Xhezzar Ahmed Pasha
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Xhezzar Ahmed Pasha

Pas pushtimit të Egjiptit, Napoleon Bonaparti synonte të pushtonte edhe Sirinë. Ai tha: "Vendosa të marshoja drejt Sirisë në kuadrin e kolonializmit. Siria dhe Egjipti duhet të jenë nën të njëjtën qeveri." Napoleoni u përpoq të mashtronte Xhezzar Ahmed Pashanë (v.1804) e Akkasë Osmane, por pashai nuk iu përgjigj letrave të tij.

Britania nuk ishte dakord me pushtimin francez të Egjiptit. Kishte mjaft konkurrencë midis këtyre dy fuqive imperialiste. Francës iu desh të hiqte dorë nga kolonitë e saj në Kanada dhe Indi, që u kthyen në koloni të Britanisë me nënshkrimin e Traktatit të Parisit (1763), pas luftës 7-vjeçare (1756-1763), mes fuqive evropiane. Manja e Egjiptit nga Franca, një vendi me rëndësi strategjike në Afrikë, që ndodhej në rrugën drejt Indisë, nuk ishte një situatë e pranueshme për Britaninë. Për këtë arsye, Admirali britanik Nelson shkatërroi dhe dogji anijet franceze.

Gjenerali Napoleon Bonaparti avancoi drejt Sirisë, mori kështjellën e Haifas në sajë të një marrëveshje dhe kështjellën Xhafa me luftë, ku ai masakroi 5.000 ushtarë shqiptarë dhe arabë. Pasi arriti në Akka, Napoleoni rrethoi qytetin për 50 ditë, gjatë të cilave ai humbi më shumë se 15.000 ushtarë dhe përfundimisht pësoi një disfatë të rëndë. Kjo ishte disfata e parë e Napoleonit. Ai groposi në këtë vend artilerinë e rëndë të ushtrisë franceze dhe me shpejtësi u tërhoq në Egjipt, pasi helmoi të gjithë ushtarët francezë të plagosur dhe të sëmurë. Nëse Napoleoni nuk do ta kishte sulmuar Akkanë, pushtimi francez i Egjiptit mund të kishte zgjatur më shumë. Rrethimi i Akkasë dhe disfata e turpshme e francezëve ishte me të vërtetë një pikë kthese për historinë e këtij rajoni.

Pushtimi francez i Egjiptit pati ndikime të rëndësishme për Historinë Botërore; për një periudhë tre vjeçare, qendra e politikës evropiane kaloi në Mesdhe. Ky ishte një dështim për Francën, pasi ajo nuk arriti të merrte Egjiptin për një kohë të gjatë dhe nuk mundi tia pengonte rrugën drejt Indisë, Britanisë dhe kështu, nuk arriti as të zotëronte Mesdheun Lindor. Por, ishin shkencëtarët dhe studiuesit që shoqëruan Bonapartin në Egjipt, ata që patën ndikim të madh mbi popullsinë e Egjiptit për të ardhmen e këtij vendi.

Aventura franceze në Egjipt i shërbeu mjaft mirë interesave të Britanisë; Britania u çlirua nga rreziku që i kanosej nga Bonaparti, i cili ishte një kërcënim për zotërimet e Britanisë në Lindje. Britania u vendos në Maltë gjatë kësaj fushate, duke marrë në këtë mënyrë një pikë tjetër strategjike që kontrollonte Mesdheun Perëndimor pas Xhebelittarikut (Gjibraltarit).

info@balkancultureheritage.com