Tipi skenë e thjeshtë me rampa
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Tipi skenë e thjeshtë me rampa

Kasaopea 1 Gitana (Gumenica)

Tipi skenë me rampa përfaqësohet me dy shembuj të nëntipit skenë e thjeshtë me rampa, me teatrin në Gitana (Gumenicë) dhe teatrin e hershëm në Kasopea (Kasopea).

Kasaopea 1

Stefani i bazuar tek Herodoti (455-425 p.e.s.), shkruan "Kasopea qytet në Molosi, i quajtur kështu nga krahina Kassopia... Herodoti e quan Kasopos” (Steph. s.v,). Në gjysmën e parë të shekullit IV p,e,s. Kasopea prezantohet si kryeqendër e koinonit Kasop: Në listat e thearodokoive, kasnecëve për pjesëmarrjen në lojërat sporteve në Epidaur, ajo shfaqet me dy adresatë dhe dy ftesa të njëpasnjëshme (360/355 p.e.s., IG IV 3 95). Panteoni me kryezot vetjak (Cassus Dio) dhe prerjet monetare ( 343/342 p.e.s.) me simbol gjarprin, dëshmojnë se Kasopea ishte qytet i mirëfilltë autokton së paku në fillimet e shek. IV p,e.s. Në veri koinoni kufizohej nga Aheroni, lumi i Ferrit, në lindje nga rrjedha e Luros, në jugë prej gjirit të Ambrakisë dhe në perëndim nga ujërat e jonit. Vetë Kusopea, ndodhej në qendër të koinonit, në një kryqëzim rrugësh natyrale prej brendisë drejt gjirit të Ambrakisë dhe në të kundërt.

Qyteti shtrihet në një pllajë 32 hektarëshe të rrethuar me mure të fuqishme mbrojtëse. Mbi pllajën qëndrojnë pezull si shpata  Demoklesi dy lartësi të thikta (545 m), nga njera prej të cilave, veriperëndimorja, hera-herës rrokullisen shkembinj të stërmëdhenj, të cilët vrapin e ndalin në shkallaren e teatrit.

Pllaja përshkohet nga një endje e rregullt ortogonale, e projektuar njëdoraz me guaskën mbrojtëse, muret rrethues të qytetit. Kjo endje ndahet nga dy rrugë gjatësore në tre breza dhe vetë brezat ndahen nga rrugë tërthore në 54 njesi banimi (insula).

Teatri 1 hershëm, Kasopea ndodhet në skajin Veri-Perëndimor të qytetit, 600 m larg qendrës, 100 m nga shkëmbit i Akropolit dhe 20 m mbi insulat e fundit të kësaj ane. Teatri përbëhet nga shkallarja (theatron), orkestra (orhestra) dhe skena (skene).

Shkallarja hapet drejt jugut me 165°. Prej saj vështrimit i shpaloset peizazhi magjepsës i rrethinnve të Kasopeas, fusha e gjerë me plantacione, gjiri i Ambrakisë i inkuadruar nga malet e tij dhe harku i kaltër i bregut të Jonit.

Diametri i jashtëm i shkallares është 81 m, këndi pjerrësisë 24“ 45' dhe lartësia 12,2 m. Nga pas ajo përshkon një gjysmë rrethi, por ballinat e saj (analemmata) nuk janë në një vijë me diametrin e rrethit: Ndërsa skajet e jashtme i përmbahen këtij diametri, skajet e brendshme shtyhen 3,70 m para dhe vijojnë të pjerrëtn. Kjo i jep shkallares formën e rrallë të freskores me kënd qendror 165 ", të ndryshme nga forma standarde e teatrit grek. Falë kësaj forme, ballinat vijojnë ndeshas me vijat rrushkulluese, duke reduktuar ndjeshëm lartësinë dhe shpenzimet. Muratura e ballinave dhe skenës është me blloqe poligonale, identike me murin rrethues të qytetit. Ruajtja e mirë e tërë elementeve të saj, lejon rikonstruksionin e qartë hipotetik si askund tjetër.

Struktura mbajtëse e shkallares gjymtyrizohet prej një sistemi muresh koncentrike rrethore, prerja e të cilëve krijon një seri arkash (caissori), mbushur me dhe ashkla guri. Prej tyre muret koncentrike vazhdojnë në formë kontrafortesh (0,54 x 0,54 m) tej faqes së jashtme të ballinave. Në 2/3 e lartësisë, shkallarja përshkohet prej një rrugine kalimi (diazoma, 1.25 m), e cila e ndan atë në dy sektorë i poshtmi me 23 rreshta nderjjeje dhe i sipërmi me 11,26 Lart shkallares vijon rrugina e sipërme (2.50 m), e ndarë me mur të lartë nga mjedisi i jashtëm. Shkallarja përshkohet nga 11 shkallë në formë tufe rezesh (climax), të cilat e ndajnë simetrikisht në 10 pyka.

Si e tillë ajo i përmbahet skmës me shkallë qendrore, karakteristike për teatrot e vjetër. Qarkullimin në të lehtësonin dy shkallë jashtme, që të çonin në rruginën e mesit. Në teatër kalohej edhe nga sipër, nëpërmjet një sërë kalimesh në murin e pasmë. Sipas përmasave dhe strukturës, teatri kish një kapacitet për 6100-7000 spektatorë. Nisur nga gjerësia dhe shpërndarja e hyrjeve, shkallëve dhe rruginave të kalimit, koha për zbrazjen e teatrit ishte 7 minuta.

Orkestra. Kalimi i spektatorëve në orkestër dhe në vendet e ndenjjes, kryhej pa korridore të mirëfillta hyrjeje, nëpërmjet hapësirës midis ballinave të shkallares dhe rampave të skenës.

Shtyrja e ballinave përtej qendrës së orkestrës, i dha rreshtit të parë dhe orkestrës formën i rrethit. Rrethi hipotetik i këtij rreshti (18 m) prek tangjent ballin e skenës, ndërsa rrethi hipotetik i kanalit të ujërave të reshjeve (euripos, 15 m) prek tangjent ballin e ndërtesës skenike (proskenion).

Skena. Ndonëse për nga përmasat dhe kapaciteti Kassopea 1 renditet në teatrot e mesëm, ndërtesa skenike (11.7 x 8 m) është më e vogla e arealit dhe ndër më të voglat e mbarë teatrove antikë. Kjo ndërtesë është një drejtkëndësh i thjeshtë, anash së cilës vijojnë rampat anësore (7 x 1.6 m). Në ballë të katit, midis rampave vijon stilobati, mbajtësi i kolonave. Dy pilastra e ndanin katin e parë në mjedisin nën palkun skenik (hypologeiori) dhe mjedisin nën skenë (hyposkeniori), të cilët shërbenin si magazina të rekuizitës.

Rikonstruksioni. Falë ruajtjes së mirë, mosprekjes së mëvonshme të fazës origjinare dhe gjymtyrëzimit të qartë të elementeve skenike, skena mund të rindërtohet përsosur. Ky rikonstruksion lejon dhe zbërthimin e plotë të skemës funksionale, të pakapshëm kund tjetër. Si e tillë rëndësia e tij i kalon caqet lokale.

Kati i parë përbëhej nga hypologeioni (10.4 x 1.4 m), hyposkenioni (10.4 x 5.25 m) dhe rampat anësore. Balli i ndërtesës skenike (proskenio) formulohej nga 8 kolona druri të mbështetura në kolonambajtësin e gurtë, të cilat prodhonin 7 hapësira drite (interkolumri) 1.20 metërshe për panelet e pikturuara prej dërrase (pinakes). Gjatësia e rampave anësore dhe këndi i pjerrësisë prej 17°, e tregon lartësinë e katit të parë 2.2 m. Kjo dhe gjerësia e konsiderueshme e mureve të katit të parë, nuk lë hapësirë për diskutimin e bezdisshëm tradicional “ nëse skena ka qenë me një apo dy kate”.

Ambientet e katit të parë pasqyroheshin në katin e dytë në refleks pasqyre: Ballin e zinte palku skenik ku zhvillohej shfaqja (logeion 11.7 x 1.9 m), me rampat anash. Pas tij ndodhej skena (skenë) e përbërë nga balli skenës frons scaenae) dhe passkena (postscenae, 10.4 x 5.25 m). Në ballin e skenës reflektoheshin besnikërisht pilastrat e katit parë dhe hapësirat mes tyre. Këto hapësira 2.3 metërshe, nuk mund të ishin tjetër përveçse hapësirat e thyromatave ku vendoseshin panelet e pikturuara prej dërrase (pinakes). Si i tillë rritmi thyromata (panele me piktura)/pilastra (sipërfaqe e zhveshur murale), ishte 2: 1, brenda standardit. Kjo strukturë mundësonte lidhjen e dyfishtë të palkut skenik me mjedisin përreth: Nga pallati dhe bujtinat, në palk të çonin dhe Myrtysas në Cyrene (Kyrenaikë, Libi) dhe Hefestia (Egje).

Të përbashkët me to Kassopea 1 ka edhe ndërtesën skenike. Skena e vogël dhe e thjeshtë drejtkëndëshe, shkalla qendrore si bosht simetrie dhe orkestra në formë të shkronjës U, janë dukuri që nuk hasen më vonë se gjysma parë e shek. IV p.e.s.

Shkallarja në Hefestia, e gjysmës dytë të shek. V p.e.s., ka tipare më primitive se Kassopea 1. Këndi i saj qendror 110° ndaj 165° të Kassopeas, e tregon shkallaren e Kasopeas më të evoluar në kohë, të përshtatur për një numër më të madh spektatorësh. Ndërkohë tiparet arkitektonike të ndërtesës skenike në Kasopea janë më primitive se në Oropos dhe Isthmia (para 390/385 p.e.s.).

Si i tillë harku kohor që ofron analiza tipologjike është fundi shek. V-fillimi i shek. IV p.e.s. Kapaciteti për 6100-7000 spektatorë tregon se teatri nuk u ndërtua për rreth 2200 spektatorët e mundshëm të qytetit, por për tërë krahinën, çka do të thotë se teatri u ndërtua gjatë kohës që Kasopea ishte kryeqendër e bashkësisë.

Një funksion të tillë Kasopea e ka pasur dy herë gjatë historisë së saj. Harku i parë kohor shtrihet nga disa dekada para grishjes së Kasopeas në garat sportive të Epidaurit (360/355 p.e.s., IGIV2 95.25,73), dhe vitit 334 të krijimit të Lidhjes Epirote, e cila e ktheu Kassopean në një qytet të thjeshtë të lidhjes. Harku i dytë që nis mbas shkrirjes së Lidhjes Epirote (230 p.e.s.) dhe vijon deri në v. 195 p.e.s., nuk ka si të merret në konsideratë, pasi tiparet arkitektonike dhe teknike të Kassopea 1 nuk përkojnë kurrkund me këtë kohë.

Shartimi i analizës arkitektonike me koniunkturen politike, do na ofronte diapazonin gjsyma e dytë. e shek. IV - 360 p.e.s. Brenda këtij diapazoni do preferoja kapërcyellin fund i shek. V fillim i shek. IV p.e.s.

Gitana (Gumenica)

Pozicioni. Sipas Tit Livit, Këshilli i Epirit (Concilio Epirotarum) i zhvillonte tubimet në Gitanan që ndodhei 10 m.p. (14.8 km) larg detit (Liv. 42. 38), ndërsa sipas Polibit ajo ndodhej afër detit, 1 natë rrugë larg Fanotes /Kardhiqit (Polyb. 27.15). Këto të dhëna e lokalizojnë Gitanan në rrënojat antike 8 km në veri të Gutnenicës në një lak të fortë të lumit Thyamis (Kalamas), 10 km larg detit. Një mbishkrim i mesit të shek IV p.e.s. (SEG 26. 717), tregon se Gitana kishte një organizim të rregullt administrativ. Fortifikimi, rrjeti urban dhe ndërtimet monumentale, ndër to dhe teatri, dëshmojnë prosperitetin e hershëm.

Për nga sipërfaqja 40 hektarë, Gitana renditet e treta në Epir pas Ambrakias dhe Foinikes. Qyteti shtrihet në një pllajë të rrafshët shkëmbore, as 40 m të lartë nga lumi. Në Lindje, Jug dhe Perëndim ajo qarkohet dhe mbrohet nga lumi, ndërsa në Veri nga një kodër e lartë. Teatri ndodhet në shpatin perëndimor të qytetit, menjëherë poshtë mureve të tij rrethuese. Nga shkallarja e orientuar drejt perëndimit (265°), shikimi kap meandrat e argjendta të lumit Thyamis i cili ka pagëzuar me emrin e tij Çamërinë. Por fusha “shumë pjellore dhe me luadhe të mira Hellopia” (Hesiod Frag 134) dhe ujërat e gjelbra të Jonit, i fshihen shikimit nga kodrat përreth.

Teatri përbëhet nga shkallarja, orkestra dhe skena e tipit të thjeshtë me rampa, strukturalisht e njëjtë me atë të Kasopeas.

Shkallarja. Hyrja në teatër kryhej më tepër nga lart, nëpërmjet dy rrugëve që nisnin në dy hyrjet që përçanin murin rrethues, mbi teatër.

Nisur nga gjurmët sipërfaqësore, shkallaren dhe orkestrën i kemi patë si pesëkëndëshe, ndërkohë që gërmimet zbuluan një shkallare të harkuar dhe orkestër rrethore?’ Por, parë me kujdes tabloja është iluzore: Rreshtat e sipërm të shkallares vijojnë drejtvizorë, të kithët me rreshtat e poshtëm rrethorë, blloqet e ndenjëseve nuk janë të lakuara si në shkallaret rrethore, por lineare si në shkallaret prizmatike dhe rreshtat me blloqe të latuara perfekt, këmbehen me gdhendjen e vrazhdët të shkëmbit (katatome) për montimin e blloqeve. Së fundi, kjo strukturë e shprish unitetin origjinar të teatrit, duke i bërë rampat afunksionale dhe të pakuptimta, duke i nxjerrë thjesht nga loja. Tërë këto tregojnë për një ndërhyrje masive në shkallare, e cila ka tentuar ta kthejë shkallaren nga prizmatike në rrethore. Por edhe nëse ky mendim është i gabuar, shkallarja nuk ka qenë kurrsesi Q, por freskore.

Diametri i jashtëm i shkallares është rreth 80 m, thellësia 25 m, lartësia 11 m dhe numri i rreshtave rreth 30- 32. Rreshtat e ndenjjes janë prej blloqesh gëlqerori, të latuar rrafsh dhe imët në formë paralelepipedi, pa asnjë lakim. Blloqet kanë seksion kuadratik (tip Eretria 3, 0,32 x 0,34 m), të  dhëmbëzuara nga pas për kapjen e pllakës së mbështetjes të këmbëve. Në ballë të tyre janë gdhendur emra spektatorësh a kontribuesish, ndër të cilët më interesanti është ai i gruas Filista, pasi në botën greke gratë nuk i frekuentonin shfaqjet teatrale. Në pjesën e mesit të shkallares blloqet mbështeteshin në shkëmbin e gdhendur dhe anash në mbushjen prej dheu të përzier me zhavorr.

Shkallarja përshkohet nga 4 shkallë (0.40 m), të cilat e ndajnë atë në 5 pyka (kerkid). Prej rruginave të mesit (diasomd), ruhet njëra e cila e ndan atë në dy sektorë. Nisur nga përmasat, gjithnjë me rezerva, teatri do të ketë pasur një kapacitet 7-8000 spektatorë, afërsisht sa Kassopea.

Orkestra. Rreshti i parë i shkallares ka një diametër prej 19 metrash. Shtytja 3.70 m para e cepit të brendshëm të ballinave të shkallares i jep këtij rreshti dhe orkestrës formën e shkronjës U, por kjo nuk është forma origjinare e saj. Në orkestër është gjetur dhe bazamenti i altarit (thymele), një kolonë cilindrike zbukuruar me girlanda, e papërcaktueshme në kohë.

Skena është dykatëshe, e nëntipit të thjeshtë me rampa dhe thyromata. Skema e saj është identike me skenën e Kasopeas 1, ndonëse pak më e gjatë, pak më e ngushtë dhe me sipërfaqe më të vogël (15.5 x 5.5 m/m2, ndaj 11.7 x 8 m/m2). Blloqet e mureve të saj janë poligonale, identike me fazën e parë të mureve rrethues. Anash ndërtesës skenike vijonin rampat anësore (7.5 x 2 m). Gjatësia e tyre dhe këndi i pjerrësisë, tregojnë për një kat të parë 2.4 m të lartë. Midis rampave ndodhet stilobati ku mbështeteshin 12 gjysmëkolona-pilastra dorikë, të cilat prodhonin 11 hapësira drite 1.10 metërshe, ku kapeshin panelet e pikturuara (pinakoi). Në brendi, kati i parë ndahej nga 5 pilastra në mjedisin nën palk (hypologeion, 14 x 2) dhe mjedisin nën skenë (hyposkenion, 14 x 2.8), të dy magazina rekuizite. Këta mjedise pasqyroheshin në katin e dytë si palk skenik (logeion 15.5 x 2 m) dhe skenë (15.5 x 2.8 m) me thyromata 2 metërshe për pinaket mbi palkun skenik.

Prej thyromatave, dy të mesit i përkisnin dyerve të pallatit, dy anësoret dyerve të tavernave dhe dy të tjerat periaktoive, prizmave të rrotullueshëm për ndërrimin e skenerisë. Si zakonisht në këtë skemë, nga rruga në palk të ngjisnin rampat. Duke pranuar lartësinë e thyromatave sa gjerësia e tyre dhe duke i shtuar asaj entablementin dhe lartësinë e katit parë, lartësia e ndërtesës skenike bashkë me çatinë ka qenë rreth 7/8 m. Skema dhe struktura e skenës, e njëjtë me atë të Kasopeas 1., e daton këtë teatër po në shek. V p.e.s., kurrsesi në mesin e shek. III p.e.s.

info@balkancultureheritage.com