Sulltan Muradi V 1876
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Sulltan Muradi V 1876

Muradi V, djali i Abdylmexhid Hanit, u betua për besnikëri (bej'e). Ai kishte marrë një edukim klasik islam dhe evropian, dhe ishte njohës i gjuhës arabe dhe frënge. Gjatë periudhës së Abdylazizit, ai kishte bërë një jetë relativisht të lirë dhe e kishte shoqëruar atë në udhëtimin e tij në Evropë. Si i familjarizuar me sjelljen evropiane, dhe si njohës i gjuhës frënge, ai kishte zënë një vend të shquar e të vlerësuar në pallatet franceze dhe britanike. Ai u miqësua me trashëgimtarin e fronit britanik, i cili ia prezantoi atë organizatës masone.

Më 30 mars të viti 1876, ai mori titullin Sulltan Osman dhe Halif, por zyrtarët që e zgjodhën atë nuk mund të pajtoheshin mes tyre me kushtet e Meshrutijjetit (Kushtetutës), ndërsa Evropa, në anën tjetër, kërkonte shpalljen e menjëhershme të saj. Kjo ngjarje dhe ngjarje të tjera të mëvonshme janë një tregues i qartë i masës në të cilën Evropa kishte ndërhyrë në çështjet e brendshme të Devletit Osman, si dhe në mënyrën e "përcaktimit" të strukturës së Devletit.

Ish-Sulltani Abdylaziz vdiq në 1293/4 qershor 1876, por armiku i tij i betuar Hysejin Avni Pasha, të cilin e brente ndërgjegjja, nuk lejoi ekspertizën e plotë për ekzaminimin e kufomës pas vdekjes, në mënyrë që të përcaktohej edhe shkaku i vdekjes, me pretekstin se një akt i tillë nuk duhej bërë për Sulltanin "e respektuar" Abdylaziz. Vdekja e tij shkaktoi shqetësim të madh në publik, që fajësoi për këtë krim Hysejin Avni Pashanë. Për këtë arsye, një oficer i zemëruar e vrau atë dhe plagosi Kajserili Ahmed Pashanë.

Aty nga fundi i periudhës së Abdylazizit, thuhej se ai kishte planifikuar të amendonte kushtet e marrjes së fronit osman. Kjo mund të kishte margjinalizuar Muradin dhe të kishte vënë në rrezik kurorën e tij. Për pasojë, ai vendosi marrëdhënie të ngushta me Osmanët e Rinj, por në të njëjtën kohë ishte i vetëdijshëm, se nëse përpjekja e tij për të rrëzuar Sulltan Abdylazizin do të dështonte, ai mund të ekzekutohej. Kur rrëzimi nga froni i Abdylazizit ndodhi një ditë më parë nga ç'ishte planifikuar, Muradi i ndjeshëm thuhet se kishte qenë mjaft i shqetësuar dhe konfuz, veçanërisht pasi kuptoi statusin dhe përgjegjësinë e tij, ndërsa fuqia kishte kaluar aktualisht në duart e triumviratit të Pashallarëve Mid'hat, Ryshdi dhe Hysejin Avni. Ai nuk mund ta duronte këtë presion të tmerrshëm, dhe u rrëzua nëpërmjet një fetvaje (vendimi ligjor), në vitin 1293/31 gusht 1876. Abdylhamidi pranoi bej'atin në të njëjtën datë.

info@balkancultureheritage.com