Xhamitë me sallë të mbuluar me kupolë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Xhamitë me sallë të mbuluar me kupolë

Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit në Korçë Xhamia e Muradies në Vlorë Xhamia e Plumbit në Berat Xhamia në Burim (Allajbegi) të Dibrës Xhamia në Kalanë e Borshit – Sarandë Xhamia e Nazireshës në Elbasan Xhamia e Ballies në Elbasan Xhamia e Vjetër në Përmet Xhamia e Gjin Aleksit në Rusanj të Delvinës Xhamia e Kavajës Xhamia e lagjes Teqe në Gjirokastër Xhamia e Pazarit në Gjirokastër Xhamia e Plumbit në Shkodër Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë Xhamia e Peqinit

Xhamitë e mbuluara me kupolë, në pikëpamje të ndërtimit dhe të vlerave arkitekturore dhe historike, paraqesin interes të veçantë. Ato janë ndërtuar çdo herë me pretendime nga ana e dhuruesve ose porositësve të tyre si dhe nga bashkësia fetare (çemaati). Karakteristikë e tyre arkitekturore është salla e lutjeve me planimetri katrore, e cila në aspektin vëllimor, paraqet një kub që mbulohet me kupolë sferike, nëpërmjet kalimit nga baza katrore në atë rrethore të kupolës me ndihmën e trompave parabolike në këndet. Zakonisht këto xhami paraprihen nga portikë në pjesën veriore ku ndodhet dhe hyrja për në xhami.

Për nga tipologjia, ato bëjnë pjesë në grupin e madh të xhamive me kupolë, që i takojnë një tipi të vjetër, me pararendës xhamitë e periudhës së principatave si xhamia e Alaedinit në Brusë, ndërtuar më 1335, Jeshil xhami në Iznik, ndërtuar më 1349, xhamia e Mehmet Çelebiut po në Iznik, ndërtuar më 1400, xhamia e Iliaz Beut në Balat, ndërtuar më 14044. Këto xhami karakterizohen nga vëllimi qendror i vogël e i mbuluar me kupolë, tip arkitekturor që fillon të përdoret përherë e më pak në Stamboll, në periudhën klasike të arkitekturës turko-osmane. Më poshtë po paraqesim në rend kronologjik xhamitë që u studiuan nga ne dhe kolegët tanë vite më parë, një pjesë e të cilave ruhet edhe sot në vendin tonë.

 

 

Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit në Korçë

Është xhamia më e vjetër e këtij tipi në vendin tonë . Sipas mbishkrimit të vonë, 1872-1873, që ruhet mbi portën e hyrjes, mësojmë se xhamia është ndërtuar në vitin 1495-6 (901H) nga Iliaz Beu, me origjinë nga Panariti, Mirahor, komandant i stallave të sulltan Bajazitit të II.

Iliaz beu, djalë i një prifti nga Panariti u shqua në betejën për marrjen e Kostandinopojës dhe ishte ndër të parët që kaloi muret e fortesës. Arriti gradën e lartë të Komandantit të stallave-Mirahorit dhe për këtë sulltani i dha toka si pasuri private (mylk) në vitin 1486 (881H), ndër të cilat një çiflig në fshatin Peshkopi pranë Korçës (Gorica), të cilën ai që për së gjalli e bëri vakëf. Aty ai ndërtoi dhe xhaminë që sipas traditës u ndërtua mbi rrënojat e kishës së Shën e Premtes. Emri i fshatit tregon se aty ka qenë selia e një qendre peshkopate, padyshim asaj të Deabolis-Selasforit, e cila përmendet për herë të parë në "Codex National Bibliothek Athen 1382", që botuesi i manuskriptit e daton rreth vitit 1370. Në shekullin e XV-të aty kishte 15 shtëpi dhe një kishë.

Lidhur me pyetjen që shtron Kiel, nëse kështjella e Korçës është po ajo e Mborjes, do të thoshim se ato janë të ndryshme, sepse në Korçë, ndërkohë, janë gjetur mbetje të mureve të kalasë së vjetër. Me ndërtimin e kompleksit të Iliaz bej Mirahorit ,siç mendon Kiel, Korça kthehet nga nja banim fshatar në një qytet me statusin e kasabasë. Si kështjellë Korçën e shohim të përmendet tërthorazi në vitin 1519 kur përmenden disa timare të anëtarëve të gamizonit të kështjellës Goricë. Me kalimin e kohës, qyteti i Korçës nga një kadillëk i rangut të ulët, në varësi të Sanxhakut të Ohrit në shek. XVII-XVIII, arriti, në fund të shek. XIX, të jetë një qytet me 18.000 banorë, dy xhami, dy hamame, një teqe, një imaret, katër kisha dhe kullën e sahatit. Në fund të këtij shekulli ishte qendra e Sanxhakut të Korçës në varësi të Vilajetit të Manastirit.

Për ndërtimin e xhamisë ruhet Vakëfnameja, të cilën e pat publikuar për herë të parë P.Pepo. Iliaz beu, siç del nga Vakëfnameja, la dhe një xhami në Stamboll në lagjen Jedi Kule, më parë kisha e Shën Teodorit në Studion. Përsa i përket datës së ndërtimit të xhamisë këtë na e jep mbishkrimi i vonë u, që thotë: "Mirahor Hiaz bej e ndërtoi në 901 H(1496), në 980 H (1572-3) Mehmet Beu i vuri plumb, në 1294 H (1833-4) Deruish Islam beu kreu meremetimin e parë, në 1249 H(1833-40 Sali beu e bëri shumë të mirë meremetimin e dytë; shpirtrat e tyre të kujtohen për mirë".

Xhamia paraqet shembullin klasik të tipit dhe përbëhet nga; salla e lutjeve, portiku tri pjesësh dhe minarja. Salla e lutjeve është katrore në plan, me përmasa 9,60x9,60m dhe mbulohet nga një kupolë sferike, mbi trompa në qoshet, të cilat, për herë të parë në vendin tonë, shfaqen këtu në formën e tyre të plotë. Duke qenë trompat me përmasa të mëdha, kalimi i tyre në brinjën e kubit bëhet me ndihmën e një pjese të trajtuar në formë stalaktitesh. Në sallë hyhet nëpërmjet portës në anën veriore. Në murin jugor të xhamisë ndodhet mihrabi me prerje gjysmërrethi, mbuluar me stalaktite në pjesën e sipërme dhe rrethuar nga një komizë e profiluar drejtkëndore (fig.6). Në të djathtë të tij është minberi me struktura të drunjta e që, nëpërmjet disa këmbë shkallësh, shkohet në vendin e predikuesit. Salla e lutjeve ka një hapësirë të brendshme unike, e cila ndriçohet nga një numër i madh dritaresh të vendosura në muret anësore dhe në tamburin tetëfaqësh. Dritaret janë të vendosura në tri radhë, njëra mbi tjetrën. Në radhën e poshtme, në çdo faqe, ka nga dy dritare drejtkëndore me komizë guri të gdhendur e të mbuluar me hark të rremë, në formë fundhindre e të ndërtuar prej tullash të vendosura sipas rrezeve, të shkallëzuar dhe me një shirit tullash. Fusha brenda tij dhe arkitraut paraqet një nike të ndërtuar me tulla. Në radhën e dytë, në secilën faqe, ndodhen tri dritare mbuluar me hark, në formë fundlundre prej tullash dhe të futur pak në thellësi të faqes. Mbi këto dritare ka një komizë të lehtë dhe një dhëmb ngushtimi të murit anësor. Radha e tretë ka nga dy dritare në secilën faqe, që janë më të ulëta e më të ngushta se të tjerat dhe mbulohen me hark tullash, gjysmërrethore në anën e poshtme dhe me profil të mprehtë në anën e sipërme.

Muret anësore përfundojnë me komiza, duke pasur pjesë trekëndëshe më të ulëta në të katër këndet. Mbi to fillon tamburi tetëfaqësh, me nga një dritare rrethore në secilën nga faqet. Mbi komizën e hollë, që kurorëzon tamburin, është kupola e mbuluar me plumb.

Portiku në anën veriore të vëllimit kubik, që përbën hyrjen për në xhami, është tri pjesësh dhe ngrihet në nivel më të lartë se toka. Ai ka katër pilastra me prerje drejtkëndore me këndet pak të prera, duke krijuar, në pjesën e sipërme ku mbështeten harqet, idenë e kapiteleve . Mbi pilastrat, ndënnjet tyre dhe murit verior të sallës së lutjeve, kalon një sistem harqesh me profil fundlundre, mbi të cilat gjendet mbulesa me tri kupola e portikut. Kupolat dalin mbi çatinë e pjerrët të portikut nëpërmjet tambureve të ulët tetëfaqësh. Pilastrat janë të ndërtuara me gurë të mëdhenj çmërsi, që këmbehen me katër rreshta tullash, ndërsa harqet janë ndërtuara me tulla të vendosura sipas rrezeve të qarkuara nga një shirit tullash. Tirante druri janë të vendosur në të gjitha harqet për së gjati e tërthor portikut. Harqet tërthor mbështeten në murin verior të sallës së lutjeve, duke dalë me një dhëmbë ndaj tij. Trajtimi dhe përmasat e portikut, të elementeve përbërës janë në ekuilibër me vëllimin e madh e statik të sallës së lutjeve. Në këtë formë, kjo bashkësi, është një tërësi estetike kur e sodit nga jashtë. Në të njëjtën kohë, duhet të shënojmë format e vjetra të tij, që mund të jenë shenjë provincializmi ose dëshirë për një monumentalitet më të madh. Nga portiku kalohet në sallën e lutjeve nëpërmjet portës të mbuluar me hark të ulët prej gurësh dhe me pllakën me mbishkrimin e sipërpërmendur mbi të. Akoma më lart, një ballkon që lidhet me mafilin. Anash portës janë dy dritare drejtkëndore, pak të futura në brendësi. Muri që e kufizon me një shkallëzim, në pjesën mbi dritaret krijon një nike trekëndëshe me brinjë të shkallëzuara, në rolin e një mihrabi shtese për hajatin.

Muret e xhamisë janë ndërtuar me teknikën e kluasonazhit me dy radhë tullash horizontale e dy tulla vertikale, por nuk mungojnë vendet ku kemi një ose tri tulla vertikale.

Ndërmjet tullave ka gurë çmërsi të patinuar hollë, për të krijuar sipërfaqe të rrafshëta. Kurse ndërmjet tullave dhe gurëve ka fuga të përpunuara me të njëjtën mënyrë, që është tregues për kërkesa të larta nga ana e porositësit dhe për nivel të mirë ndërtimor të mjeshtërve vendas. Kjo teknikë, me pak ndryshime, ka qenë në përdorim në këto treva në periudhën e fundit para pushtimit osman, gjë që na shtyn të mendojmë se kemi të bëjmë me ndërtues vendas, ndërkohë që në Stamboll, nga ku u mor modeli arkitekturor, nuk ishte më në përdorim. Mjeshtrit ndërtues, veç teknikave tradidonale, përdorën dhe forma që lidhen me të kaluarën, siç është zgjidhja me katër trekëndësha të ulur në qoshet, që nuk e takojmë në ndërtimet e mirëfillta turko-osmane të kohës. Në këtë mënyrë, ndërtesës i jepet një vëllim pak a shumë piramidal, që e afron me monumentet e arkitekturës bizantine të vonë të vendit tonë.

Një element i spikatur ka qenë edhe minarja, e dla u rrënua nga tërmeti që goditi Korçën në vitin 1960. Ajo ngrihej mbi bazamentin me pesë faqe, pjesë e një tetëkëndëshi në plan, dhe i ndërtuar me teknikën e kluasonazhit, pjesa kalimtare në formë trung piramide, vetë trupi dymbëdhjetëfaqësh, ndërtuar me gurë të skuadruar, dhe kazani me pjesën mbi të. Kalimi nga trupi i minares për në kazanin e gjerë, bëhej shkallë-shkallë, me gurë të gdhendur e të nxjerrë njëri mbi tjetrin, duke krijuar një tërësi mjaft të hijshme. Pjesa mbi kazan ishte më e hollë se trupi i minares dhe e lartë. Në brendësi të minares janë shkallët e zakonshme helikoidale. Të gjithë gurët e minares janë të lidhur me ganxha hekuri të fiksuara me plumb. Në minare futesh nga porta e vendosur në këndin veriperëndimor të sallës. Një portë e dytë e lidhte me mafilin.

Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit është një krijim arkitekturor ndër më të arriturit, me vlera të shumta. Ajo ka një harmoni të formave të nënrenduara në drejtim vertikal, një baraspeshim të pjesëve të plota të mureve me boshllëqet e dritareve, një hapësirë të brendshme unike, një përputhje të plotë të brendësisë me anën e jashtme, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në atë strukturor, që bën të perceptohet njëherësh arkitektura dhe struktura e ndërtesës. Me gjithë përmasat relativisht të vogla, xhamia është një ndërtesë monumentale. Edhe ndërtimi i rregullt dhe i modeluar i mureve nëpërmjet ritmit dhe njësisë që siguron teknika e kluasonazhit, ndikon në paraqitjen e ndërtesës.

Për nga ndërtimi planimetrik e vëllimor xhamia e Mirahorit ka ngjashmëri me mjaft xhami bashkëkohëse të Stambollit dhe të territoreve pranë. Ndër to janë; në Stamboll xhamia e Firuz Agait, 1491, xhamia e Bali Pashait, 1504, e Iskander Pashait, 1505, e Xhezeri Kasem Pashait, 1515, me të cilat ka të përbashkët jo vetëm sallën me kupolë, por dhe portikun me kolona e të mbuluar me tri kupola të vogla. Por ajo dallohet prej tyre për teknikën e ndërtimit të mureve, që ndryshon tërësisht nga monokromatizmi i ndërtimeve turke që, siç thamë, flet për një traditë ndërtimore vendase. Kjo ka përcaktuar zgjidhjen teknike, ashtu edhe për përfundimin e çative të pjesëve këndore, që i takojnë trompave, dhe krijojnë një kalim të vazhdueshëm që lehtëson soditjen nga poshtë lartë në ndërtimin vëllimor të anës së jashtme. Të dy këto dallime të rëndësishme flasin për ndikime të trashëgimisë ndërtimore të mëparshme, për një traditë të fortë ndërtimore vendase.

Xhamia e Mirahorit për ndërtimin vëllimor, trompat, teknikën e ndërtimit, vendosjen, numrin dhe formën e dritareve ka paralele me xhaminë e Isak Çelebiut, në Manastir, ndërtuar në vitin 1508-9 (914 H).

Xhamia e Mirahorit bënte pjesë në një kompleks-kyllie, në të cilin, përveç saj, ishin tyrbja, që ekziston dhe sot, hamami me ujësjellës, një imaret dhe medreseja. Tyrbja dikur ka qenë e lidhur me xhaminë me një mur me portë të madhe dhe një shtëpi të vogël, që sot nuk janë më. Vetë tyrbja është e mbuluar me kupolë, ndërsa muret e jashtme janë të suvatuara në një kohë të vonë. Aty thuhet se ndodhet varri i vetë Mirahorit.

Xhamia e Muradies në Vlorë

Nga qyteti mesjetar dhe mjaft i përmendur i Vlorës, sot ruhet në qendër të tij vetëm xhamia e Muradies. Gjatë shekujve XV-XVI-të Vlora ishte qendra e banuar më me rëndësi për perandorinë osmane në Shqipëri, falë pozitës që kishte porti i Vlorës në detin Adriatik. Atë turqit e morën në vitin 1417. Gjatë shekujve XV-XVI-të qyteti banohej vetëm nga të krishterët dhe çifutët. Me ndërtimin e kështjellës pranë portit nga sulltan Sulejmani në vitin 1583 përmenden vetëm 17 mysliman, sepse pjesa tjetre gamizonit qëndronte në kalanë e Kaninës. Për osmanët Vlora pati rëndësi në operacionet luftarake të vitit 1480 kundër Italisë. Më tej, ishte një bazë e sulltan Bajazitit në luftën kundër kryengritësve himarjotë, ndërsa në vitin 1537 Sulltan Sulejmani qëndroi aty për të mbikëqyrur punimet e ndërtimit të kështjellës dhe ndërtoi dhe xhaminë.

Xhamia e Muradies përbëhet nga salla e lutjeve dhe minarja, ndërsa nga portiku i dikurshëm, në anën veriore, siç mendon dhe Kiel, ruhen bazamenti dhe gjurmët në mur të strukturave të drunjta të çatisë,.

Në sallën e lutjeve, me përmasa të planit 8,70x8,55 m, hyhet nga porta e vetme që ndodhet në anën veriore, e cila mbulohet me një hark të ulët. Shpatullat e portës, si dhe pragu i saj, janë prej gurësh gëlqerorë të mermerizuar një copë, ndërsa harku është ndërtuar me gurë të vendosur sipas rrezeve, që në faqet e kontaktit ndërmjet tyre kanë nga një dhëmbëzim e një buzinë të punuar pak më thellë. Në secilin gur ka nga një rozetë të gdhendur që del pak mbi sipërfaqen e tij. Mbi hark ka një pjesë drejtkëndore, me thellime të shkallëzuara në formë komize, në qendër të së cilës është një pllakë, aty ku zakonisht është mbishkrimi ndërtimor, vendi për të cilin është me përmasa 120x59cm. Si porta, ashtu dhe pjesa mbi të prej guri të gdhendur, janë pak më brenda faqes, anash tyre muri është gdhendur dhe formon një komizë kufizuese, me profil të shkallëzuar, karakteristikë për portalet e hyrjeve të xhamive . Në të dy anët e portës janë dy dritare drejtkëndore. Ato janë pak në brendësi të murit dhe kanë, në pjesën e sipërme, një nike, që mbulohet me gurë që dalin të shkallëzuar, njëri ndaj tjetrit. Shpatullat dhe mbulesa e dritareve janë me gurë të skuadruar. Pjesa mbi arkitraun është e punuar në mënyrë të rregullt dhe aty shohim fragmente të një harku shkarkues me tulla.

Përballë portës së hyrjes për në sallën e lutjeve është mihrabi me prerje gjysmërrethi, me stalaktite në pjesën e sipërme dhe i rrethuar nga një kornizë drejtkëndore. Në të djathtë të tij ndodhet minberi. Salla ndriçohet mirë nga dritare të shumta në të gjitha faqet. Me përjashtim të faqes veriore që, siç pamë, kishte vetëm dy dritare, faqet e tjera kanë nga pesë dritare, të vendosura në tri radhë. Dy dritaret e poshtme janë shumë më të mëdha se të tjerat. Ato mbulohen me hark të mprehtë në formë fundlundre, të ndërtuara me gurë të skuadruar në formë pyke, që këmbehen me nga dy tulla. Harku rrethohet nga një shirit tullash pak të gdhendura për tu dukur më të holla. Edhe dy dritaret e rreshtit të sipërm kanë forma të njëjta, por janë më të vogla. Pak më e vogël është dhe dritarja e vetme e rreshtit të tretë, që ndodhet ndërmjet trompave. Ajo ka një kornizë mbi harkun me tulla të vendosura për sëgjati.

Në anën e jashtme, vëllimi kubik i sallës së lutjeve, është ndërtim mjaft i rregullt. Muratura, me gurë e tulla, është ndërtuar me mjeshtëri.

Ajo përbëhet nga dy rreshta gurësh të skuadruar bukur, që këmbehen me dy rreshta tullash. Në nivelin e kulmit të harqeve të dritareve të rreshtit të dytë ka një komizë të hollë prej gurësh të profiluar . Mbi të, vëllimi kubik pëson ngushtim të lehtë dhe pjesët anësore i ka me çati trekëndëshe, më të ulëta në qoshet, mbi të cilat ndodhet tamburin dymbëdhjetëfaqesh, që vazhdon më drejtpërsëdrejti nga faqet anësore. Mbi pjesën e tamburit, të ndërtuar me gurë e tulla, kalon një komizë horizontale, me gurë të gdhendur bukur, me profil të lakuar që, nga përmasat, tregon se duhet të ketë qenë fundi i muraturës. Kiel mendon se kjo përkujdesje është një veçanti e ndërtimeve të hershme dhe gjen paralele në dy ndërtime të Bullgarisë. Megjithatë, tamburi vijon dhe më lart, por i ndërtuar me gurë të çrregullt dhe duke përfunduar me një korniizë të thjeshtë. Ky ndryshim mund të shpjegohet, nga që tamburi është ngritur më vonë, pas një riparimi të çatisë.

Element mjaft me vlerë i xhamisë është minarja. Ajo përbëhet nga bazamenti shumëfaqësh; i ndërtuar me gurë të punuar, pjesa kalimtare; trungpiramide dhjetëfaqësh po me gurë të punuar, trupi i minares katërmbëdhjetëfaqësh me gurë të punuar e fuga të holla, kazani me stalaktite në pjesën e poshtme dhe përfundimi i minares.

Minarja e xhamisë së Muradies është shumë cilësore. Mënyra e njëtrajtshme e ndërtimit, me gurë të gdhendur, e bën atë të duket një copë. Në mënyrë të veçantë bie në sy puna e mirë e ndërtimit, me gurë të punuar në formë stalaktitesh e pjesës së nxjerrë konsol të kazanit, një ndër shembujt më të arritur në vendin tonë. Pjesa e ulët mbi kazan nuk është në nivel të njëjtë ndërtimi me trupin e minares dhe kazanin, çka na shtyn të mendojmë se duhet f i takojë një rindërtimi.

Duke u nisur nga format arkitekturore, trajtimi i përgjithshëm i pjesëve të veçanta (minare, portali i hyrjes dhe teknika e ndërtimit), kemi menduar se xhamia e Muradies duhet të jetë ndërtuar në mesin e shek.XVI. Më tej, duke u mbështetur tek Çelebiu, kemi bërë hipotezën se kjo xhami mund të jetë ajo që ka ndërtuar në Vlorë, Sulltan Sulejmani në vitin 1542, veç asaj në kala. Përpara kësaj kohe nuk ka pasur banorë myslimanë në qytetin e Vlorës, siç pamë më lartë. Për këtë jemi nisur nga fakti, që Çelebiu, jashtë kalasë së Vlorës, në qytet përmend vetëm një xhami të mbuluar me plumb (d.m.th. me kupolë), atë të Sulltan Sulejmanit, e cila, sipas mbishkrimit, ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1542. Sipas tij, kjo xhami minaren e kish të shembur, ndërsa xhamitë e tjera, ajo e Mumçi-Zadesë dhe ajo e Hysen Agait në Tabake, janë të mbuluara me tjegulla, d.m.th. me çati druri. Gjithashtu, rezulton se deri në vitet 20 të shekullit XX xhamia quhej Kursunli xhami (d.m.th. e Plumbit) dhe u riemërua e Muradijes. Emri i ri lidhet me lagjen e quajtur Muradije ku ndodhet xhamia. Nëse do  ti drejtohemi ngjarjeve historike, do të shohim se Sulltan Sulejmani ka qenë në Vlorë në vitin 1537, në rrugën për në Korfuz, kur përgatitej për ekspeditën e Puljes.

Për datimin e kësaj xhamie, me interes është dhe teknika e ndërtimit të mureve, e veçantë për vendin tonë, që na kujton xhamitë e Stambollit të ndërtuara nga arkitekt Sinani si xhamia e Ibrahim Pashës, xhamia e Zal Mahmut Pashës, (1560-1566) si dhe xhami të tjera në periferi të Stambollit. Gjithashtu, duhet thënë se nga vështrimi i mureve nuk na duket i drejtë mendimi i shprehur disa herë, se xhamia e Muradies është kishë e kthyer në xhami. Muret janë të gjitha të një dore dhe mbi sipërfaqe të tokës nuk ka ndonjë gjurmë të tillë. Përfundimin tonë e konfirmon dhe Kiel.

Në literaturë janë shprehur mendime të ndryshme për kohën e ndërtimit të kësaj xhamie. Së pari, Kiel ka hedhur mendimin se kjo xhami duhet të jetë ndërtuar rreth vitit 1430, ndërsa Gj. Frashëri dhe S. Dashi janë shprehur fillimisht, se duhet të jetë ndërtuar ndërmjet viteve 1421-1457, me sa duket, të nisur nga emri i saj Muradie, sepse këto vite janë koha e sundimit të Sulltan Muratit të II. Këtë mendim e kemi kundërshtuar të nisur nga përdorimi i trompave parabolike në qoshe dhe jo trekëndësha, si dhe nga format e zhvilluara arkitektonike

Më vonë këta dy studiues u shprehën se xhamia e Muradies është ndërtuar nga arkitekt Sinani, gjatë pjesëmarrjes së tij të supozuar, në ekspeditën e vitit 1537 të Sulltan Sulejmanit. Tashti së fundi ata e përsërisin këtë tezë, duke e lidhur mbishkrimin e vitit 1542 me xhaminë e Pashallarëve. Edhe Kiel shprehet se ka mundësi të jetë një vepër e hershme e Sinanit.

Xhamia e Plumbit në Berat

Xhamia e Plumbit në Berat(Kursunlu Cami) ngrihet në qendrën e sotme administrative të qytetit, pranë lagjes së vjetër Vakëf, dhe është ndërtuar nga feudali vendas Ahmed Bej Uzgurliu. Qyteti mesjetar i Beratit, që nga turqit në atë kohë quhej Amaut Belgrad, pak vite pasi u pushtua, sipas regjistrimit të vitit 1431-32, kishte rreth 175 shtëpi, veç 32 shtëpi vejushash dhe 63 beqarësh, gjithsej pra rreth 1000 banorë, një qytete relativisht i madh që dëshmohet nga muret e kalasë dhe monumentet bizantine të tij. Në fund të shek.XV, qyteti filloi të rimëkëmbej ekonomikisht, dhe sipas regjistrimeve ndërmjet viteve 1506 e 1520, arriti rreth 761 shtëpi, dukë u bërë ndër qytetet më të mëdha të kohës në Ballkan, ndërsa në vitin 1583 shënon 650 familje myslimane dhe 400 familje të krishtera, pra 6-7000 frymë. Një pasqyrë edhe më të madhe për qytetin kemi tek Çelebiu, i cili numëron 30 lagje nga të cilat 10 të krishtera dhe 1 e hebrenjve.

Çelebiu jep listën e ndërtimeve të Ahmed Bej Uzgurliut, nga familja vjetër vendase e Skurajve, i cili nuk njihet në asnjë dokument apo kronikë e periudhës osmane. Krahas përshkrimit të vetë xhamisë, si e ndërtuar me gurë të gdhendur, mbuluar me plumb, me minare elegante dhe një portik me shtatë kupola mbuluar po me plumb, thotë se ajo ishte pjesë e një kompleksi të përbërë nga pazari, medreseja, imareti (mensë publike), shkolla, banja e çezmja. Në ndërtimin planimetrik e vëllimor xhamia e Plumbit ka sallën e lutjeve, katrore në plan, me përmasa 10,15 x 10,20 m, portikun e mbyllur dhe minaren. Vëllimi kubik i sallës së lutjeve mbulohet me një kupolë  gjysmësferike mbi katër trompa parabolike në qoshet, që siç vëren Kiel trompa me nëntë brinjë sipas stilit të shekullit të XVI-të e stalaktite të punuara mirë, me profil në dukje harku fund lundre. Në sallë hyhet nga porta e vetme, që e lidh me portikun. Përballë ndodhet mihrabi, brenda një kornize të profiluar dhe me stalaktite në anën e sipërme. Gjatë punimeve të restaurimit kanë dalë dhe gjurmët e mafilit në anën e hyrjes që lidhej me minaren edhe të minberit, në të djathtë të mihrabit.

Salla ndriçohet nga dritare të vendosura në tri radhë. Dy dritaret e poshtme janë drejtkëndëshe e të rrethuara nga gurë të gdhendur e të profiluar.

Ato mbulohen me hark të rremë, me profil të mprehtë të ndërtuar me tulla. Mbi to janë dy dritare të tjera, pak më të ngushta e më të larta, mbuluar me hark tullash dhe një dritare e njëjtë, e mbuluar me hark në pjesën e sipërme, që i takon në brendësi zonës midis ty trompave.

Mbi vëllimin kubik të sallës, me një tambur të ulët tetëfaqësh, ngrihet kupola. Tamburi vazhdon direkt nga faqet e murit, pa ndonjë dhëmbëzim apo kornizë, duke pasur në të katër qoshet çati trekëndëshe të ulëta, që në brendësi u takojnë trompave të qosheve. Muratura, në anën e jashtme, përbëhet nga një xokolaturë një metër e lartë, prej gurësh të lidhur me llaç gëlqereje, që në sipërfaqe, ishte e patinuar. Në këtë nivel fillojnë dhe dritaret e poshtme. Pjesa mbi xokolaturë e muraturës së xhamisë është ndërtuar me teknikën e kluasonazhit, me dy rreshta tullash horizontale ndërmjet rreshtave të gurëve dhe dy tulla vertikale ndërmjet gurëve. Sipërfaqja ndërmjet tullave është patinuar, për të krijuar një zonë unike, ngaqë gurët nuk janë të rregullt e të gdhendur. Muret anësore përfundojnë me komiza prej tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre dhe mbi to vjen kupola e mbuluar me plumb, prej nga xhamia deri në ditët tona ruan emrin "e Plumbit". Ndryshe është trajtuar faqja veriore, ku ndodhet portiku dhe hyrja për në sallë. Në të ndodhen vetëm dy dritaret e poshtme, të cilat janë trajtuar më mirë. Kjo faqe është suvatuar. Në të shquhen kornizat e profiluara të portës dhe dritareve me motivet gjeometrike të pikturuara mbi të. Mbi portën dikur ka qenë vendosur dhe mbishkrimi ndërtimor që mbante datën 1553-54 (961H).

Ne nuk njohim formën e portikut të dikurshëm, veç asaj që thotë Çelebiu, për shkak se gjatë rindërtimit të tij në gjendjen e sotme kanë humbur gjurmët. Por, trajtimi dekorativ i faqes së sallës së lutjeve, tregon qartë se portiku ka qenë që në fillim. Portiku i sotëm është i mbyllur, me muret anësore sipas një plani drejtkëndor. Hyrja bëhet nga ana më e gjatë, ajo veriore, nëpërmjet disa këmbë shkallë. Porta mbulohet me arkitra të rrafshët. Në brendi të hajatit e saj. Në minare hyhet nga salla e lutjeve nëpërmjet një porte të vogël.

Në brendësi xhamia karakterizohet nga vëllimi unik statik e ndriçuar bollshëm, që përftohet menjëherë. Dikur brendësia ka qenë e suvatuar me një patinaturë gëlqereje në ngjyrë kuqërremtë, të njëjtë me atë të faqes së jashtme veriore. Më vonë, në pjesët e rëna, që përbënin shumicën, u bë një suvatim i ri, që u zbukurua me piktura me motive bimore. Mbi suvanë e hershme, pranë hyrjes së minares, ruhet data 1720, çka tregon se risuvatimi duhet t'i takojë periudhës që shkon nga gjysma e dytë e shek.XVII deri në fillimin e shek. XVIII. Dyshemeja e xhamisë ka qenë shtruar me tulla gjashtëkëndëshe, nga e cila ruhen vetëm fragmente.

Xhamia e Plumbit apo e Izgurliut është një vepër e rëndësishme e arkitekturës së shek. XVI në Shqipëri. Në të shohim të formuara tërësisht ato tipare që më vonë i gjejmë në një sërë xhamish të këtij tipi të vendit tonë.

Xhamia në Burim (Allajbegi) të Dibrës

Xhamia e Allajbegut është ndërtuar në fushë, pranë fshatit me të njëjtin emër në rrethin e Dibrës, dhe sot gjendet e vetmuar. Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, me vëllim kubik mbuluar me kupolë, minarja, nga e cila sot ruhet vetëm bazamenti dhe themelet e një hajati. Në këtë formë, siç do shohim, i ishte shtuar më vonë sallës së lutjeve. Kjo e fundit është afërsisht katrore në plan, me përmasa të brendësisë 6,70 x 6,27 m.. Hyrja për në të është nga ana veriore, me një portë afër bazamentit të minares. Porta mbulohet me arkitra të rrafshët, mbi të cilin është një hark shkarkues i shkallëzuar dhe i ndërtuar me tulla. Atij i jashtëshkruhet një drejtkëndësh i vizatuar me një rresht tullash. Në këtë mënyrë është krijuar një strukturë e ngjashme me portalet tradicionale të xhamive. Anash portës është një dritare drejtkëndore, me shpatulla dhe arkitra një cope guri. Dritarja mbi arkitra ka një nike, që mbulohet me tulla në formë stalaktitesh, në rolin e një mihrabi për besimtarët, të cilët nuk gjenin vend në sallë. Më pas për ta, ngrihet dhe hajati.

Në brendësi salla paraqet një vëllim unik të përftueshëm qartë. Në murin përballë hyrjes ndodhet nikja e mihrabit, si dhe gjurmët në mur të minberit të dikurshëm të ndërtuar me struktura të drunjta. Kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një faltore ku falej e premtja. Edhe në anën e hyrjes, në mur, janë gjurmët e mafilit, nën të cilin ndodhej porta e ulët për në minare.

Salla e lutjeve mbulohet me kupolë sferike, mbi katër trompa në këndet e katrorit. Pjesa në dukje e trompave është një hark i mprehtë në anën e poshtme dhe në anën e sipërme fundlundre. Salla ndriçohet mirë nga tri dritare në secilën faqe; veç asaj, në anën veriore që përmenden më sipër. Dritaret janë të vendosura në aks të faqes; dy poshtë dhe një mbi to,. Këtë vendosje, me vetëm tri dritare, që kushtëzohet nga përmasat e vogla të xhamisë, e takojmë në Gllavica (ndërtuar në 1587-1588).

Dritaret e radhës së poshtme, të ngritura pak nga trualli përreth xhamisë, janë drejtkëndëshe, me arkitra, shpatulla dhe pjesën e poshtme prej guri të skuadruar . Mbi arkitraun kemi një hark shkarkues në formë fundlundre, ndërtuar me tulla sipas rrezes, që kufizon një nike prej tullash me rreshta horizontalë. Dritaret e rreshtit të sipërm janë trajtuar më thjeshtë; janë të mbuluar vetëm me një hark tullash, gjysmërrethor në pjesën e poshtme dhe fundlundre në pjesën e sipërme. Si shpatullat, ashtu edhe pragu i dritares, janë nga muratura me kluasonazh e xhamisë.

Në anën e jashtme xhamia përbëhet nga vëllimi kubik dhe kupola mbi tambur. Vëllimi kubik përfundon me çati, me trekëndësha të ulur në qoshet, karakteristikë e xhamive të ndërtuara në Shqipëri dhe,mbi të, me një ngushtim të lehtë, ngrihet tamburi i ulët tetëfaqësh (Fig.32). Nga sondazhet e bëra gjatë punimeve konservuese në xhami rezultoi se, format origjinale janë të fshehura pikërisht nën këto pjesë të ulura. Fillimisht mbulesat e pjesëve këndore ishin në nivel më të ulët dhe një komizë qarkonte tamburin. Nën të faqet këndore zbrisnin, pas një zgjerimi të bazës, deri në çatitë pjesëve këndore. Në këtë mënyrë, vëllimi kubik i sallës së lutjeve përfundon së pari, me çatitë trekëndëshe të ulura në këndet, dhe më lart, pas një ngushtimi mbuluar me tjegulla, ngrihet tamburi tetëfaqësh. Këtë zgjidhje e gjejmë në vendin tonë edhe te xhamia e Velabishtit. Kiel e quan këtë një karakteristikë të xhamive të Edrenesë.

Në këndin veriperëndimor të Xhamisë është bazamenti i minares. Ai është prizmatik, tetëfaqësh në pjesën më të madhe por ruan edhe pjesën piramidale, që e lidhte me trupin e minares. Një kornizë prej guri të profiluar është në kontaktin e të dyjave. Muratura e minares rezultoi e lidhur me muraturën e xhamisë, pra e njëkohshme me të. Për këtë dëshmon dhe vendosja e dritares së poshtme pranë minares, që i lë vend asaj dhe nuk i përmbahet simetrisë. Të njëjtin zhvendosje janë detyruar ta bëjnë dhe në anën lindore, për tiu përmbajtur simetrisë në brendësi.

Muratura e xhamisë është me gurë e tulla, sipas teknikës së kluasonazhit; me dy rreshta tullash horizontale dhe dy tulla vertikale ndërmjet gurëve. Në murin verior me këtë teknikë janë vetëm pjesët, të cilat, sipas gjurmëve në mur të strukturës së drunjtë të hajatit të dikurshëm, nuk do të mbuloheshin nga ai. Kjo lë të kuptosh se hajati ka bërë pjesë në idenë fillestare të ndërtesës.

Duke shqyrtuar format arkitekturore të monumentit vërejmë se ai nuk shquhet për përpjesëtime të hedhura e për vertikalitet. Megjithëkëtë, ndërtesa i ka të dukshme tiparet karakteristike të xhamive me kupolë. Kemi një hapsirë të brendshme unike, dhe po kështu ndërtimi vëllimor i brendshë, pasqyrohet tërësisht në anën e jashtme, rezultat i skemës së thjeshtë strukturore. Përdorimi i përbashkët i tullës dhe i gurit gjallëron pamjet e ndërtesës, duke e bërë piktorekse atë.

                           

Për sa i përket ndërtimit strukturor të pjesëve të sipërme të ndërtesës, copëzimi i saj është bërë si për ti dhënë proporcione më ë hedhura, ashtu edhe për të përballur më mirë shtytjet e kupolës.

Me interes është porositësi i xhamisë së Allajbegisë. Sipas gojëdhënës këtë xhami e ndërtoi një allajbeg vendas në përkujtim të djalit të tij dhe që varri ruhet në anën perëndimore të xhamisë.

Për kohën e ndërtimit të xhamisë së Allajbegisë, duke u nisur nga format arkitektonike dhe teknika e ndërtimit, fillimisht, jemi shprehur për të si një ndërtesë të shek. XVI. Më vonë, të bazuar në gojëdhënën se allajbegu e ndërtoi xhamionë një vit pas vdekjes së djalit të tij, që sipas gurit të varrit është viti 1587, rezulton që xhamia të jetë ndërtuar në vitin 1588. Për dekadat e fundit të shekullit XVI mendon dhe Kiel, i cili gjykon se lidhet me kohën kur feja islame filloi të ketë pasues dhe në fshatra.

Xhamia në Kalanë e Borshit – Sarandë

Xhamia në Kalanë e Borshit, ndodhet pranë rrënojave të mureve rrethuese të kalasë së Borshit. Është Sopoti mesjetar që përmendet së pari në shek.XIII duke kaluar në zotrime të ndryshme deri sa në regjistrimin osman të vitit 1431-2 shënohet si qendër e timarit të Hizir Beut me 60 shtëpi. Në vitin 1456 kalaja e Sopotit bije në duar të Alfonist të V të Napolit, më vonë të venedikasve që e mbajtën deri në vitin 1479, kur pas rënies së Shkodrës Spoti së bashku me kështjellën e Himarës i dorëzohet osmanëve.

Në vitin 1570 kështjella ra prapë në dorë të një ekspedite të venedikasve të nisur nga ishulli i Korfuzit e të kryengritësve shqiptarë, por trupat turke të Sanxhakut të Delvinës e rimarrin një vit më vonë dhe kryen punime të mëdha rindërtimi, pasi kryengritësit e shkatërruan atë. Xhamia ndodhet e ndërtuar pranë hyrjes kryesore të kështjellës, që edhe pse me dëmtime ruhet relativisht mirë. Është një xhami e tipit sallë me kupolë, me përpjesëtime të rënda dhe e ndërtuar me materiale vendi të përdorur pa ndonjë përkujdesje të veçantë. Është me planimetri katrore me përmasa të planit 8.05 x 8.12 m. Në të hyet nga porta e vetrne në anën veriore që paraprihet nga portiku dikur i mbuluar me çati druri e tjegulla, që ngrihej mbi një sistem harqesh që mbështeten në murin verior dhe pilastra.

Brendësia është karakteristike për xhamitë e këtij tipi, por me përpjesëtime të rënda dhe ndriçim më të pakët. Ajo ndriçohet nga dy dritare të vendosura në pjesën e poshtëm të murit jugor anash mimberit dhe një dritare në murin perëndimor, në nivelin e arkadave nën kupolë. Si kudo mbulimi me kupolë realizohet me ndërmjetësinë e e trompave në qoshet që nënvizohen nga harqe në dukje përgjatë perimetrit të rrethit bazë të kupolës. Kupola në kohë të vonë është mbuluar me një shtresë betoni dhe nuk ruhen gjurmë të mbulesës së dikurshme me mjaftë gjasë prej tjegullash. Në këndin veriperëndimor të sallës së lutjeve është hyrja për në minare. Ajo ruhet deri në nivelin e konzolave për ballkonin. E ndërtuar me gurë të punuar ajo është me përmasa të mëdha e përpjesëtime të rënda, Bazamenti i saj është shumëfaqësh, si edhe trupi i vetë minares.

Për datimin e xhamisë, në mungesë të të dhënave mbishkrimore apo historike të drejtpërdrejta, do mbështetemi në arkitekturën jo të zhvilluar dhe mendimit se kemi rastin e një ndërtese të ngritur me nxitim. Po kështu, rindërtimet masive e ndërmarra pas vitit 1570 në kështjellë kur ajo pushtohet përfundimisht nga turqit, na bindin se e kësaj kohe duhet të jetë dhe kjo xhami.

Xhamia e Nazireshës në Elbasan

Qyteti i Elbasanit (Skampini i lashtësisë). I vendosur në Rrugën Egnatia, pas shekujsh errësire, qyteti njohu një lulëzim të ri me rindërtimin e kalasë në vitin 1466, gjatë fushatës nga Sulltan Mehmeti II. Që atëherë, në këtë qytet u ndërtuan një sërë faltoresh, më e vjetra e të cilave ishte ajo mbi kullën me portën e hyrjes për në kala që u prish në vitin 1832, e njëkohshme me rindërtimin e kalasë.

Për popullsinë e qytetit Kiel na referon të dhënat e regjistrit të vitit 1528 , sipas të cilit qyteti tashmë kishte 282 shtëpi nga të cilat 108 myslimanësh në dy lagje (njëra brenda kalasë), si dhe 174 shtëpi të krishtera. Këta të fundit përbëheshin nga 73 shtëpi pasardhësish të familjeve të intemuara me themelimin e kalasë, si dhe 97 shtëpi të ardhurish nga zona përrreth. Qyteti kështu kishte rreth 1500 banorë, nga të cilët 38 % ishin mysliman. Gjatë këtij shekulli qyteti pati një zhvillim të konsiderueshëm duke arritur, sipas regjistrit të vitit 1569-70, në 407 shtëpi nga të cilat 230 shtëpi myslimane.

Për shekullin e XVII-të kemi të dhënat me interes të Çelebiut i cili numëron 18 lagje myslimane dhe 10 të krishtera. Në qytet kishte 46 xhami, ndër të cilat më e vjetra e ajo e Mehmet Fatihut ndërtuar mbi hyrjen kryesore të kalasë. Në shekullin e XVIII-të Elbasani ishte qyteti i dytë shqiptar pas Shkodrës, ndërsa sipas Salnamesë të Vilajetit të Prizrenit të vitit 1874-5 kishte 32 lagje me 25 xhami, 2 kisha 6 teqe, 2 hamame e 480 dyqane me 20000 banorë nga të dlët 3500 të krishterë.

Në një listë, hartuar në vitin 1930 nga Lef Nosi, në qytet ruheshin 30 xhami, listë, të dlën e riprodhon edhe Kiel, 7 nga të cilat janë edhe në një përshkrim të Vilajetit të Manastirit nga Mehmet Teufik.

Xhamia e Ballies në Elbasan

Xhamia e Nazireshës është një nga xhamitë që ruhen ende sot dhe ndodhet në pjesën jugore, në periferi të qytetit mesjetar. Nga një shënim ne muret e xhamisë kuptohet që ajo është ndërtuar përpara vitit 1599. Shënimi flet për vdekjen e një gruaje. Sot, ajo përbëhet nga salla e lutjeve dhe minarja, të cilës i mungon pjesa e sipërme. Salla e lutjeve ka në plan formën e katrorit, me brinjë të brendësisë 8.65 x 8.65 m, dhe vëllim kubik të mbuluar me trompa në qoshet. Ky ndërtim shihet dhe në anën e jashtme, ku tamburi ishte vijim i drejtpërdrejtë i mureve anësore dhe formon në qoshet çati trekëndëshe në nivel më të ulët. Në sallë hyhet nga porta në anën veriore që ndodhet brenda një portali të suvatuar me brinjët e profiluara.

Porta mbulohet me arkitra druri, mbi të cilin është një hark shkarkues prej tullash me profil fundlundre. Në faqen veriore është edhe një dritare drejtkëndore, mbuluar me arkitra të rrafshët, dhe pak më të futur ndaj murit. Një nike me stalaktite është krijuar mbi të. Sipër portës ruhen gjurmë mjaft të qarta të portikut të dikurshëm, si vrimat e trarëve dhe vendlidhja e tjegullave me murin. Gjithë muratura, nën këtë nivel, është e çrregullt, me gurë shtufi, vende-vende dhe copa tullash lidhur me llaç gëlqereje. Gjurmë të suvasë së dlkurshme ruhen në disa shtresa pranë dritares . Muret, që janë ndërtuar me teknikën e kluasonazhin dhe me një teknikë mjaftë të rregullt, me një tullë në rreshtat horizontale dhe një e më rrallë dy tulla vertikalisht ndërmjet gurëve, që përfundojnë me një kornizë me dy rreshta tullash, të vendosura në formë dhëmbë sharre. Një frizë prej disa rreshta tullash nën nivelin e kornizës, qarkon gjithë perimetrin e tamburit.

Si në xhaminë e Muradies në Vlorë, edhe këtu kemi një vazhdim të tamburit me muraturë të çrregullt prej gurësh (katër rreshta) dhe që përfundon me një kornizë me tri rreshta dhëmbësharre. Edhe në këtë rast mbeten të njëjtat pikëpyetje e shpjegime si për xhaminë e Vlorës.

Brendae xhamia ndriçohet nga dritare të shumta të vendosura nga pesë në secilën prej tri faqet dhe në tre rreshta që tashmë është bërë traditë. Dritaret e poshtme janë drejtkëndore, pak të futura ndaj murit dhe të mbuluara me arkitrarë druri. Mbi to kemi një nike mbuluar me hark fundlundre e të ndërtuar me tulla sipas rrezeve, një shirit tullash përgjatë perimetrit. Të gjitha dritaret e sipërme janë të mbuluara me hark fundlundre.

Për ndërtesën e rëndësishme është edhe minarja, e lidhur me trupin e xhamisë, që kuptohet në vazhdimësinë e faqes veriore të të dyjave. Minarja ka bazament paralelopipedik, me faqet të ndërtuara njëlloj si muret e xhamisë. Mbi të ka një kornizë, ku fillon kalimi trungpiramide për në trupin e minares. Trupi i minares është dymbëdhjetë faqesh dhe i ndërtuar me rreshta gurësh çmërsi të skuadruar, që këmbehen me breza prej tri rreshtash tullash. Minarja ruhet deri në fillimet e pjesës së poshtme të kazanit. Trupi i minares përfundon me një kornizë gurësh të gdhendur e të profiluar, mbi të cilën, për zgjerimin e kazanit, dalin shkallë-shkallë tulla të gdhendura në formë trekëndëshi. Minarja, nëpërmjet dyerve, lidhej me sallën e lutjeve dhe mafilin, nga i cili kemi vetëm gjurmë. Në brendësi të minares janë shkallët helikoidale.

Në aspektin arkitekturor xhamia e Nazireshës shquhet për hedhjen e saj vertikale që theksohet nga tamburi i lartë dhe, deri-diku, nga mungesa e portikut. Në këtë xhami shihet qartë tendenca për të rritur lartësinë, tendencë që zhvillohet më tej në shumë xhami më të vona të ndërtuara në Shqipërinë e Mesme, që lidhen me traditën e stilit të vonë osman.

Lista që boton Lef Nosi na thotë se kjo xhami është ndërtuar nga vajza e Nazir Qejvan Beut, që po ashtu e mësojmë edhe nga burim tjetër, nga Kiel, që thotë që xhaminë e ka ndërtuar motra e Hasan Balliut, ndërtuesi i xhamisë së Balliut. Duket se kjo xhami u bë si kundërvënie në këtë anë të qytetit të xhamive të shumta në Pazarin përballë kalasë.

Xhamia e Vjetër në Përmet

Qyteti i vjetër i Përmetit në shekujt XVI-XVIII-të ishte një kadillëk i Sanxhakut të Vlorës ndërsa në shek. XIX-të kalon në vartësi të Sanxhakut të Gjirokastrës. Kiel na informon se në shekullin e XVI-të Përmeti kishte 260 familje nga 42 që kishte pasur një shekull më parë. Kur e vizitoi Çelebiu kishte 150 shtëpi .Me interes është e dhëna e Salnamesë së Vilajetit të Janinës,. e vitit 1888-89 (1306H), që e paraqet Përmetin si qendër Kazaje me 722 shtëpi, 183 dyqane dhe 2379 banorë, një xhami të ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II dhe një tjetër nga i quajturi Sali Bej.

Xhamia e "vjetër” e Përmetit paraqiste një ndërtim të tipit sallë me kupolë, që me përmasat e planit, 6.90 x 6.85 m, afrohej me xhamitë e Allajbegisë dhe atë të Velabishtit, të cilat janë më të voglat. Xhamia përbëhej nga salla e lutjeve dhe minarja. Në sallën e lutjeve hyhej nga ana veriore, nëpërmjet një portë të vendosur në mënyrë asimetrike, e kushtëzuar kjo nga përmasat e vogla të planit dhe kishte vetëm një dritare në lindje të fasadës. Përballë ishte mihrabi, nikja e të cilit përfundonte në pjesën e sipërme me stalaktite. Kalimi nga planimetria katrore e vëllimit kubik në atë rrethore të kupolës sferike bëhej nëpërmjet trompave në qoshet, harqet që kalonin dhe në faqet anësore, duke krijuar një vijueshmëri që njësonte vëllimin kubik.

Vëllimi kubik i sallës së lutjeve ishte i njëjtë dhe në anën e jashtme ku përfundonte me komizë horizontale. Mbi të, pak me brenda mureve anësore, krijohej tamburi tetëfaqësh, me kupolën e mbuluar me rrasa guri. Salla e lutjeve ndriçohej, veç dritares që përmendëm në faqen veriore, edhe nga katër dritare të hapura në dy rreshta në faqen jugore dhe nga dy dritare, njëra mbi tjetrën, në faqet lindore dhe perëndimore. Dritaret e rreshtit të poshtëm ishin drejtkëndore, mbuluar me arkitra guri një cope, mbi të cilën kishte nga një nike mbuluar me hark gjysmërrethi. Dritaret e sipënne ishin mbuluar me hark të mprehtë. Harqet e faqes jugore nuk ishin në të njëjtën vertikale me dritaret e poshtme por pak më anash.

Minarja e xhamisë e kishte bazamentin cilindrik dhe mbi të, pas pjesës kalimtare trungkoni, ngrihej trupi i saj shumëfaqësh, që përfundonte me një kornizë prej gurësh të hollë e të profiluar. Aty fillonte kazani, nga i cili ruhej pjesa e poshtme e nxjerrë konsol, nëpërmjet dy rreshtave dhëmbësharre prej gurësh plloçak. Nga pjesa e trupit mbi kazan, ruhen vetëm fillimet. Një strukturë e tillë e thjeshtë. të kujton atë të xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, ku ka më shumë radhë dhe një kalim më të qetë.

Xhamia e vjetër e Përmetit ka përpjesëtime të rënda, por në të njëjtën kohë forma të vona në ndërtimin e saj vëllimor e planimetrik. Të tilla janë forma e tamburit, e minares dhe pjesa konsol e kazanit, teknika e ndërtimit, trajtimi i brendshëm. Këtu na shtyn të mendojmë për xhaminë e vjetër si një xhami të shek. XVII, por për këtë mungojnë të dhënat si mbishkrime ashtu dhe ato burimore. Gj.Frashëri dhe S.Dashi mendojnë se kjo xhami duhet tii takojë viteve të sundimit të Sulltan Mehmetit I (1402-1421) ku, sipas tyre, krahina e Përmetit ishte nën sundimin turk, gjë që nuk na ka rezultuar siç kemi treguar gjetkë.

Xhamia e Gjin Aleksit në Rusanj të Delvinës

Rusanji dikur një lagje me të njëjtin ernër, ngrihet në qendër të fshatit, së bashku me dy tyrbe. Çelebiu, që e viziton Delvinën, e përshkruan atë si një qytet me shtëpi kulla, poshtë një fortese që mbrohej nga një gamizon prej 100 burrash. Ai përmend xhaminë e Bajazitit II, atë të mëhallës së vllehve dhe të mëhallës së Gjin Aleksit. Veç tyre, në Delvinë kishte edhe tri medrese e tri shkolla, si dhe një hamam, tri teqe e tri hane. Në Salnamenë e Janinës të përmendur më lartë e vitit 1888-89, numërohen nëntë xhami në Delvinë.

Xhamia e Gjin Aleksit është pjesë e një kompleksi me një çesme monumentale dhe katër tyrbe brenda oborrit të xhamisë. Ajo përbëhet nga salla e lutjeve me minaren dhe portiku në anën veriore. Salla e lutjeve paraqet në plan përafërsisht një katror me brinje 8,13 x 8.06 m, vëllimi kubik i mbulohet me kupolë sferike, ndërtuar me tulla mbi trompa në qoshet. Harqet, në dukje të trompave, vijojnë nëpër faqet e kubit dhe mbi të ka një komizë të profiluar ku fillon kupola88. Në sallë hyhet nga porta e vetme në anën veriore, e mbuluar me hark të ulët dhe që e lidh me portikun. Menjëherë, mbas hyrjes, është mafili, prej të cilit ruhet arkada mbajtëse mbi shtylla dhe gjurmët e trarëve të strukturës së dyshemesë së dikurshme prej druri të mafilit në murin verior. Arkada treshe, me harqe prej tullash me profil të ulët, mbështetet mbi shtylla guri, dy në muret anësore dhe dy të lira.

Në murin jugor, përkundrejt hyrjes në sallën e lutjeve, ndodhet mihrabi, i trajtuar si nike me stalaktite, brenda një strukture drejtkëndore, me brinjë të profiluar bukur, me kalime të shumta të harkuara. Në të djathtë të tij ka pasur një minber, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin jugor dhe në dysheme.

Salla e lutjeve ndriçohet nga dritare të shumta të vendosura në të gjitha faqet dhe, si gjithnjë, në tri radhë. Dritaret e poshtme janë kuadratike dhe të mbuluara me arkitra druri. Sot disa shpatulla të dritareve janë në brendësi të murit, por dikur ato kanë qenë të gjitha të komizuara me gurë të skuadruar. Dritare të tilla kemi në tri anët, ndërsa mungojnë në anën lindore, ku terreni është mjaft i lartë dhe një murmbajtës është fare pranë xhamisë. Dritaret e dy radhëve të sipërme janë të mbuluara me harqe të ndërtuara me tulla me profil fundlundre, që vazhdojnë si qemer dhe në brendësi të trashësisë së murit.

Ndërtimi vëllimor i sallës së lutjeve në anën e jashtme, është disi i veçantë, i ngjashëm me xhamitë e Mirahorit në Korçë si dhe Muradies në Vlorë. Pjesa kubike e sallës së lutjeve del në pah në anën e jashtme, nëpërmjet një kornize të lehtë dhe një ngushtimi të vëllimit mbi të, që i takon trompave të qosheve. Në to ndodhen dhe katër dritaret e rreshtit të sipërm, që janë më të vogla se të tjerat. Më tej vijon tamburi i lartë tetëfaqësh, me pjesë më të ulëta trekëndëshe në qoshet ku janë trompat. Dy harqe shkarkues janë pranë tamburit mbi këtë pjesë.

Muratura e vëllimit të sallës së lutjeve është me gurë të papunuar të madhësive të ndryshme, të lidhur me llaç gëlqereje e me rërë të trashë. Kornizat, në pjesën e poshtme të ndërtesës si dhe ato në pjesët trekëndëshe, sot janë të thjeshta ose mungojnë. Komiza, ku përfundon tamburi është dyfishe, me tulla të vendosura në formë dhëmbësh sharre. Ndërtimi i saj ndryshon nga kornizat e zakonshme të tipit, sepse tullat e vëna janë në tre rreshta, njëri mbi tjetrin.

Si zakonisht, në krahun jugor të ndërtesës është minarja me shkallë të gurta helikoidale. Në minare hipet nga dy dyer të ngushta, që lidhin me sallën e lutjeve dhe mafilin. Minarja përbëhet nga bazamenti paralelopipedik, i ndërtuar me gurë të papunuar nga formacione shtresore, të vendosura në radhë horizontale. Mbi të, pas një kornize të lehtë, bëhet kalimi me trungpiramidë për në trupin e minares. Trupi i minares është shumë faqësh dhe i ndërtuar me gurë plloçak, pak të punuar, të nxjerrë nga formacione shkëmbore me shtresa. Pas një komize të lehtë vjen kazani dhe pjesa mbi të i ndërtuar me gurë.

Vëllimi i sallës së lutjeve paraprihet nga portiku i hapur, i mbuluar me një sistem kupolash. Ai, si strukturë, është i shkëputur nga salla e lutjeve. Një arkadë me harqe fundlundre qarkon portikun, që mbështetet në pilastrin me prerje katrore në qoshe, në kolona guri dhe në një mur të vazhduar në anën lindore. Kështu, katër kolonat janë në anën veriore, dy në atë perëndimore, dy në brendësi dhe katër të tjera mbështetur murit verior të sallës së lutjeve. Mbi to, në ndërmjetësi e një sistemi harqesh mbajtës, ngrihet mbulesa me dy kupola në anët dhe dy të tjera më të vogla në pjesën qendrore, mbi "korridorin" që të fut në sallën e lutjeve. Në anën e jashtme mbulesa e portikut realizohet me mbulesën me tjegulla për secilën kupolë dhe pjesë më të ulëta në qoshet.

Në mungesë të të dhënave të drejtpërdrejta mbishkrimore, vendosja në kohë e xhamisë së Gjin Aleksit ishte e vështirë. Duke u nisur nga arkitektura e zhvilluar e ndërtesës dhe përmendja e një xhamie nga Çelebiu, patëm menduar se xhamia duhet të ishte ndërtuar në gjysmën e parë të shek. XVII, por të dhënat mbishkrimore (brezi me tekst kuranik në kupolë dhe dy të tjera në portën e hyrjes dhe në portik) e shtyjnë Macchiarella e Tutuncu ta datojnë sallë e lutjeve me kupolë në çerekun e tretë të shek. XVI, ndërsa portikun të shtuar në fillim të shek. XVII.

Xhamia e Velabishtit, pranë Beratit bente pjesë ne një kompleks ku kishte nië teqe dhe sarajet e famiijes së Ibrahim Pashës që banonte aty. Ajo perbëhej nga vellimi kubik i sallës së lutjeve dhe minarja, ndërsa dikur kishte pasur dhe një portik, ekzistenca e të cilit kuptohej nga vrimat trarëve në murin verior, të lëna në mënyrë të rregullt qysh gjatë ndërtimit, si dhe rrasat e gurta të vendosura po në atë mur, për të kaluar ujin mbi çatinë dyujëse të portikut.

Salla e lutjeve paraqiste një katror në plan me përmasa, 6.90 x 6.90 m. Vëllimi kubik i sallës mbulohej me kupolë mbi trompa në qoshet. Trompat në anën e poshtme kishin zbukurime në formë stalaktitesh, si në pjesën e këndit ashtu edhe në mbështetjet e harqeve në dukje. Harqet në dukje të trompave, vijonin edhe përgjatë faqeve të kultit dhe, mbi to, kishte një kornizë të lehtë, ku filionte kupola e ndërtuar me gurë çmërsi. Në sallë hyhej nga porta e vetme në anën veriore, e mbuluar me hark të ulët prej guri si dhe shpatullat e saj, brenda një portali drejtkëndor, të krijuar nëpërmjet suvatimit dhe shkallëzimit të muraturës .Suvatimi përbëhej prej dy shtresash të holla, ku vetëm e sipërmja ishte patinaturë. Në pjesën mbi portë ishte vendi i pllakës për mbishkrimin ndërtimor dhe një nike me stalaktite në pjesën e sipërme. Në brendësi të sallës ruheshin gjurmë të mafilit me struktura të drunjta dhe të minberit, ndërsa në murin jugor, përballë hyrjes, ishte nikja e mihrabit, mbuluar me stalaktite.

Brendësia ndriçohej nga dritare të shumta të vendosur në tri radhë. Në faqen veriore, në dy anët e portës për në sallë, kemi dy dritare drejtkëndore të mbuluara me arkitra druri. Mbi to kishte një hark zbukurues me profil fundlundre, brenda një kornize të suvatuar që rrethonte gjithë dritaren.

Dritaret e poshtme të faqeve të tjera ishin gjithashtu drejtkëndore, me arkitra druri, në tërë gjerësinë e murit, dhe mbi to, deri në harkun e shkallëzuar fundlundre që i mbulon, kanë një mbushje me muraturë të çrregullt. Dritaret e sipërme janë të gjitha të mbuluara me hark fundlundre prej gurësh. Harku është në brendësi të murit dhe mbi gurët ka një shirit tullash të holla gjatë gjithë gjatësisë së harkut. Si zakonisht, dritaret e rreshtit të tretë ndërmjet trompave, janë pak më të vogla.

Në ndërtimin e jashtëm vërejmë se vëllimi kubik paraqet një tërësi duke pasur në nivel më të ulët pjesët trekëndëshe, që u takojnë trompave në qoshe. Ky përfundon me një komizë horizontale njëshe, në formë dhëmbësharre të ndërtuar me gurë të hollë plloçakë. Mbi të, mbas një ngushtimi të lehtë, kemi tamburin me kupolën.

Minarja e xhamisë së Velabishtit kishte bazamentin shumëfaqësh, të ndërtuar me gurë plloçakë e të vendosur me rreshta horizontalë dhe që përfundon me një kornizë të lehtë gurësh të gdhendur e të profiluar. Mbi të ishte pjesa kalimtare trungpiramide e pastaj vijonte trupi i hollë e i lartë dymbëdhjetëfaqësh i minares, i ndërtuar me gurë të punuar. Nga kazani i minares ruhej vetëm një pjesë e vogël me gurë të punuar, që dalin njëri mbi tjetrin. Gurët e minares lidheshin njëri me tjetrin me ganxha hekuri e plumb.

Muratura e xhamisë së Velabishtit ishte ndërtuar me gurë të rregullt e të lidhur me llaç gëlqereje. Në brendësi dhe në anën e jashtme (lindje e jug), ruheshin gjurmët e suvatimit të dikurshëm që gjendeshin deri në pjesët e sipërme të ndërtesës. Në brendësi të muraturës çdo një metër lartësi ka pasur breza druri prej tri zinxhirësh, të lidhur njëri me tjetrin. Zinxhiri i jashtëm është në thellësi të faqes.

Për datimin e saj, duke u mbështetur tek L.Rei92, ne jemi shprehur se xhaminë e ka ndërtuar në vitin 1760 Ismail Pashë Velabisht. Me gjetjen nga Vehxhi Buharaja, mbi dritaren në të majtë të derës së hyrjes së xhamisë, të mbishkrimit me ngjyrë të zezë, ku ishte shkruar data 1727-172894 , dhe përmendet vdekja e Mahmud Pashës, të atit të Ismail Pashës, del se Xhamia është ndërtuar përpara kësaj date.

E të njëjtës tipologji dhe në ndërtimin e mjediseve këndore është një xhami e vogël me kupolë në fshatin Vokopolë po të Beratit.

Xhamia e Kavajës

Xhamia e Kavajës e mbiemëruar "Kubelie" është ndërtuar në vitin 1735-1736 (1148 H), nga Kapllan Beu, i cili, sipas një vjershe mbi harkun e derës brenda portikut, mësojmë se ka vdekur në vitin 1741-1742 (1154 H).

Kavaja përmendet në dokumentet osmane si "fshati Kavalia" në regjistrin e vitit 1431, në Vilajetin e Pavllo Kurtikut dhe ishte timar i djalit të tij, Isa Beu. Në atë vit, Kavaja kishte 16 shtëpi dhe 2 të veja, të gjithë të krishterë. Me sa duket, vendosja e një komuniteti të fesë islame, ka ndodhur rreth vitit 1561-62, kur nga Ali Hajdar Beu"ndërtohet xhamia, e mbiquajtur "e vjetër". Nga të dhënat për sanxhakun e Elbasanit të vitit 977H (1569-70) mësojmë se Kavaja quhet fshat por ka 25 familje myslimane, 121 familje të krishtera dhe 30 beqarë, pra rreth 750 frymë.

Në kohën e vizitës së Çelebiut, Kavaja ishte një qytet (Kasaba) me 4 lagje, 200 dyqane e rreth 400 shtëpi të mira një dhe dy katëshe prej guri të mbuluara me tjegulla, të rrethuara me oborre e vreshta. Kavaja kishte në atë kohë kishte 4 xhami me minare të ulta: 2 medrese e tre shkolla fillore, 2 teqe dervishësh, dy hane. Ndërsa nga Salnameja e Vilajetit të Shkodrës, e vitit 1892-93 (1310H), thuhet se Kazaja e Kavajës me 57 fshatra, me 19543 banorë (nga të cilët 2721 ortodoksë), 37 xhami e mesxhide, 42 teqe, një medrese, një shkollë të lartë (Ruzhdie) e 10 shkolla elementare për myslimanët dhe një shkollë greqisht e katër kisha për ortodoksët.

Xhamia Kubelie ngrihej në pjesën qendrore të tregut mesjetar të vonë dhe së bashku me kullën e sahatit, të ndërtuar pranë, në vitin 1817, portikun e dytë përpara xhamisë, ishte element qendror në formulimin urbanistik të qytetit dhe të siluetës së tij.

Xhamia kishte sallën e lutjeve, portikun dhe minaren. Në anën veriore portiku paraprinte sallën e lutjeve dhe përbëhej nga një arkadë trepjesëshe, që mbulohej me çati mbi struktura druri. Pjesët nga perëndimi e lindja përbëheshin prej tre harqesh, ndërsa pjesa nga veriu, ku ndodhej dhe hyrja për në xhami, kishte pesë harqe. Në portik ishin përdorur dymbëdhjetë kolona guri një cope, të kurorëzuara nga kapitele, të ngjashme me ato të stilit korintik, që të shtyjnë të mendosh për një influencë perëndimore tek ndërtuesit. Dy nga kolonat i ishin pëmgjitur murit të sallës, duke pasur të plotë dhe kapitelin, çka na shtyn të mendojmë për ndërtimin e portikut në një kohë të dytë ose menjëherë pas përfimdimit të xhamisë. Mbi kapitelet ngriheshinharqet prej gurësh të gdhendur, të zbukuruar në sipërfaqe me motive bimore, të gdhendura në reliev të ulët. Mbi to kishte një komizë të profiluar dhe murin me gurë të skuadruar. Në arkadë,mbi kapitelet ishin vendosur tirande prej hekuri pllake. Portiku shtrihej në anën perëndimore deri në anën e jashtme të minares, fakt që gjithashtu të shtyn të mendosh për një realizim, së pakut në këtë formë, pas ndërtimit të sallës së lutjeve dhe minares.

Në sallën e lutjeve hyhej nëpër portën veriore, të mbuluar me hark të ulët prej gurësh të gdhendur, brenda një komize zbukurimi, që në pjesën e sipërme ishte me stalaktite dhe në fushë kishte pllakën me mbishkrimin ndërtimor. Në të dy anët e portalit kishte dy dritare drejtkëndore me shpatulla dhe arkitra prej gurësh të skuadruar. Në pjesën e sipërme kishte një nike të mbuluar me stalaktite në rolin e një mihrabi shtese. Salla e lutjeve ishte katrore, me përmasa të planit 8,60 x 8.56 m dhe mbulohej me kupolë mbi trompa në qoshet. Harqet në dukje të trompave vijonin dhe gjatë mureve. Në murin jugor ndodhej mihrabi, si nike me prerje gjysmërrethi, mbuluar, në pjesën e sipërme, me stalaktite dhe brenda një komize drejtkëndore të profiluar.

Salla ishte e ndriçuar me dritë të bollshme nga dritare të shumta e të mëdha, që kishin në brendësi xhama të ngjyrosur mbi skelet allçie. Me përjashtim të faqes veriore, që siç pamë kishte vetëm dy dritare, faqet e tjera kishin nga pesë dritare. Dritaret e poshtme ishin drejtkëndore, ndërsa të sipërmet mbuloheshin me hark gjysmërrethi. Edhe në vendosjen e tyre dallohej faqja jugore, që i kishte, si zakonisht, në tri radhë, ndërsa ato lindore e perëndimore i kishin të tri dritaret e sipërme në të njëjtën radhë. Në brendësi, faqet e sallës ishin zbukuruar me piktura murale. Ndër motivet e përdorur mbizotëronte ai bimor, por që nuk shquhej për vlera të veçanta artistike.

Në anën e jashtme xhamia ka qenë e suvatuar dhe ka pasur buzina në brinjët e faqeve, rreth dritareve të sipërme dhe në komizat. Për nga trajtimi i tyre bindemi që ishin zbukurime të vona. Vëllimi kubik përfundonte me çati të ulura në qoshet dhe një komizë të lehtë. Pas një ngushtimi mbi të ishte tamburi tetëfaqësh dhe kupola e mbuluar me tjegulla. Vetë kupola ishte ndërtuar me gurë çmërsi të rregullt.

Minarja e xhamisë së Kavajës ishte pak a shumë e ulët. Ajo kishte bazamentin në formë paralelepipedi, të ndërtuar me gurë të skuadmar dhe përfundon me një komizë të lartë, mbi të cilën ishte pjesa kalimtare për në trupin e minares në formë trungpiramide. Faqet e trungpiramidës zbukurohen me trekëndësha të ngushtë e të lartë, të gdhendur në thellësi. Trupi i ulët i minares ishte i ndërtuar me kanelyra të kurbuara në brendësi. Mbi të fillonte kazani i zbukuruar në pjesën e poshtme, me kalime të lakuara prej gurësh të gdhendur. Xhamia në vetvete me portikun e saj paraqet një shembull klasik të xhamive që ndërtoheshin në Shqipëri, të arritura për nga të vlerat estetike. Por, siç mendon dhe Kiel103, ishte portiku i dytë i hapur dhe pa mbulesë çatie, që i shtoi dhe i theksoi vlerat e saj.

Me gjithë përmasat jo të mëdha dhe përpjesëtimet e saj, xhamia e Kavajës paraqitej hijshëm falë dhe portikëve që i paraprinin, që me ritmin e arkadave e shtrirjen e tyre i gjallëronin së tepërmi pamjen. Fatkeqësisht, edhe pse ishte në mbrojtje shtetërore, edhe këtë xhami dora barbare komuniste e shembi në vitin 1967.

Xhamia e lagjes Teqe në Gjirokastër

Gjirokastra ishte qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë Jugore. Ajo u pushtua dhe u përfshi në perandorinë Osmane në vitin 1417, duke u bërë qendra e Sanxhakut Arvanid në vitet e para të pushtimit, deri sa në vitin 1431 këtë vend e zuri Vlora. Në atë vit, sipas regjistrimit të Sanxhakut, Gjirokastra kishte 121 familje, 15 beqarë dhe 27 të ve, të gjithë të krishterë (rreth 700 frymë). Deri në vitin 1520 kjo shifër u rrit 143 familje. Sipas regjistrimit të vitit 1583 qyteti arrin në rreth 2500 frymë (65 myslimanë të rritur, 232 familje e 66 beqarë të krishterë). Të dhëna me vlerë jep Çelebiu për rritjen e qytetit. Kur ai e vizitoi, në vitin 1670-1, kishte 2000 shtëpi në tetë lagje si dhe shtatë xhami e shtatë mesxhide. Qyteti vazhdon rritjen duke pasur rreth 8000 banorë në fillim të shekullit të XX-të.

Xhamia Teqesë është një faltore me interes në qytetin muze.

Ajo ngrihet mbi terren të pjerrët i cili ka kushtëzuar ndërtimin vëllimor dhe arkitekturën e ndërtesës . Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja, që ruhet veçse në pjesët e poshtme. Portiku, që paraprin ndërtesën në anën veriore, është i hapur mbi arkada dhe çati druri. Në të hipet me një shkallë të thjeshtë dyrampëshe dhe me dy kolona që mbajnë strehën. Portiku ka dy pilastra të mëdha, në qoshet në formën e shkronjës ZZL", katër kolona në anën veriore dhe nga një në Lindje dhe Perëndim, duke qenë arkada veriore me pesë harqe dhe me nga dy ato anësoret. Harqet janë gjysmërrethi dhe kolonat mbështeten mbi një mur të vazhdueshëm parapet për portikun.

Në sallën e lutjeve, me përmasa të planit 9,20 x 9,15m, hyhet nga porta në murin verior që e lidh, me portikun. Salla mbulohet me kupolë sferike, mbi trompa në qoshe, harqet e të dlave vijojnë nëpër faqet anësore. Salla ndriçohet nga dritare, që janë dy në faqen veriore, si zakonisht anash portës për në sallë, katër në dy radhë në faqen lindore dhe vetëm dy në faqen perëndimore, ku terreni është më i lartë. Nuk ka dritare vetëm në anën jugore ku ndodhet mihrabi. Dritaret e sipërme janë mbuluar me hark gjysmërrethi, ndërsa të poshtmet janë drejtkëndore me arkitra guri.

Në anën e jashtme xhamia karakterizohet nga vëllimi kubik i sallës së lutjeve që përfundon me komizë horizontale prej gurësh të hollë. Pak më në brendësi kemi tamburin tetëfaqësh, i cili përfundon me komizë të dyfishtë, prej gurësh të hollë të vendosur në fonnë dhëmbësharre. Karakteristike për këtë xhami janë harqet shkarkuese mbi çatitë e pjesëve këndore që mbështesin tamburin. Ato janë ndërtuar me hark gurësh, të vendosur sipas rrezeve dhe në pjesën në dukje kanë komizë të rregullt. Pjesa e poshtme e minares është prizmatike, ndërsa pjesa kalimtare është trungpiramide.

Xhamia, siç tregon mbishkrimi ndërtimor, ishte ngritur në vitin 1732-1733 (1145 H) nga Ahmet Çelebiu108, i biri i Mehmed Çelebiut. Ky mbishkrim ishte në një kamare mbi portën e xhamisë. Xhamia e sotme ka zënë vendin e një xhamie më të vjetër të cilën e përmend Çelebiu.

Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

Xhamia e Pazarit në Gjirokastër datohet nga mbishkrimi ndërtimor në vitin 1754-55 (1168H). Ajo ngrihet në qendër të qytetit, në anën perëndimore të pazarit, në terren të pjerrët, si shumica e ndërtesave të qytetit: një ndërtim i tipit gjysmëkat. Kjo veçanti, si dhe vendi që zë në ansambël, kanë përcaktuar ndërtimin vëllimor të saj dhe krijimin e një kalimi në pjesën e poshtme, të mbuluar me qemerë në pjesën qendrore dhe me dy arkada paralele anash. Në nivelin e sallës së lutjeve të çojnë shkallë të gurta, me dy rampa ngjitjeje, që mbështeten në një sistem qemerësh.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja, veç nënstrukturave që përmendëm. Salla e lutjeve është katrore në plan, me përmasa të brendësisë 8,85 x 8,95m dhe mbulohet me kupolë mbi trompa në qoshet. Në dallim nga xhamitë e tjera, vëllimi kubik nuk ka lartësi të madhe, e kushtëzuar kjo si nga dëshira për t'u harmonizuar me ansamblin ashtu edhe për të mos rritur peshat që shkarkohen mbi nënstrukturat. Në sallë hyhet nga porta në anën veriore, nëpër një "korridor" në nivel më të ulët se dyshemeja e portikut. Përballë hyrjes, mbi struktura të drunjta, është mihrabi dhe minberi. Menjëherë pas hyrjes, mbi katër shtylla druri, kemi mafilin. Në krah të djathtë ndodhet një shkallë për t'u ngjitur në mafil dhe në minare.

Salla e lutjeve ndriçohet nga dritare në faqen veriore, perëndimore dhe lindore si dhe nga tetë dritaret e tamburit, nga një për çdo faqe. Dritaret janë të vendosura në dy radhë të poshtmet drejtkëndore e të sipërmet mbuluar me hark prej gurësh. Edhe dritaret e tamburit janë mbuluar me hark prej gurësh, që janë të vendosur sipas rrezeve. Në ndërtimin vëllimor të anës së jashtme salla e lutjeve përbëhet nga vëllimi kubik, që përfundon me komizë horizontale, kurse tamburi tetëfaqësh, me çati, është mbuluar me rrasa gurësh.

Minarja fillon me bazament të lart, që në nivelin e ngritjes së nënstrukturave. Bazamenti është shumëfaqësh, i ndërtuar me gurë të nxjerrë nga formadone shtresore, të pimuar fare pak. Mbas një komizë të lehtë ngrihet pjesa kalimtare prej trungpiramide e, më lart, trupi i minares me prerje shumëkëndore. Trupi përfundon me kazanin, ballkoni i të cilit del konsol me ndërmjetësinë e gjashtë radhë gurësh dhëmbësharre, që ngrihen ndaj njëri-tjetrit, zgjidhje mjaft interesante dhe e papërdorur gjetkë.

Ndërtimi planimetrik i portikut të xhamisë së pazarit është një shembull mjaft i zhvilluar. Portiku shtrihet në dy krahë, në veri dhe në lindje. Pjesa e përparme, vëllimi kryesor, është e hapur dhe mbështetet mbi pilastra. Dikur mbi to kishte harqe rrethore, nga të cilët sot ruhet vetëm ai nga perëndimi. Pjesa anësore është e mbyllur me një mur që ka dritare vetëm në anën lindore. Kjo zgjidhje e e portikut, që e shohim këtu për herë të parë, çohet më tej në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Kiel me të drejtë mendon se kjo xhami është ndërtesa më e rëndësishme islame e Shqipërisë së Jugut, vepër e mjeshtrave lokalë vijues të artit të shekullit XVI, pa arritur ato vlera. Shembuj të tjerë xhamish të tilla gjejmë në pjesën e Epirit në Greqi.

Një shembull tjetër në Gjirokastër është dhe xhamia e lagjes Dunavat e rindërtuar ne vitin 1886, ajo i ngjan xhamive të tjera të qytetit. Eshtë e ndërtuar me gurë dhe mbulohet me rrasa guri. Harqe përforcuese mbështetin tamburin e ulët të kupolës.

Xhamia e Plumbit në Shkodër

Qyteti i Shkodrës është qendra më e rëndësishme e Shqipërisë së Veriut, me një histori mijëravjeçare. Turqit e morrin së pari në vitin 1393 dhe pas vitit 1396 qyteti e rrethinat ishin nën simdimin e Venedikut. Trupat e Mehmetit të dytë pas një rrethimi të gjatë mtmdën ta marrin Shkodrën në vitin 1479. Në vitin 1485, sipas regjistrimit osman, qyteti kishte 96 familje nga të cilat 27 ishin myslimane. Gjatë shekullit të XVI-të qyteti fillon ta marri veten dhe kështu në vitin 1528 ka 162 familje, prej të cilave 119 janë myslimane, ndërsa në vitin 1570-1 ka 224 familje, prej të cilave 217 janë myslimane. Kuptohet që këtu nuk përfshihen banorët e gamizonit osman, që Kiel i çmon në rreth 100 familje. Për shekullin e XVII-të kemi të dhënat e Çelebiut i cili thotë se Shkodra kishte 1800 shtëpi në 15 mëhalla dhe 10 xhami e shumë mesxhide. Zhvillimin më të madh Shkodra e pati gjatë sundimit të familjes feudale vendase të Bushatllive (1756-1831) ku arriti prej një popullsie deri në 40000 frymë, 8000 shtëpi myslimane e 600 katolike në 25 mëhallë, veç  100 shtëpive në fortesë. Në fund të shekullit të XIX-të Sipas Sami Frashërit, Shkodra kishte 4500 shtëpi, 27000 banorë, nga të cilët çereku nuk ishin mysliman, 15000 dyqane e disa shkolla.

Xhamia e Plumbit në Shkodër është më e madhja xhami që ruhet në Shqipëri dhe e vetmja përfaqësuese e tipit klasik osman. Xhamia, siç tregon mbishkrimi ndërtimor, është themeluar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1773-1774 (1187 H) Për nga ndërtimi planimetrik e vëllimor ajo është e tipit të përbërë. Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve me mihrabin, dy portikë në anën veriore e jugore dhe portiku oborr i mbyllur, në anën perëndimore. Vëllimin qendror të kompozimit e përbën salla e lutjeve, me planimetri katrore, me përmasa të brendësisë 9,17x 9,17m . Në anën jugore ndodhet një mjedis drejtkëndor në plan, i lidhur tërësisht me sallën. Në të është mihrabi, një zgjidhje kjo e veçantë për xhamitë tona që e shohim dhe në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren, ndërtuar në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XVII.

Salla e lutjeve mbulohet me kupolë sferike e ndërtuar me tulla, mbi një tambur që ngrihet me ndihmën e trompave parabolike në qoshet. Kalimi nga këndi i drejtë në trompën bëhet me dy mënyra: Në trompat nga jugu kemi kalim nëpërmjet stalaktiteve, ndërsa në ato nga veriu, nëpërmjet dy trompave më të vogla. Trompat janë ndërtuar me gurë dhe lidhen me njëra-tjetrën me harqe guri që dalin pak ndaj faqeve të kubit.

Në sallë hyhet nga porta e vetme në anën veriore, me shpatulla dhe arkitra guri të gdhendur. Brendësia e sallës së lutjeve është e ndriçuar nga dritare të shumta, të vendosura në tri radhë. Radha e poshtme është në pjesën kubike dhe pak e ngritur nga dyshemeja e sallës. Në faqet lindore dhe perëndimore ka nga tri dritare. Dy prej tyre shohin në portikët anësorë të xhamisë, ndërsa e treta, drejtpërsëdrejti përjashta. Kjo ka përcaktuar dhe trajtimin e tyre. Dritaret që shohin në portikët anësore janë më të thjeshta, drejtkëndore, mbulohen me arkitra të rrafshët guri, Edhe shpatullat i kanë prej guri të gdhendur. Dritaret e tjera janë gjithashtu drejtkëndore, por mbi to ka nga një hark të mprehtë, të verbër, prej gurësh të gdhendur e një nike të cekët brenda tij.

Në anën lindore, në pjesët që lë të lirë ambienti i mihrabit, kemi nga dy dritare, njëra mbi tjetrën. Dritarja e poshtme është e njëjtë me dritaret e faqeve anësore. Dritaret mbi to janë më të thjeshta; mbulohen me hark të mprehtë prej gurësh të skuadruar dhe të futur pak ndaj murit. Shpatullat e dritareve janë gjithashtu me gurë të skuadruar. Të gjitha dritaret e radhës së poshtme janë në brendësi, të mbuluara me qemer me profil të ulur.

Veç dritareve të mësipërme, sallën e lutjeve e ndriçojnë dhe tetë dritare në tamburin e kupolës (fig.92). Ato janë të mbuluara me hark gjysmërrethi prej gurësh të skuadruar, në anën e jashtme, dhe qemer në profil të ulur, në anën e brendshme.

Ambienti i mihrabit ndriçohet nga pesë dritare . Katër prej tyre janë pak mbi nivelin e dyshemesë, të njëjta me dritaret e sallës, ndërsa e pesta është mbi mihrabin dhe e njëjtë me dritaret e radhës së dytë në murin jugor të sallës. Ambienti i mihrabit është drejtkëndësh në plan dhe në anën e lindjes mbulohet me qemer çereksfere dhe me qemer cilindrik, vazhdim i të parit, dhe i hapur, ndaj sallës në pjesën që mbetet. Në të dy këndet, ku mbështetet mbulesa sferike, kemi kalime mbi trompa parabolike që, në pjesën e poshtme, kanë stalaktite. Me stalaktite është dhe mbulesa e nikes së mihrabit.

Siç thamë më lart, dy portikë të vegjël, të hapur ndaj ambientit të jashtëm, ndodhen në lindje e në perëndim të sallës së lutjeve. Nga jugu portiku lindor kufizohet me një mur, ku është dhe një mihrab sekondar, ndërsa në një arkadë prej tre harqesh dhe muret anësore ngrihet mbulesa e tri hapësirave të dritës që përbëjnë portikun. Dy anësoret janë me qemer të kryqëzuar, ndërsa hapësira qendrore mbulohet me kësulë sferike. Në portik dalin dy nga dritaret e sallës së lutjeve. Hyrja në portik, i cili ishte në një bazament të lartë ndaj ambientit të jashtëm, bëhet në një portë e ulët mbuluar me hark, që e lidh me portikun oborr.

Portiku perëndimor është vendosur në këndin që formon minarja me murin perëndimor të sallës së lutjeve. Kjo ka bërë që ai të ketë vetëm një kolonë dhe dy hapësira drite, të mbuluara me kësula sferike. Në murin jugor të portikut është krijuar një mihrab sekondarë, ndërsa hyrja për në portik bëhet nga një korridor të ngushtë ndërmjet bazamentit të minares dhe murit të sallës së lutjeve. Në të dy portikët shtyllat janë një cope e me prerje rrethore dhe kurorëzohen nga kapitele të zbukuruar me motive bimore.

Një përbërëse e rëndësishme në formulimin arkitektonik të ndërtesës dhe në organizimin funksional e vëllimor të saj është portiku-oborr, në anën veriore, i njëkohshëm me të dhe i trajtuar së bashku në pikëpamje të ndërtimit arkitekturor. Portiku është drejtkëndësh në plan dhe ka 14 pjesë të mbuluara me qemer të kryqëzuar, bashkë me kupola, që e rrethojnë nga të katër anët, duke krijuar një oborr të hapur në pjesën qendrore. Mbulesat e portikut mbështeten në muret anësore dhe në një sistem harqesh mbajtëse me profil të ulët, që ngrihen mbi muret anësore të portikut dhe 10 kolona guri një cope, që kufizojnë oborrin. Mbi kolonat kemi kapitele të zbukuruara në sipërfaqen e tyre me motive bimore. Nga mbulesat e portikut, që janë me qemer të kryqëzuar, katër ambientet e vendosur në këndet e portikut, si dhe ata që lidhin me sallën dhe me ambientin jashtë xhamisë. Të gjitha harqet mbajtës janë ndërtuar me gurë të skuadruar, vendosur sipas rrezeve dhe qarkohen nga një shirit gurësh të skuadruar e të hollë. Në këto harqe kemi dhe tiranta metalike prej hekuri të rrumbullakët, me diametër 40 mm. Pjesa e mbuluar (portiku) është në nivel më të lartë se oborri dhe është shtruar me pllaka të mëdha drejtkëndore prej guri gëlqeror, ndërsa oborri e ka dyshemenë me pllaka të çrregullta. Në nivel të njëjtë me dyshemenë e oborrit janë pjesët e portikut që lidhen me ambientin e jashtëm dhe sallën e lutjeve.

Në portik, në murin e përbashkët me sallën e lutjeve, janë mihrabe sekondare, që shërbenin për besimtarët të dlët faleshin në portik. Po në këtë anë të portikut, janë dyert që lidhin portikët e hapur në lindje dhe në perëndim përbri sallës së lutjeve. Nga jashtë, në portik, hyhet nga porta në anën veriore që, nga mënyra e zbukurimit, duhet të jetë hyrja kryesore për në kompleksin e xhamisë, si dhe nga një portë tjetër në anën perëndimore. Porta kryesore mbulohet nga një arkitra i rrafshët prej guri gëlqeror të profiluar bukur. Shpatullat një cope qarkohen nga gurë të zbukuruar me motive bimore në formën e një dredhëze, me gjethe e lule, që ngjitet nga poshtë-lart dhe që përfundon në pjesën e sipërme, me një gjysmëhëne dhe një rreth që ka në brendësi trekëndësha që ndërpriten. Me motive bimore zbukurohet edhe një pllakë e vendosur mbi arkitraun që përfundon në pjesën e sipërme me një hark të ulur. Qendrën e kompozimit e përbën një degë vertikale që përfundon me një lule rrethore. Nga baza e kësaj dege dalin dy degë të tjera që shkojnë horizontalisht dhe kthehen përgjatë harkut. Në vendtakimin e tyre kemi një gjysmëhëne. Porta nga ana perëndimore është më e vogël, mbulohet në anën e jashtme me arkitra të rrafshet, ndërsa në brendësi, me qemer të ulët.

Portiku në murin e jashtëm ka 12 dritare, të vendosura në akset e bërthamave katrore të portikut. Ato janë drejtkëndore në anën e jashtme, të zbukuruara me komiza guri të gdhendur dhe mbi arkitraun kanë një hark të rremë fundliundre me një nike brenda tij, me forma të njëjta me dritaret e sallës së lutjeve dhe ambientit të mihrabit.

Salla, si dhe gjithë pjesët e tjera, në anën e jashtme, është ndërtuar me gurë të gdhendur, lidhur me llaç gëlqereje në fuga të holla. Brenda muratura e xhamisë është me gurë në rreshta horizontalë, por jo të gdhendur, për të lehtësuar pimën, sepse brendësia e sallës së lutjeve me mihrabin, ashtu edhe e portikëve ka qenë e suvatuar me llaç, me gëlqere të bollshme e rërë të imët. Gjurmë të vogla të këtij suvatimi ruhen ende.

Ngjitur me murin anësor të xhamisë, në këndin juglindor që formon salla e lutjeve me ambientin e mihrabit, ngrihet tyrbja e Mehmet Pashës, themeluesit të xhamisë. Ajo është me planimetri drejtkëndore, duke shfrytëzuar dhe muret e xhamisë. Në murin jugor kemi një arkadë me dy hapësira drite me një pilastër në qendër, me atë nga lindja, vetëm një. Ato mbulohen me hark gjysmërrethi, prej gurësh të gdhendur me të njëjtën mënyrë si gurët e xhamisë, çka flet për ndërtimin e saj fare pak kohë pas përfundimit të xhamisë.

Megjithëse në aspektin vëllimor xhamia përbëhet prej elementesh të veçantë, ajo është një tërësi, rezultat i bashkërendimit të vëllimeve dhe lidhjes së baraspeshuar të tyre. Në të spikat vëllimi qendror i sallës së lutjeve me portikët anësorë dhe ambientin e mihrabit.

Faqet e rrafshëta të vëllimit kubik të sallës së lutjeve përfundojnë me korniza horizontale prej gurësh të gdhendur e të profiluar. Mbi këtë vëllim kubik pas një ngushtimi të lehtë, ngrihet tamburi masiv tetëfaqësh, që përfundon me kornizë horizontale, pas të cilës fillon kupola, dikur e mbuluar me plumb.

Me interes është dhe trajtimi vëllimor i ambientit të mihrabit, më i ulët se vëllimi kubik, që mbulohet me çereksferën dhe qemerin e dukshëm në anën e jashtme. Ambienti i mihrabit, në dy këndet e tij të lira, mbulohet me pjesë trekëndëshe në nivel më të ulët, të cilave, në brendësi, u takojnë trompat e qosheve. Në këtë mënyrë, pjesa e sipërme e vëllimit të jashtëm, ishte shumëfaqëshe.

Anash vëllimit kubik të sallës së lutjeve janë portikët me linjën e tyre elegante, që theksohen nga dritëhija karakteristike. Në anën veriore portiku vazhdon në murin e jashtëm të portikut - oborr, që i paraprin xhamisë . Për ti dalluar këto dy pjesë të veçanta nga njëra-tjetra, ndërtuesit nuk i kanë bërë kornizat mbi mure në të njëjtin nivel, por me një ndryshim në ulje, në kalimin nga lindja në perëndim. Oborri paraqitet si një vëllim mjaft kompakt dhe i modeluar mirë. Në faqet e rrafshëta e të punuar pastër, me gurë të skuadruar, veçohen vetëm dritaret dhe portat e hyrjes. Monumentalitetin e ndërtesës e shtonte vendosja mbi një bazament të ngritur nga toka.

Kështu, pas trotuarit të shtruar me kalldrëm pllakash të çrregullta kemi një xokol me gurë të gdhendur, mbi të cilin ngrihet muratura e ndërtesës, duke qenë hyrja për në oborr, pra dhe dyshemeja në nivel 80 cm mbi xokolin. Në këtë mënyrë ndërtesa është më e proporcionuar dhe në lartësi.

 

Zgjidhja e jashtme e godinës është e arritur edhe pse trajtimi i mureve është monokromatik. Rol të rëndësishëm ka, si vendosja e harmonizuar e vëllimeve të pjesëve të veçanta përbërëse; minarja, portiku-oborr, salla e lutjeve e mihrabi, ashtu edhe përmasat e vendosja e dritareve dhe portikëve ndaj pjesëve të plota të mureve të jashtëm, të evidentuara me dritë-hijen e tyre karakteristike. Një vend parësorë në kompozimin e përgjithshëm ka kupola mbi tamburin e lartë, Ajo është gjymtyrë e pavarur, element qendror i tërësisë për nga përmasat, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në atë funksional. Mjeshtrit ndërtues, duke nxjerrë në dukje kupolën, kanë arritur të baraspeshojnë me të shtrirjen horizontale të portikut. Siç dihet xhamia ka qenë në lagjen që shtrihej nën kalanë e Rozafatit, kështu që ajo soditet në një kënd jo të zakonshëm për veprat arkitekturore, nga lart-posht, gjë që i ka detyruar ndërtuesit të kenë parasysh baraspeshimin e vëllimeve të pjesës së mbulesave me kupola e qemerë .

Në aspektin tipologjik kuptohet lehtë se xhamia e Plumbit në Shkodër është frymëzuar nga shembujt e dy shekujve të mëparshëm të Stambollit, të ndërtuara sipas stilit klasik, të xhamisë turko-osmane dhe ndërtuar për f i lënë mbresa vizitorit. Kjo ka ardhur prej kërkesave të mëdha të porositësve, të kushtëzuar edhe nga rrethana politike. Ngjasimet me xhamitë perandorake janë vetëm në tërësinë e ndërtimit planimetriko-vëllimor; sallë e lutjeve, portik me oborr, portikë anësore. Zgjidhja e veçantë e sallës së lutjeve është sipas formës tradicionale vendase, e mbuluar me kupolë drejtpërsëdrejti mbi muret anësore, ndryshe nga xhamitë e tipit klasik ku kemi kolona apo pilastra mure, nga përmasat e tyre shumë të mëdha, pra sipas një forme me të cilën ishin mësuar besimtarët vendas.

Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë

Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë ndodhet në qendër të qytetit me Kullën e Sahatit pranë. Dikur ajo bënte pjesë në kompleksin e ndërtimeve të qendrës së qytetit. Përballë saj ndodhej pazari, më në lindje xhamia e Sulejman Pashës (viti 1614) me banjën pranë, dhe në veriperëndim, xhaminë e Karapicëve.

Tirana përmendet së pari në shek. XV gjatë luftërave të Skënderbeut me pushtuesit osman. Në vitin 1614 feudali me origjinë nga Mulleti, fshat në jug të qytetit, Sulejman Pashë Bargjini, ndërtoi xhaminë, një hamam dhe imaretin, duke i dhënë vendbanimit të ri statutin e qytetit (kasaba). Tiranën e sapo themeluar, që atë kohë varej nga Sanxhaku i Ohrit, e vizitoi dhe Çelebiu, i cili na kumton vetëm se qyteti kishte shumë xhami, hamame, rrugë tregtare e të tjera. Por Çelebiu thotë se qyteti ishte qendër e një kadiu, për çka Kiel na thotë që nuk ka qenë e vërtetë gjatë shek. XVII-XVIII. Gjatë shek. XIX qyteti njeh lulëzim të vërtetë dhe në të ndërtohet nga Molla Beu dhe biri i tij, Et'hem Beu, xhamia dhe në Tiranë vendoset familja e fuqishme e Toptanasve. Kur Tiranën në vitin 1854 e viziton G. Von Hahn, qyteti kishte 2000 shtëpi.

Xhamia së bashku me kullën e sahatit përbëjnë një kompleks me mjaftë vlerë në qytetin e Tiranës. Për ndërtimin e saj ruhen disa mbishkrime nga ku mësojmë se xhamia ka filluar të ndërtohet në vitin 1793-94 (1208H) prej Molla Beut nga Petrela dhe u mbarua në vitin 1822/3, nga djali i tij Haxhi Ethem Beu. Nga mbishkrimet del qartë se Molla Beu arriti të përfundojë kupolën sipas formave tradicionale të xhamive të tjera të trevave shqiptare, ndërsa i biri përfundoi punimet në vitin 1822/33 (1238H) duke ndërtuar portikun, minaren dhe pikturat.

Në pikëpamje të arkitekturës xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja. Salla e lutjeve është në plan një katror, me brinjë 10,50 x 10,45 m kurse në ndërtimin vëllimor, salla e lutjeve përbëhet nga një kub që mbulohet me kupolë, dhe ngrihet mbi të nëpërmjet trompave në qoshet. Brendësia ndriçohet nga pesë dritare në secilën faqe, të vendosura në tri radhë; nga dy në rreshtat e poshtëm dhe një në të sipërmin. Dritaret e radhës së poshtme janë drejtkëndëshe, me shpatulla dhe arkitrarë prej gurësh të gdhendur e të profiluar. Pragu i tyre është i gdhendur, por i pa profiluar. Dritaret janë pak në brendësi të murit dhe krijojnë një shkallëzim që vijon dhe sipër, në formë harku të mprehtë prej gurësh të gdhendur. Dritaret e sipërme janë të mbuluara me hark të mprehtë prej gurësh, që në anën e sipërme ka formë fundlundre, ndërsa dritaret e rreshtit të tretë janë mbuluara me hark rrethor.

Përballë hyrjes ndodhet mihrabi, në pjesën e sipërme gjysmëkonike i punuar si një nike e thelluar dhe me zbukurime në formë stalaktitesh. Anash tij është minberi prej strukturash druri, të pikturuar me motivebimore. Po prej druri dhe njëlloj i zbukuruar është dhe mafili-ballkon në anën e hyrjes, ku shkohet nëpërmjet minares.

Pjesa e sipërme e faqeve anësore të sallës përfundonmeharqe tëmprehtë, që vazhdojnë në ato të trompave, duke i përmbyllur jo në mënyrë të prerë, por krijojnë një kalim të qetë të shikimit nga to në kupolën. Harqet theksohen dhe nga zbukurimet e pikturës murale. Një komizë krijohet aty ku fillon kupola, e cila e zotëron qetë vëllimin e kubit nën të. Të tri pjesët përbërëse të xhamisë; salla e lutjeve, portiku dhe minarja janë të lidhur organikisht. Megjithatë, vërejmë një pavarësi në drejtim të pamjes arkitekturore, që mendojmë se ka ardhur prej ndërpreijes në kohë të ndërtimit të xhamisë.

Vëllimi i sallës së lutjeve, mbuluar me kupolë në anën e jashtme, përbëhet prej dy pjesësh. Pjesa kubike, deri në fillimin e kupolës, është me faqe të rrafshëta e të suvatuara dhe ka vetëm qoshet me gurë të gdhendur. Muret janë të ndërtuara me gurë lumi dhe janë të suvatuar. Këto faqe të rrafshëta përfundojnë me një komizë të lehtë prej rrasash guri. Mbi këtë vëllim kubik, nëpërmjet një ngushtimi, ngrihet tamburi i ulët tetëfaqësh, me kupolën. Në këndet që formohen kemi çati trekëndëshe të ulëta anash.

Një vend të rëndësishëm në formulimin arkitektonik të xhamive, si ajo Et'hem Beut, zë portiku që ka shërbyer për krijimin e një ambienti shtesë për falje. Ndryshe nga zgjidhjet e njohura, ku portiku zë gjithë ballin e ndërtesës dhe minaren, këtu ai qarkon sallën e lutjeve nga dy anët , duke pasur mihrabin e dytë në murin që mbyll nga jugu portikun. Anash tij janë nga dy dritare të vendosura njëra mbi tjetrën.

Duke pasur parasysh nivelin në të cilin ndodhen këto dritare, format, materialet me të cilat janë ndërtuar, dhe faktin që shpatulla e dritares së poshtme, së bashku me thembrën e harkut që e mbulon, janë në murin e sallës, arrijmë në përfundimin se muri fundor i portikut është ndërtuar njëherësh me sallën e lutjeve dhe se portiku bënte pjesë në projektin fillestar të xhamisë.

Portiku ka në plan formën e shkronjës “L", i hapur në tri anët me arkada mbi kolona, të cilat, në kontaktet me muret, janë gjysmëkolona. Hyrja në portik bëhet me disa këmbë shkalle dhe është në nivelin e dyshemesë së sallës se lutjeve, me të cilën lidhet me një korridor. Dyshemeja e portikut është në nivel më të lartë ndaj rrugëve dhe sheshit pranë. Në këtë mënyrë portiku që dikur ka qenë me gurë lumi dhe i suvatuar ngrihet mbi një xokolaturë të lartë. Veshja e sotme me gurë të skuadruar është një shtesë e vonë (viti 1940).

Krahu lindor i portikut nga jugu kufizohet me murin që ka në qendër mihrabin. Muri, për një distancë të vogël vazhdon dhe në anën lindore dhe më tej me arkadën, e dla përbëhet nga shtatë harqe gjysmërrethi, që në murin nga jugu mbështeten në shtatë kolona dhe një pUastër me prerje gjysmërrethi. Kolonat ngrihen mbi një bazë guri një cope, të përbërë nga jastëku paralelopipedik dhe pjesa me kalime të lakuara që e lidh me kolonën. Kolonat janë një cope prej guri gëlqeror. Mbi to mbështeten kapitelet dhe jastëku dhe janë të zbukuruar me motive bimore; gjethe dhe degë, të ndërthurura trupit në reliev, gati të plotë. Jastëkët kanë një dekor më të thjeshtë.

Arkada perëndimore ka vetëm tre harqe mbi kolona. Arkada veriore, është balli i hyijes për në portik; ka katër hapësira të harkuara dhe portalin e hyrjes. Portali është vendosur në një drejtim me hyrjen për në sallën e lutjeve, pra kemi të bëjmë me një vendosje aritmetike. Harqet e arkadës janë më të mëdhenj se të tjerët, nga që arkadat janë të ngritura mbi një bazament të ndërtuar më përpara.

Portali i hyrjes është mbi një mur të rrafshët, dhe ndërpret arkadën që mbështetet në dy gjysmëkolona. Muri i portalit është i punuar me gurë të gdhendur vetëm deri në nivelin e kapiteleve, mbi të cilin, brenda një nike e harkuar, është pllaka me mbishkrimin ndërtimor. Trajtimi arkitekturor i murit, përmasat dhe trajtimi i portës me niken mbi të, nuk ulin vlerat estetike të arkadës dhe nuk dëmtojnë idenë e vazhdimësisë së saj përgjatë brinjëve të portikut.

Portiku mbulohet me çati me katër kullime uji, me konstruksion vendi, të fshehur nga tavani i rrafshët. Çatia, bashkë me portikun, i takon mjeshtreve të përdorur nga Haxhi Et'hem Beu, siç mësojmë nga mbishkrimi. Por, duke u nisur nga lidhja e murit jugor me sallën e lutjeve, ndërtimi i bazamentit me gurë lumi, rrasat e gurit të lëna nën çati në faqet veriore e lindore, bindemi se portiku ishte dhe në idenë e ndërtuesve të Molla Beut, të cilët, sipas mbishkrimit arritën ta përfundonin kupolën. Ne nuk mund të shprehemi për formën e portikutnë projektin e Mulla Beut, nëse ishte mbi shtylla druri, si zakonisht në atë kohë, apo mbi arkitra guri. Sidoqoftë, ndërprerja e ndërtimit të xhamisë, shpjegohet në luftërat ndërmjet sundimtarit të Tiranës, Kapllan Pashës, dhe sundimtarëve të Shkodrës, në fillimin e shek.XIX.

Haxhi Efhem Beut dhe mjeshtrave ndërtues, të përdorur prej tij, veç portikut, i takon edhe minarja ndërtuar me gurë të gdhendur të së njëjtës guroreje. Minarja ndodhet në të djathtë të sallës së lutjeve dhe lidhet me të në dy nivele; në dyshemenë e sallës dhe atë të mafilit. Bazamenti i minares është me prerje drejtkëndore, duke u ngritur në lartësi deri në nivelin e çatisë trekëndëshe, në këndin veriperëndimor të vëllimit kubik, e duke përfunduar në një komizë të lehtë gurësh të rrafshët. Më tej, minarja vijon me një trung piramide shumëfaqëshe, ku, në secilën faqe, janë gdhendur lehtë trekëndësha. Mbi këtë, pas një komize, fillon trupi i minares, i cili shkon deri tek kazani duke u ngushtuar lehtazi. Trupi i minares është shumëfaqësh, në formë kanelyrash. Mbi trupin vijon kazani i punuar hijshëm, me gurë të profiluar, me formë të dallueshme qartë nga kazanët e minareve të shek. XV-XVI të vendit tonë. Mbi të vjen pjesa e sipërme mbuluar me çati konike mbi strukturë druri. Me interes janë dhe gurët prej mermeri, të zbukuruar me motive bimore të stilizuara, që janë murosur në bazamentin e minares.

Me përfundimin e ndërtimit, në vitin 1820-1821 (1236 H), siç mësojmë nga mbishkrimet, bëhet dhe pikturimi i ndërtesës brenda dhe jashtë, ndërsa pikturimi i arkadës, është realizuar në vitin 1823 (1238 H), siç tregon mbishkrimi pranë portës së jashtme.

Xhamia e Haxhi Ethem Beut në brendësi karakterizohet nga vëllmi unk i kubit me kupolë, i ndriçuar bollshëm nga dritaret Vëllimet e dy pjesëve janë të baraspeshuara dhe me kalim të qetë tek njera-tjetra, nëpermjet trompave në qoshet dhe vipriet përgjatë mureve me harqe të mprehtë. Për këtë ndihmon piktura murale e kupolës dhe e pjesës së sipërme të mureve, që njëherazi, i njëson dhe dallon këto pjese. Zbukurimet e përmbajtura të brendësisë, përmasat e minberit dhe mafilit bëjnë që hapësira e brendshme të jetë intime dhe e ngrohtë për shikuesin. Si në gjithë xhamitë e tjera, ka një përputhje të brendësisë me anën e jashtme, edhe pse për shkak të portikut ka pamje të ndryshme nga pika të ndryshme shikimi. Lëvizja e shikimit kalon nga portiku tek vëllimi me kupolë e përfundon me minaren me një kalim gjithnjë në ngritje. Një element me vlerë përbën dhe portiku, me përmasat dhe përpjesëtimet e arritura dhe i ngritur mbi një bazament të lartë. Po kështu, dhe minarja, me siluetën e saj të hijshme dhe dinamike. Të gjitha këto krijojnë një tërësi në ekuilibër të plotë të vëllimeve të tyre me njëra tjetrën.

Xhamia e Peqinit

Kjo xhami datohej nga mbishkrimi ndërtimor nv portën e hyrjes si 4 vitit 1822*1823 (1238 H). Për te tradita thote se ka qene ndërtuar mbi themelet e një xhamie më të vjetër, mundet mbi atë të Abdurahman Pashë Budës. e cila i takonte mesit të shek. XVII. Xhamia paraqiste një veçanti në ndërtimin njëherazi në të njëjtin vëllim të kullës së Sahatit.

Qyteti i Pëqinit u krijua si një qendër administrative gjatë shek. XVI, duke u bërë në shekujt që vijuan një qendër ekonomike dhe vend qëndrimi i mjaft familjeve të pasura të rajonit. Sipas regjistrit të vitit 1431 Peqini (Biklenet) numëronte nëntë shtëpi, të cilat shtohen duke arritur në 35 shtëpi në regjistrin e hollësishëm të vitit 1528, si timar i pjesëtarëve të garnizonit të kështjellës së Durrësit, ndërsa në vitin 1569-70 përmendet varoshi, pranë kalasë së Peqinit, që kishte rreth 217 shtëpi nga të cilat 140 ishin familje myslimane, 15 familje të krishtera, 60 beqar mysliman e 4 të krishterë. Kiel na tregon se kështjella ishte ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, me shumë gjasë, gjatë viteve 1550-1560.

Peqinin e vizitoi dhe Evlia Çelebiu në vitin 1670, Sipas tij qyteti kishte 400 shtëpi në shtatë lagje, katër xhami, shtatë mesxhide, tri medrese, dy teqe dhe shtatë mejtepe. Çelebiu ia atribuon zhvillimin dhe pasurinë Peqinit faktit se prej andej ishte Agai i Jeniçerëve, Abdurrahman Pasha, më vonë guvernator i Egjiptit, Bagdadit dhe Budës, ku dhe vdiq, në betejën me trupat kristiane në vitin 1696. Në vitin 1666-67(1077H) ai ndërtoi një xhami të bukur, një medrese, një hamam, urën mbi Shkumbin, ujësjellësin dhe një teqe. Qyteti në atë kohë kishte 400 shtëpi në katër lagje. Sipas Çelebiut Peqini kishte dhe xhami të Hariz-Zadesë, e ndërtuar në vitin 1665-6 (1076H).

Xhamia, e shkatërruar në vitin 1967, përbëhej nga portiku, salla e lutjeve, minarja dhe kulla e sahatit në këndin verilindor të sallës. Portiku shtrihej në plan në anën veriore të sallës, rrethohej me arkada mbi kolona dhe mbulohej me çati druri. Portiku ngrihej mbi një bazament prej gurësh të gdhendur dhe kurorëzohej nga pllaka të profituar që dilnin dhe jashtë faqes së bazamentit. Arkada kishte pesë hapësira në anën veriore dhe nga dy në faqen lindore e perëndimore, duke pasur kështu gjashtë kolona dhe katër gjysmëkolona. Kolonat ishin prej një ose dy copash, prej guri të gdhendur dhe mbështeteshin mbi bazamente dhe përbëheshin nga vetë baza cilindrike dhe kalimet e lakuara për në kolonë. Mbi kolonat cilindrike dhe gjysmëkolonat në mure, kishte kapitele të zbukuruara në sipërfaqe me motive bimore. Mbi ta kalojnë tirande prej hekuri pllake. Mbi kapitelet kemi harqet prej guri të gdhendur. Gurë të tillë, në formë të një pilastri pak të dalë nga muri, kemi edhe mbi kolonat e qosheve.

Në portik hyhej nga porta që është brenda një portali me gurë të gdhendur të ngritur në veri të hapësirës së murit të arkadës veriore. Porta mbulohet me hark gjysmërrethi prej gurësh të gdhendur dhe rrethohet nga të tri anët me një kornizë të shkallëzuar, nëpërmjet gurëve me profile të lakuara. Në të dy anët kishte dy pilastra me bazamentet e tyre trungpiramide të përmbysur, që kurorëzohen me një arkitra horizontal dhe mbështetej në një arkadë treshe dhe përmbyllte tri nike, ku qendrorja ishte më e madhja. Portali shquhej për larminë e formave, për modelimin e pastër e me përpjesëtime të gjetura, duke u bërë një element qendror i paraqitjes së xhamisë. Pjesët ndërmjet elementëve të gdhendur në muraturën mbi arkadën e portikut ishin të suvatuara dhe të pikturuara.

Pjesa që lidhte portën në portik me atë që të fuste në sallën e lutjeve, ishte në nivel më të ulët, në formën e një korridori. Porta për në sallë ishte gjithashtu mbuluar me hark gjysmërrethi të dyfishtë, i shkallëzuar prej gurësh të gdhendur dhe që mbështetet mbi dy gurë të dalë konsol ndaj shpatullave prej gurësh të gdhendur. Porta përfshihej në një portal që kufizohej nga një bordurë e hollë gurësh të profiluar dhe mbulohej me hark të njëjtë gjysmërrethor. Fusha brenda tij dhe portës ishte e punuar me gurë të skuadruar dhe në qendër kishte mbishkrimin ndërtimor, të gdhendur në dy pllaka të veçanta. Anash portës ishin dhe dy dritaret mbuluar me hark gjysmërrethor dhe me të njëjtën mënyrë pune e zbukurimi. Të gjitha këto janë përfshirë në strukturën zbukuruese të murit verior të portikut, të realizuar në pikturë murale me motive bimore.

Në brendësi të sallës së lutjeve, përballë hyrjes, ishte mihrabi me prerje gjysmërrethore dhe me stalaktite në pjesën e sipërme, zbukurime me motive bimore, që vijnë nga lart-poshtë në tre shkallëzime. Nikja në të tri anët ishte përfshirë brenda një bordure drejtkëndore. Anash mihrabit ishte minberi me struktura të drunjta. Një mafil mbi dy shtylla druri, me ballkon të dalë në pjesën qendrore dhe në anët është menjëherë pas portës që të fut në sallë. Në të hipej nga një portë e ulët dhe e ngushtë që lidhej me minaren. Vëllimi kubik i sallës së lutjeve mbulohej me kupolë mbi trompa parabolike në qoshet, që mbeten, të palidhura me njëra-tjetrën, me harqe përgjatë faqeve anësore. Mbi trompat kishte një kornizë që ngushtonte bazën e kupolës dhe aty fillonte kupola e ndërtuar me gurë çmërsi.

Salla ndriçohej nga dritare të shumta, që, në faqet jugore, lindore e perëndimore, janë nga pesë, të vendosura në tri radhë. Dritaret e poshtme janë më të gjera se të tjerat dhe të mbuluara me hark gjysmërrethi prej gurësh të skuadruar, të futur pak në thellësi të murit. Dy dritaret mbi to mbulohen me hark fundlundre dhe po kështu dhe dritaret e sipërme, që janë pak më të vogla.

Në anën e jashtme vëllimi kubik përfundon me një kornizë horizontale, që qarkon ndërtesën në të katër faqet, pra pa pjesë më të ulëta në qoshe. Korniza është e ndërtuar me gurë të nxjerrë konsol ndaj murit tetëfaqesh, me një kornizë më të madhe mbi të cilën është mbulesa e kupolës. Në dallim nga xhamitë e tjera, xhamia e Peqinit ishte e ndërtuar në anën e jashtme me gurë të skuadruar në rreshta me lartësi të ndryshme dhe me fuga të holla të llaçit. Disa pllaka zbukuruese, me mbishkrime, ishin pranë dritareve të sipërme të faqeve jugore e perëndimore.

Një element me vlerë në këtë xhami ishte minarja e çiftëzuar me kullën e sahatit. Duhet shënuar, siç vëren Kiel, veçantia e ndërtimit të minares në anën e majtë të hyrjes, që ai e gjen edhe në xhaminë e Faik Pashës në Artë, të ndërtuar pak përpara vitit 1500. Bazamenti i minares ishte me prerje drejtkëndore dhe shkonte në lartësi deri në nivelin e kornizës së vëllimit kubik. Ai ishte i ndërtuar me gurë të skuadruar, me të njëjtën teknike si salla e lutjeve. Në trupin e tij ishte vendosur dhe pllaka zbukuruese me motive bimore, të stilizuara, të përafërta me ato që gjenden në xhaminë e Et'hem Beut. Pjesa kalimtare, trungkoni, për në trupin e minares ishte trajtuar me elegancë në motivin e trekëndëshave të thelluar, të përdorura në Kavajë e Tiranë. Mbi të vinte trupi i minares, i lartë e i hollë, duke u ngushtuar në lartësi dhe që përfundonte me kazanin, ballkoni i të cilit mbështetej në gurë të nxjerrë konsol ndaj trupit. Njëlloj në trupin ishte dhe pjesa mbi kazan me portën për në ballkon, mbuluar me hark fundlundre. Mjaft ngjasime me xhaminë e Et'hem Beut flasin për mundësinë që të dy objektet të jenë punë e të njëjtës atelie ndërtimore, që në Tiranë ka krijuar dhe vepra të tjera, si tyrbja e Kapllan Pashës dhe kulla e sahatit. Xhamia e Peqinit ishte një ndërtim i arritur në pikëpamje të arkitekturës, që shquhej për përpjesëtimet e veçanta të vëllimit dhe modelimin e secilës pjesë, për pastërtinë e trajtimit të faqeve, për siluetën e rreptë dhe njëherazi elegante.

Nga dokumentacioni historik dhe ai fotografik i udhëtarëve të huaj kemi dhe një të dhënë interesante. Bëhet fjalë për një xhami me kupolë të Durrësit që na e jep një foto e vitit 1862 e bërë nga shoqëruesit e Princit Albert të Wales. Eshtë një xhami jo e vogël dhe me trajtim e forma si xhamitë e tjera të vendit, me sallën e lutjeve mbuluar me kupolë dhe me portikë mbi shtylla druri në anën veriore. Në faqet jugore dhe perëndimore dritaret janë në tri breza, dy në të poshtmin, tri në të mesit dhe një sipër. Dritaret e poshtme janë mbuluar me arkitra të rrafshët ndërsa të tjerat me hark të mprehtë. Në pjesën e prapme të xhamisë duket se do të ketë qenë një var i ndonjë personi të rëndësishëm, në se gjykojmë nga portiku që e rrethon atë.

info@balkancultureheritage.com