Varret dhomë me Qemer
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Varret dhomë me Qemer

Varret dhomë me qemer, konsiderohen tipikë Maqedonas, ndonëse në Maqedoni ata përfaqësohen gjithsej me 12 ekzemplarë, nga të cilët vetëm tre janë të shek. IV/III p.e.s. Në shekujt IV/II p.e.s. ky tip përhapet gjerësisht nga gadishulli Ballkanik në Azi të Vogël, por sërish me shembuj të pakët, 2-3 për qendër. Në të kundërt, vetëm në Amantia numri i tyre është mbi 30, më i madh se tërë shembujt e njohur. Në Amantia varret e këtij tipi qëndrojnë të veçuar ose të përzier me varret e zakonshëm, të tubuar në grupe të vegjël 2-3 ekzemplarësh ose grupe të mëdhenj mbi 20 ekzemplarësh. Vendosja e tyre në shpate, tregon se fasada e varreve lihej e dukshme.

Varret dhomë me qemer (Amantia, Persqop, Selcë, Nikae, Bylis, Aulona, Matohasanaj, Paliaroforon), gjenden jashtë mureve rrethues të qyteteve, gjatë rrugëve për në hyrjet kryesore. Përmasat normale janë rreth 4-6 x 2.50-4 m, por në raste skajore ato arrijnë deri në 9 x 4 m (Amantia) Varret me qemer, të ndërtuar me blloqe të latuar guri, përbëhen nga paradhoma dhe dhoma. Paradhoma tepër e ngushtë (0.60-1.20 m) dhe jofunksionale, duket si rudiment i para-dhomave të gjera të varreve monumentalë Maqedonas. Dhoma katrore (1.80-3 m) ka lartësi më të madhe se një shtat njeriu (1.90-2.40 m). Anash saj gjenden bankat për vendosjen e trupit, shpesh sarkofagë të punuar si shtretër (Selcë), në disa raste me thellime për larnax-in., kutinë e hirit, çka tregon për varrimin me inceracion/djegie (Persqop).

Dhoma dhe paradhoma mbulohen bashkërisht me qemer cilindrik. Hyrja në paradhomë dhe në dhomën e varrimit mbyllej me porta të gurta dyflegërshe dhe më rrallë me portakulisë, pllaka të gurta që lëviznin në kanalet e paturave të portës. Portat e gurta lëviznin në boshte metalike, ndërsa në syprinë imitoheshin portat prej druri.

Formalisht ky tip lidhet mirë me varret e Salaminas (560-525 p.e.s), po me qemer cilindrik dhe përmasa të përaferta. Por hiatusi dy shekullor nuk e lejon birësimin e drejtpërdrejtë. Si i tillë, ai lidhet me varret me fasadë të shek. IV p.e.s. të Maqedonisë lindore., ndonëse dallimi cilësor është krejt evident. Ndryshe nga varret maqedonase me fasadë, balli i tyre trajtohet fare thjeshtë, përmasat janë mjaft më të vogla dhe paradhoma tkurret në një hapësirë formale. Nëse do të pranonim frymëzimin nga modeli Maqedonas, ata do ishin vetëm një derivat i thjeshtëzuar, një “kopje e lirë” e tyrja. Si të tillë ata i përkasin shtresës borgjeze, mjaft më të ulët në hierarki dhe pasuri, por dhe më të numërt. Në shek. II-V e.s. ky tip ripërsëritet rëndom në varret me hipogje (tomba a’pozetto) , duke u kthyer në tipin standard të shtresës së mesme të këtyre shekujve.

info@balkancultureheritage.com