Abdikimi i Sulltan Muradit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Abdikimi i Sulltan Muradit

Ndryshe nga bashkëkohësit e tij në Evropë dhe gjetiu, Sulltan Muradi, nuk ishte një sovran absolut që do të qëndronte në pushtet deri në ditët e fundit të jetës së tij. Përkundrazi, ai ishte një gazi (luftëtar në luftën e shenjtë kundër jobesimtarëve); një sundimtar i arsyeshëm, si dhe një sufi dhe një veli i devot-shëm. Sipas një historie, ai kishte parë në ëndërr tre engjëj që ndriçonin në qiell, mbi tre vende të ndryshme në oborrin e xhamisë, që ai kishte ndërtuar në Edrene. Ai ngriti nga një shtyllë prej mermeri të gjelbër, në secilin nga këto vende që të mos shkeleshin nga këmbë njeriu dhe këto tri shtylla qëndrojnë ende në vendet ku u ngritën, në oborrin e xhamisë së tij.

Ashtu sikurse veproi edhe Sufiu i Madh, Ibrahim Ibn Adham (kuddise sirruhu) (v.166/783), Muradi hoqi dorë nga froni vullnetarisht. Megjithatë, përpara se të abdikonte, ai u këshillua për këtë çështje me Vezirin Halil Pasha dhe mori masat e nevojshme për fia kaluar pushtetin në mënyrë paqë-sore, djalit të tij, Mehemmedit, Sanxhakbeut të Magnisës (Manisës). Kështu, Muradi u tërhoq në vitin 1444 në Magnisa, me shpresën për ta kaluar pjesën tjetër të jetës me lutje paqësore dhe në qetësi. Ai kishte bërë të pamundurën për të ruajtur unitetin e Devletit, për të siguruar unitetin e muslimanëve në vendin e tij dhe me dorëheqjen që dha nga posti i sulltanit, kur ai mendoi se ishte koha, Muradi tregoi madhështinë e bujarisë dhe guximit të tij. Duhet të kuptojmë se ai nuk mtmd ta kishte bërë një gjë të tillë më parë: le të supozojmë se ai ia linte pushtetin xhaxhait të tij, Mustafa Çelebiut, dhe tërhiqej në një fermë, por pa kaluar shumë kohë, disa njerëz do t'i mblidheshin rreth, dhe do ta nxisnin atë ta rikthente pushtetin me shpresën për të fituar për veten e tyre poste në administratën e re, nëse do të bazoheshim në sjelljen dhe qëndrimin e njëjtë të disa militantëve partiakë në ditët e sotme. Nga ana tjetër, disa nga zyrtarët e lartë mund të nxitnin dyshimet e Mustafa Çelebiut për qëllimet e Muradit. Pra, Muradi mund të mos kishte pasur një jetë të paqtë dhe të qetë. Në atë kohë, nuk kishte demokraci që të lejonte ish-sundimtarët të tërhiqeshin të qetë drejt rezidencave të tyre në një mjedis paqedashës.

Armiqtë e Devletit Osman, e nuhatën përparësinë që do të kishin me kalimin e pushtetit nga veterani Murad te djali i tij pa përvojë: Kardinali Cezarini, përfaqësuesi i Papës, iu drejtua menjëherë Mbretit Ladislav, duke i thënë se kjo ishte e vetmja mundësi për t'i larguar turqit nga rajoni i Evropës. Kardinali Kondolmieri, që drejtonte flotën e Papatit, që përbëhej prej 65-70 anijesh, dhe që, në atë kohë, ndodhej në Detin Egje, i dërgoi një letër Mbretit të Hungarisë, ku i bënte fhirrje të përfitonte nga kjo mundësi, duke shtuar se ai do të nisej për në Galipoli, që t'i ndalonte turqit të kapërcenin Ngushticën e Dardaneleve drejt Evropës. Perandori romak Joanis Paleologos i dërgoi gjithashtu, një letër Mbretit të Hungarisë për të njëjtën çështje. Nga ana tjetër, edhe Ibrahim Beu i Karamanit, dëshironte të përfitonte nga kjo situatë dhe për pasojë, iu dërgoi lajm armiqve evropianë, se nëse ata do të sulmonin nga ana e tyre, edhe ai ishte i gatshëm të sulmonte nga Anadolli. Ai deklaroi se Sulltan Muradi, për shkak të sëmundjes së tij mendore, ishte i detyruar të jepte dorëheqjen dhe t'ia kalonte Hilafetin djalit të tij 12-vjeçar. Kështu, me iniciativën e Komandantit të famshëm hungarez Janosh Hunjadi, sovranët e Hungarisë, Gjermanisë, Hercegovinës, Vllahisë, Bogdanit dhe Venedikut formuan një ushtri të bashkuar aleate kundër osmanëve. Papa i çliroi ata nga detyrimi për marrëveshjen e mëparshme të armëpushimit 10-vjeçar, me pretekstin se betimët që bëheshin me "të pafetë" nuk ishin të detyrueshme të zbatoheshin.

Armata e bashkuar e krishterë, kaloi kufirin osman, ndër-kohë që flota venedikase u pozicionua në Ngushticën e Dardaneleve, duke e bllokuar atë në mënyrë që të mos lejonte asnjë lëvizje të osmanëve nga Anadolli për në Evropë. I përballur me këtë situatë kritike dhe i nxitur nga vezirët e tij, Sulltan Mehemmedi II, thirri babain, Muradin, i cili kaloi Bosforin drejt Evropës, pasi Ngushtica e Dardaneleve ishte bllokuar nga anijet e flotës së krishterë. Ky kalim u bë i mundur vetëm pasi iu pagua Gjenovës nga një monedhë floriri për çdo ushtar. Ushtria osmane, edhe pse mjaft inferiore në numër, u përball me ushtrinë e të krishterëve në Vama më 28 Rexheb 848/10 nëntor 1444. Sulltan Muradi ngriti lart, të kapur në majën e një heshte, në krye të ushtrisë së muslimanëve Traktatin e Segedinit, për fiu kujtuar të krishterëve shkeljen e betimit. Janosh Himjadi sulmoi dhe shkatërroi krahun e majtë të ushtrisë osmane, ndërsa krahu i djathë i kësaj ushtrie zmbrapsi forcën sulmuese vllahe. Pjesa qendrore e ushtrisë osmane u detyrua të tërhiqej, edhe pse sulltan Muradi qëndroi duke luftuar në fushëbetejë së bashku me një numër të vogël jeniçerësh. Kur u zu në pozicion të vështirë, ai mori në konsideratë mendimin për t'u tërhequr, por Komandanti i ushtrisë së tij, Karaxha Beu, ishte i ndërgjegjshëm për ndikimin që do të kishte kjo lëvizje mbi moralin e ushtrisë së tyre, dhe e ndaloi atë duke e kapur nga kapistra e kalit. I dëshiruar për të marrë fronin e Hungarisë, Janosh Hunjadi i provokonte fisnikët hungarezë dhe i nxiste kundër turqve, por i braktiste ata gjithnjë në fushën e betejës në momentin e fundit, duke i lënë të mundeshin nga turqit. Në të njëjtën mënyrë, ai e shtyu mbretin e Hungarisë të sulmonte duke i thënë: "Ushtria turke ishte shkatërruar; tani është më mirë të sundosh sulltanin." I nxitur nga Janosh Hunjadi, Mbreti Ladislav avancoi deri pranë vendit ku luftonte sulltani. Njëri prej ushtarëve jeniçerë të sulltanit, Timurtashi, e goditi njërën këmbë të kalit të mbretit me një sëpatë, duke arritur ta rrëzonte kalin dhe mbretin, ndërsa një oficer tjetër jeniçer, Hëzëri, ia preu kokën mbretit. Koka e Ladislavit u ngul mbi majën e një shtize dhe ushtria muslimane thirri njëzëri tekbir. Kjo i frikësoi ushtarët e krishterë, të cilët u kthyen nga kishin ardhur, por shiimë prej tyre u vranë në fushën e betejës gjatë rrugës së kthimit. "Me vështirësi të madhe, Hunjadi arriti ti shpëtonte ushtrisë osmane, ndërkohë që me mijëra kalorës vriteshin. Shpresat e evropianëve për një fitore kryqtare u shkatërruan. Fati i Perandorisë Bizantine u vulos. Prestigji otoman u rrit më tepër në të gjithë botën muslimane dhe stmdimi otoman i pjesës juglindore të Evropës u sigurua edhe një herë.

1 tërbuar për shkak të tradhtisë së Ibrahim Beut, djali i Sulltan Muradit II, Mehemmedi, i dërgoi atij një letër në të cilën i shprehte zemërimin e tij. Kjo letër fillonte me një citim nga Kur'ani: "Në zemrat e tyre kanë sëmundje" [el Bekare, 10], dhe vijonte: "Me nxitjen dhe kandisjen e të pabesëve të këtij rajoni (Anadollit), moria e të pafeve e shkeli marrëveshjen dhe sulmoi ... por me ndihmën e Allahut, muslimanët i mundën ata në Vama." Ai e përfundoi këtë letër me një thënie të mirënjohur të Pejgamberit (s.a.v.s) të cituar pas hapjes së qytetit të Mekës ndaj Islamit në vitin 8/630, "I lavdëruar qoftë Allahu, që ndihmoi robine tij dhe mbështeti ushtrinë e tij."

Pas betejës së Vamës të vitit 1444 dhe me kërkesën e të birit, Mehemmedit, Sulltan Muradi mori sërish pozitën e sundimtarit dhe i biri u kthye në sanxhakun e Manisës. Kur u nis drejt Varnës, Sulltan Muradi u përpoq të kalonte Ngushticën e Dardaneleve, por ajo ishte e bllokuar nga flota venedikase, forca më e fuqishme detare e shekullit të 15-të. Osmanët iu kimdërpërgjigjën këtij bllokimi duke avancuar drejt Gadishullit të Moresë (Peloponezit), që në atë kohë ishte nën sundimin e Venedikut. Sulltan Muradi arriti të shkatërronte fortifikimet e armikut dhe të merrte nën kontrollin e tij këtë gadishull në vitin 850/1446. Despoti i gadishullit kërkoi faljen e tij.

info@balkancultureheritage.com