Shfronësimi i sulltanit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Shfronësimi i sulltanit

Çështjet financiare

Gjatë rinisë së tij, Sulltan Mehmedi IV kishte pasur nën shërbimin e tij asistentë të aftë, midis të cilëve ishte dhe Sadrazami Kopryly Mehmed Paskai, si dhe disa vezirë të tjerë me autoritet të lartë nga kjo familje. Në këtë kohë, atij nuk iu mësua mjeshtëria e qeverisjes, por u rrit duke kaluar një jetë të lehtë dhe i pëlqente shumë gjuetia. Ulematë ia kujtuan atij disa herë se ishte e nevojshme të ishte serioz dhe të sillej mirë, por ai nuk i dëgjoi ata. Në këtë mënyrë, ushtria e pjesës evropiane të Devletit ngriti krye kundër tij. Ushtarët u afruan deri në Silivri, pranë Stambollit dhe kërkuan që ai të largohej (hal). Sadaret Kajmakamë (Zëvendës Sadrazami) Fazëll Mustafa Pasha thirri asamblenë e Ehlu'l Hal-l vel Akd (autoritetet religjioze), vezirë dhe pashallarë në Xhaminë Aja Sofja, në vitin 1098/1687, për të diskutuar këtë çështje. Ata vendosën ta shfronësonin sulltanin, dhe shkuan drejt pallatit të tij për ti dhënë bejatin (betimin e besnikërisë sipas parimeve islame) Sylejmanit. Mehmedi u burgos dhe vdiq pas 5 vitesh në Edrene. Ai u dërgua më pas në Stamboll dhe u varros në tyrben e Bahçekapësë.

Çështjet financiare

Devleti Osman ishte i pasur dhe i begatë gjatë sundimit të Muradit III. Përkundër luftërave të trashëgimtarëve të tij me Austrinë dhe Iranin, financat e Devletit ishin të qëndrueshme.

Veçmas shpenzimeve për këto luftëra, Ahmedi I mundi të përballonte shpenzimet e shumta për ndërtimin e xhamisë së tij dhe disa ndërtesave të tjera rreth saj. Por, me ardhjen në fronin osman të Mustafait, në vitin 1026/1617, gjendja financiare filloi të përkeqësohej. Kjo u shkaktua pjesërisht nga paqëndrueshmëria politike me zëvendësimin e tij vetëm pas 3 muajsh nga Genç Osmani, dhe më pas, ringjitja pas një periudhe tjetër 4-vjeçare, pas së cilës Muradi IV u bë sulltan, që do të thotë se Devleti Osman pati katër ndërrime sovranësh, brenda pesë vitesh. Për çdo ardhje në fron, ushtarëve u jepeshin "dhurata", ndërkohë që nëna e Mustafait shpenzoi një shumë të madhe parash për komandantët ushtarakët në mënyrë që të siguronte qëndrimin ne fron të djalit të saj. Devleti u bë aq i pashpresë, sa që sulltan Muradi IV u detyrua të shkrinte sendet prej floriri dhe argjendi të pallatit, si dhe të merrte para hua nga disa tregtarë për t'iu dhënë "grantin për ardhjen në fron" jeniçerëve dhe spahinjve.

Megjithatë, Muradi IV arriti ta kalonte këtë situatë deficitare, duke kufizuar numrin e ushtarëve jeniçerë dhe spahinj të ushtrisë osmane. Por aty nga fundi i shekulli të 17-të, zyrtarët e lartë filluan ti emeronin në krye të timareve dhe zeameteve ata që iu jepnin atyre tarifat më të larta. Kjo shkaktoi një përkeqësim të rëndë në radhët e ushtarakëve. Për më tepër, një numër i madh personash të pakualifikuar filluan të pranoheshin në trupën e ushtarëve jeniçerë, për shkak të nepotizmit dhe korrupsionit. Si rezultat, Devleti Osman u detyrua t'iu paguante shuma të mëdha parash, një numri të madh njerëzish, nga të cilët pjesa më e madhe inadje nuk ishte as profesioniste. Përkeqësimi i sistemit timar, në shekullin e 17-të, ishte një arsye tjetër që ndikoi në rënien e ushtrisë, pasi ata që mermin drejtimin e timarit në mënyrë të paligjshme, ishin të paaftë, ose nuk kishin vullnetin e mirë që të rekrutonin ushtarët e duhur për luftë. Madje, ata arritën t'iu paguanin ryshfete disa bejlerbejve për të mos marrë pjesë në fushatat e luftës. Kjo rënie, në aspektin financiar dhe ushtarak, u vendos për një kohë të shkurtër nën kontrollin e Sadrazamit Kemankesh'(Harkëtar) Mustafa Pasha, i cili arriti të grumbullonte një sasi të mirë parash për thesarin e Devletit. Por pas tij u rikthye një situatë e paqëndrueshme financiare, dhe numri i ushtarëve në qendrën e ushtrisë u rrit sërish. Koprylyu Mehmed Pasha arriti ta përmirësonte edhe një herë situatën financiare dhe gjatë 30 viteve që do të pasonin, që do të thotë deri para disfatës së Vjenës të vitit 1683, financat e Devletit Osman ishin të qëndrueshme, pasi të ardhurat që mblidheshin nga eksporti (i grurit dhe mallrave të tjera) ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e importit të limituar të mallrave nga Evropa (p.sh. sahate, sheqer etj.) gjatë shekullit të 17-të. Megjithatë, korruptimi i zyrtarëve te lartë sillte herë pas herë, deficite të buxhetit, siç është evidentuar edhe në një raport të përgatitur nga shtetari i famshëm Tarhunxhu.

info@balkancultureheritage.com