Adriatiku dhe rizgjimi i Perëndimit (shekujt VIII-XI)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Adriatiku dhe rizgjimi i Perëndimit (shekujt VIII-XI)

Kufi ushtarak? Drejt përballjes së dy botëve Nga Adriatiku në gjirin e Venedikut: kërcënimet sllave dhe saraqene Përkufizimi i një hapësire të krishterë adriatike: aleancat greko- franke dhe kthimet e fesë sllave Një ngadhënjim i rremë bizantin: bashkimi i rreziqeve detare me ato tokësore Një Adriatik që u është lënë sllavëve dhe saraqenëve? Përparimi venedikas Fuqitë e reja sllave, Venediku dhe “çlirimi” i Adriatikut Venediku, Perandoria Gjermanike dhe Roma

Ç’është e vërteta, konfiguracioni etniko-politik i pellgut Adriatik, deri në këtë mes shekulli VIII, ishte relativisht i thjeshtë: si nga njëra ashtu dhe nga ana tjetër e detit kishte një pushtet të centralizuar por të largët, që pëpiqej t’i përmbante elementët ardhacakë, sllavët në lindje dhe lombardët në perëndim, por pa pasur përballë asnjë kundërshtar të aftë të matej me të: më të rrezikshmit ishin lombardët, mirëpo thuajse menjëherë pas vendosjes së tyre në Itali ata u përndanë në njësi të shumta, sidomos në jug, në luftë kundër mbretërisë së Pavisë. Sa për vetë detin, megjithë piraterinë sllave, ai vazhdonte të zotërohej nga skuadriljet bizantine, ndërkohë që bri tyre kishin filluar të merrnin zemër flotiljet venedikase.

Kufi ushtarak? Drejt përballjes së dy botëve

Ç’është e vërteta, konfiguracioni etniko-politik i pellgut Adriatik, deri në këtë mes shekulli VIII, ishte relativisht i thjeshtë: si nga njëra ashtu dhe nga ana tjetër e detit kishte një pushtet të centralizuar por të largët, që pëpiqej t’i përmbante elementët ardhacakë, sllavët në lindje dhe lombardët në perëndim, por pa pasur përballë asnjë kundërshtar të aftë të matej me të: më të rrezikshmit ishin lombardët, mirëpo thuajse menjëherë pas vendosjes së tyre në Itali ata u përndanë në njësi të shumta, sidomos në jug, në luftë kundër mbretërisë së Pavisë. Sa për vetë detin, megjithë piraterinë sllave, ai vazhdonte të zotërohej nga skuadriljet bizantine, ndërkohë që bri tyre kishin filluar të merrnin zemër flotiljet venedikase.

Në ndryshimet që do të ndodhnin, Roma luante asokohe një rol thelbësor, pasi ishin nismat e saj ato që bënë të depërtojë në Itali një forcë në filizat e saj të parë, por që së shpejti do të ishte e aftë të matej me Bizantin: frankët, ndërkohë që myslimanët nisën dhe ata të depërtojnë me druajtje. Rrëzimi i Ekzarkatit bëri që gjithashtu të zhdukej sundimi bizantin mbi dukatin e Romës, bashkë me mbrojtjen, që qe kthyer në diçka tepër teorike, që papa mund të priste prej perandorisë kur ndodhej i sulmuar njëkohësisht prej lombardëve e prej myslymanëve, zotër të Kartagjenës më 698, më pas të të gjithë Magrebit dhe së fundi, më 711, të pjesës më të madhe të gadishullit Iberik. Pavarësisht nga këto papa besonte në një mundësi ndërhyrjeje bizantine, pasi pa dyshim negociatat që bënte, më kot, me mbretin lombard Astolf i bëri në emër të Perandorisë. Kurse orvatja që bëri Stefani II, si e vetmja rrugëdalje e mundshme, duke shkuar deri në Francën e veriut, tek mbreti i frankëve Pëpin le Bref, të cilin e takoi më 6 janar 754 në Ponthion, pati për qëllim të merrte premtimin se “do ta ndihmonte kauzën e Pjetrit të lumnueshëm dhe të Res Publica Romanorum” dhe për t’ia kthyer papës “me të gjitha mjetet e mundshme Ekzarkatin e Ravenës, të drejtat dhe zotërimet e Res Publica-s”. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që Stefani, i cili e ndjente veten ende nën perandorinë, e vetmja strukturë politike universale, ashtu siç ishte kisha në pikëpamje shpirtërore, synonte t’i përdorte frankët që t’i kthenin atij tokat perandorake, për të cilat para vitit 751 e kishte parë veten si administrator; as Konstantinopoja nuk besonte se kishte humbur gjithçka në Itali, ndaj dhe dërgoi disa përfaqësues te frankët, ngadhënjimtarë mbi lombardët, prej të cilëve shpresonte rikthimin e Ekzarkatit dhe të Pentapolit; në 756, kur Pepini refuzon dhe i drejton te papa, i dërguari Gjorgj heq dorë shpejt dhe kthehet në Konstantinopojë duke kaluar nga Roma, e cila në fund të fundit, vetë sa merr përsëri atë që i kishte dhënë perandori92. Pra, shkëputja midis dy brigjeve nuk është absolute: më 787, kur mbahet koncili i dytë i Nikesë, i cili e dënon ikonoklazmën, Roma ende beson te Perandoria, deri sa i kërkon rikthimin e Ilirikut dhe Italisë së jugut nën patriarkanën e saj, një përpjekje e kotë, siç mund të hamendet me të drejtë, po që nuk mund t’i mvishet naivitetit ose arrogancës së papës.

Rritja e fuqisë franke në Itali, me rënien e mbretërisë lombarde të Pavisë më 774, vë përballë sundimtarëve zyrtarë të Adriatikut të epërm një kundërshtar të një kallëpi krejt tjetër, Karlin e Madh. Një herë për një herë, Bizantit, ku Konstantini V vdes më 775, i duhet sidoqoftë të zgjidhë problemet e rënda të brendshme, duke qenë njëkohësisht në luftë kundër arabëve dhe kundër bullgarëve. Punët nuk do të prishen deri sa të vinte një grindje territoriale që do t’i ndante të dy fuqitë dhe është mjaft domethënëse që kjo ka të bëjë me kufijtë danubianë dhe adriatikë, çka dëften interesin në rritje të mbretërisë franke për këto vise. Që prej vitit 788 frankët kishin shtënë në dorë Istrien, si provincë lombarde, ndërsa më 791 ata nisën një sulm kundër avarëve të Panonisë, që do të përfundonte me shkatërrimin e plotë të Perandorisë së madhe turke; çfarëdo që mund të jetë thënë për këtë, ky operacion i madh nuk preku as Istrien e aq më pak Dalmacinë, sepse në rast se ekziston një tekst që shpall se frankët, për të bërë këtë gjë, “përshkuan Ilirikun”, ky term emërton me siguri Slloveninë e sotme, ku ata mbërritën duke u nisur nga Friuli, një rrugë natyrore kalimi. Ndërkaq në bregun lindortë Adriatikut, rënia e Perandorisë avare pati pasoja me rëndësi: skllavinët dalmato-panonianë, para së gjithash Kroacia, u çliruan nga një rrezik i vazhdueshëm dhe hynë tanimë në rrugën e një zhvillimi të ri.

Ambicjet franke në Itali saktësohen edhe më shumë, duke u përqendruar në territoret venedikase dhe dalmate, ku ekziston tashmë një parti franke, ende në pakicë porse e mbështetur nga një pjesë e kishës, e cila i kundërvihet një shumice që është ende në favor të grekëve; në Venedik, ku funksioni i dogjës priret atëhere të evoluojë drejt një monarkie deri dhe tiranike, përkatësia e rivalëve në njërën apo në tjetrën nga këto parti është thuajse gjithmonë iluzore. Kështu, mbas episodeve të dhunshme që pasuan më 802 vrasjen e patriarkut Giovanni de Grado, të urdhëruar nga dogjha Maurizio, ky i fundit, që kishte nam filobizantin, mërgon me gjithë rrethin e tij në Italinë karolingase95, ndërkohë që dogja i ri, “tribuni” Obelerio, i konsideruar si ithtar i frankëve, është në krye më fort kundërshtar i tyre dhe afrohet me të vërtetë me ta vetëm atëherë kur shfaqet reagimi bizantin ndaj trazirave venedikase.

Ky kundërveprim tregon në të vërtetë për një ringjallje të interesit të Perandorisë për pellgun adriatik: jo më kot, në kuadrin e asaj reforme të madhe të administratës vendore që përfaqësohet nga krijimi i “temave”, i atyre provinca të reja, ku pushteti civil e ai ushtarak përqëndrohen në duart e një strategu të vetëm guvernator, në fillimet e shekullit IX bie në sy krijimi në Adriatik dhe në anët e tij i dy provincave të tilla, temave të Kefalenisë dhe të Dyrrahionit, ndër të cilat e para në kufijtë e deteve Jon e Adriatik, kontrollon hyijen nëkëtë të dytin, tepër i ekspozuar ndaj inkursioneve myslimane, ndërkohë që deti tjetër, ballë gadishullit Salentin, që është gjithashtu bizantin, i siguron Perandorisë kontrollin absolut mbi kanalin e Otrantos, hyrjen e vetme në Adriatik, dhe shërben si bazë për ndërhyrjet e flotës greke në vetë këtë gji, të cilat ishin ndërprerë për një kohë kaq të gjatë97.

E pra, nëse perandori Niqifor I dërgon më 805-806 në Adriatikun e epërm një flotë, kjo është një provë që perandoria, e cila fillon të ngrejë krye mbas konflikteve të gjata me arabët, i kthen në përgjithësi sytë sërish nga ky gji, që është zona më e afërt e kontaktit me një kundërshtar të cilit ia njeh rëndësinë, por më saktë nga Dalmacia98, gjithaq edhe sepse ekziston frika se zona lagunore, e vetmja që i ka qëndruar ende zyrtarisht nën urdhëra, bie në duar të frankëve që mund të përfitonin prej trazirave të saj, duke tërhequr pas vetes atë çka mbetej prej Dalmacisë bizantine. Sigurisht, krahinave që tanimë kontrolloheshin prej Perandorisë së Perëndimit, sidomos Istries, u kishte ardhur në majë hundës me kërkesat fiskale të sundimtarit së ri: më 804, në kuvendin gjyqësor të Risanos, pranë Capodristrias, në prani të patriarkut të Grados, 172 përfaqësues të bashkësive të ndryshme istriane e patën ngritur zërin me forcë kundër këtyre abuzimeve përballë dy missi dominici të Karlit, por duke përfituar prej kësaj një vendim që ua kthente në të gjitha të drejtat e tyre tradicionale, kështu që kjo datë shënon braktisjen e tyre përfundimtare të sovranitetit të grekëve, të cilët i quajnë “zotërinjtë e tyre të dikurshëm”99 100 101. Ndërsa në vitin e mëpasëm, në Krishtlindjet e 805, u pa se si dy përfaqësuesit më të lartë të qytetit të Zarës, duka Paul dhe ipeshkvi i tij Donato, shkuan në Diedenhofen, në krah të venedikasit Obelerio, për t’i shfaqur besnikërinë e tyre Karlit të Madh‘°°. Ky i fundit mund të ketë menduar në atë kohë se i gjithë rajoni i ishte nënshtruar: më 806 ai i akordoi djalit të tij Pepin sundimin e trefishtë mbi Dalmaci, Istrie dhe Venedik.

E pra nëse flota bizantine, e drejtuar nga admirali Niketas, kaloi tek lagunat një dimërim të gjatë që u zgjat deri në gusht 807, kjo u bë me qëllim që të gjendej një gjuhë e përbashkët përfundimtare me mbretërinë italike të Pepinit, pra me Perandorinë Perëndimore; këndej doli një si projekt pakti me disa elemente që do të hasen në tekstet venedikase të mëvonshme, siç është pakti me perandorin Lothar, por aty fjala është vetëm për lagunat, sepse grekët e kishin parë tanimë se sa për Istrien, këtë Perandoria e kishte humbur. Përsa i takon Venedikut, trazirat aty rifilluan sapo që u zhdukën në horizont anijet greke; grekët u kthyen aty më 809 nën komandën e njëfarë Pali, të cilit analet latine i japin titullin praefectus e që i ka të gjitha gjasat të ketë qenë strategu i parë i Qefalonisë: ata e përshkojnë gjithë krahun dalmat, kërkojnë të hakmerren duke sulmuar portin kryesor të mbretërisë së Italisë, Comacchion, por, të dëbuar prej andej e gjejnë të bllokuar rrugën në hyije të lagunave: ka shumë të ngjarë që ky zhgënjim e bëri Niqiforin t’i japë Dyrrahionit statusin e temës'03. Ndërkaq dogji Obelerio u bën hapur thirrje frankëve, të cilët, nën drejtimin e mbretit Pepin, nisën më 810 një shpeditë kundër Dalmacisë dhe zonës lagunore, nga Malamocco në Grado; për paradoks kjo do të shpinte në ftillimin e situatës dhe në mbërritjen e paqes mes dy perandorive: ndërkohë që flota bizantine po vinte të spastronte Dalmacinë, në Venedik shpërtheu një revolucion në favor të Bizantit, duke e detyruar Obelerion dhe rrethin e tij të mërgojë e duke bindur më anë tjetër Karlin e Madh se, së paku përkohësisht, frankët e kishin humbur mëtimin për Adriatikun e Epërm.

Është e qartë që nuk janë goditjet ushtarake dhe tratativat politike të viteve 791-810 shkaktarët e vetëm të statutit ndërkombëtar që përfton Venediku në atë kohë: në qoftë se është e vërtetë që këto dy presione, franke dhe bizantine, anulojnë njëra-tjetrën në rajonin e lagunave kjo ndodh nga që aty tanimë është krijuar nga Grado në Chioggia, në mënyrë të ngadaltë dhe shpesh të errët, një kompleks ishujsh, gumash, gjuhësh ranore dhe mbetjesh kontinentale, një organizëm politik që po përvijohet gjithmonë e më shumë, me një qendër politike që në fillim të shekulllit IX është zhvendosur nga Malamocco në ishujt e lagunës së Rialtos, në çastin kur dozha Agnelo merr pushtetin, i brohoritur nga një populus që ende ngatërrohet me ushtrinë (exercitus), në prani të një të dërguari perandorak që më tepër i bëhet dorëzan procedurës sesa e kontrollon atë; pa dyshim që në këtë kohë i jepet edhe titulli i dogjës sovranit venedikas dhe pasardhësve të tij, ndërkohë që në Rialto nis të ndërtohet një pallat, dy simbole këto të unitetit të zonës lagunore, të mbrojtur nga një zot i largët por edhe dorëzanë të pavarësisë së saj reale: këtë e dëshmon edhe udhëtimi që do të bëjë pak më vonë për në Konstantinopojë djali i dogjës, Justinianoja, i cili kthehet prej andej me titullin e rëndësishëm oborrtar hypatos, nën të cilin në Bizant shihej ofiqi i motshëm konsullor romak107. Tanimë dogjët dhe zyrtarët e tjerë të lartë venecianë, qoftë laikë qoftë kishtarë, nuk do të reshtnin së kërkuari dhe së mbajturi këta tituj perëndorakë, që i përfshinin ata simbolikisht në hierarkinë bizanfine, por që i kanë mbi të gjitha si garanci përballë fqinjëve të vet frankë e sllavë, të cilët me ç’dukej paqja e viteve 812-814 nuk i kishte qetësuar aspak në veprimtarinë e tyre, shpeshherë tepër agresive, përreth dogados të ri.

Nuk duhet harruar në të vërtetë se akti i vitit 812 e njihte sundimin karolingas mbi Kroacinë, ku krishtërimi ishte përhapur ndërkohë që prej shekullit VII duke nisur nga qytetet bregdetare romane; por veprimi vendimtar është ai i patriarkut të Aquileas i cili në vitet 805-811 dërgon misionarë frankë që arrijnë të bëjnë këtu kthime fetare masive, diçka që në Bizant nuk mund të interpretohej ndryshe veçse si një kërcënim potencial mbi Dalmacinë108. Pa dyshim që pas kësaj kemi një manovër bizantine, e cila midis viteve 815-823 nxit një revoltë të kroatëve, që kalojnë në të njëjtën kohë nën autoritetin e bullgarëve që kishin lidhur paqe me Konstantinopojën prej vitit 815, ndërkohë që veprimet gjithmonë e më guximtare të narentanëve në brigjet dalmate janë të yshtura ndoshta prej frankëve.

Veç këtyre, statu quo-ja në Adriatikun e Epërm nuk duhet të na bëjë të harrojmë se midis dy brigjeve ka edhe pika të tjera fërkimi: paqja e vitit 812 e lë të hapur çështjen e jugut italian ku, nga skutat ku ishin tërhequr në Sicili, Kalabri dhe Pulje, grekët përpiqeshin të mos prisheshin me sovranët e vegjël lombardë, sidomos me dukët e Beneventos, me të cilët ruajtën paqen posaçërisht nën mbretërimin e dukës Arichis që krahas tyre, nuk reshti së kërkuar prej Romës territoret e Ekzarkatit të dikurshëm të Ravenës109; është ky dukë që më 758 ia kishte kthyer Otranton Bizantit që e pat ndihmuar të hipte në pushtet110. Nga ana tjetër lombardët e Beneventos nuk kanë asnjë interes t’i prishin punët me Konstantinopojën, sepse marrëdhëniet e tyre tregtare me Lindjen janë me ç’duket shumë të rëndësishme, siç e dëshmon sasia e madhe e produkteve të luksit që qarkullon drejt qendrës së tyre, të vendosur në një mënyrë ideale në gjysmërrugën mes dy detrave, midis Brindizit dhe Napolit, ku prania greke, e mbështetur në Sicili, është edhe më e rëndësishme; këtë e dëshmon edhe kompleksi i rëndësishëm i kishës së Shën Sofisë të Beneventos, të ngritur nga vetë Arichisi, tregues i qartë i ndikimit bizantin në shtetin e tij.

E pra dy perandoritë mëtojnë kontrollin mbi ngushticën italianojugore. Por Karli përpiqet gjithashtu që ta nënshtrojë Arichisin për t’i bërë qejfin papës, pretendimeve territoriale të të cilit mbi vartësitë e dikurshme të Ekzarkatit do t’u bjerë ndesh një koalicion greko-lombard: Në viset lombarde rritja e një partie franke pikaset në manastiret, siç janë ato të malit Sassin ose të San Vincenzo al Volturnos112. Pra Jugu italian së bashku me Adriatikun e Epërm, është një nga terrenet ku zhvillohet një rivalitet i paprerë midis frankëve dhe grekëve, që shprehet dhe nga shkëmbimet e shumta diplomatike. Në 787, duka Arichis sulmohet nga frankët dhe bën sikur u nënshtrohet këtyre, ndërkohë që ambasadorëve bizantinë u duhet ta braktisin Capuan, ku kishin ardhur të negocionin me Karlin; mirëpo duka bën tratativa me Konstantinopojën, prej nga ka marrë titullin dhe ofiqet e patricit pak para se të vdesë", ndërkohë që përgatitet një shpeditë detare greke nga ana tjetër e Adriatikut: ajo do të dështojë në mënyrë të vajtueshme më 788 në brigjet kalabreze; duka i ri, Grimoaldi, që qe për një kohë të gjatë peng i Karlit të Madh në Capua, detyrohet kështu të pranojë nënshtrimin e tij ndaj frankëve: më 798, ai dëbon simbolikisht gruan e vet greke për të hyrë kësisoj në radhët e partisë franke. Megjithatë, pikërisht në vitin e traktatit të Aixit, më 812, bizantinët nisin edhe një sulm tjetër kundër Beneventos, ndërkohë që frankët me sa duket kurdisin intriga në Sicili prej ku, pak a shumë në të njëjtën kohë, një dukë detyrohet të marrë arratinë drejt territoreve të tyre.

Këto pak elemente që dalin në pah nga një histori jashtëzakonisht e ndërlikuar tregojnë mjaf mirë se sa e gabuar është që ta vështrosh Adriatikun e shekujve VIII e IX si një truall përballjesh të përhershme: në të vërtetë si në veri ashtu dhe në jug, dy fuqitë mbisunduese, grekët dhe frankët, rrallëherë ndeshen në konflikte të drejtpërdrejta, deri në atë pikë sa gjiri i ardhshëm venedikas mund të shihet si një zonë stërvitjeje diplomatike midis Lindjes dhe Perëndimit, diçka që do të konfirmohet në shekujt e mëpasëm.

Nga Adriatiku në gjirin e Venedikut: kërcënimet sllave dhe saraqene

Meqë paqja e viteve 812-814 kishte lënë pas vetes shumë pasaktësira, pas vdekjes së Karlit të Madh, pikërisht zbatimi i saj do t’i ushqente negociatat midis dy perandorive: fjala ishte asokohe për ngulitjen e kdfijve në Dalmaci, midis territoreve të qyteteve romane të bregdetit dhe atyre të sllavëve që i qarkonin. Më 817, ambasadori grek Niqifori shkoi në Aix për ta zgjidhur këtë çështje, porse shpejt u kuptua që këto gjëra duheshin bërë në terren, për të cilin të dyja palët thuajse nuk dinin asgjë; por misioni që zbatoi Niqifori, i shoqëruar nga një missus i Luigjit të Përshpirtshëm dhe sidomos nga markgrafi i Friulit, Cadolahu, dështoi tërësisht: ndërkohë që sllavët, të cilët atëherë njihnin sovranitetin frank, mëtonin të ruanin të gjithë pushtimet e tyre, secili nga qytetet dalmate kërkontë të rifitonte tërësinë e territorit të vet të dikurshëm (ager)114; kështu që misioni u kthye duarbosh në Aix dhe Niqiforin e thirrën të kthehej me të shpejtë në Konstantinopojë. Do të kalonte një gjysmë shekulli përpara se të gjendej një zgjidhje, me mirëkuptim të drejtpërdrejtë midis Bizantit dhe palëve në konflikt, ndërkohë që marrëdhëniet franko-bizantine po bëheshin gjithmonë e më formale; veç kësaj, në Dalmaci në atë kohë u zhduk çdo lloj pranie e drejtpërdrejtë bizantine, së paku deri më 848, datë kur hidhet fjala tërthorazi për një shpeditë që dërgohet kundër kroatëve prej një “patrici grek”.

Atëhere frankët mund t’i merrnin punët në nge dhe pavarësisht paqes së Aixit e cila e vendoste Istrien, provincë franke, nën autoritetin e patriarkut të Grados, venecian ky, e pra në vartësi bizantine, t’ia nënshtronin atë më 827 patriarkut të Aquileas, subjekt frank, pa ndonjë reagim të dukshëm nga grekët, por me pasoja të pafundme historike. Në të vërtetë, kjo nuk ishte thjesht çështje nënshtrimi: perandoria franke ka në këto vise një vizion të vërtetë kulturor, sado që modest, siç e provon themelimi në Cividale më 825 i një shkolle për laikët e Venetisë dhe të Ilirisë, që do të favorizonte depërtimin intelektual frank në Kroaci, prej ku sipas gjasave në qytetin friulan studiuan një numër princësh: e dëshmon këtë qëndrimi i këtueshëm dyvjeçar që Gottschalku, murg i abacisë benediktine të Orbaisit, pranë Soissonit, i cili, sipas thënieve të tij, kishte kaluar në oborrin e mbretit kroat Trpimir, pak para se të dënohej nga sinoda e Mainzit, më 848, për shkak pikëpamjesh heretike mbi paracaktimin e fatit. Ky qëndrim që pa dyshim nuk është i palidhur me përhapjen benediktine në viset e kroatëve (manastiri i Rizinices, pranë Klisit, u themelua më 852, ai i Nonës në fund të shekullit IX), e as me atë statut autonomie, mjaft i ngjashëm me atë të qyteteve “romane” të Dalmacisë, të cilin sovranët kroatë ua japin qyteteve që i kanë themeluar vetë ata, si Biograd na Moru dhe Sebenicës, qëndrim që tregon rëndësinë që i jepej faktorit urban dhe që nuk të lejon ta vështrosh shtytjen kroate drejt detit thjesht si një përpjekje drejt hapësirash të lira.

Ndërkohë, këto bashkësi dalmate qeveriseshin në fakt vetë, nën autoritetin mjaft teorik të mbretërve kroatë ose të arhontit të Zadarit, i cili mban me Konstantinopojën lidhje edhe më teorike, edhe pse po të besojmë Konstantin Porfirogenetin, ato vazhduan t’i paguanin perandorisë atë çka ai e quan “tribut”, në shuma që ndryshojnë nga qyteti në qytet, 200 groshë floriri për Spalaton dhe vetëm 36 për Raguzën e vogël118. Duhet pritur mbretërimi i Vasilit I (867-886) në mënyrë që, ndoshta aty nga viti 878, të gjendet njëfarë rregullimi i çalë, që dëften më anë tjetër se deri në ç’pikë ka shkuar lidhja e dobët e Dalmacisë me Perandorinë.

Sado që pikërisht në këtë kohë, pak mbas vitit 870, arhontati dalmat ngrihet në rangun e temës"9, Vasili duhet të ketë vendosur atëherë që të gjitha qytetet dalmate, mbi baza të cilat sapo i treguam, duhet t’u “derdhnin sllavëve të gjitha detyrimet që ata i paguanin strategut, duke i dhënë njëkohësisht këtij të fundit një shumë të vogël, sa për të treguar nënshtrimin e varësinë e tyre ndaj perandorëve të romakëve e ndaj strategut”. Duket qartë që një “pakt” i tillë, fjalë kjo e përdorur nga Porfirogjeneti, nuk mund të bënte gjë tjetër veç se t’i dobësonte edhe më shumë lidhjet midis Dalmacisë dhe Konstantinopojës. Përderisa një rregullim i tillë paraqitej i mundshëm, kjo ndodhte për faktin se marrëdhëniet me sllavët fqinjë në brendësi të vendit nuk ishin gjithmonë edhe aq të këqija: këtë e dëshmon fakti që raguzianët zotëronin vreshta në territor të zahlumienëve dhe terbunëve.

Sidoqoftë sllavët narentanë janë më shqetësuesit: ata arrijnë një zhvillim detar të shkëlqyer, falë kontrollit që kishin mbi ishuj të shumtë, mes të tjerëve Bracit, Korëulas, Losinit dhe Mljetit, të cilët burimet në mënyrë domethënëse i quajnë “ishuj narentanë”, e pengonin gjithmonë e më shumë lundrimin, veçanërisht atë të venecianëve.

Mirëpo në fillimet e shekullit IX u pa se si, përmes mjaft të dhënash legjendare që na i sjellin kronikat e mëvonshme, të zhvillohej një fuqi e vërtetë detare dhe tregtare në Venedik. A kishte filluar kjo në atë kohë të kishte kontakte të drejtpërdrejta me Orientin mysliman ndërkohë që perandori Leon V para vitit 820 ua kishte ndaluar të gjithë nënshtetasve të tij çdo lloj tregtie me të? Fakti që dogji e pat respektuar këtë ndalesë mund të jetë thjesht gjesti normal i një përfaqësuesi besnik të Perandorisë, pasi pak ka të ngjarë që venedikasit të ishin bërë që atë kohë të pranishëm në Aleksandri; megjithatë më 827 ose 828, sipas rrëfimeveka ndodhur vjedhja e relikeve të Shën Markut në një kishë të qytetit, çka tregon së paku se në Venedikun e shekujve XI-XII ekzistonte përshtypja e turbullt që ngritja e tij në Mesdhe datohet në këtë epokë. Më anë tjetër, trazimi që i sillnin korsarët dhe piratët si dhe reagimet e tij ndaj tyre provojnë se lundrimet venedikase tanimë përfshinin jo vetëm në pellgun Adriatik, por dhe e kapërcenin atë. Midis viteve 830 dhe 840 Venediku organizoi disa shpedita kundër narentanëve; ajo e vitit 830 pasohet nga një dërgatë e këtyre të fundit në Venecia ku nënshkruhet një paqe jetëshkurtër, çka ilustron mbi të gjitha faktin se venedikasit, sado që tanimë janë ta aftë, siç do ta shohim, t’i japin perandorisë një ndihmë efikase në luftën e saj kundër myslimanëve, përballë sllavëvë të Dalmacisë detyrohen t’u drejtohen mjeteve të dobëta të diplomacisë. Kjo fuqi detare ka pasoja të rëndësishme dhe afatgjata: kontrolli që ata shtrijnë mbi ishujt qendrorë të Dalmacisë është në zanafillë, brenda një rajoni gjithmonë e më të izoluar, të një thyerjeje midis veriut dhe jugut të bregdetit, që është mjaft e ndjeshme edhe sot e kësaj dite.

Nëse këto zhvillime thelbësore shpesh nuk bien në sy, kjo vjen nga që çështja më e madhe e kësaj epoke është lufta kundër myslimanëve, të cilët nga Sicilia në Adriatik depërtojnë gjithmonë e më shumë në bregun verior të Mesdheut. Pas andaluzëve, që janë bërë zotër të Kretës më 827, do të jetë inkursioni i nisur prej Ifrigiyas, Tunizisë së sotme, ai që shpie në marrjen e Palermos më 831, e ndjekur pak më pas nga pushtimi i Mesinës, prej ku nisin të bëhen sulme mbi Italinë e jugut: tashmë myslimanët kanë liri të plotë veprimi në detin Tirren dhe fillojnë pak më vonë të depërtojnë edhe në Adriatik.

Ndoshta për të ravijuar një përgjigje të përbashkët shkon edhe dërgata e perandorit Theofil pranë Luigjit të Përshpirtshëm në tetor 833, e cila arrin vetëm të asistojë në shfuqizimin e tij solemn pas revoltës së dytë të të bijëve. Edhe më serioze është një dërgatë tjetër po e Theofilit, që takohet me Luigjin në Ingelheim, në maj 839: kështu parashikohet në ato ditë një lidhje e vërtetë antimyslimane, me qëllim qëtë kryhet sulmi, siç shkruan kronikani Genesios, “ndaj zotërimeve saraqene midis Libisë125 dhe Azisë126; vihet re se fjala është për një strategji mesdhetare dhe jo për ndonjë luftë të shenjtë, pasi po atë vit Theofili dërgon gjithashtu njerëz në Kordovë, në një përpjekje për të bërë për vete emirin Abd al-Rahman II127. Nga krahu i krishterë, lidhja duhet përforcuar në mënyrë klasike: djaloshi Luigji II, i biri i Karolingasit, do të martohet me një princeshë greke, ndoshta me një nga vajzat e Theofilit.

Pak më pas, më 840, rreziku mysliman do të mbërrijë drejtpërdrejt në Adriatik: saraqenët godasin dhe shkatërrojnë Budvën si dhe qytetin e poshtëm të Kotorrit; kuturisin madje deri në Istrien perëndimore, ku shkatërrojnë Piranon; edhe më keq, më 840, shtijnë në dorë Taranton, pastaj në vitin e mëpasëm Barin, duke e rrethuar kësisoj Puljen bizantine: emirati i Barit i njohur prej Kalifatit të Bagdatit, do të eleminohet vetëm në vitin 871. Sigurisht, do të ishte e tepruar të thuhej se ata kishin tanimë një kontroll të plotë të hyrjes në Adriatik, për arsye se Bizanti i kish gjithë kohën në dorë të tij të dy brigjet e kanalit të Otrantos: nga pranvera e vitit 841 një flotë venedikase që, sipas burimeve, numëronte 16 galera, mundi të mbërrijë në Taranto pas një dërgate këmbëngulëse të Konstantinopojës. Sigurisht, kjo shpeditë do të kthehej në katastrofë: flotën e djegin mu përpara qytetit, ndërsa ushtarët venedikas që kishin zbarkuar i masakrojnë ose i shesin si skllevër; megjithatë ky episod tregon se qysh në atë kohë qyteti i lagunave është i aftë të ndërhyjë në mënyrë aktive përtej Adriatikut, ndërsa grekët, siç dukej, s’i kanë më mjetet e drejtpërdrejta për një ndërhyrje detare në këto vise.

Sido të jetë, Adriatiku është tanimë në mëshirën e goditjeve myslimane: prej vitit 843 këta ngjiten përgjatë bregut perëndimor, i vënë zjarrin Ankonës, pastaj e sfidojnë Venedikun deri në Quarnero, ku shkatërrojnë Osseron, në ishullin Losinj, e pastaj ndeshen me të në një betejë të përgjakshme detare: të zbuar prej zonave lagunore dhe grykëderdhjes së Posë, korsarët myslimanë kthehen nga kanë ardhur duke shkatërruar në të dalë të Adriatikut edhe një flotë tregtare që kthehej prej Sicilie në Venedik129. Kjo pasi myslimanët ushtronin kryesisht një pirateri sistematike ndaj anijeve venedikase, që ishin ndërkaq viktima të piratëve narentanë: burimet venedikase përshkruajnë një tablo angështuese të qytetit, që ishte i kapur si në darë nga kjo mësymje e dyfishtë prej detit130. Kështu pra, jo më kot perandori nis më 840 një dërgatë dyfishe, njërën në Dalmaci e tjetrën në Venedik, dy shtyllat e vetme ku mund të mbështetej në Adriatik: në Venedik ambasadori, patrici Theodhos Babuzikos, rri një vit të tërë, me siguri për të kontrolluar përpjekjet venedikase për armatim detar; pas kësaj, në vitin e mëpasëm shkon në Trevë, ku takon perandorin e ri Lotharin, pa asnjë rezultat, pasi ky sovran ishte mjaft i zënë me revoltën e të vëllezërve.

Për paradoks, kjo epokë tepër e zezë është e volitshme për Venedikun. Pa e prishur besnikërinë ndaj Konstantinopojës, ai ka filluar të shfrytëzojë, prej një farë kohe shkëlqyer, në dalje të boshtit të madh padan dhe qafave alpine, që e bën atë tanimë një prej furnizuesve kryesorë të frankëve me mallra ushqimorë orientale: në rast se i besojmë kronikës të murgut të Sankt-Gallenit ose asaj të Thietmarit të Meresburgut, duke nisur së paku prej fillimeve të shekullit IX venedikasit konvergojnë drejt panairit të madh të Pavisë, prej ku nisen rrugët transalpine që kapërcejnë qafat e shën Bernardit të Madh dhe të Pfliigenit. Po më 840 do t’i konfirmohet ky funksion nga Perandoria e Perëndimit, kur pactum që i paraqitet Venedikut nga perandori Lothar i njeh marinës venedikase, përtej një bashkëpunimi mjaft fiktiv midis flotës perandorake, që ishte e paqenë në Adriatik dhe asaj të qytetit lagunar, detyrën e mbrojtjes së Adriatikut “kundër sllavëve dhe armiqve të tjerë”.

Venediku është tanimë një partner diplomatik i drejtpërdrejtë i Perandorisë karolingase, pa shkaktuar, me sa kuptohet, asnjëlloj indinjate në Bizant, çka lajmëron një ndryshim të pashmangshëm të statusit të vet politik që priret tani drejt pavarësisë131. Por qyteti afirmon mbi të gjitha themelet e begatisë së vet të ardhshme tregtare, atë të një ndërmjetësi mes Lindjes e Perëndimit, që i jep Adriatikut në mënyrë krejt të natyrshme rolin e një rruge detare gjithmonë e më ekskluzive ndërmjet dy botëve, në një kohë kur Sicilia pëson një pushtim të gjatë mysliman që i bllokon përfundimisht ujërat e detit Tirren duke i bërë edhe më të rrezikshme ngushticat e Sicilisë e të Mesinës, pëijashtuar këtu ata që pranojnë, siç janë tregtarët e Napolit, Gaetës ose Amaltit, të tregtojnë e të bien në ujdi me myslimanët, duke u pasuruar kështu jo pak në shekujt IX e X. Dhe kjo për më tepër në një kohë kur rrugët tokësore, nga Dyrrahioni në Selanik e Konstantinopojë, pësojnë gjithashtu një eklips të gjatë që nga koha e pushtimeve sllave.

Përkufizimi i një hapësire të krishterë adriatike: aleancat greko- franke dhe kthimet e fesë sllave

Grindjet e gjata dhe shterpe fetare midis papatit dhe Perandorisë së Lindjes, që njihen përgjithësisht nën emrin “skizma e Fotiosit”, arrijnë të maskojnë përkohësisht sektorin adriatik, ku nuk duket se ndodh ndonjë gjë e shënuar deri në vdekjen e Lotharit më 855 dhe ngjitjen në fronin perandorak të djalit të tij, Luigji II. Po prania saraqene nuk resht së penguari marrëdhëniet në Adriatik, ku Bari është shndëruar në kryeurë e tyre: prej këtu nisen flotiljet që trazojnë vazhdueshëm anijet e princëve të Beneventos, vasalë të karolingasve, por edhe myslimanët e Tarantos e rrahin po aq shpesh kryq e tërthor Adriatikun: një nga kronikanët e vendos në kohën e mbretërimit të dozhës Pietro Tardonico (836-864) një sulm të përgjakshëm të tarantasve në Quarnero, ku ngjan të jetë shkatërruar një flotë tjetër venedikase pranë ishullit të vogël Sansego, Susaku i sotshëm, çka e bën aktuale, më 856, ripërtëritjen solemne të statutit të Lotharit nga Luigji II.

Pak më vonë, gjithmonë nën mbretërimin e Luigjit II (855-875), do të fillojë të qarkullojë në Venedik denari i vogël venedikas që shquan me legjendën Christe salva Venetia, i cili zëvendëson monedhat karolingase që ishin në qarkullim deri atëhere, diçka që, edhe pse nuk dëshmon ndonjë pavarësi reale venedikase, bën që ky qytet të hedhë një hap të ri drejt çlirimit nga pushtetet e tjera.

Sidoqoftë mbeten në fuqi rreziku sllav dhe ai saraqen që diktojnë një rikthim të solidaritetit të krishterë, i cili është shthurur mjaft; qysh më 867, patriarku Fotios i ka dërguar Luigjit një dërgatë në emër të perandorit Mihali III*33, por do të jenë tri ngjarje që u rrokullisën shpejt njëra pas tjetrës: në Romë vdekja e papës Nikolla I, në Konstantinopojë marija e pushtetit nga Vasil Maqedonasi, e ndjekur kjo pothuajse menjëherë nga dëbimi i Fotiosit, ato që, duke i dhënë fund fazës akute të krizës fotiane, e bëjnë sërish të mundshme në parim aleancën midis dy perandorive, me synimin e një veprimi të përbashkët në Adriatik, që është i domosdoshëm pasi sulmet myslimane po bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Përvoja do të tregojë se këta dy partnerë e njohin njëri-tjetrin kaq keq, sa që aleanca mes tyre ka diçka irreale, madje shpesh qesharake: në këtë moment vendimtar frankët duket sheshit që nuk e kuptojnë se Perandoria e Lindjes ka hyrë në fazën e fuqizimit të saj, që do të shpjerë në ngadhënjimin mbi myslimanët, veçanërisht falë flotës së saj, e cila më 868, nën drejtimin e admiralit të madh Niketas Orifas, çliron hapësirat egjease duke u shkaktuar saraqenëve të Kretës disfata të rënda dhe duke e marrë tanimë sistematikisht në duar detin Jon, ku eliminojnë ata që u binin në qafë prej një kohe të gjatë ishujve të Qefalonisë e të Korfuzit; pikërisht në këtë kohë bëhet sërish e mundshme ndërhyrja bizantine në Adriatik, aq më shumë që, po ta besojmë Porfirogenetin, myslimanët kanë vënë nën rrethim Raguzën që me sa duket i kërkon perandorisë të ndërhyjë; prania e atypranshme e flotës greke duhet t’i ketë tmerruar kaq shumë myslimanët, sa që i bëri ta braktisin rrethimin e qytetit’34. Ndoshta vallë ngaqë qeveria dukale beson se bizantinët do ta rimarrin në dorë bregdetin dalmat që dogja Giovani II Partecipazio (881-887) arrin të skicojë një politikë së cilës Venediku do t’i kthehet vetëm disa shekuj më vonë? Meqë sllavët e saraqenët e bëjnë gjithmonë e më të vështirë lundrimin përgjatë bregut lindor, dogja duket se e ka vënë si synim që të sigurojë pikëmbështetje në bregun italian, dhe pa dyshim që vetë kjo politikë u përcaktua nga sulmi i madh saraqen, i cili duke mënjanuar flotën greke fare pranë, goditi sërish më 876 në Comacchio, madje dhe në Grado, në ujëra venedikase. Pasi kërkuan kthimin e tij me mirëkuptim me ndërmjetësinë e papës, venedikasit zbarkuan në Comacchio, që ishte teorikisht zotërim i mbretërisë të Italisë në shpërbëije të plotë, por pushtimi i tyre nuk zgjati shumë, për arsye se Roma nuk bëri lëshim dhe Venediku u zmbraps: kjo temë do të rihapej përsëri në shekullin XIII.

Ky orientim i ri shkaktoi një krizë të rëndë politike ngaqë venedikasit janë aq të lidhur me cirkuitin e tyre dalmat: ndërkohë që trashëgimia dukale ishte siguruar me një sistem bashkëmbretërimi, që i bënte më pak të mundura ndërhyijet, populli ngriti krye dhe shpalli një dogjë të ri, Pietro Candianon, duke i dhënë atij pushtetin në dorë, çka e çoi Venedikun drejt një sistemi zgjedhor që mbetej ende për t’u përsosur.

Po atë vit, më 867, në Konstantinopojë Vasili I i rikthehet orientimin politik të Mihalit III drejt të njëjtit breg, veçse në jug, duke i propozuar Luigjit që t’i dërgojë flotë