Situata në Ballkan
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Situata në Ballkan

Ndërkohë që osmanët ishin të angazhuar në zhvillimin e xhihadit në rajonin e Ballkanit, situata politike atje ishte në këtë gjendje:

Trakia Lindore, Selaniku dhe territoret përreth, disa nga brigjet e Peloponezit dhe Epiri Jugor, ishin në varësi të Perandorisë Romake. Rajoni Verilindor i Ballkanit ishte nën administri-min e Bullgarisë. Pjesa e Veriore e Serbisë dhe Serezi, deri diku, ishin nën hegjemoninë serbe. Në Veri të Epirit, kishte serbë, shqiptarë dhe principata katolike shqiptare të madhësive të ndryshme; këto principata ishin nën ndikimin e Republikës së Venedikut dhe Mbretërisë së Napolit.

Murad Hani hapi ndaj Islamit qytetin Çorlu dhe Lyle-burgaz në vitin 763/1361-2,95 shkatërroi muret rrethuese të tyre dhe urdhëroi vendosjen e turkmenëve të Anadollit atje. Osma-nët vazhduan të avanconin në atë rajon; për të shmangur çdo përforcim apo ndihmë të mundshme, nga kryeqyteti i Kostan-dinopojës drejt Edrenesë (Adrianapojës). Evrenos Beu aneksoi qytetet Mallkara dhe Ipsala, ndërkohë që Haxhi Ilbeji e mori qytetin Aleksandropoja (Dedeagaç), dhe portin e tij në vitin 761/1360. Më pas edhe Dimetoka (Dydimothikhon) u hap ndaj Islamit. Osmanët i mimdën ushtritë romake që ishin të etura për fi rimarrë këto territore. Nga viti 762/1361, Sulltan Muradi hapi ndaj Islamit qytetin Edrene dhe e shpalli kryeqytet të tijin në vitin 770/1368. Edrene ishte qendra e Trakisë, si dhe qyteti i dytë për nga rëndësia pas Kostandinopojës, në Perandorinë Romake. Ai shtrihej në zonën ku bashkoheshin lumenjtë Meriç (Marica) dhe Tunxha; në vendin ku kryqëzoheshin rrugët e Ballkanit; dhe ne rrugën Kostandinopojë-Vjenë. Pra, hapja e qytetit Edrene ndaj Islamit, ishte një përfitim shumë i rëndë-sishëm ushtarak për osmanët. Në këtë mënyrë, ata u vendosën përfimdimisht në Kontinentin e Evropës.

Turqit osmanë, ishin të angazhuar vendosmërisht për fi transferuar muslimanët nga Anadolli dhe për fi vendosur ata në territoret e reja të përvetësuara. Ata i trajtonin njerëzit e këtyre vendëve mjaft mirë, duke iu dhënë atyre liri të plotë besimi fetar dhe duke iu siguruar kushte të pranueshme jetese. Sipas rregullave të vendosura nga Stefan Dushani, Mbreti i Serbisë, fshatarët, për shembull, duhet të punonin dy ditë në javë për pronarët e tyre; ndërkohë që osmanët iu kërkoriin atyre të pimonin vetëm 3 ditë në vit për spahiun (administratorin osman) e tyre. Osmanët e kishin ndaluar, gjithashtu, shfrytëzi-min e fshatarëve nga drejtuesit e tyre lokalë. Ky trajtim njerëzor i bindi fshatarët të mos kundërshtonin dhe ta pranonin me dëshirë sundimin osman. Një shembull i kësaj është edhe qën-drimi kundërshtues i popullit të krishterë të rajonit të Ballkanit ndaj ftesës së pronarëve apo sovranëve për t'iii bërë rezistencë osmanëve.

Ideali i gazasë, luftës së shenjtë, nuk ishte vetëm një faktor themelor për krijimin dhe zhvillimin e Devletit Osman, por ishte vetë arsyeja e ekzistencës së tij. Por, xhihad nuk do të thotë të shkatërrosh medoemos botën e jobesimtarëve, Daru'l-harb, por, para së gjithash, ta nënshtrosh atë dhe ta kthesh në Daru'l-islam (mbretërinë e vlerave të Islamit). Pra, sulltanët e parë osmanë ishin kryesisht të interesuar për përhapjen e Islamit dhe jo për plaçkën e përfituar nga lufta. Për këtë arsye, ata nuk hezitonin asnjëherë t'iu jepnin pjesë të mëdha toke komandantëve të tyre, të dlët hapnin territore të reja ndaj Islamit. Kur Sulltan Muradi i dërgoi një Name-i Hymajun (letër) Sovranit të Emirateve të Karamanit, më 1 Rabi' eth-Thani 767/16.12.1365, ai e quajti kryeqytetin e tij Bursa, Daru'l-hilafet (Selia e Hilafetit). Kur komandanti Evrenos Bej i hapi ndaj Islamit qytetet Gymylxhine, Seerrai (Siroz) dhe Bitola (Manas-tir), Sulltani osman, Murad, i dha të gjitha këto zona si sanxhak, duke i dhënë edhe titullin Emirul Muminin,100 mbi të gjithë gazinjtë (muxhahidinë) në ato vilajete. Ai shtoi: "...Por mos gaboni të mendoni se 'imë i kam hapur vilajetet e Rumelisë me shpatën time'. Përkundrazi, duhet të dini me siguri se ato vilajete i përkasin Allahut s.v.t., pastaj Pejgamberit të tij, e më pas, me urdhër të Allahut, pas Pejgamberit të Tij, ato i përkasin Halifit. Është e vërtetë që ju na dhatë të vërtetën dhe favore. Dhe ne, në përgjigje të së vërtetës dhe shërbimit tuaj, ju favorizuam; ne kemi nxitur zhvillimin tuaj në tre mënyra: së pari, ne ju drejtuam si Emirul Mu'minin. Së dyti, ju dhuruam një mantel nderi (hil'et-i fahireh). Së treti, ju dërguam një daulle dhe Flamurin e Pejgamberit të Nderuar e të Respektuar dhe një tug..." Është e qartë nga berati i tij, se Sulltani osman, Muradi, e shikonte veten si Halif. Babai i tij, që në vitin 1332, kishte shprehur në mënyrë të veçantë etjen e osmanëve për të rigjallëruar strukturën e Hilafetit dhe për f i dhënë vlerën që i takonte, dhe Sulltan Muradi u quajt si i tillë nga emirati më i madh që ekzistonte në atë kohë në rajonin e Anadollit, Bejliku i Karamanit, si dhe nga Xhanëbek Hani i Hordhisë së Artë. Në të vërtetë, Devleti Osman ishte kthyer në atë kohë, në forcën muslimane luftarake, e cila ishte e angazhuar në mënyrë mjaft aktive në fushatat e vazhdueshme të xhihadit ktmdër jobesim-tarëve. Faktikisht, siç thotë edhe Ebu Ja'la el-Ferra, "Në rastin kur një musliman dominon mbi muslimanët e tjerë dhe bëhet Halif, nuk është e ligjshme për askënd që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, të kalojë qoftë edhe një natë të vetme pa e pranuar atë si prijësin e tij (Imamen alejhi). Qoftë ky prijës një njeri i devotshëm ndaj besimit, apo një mëkatar, ai është prijësi i muslimanëve." Për më tepër që ky prijës ishte tepër i devotshëm ndaj besimit të tij.

info@balkancultureheritage.com