Thukididi
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Thukididi

Historitë

Historian grek i lindur në Athinë rreth vitit 460 para e. sonë; vdiq mbas vitit 400. Në vitin 424 ishte komandant i një njësie detare të Athinës, pranë ishullit Thasos. Meqenëse nuk qe në gjendje të ndalonte rënien e Amfipolit, athinasit e dënuan në mungesë me vdekje. Deri në vitin 404 jetoi në mërgim, pastaj për pak vjet në Athinë.

Thukididi ka shkruar Historinë e luftës së Peloponezit, së cilës i kushtoi gjithë jetën. Por vepra e tij nuk është çuar deri në fund; ngjarjet pas vitit 411 nuk përfshihen në të. Vepra është ndarë në tetë libra. Në librin e parë, pas hyrjes, në të cilën Thukididi flet për qëllimin e veprës së tij, ndjek e ashtuquajtura "Arkeologji" ku tregon për madhështinë dhe rëndësinë e luftës së Peloponezit, dhe e krahason atë me ngjarjet më të vjetra të historisë së Greqisë, duke përfshirë këtu edhe luftën me persët. Pastaj spjegon shkaqet e luftës. Në librin e dytë fillon tregimin mbi vet luftën e Peloponezit. Ky tregim bëhet në mënyrë analistike, duke e ndarë çdo vit në verë e dimër. Kulmi i përshkrimit arrihet në librat 6 e 7 ku trajtohet ekspedita e Siqelisë. Me një forcë të madhe janë dhënë edhe fjalimet e veçanta të vëna në gojën e personave veprues me anën e të cilave Thukididi ilustron anë të ndryshme të kësaj lufte të madhe. Thukididi nuk u beson perëndive dhe mrekullive dhe nuk i spjegon ngjarjet historike me to, siç bëjnë paraardhësit e tij, duke përfshirë këtu edhe Herodotin. Kjo e bën atë të thellohet më tepër në njohjen e së vërtetës politiko-historike. Në krahasim me historiografët e mëparshëm, Thukididi është i pari historian i vërtetë, prandaj nëqoftëse Herodoti është quajtur babai i historisë, ky është themeluesi i saj. Ai është themeluesi i metodës kritiko-shkencore, të cilën e vuri në zbatim me mjeshtëri.

E gjithë koha antike e ka çmuar Thukididin. Shumë historianë e morën atë si shembull.

Në veprën e tij përmbahen të dhëna mbi luftën civile të Epidamnit, në vitin 436 para e. sonë dhe ndërhytjen e fisit ilir të taulantëve në këtë luftë, mbi pjesëmanjen e disa fiseve të Ilirisë së Jugut nga ana e Spartës ose Athinës gjatë luftës së Peloponezit etj.

Historitë

LIBRI I

Para luftës trojane Hellada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Mua bile më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma këtë emër; se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit; dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët.

Epidamni është një qytet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir. Këtë e kolonizuan kërkyrasit, kurse të parë 2 bënë Falin, birin e Eratoklidit nga Korinthi, i fisit të Herakliut, i cili, sipas zakonit të vjetër, u thirr nga qyteti-mëmë. Midis kolonistëve ishin edhe disa korinthas, dhe të  tjerë nga fisi i dorëve. Me kalimin e kohës, ky qytet u bë i fuqishëm dhe me banorë shumë. Por thonë se për shkak të grindjeve të brendshme që patën për një kohë të gjatë midis tyre, u shkatërruan në një luftë me barbarët fqinjë dhe e humbën fuqinë e madhe të tyre. Më në fund, pak përpara kësaj lufte* 2) populli i Epidamnit dëboi oligarhët nga qyteti, kurse këta të fimdit u lëshuan kundër tij së bashku me barbarët dhe po i grabimin banorët edhe nga toka, edhe nga deti.

Atëherë (epidamnasit që ishin në qytet) meqenëse ishin zënë ngusht, dërguan delegatë në Kerkyrë, si qytet-mëmë që e kishin, duke u lutur që të mos rrinin të paanshëm për ata që po shkatërroheshin dita ditës, por të kujdeseshin që t'i pajtonin të dëbuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftës së barbarëve. Ja se ç'kërkuan delegatët të gjunjëzuar si lutësa në tempullin e Herës. Por kerkyrasit nuk e pranuan lutjen e tyre dhe i përcollën pa asgjë.

25 Kështu epidamnasit, si e kuptuan se nuk do të kishin ndonjë ndihmë nga Kerkyra, ranë ngusht e nuk dinin si t'i bënin ballë gjendjes që ishte krijuar; prandaj dërguan në Delfi dhe pyetën perëndinë në se duhej t'ua dorëzonin qytetin e tyre korinthasve, si të parë të kolonisë dhe të përpiqeshin t'i siguronin vetes ndonjë ndihmë nga ana e tyre. Perëndia iu përgjegj atyre që t'ua dorëzonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin ata si udhëheqës.

Sipas porosisë së orakullit epidamnasit erdhën në Korinth dhe u dorëzuan korinthasve koloninë, duke u vënë në dukje se i pari i saj ishte nga Korinthi.

Si u treguan përgjigjen e orakullit, iu lutën atyre që të mos i linin të shkatërroheshin, por t'i mbronin.

Korinthasit për hir të së drejtës, pranuan t'i ndihmonin sepse mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve, ashtu edhe për shkak të urrejtjes që 4 kishin kundër kerkyrasve, sepse këta nuk i përfillnin megjithëse ishin kolonistë të tyre. Kështu kerkyrasit nuk dërgonin në Korinth në festat e mëdha popullore flijimet sipas zakonit të vjetër, nuk u linin korinthasve vendin e parë në ceremonitë e flijimeve, sikurse bënin kolonitë e tjera, dhe në përgjithësi silleshin ndaj korinthasve me përbuzje. Nga gjendja ekonomike, kerkyrasit ishin në një radhë me helenët më të pasur të kohës, nga përgatitja ushtarake, ishin më të fortë se ata. Ata mburreshin nganjëherë me epërsinë e madhe të flotës së tyre, sepse dikur në Kerkyrë kanë pas banuar fajakët e përmendur si detarë. Ja sepse ata tregonin një kujdes të madh edhe më përpara për ndërtimin e flotës, dhe atëherë ishin shumë të fuqishëm; në fillim të luftës ata kishin njëqind e njëzet anije me tri serë lopatash.

Të nxitur nga të gjitha këto, korinthasit i shkuan në ndihmë Epidamnit me kënaqësi; shpallën se mund të shkonte atje për t'u vendosur si kolonist kushdo që dëshironte dhe dërguan një gamizon të përbërë nga ambrakas, leukadas dhe nga qytetarë të tyre. Këta shkuan më këmbë në Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve, sepse kishin frikë se mos pengoheshin prej kerkyrasve po të kalonin nëpër det. Por kur kerkyrasit morën vesh se në Epidamn kishin ardhur kolonistë dhe një gamizon dhe se kjo koloni u ishte dorëzuar korinthasve, u zemëruan rëndë. Ata menjëherë dolën në det me njëzetepesë anije, më vonë me një flotë tjetër dhe duke i kërcënuar kërkuan nga epidamnasit t'i pranonin përsëri të dëbuarit; puna është se të dëbuarit kishin ardhur në Kerkyrë dhe duke u permendur varret dhe lidhjet fisnore u luteshin t'i kthenin në atdhe. Kerkyrasit kërkuan që të përzinin  gjithashtu edhe garnizonin e kolonistët, që kishin dërguar korinthasit.

Epidamnasit nuk pranuan asnjë nga këto kërkesa. Kerkyrasit atëherë e sulmuan Epidamnin me dyzet anije, duke pasur me vete edhe të dëbuarit, të cilët donin t'i kthenin në atdhe; ata kishin marrë me vehte edhe ilirët. Pasi e blokuan qytetin ata shpallën se kush dëshironte nga të huajt dhe epidamnasit mund të largohej pa i pësuar gjë, pëmdryshe do t'i trajtonin si armiq. Por meqenëse epidamnasit nuk dëgjuan, kerkyrasit e rrethuan qytetin (ai ishte në një gadishull). Kur të dërguarit e Epidamnit arritën në Korinth dhe prunë lajmin se qyteti ishte rrethuar, korinthasit filluan të përgatisin ushtri dhe në të njëjtën kohë shpallën me anë të kasnecëve se të gjithë ata që dëshironin mund të shkonin në Epidamn të jetonin në kushte të njëjta e të barabarta me banorët e parë dhe kolonistët e ri, nëqoftëse ndokush nuk vendoste të nisej menjëherë, por megjithatë dëshironte të merrte pjesë në koloni, atij i lejohej të mbetej në Korinth, por duhej të paguante pesëdhjetë drahme të Korinthit si peng. Të gatshëm për t'u nisur si dhe të tillë që paguan paratë dolën shumë. Korinthasit iu lutën edhe megarasve t'i shoqëronin kolonistët me flotën e tyre, se mos kushedi kerkyrasit i ndalonin në det. Megarasit u treguan të gatshëm të lundronin me ta me tetë anije, ashtu edhe Peleu i Kefalenisë me katër anije. Ju drejtuan me lutje edhe epidaurasve, të cilët u dhanë pesë anije, kurse hermionasit një, trozenasit dy, leukadasit dhjetë dhe ambrakasit tetë. Nga thebanët dhe fliasit, korinthasit kërkuan para; nga elejtë gjithashtu para dhe anije pa detarë. Korinthasit vetë bënë gati tridhjet anije dhe tremijë hoplitë.

Kur kerkyrasit morën vesh për këto përgatitje, shkuan në Korinth së bashku me delegatët, lekedemonë dhe sikyonas, dhe kërkuan prej korinthasve që të tërhiqnin nga Ediamni si garnizonin ashtu edhe kolonistët të cilët nuk kishin asnjë punë në Epidamn. Dhe nëqoftëse korinthasit kishin ndonjë pretendim për Epidamnin thanë ata, atëherë ata ishin gati t’a shpinin çështjen në gjyqin e qyteteve të Peloponezit të zhjedhur me marrëveshje nga të dy palët: kujt t’i  njihte gjyqi të drejtën mbi koloninë ai edhe do t’a sundonte. Ata shfaqën gjithashtu dëshirën që çështja t’i praqitej për zgjidhje orakullit të Delfit, vetëm që të mos shkonte puna deri në luftë. Në rast të kundërt thanë kerkyrasit, përderisa korinthasit veprojnë me forcë, atëherë edhe ata do të detyrohen të kërkojnë ndihmë tek aleatë që nuk janë të dëshirueshëm për korinthasit dhe sidomos, jo tek ata që kanë tani. Korinthasit u përgjigjën se do t’i shqyrtonin këto propozime nëqoftëse kerkyrasit do të largonin nga Epidamni anijet e tyre dhe barbarët; por sa kohë që epidamnasit ishin të rrethuar, ata nuk kanë përse ta paraqesin çështjen e tyre në gjyq. Kerkyrasit u përgjegjen se ata ishin gati ta bënin këtë nëqoftëse edhe korinthasit do të tërhiqnin njerëzit e tyre nga Epidamni. Ata pranuan edhe që të dy ushtritë të qendronin në vendet e tyre dhe deri në vendimin e gjyqit të bënin armëpushim. Korinthasit nuk pranuan asnjë nga këto propozime; kur anijet e tyre ishin armatosur dhe aleatët kishin ardhur, ata u dërguan më parë lajmëtarë kerkyrasve, mc anën e të cilëve u shpallnin luftë, pastaj dolën në det me shtatëdhjetepesë anije e dymijë hoplitë dhe u drejtuan për në Epidamn me qëllim që të fillonin veprimet ushtarake kundër kerkyrasve... Kur arritën në Akt të Anaktorit, në hyrje të gjirit të Ambrakisë, atje ku gjendet tempulli i Apollonit, kerkyrasit u nxorën përpara një lajmëtar me varkë, me anën e të cilit u kërkonin që të hiqnin dorë nga sulmi; në të njëjtën kohë ata hypën ushtrinë e tyre në anijc, bënë të vjetrat gati për lundrim, kurse të tjerrat i meremetonin. Kur lajmëtari u kthye nga korinthasit pa ndonjë lajm paqësor dhe tetëdhjet anije korinthase ishin mbushur me ushtri (dyzet anije të korinthasve mbanin blokadën e Epidamnit atëherë kerkyrasit u drejtuan kundër tyre në det të hapët, u vunë në rreshtim luftarak dhe filluan përleshjen. Kerkyrasit korrën fitore të plotë, duke shkatërruar pesëdhjet anije korinthase. Po atë ditë kerkyrasit i detyruan anijet që rrethonin Epidamnin, të dorëzoheshin duke u vënë si kusht që të gjithë të huajt do të shiteshin si skllevër, kurse korinthasit do të mbaheshin në vargoj deri në një vendim të dytë.

Të zemëruar nga lufta me kerkyrasit, korinthasit, gjatë gjithë vitit pas kësaj beteje, dhe bile edhe në vitin tjetër, ndërtonin anije dhe përgatiteshin për një ekspeditë të madhe detare, ndërkaq flotën ata e mblodhën nga Peloponezi, kurse vozitësit i morën me pagesë nga krahinat e tjera të Helladës. Kur morën vesh përgatitjen e korinthasve për luftë, kerkyrasit u trembën dhe (meqenëse ata nuk kishin aleancë me asnjë nga helenët, dhe nuk quheshin as si aleatë të athinasve, as të lakedemonëve vendosën t’u drejtohen athinasve që të hyjnë në aleancën e tyre dhe të përpiqen të sigurojnë ndonjë ndihmë prej tyre. Kur morën vesh këtë, korinthasit dërguan nga ana e tyre delegatë në Athinë nga frika se mos bashkimi i flotës së Athinës me atë të Kerkyrës u ndalonte të përfundonin luftën ashtu si ata donin. Në mbledhjen e popullit që u mbajt /me këtë rast/ të dy palët këmbyen fjalime...

Megjithëse janë kolonistët tanë, ata gjithmonë qendrojnë të shkëputur nga ne dhe tani po na luftojnë duke thënë se nuk i dërguam në koloni për të pasur fatkeqësira. Edhe ne nga ana jonë themi se nuk i themeluam kolonitë që të na forcojnë kolonistët tanë, por që të qendrojmë mbi ta dhe të gëzojmë respektin që na takon. Në të vërtetë kolonitë e tjera na nderojnë dhe kolonistët na duan shumë. Nëqoftëse shumica janë të kënaqur prej nesh, atëherë, me sa duket, pakënaqësia e kerkyrasve, si rast i vetëm, nuk ka asnjë bazë dhe ne nuk do të ndërmerrnim këtë fushatë të jashtëzakonshme po të mos ishim fyer në mënyrë të veçantë. Edhe sikur ne të ishim fajtorë, kerkyrasit duhet t'i kishin lënë rrugë zëmërimit tonë, kurse për ne le të ishte një turp veprimi me forcë kundër qëndrimit të tyre të urtë. Përkundrazi kerkyrasve u është rritur mendja me pasurinë e tyre dhe pa u matur na kanë bërë neve shumë padrejtësi dhe midis të tjerash për koloninë tonë Epidamnin, për të cilën nuk kishin asnjë pretendim sa kohë që ajo ishte në fatkeqësi, tani që ne i shkuam në ndihmë, ata e pushtuan me forcë dhe e mbajnë nën sundimin e tyre".

Pasi i dëgjuan të dy palët, athinasit thirrën dy herë mbledhjen e popullit. Në mbledhjen e parë fjala e korinthasve u prit jo më pak mirë se ajo e kerkyrasve; por në mbledhjen e dytë athinasit ndryshuan mendim dhe vendosën të mos lidhin me kerkyrasit një aleancë të tillë, sipas së cilës ata të kishin armiq dhc miq të përbashkët (sepse nëqoftëse kerkyrasit do të kërkonin nga athinasit që të sulmonin së bashku me ta Korinthin, atëherë athinasit do të shkelnin marrëveshjen që kishin me peloponezasit), por të lidhnin një alcancë mbrojtje me kusht që të ndihmonin njeri tjetrin në rast se ndokush do të sulmonte Kerkyrën, Athinën ose ndonjë nga aleatët e tyre.

Lufta me peloponezasit, sipas mendimit të athinasve, ishte e pashmangshme, prandaj ata edhe nuk donin t'ia linin Kerkyrën, që kishte një flolë të madhe korinthasve. Përveç kësaj athinasit donin më tepër të mbillnin armiqësinë midis këtyre dy shteteve dhe nëqoftëse do t'u qëllonte të bënin luftë me korinthasit ose me ndonjë shtet tjetër që kishte flotë, të kishin të bënin me një armik të dobësuar. Më në fund athinasit e quanin të përshtatshme pozitën e këtij ishulli /Kerkyrës/ që ndodhej në rrugën për në Itali e Siqeli.

Kështu gjykuan athinasit kur vendosën të pranonin kerkyrasit në aleancën e tyre. Menjëherë pas largimit të korinthasve, athinasit u dërguan kerkyrasve dhjet anije si ndihmë...

Korinthasit, nga ana e tyre, pasi mbaruan përgatitjet për luftë u drejtuan me njëqindepesëdhjet anije kundër Kerkyrës... Duke u nisur nga Leukada ata iu drejtuan bregdetit përballë Kerkyrës dhe u ndalën në bregun e Himerit të Thesprotisë. Himeri është liman, kurse më tej, larg detit në Eleati të Thesprotisë është qyteti Efyra. Pranë tij shtrihen në drejtim të detit liqeni Aherusia, kurse nëpërmjet Thesprotisë kalon lumi Aheron që derdhet në këtë liqen, prej nga ai mori edhe emrin. Po këtu rrjedh edhe lumi Thyam, që ndan Thesprotinë nga Kestrina; midis këtyre dy lumenjve del në det kepi i Himerit. Këtu në këtë vend të bregdetit korinthasit dolën në tokë dhe vendosën lëmin.

Si morën vesh për afrimin e korinthasve, kerkyrasit armatosën njëqindedhjetë anije... dhe vendosën lëmin në një nga ishujt që quhen Sybote; këtu erdhën edhe të dhjetë anijet atikase. Te kepi i Leukimnës qendroi ushtria tokësore e kerkyrasve dhe njëmij hoplitë zakynthas që u kishin ardhur në ndihmë.

Korinthasve u erdhën në ndihmë shumë barbarë të bregdetit; banorët e këtushëm kishin prej kohësh marrëdhënie miqësore me ta.

Libri II

Në këtë kohë , nga fundi i verës, ambrakasit me ushtrinë e tyre dhe me shumë barbarë, që kishin marrë me vete, u sulën kundër qytetit Argo të Amfilohisë. Si shkak i marrëdhënieve armiqësore të tyre me argasit ka shërbyer para së gjithash kjo: Argon e Amfilohisë dhe Amfilohinë tjetër, që është në gjirin e Ambrakisë e zuri Amfilohu, biri i Amfiarajt, të cilin kur u kthye nga lufta e Trojës në atdhe, nuk e kënaqte gjendja në Argo dhe e quajti vendin me emrin e atdheut të tij, Argo. Ky qytet ishte më i madhi në Amfilohi dhe popullsia e tij, më e pasura. Pas shumë brezash, banorët e këtij qyteti, të goditur nga shumë fatkeqësi, ftuan të ngulen në qytetin e tyre ambrakasit, fqinjë me Amfilohinë dhe greqishten, që flasin ata sot e mësuan nga ambrakasit e ardhur; amfilohët e tjerë janë barbarë. Me kalimin e kohës ambrakasit i nxorën argasit nga qyteti dhe e zunë atë vetë. Pas kësaj amfilohët u vunë nën mbrojtjen e akamanëve dhe së bashku thirrën në ndihmë athinasit, të cilët edhe u dërguan tridhjet anije me në krye strateg Formionin. Me ardhjen e Formionit ata e morën me forcë Argon, ambrakasit i kthyen në skllevër dhe në Argo u vendosën amfilohët bashkë me akamanët. Pas kësaj u lidh për herë të parë aleanca midis athinasve dhe akamanëve. Ambrakasit në fillim u armiqësuan me argasit për shkak se këta skllavëruan njerëzit e tyre; më vonë në kohën e luftës, ata ndërmorën fushatën e përmendur më lart me ushtrinë e tyre si edhe me kaonët dhe me disa barbarë të tjerë fqinjë. Si arritën në Argo, ambrakasit zunë fushat e tij, por meqenëse nuk e morën dot qytetin me sulm, u kthyen në shtëpi dhe u shpëmdanë secili në fisin e vet. Ja se ç'ndodhi në këtë verë.

Po në këtë verë, jo shumë kohë pas këtyre ngjaijeve, ambrakasit dhe kaonët, që donin të nënshtronin të gjithë Akamaninë dhe ta shkëputnin nga Athina, nxitën lakedemonët të përgatisin një flotë nga forcat aleate dhe të dërgonin kundra Akamanisë hoplitë3). Me Knemin, prej helenëve ishin ambrakasit, anaktorasit, 5 leukadasit dhe hoplitë peloponezas, që ai kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmij kaonë që qeverisen pa mbretër, në krye të cilëve ishin si prostatë për një vit Foti e Nikanori, që rridhnin nga fisi i parë. Bashkë me kaonët mermin pjesë në ekspeditë edhe thesprotët, që qeverisen gjithashtu pa mbretër. Në krye të molosëve dhe të atintanëve ishte Sabylinthi, kujdestar i mbretit Tharyp që ishte akoma fëmijë dhe parauejt i udhëhiqte mbreti i tyre Oroidi. Njëmij orestë, mbret i të cilëve ishte Antiohu, mermin pjesë ne ekspeditë bashkë me parauejt dhe nën komandën e Oroidit, me pëlqimin e Antiohut. Edhe Perdika, fshehurazi nga Athina, dërgoi njëmij maqedonë, që arritën më vonë. Me këtë ushtri Knemi u nis, pa pritur flotën korinthase, dhe duke kaluar nëpërmjet tokës së argasve, plaçkiti Limnenë, një fshat i pambrojtur me mure. Pastaj arritën në Strato, qytet i madh i Akamanisë, duke menduar se në rast se e shtinin në dorë këtë, do t'ishte lehtë për të nënshtruar pjesën tjetër të saj.

81... Ndërkaq peloponezasit dhe aleatët e tyre, të ndarë në tre grupe, ishin drejtuar për në qytetin Strato, duke synuar të ngrinin lëmin në afërsitë e tij dhe të përpiqeshin të pushtonin muret me forcë, nëqoftëse me fjalë nuk do t'ia dilnin t'u mbushnin mendjen. Në qendër të ushtrisë ecnin kaonët dhe barbarët e tjerë, në të djathtën e tyre leukadasit, anaktorasit dhe të tjerët që ishin bashkë me ta, kurse në të majtën Knemi me peloponezasit dhe ambrakasit. Këto njësi i ndanin largësi të mëdha dhe në disa raste as që e shihnin njëri-tjetrin. Helenët marshonin të rreshtuar në formacion luftarak dhe me kujdes deri sa ngulën lëmin në një vend të përshtatshëm. Kaonët, përkundrazi që ishin plot besim në veten e tyre dhe që nga banorët e atyshëm të kontinentit numëroheshin si popullsia më luftarake, nuk u ndalën për të ngritur lëmin por, duke shkuar me vrull përpara bashkë me barbarët e tjerë, llogaritnin ta mermin qytetin me sulmin e parë, kështu që nderi për këtë punë t'u përkiste vetëm atyre. Stratasit e morën vesh se ata, pasi i kishin lënë helenët, po vazhdonin të afroheshin dhe llogaritën se po t'i thyenin sa ishin të veçuar, helenët nuk do të sulmonin më. Vendosën, pra, prita përrreth qytetit, dhe kur kaonët u afruan, i sulmuan duke iu turrur nga qyteti dhe nga pritat. Paniku zotëroi ndër trupat dhe kaonët pësuan humbje të rënda; barbarët e tjerë, si i panë të thyer, nuk qendruan më dhe ua mbathën këmbëve. Në asnjërin nga dy lëmet helene nuk kishte arritur lajmi i betejës, sepse barbarët kishin shkuar shumë përpara dhe helenët kujtonin se po vraponin për të vendosur lëmin e tyre...

Libri IV

O burra të Peloponezit! Po të mos dyshoja se u ka kapur frika pse keni mbetur vetëm dhe se ata që sulmojnë janë barbarë dhe të shumtë në numër, fjalimit tim nuk do t'i shtoja disa shpjegime. Por tani, mbas braktisjes që na bënë aleatët tanë dhe përballë numrit të madh të armiqve, do të mundohem t'iu bëj të qartë për gjërat më të rëndësishme me fjalë të shkurtra. Për ju thuhet se jeni trima në luftë jo sepse keni patur gjithmonë pranë aleatë, por sepse e keni në shpirt trimërinë, dhe nuk keni frikë nga numri i armiqve. Ju nuk vini nga shtete ku shumica sundon mbi pakicën, po ku pakica përkundrazi sundon shumicën, dhe këtë fuqi ata nuk e kanë fituar me mjet tjetër veçse me luftë. Barbarët, nga të cilët ju tani po frikësoheni sepse nuk i njihni, duhet ta dini se nuk janë të tmerrshëm. Këtë unë e kam kuptuar vetë dhe e kam dëgjuar edhe nga të tjerët... Për njerëz që nuk i njohin ata janë të tmerrshëm. Dhe me të vërtetë për numrin e tyre të madh janë tmerr i syvet, për zhurmën e madhe janë të padurueshëm, dhe vringëllimi kërcënues i armëve në ajër ka hijen e frikshme. Por, kur ndeshin në kundërshtarë që u qendrojnë, nuk janë po ata. Nuk mbajnë rregull në luftë dhe nuk e kanë për turp të braktisin këtë apo atë pozicion kur i detyrojnë me forcë. Ikjen edhe sulmin e quajnë njësoj për nder; nuk mund të dallosh çfarë quajnë ata burrëri (dhe vetëm lufta që bën secili në kokën e tij mund t'i sigurojë atij pa turp edhe shkakun e shpëtimit) dhe kështu ata kujtojnë se është më e sigurtë t'iu kallin edhe juve frikën pa u rrezikuar, se sa të futen në përleshje, sepse ndryshe ata do të përdomin përleshjen në vend të frikësimit...

info@balkancultureheritage.com