Vinjetat dhe inicialet e kodikut të 3-të të Beratit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Vinjetat dhe inicialet e kodikut të 3-të të Beratit

Kodiku i 3-të i Beratit është perikope ungjijsh, me 145 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 28 x 18 cm, me 25 rreshta për kolonë, dhe me grafi me shkronja kapitale të tipit të përzier, në ngjyrë kafe e me tituj të kuq. Kodiku nuk njihej nga Batiffoli. Për herë të parë u konstatua gjatë kërkimeve tona në Berat.

Kodiku ruan dy vinjeta të stolisura në formë katërkëndëshi të përbërë prej katër shiritash, të mbushura me motive gjeometrike në formë sovajkash, të vendosura më mënyrë zig-zage, të njëjta me ato të vinjetës së ungjillit të Gjonit në Kodikun e 3-të të Beratit të artë, mbushur, gjithashtu, me motive në formë rombi si dhe stolisur me ndonjë shpend të stilizuar. Të gjitha këto, me ngjyrë kafe në të kuqe. Inicialet e kodikut janë relativisht të mëdha, të kombinuara me tri ngjyra kafe, ari e të kuqe ose të pikturuara me motive shpendësh të stilizuara dhe me dorë duke bekuar.

Kodiku në fjalë është me shkronja kapitale, ndonëse në disa tipare ka mjaft ngjashmëri me kodikët e purpurtë të Beratit të shek. VI. Shumica e tipareve të tij janë të një kohe shumë më të vonë. Grafia e tij nuk paraqitet aq e bukur sa ajo e kodikëve të etapës paleokristiane. Motivet e vinjetave të tij me sovajkë të vendosura në mënyrë zig-zage, si në Kodikun e 2-të të Beratit të artë dhe inicialet shumë të mëdha, që janë të njëjta ose kanë ngjashmëri me ato të kodikëve me shkronja të vogla korsive të shek. IX, flasin qartë që kodiku ynë (Kod. Br.3) me shkronja kapitale, nuk mund të datohet më i hershëm se në shek. IX.

Gjithashtu, duke pasur parasysh faktin që kodikët me shkronja kapitale nuk janë riprodhuar më mbas shek. IX, mendojmë që kodiku në fjalë nuk mund të jetë më i vonë se i shek. IX.

info@balkancultureheritage.com