Vdekja e Sulltan Selimit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Vdekja e Sulltan Selimit

Në korrik të vitit 1520, Javuz Selimi u nis drejt Edrenesë, por gjatë rrugës ai u sëmur rëndë. Ndërsa ishte në shtratin e vdekjes, ai i kërkoi Hasan Xhanit ti lexonte vargje nga sureja Jasin. Ata të dy filluan të recitonin të njëjtën sure dhe kur arritën në ajetin "selamun lcavlen min Rabbin Rahim" ("Paqe!" do të jetë fjala prej Zotit Mëshirëplotë!) (Ja Sin: 58), Javuz Selimi ndërroi jetë në qetësi në 926/Shtator 1520.

Synimi i pushtimeve evropiane të mëhershme në Lindje ishte të zhdukte muslimanët në bashkëpunim me mongolët. Por këtë herë, drejtuesit e Indisë e kishin përqafuar Islamin dhe evropianët ishin gjithnjë e më shumë të interesuar për tregtinë e erëzave. Në këtë mënyrë, faktori tregtar mbizotëroi mbi faktorin fetar në lëvizjen e evropianëve drejt Oqeanit Indian dhe Lindjes së Largët. "Ndikimi i tregtisë së portugezëve në Lindje vazhdoi edhe pas vdekjes së Albakerkit (Albuquerque), por monopoli portugez i tregtisë në Lindje u thye nga konkurruesit holandezë dhe anglezë, interesat tregtare të të cilëve nuk i shpëtuan motivit kryqtar."

Javuz Sulltan Selimi, nga ana tjetër, dëshironte të shkonte në Indi, por jo për arsye të tilla tregtie. Ai kishte mendimin se kapja e stërgjyshit të tij si rob nga Emir Timuri, qëndronte si një njollë "mbi dinastinë tonë", që mund të hiqej vetëm me anë të pushtimit të Indisë, që në atë kohë drejtohej nga nipërit e Emir Timurit. Veziri i tij i Madh e këshilloi të mos përpiqej të merrte një vend kaq të largët, duke i argumentuar se kishte kaluar më shumë se një shekull që nga ajo ngjarje dhe se Devleti Osman e kishte pastruar plotësisht këtë njollë, nëpërmjet suksesit të tij të madh të arritur me hapjen e territoreve të gjera ndaj Islamit. Por, Javuzi iu përgjigj se ai dëshironte të shkonte në Indi nëpërmjet një kanali tek el-Suvejsh (Suez), që do të lidhte në këtë mënyrë Mesdheun me Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian.

info@balkancultureheritage.com