Vështrim i përgjithshëm i arkitektursë osmane
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Vështrim i përgjithshëm i arkitektursë osmane

Berati, Antipatrea e antikitetit, është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe qyteti më i pasur përsa i përket monumenteve historike. Në kohërat e lashta bizantine, ai është quajtur Pulheriopolis. Emri i tij aktual rrjedh nga “Belgrad”-i sllav (Qyteti i bardhë); në gjuhën shqipe, ky emër u shndërrua në Berat. Emri vllah Velarde rrjedh gjithashtu nga ky toponim sllav. Osmanët, zakonisht, e quanin atë Amavut Belgrad me qëllim që ta dallonin nga qyteti më i rëndësishëm i Belgradit mbi Danub. Historia mesjetare e Beratit është e pasur. Përgjatë viteve, ky qytet ka qenë nën zotërimin e Perandorisë Bizantine, despotit të Epirit, Anzhuinëve të Italisë së Jugut, më pas përsëri të Perandorisë Bizantine dhe princërVe të vegjël shqiptarë të fundit të shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV. Për herë të parë, turqit ranë në kontakt me Beratin në çerekun e dytë të shekullit XTV, kur ata shërbenin si mercenarë në ushtrinë bizantine. Nga historia e pasur mesjetare e Beratit, janë ruajtur një numër kishash të mira.

Qyteti historik me mure i Beratit shtrihet në një rrafshnaltë të izoluar, i rrethuar nga të gjitha anët nga rrëpira të pjerrëta. Në veri, ai është i lidhur me malet fqinje nga një qafe e ngushtë. Qyteti osman u zhvillua gjatë shekullit XV nëpër fushat përgjatë lumit, shumë më poshtë kalasë së kodrës.

Në vitin 1417, Berati u bë pjesë e Perandorisë Osmane, kur ky qytet i fuqishëm ra pre e një sulmi të papritur.Ndoshta ishte pikërisht kjo rrethanë, që e bëri popullsinë ortodokse shqiptare të jetonte brenda mureve dhe t’i ruante kishat e vjetra. Sidoqoftë, Berati ka qenë pre dhe arenë ndryshimesh si përpara ashtu edhe gjatë pushtimit osman. Në kohën e regjistrimit të përgjithshëm osman, të vitit 1431/32, ky qytet kishte jo më shumë se 175 familje, 32 të ve dhe 63 beqarë, ku gjithsej mund të kapnin shifrën 1000 vetë. Kështu, Berati kishte një popullsi mesatare. Berati paraosman ka qenë një qytet i madh, por për ta vërtetuar këtë fakt, mungojnë të dhënat statistikore: megjithatë, si tregues mund të shërbejë madhësia e qytetit me mure dhe madhështia e monumenteve bizantine.

Në vitin 1455, ushtria e Skënderbeut, e përforcuar nga një kontigjent ushtarësh të Mbretërisë së Napolit, e rrethoi Beratin, por pa sukses. Pas kësaj ngjarjeje, historia e qytetit ishte ajo e një rindërtimi paqësor dhe e një zgjerimi. Gjatë një regjistrimi të përgjithshëm, të bërë midis viteve 1506 dhe 1520, tashmë Berati kishte rreth 561 familje. Padyshim, kjo e bëri qytetin më të madh të Shqipërisë dhe një nga më të rëndësishmit e Ballkanit Osman. Bajazidi II e vizitoi atë gjatë ekspeditës ushtarake në Shqipëri, në vitin 1492, dhe urdhëroi ngritjen e disa ndërtesave. Sipas Evlia Çelebiut, themelet e tij përfshinin një xhami, një medrese, një teqe për Urdhrin Halvetije të dervishëve, një hamam dhe një xhami të vogël në kala.

Përveç kësaj të fundit, të gjitha ndërtesat e tjera u ngritën në vendbanimin e hapur, në fund të qytetit të vjetër me mure. Një tjetër reklamues shumë i rëndësishëm i jetës islame në Berat ishte njëfarë Uzgurodlu Ahmed Beu. Evlia jep një listë të veprave të tij: një xhami, një medrese, një mejtep, një imaret (kuzhinë popullore) dhe një teqe. Ndër këto ndërtesa, xhamia e vogël ekziston edhe sot. Ato u ndërtuan në një vend të hapur në fushën e lumit Osum, 900m në lindje të kalasë dhe ndërtimeve të Bajazidit II. Me kalimin e kohës, rreth këtyre ndërtesave u zhvillua “Lagjja e Uzgur-it” ose “Uzgurlu Varo§i”. “Uzgurli Ahmedi i lidhi ndërtesat e tij me rrugën e pazarit të qytetit, me anë të një rruge të re tregu, Uzun Çarfy (Tregu i gjatë). Dyqanet ishin pjesë e Vakfit të Ahmed Beut dhe jepnin fonde për mirëmbajtjen e ndërtesave të tij. Qyteti i Beratit u zhvillua midis këtyre dy poleve, kullije (xhamia dhe rrethinat) të Bajazidit II dhe kullije të Uzgurli Ahmedit, duke ndjekur formën e luginës së ngushtë të Osumit. Identiteti i Ahmed Beut dhe koha e veprimtarisë së tij është akoma e paqartë, kohë që shtrihet midis dekadave të fundit të shekullit XV dhe gjysmës së shekullit XVI. Mirëbërësi i tretë i Beratit duket se ka qenë njëfarë Sheh Azizi, i cili sipas Evliasë, ndërtoi një mejtep, një irnaret dhe ndoshta edhe nje teqe, gjatë kohës Së zgjerimit të shpejtë të qytetit. Ai ka qenë një sheh i pasur halveti dhe ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit XVII.

Në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, esnafet e Beratit fituan rëndësi të konsiderueshme në jetën e qytetit. Një urdhër që nga koha e Mehmed Fatihut i kishte liruar anëtarët e esnafeve të Beratit nga pagimi i taksave, në këmbim të disa detyrave ushtarake, si ruajtja e qytetit të Avlonias (Vlorës) nga sulmet e huaja.(13)Në atë kohë, Berati ndodhej në sanxhakun e Avlonias (Vlorës).

Hyijet e reja në regjistrin e përgjithshëm të vitit 991 H (1583) pasqyrojnë hapësirën, gjatë së cilës ishte zgjeruar qyteti qysh nga viti 1520: u regjistruan 650 familje muslimane dhe 400 familje të krishtera. Kështu, numri total i banorëve kapte shifrën 6000 ose 7000.

Një panoramë më e detajuar e qytetit të Beratit në shekullin XVII, jepet nga Evlia Çelebiu. Në mënyrë mjaft entuziaste, ai e ka quajtur qytetin “Kalce-ic irem-abad, Belgrad-y Hurrem-abad”, që do të thotë “Kala’ e ngjashme me Ireinin, një Belgrad i këndshëm”. Në kohën e tij, qyteti numëronte 30 lagje (mëhalla), 10 nga të cilat banoheshin nga të krishterë, një nga çifutët dhe pjesa tjetër e mëhallave, rreth 19 të tilla, banoheshin nga muslimanët. Qyteti kishte 30 mihrabe (vende për falje), ku 17 ishin mesxhide (xhami të vogla); kështu, kishte gjithsej rreth 13 xhami. Shumica prej këtyre xhamive dhe mesxhideve janë emërtuar nga Evlia Çelebiu. Numri i shtëpive është dhënë si 5000, por kjo është një shifer shumë e lartë për atë kohë.

Evlia bën një përshkrim të detajuar të qytetit të vjetër me mure të Beratit: në brendësi të tij ndodhej një kala, por ajo nuk u mirëmbajt dhe u la të shkatërrohej. Ky është një shënim shumë interesant, që shpjegon diçka për nivelin e stabilitetit të regjimit, gjatë viteve të vizitës së Evlias. Udhëtari vazhdon duke thënë se kalaja kishte një perimetër prej 2600 hapash, çka është pak a shumë e saktë (gjatësia e plotë e mureve është 1430m ose rreth 2800 hapa). Në një largësi prej rreth 100 hapash nga njëra-tjetra kishte kulla të mëdha. Kalaja kishte katër porta. Porta kryesore ishte e vendosur në një largësi prej 100 hapash nga pazari. Ajo ishte trefishe, me tri porta të tjera afer njëra-tjetrës. Të gjitha këto paraqitje dhe shifra mund të verifikohen akoma dhe janë thuajse të sakta. Ato tregojnë në mënyrë të qartë seriozitetin e Evlias si burim për topografinë. Raporti i tij vazhdon duke konstatuar se ekzistonte një kështjellë e brendshme e ndarë, brenda së cilës ndodheshin 40 deri në 50 shtëpi, një xhami e Bajazidit II, shtëpia e dizdar-it (guvernatorit të kështjellës), disa dyqane të vjetra, një depo municioni dhe një cistemë e vjetër.

Në pjesën kryesore të kështjellës kishte 200 shtëpi të banuara nga grekë të pafe, që kishin në zotërim 8 kisha të ruajtura mirë, një prej të cilave ishte shumë e madhe. Në këtë pjesë të kështjellës ndodhej edhe një xhami tjetër, e ndërtuar nga Bajazidi II. Ajo ishte një ndërtesë e madhe, por dalëngadalë filloi të shkatërrohej si rezultat i mosfrekuentimit nga ana e njerëzve. Më tej, në raportin e tij, Evlia përmend Hiinkar Camii, gjithashtu e njohur si Xhamia Fethije, e cila duhet të jetë identike me njërën nga dy xhamitë që ekzistonin në atë kohë në kështjellë. Një portë të çonte tek shkëmbinjtë e rrëpirë, tek një manastir i vjetër dhe më pas tek lagjja “Murad Çelepia”, ku Evlia vizitoi “xhaminë e bukur të sapondërtuar të nipit të Kara Murad Pashës, Çelebi Hysein Pashës.” Kara Murad Pasha ka qenë kryevezir i Perandorisë në vitet 1649/50 dhe përsëri në vitin 1655 dhe ka patur origjinë shqiptare.

Ndërtesa e re ishte “një xhami elegante, e mbushur me dritë, me një minare të lartë, të ndërtuar me gurë në formë artistike dhe me kube rrethorë, në formën e një tasi në ngjyrë të kaltër, e mbuluar me tjegulla ngjyrë rubini.” Përshkrimi i kësaj xhamie, që ka kohë që është zhdukur, na tregon se lagjja e Murad Çelepisë, në perëndim të kodrës së kalasë në një fushë të gjerë, ka ekzistuar që në shekullin e XVII. Evlia përmend edhe lagjen Kuru Varosh (Gorica), e vendosur në anën tjetër të lumit, përgjatë një ure të gjatë prej guri, me tetë harqe.

Kjo lagje kishte rreth 200 shtëpi dhe banohej nga shpiptarë të krishterë. Kuru Varosh kishte 2 manastire të krishtera. Gjithashtu, Evlia përmend krahinën e vogël dhe të fortifikuar të Beratit, e cila ndodhet poshtë kodrës së kalasë dhe që është e lidhur me kalanë kryesore nga dy mure mbrojtës. Në këtë periferi të vogël ndodhej Kazanxhylar çarshy, tregu i bakërpunuesve, me rreth 80 dyqane të vendosura në një rrugë. Në lindje të tregut të bakërpunuesve ndodhej një pazar i madh, rreth 2000 hapa i gjatë. Në të dyja anët e këtyre rrugëve kishte rreth 700 dyqane, me të gjitha llojet e zejeve. Në kohën e Evlias, Berati kishte 30 xhami, 16 mesxhide, 5 medrese, tre imarete dhe dy hamame; shumica prej këtyre ndërtesave jepen me emra. Xhamitë më të mëdha dhe më të rëndësishme ishin ato të Bajazidit II dhe të Uzgur Ahmedit. Të dyja prej kategorive të ndërtesave janë të ruajtura deri në ditët e sotme.

Në përshkrimin e Evlias, Berati del si një qytet i madh dhe i begatë osman, kryesisht me muslimanë, por edhe me një minoritët të konsiderueshëm kristian. Është e qartë se në atë kohë, Berati e kishte marrë formën e tij urbane, formë nga e cila karakterizohet edhe sot.

Nuk dihet hollësisht se në çfarë shkalle u prek Berati nga kohërat e vështira të luftës, të varferisë dhe të kryengritjeve në fund të shekullit të XVII. Në shekullin XVIII, tregtia dhe zejet ishin shumë të zhvilluara. Në atë shekull qyteti kishte 3000 shtëpi. Kjo tregon për një popullsi totale prej 14 000-16 000 banorë, e cila është mjaft e madhe për kohën dhe për kushtet e vendit. Në këtë kohë doli në skenë një borgjezi e pasur që ndërtoi shtëpitë më të bukura. Ndërtesat e ndodhura në lagjen më piktoreske të Mangalemit, të ndërtuara në tokën e pjerrët të kodrës së Kalasë, janë ruajtur si një entitet dhe janë shpallur monumente kulture. Në lindje të Mangalemit ishin dy lagjet kryesore tregtare, Prroi dhe Vakufi.

Në dekadat e fimdit te shekullit XVIII, Berati ishte nën sundimin e energjikut Kurt Ahmed Pasha, i çili qeverisi si derebej (lord feudal). Ai zotëronte qytetin me mure në majë të kodrës, të riparuar dhe të përshtatur me nevojat e kohës. Gjithashtu, ky njeri rindërtoi urën prej guri mbi Osum dhe rikonstruktoi teqenë halvetije, ngjitur me xhaminë e Sulltan Bajazidit II, ku edhe është varrosur. Shumë prej veprave të tij janë të ruajtura. Në shekullin XIX, Berati dhe sanxhaku i Beratit dominohej nga familja e fiiqishme shqiptare e Vrionit apo Virion-zadeler, Porta e gdhendur e pallatit të tyre të mëparshëm është ruajtur akoma, ashtu sikurse edhe varri i njërit prej anëtarëve më të rinj të kësaj familjeje. Një familje tjetër e madhe në Beratin e shekullit XIX, që la pas monumente të mrekullueshme, është ajo e Vlorës.

Gjatë kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër Tanzimatit, qyteti i Beratit pësoi dëme të mëdha. Në këtë periudhë, ai u rrethua dhe u bombardua dy herë.

Të dhënat e sakta, në lidhje me monumentet islarne të Beratit në dekadat e ftmdit të shekullit XIX, mund të gjenden në vjetarin (Salnamenë) e vilajetit të Janias (Janinës) të vitit 1306 H (1888/89). Sipas këtij burimi, ky qytet kishte 16 xhami e mesxhide si dhe një medrese me 15 studentë. Nëntë xhami janë përmendur me emër: “Sultan Bajazid Xhami”, xhamia e Uzgurzade Ahmed dhe vëllait të tij Mehmed Beu, “xhamia e Ibrahim Pashës”, xhamia e Omer Pashës, “Xhamia Hysein Aga”, “Xhamia Gorak”, “Xhamia Hoxha Kasem”, “Xhamia Abdullah Efendi” dhe “Xhamia Atik Hysein”. Në kazanë e Beratit kishte 75 mejtepe muslimane dhe mejtepe të krishtera.

Në fillim të shekullit tonë, Berati kishte vetëm 10 000 banorë dhe ende nuk e kishte marrë veten nga erërat e fuqishme të fillimit të shekullit të XIX. Babingeri, i cili e vizitoi këtë qytet në fund të vitit 1920, gjeti 11 xhami, kryesisht ato të përmendurat në salnajne, megjithëse jep më shumë emra dhe të dhëna. Ai përmend:

1) Xhamia e Bajazidit II,

2) Xhamia e Plumbit e Uzgur Ahmedit,

3) xhamia Sulejman Beg,.i biri i Ibrahim Pashës, i rikonstruktuar për herë të fimdit në vitin 1269 H (1852/53),

4) xhamia e Kara Kasem-it, e ndërtuar në vitin 1242 H (1826/27),

5) Xhamia e Beqarit,

6) xhamia e Pasha Vrionit,

7) xhamia Vakëf,

8) xhamia e Hysein Pashës (e ndërtuar në vitin 1670/ 71),

9) xhamia e Deli Beut,

10) xhamia e “Qahajait (Kjaja)  

11) Xhamia Kara Ali.

Përveç këtyre ndërtesave për falje, Berati kishte një numër të konsiderueshëm mesxhidesh., Gjithashtu, Babingeri përmend dy teqe dervishësh, të dyja në gjendje jo të mirë. Njëra prej tyre i përkiste Urdhrit Halvetije dhe datonte nga viti 1196 H (1782), ndërsa teqeja tjetër i përkiste Urdhrit Xhelvetije.

Në kohën tonë, Berati është zgjeruar shumë. Në vitin 1958, ai numëronte rreth 18 000 banorë dhe sot popullsia e tij është shumë më e lartë. Qyteti është modernizuar, por lagjet historike të kalasë dhe ato të Mangalemit janë shpallur monumente kulture. Kështu, silueta unike e Beratit, parë nga ana tjetër e lumit, do të ruhet për gjeneratat e ardhshme. Shumica e xhamive u zhdukën si rezultat i ngjarjeve të vitit 1967, por ato më të rëndësishmet ekzistojnë edhe sot. Ndërmjet qendrës së re dhe pjesës historike të qytetit, u ndërtua një park dhe një shesh.

info@balkancultureheritage.com