Salona
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Salona

Salona (Solin, Kroaci): Qyteti i parë nga mali i Bllacës. Salona ndodhet në perëndim të gjirit të Kastelanit, e mbrojtur mirë nga erërat dhe valëzimet prej ishullit Ciovo. Po këtu, arteriet që pulsonin nga veriu i Adriatikut në jug të gadishullit Ballkanik (TP, MILLER IR, col. 462-476-569, IA CUNTZIR 51), bashkoheshin me rrugët që të nxirrnin në Danub. Lart, nga veriu malor, Salona qarkohet nga një varg fortifikimesh prehistorike, prej të cilëve, Stipetusa e shek. VIII/VII p.e.s. mund të konsiderohet pararendëse në madhësi dhe kohë.

Vetë Salona shtrihet në fushë të hapur, 1 km larg shpateve të malit të Bllacës, drejt e në buzë të detit. Në trajtën e tij të zhvilluar, në shek. II e.s, qyteti shtrihej në një sipërfaqe prej 72 hektarësh. Në këtë strukturë veçohet nukli origjinar me muraturë pseudoizodomike me blloqe të latuara, Urbs Vetus a Salona Quadrata, e gjysmës dytë të shek. IV p.e.s, dhe dy shtojcat anësore (Urbs Orientalis, Urbs occidentalis).

Urbs Vetusi, ka një planimetri mes katrorit dhe trapezit, me sipërfaqe 12 ha, çka e rendit Salonan në cakun e poshtëm të qyteteve të mëdha. Shtrirja në fushë nuk i siguronte asaj një mbojtje të klasës së parë: Sipas Cezarit “M. Octavius pasi nuk mundi që ta bindë as me të mirë dhe as me të keq këshillin e Salonas vendosi që ta sulmojë qytetin i cili nuk mbrohej mjaftueshëm nga ndonjë mburojë natyrale a artificiale.”

Sistemi urban i qytetit romak i përmbahet urbanistikës ortogonale, sipas tërë gjasës duke ndjekur sistemin urban të bërthamës Urbs Antiqua të shek. IV p.e.s.

info@balkancultureheritage.com