Urbanistika e Bylisit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Urbanistika e Bylisit

Ndërtimi i Bylisit, si një inisiativë e Koinonit të Bylinëve, kishte parashikuar jo vetëm krijimin e një fortifikimi të sigurt, por edhe sigurimin e një jete normale të banorëve të tij. Që në planin fillestar ishin përcaktuar tri zona kryesore brenda mureve rrethuese (fig.20). Në qendër të anës jugore, në pjesën më të lartë dhe piktoreske, ishte përcaktuar hapësira publike e quajtur agora.

E gjithë pjesa juglindore e qytetit ishte rezervuar për strehimin e banorëve të fshatrave dhe të pasurisë së tyre në rast lufte. Ky ishte euhorion, ku gjatë gjithë ekzistencës së qytetit nuk u ndërtua kurrë asnjë banesë. Pjesa tjetër, që përbënte rreth dy të tretat e sipërfaqes së qytetit, përbënte zonën e banuar.

Planimetria e Bylisit.

Popullimi i Bylisit dhe formimi i pamjes qy tetare të tij zgjati rreth një shekull, kohë në të cilën edhe u mblodhën mjetet financiare dhe u krijua përvoja për ndërtime monumentale. Rreth mesit të shek.III p.Kr. mori formën e plotë sistemi urbanistik i  sipërfaqes së qytetit në një rrjet kudratik rrugësh. Boshtin e këtij rrjeti e përbënin katër rrugë me gjerësi 8,30 m, që kalonin në drejtim veri-jug 134 m larg njëra- tjetrës, të quajtura plateia.

Rrugë në pjesën lindore të Bylisit.
Rrugicë e Shkallëzuar

Ato ndërpriteshin çdo 69 m nga rrugë tërthore me gjerësi 6,60 m, duke krijuar insula, pra ishuj kuadratikë, të ndarë fillimisht në tetë parcela banimi. Midis dy rreshtave të banesave kalonte një rrugicë e vogël, shpesh e shkallëzuar, që shërbente edhe për kalimin e ujrave të shirave Plateia C, që kalonte në kurrizin e kodrës së Bylisit, ndante zonën e banuar prej asaj të agorasë, e cila kishte një sipërfaqe të barabartë me tri insula (rreth 4 ha). Agoraja ka formën e një katërkëndëshi të rregullt (fig.23), tipike për agoratë e qyteteve të Magna Grecias (Italia e Jugut). Monumentet ishin vendosur në dy rrafshe me lartësi të ndryshme, të cilat lidheshin nëpërmjet shkallëve të stadiumit dhe të teatrit. Hapësira e agorasë ndahej nga qyteti nëpërmjet një muri dekorativ nga ana e veriut (fig.24) dhe nga muret e stoas së madhe. Dy hyrje monumentale lejonin futjen e qytetarëve nga ky krah, ndërsa nga ana jugore hyrja bëhej nga porta nr.5 e qytetit. Prej këtu hynin banorët e fshatrave, sepse agoraja i përkiste të gjithë qytetarëve të koinonit. Për këtë qëllim edhe arkitekti e kishte vendosur agoranë në anë të qytetit, në mënyrë që ardhja dhe largimi i atyre që nukbanonin në qytet të ishte sa më i lehtë.

Agoraja e Bylisit - skicë

Ndërtimi i agorasë ka qenë realizuar rreth mesit të shek.III p.Kr. sipas një plani të vetëm, që përfshinte harmonizimin e vendosjes së teatrit, stoave, stadiumit, gimnazit dhe ndërtimeve të tjera publike. Ky ishte vendi ku bëheshin mbledhjet politike dhe ku realizoheshin festat, shfaqjet teatrale, lojrat sportive dhe ceremonitë fetare.

Muri i agorasë

Agoraja e ruajti rolin si qendër publike e qytetit edhe në periudhën e kolonisë, kur u transformua në forum. Gjatë kësaj periudhe u rindërtua teatri dhe u ndërtuan disa monumente, siç e dëshmojnë mbishkrimet latine të kohës së Augustit, Vespasianit, Hadrianit dhe Antonin Piut. Nga gërmimet e bëra është parë se sistemi urbanistik gjatë gjithë periudhës romake deri në periudhën e shkatërrimeve të mëdha të kryera nga gotët në çerekun e fundit të shek.IV m.Kr. duket se nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Më pas qyteti u rindërtua gati në gjithë sipërfaqen e tij, por me një koncept të ndryshëm urbanistik, u braktis sistemi ortogonal dhe në vend të tij u ndërtuan lagje të veçuara nga njëra - tjetra, të grupuara rreth kishave.

Për ndërtimin e murit të ri të Viktorinit u përdorën blloqet e gurëve nga ndërtimet antike, duke shkatërruar pothuaj të gjitha monumentet e agorasë.

info@balkancultureheritage.com