj. të gjitha këto përfaqësuese të arkitekturës romane në Shqipërinë e Veriut. Teknika e punimit të urës së Blinishtit me blloqe të rregullta e me përmasa të tilla është e njëjtë me teknikën e punimit të urës së Vuçiternit në Kosovë. Megjithëse ura e Blinishtit dhe ajo e Vuçiternit përfaqësojnë të njëjtin stil arkitektonik e janë pothuaj të së njëjtës periudhë (ura e Vuçiternit e mezit të shekullit të XIV) e kështu ngjasojnë, ato ndërmjet tyre dhe dallojnë. Ndërsa ura e Vuçiternit më afër selisë së sundimtarit serb Stefan Dushani, kur dhe u ndertua, me harqet dhe muret ballorë punuar me gurë të skuadruar e bile me ngjyra të ndryshme të kombinuara (kuq e bardhë) dhe me kornizë muri të theksuar nga jashtë në nivelin e kalldrëmit, është përfaqësuese më tipike e arkitekturës romanike, ku veç arkitekturës vlerësim të veçantë ka dhe elementi estetiko-artistik, ura e Blinishtit veç qemerëve të realizuar me gurë të punuar, në detaje të tjera ndryshon nga ura e Vuçiternit. Faza e parë në muret ballorë të urës së Blinishtit është trajtuar me gurë që vijëzojnë fuga jo të rregullta.

Gjithashtu këto mure janë trajtuar thjeshtë, pa elementë dekorativë, por mjaft solidë, aq sa i kanë rezistuar shtatë shekujve. Ura e Blinishtit nuk e ka atë parapet të rëndë guri të lidhur me kunja'me derdhje plumbi siç shihet në rastin e urës së Vuçiternit. Së fundi në lidhjen e blloqeve ndërmjet tyre në qemerët e harqeve në urën e Vuçiternit janë përdorur kunja hekuri me plumb të derdhur, teknikë e njohur që në antikitet në ndërtimin e urave dhe kalave, kujtojmë urën e Topçiasit mbi Shkumbin në Elbasan. Kështu në urën e Blinishtit dallohet qartë dora e mjeshtrave vendas, pra influenca vendase provinciale është e lexueshme. Tradita kulturale vendase historikisht e pa asimiluar në masë asnjëherë nga kultura e pushtuesit por duke bashkëjetuar me të pa e humbur origjinalitetin e saj, ka ditur kurdoherë të krijojë veprat e saj dhe të ruajë të paprekur profilin e saj origjinal.

Nga gjurmimet e deritanishme rezulton se ura e Blinishtit afër Pirajve, mbi përroin e Grykës, është e vetmja urë e ruajtur në vendin tonë nga periudha e arkitekturës romanike. Gjithashtu si urë e shek. XIII ajo paraqet interes edhe për faktin se është ura më e vjetër e ruajtur në këmbë nga të gjitha urat e vjetra të vendit tonë që ruhen të plota, të padëmtuara.

Ngjashmëri me teknikën e mureve të Blinishtit e të Vuçiternit të shekujve XIII e XIV, paraqet ura e Gjatë në Albengo të Saronës në Itali, e datuar si objekt i periudhës së arkitekturës gotike (shekulli XIII) . Në këtë urë muret dhe harqet janë punuar me blloqe dhe niveli i kalldrëmit theksohet së jashtmi me kornizën e gurtë si në urën e Vuçiternit. Ky fakt ndihmon për përforcimin e mendimit lidhur me datimin e dy urave që studiojmë, të Blinishtit e të Vuçiternit në trevën e Kosovës.

 

info@balkancultureheritage.com