Ad Quintum
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ad Quintum

Ad Quintum

Kompleksi arkitektonik i përbërë nga termet dhe nymfeu u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1968 të drejtuara nga N. Ceka dhe L. Papajani. Gjendet në fshatin Bradashesh, rreth 7 km në perëndim të Elbasanit, vetëm 40 m mbi gjurmët e trasesë së rrugës Egnatia, të mbuluara nga rruga e sotme Elbasan-Peqin. Për vendosjen e tij ka qenë zgjedhur rrëza e kodrës, në krah të përroit të Fikasit, që mbledh burime të vogla, por të pashterrshme gjatë verës.

Monumentet

Pamje e nimfës dhe banjove të stacionit rrugor romak Ad Quintum,
afër Elbasanit shekulli i dytë i erës sonë
Apodyterium i banjove të Ad Quintum.

Termet dhe nymfeu janë vendosur në të njëjtën terrace, me gjatësi 41.5 m dhe gjerësi 11 m, të krijuar midis dy muresh afërsisht paralele. Termet zënë pjesën perëndimore të kompleksit në një sipërfaqe rreth 230 m. Apodyteri me përmasa 7.25 x 3.50 m përbën qendrën e kompozimit planimetrik, duke lidhur tepidarin e ndarë në dy kthina dhe kaldariumin, e ndarë në sudatio e laconicum. Në krahun tjetër apodyteri komunikonte me frigidarin, që kishte një mbulesë të vetën me kubë, të ruajtur plotësisht. Një kanal furnizonte frigidarin me ujë të freskët përmes kubesë. Tepidari dhe kaldari kishin dysheme me hypokaust, që ngrohej nga një prefumum në murin jugor të lakonikut. Në apodyter ishte majtur mirë suvaja e faqes veriore me pikturim kuadratesh dhe motivesh floreale.

Nymfeu ka një fasadë 26 m të përforcuar nga kontraforte, për mbajtjen e presionit të dheut. Në të dalin në mënyrë asimetrike grykat e tre hauzeve të mbuluar me qemerë cilindrikë prej tullash, që mbusheshin nga burimet nëntokësore. Sheshi përpara nymfeut, që shërbente edhe si shëtitore për klientët e termeve, lidhej me një palë shkallë me një kalim drejt rrugës Egnatia. Për ndërtimin e monumentit ka qenë përdorur teknika opus incertum me breza prej dy dhe tre rreshta tullash. Ndërtimi i monumentit është datuar në gjysmën II të shek. II m. Kr., ndërsa braktisja e tij në fillim të shek. IV p.e.sonë.

Identifikimi

Afërsia me rrugën Egnatia, funksioni i monumentit dhe largësia e tij prej 7 km (e barabartë me 5 milje) nga Elbasani, kanë argumentuar identifikimin e tij me stacionin Ad Quintum, që në latinisht do të thotë “ te milja e pestë, që kalonte mbi murin e sipërm të tarracimit”.

info@balkancultureheritage.com