Sulltan Abdulhamidi I 1774-1789
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Sulltan Abdulhamidi I 1774-1789

Sadrazami Halil Hamid Pasha Kërëmi (Krimea) Lufta me Austrinë dhe Rusinë 1201/1787 Pushtimi i Kështjellës së Ozit (Odesës)

Sulltan Abdulhamidi I, djali i Sulltan Ahmedit III, erdhi në fron në një kohë kur luftërat me Rusinë ishin në zhvillim e sipër. Trupat ruse arritën në Shumna dhe rrethuan ushtrinë osmane, dhe Traktati i Kyçyk Kajnarxhas u lidh më 8 Xhumadel Ula 1187/17 korrik 1774. Ky traktat parashihte që Krimea të bëhej e pavarur, statusi i ambasadorëve rusë në Stamboll të barazohej me statusin e ambasadorëve gjermanë dhe holandezë, ndërsa rusëve iu dha e drejta të vizitonin Jerusalemin, të ndërtonin një kishë në Bejogllu (Beyoglu) (Pera) në Stamboll dhe anijeve ruse iu garantua lundrimi në Detin e Zi dhe në detin Mesdhe.

Nga ana tjetër, ky traktat i dha osmanëve gjithë territorin e Buxhakut, kështjellat e Akkermanit, Kilit dhe Ismailit, si dhe ishujt që ishin pushtuar nga rusët. Pasi morën kështjellën e Azakut, rusët pranuan gjithashtu të tërhiqnin trupat e tyre nga Vllahia dhe Moldavia, në këmbim të një shume prej 15.000 qese me akçe që osmanët do fua paguanin brenda 3 vitesh.

Rusia argumentoi se Krimea duhet të ishte e pavarur, pasi përfshirja e saj nën simdimin osman nxiste shpirtin e saj grabitqar kimdër vendit të tyre. Por, kishte të ngjarë që pavarë-sia e Krimesë të lehtësonte çdo tentativë ruse në perspektivë për të pushtuar gadishullin dhe, për sa i përket pikëpamjes osmane, përfundimi ishte ekzistenca e praktikës joislame të dy Halifëve në të njëjtën kohë: Halifit Osman dhe Halifit të Krimesë. Por, osmanët u detyruan të hiqnin dorë nga gadishulli, edhe pse ata vazhduan ti mbanin lidhjet fetare me Krimenë, kështu që hutbeja mbahej në emrin e Sulltanit osman, ndërsa Kazaskeri Osman ishte i autorizuar për të udhëzuar Kadiun kryesor të Kërëmit (Krimesë), për zbatimin e Sheriatit. Personi që përzgjidhej nga populli i Krimesë do të emërohej Han i Kërëmit nga Sulltani osman.

Sadrazami Halil Hamid Pasha

Devleti Osman priste që Rusia fi shkelte kushtet e Traktatit të paqes së Kyçyk Kajnarxhes. Për këtë arsye, osmanët fortifikuan kështjellat, që ndodheshin në pikat kufitare, ndërsa Sadrazami Halil Hamid Pasha (1782-1785), u përpoq të krijonte një flotë të fuqishme. Nevoja e domosdoshme dhe njëkohësisht shumë e vështirë, ishte të arrihej një politikë rrënjësore për të fuqizuar ushtrinë duke përmirësuar sistemin timar, që ishte trashëguar nga paraardhësit e tyre, ndërkohë që disa timare bliheshin nga të tjerë, si mënyrë për të siguruar jetesën.

Megjithatë, Halil Hamid Pasha, që ishte një prijës trim dhe i vendosur, rriti numrin e anëtarëve të shtabit, që u quajtën "pushkatarët e shpejtë", nga 300 në 2.000 vëtë, dhe grumbulloi në pika të rëndësishme strategjike ushqime dhe pajime për ushtrinë. Ai kontrolloi regjistrat e ushtarëve që ishin të pozicionuar në pikat kufitare dhe ndaloi zakonin e korruptuar të shitjes së pagave të ushtarakëve. Ai, gjithashtu, mori guximin të vendoste që ushtarët, pagat e të cilëve bliheshin nga shitësit e rëndomtë, të mos konsideroheshin si rekrutë të ushtrisë, dhe për pasojë të mos paguheshin. Por, këto vendime të guximshme dhe heroike kundër korrupsionit në sistemin timar, do ti kushtonin atij postin e tij dhe do ta çonin atë në martirizim në Xhumadel Ahire 1199/prill 1785.

Nga të dhënat e mësipërme, ne mund të dalim në përfundimin e logjikshëm se nga fundi i shekullit të 18-të, Devleti Osman i kishte ende forcat për tu kthyer në superfuqi, edhe pse kjo ishte një detyrë e vështirë, që kishte nevojë për shtetarë trima, vizionarë dhe krijues, siç ishte dhe Halil Hamid Pasha. Dhe, persona të tillë nuk mund të mbijetonin për shkak të dinjitarëve, interesi i të cilëve pakësohej nga ata. Por, në këtë aspekt, Devleti Osman nuk ishte i vetëm në botën e shekullit të 18-të, siç thotë dhe Uilijam Hjuston (William Houston) në përshkrimin e tij të gjatë të mëposhtëm:

Gjatë viteve 1780, Franca drejtohej nga një këshill aristokratësh me në krye mbretin. Për shumë aspekte, kjo periudhë u karakterizua nga një begati e konsiderueshme: rrugët ishin më të mirat në Evropë; administrata ishte në proces reformimi; industria ishte në lulëzim; pjesa më e madhe e fshatarëve ishin lënë të lirë dhe torturat nuk përdoreshin më si mënyrë për tregimin e të vërtetës.

Fatkeqësisht, vendi po ashtu kishte falimentuar ekonomikisht. Ajo kishte pasur shpenzime të tepërta për të ndihmuar kolonitë e Amerikës të fitonin Luftën e tyre të Pavarësisë, dhe administrata po përpiqej të rikuperohej nga humbjet. Fisnikët dhe kisha, megjithatë, nuk pranuan një rritje të taksimit. Në vend të tyre, kjo rritje do të binte në radhë të parë mbi klasën e mesme dhe mbi tregtarët, nëpërmjet pagesës së piazhës (pëagë), që ishin taksa të brendshme për kalimin e mallrave përgjatë rrugëve, lumenjve dhe kanaleve.

Kjo taksë do të binte edhe mbi fshatarësinë, me detyrimet ndaj çifligjeve, apo kështjellave. Por, më e keqja ishte rritja e çmimeve të ushqimeve, si rezultat i përkeqësimit të të korrave, dhe, nga viti 1789, gjendja u rëndua dhe më tepër, për shkak të detyrimit për të paguar 80% e të ardhurave për bukën nga 2/3 në fillim të kësaj dekade. Këto probleme arritën kulmin pas sulmit të Bastijës, më 14 korrik, që u kthye në një shkak për për-hapjen e kryengritjeve në të gjithë vendin. U formua Asambleja Kombëtare, ndërsa këshilli gjykues u shpërbë.

Kërëmi (Krimea)

Nëpërmjet intrigave dhe korrupsionit, rusët arritën të vendosnin personin e tyre, Shahin Gërajin (1777-1782), si Han të Krimesë së pavarur, edhe pse Devleti Osman, që ishte i dobët, ishte në favor të vendosjes së vëllait të tij, Selim Gërajit. Por, rusët u angazhuan në propagandë kundër Shahin Gërajit, që shkaktoi edhe vendosjen e tij në postin e Hanit. Populli i Krimesë nuk e pëlqente eurocentrikun Shahin Gëraj, i cili pinte verë në publik dhe hante vaktet e tij mbi tavolinë si evropianët. Në këtë mënyrë, ata u revoltuan kundër tij dhe në vitin 1782 e zëvendësuan atë me Bahadër Gërajin. Në atë kohë, situata politike në Evropë ishte në favor të Rusisë. Ndërkohë që, Britania ishte e angazhuar tërësisht për të shtypur Revolucionin amerikan, Franca ia zgjati dorën miqësore Rusisë. Për më tepër, Franc Jozefi, sovrani i Austrisë, që mendohet të mos ketë qenë shumë i mençur, besoi me naivitet premtimin mashtrues të sovranes ruse, Katerina II (1782-1796), sipas të cilit do ti jepte atij disa territore osmane, dhe, për pasojë, nënshkroi një traktat me rusët. Por, në vitin 1197/1783, Katerina II dërgoi në Krime Mareshalin Potemkin në krye të një ushtrie të madhe dhe i grumbulloi të gjithë fisnikët e Krimesë në fushën Aksu, ku i detyroi ata të betoheshin për besnikëri ndaj Shahin Gërajit. Rezultati ishte sovraniteti de fakto i Rusisë mbi Krimenë dhe Tamanin. I zemëruar nga kjo dredhi, Shahin Gëraji u strehua për pak muaj tek osmanët, të cilët e dërguan atë në ishullin e Rodosit për ta ekzekutuar për tradhtinë e tij. Megjithatë, Devleti Osman njohu nëpërmjet Traktatit të Zishtovit të vitit 1207/1792 sundimin rus mbi Krimenë dhe Tamanin.

Lufta me Austrinë dhe Rusinë 1201/1787

Sulltan Abdylhamidi nuk ishte në favor të luftës, pasi ai ishte tepër i shqetësuar nga vështirësitë dhe tragjeditë e përjetuara nga popullsia në zonat kufitare. Ai e kishte për zakon të lutej duke thënë: "Nëse shërbyesit e Allahut shkelen me këmbë, atëherë Allahu le ta marrë shpirtin tim." Megjithatë, Devleti Osman ishte i detyruar ti shpallte luftë Rusisë, për shkak të kërkesave poshtëruese të ambasadorit rus në Stamboll dhe sjelljes arrogante të Katerinës, që në vitin 1786 shkoi në Krime me ceremoni pompoze. Përveç të tjerash, Britania dhe Prusia i kishin nxitur osmanët të ndërmermin një veprim të tillë sepse iu shërbente edhe qëllimeve të tyre, ndërsa austriakët shpallën luftë kundër osmanëve kinse për shkak të lidhjes së traktatit të tyre me Rusinë.

Sulltan Abdylhamidi priti Sadrazamin Koxha Jusuf Pasha në Hërka-i Sa'adet Dairesi (vendin ku ruheshin reliktet e Shenjta në Sarajet e Topkapusë) dhe i dha atij Sanxhak-ë Sherifin (Flamurin e Profetit), duke u lutur për të dhe duke u shprehur se ai kishte autoritet absolut mbi djalin e tij, Shehzade Mustafain.

Ushtria osmane u nis dhe mbërriti në Edrene, edhe pse nuk ishte shumë e qartë se kundër kujt do të luftonte, kundër Rusisë apo Austrisë. Ndërkohë, serbët iu shkaktonin osmanëve shqetësime, një politikë kjo që ndiqej që prej një shekulli nga Serbia, sa herë që Devleti Osman dhe Austria ishin në luftë mes tyre. Kalimi i osmanëve nga Silistre, për të avancuar më pas drejt Rusisë, do ta ekspozonte Beogradin Osman ndaj një rrethimi të vërtetë të forcave austriake. Për këtë arsye, osmanët ndanë një pjesë të forcave të tyre ushtarake nën drejtimin e Shahin Ali Pashait, që do të përballeshin me rusët në fushën e betejës; ndërsa Kapudan-ë Derja, Gazi Hasan Pasha, u caktua të mbulonte zonat bregdetare kundër forcave ruse; ndërkohë që trupa qendrore e Ordu-ju Hymajunit iu drejtua Vidinit.

Ndërsa Sadrazami Jusuf Pasha (v.1800) mori fortesat e Inlikut duke iu shkaktuar humbje ushtrisë perandorake të Austrisë, komandanti i Beogradit Osman kaloi Danubin dhe mori fushën e Banatit. Austriakët pësuan humbje të rënda (80 topa) dhe osmanët kapën 50.000 të burgosur lufte. Jusuf Pasha dëshironte ti ruante ato zona, por ushtarët i lanë ato për një plaçkë të madhe lufte dhe Sadrazami u detyrua të tërhiqej në tetor të vitit 1203/1788, në kampin dimëror të Rusçukut.

Pushtimi i Kështjellës së Ozit (Odesës)

Mareshali Pomtekin i Rusisë rrethoi kështjellën e Ozit (Odesës) me 80.000 ushtarë, por u përball me një rezistencë të guximshme. Ndërkohë, flota osmane, nën drejtimin e Kapudan-ë Derja, Xhezajirli Hasan Pashait (1774-1790), iu afrua Ozit. Edhe pse ishte e pamundur të afrohej për shkak të cektësisë së ujit në këtë vend, ai arriti ta mundte flotën ruse që erdhi nga Akjari (Sevastopoli). Por, shumë shpejt ai u kthye në Stamboll, në vitin 1203/1788, për arsye se një stuhi e papritur bllokoi rrugën e anijeve përforcuese. Për pasojë, Potemkini e mori kështjellën e Ozit pas një beteje të ashpër 3 ditore, ku humbi 20.000 ushtarë. Ai i lejoi ushtarët rusë që të plaçkitnin Ozin për tre ditë, gjatë të cilave ata vranë 25.000 muslimanë përfshirë dhe popullsinë dvile. Sulltan Abdylhamidi ndjeu një keqardhje kaq të madhe për humbjen e Ozit dhe për masakrën ndaj popullit të tij, sa që ndërroi jetë nga pikëllimi në 1203/prill 1789. Ashtu si babai i tij, Abdylhamidi nuk mundi ta duronte pamjen dëshpë-ruese të fëmijëve që vuanin një sjellje tipike kjo për një sulltan osman.

info@balkancultureheritage.com