Çuka e Ajtoit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Çuka e Ajtoit

Në kodrën e njohur me emrin Çuka e Aetojt, që ndodhet në afërsi të Konispolit, janë ruajtur rrënojat e një qyteti antik. Në vitet '30 kjo qytezë u bë objekt i kërkimeve të Misionit Arkeologjik Italian, të kryesuar nga L. M. Ugolini, i cili ndërmori këtu disa sondazhe dhe bëri rilevimin topografik. Rezultatet e këtyre kërkimeve nuk u botuan dhe dokumentacioni i tyre konsiderohet i humbur në një katastrofë ajrore. Shënime të shkurtra mbi Çukën e Aetojt jep më vonë dhe N. Hammond.

Në vitin 1959, një ekspeditë e kryesuar prej meje, rimori kërkimet e filluara prej Misionit Arkeologjik Italian. Gjatë kësaj fushate u bë rikonstruksioni i kodrës mbi të cilën shtrihej qyteza, si dhe u kryen sondazhe te banesa e quajtur nga vendasit "Pallati" dhe te Porta I e Akropolit. Gërmimet nuk dhanë rezultate të kënaqshme sepse shtresa kulturore te "Pallati" ishte e dëmtuar nga sondazhi italian, ndërsa te Porta I, depozitimet ishin të varfra. Disa vite më vonë, nën kujdesin e Dh. Budinës, u bë rilevimi topografik i qytezës dhe u botua një planimetri e saj. Meqenëse kjo planimetri paraqitej me mjaft të meta, në vitin 1973 vendosa të bëj një përpjekje të re për korrigjimin e saj. Përfundimet e arritura gjatë kësaj pune dhe vëzhgimet e mëpastajme më lejuan të përcaktoj më mirë kufijtë e Akropolit dhe të vlerësoj, me të drejtë, sistemin e fortifikimit të tij. Kjo bëri të mundur, nga ana tjetër, që të shihej më qartë edhe shtrirja e qytetit të poshtëm. Ndërkaq, vëmendjen tonë e tërhoqën edhe rrënojat e shumta të banesave që ruheshin si në Akropol, ashtu edhe në qytetin e poshtëm. Prania e tyre ishte vënë re edhe më përpara, por njoftimet e studiuesve që kanë vizituar Çukën e Aetojt, nuk i kalojnë kufijtë e një konstatimi të thjeshtë. Ky problem u bë tema qendrore e kërkimeve të ekspeditës sonë të fundit, në vitin 1979.

Pozicioni gjeografik dhe shtrirja e qytetit

Çuka e Aetojt, mbi të cilën është ngritur qyteti, është një kodër në trajtën e një koni gati të rregullt, që i ngjan një piramide natyrale. Ajo zë një vend qendror midis Fushës së Konispolit dhe asaj të Vrinës. Pranë saj kalon lumi Pavël, pasi ai del nga gryka e Bogazit. Rrugët që vijnë nga jugu, përmes qafës së Botës dhe asaj të Likojanit, nga lindja nëpër grykën e Bogazit, si dhe ato të anës veriore qe zbresin nga zona e Butrintit përmes Fushës së Vrinës, të gjitha përplasen te kjo kodër. Tre kilometra përtej kufirit shqiptaro-grek, në breg të Jonit, qyteti kishte skelën e vet të njohur sot me emrin Kato Aetos, nëpërmjet së cilës ai lidhej me Korkyrën. Pozita shumë e përshtatshme e kësaj kodre, që zotëronte një ambient të pasur me fusha pjellore dhe kullota të mira, në kryqëzime të rrugëve tokësore e detare dhe me kushte optimale për mbrojtje, ka përcaktuar edhe zgjedhjen e saj për ngritjen e këtij qyteti antik.

Kodra e Çukës së Aetojt ngrihet 500 m mbi nivelin e detit. Është e formacionit gëlqeror. Maja e saj kurrizore nuk ka sipërfaqe të sheshta; nga ana veriore ajo është shkëmbore, me thyerje e thepisje të forta dhe vetëm nga ana jugore e perëndimore ka zbritje pak më të buta. Kurora e sipërme e kësaj kodre është e rrethuar me një mur mbrojtës, i cili ka një perimetër prej rreth 1.100 m dhe mbyll një sipërfaqe prej afërsisht 5 ha. Kjo hapësirë i përkiste Akropolit apo qytetit të sipërm. Jashtë mureve rrethues të tij shtrihej qyteti i poshtëm, gjurmët e të cilit i shohim të qarta si nga ana perëndimore ashtu edhe nga ajo jugore e kodrës. Planimetritë e botuara, si ajo e Dh. Budinës, ashtu edhe e N. Cekës nuk e paraqesin drejt këtë gjendje: ndërsa për të parin, kufijtë e Akropolit nga ana perëndimore nuk janë të qartë, i dyti përfshin brenda fortifikimit edhe një pjesë të qytetit të poshtëm, duke marrë gabimisht për mure mbrojtëse të tij disa mure tarracimi që u kanë shërbyer godinave dhe një rruge në këtë pjesë të qytetit. Në planimetrinë tonë, këto të meta janë korrigjuar.

Fortifikimi

  

Fortifikimi
Muri i anës veriore

Kodra me formë elipsoidale siguron një mbrojtje natyrale mjaft të mirë. Por për shkak të shpateve të pjerrët, mbi 40°, ajo nuk paraqitet e volitshme për banim. Sipërfaqja e rrethuar nga muret mbrojtës është 7,5 ha, çka dhe e rendit qytetin në Çukën e Ajtoit në kategorinë e qyteteve të mesëm.

Në mesin e anës veriore, ku shkrepat e thiktë 20 metërsh këmbehen me pjerrësira shkëmbore 50 gradëshe, muret rrethues mungojnë, gjasisht të zëvendësuar prej ndonjë palisade druri. Muret nisin në skajin verilindor të rrëpirës, ku pasi zbresin për 60 m tërthor izoipseve, me një trakt të drejtë, kthehen për të ndjekur në lindje, jugë dhe perëndim të njëjtën izoips. Kurtinat nuk flankohen prej kullave por prej zikzakeve të murit dhe 7 dhëmbëzimeve dhëmbë-sharre (2,15-3 m) të shpërndarë pa rregullsi të veçantë.

Prej hyrjeve ruhen katër, një në brinjën perëndimore dhe 3 në brinjën e gjatë jugore. Hyrja 1, e tipit tangencial (3,1 x 4,7 m) krijohet nëpërmjet ndërprerjes dhe zhvendosjes së kurtinës. Hyrja 2, e tipit ballor (2 m) ndodhet në brinjën anësore të njerit nga dhëmbëzimet.

Hyrja 3 (1,5 m) përshkon zik-zak kurtinën si në fortifikimin protourban të po kësaj zone në Pepel. Hyrja 4, kryesorja, ndodhet në mes të anës jugore, në mesin e një gjiri 18,5 m të gjatë të krijuar prej dy dhëmbëzimeve të kurtinës. Hyrja, e tipit tangencial, ka planimetri të komplikuar: Korridori i saj, 10,5 m i gjatë ndahet prej një porte në mes në dy pjesë. Pjesa e parë, në rolin e një oborri të fortifikuar, fillimisht 5m e gjerë, ngushtohet më tej në 3 m. Këtë gjerësi vazhdon ta ruajë të pandryshuar edhe pjesa e brendshme e korridorit.

Muret 3,50 m të gjerë ngrihen mbi shkëmb ose mbi një themel 4 metërsh me blloqe të punuar përciptas. Muret përbëhen prej dy faqeve me blloqe të latuar, tërthor të cilave , çdo 3-4 metra, kalojnë mure me gurë të papunuar duke krijuar arkat për emplectonin.

Muri i anës lindore ka një strukturë të ndryshme. Muri 2,70 m i gjerë përbëhet nga faqja e jashtme dhe mbushja në mes të tij e shkëmbit 50° të pjerrët. Në 3 m lartësi mbushja sheshohet për të mbartur mbi vete shtratin e një rruge të mbuluar me kalldrëm të çrregullt. Në skajin e brendshëm të shtratit vijojnë 2-3 rreshta blloqesh që e mbrojnë atë nga depozitimet, ndërsa në anën e jashtme vijon gjoksmbroja. Si e tillë e tërë lartësia e murit të kësaj ane ka qenë rreth 5 metra.

Blloqet e mureve, me forma 4, 5 dhe 6 këndëshe, kanë faqe të mysëta. Disa prej tyre dhëmbëzohen për bashkim më të mirë me njeritjetrin dhe heraherës mes tyre ndërfuten pyka guri. Skajet e hyrjeve dhe dhëmbëzimeve janë pajisur me vija peshimi ndërsa në muret janë përdorur kanalet e peshimit.

Veçori e fortifikimit është ndërthurja e muraturës poligonale me atë trapezoidale të rreshtuar. Ndërsa dhëmbëzimet dhe hyrjet punohen me trapezoidal të rreshtuar, kurtina mes tyre, përjashtuar disa trakte të murit jugor me trapezoidal izodomik (0,52 m), vijon me muraturë poligonale. Si i tillë rrjeti i fugave vende-vende vijon i qetë ndërsa në vende të tjera kalon në një bashkim të komplikuar formash me ndërfutje pykash dhe dhëmbëzimesh.

Në një fazë të dytë, në anën perëndimore fortifikimit i bashkëngjitet një shtojcë (0,65 ha) e cila përfshinë një kompleks ndërtimesh, gjasisht rezidencën e polidinastit. Muri i saj që vijon me linja të përthyera dhe dhëmbëzuara, përforcohet nga 3 kulla kontradiktore në formë. Prej tyre njëra është kullë skaji, e projektuar vetëm ndaj njërës kurtinë, tjetra gjysmë rrethore dhe e fundit rudimentare (7 x 2 m). Stili i mureve ripërsërit atë të fortifikimit kryesor, me ndërthurje të trapezoidalit me poligonalin, por cilësisht ai mbetet inferior ndaj mureve të fortifikimit kryesor.

Banesat

Në Çukën e Aetojt janë ruajtur edhe shumë rrënoja banesash. Mund të themi se është një ndër rastet e rralla ku këto ndërtime kanë lënë gjurmë kaq të dukshme në sipërfaqe. Në Akropol, ne mundëm të numërojmë rreth 40 të tillë. Prej tyre grupin më të madh e përbëjnë ato të pjesës perëndimore, ndërsa në pjesën qendrore dhe atë lindore, gjurmët janë më të rralla. Kështu të paktën, rezulton gjendja nga gjurmimet tona të deritanishme, të cilat i konsiderojmë të pamjaftueshme. Një grup tjetër banesash vihet re në qytetin e poshtëm të anës perëndimore, i cili shtrihej mbi dy tarraca të mëdha (T1 e T2). Me emërtimet që u dhamë tri pjesëve të Akropolit dhe tarracave në qytetin e poshtëm të anës perëndimore, nuk duam të dallojmë as lagje të veçanta e as blloqe të qytetit. Në stadin aktual të njohjes, kjo do të ishte tepër e shpejtuar, edhe pse në të ardhmen mund të rezultojë si e drejtë.

Në kushtet e terrenit shumë të thyer që karakterizojnë faqet e banuara të kodrës së Çukës së Aetojt, e vetmja zgjidhje e përshtatshme për vendosjen e godinave ishte ajo e sistemit të tarracimit. Rrënojat e banesave si në Akropol, ashtu edhe në qytetin e poshtëm, dëshmojnë se banorët e vjetër të kësaj qendre e kanë zbatuar me mjeshtëri këtë sistem. Në anën perëndimore të Akropolit, ku gjurmët e banesave janë më të dendura, vërejmë se ato i ngjiten kodrës në mënyrë të shkallëzuar, duke i dhënë qytetit të atëhershëm një pamje mjaft piktoreske. Vendosja e banesave nuk ndjek ndonjë rregull të caktuar. Ajo që përcaktonte pozitën e tyre, ishte kërkesa për një vend që të kishte frymëmarrje në raport me godinat e tjera dhe pamje të lirë në horizont.

Midis rrënojave të shumta të banesave kemi mundur të rilevojmë një grup prej tyre në qytetin e poshtëm dhe një tjetër në Akropol. Për të sqaruar karakterin e këtyre banesave, në vitin 1979 bëmë gërmime në dy pika të qytetit: një në qytetin e poshtëm dhe një tjetër në Akropol. Sipas rendit që u kryen gërmimet ato u emërtuan.

Qeramika

Materiali që do të paraqesim më poshtë vjen kryesisht nga gërmimet tona te banesa no. 1 , e njohur me emrin "Pallati" dhe ajo no. 9, ose "Banesa në shkëmb". Shtresa kulturore që mbulonte këto dy banesa, siç kemi thënë, ishte prekur në pjesën më të madhe, nga gërmimet e Misionit Arkeologjik Italian. Në këto rrethana, ne trashëguam një sipërfaqe të kufizuar, që u kishte shpëtuar gërmimeve të mëparshme. Te "Pallati", këtë fat e kishte pësuar oborri i vogël para kësaj banese, ndërsa te "Banesa në shkëmb", pjesa lindore e saj në kthinat "B" e "D". Qeramika e depozituar në këto pjesë paraqitet shumë e fragmentuar dhe në asnjë rast nuk përfaqësohet nga objekte të plota. Megjithatë, ajo është në përgjithësi e lexueshme dhe jep mundësi për klasifikim tipologjik dhe kronologjik të saj. Ndërkaq, varfëria materiale mbetet një minus, që kufizon në mënyrë të ndjeshme përpjekjet për një vlerësim të plotë të jetës në këto banesa.

Pani i dehur

Figurina prej bronzi u zbulua rastësisht në pastoret e futura rrëzë malit Milea, përballë Butrintit. perëndia e tufës, tufave dhe pastivave bëri menjëherë një përshkrim të trupit të zhveshur që zbulonte këmbë të ngjashme me dhinë, mjekrën dhe flokët e përzier shkopin e bariut, dhe brezi i djathtë përmbys ritonin që ai të shikonte pikat e fundit të verës. vështrimi në fytyrën e tij, aq një përcjellës për festat e Dioniseve, tregon gjendjen e tij të dehur. Mitologjia lokale e shoqëroi Panin me Liqenin Buthrotum ndërsa iliro-epirotët besojnë në kultin e nëntokës.

Pani i dehur

 

info@balkancultureheritage.com