Çezma e Evrenozit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Çezma e Evrenozit

Afer fillimit të tatëpjetës, që të çon tek porta kryesore e kështjellës, ndodheshin dy mbishkrime osmane, të cilat ishin akoma të padëmtuara edhe në shekullin XX. Gjatë vizitës sime në Krujë, në vitin 1967, ato ndodheshin akoma aty, por ishin aq të shfytyruara saqë dalloheshin me shumë vështirësi. Në vitin 1978 nuk i pashë më. Theodor Ippens i pa në fillim të këtij shekulli dhe la një provë të mirë dhe një transkriptim, që është i riprodhuar më poshtë. Mbishkrimet ishin shkruar në karaktere të ngjashme dhe të ndara në blloqe guri të së njëjtës madhësi dhe të të njëjtit lloj. Ato ishin vendosur mbi një varg blloqesh të zbukuruara me luanë dhe një trëndafil, poshtë të cilit ndodhej rubineti i çezmës. Në vitin 1967, ky rubinet ekzistonte akoma. Mbishkrimi përmbante tekstin e mëposhtëm:

Është e qartë se mbishkrimi “më i vjetër” është produkt i restaurimit të vitit 1215 H (1800/01). Në vitin 851 H (1447/48) Gazi Evrenos kishte vdekur 30 vjet më parë (ai vdiq në vitin 1418), në kohën kur gjoja është bërë mbishkrimi. Grand Vezir i Perandorisë ishte Halil Pasha dhe kështjella e Krujës ishte në duart e Skënderbeut. Ippeni ka thënë se restauruesit e burimit në vitin 1800 nuk e dinin ekzaktësisht se ku jetoi dhe punoi Evrenosi. Kështu, duhet shtuar se ata mund të mos kenë qenë në gjendje për ta lexuar tekstin e mbishkrimit origjinal, ndoshta i lënë në një gur të lëmuar dhe i shkatërruar shumë nga erozioni. Kjo mund të ketë qenë arsyeja se pse ata e quajtën themeluesin “Vezir-i A‘zim”, megjithëse asnjë Evrenosodlu nuk kishte qenë ndonjëherë Grand Vezir. Emrat dhe datat mund të jenë siguruar nga kujtesa dhe mund të jenë bërë më shumë mbresëlënëse nga lartësimi i një sundimtari provincial të fuqishëm në zyrtarin më të lartë të shtetit. Pra, as data dhe as titulli nuk mund të besohet. Ajo që duket se është e sigurtë është fakti që Evrenosodlu ndërtoi një burim në Krujë. Ky ndërtim mund të jetë bërë në vitin 1410,kohë në të cilën Kruja u bë osmane dhe përpara vitit 1443, kur Skënderbeu e mori atë. Është absurde të mendohet se kundërshtari më i madh i osmanëve do ta lejonte një përfaqësues të rëndësishëm të armikut për të ndërtuar një burim në hyrje të kryeqytetit të tij. Pas vitit 1478, të pushtimit definitiv osman, ndërtimi i burimit është akoma i mundur. Viti 891 H (1486) mund të jetë më i mundshmi, në rast se e pranojmë si të vërtetë që një pjesë e “nëntës” mund të jetë hequr, pra duke dhënë kështu vitin 851; në këtë rast, ndërtuesi mund të ketë qenë Evrenosodlu Isa Beu ose Ahmed Beu, të dy këta aktivë në Shqipëri në fundin e shekullit XV, ose Isa Beyodlu Mehrned Beu, Sanxhakbej i Elbasanit dhe sunduesi i Durrësit në vitin 1501 (32) (edhe pse Kruja bënte pjesë në Sanxhakun e Ohrit.

Madhe e mëparshme e qytetit është ruajtur plotësisht, edhe pse në një formë të gjymtuar.Vlera arkitekturore e të dyja këtyre xhamive është e vogël.

info@balkancultureheritage.com