Shoqëria "Bashkim dhe përparim"
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Shoqëria "Bashkim dhe përparim"

"Ndërkohë që shpërthimi arsimor, gjatë periudhës së sundimit të Abdylhamidit kishte prodhuar me qindra burokra-të, doktorë, oficerë dhe shkrimtarë të arsimuar, që dëshironin të punonin brenda sistemit, ky zhvillim prezantoi dhe disa otomanë me mendimin liberal politik të Evropës perëndimore. ...kur sulltani bëri përpjekje për të balancuar buxhetin, duke reduktuar numrin e nëpunësve në stafin e ministrave, dhe numrin e oficerëve në radhët e ushtrisë, duke përjashtuar kështu një numër të madh kuadrosh, që pasi ishin arsimuar, ata ndjenë se kishin të drejtën e tyre të punësimit në qeveri me paga të mira."

Studentët e Shkollës Ushtarake të Mjekësisë: Ibrahim Temo, Abdullah Xhevdet, Mehmed Reshid, Hysejinzade Ali dhe Is'hak Sukuti themeluan një shoqëri të fshehtë më 21 maj 1889 të quajtur Ittihad ve Terakki (Bashkim dhe Përparim), në të cilën u anëtarësuan studentë dhe oficerë të ushtrisë. Programi i tyre bazohej në parimet e kushtetutës, otomanizmit dhe lirisë. "Shoqëria Osmane Ittihad ve Terakki u themelua si një organizatë e fshehtë dhe u zgjerua me kalimin e kohës. Kjo shoqëri zbatonte shumë nga metodat dhe rregullat e praktikuara nga masonët."

Numri i pjesëtarëve të kësaj shoqërie u rrit me shpejtësi. Ahmed Rizai (1859-1930), njëri nga anëtarët e saj më të spikatur, shkoi në Paris ku u ndikua ndjeshëm nga Pjer Lafit (Pierre Lafitte), dishepulli i Ogyst Kontit (August Comte), dhe mësoi prej tij pozitivizmin, që formoi dhe pikëpamjet e tij mendore. Me kalimin e kohës, Ahmed Rizai u bë dhe prijësi i kësaj shoqërie.

Hedivi i Egjiptit e përkrahu këtë shoqëri, duke i dërguar herë pas here edhe para, por ai i ndaloi të gjitha këto pasi u njoftua se prijësi i saj, Ahmed Rizai, gjoja ishtë një jobesimtar. Inteligjenca osmane e kohës supozonte me naivitet se vetëm një meshrutijjet (qeveri kushtetuese) e menjëhershme do të mund të zgjidhte të gjitha problemet e Devletit Osman.

info@balkancultureheritage.com