(Përmbledhje e historisë së Filipit) të Pompei Trogut
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri VII

Maqedonia quhej më parë Emathi , sipas emrit të Emathit, i cili qe i pari që dha shembull trimërie në këtë vend. Territori i saj rritej shumë me ngadalë dhe kufijtë e saj ishin shumë të ngushtë. Populli quhej pellazg, kurse krahina Botia. Por me kalimin e kohës, në saje të guximit të mbretërve dhe energjisë së popullit, Emathia, pasi nënshtroi në fillim fqinjët e saj, dhe më vonë dhe shumë fise e popuj të tjerë, u zgjerua deri në kufijtë më të largët lindorë. Në Paioni, që është tani një pjesë e Maqedonisë, thonë se ka sunduar Telegoni, i ati i Asteropeut, emri i të cilit ka arritur deri tek ne midis emrave të mbrojtësve më të lavdishëm të qytetit /Trojë/ në kohën e luftës trojane. Në anën tjetër, në Evropë, ishte mbret Europi. Por papritur erdhën në Emathi Karani me shumë grekë, i cili ishte lejuar nga orakulli që të kërkonte në Maqedoni vend për t'u vendosur.

Pas Karanit sundoi Perdika. Edhe jeta e tij ka qenë e lavdishme dhe e përmendur porosia e tij para vdekjes, që i ngjan fjalëve të një orakulli. Dhe pikërisht, kur po vdiste, në moshë shumë të thyer, ai i tregoi të birit, Argeut, vendin ku dëshironte të varrosej. Ai urdhëroi që po këtu të varrosen pasardhësit e tij dhe paralajmëroi se sa kohë që pasardhësit e tij do të varrosen këtu, fisi i tij do ta ruajë pushtetin mbretëror. Ata, duke i besuar kësaj legjende, mendojnë se fisi i Perdikës u shua me Aleksandrin, sepse ai ndërroi vendin e varrezës mbretërore. Argeu, i cili sundoi me butësi dhe gëzonte dashurinë e popullit, la si pasardhës Filipin, i cili përpara vdekjes së tij të parakohshme caktoi si pasardhës Aeropin që ishte akoma i mitur. Por në këtë kohë maqedonasit ishin në luftëra të pandërprera me thrakët dhe ilirët. Të kalitur në këto lufta, si në stërvitje të përditshme ushtarake, maqedonasit u kallnin frikën fqinjëve me lavdinë e trimërisë së tyre. Dhe ja tani që në Maqedoni mbret ishte një i mitur, ilirët vendosën të shfrytëzonin rastin dhe u hapën luftë maqedonasve. Pasi u mundën /në një betejëj ata /maqedonasit/ morën me vete mbretin në djep, e vunë mbas rreshtave të ushtrisë dhe rifilluan luftën, duke menduar se kishin humbur, sepse kishin luftuar jo para syve të mbretit të tyre, kurse tani do të fitonin sepse besimi do ta forconte vullnetin për fitore. Në të njëjtën kohë u vinte edhe keq për fëmijën, i cili siç u dukej atyre, për fajin e tyre do të kthehej nga mbret në rob, në qoftë se ata do të mundeshin. Dhe kështu, duke e rifilluar luftën, ata i thyen ilirët pa një përleshje të ashpër dhe u treguan armiqve se në luftën e parë, maqedonasve, nuk u mungonte burrëria, por mbreti.

Pasardhësi i Aeropit ishte Amynta...

... Edhe Amynta luftoi me ilirët e olynthasit.

Në fillim të sundimit të tij Aleksandri mundi të shpëtojë nga luftërat me ilirët, pasi u mor vesh me ta për sasinë e tributit që do t'u paguante dhe si u dha peng vëllanë e tij, Filipin

Kur /Filipi/ mori pushtetin , të gjithëve filluan t'u ngjallen shpresa të mëdha, si për shkak të cilësive të tij të ralla, të cilat tregonin për një njeri të madh, ashtu edhe pse një profeci e vjetër thoshte se gjatë sundimit të njërit prej bijve të Amyntës, mbretëria maqedonase do të lulëzojë. Në fillim të sundimit të tij, këtë djalë të ri e mundonin shumë mendime; vrasja kriminale e vëllezërve, armiqtë e shumtë, frika nga intrigat dhe varfërimi i mbretërisë së cfilitur në luftërat e vazhdueshme. Popuj të shumtë u sulën nga të gjitha anët dhe në të njëjtën kohë kundër Maqedonisë, sikur të kishin bërë kundër saj një komplot. Meqenëse nuk mund t'ua dilte të gjithëve pëmjëherë, Filipi vendosi të çlirohej prej tyre veçmas; disa nga armiqtë ai i qetësoi duke lidhur me ta marrëveshje, të tjerëve u dha të holla, më të dobëtit i sulmoi dhe me këtë u dha zemër ushtarëve të demoralizuar, kurse armiqtë i detyroi të ndryshojnë qëndrimin e tyre përbuzës ndaj tij. Para së gjithash ai luftoi me athinasit, i mundi ata me dinakëri dhe megjithëse mund t'i vriste që të gjithë, nuk i preku as nuk u mori tribut, nga frika se mos shkaktonte ndonjë luftë më të tmerrshme. Pas kësaj Filipi u hodh në Iliri dhe vrau këtu me mijëra armiq. Prej këndej ai sulmoi papritur Thesalinë, ku nuk e prisnin fare luftën dhe i sulmoi jo për të bërë plaçkë, por se kishte dëshirë të madhe të bashkonte me ushtrinë e vet kalorësinë e fuqishme thesale; këtu ai mori qytetin e përmendur Larisa dhe krijoi një ushtri të bashkuar e të pathyeshme me njësi këmbësorësh e kalorësie. Pasi punët i shkonin mbarë, ai u martua me Olympinë, bijën e Neoptolemit, mbret të molosëve. E bëri këtë krushqi tutori i vajzës, kushëriri i parë i saj nga babai, mbreti i molosëve Arryba, që ishte martuar me motrën e Olympisë, Troan. Për Arrybën kjo u bë shkaku i rënies dhe i gjithë fatkeqësive të tij. Arryba mendonte se në saje të krushqisë me Filipin do ta rriste shtetin e tij, por po nga ky Filip ai humbi mbretërinë e tij dhe u plak në mërgim.

Pasi i pruri punët deri këtu, Filipin nuk e kënaqte më mbrojtja nga sulmet e armiqve dhe filloi vetë të sulmojë të tjerët.

Libri VIII

Pasi i rregulloi punët dhe vendosi rendin në Maqedoni, Filipi pushtoi, me anë të djallëzisë dhe dinakërisë, tokat e dardanëve dhe të fiqnjëve të tjerë; por edhe njerëzit e tij më të afërm nuk i mëshiroi; kështu ai vendosi të rrëzojë nga froni mbretin e Epirit Arrybën, që kishte lidhje të ngushta farefisnie me gruan e Filipit, Olympinë, kurse Aleksandrin, thjeshtrin e Arrybës, vëllanë e gruas së vet, Olympisë djalë i ri e me karakter të pastër, Filipi e thirri në Maqedoni, gjoja me kërkesën e motrës së tij. Ai përdori të gjitha mjetet për ta përzier në veprimet e tij të këqija herë duke i premtuar kurorën mbretërore, herë duke iu shitur se e donte; Filipi mendonte se më vonë Aleksandri do t'i bindej plotësisht, qoftë prej turpit, qoftë i shtyrë nga ndjenja e mirënjohjes për të mirën /e premtuar/ d.m.th. pushtetin mbretëror. Prandaj, kur Aleksandri mbushi njëzet vjeç, Filipi, me gjithë moshën e tij të njomë, i dha atij mbretërinë që ia kishte rrëmbyer Arrybës, duke kryer kështu një krim ndaj të dyve.

Sepe ndaj atij që i rrëmbeu fronin ai shkeli zakonin e farefisnisë, kurse atë, të cilit i dha mbretërinë, e korruptoi para se ta bënte mbret.

Libri IX

Ndërsa po mblidheshin ushtritë ndihmëse në Greqi, Filipi po festonte dasmën e vajzës së tij Kleopatrës me Aleksandrin, të cilin e bëri mbret të Epirit...

Mendonin edhe se Pausania qe shtyrë nga Olympia, e ëma e Aleksandrit, por edhe vetë Aleksandri, me sa duket, kishte dijeni për kurthin që po kurdisej, për vrasjen e të atit, sepse Olympia vuante jo më pak nga që ishte braktisur dhe në vend të saj ishte preferuar Kleopatra, se sa Pausania nga poshtërimi që i ishte bërë.

Aleksandri, nga ana e tij, kishte frikë se vëllai lindur nga njerka do t'i bëhej rival; për këtë ai bile një ditë u grind gjatë pijes në fillim me Atalin dhe pastaj edhe me të atin; puna arriti deri atje sa që Filipi iu lëshua mbrapa Aleksandrit me shpatë të shpërveshur dhe vetëm miqtë mezi e përmbajtën mbretin që të mos vrasë të birin.

Për këtë shkak Aleksandri, së bashku me të ëmën, u largua në fillim tek daja, në Epir, dhe prej këndej tek mbreti i ilirëve. Me të atin, i cili e thirri të kthehej, u pajtua jo me qejf dhe u kthye kundër vullnetit të tij, vetëm për të mos u a prishur farefisit të tij që e lutën shumë. Olympia nga ana e saj, e nxiste të vëllanë Aleksandrin, mbretin e Epirit, në luftë kundër Filipit dhe do t'ia kishte arritur qëllimit, sikur Filipi të mos e kishte bërë Aleksanrin dhëndër, duke i dhënë të bijën. Mendonin se si njëri, si tjetra /Aleksandri/ dhe Olympiaj prej zemërimit e shtynë

Pausanien e pakënaqur, nga që ai që e kishte poshtëruar nuk po dënohej, të kryente këtë krim të shëmtuar. Olympia me sa duket, mbante të gatshëm kuajt për vrasësin, në qoftë se ai do të arratisej. Kur mori vesh për vrasjen e mbretit shpejtoi në varrosjen e tij, me pretekstin se kryente detyrën e fundit, por po atë natë i vuri në kokë Pausanies së kryqëzuar një kurorë të artë. Askush tjetër veç saj s'mund ta merrte këtë guxim, kur pas Filipit mbeti i biri. Pas disa ditësh, ajo e dogji trupin e vrasësit mbi mbeturinat e burrit të saj dhe urdhëroi që në atë vend të ngrihej një tumë; ajo u kujdes edhe që të vdekurit t'i bëheshin flijime çdo vit, sipas zakonit të popullit. Pastaj Olympia e detyroi Kleopatrën, për shkak të së cilës Filipi u nda me të, të varet, pasi i vrau, në duart e saj, të bijën. Me vrasjen e shemrës së saj ajo e shoi etjen që kishte për hakmarrje, të cilën u shpejtua ta kryente me vrasjen e të shoqit. Më në fund ajo i kushtoi Apollonit në emrin e Myrtales, shpatën, me të cilën u vra mbreti; këtë emër Olympia e mbante kur ishte e mitur. Të gjitha këto ajo i bënte kaq hapur, sikur të kishte frikë se mos krimin e kryer nuk do t'ia vishnin asaj.

Libri XI

Meqenëse në ushtrinë e Filipit bënin pjesë njerëz nga popuj të ndryshëm, atëherë kur ai u vra të gjithë e kuptuan atë sipas mënyrës së tyre. Ata që ishin të skllavëruar padrejtësisht filluan, sigurisht, të shpresojnë se do të fitonin lirinë, të tjerët i kishte mërzitur shërbimi ushtarak dhe ishin të gëzuar se shpëtuan nga fushata e Azisë, disa i kishte pikëlluar fakti se me fiaksen që u ndez për dasmën e së bijës, u takoi të ndezin zjarrin e përmortshëm të të atit; kurse miqtë /e mbretitj, pas këtij ndryshimi të papritur, i kapi frika e madhe. Ata herë parafytyronin Azinë e thirrur në luftë, herë Evropën akoma të panënshtruar, herë ilirët, thrakët, dardanët dhe fiset e tjera barbare, besnikëria e të cilëve ishte e dyshimtë dhe që në shpirt ishin tradhëtarë; në qoftë se të gjithë këta popuj do të shkëputeshin nga Maqedonia, atëherë do të ishte e pamimdur t'u bëhej ballë.

Ndërkaq Dari doli në fushë të betejës me katërqind mijë këmbësorë dhe njëqind mijë kalorës. Numri i madh i ushtrisë armike, në krahasim me ushtrinë e vogël të tij, filloi ta shqetësonte pak Aleksandrin. Por ai u kujtua, në të njëjtën kohë, se çfarë heroizmash kishte bërë me atë grusht ushtarësh dhe sa popuj kishte thyer në beteja. Dhe ja kur shpresa fitoi mbi frikën, Aleksandri vendosi se ishte shumë e rrezikshme ta shtynte përleshjen, sepse ushtria mund të demoralizohej. Ai vizitoi gjithë ushtrinë dhe popujve të ndryshëm iu drejtua me fjalë të ndryshme. Ilirët dhe thrakët ai i gaboi me pasuritë e mëdha /të persëve/, grekët i ndezi duke u sjellë ndërmend luftërat e mëparshme dhe urrejtjen e madhe ndaj persëve, kurse maqedonasve u kujtonte herë Evropën e nënshtruar, herë Azinë që duhej ta pushtonin, dhe i lëvdoi si ushtarë që s'e kanë shokun në botë.

Libri XII

Aleksandrit i erdhi një letër nga Maqedonia, me të cilën Antipatri e njoftonte mbi rezultatin e luftës së mbretit Agis të Spartës në Greqi, të mbretit të Epirit Aleksandër në Itali dhe të mëkëmbësit /të Aleksandrit/ Zopyrit në Skythi. Këto lajme i ngjallën Aleksandrit ndjenja të kundërta; por sidoqoftë atë e gëzoi më tepër vdekja e dy mbretërve që ishin rivalë të tij, se sa e hidhëroi humbja e ushtrive të Zopyrit.

Aleksandri, mbreti i Epirit, u nis për në Itali i ftuar nga tarentasit, të cilët i kërkuan ndihmë kundër brutëve. Ai u hodh me kaq pasion në këtë fushatë, sikur, në ndarjen e botës, fati t'i kishte caktuar Aleksandrit, birit të motrës së tij Olympisë, Lindjen, kurse këtij Perëndimin, dhe shpresonte të tregonte në Itali, Afrikë dhe Siqeli jo më pak heroizma se Aleksandri në Azi e Persi. Këtu e shtyu edhe një rrethanë tjetër; ashtu sikurse Aleksandrin e Madh, orakulli i Delfit e paralajmëroi që duhet t'u ruhet intrigave në Maqedoni, ashtu edhe këto /Aleksandrin e Epirit/ Zeusi i Dodonës e paralajmëroi që qyteti Pandosia dhe rryma e Aheronit janë për të fatale. Edhe ky lum edhe qyteti ishin në Epir, por Aleksandri nuk e dinte se në Itali kishte një qytet dhe një lum me po këto emra dhe që t'i largohej rrezikut që i kishte paralajmëruar fati, ai edhe më me pasion e ndërmori këtë fushatë në një vend të huaj. Kur arriti në Itali, në fillim luftoi me apulët, por si mori vesh për fatin që i ishte caktuar qytetit të tyre të parë, bëri shpejt lidhje miqësore me mbretin e tyre...

Ai luftoi edhe me brutët e lukanët dhe u mori shumë qytete; me banorët e Metapontit, me pedikulët dhe me romakët ai hyri në marrëdhënie miqësore dhe lidhi me ta aleancë. Por brutët dhe lukanët, si morën ndihmë nga fqinjët, e rifilluan luftën me një ashpërsi edhe më të madhe. Kështu mbreti edhe u vra afër qytetit Pandosia, tek lumi Aheron, duke marrë vesh vetëm para vdekjes emrin e vendit fatal për të; duke vdekur ai e kuptoi se vdekja nuk e kërcënonte në atdhe prej nga ai u largua. Trupin e Aleksandrit e varrosën banorët e Turit, të cilët e blenë me shpenzime të shtetit.

Kur ditën e katërt Aleksandri e ndjeu se padyshim i kishte ardhur fundi, tha se sheh në këtë /vdekje/ fatin e fisit të tij, sepse shumica e aiakidëve ka vdekur në një moshë më të vogël se tridhjet vjeç.

Libri XIII

Fitoi mendimi i Perdikës dhe me të u bashkuan edhe të tjerët. Kështu u vendos të pritej lindja e Roksanës dhe në qoftë se do të ishte djalë, t'i jepeshin atij si tutorë Leonati, Perdika, Krateri dhe Antipatri; që të gjithë u betuan menjëherë se do t'u binden këtyre tutorëve.

Ndërsa kalorësit u bashkuan me këtë vendim, këmbësorët ishin të zemëruar që nuk i thirrën të mermin pjesë në këtë mbledhje; ata shpallën mbret Arideun, vëllanë e Aleksandrit, zgjodhën nga radhët e tyre gardën e mbretit dhe i urdhëruan atij të quhet sipas emrit të të atit Filip. Kur u thanë për këtë kalorësve, ata dërguan tek këmbësorët dy komandantët e tyre, Meleagrin dhe Atalin, për t'i qetësuar...

Pastaj edhe me kalorësit u arrit një marrëveshje dhe ata pranuan të njohin si mbret Arideun. Një pjesë e shtetit iu caktua edhe të birit të Aleksandrit, po qe se do të lindte. Të gjitha këto bisedime u zhvilluan rreth trupit të Aleksandrit, që ishte vendosur midis një salle, në mënyrë që me madhështinë e tij mbretërore të ishte, si të thuash, dëshmitar i gjithë këtyre vendimeve. Kur të gjitha këto vendime u pranuan, në krye të Maqedonisë e të Greqisë u vu Antipatri; administrimi i arkës mbretërore iu la Kraterit, kujdesi për lëmet, ushtrinë dhe mbretërit iu besuan Melegrit dhe Perdikës. Pastaj /Perdika/ ndau midis komandantëve kryesorë provincat, me qëllim që t'i largonte rivalët dhe që ata, në të njëjtën kohë, ta quanin këtë si një dhuratë të tij. Egjiptin me një pjesë të Afrikës dhe Arabisë, i pari e mori Ptolemeu, të cilin Aleksandri, për trimëri, e kishte bërë nga ushtar i thjeshtë komandant. Si ndihmës për administrimin e provincave atij i dhanë Kleomenin që kishte ndërtuar Aleksandrinë. Krahinën fqinje, Sirinë, e mori Laomedoni prej Mytilene, Kilikinë - Filota. Uiri Pito u vu në krye të Medisë së Madhe, Artopati, vjehërri i Perdikës, në krye të Medisë së Vogël. Kenit iu caktua Suziana, kurse Frygia e Madhe Antigonit, birit të Filipit. Lykinë dhe Pamfilinë e mori me short Nearhu, Karinë - Kasandri, Lydinë - Menandri. Leonatit i ra Frygia e Vogël, Thrakia dhe krahinat e bregut të Detit të Zi - Lysimahut, Kapadokia me Paflagoninë - Eumenit. Kryekomandant i lëmeve u bë Seleuku, i biri i Antiohut. Në krye të gardës mbretërore u vu Kasandri, i biri i Antipatrit...

... Gjendja shqetësuese në Maqedoni e detyroi Kasandrin të kthehet nga Greqia në atdhe. Puna ishte se kur e ëma e Aleksandrit, Olympia, u nis për në Maqedoni e shoqëruar nga Aiakidi, mbreti i molosëve, Eurydika dhe mbreti Adrideu u munduan ta pengojnë të hyjë në Maqedoni. Por maqedonasit kaluan në anën e saj, qoftë për nderim të kujtimit të burrit të saj dhe madhështisë së të birit, qoftë të zemëruar nga sjellja e keqe /e Eurydikës dhe Arideut/; atëherë, me urdhër të Olympisë, Eurydika dhe vetë mbreti, që kishte sunduar për gjashtë vjet pas vdekjes së Aleksandrit, u vranë.

Por Olympia nuk sundoi gjatë. Sepse ajo, duke vepruar jo si një sunduese /e arsyeshme/, por si grua /hakmarrëse/, dënoi gjithë njerëzit e shquar të shtetit, njërin pas tjetrit dhe gjithë simpatinë që gëzonte e ktheu në urrejtje. Prandaj, kur dëgjoi për afrimin e Kasandrit, meqenëse nuk u besonte maqedonasve u largua bashkë me të renë e djalit Roksanën dhe nipin, Herkulin, për në Pydna. Në këtë rrugë atë e ndoqi Deidamea, e bija e mbretit Aiakid dhe thjeshtra Thesalonika, që ishte bërë e njohur në saje të të atit të saj, Filipit, si edhe shumë gra të parisë - një suitë më tepër e shkëlqyer se sa e dobishme. Kur ky lajm arriti tek Kasandri, ai shpejtoi menjëherë në Pydna dhe e rrethoi qytetin. E lodhur nga rrethimi i gjatë, uria dhe sulmet armike, Olympia iu dorëzua fituesit, duke i kërkuar t'i falte jetën. Por Kasandri mblodhi popullin me qëllim që të sqaronte se çfarë vendimi ishte i prirur të merrte ai ndaj Olympisë, kurse vetë shtyri farefisin e atyre që kishte dënuar Olympia, që të vishen me rrobe zije dhe të ankohen për ashpërsinë e saj. Maqedonasit të zemëruar, pa nderim ndaj madhështisë së dikurshme, e dënuan me vdekje, duke harruar kështu se në saje të birit dhe të burrit të saj ata jo vetëm kishin jetuar të sigurtë nga fqinjët e tyre, por kishin fituar pasuri të madhe dhe sundimin mbi gjithë botën. Kur Olympia e pa se drejt saj po vinin ushtarët e armatosur, ajo vetë u doli përpara e veshur me rroben mbretërore dhe e mbështetur tek dy shërbyeset. Vrasësit, kur e panë, të mahnitur pij fatit të madhështisë së dikurshme, pasi shkuan nëpër mend emrat e kaq mbretërve të tyre, u ndalën, gjersa Kasandri dërgoi të tjerë, të cilët edhe e vranë. Ajo nuk iu largua shpatës dhe nuk lëshoi klithmën, siç bëjnë zakonisht gratë, por vdiq si vdesin burrat trima, duke ruajtur me dinjitet lavdinë e fisit të saj të vjetër, kështu që dukej sikur të ishte vetë Aleksandri në personin e së ëmës, që ishte duke vdekur. Përveç kësaj, thonë se, duke dhënë shpirt, ajo rregulloi flokët dhe mbuloi këmbët me veshjen, në mënyrë që trupi i saj edhe i vdekur të kishte pamje të denjë.

Pas kësaj, Kasandri u martua me bijën e Arideut, Thesalonikën, kurse të birin e Aleksandrit, bashkë me të ëmën e çoi në kështjellën e Amfilopolit për ta mbajtur nën vërejtje.

Libri XV

Ndërsa po ndodhnin këto Kasandri, duke u kthyer nga Apollonia, ndeshi në fisin e audariatëve, të cilët kërkonin toka të reja për t'u vendosur, pasi kishin lënë tokat e tyre, ku kishin dalë shumë bretkosa e minj. Nga frika se mos audariatët pushtonin Maqedoninë, Kasandri, pasi përfundoi me ta një marrëveshje, i p