Tiberius
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Tiberius

Më vonë ai luftoi në Reti dhe Vindeliki, pastaj kundër Panonisë dhe më në fund kundër Germanisë. Në luftën kundër Retisë dhe Vindelikisë nënshtroi popujt e alpeve, në luftën e Panonisë brcukët dhe dalmatët. Nga Germania shpërnguli në Gali dyzet mijë të nënshtruar dhe i dha atyre vendbanime afër brigjeve të Renit. Për këto veprime atij iu njoh triumfi i vogël dhe hyri në Romë hipur mbi karrocë me veshje e zbukurime triumfale, ky nderim, siç thuhet, nuk i qe njohur më parë askujt.

Por si u dha lajmi i kryengritjes së Ilirisë, /Tiberi/ mori përsipër luftën e re, e cila ishte më e tmerrshme nga të gjitha luftërat e jashtme, pas luftës punike, dhe për tri vjet e bëri këtë luftë me pesëmbëdhjetë legjione dhe aq trupa ndihmëse në mes të vështirësive më të mëdha dhe me mungesën më të madhe të ushqimeve. Dhe,  megjithëse më se një herë i thanë të kthehej, ai nguli këmbë, sepse kishte frikë se nga tërheqja e vullnetshme armiqtë e afërm, më të shumtë në numër, do ta ndiqnin këmba këmbës. Kjo qëndresë e tij pati shpërblim të madh, sepse shtroi dhe ktheu në bindje gjithë Ilirinë që shtrihet në mes të Italisë dhe mbretërisë Norike, Thrakisë e Maqedonisë dhe ndërmjet lumit Danub dhe të gjirit të detit Adriatik.

Rëndësia e këtij suksesi u rrit edhe më tepër nga koha në të cilën u arrit. Afërsisht në të njëjtën kohë Kuintil Vari u asgjësua në Germani me tre legjione dhe askush nuk dyshonte në faktin se germanët ngadhnjimtarë do të ishin bashkuar me panonët, në rast se nuk do të kishte qenë nënshtruar më parë Iliriku. Për këto veprime Tiberit iu njoh e drejta e triumfit dhe veç kësaj iu bënë edhe një tok nderime të mëdha. Disa shfaqën mendimin bile, që t'i jepej mbiemri pannonicus, të tjerë ishin për invictus0 kurse të tjerë për pius...

Me t'u kthyer nga Germania, ku kishte qëndruar dy vjet, ai festoi triumfm që e kishte pas shtyrë. Atë e pasonin komandantët e tij, për të cilët ai kishte mundur të nxirrte shenjat triumfale. Para se të ngjitej mbi Kapitol ai zbriti nga karroca dhe i ra në gjunj[ të atit /Oktavianit/ që kryesonte këtë ceremoni. Ai vendosi në Ravenë duke i dhënë dhurata të çmueshme, një prijës të paionëve të quajtur Bato, i cili dikur i kishte lënë të shpëtojnë nga një grykë e ngushtë ku ndodhej i rrehtuar me gjithë legjionet e tij. Pak kohë më vonë, një ligj i nxjerrë nga konsujt i besoi atij së bashku me Augustin qeverisjen e provincave dhe kujdesin për të caktuar censin. Si kreu këtë të fundit u nis për në Iliri. Por u thir shpejt dhe gjeti Augustinin shumë të sëmurë, por akoma të gjallë dhe mbeti me të i mbyllur një ditë të tërë.

Shkaku i ngurrimit të tij rridhte nga frika e rreziqeve që po i kërcënoheshin nga të gjitha anët; ai shprehej prandaj shpesh herë kështu: ishte duke mbajtur një ujk nga veshët. Një skllav i Agripës me emrin Klemens, kish shpërthyer dy kryengritje ushtarake. Të dy ushtritë kishin paraqitur kërkesa të shumta e të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha kërkonin unjisimin e pagesës me pretoriatët...

info@balkancultureheritage.com