PËR GJITHË periudhën e gjatë që ne e quajmë me emrin lashtësi (nga shekulli VIII para J.K. deri në shekullin V pas J.K.), deti Adriatik ka zënë një vend të rëndësishëm në rrezatimin e qytetërimit, që në atë kohë ishte me prejardhje greke. Ai ka lënë gjurmë të thella tek popullsitë mesdhetare si edhe, në veçanti, nëpërmjet rajoneve të Adriatikut Verior, tek popullsitë e fushave të mëdha të Europës Qendrore.
“Gjiri Jonian” paraqitet në mënyrë të natyrshme si një rrugë depërtimi nga jugu drejt Europës Qendrore, pavarësisht nga harku alpin që i vështirëson lidhjet midis rrjedhës së epërme të Danubit dhe ultësirës së lumit Po. Deti Adriatik ka luajtur gjithashtu një rol kryesor, përsa u përket marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet Greqisë dhe Italisë. Ai ka qenë, me radhë, edhe cak, kufi midis botës së njohur dhe botës së përtejme plot mister, edhe urë ndërmjet dy brigjesh aq të afërta me njëri-tjetrin. Madje ky funksion i dyfishtë nuk është ndonjë veti e veçantë e periudhës së lashtë. Përkundrazi, është një konstante e historisë së vendeve që lagen prej tij: vijë lidhëse mes Greqisë dhe Magna Grecia-s, ai shënoi për njëfarë kohe cakun ndërmjet botës greke dhe botës romake; i ndodhur në zemër të Perandorisë Romake që nga koha e Augustit, ai u bë sërish kufi mes Perandorisë së Lindjes dhe Perandorisë së Perëndimit, më pas ndërmjet Bizantit dhe botës barbare, po ashtu siç ndau më vonë Perandorinë Osmane nga fuqitë perëndimore. Ky funksion i dyfishtë i ka dhënë ritmin mbarë historisë së vendeve buzë tij, sidomos në bregun lindor, siç e dëshmojnë dramat ballkanike të fundit të shekullit XX me aspektet e tyre fetare (myslimanizëm boshnjak dhe shqiptar, katolicizëm kroat e slloven, ortodoksi serbe e greke), politike (përkatësi në Bashkimin Europian apo aspiratë për të hyrë në të, lidhje të veçanta me botën sllave, etj.), ekonomike dhe shoqërore për shkak të niveleve të jetesës mjaft të ndryshme nga një rajon në tjetrin. Përgjegjëse për të gjitha këto shkaqe konfliktesh nuk është vetëm koha e lashtë: dyndjet sllave, vërshimi i myslimanizmit dhe pushtimi turk, skizma e 1054-ës kanë ndodhur shumë më vonë. Ajo ka përkuar me hapat e parë të popullsive të këtyre rajoneve në histori, afermendsh pa e mohuar se një parahistori shumë e gjatë i ka paraprirë hyijes së banorëve të brigjeve të Adriatikut në një epokë në të cilën burimet e shkruara dhe dëshmitë arkeologjike bëjnë të mundur që të njihet disi më mirë jeta e njeriut.
Fillimisht, Adriatiku është perceptuar përmes një vargu legjendash që kanë magjepsur breza të tërë të rinjsh, grekë, dalmatë, ilirë e italikë me gjithfarë përkatësie etnike. Edhe pse shfrytëzimi i tyre historik është i pamundur, këto rrëfenja dëshmojnë sidoqoftë për kontaktet e para me “gjirin Jonian”, të cilat i kanë paraprirë fazës së kolonizimit nga grekët. Kjo vendosje ngulimesh njihet më mirë sesa jeta e popullsive vendëse që nuk kanë lënë dëshmi të shkruara mbi këtë periudhë, qoftë në bregun lindor, qoftë në bregdetin italian. Që nga shekulli IV para J.K., Adriatiku u kthye në një zonë rivaliteti mes shteteve greke dhe Romës që përpiqej të bëhej e njohur si zotëruese e tërë Italisë, me ndërhyije të shpeshta ushtrish të ardhura nga Greqia në ndihmë të banorëve të Magna Grecia-s e të Siqelisë, të pasuara nga hapat e parë të Romës në bregun lindor. Dy shekujt e parë të Perandorisë mbajtën vulën e paqes romake, deri sa trysnia e popullsive barbare në kufirin danubian filloi t’u kanosej popullsive të Veneti-Istries, por edhe të Dalmacisë, madje të Ilirisë e të Greqisë, e më në fund edhe të vetë Romës në shekullin V pas J.K.: nëse krisat e para u ndien që në kohën e mbretërimit të Mark Aurelit, me dyndjen e markomanëve e të kuadëve, shekujt e mëpasëm qenë edhe më të trazuar, herë me periudha qetësie, rimëkëmbjeje të njëfarë begatie, herë me periudha pushtimesh të dhunshme, të shoqëruara nga vargu i grabitjeve, i shkatërrimeve dhe i mërgimit të popullsive drejt zonave më të qeta. Nga kjo krizë e gjatë doli një botë e re, në të cilën bashkëjetonin si ruajtësit e traditës romake të mbledhur rreth perandorit të Konstandinopojës, por që ishin greqishtfolës, ashtu edhe mbretëritë barbare të cilat u orvatën të latohen me kulturë latine, të mbështetura në këtë udhë nga kisha e krishterë e mbledhur rreth papatit dhe manastireve.
KONTAKTET E PARA mes botës greke dhe pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik kanë qenë objekt legjendash të shumta, të cilat janë përcjellë nga autorë të ndryshëm grekë dhe latinë. Rrëfimet e tyre, të transkriptuara ndonjëherë në një kohë të mëpasme, mund të ballafaqohen nganjëherë me të dhëna arkeologjike e, më vonë, me burime epigrafike, numismatike ose toponimike, pa qenë fjala që të merren si të vërteta historike ca legjenda që shpesh ngjajnë më fort me eposin. Këto legjenda janë përshtatur, zbukuruar e ndryshuar shpesh, ashtu si t’ua kishte ënda rrethanave. Në shumicën e rasteve është pra e pamundur që të përcaktohen në kohë ngjarjet e rrëfyera e madje shpeshherë edhe që të vendosen në hapësirë popujt e zënë në gojë ose përshkrimet e vendeve të përmendura.
Vendi fatlum i HIPERBOREANËVE ndodhej në veri, por nuk dihej asnjë udhë detare a tokësore që të shpinte atje. Megjithatë, tek Pindari (Pitika X, 29-36, 44-48), Perseu shkon t’i kërkojë Gorgonat pikërisht në vendin e hiperboreanëve; edhe pse poeti e shpjegon se “askush nuk do të dinte, as nëpër det, as mbi dhe, ta gjente shtegun magjik që të shpie tek festat e hiperboreanëve [...], ai i gjeti ata duke i flijuar perëndisë therori madhështore gomerësh ; gostitë dhe nderimet e tyre nuk reshtin së qeni ngazëllimi më i madh për Apolonin”. Ky nuk është përcaktimi më i shpeshtë i vendit të Gorgonave, e sidomos i atij të Meduzës që shkon të vrasë Perseu : Hesiodi (Teogonia, 274-275) i vendos ato “përtej Oqeanit të ndritur, në kufirin e natës, në vendin e Hesperidave zhurmëmëdha”. Eskili (Prometeu i lidhur, 791 e vijim) parapëlqen t’i lokalizojë diçka më shumë në drejtim të lindjes. Apoloni i Rodit (IV, 614) afrohet me Pindarin, duke treguar një gojëdhënë kelte e cila i shpjegon lotët e qelibarit me ata të Apolonit të syrgjynosur nga Zeusi tek hiperboreanët (të cilët njësohen me sa duket me keltë’, sipas një tradite të vonë), në luginën e epërme të lumit Po, edhe pse vetë nuk e beson. Herodoti (IV, 32-36) u kthehet gjatë hiperboreanëve dhe pohon se më të mirinformuarit rreth tyre janë deliakët: “Blatime të mbështjella me kashtë gruri, të ardhura nga vendi i hiperboreanëve, ishin sjellë, siç thuhej, tek skithët; nga Skithia, popujt, që i merrnin secili nga fqinji i vet, i përcillnin në drejtim të perëndimit, deri sa mbërritën më në fund në brigjet e Adriatikut; prej aty, i shpinin drejt jugut; dodonasit ishin grekët e parë që i pritën”. Prej atje, ato ishin dërguar deri në Delos. Tek Herodoti haset një rrugëtim që shkon nga veriu i Adriatikut në drejtim të Dodonës, sipas një udhe që të sjell ndër mend rrugën e qelibarit. Është e vërtetë se R. L. Beaumont e hedh poshtë këtë itinerar, thjesht për arsyen se teksti i Herodotit saktëson se “dodonasit ishin grekët e parë që i pritën”; sipas tij, nëse këto blatime vinin nga deti, ato do të duhej të kishin zbarkuar më parë në Apoloni ose në Orik, pra në një qytet grek, po ta zëmë se këta ekzistonin tashmë. Mbase nga kjo do të kuptohej thjesht se Dodona ishte faltorja e parë që i priti. Por ideja e Bomonit është që ta përcaktojë vendin e hiperboreanëve diku në Epir, madje në afërsi të Dodonës, dhe ai mbështetet në një shënim skoliastik A tek Iliada (II, 750 dhe XVI, 233), ku Dodona cilësohet si “vend në anët e hiperboreanëve”. Kjo e dhënë e vërteton mendimin se deri edhe këto krahina të veriperëndimit të Greqisë ndodheshin në skajin e botës së të gjallëve. Sa për kërkimin e ndonjë vlere historike apo të një vendndodhjeje gjeografike të përcaktuar për këto legjenda, është e qartë se kjo është krejt e pamundur.
Sipas Eskilit (Prometeu i lidhur, 800), Prometeu i shpjegon lojës gabimet që ajo ka bërë dhe, pikërisht aty, i jep një shpjegim edhe emrit të GJIRIT JONIAN, me të cilin quhej në kohën e lashtë Adriatiku dhe deti Jon: “Sapo mbërrite në fushat e molosëve e në çukën e lartë të Dodonës, ku janë orakulli dhe selia e Zeus Tesprotit, me mrekullinë e pabesueshme të dushqeve që flasin, të cilët, qartazi e pa enigmë, iu falën tek ti asaj që duhej të ishte bashkëshortja e lavdishme e Zeusit - asgjë nga këto nuk ta përkëdhel kujtesën? -, ti brofe, e zënë nga zekthi, nëpër rrugën bregdetare, drejt gjirit të paanë të Reas, prej ku ta solli deri këtu vrapin endacak shtrëngata që të ka përlarë. Por, për kohët që do të vijnë, ky gji detar do të jetë, dhe dije pra mirë, gjiri Jonian, dhe ernri i tij do t’ua kujtojë tërë vdekatarëve kalimin tënd në këto anë”. Ama, jo të gjithë janë të një mendjeje lidhur me këtë etimologji të emrit të detit. Apiani (Luf. civ., II, 39) tregon për një gojëdhënë që Jon quan një aristokrat ilir: “Një mbret barbar, me emrin Epidamn, themeloi një qytet në bregdet dhe e quajti Epidamn, sipas emrit të vet. Dyrrahu, i biri i vajzës së tij dhe i Poseidonit, i shtoi qytetit një port dhe e quajti Dyrrahion (Dyrrah). Kur Dyrrahut i shpallën luftë të vëllezërit, Herakliu, që ishte rrugës duke u kthyer nga Eriteia, lidhi besë me të kundrejt një pjese të trojeve të tij; prandaj banorët e Dyrrahionit e mbanin atë për oikistin e tyre, domethënë për themeluesin e ngulimit të tyre, meqenëse ai u kishte një pjesë të tokës, jo ngaqë nuk e pranonin Dyrrahun, por sepse e nderonin Herakliun edhe më fort se një perëndi. Thuhet se, në betejën që pasoi, Herakliu vrau gabimisht Jonin, të birin e Dyrrahut, dhe se pasi i bëri nderimet e përmortshme, ia hodhi kurmin në det në mënyrë që ky të thirrej me emrin e tij. Një kushtim arkaik4 që shoqëron paraqitjen e heroit duke ecur në të djathtë me çomage të ngritur e vërteton këtë kult të parakohshëm të Herakliut kolonial në qytetin e Epidamn-Dyrrahionit.
Mjaft herët, viset e gjirit Jonian janë paraqitur si vende që preknin botën e përtejme5. Tek Iliada (XXI, 194-197). Akili i përgjigjet peonit Asterope, që e quan veten pinjoll të lumit Aksi dhe të cilin sapo e ka goditur për vdekje: “Me Zeusin nuk maten as Akelou i fuqishëm, as forca e furishme e Oqeanit me ujërat e thella, prej të cilit dalin të gjithë lumenjtë, i tërë deti, mbarë burimet e të gjitha puset e thella”. Akelou nuk është vetëm lumi i madh i Greqisë veriperëndimore; një fragment i Didimës i ruajtur nga Makrobi6 shpjegon: “Akusilao, në librin e parë të historisë së tij, ka treguar se në fakt Akelou është më i vjetri nga të gjithë lumenjtë. Ai thotë: Oqeani martohet me të motrën Tetian; nga bashkimi i tyre lindin tremijë lumenj; më i madhi është Akelou dhe nderimet i drejtohen atij në radhë të parë”. Dhe i njëjti Makrob (18, 7-8) përmend fjalët e Eforit, duke folur për orakullin e Dodonës: “Pothuajse gjithmonë, në të vërtetë, të gjithëve atyre që e pyesnin hyu u jepte porosi që t’i bënin flijime Akelout”. A. Balabriga7 nxirrte si përfundim: “Përveç këtyre tipareve oqeanike, rijedha e Akelout duket, në epokën më të lashtë, se ka pasur edhe atë të cakut kozmik, të lumit që duhej kapërcyer për të mbërritur në vendin e botës së përtejme”. Është e vëftetë se në periudhën arkaike ky cak zhvendoset drejt veriperëndimit. Akarnania që mban vulën e ngulimeve korintase futet në botën e njohur, por krahinat më veriore vazhdojnë të mbeten si të një bote tjetër. Pikërisht Tesprotia duket si qendra e këtyre tokave të largëta dhe mban kyçet e botës së përtejme, njëkohësisht nëpërmjet Zeusit të Dodonës8, nëpërmjet ujërave të skëterrshme të Akeronit9 e të Kokitit dhe nëpërmjet orakullit ië të vdekurve (Nekromanteion). Herodoti (V, 92,7) përmend dërgatën e nisur nga Korinti prej Periandrit, i cili ka humbur të shoqen, Melisën, “për në vendin e tesprotëve, në brigjet e lumit Akeron, për t’u këshilluar me orakullin e të vdekurve”. Cilado qoftë vendndodhja e tij e saktë10, ky orakull i të vdekurve ka ekzistuar në Tesproti dhe është vizituar shumë herë: pikërisht aty e takonte, për shembull, Odiseu fallxhorin
veten pinjoll të lumit Aksi dhe të cilin sapo e ka goditur për vdekje: “Me Zeusin nuk maten as Akelou i fuqishëm, as forca e furishme e Oqeanit me ujërat e thella, prej të cilit dalin të gjithë lumenjtë, i tërë deti, mbarë burimet e të gjitha puset e thella”. Akelou nuk është vetëm lumi i madh i Greqisë veriperëndimore; një fragment i Didimës i ruajtur nga Makrobi6 shpjegon: “Akusilao, në librin e parë të historisë së tij, ka treguar se në fakt Akelou është më i vjetri nga të gjithë lumenjtë. Ai thotë: Oqeani martohet me të motrën Tetian; nga bashkimi i tyre lindin tremijë lumenj; më i madhi është Akelou dhe nderimet i drejtohen atij në radhë të parë”. Dhe i njëjti Makrob (18, 7-8) përmend fjalët e Eforit, duke folur për orakullin e Dodonës: “Pothuajse gjithmonë, në të vërtetë, të gjithëve atyre që e pyesnin hyu u jepte porosi që t’i bënin flijime Akelout”. A. Balabriga7 nxirrte si përfundim: “Përveç këtyre tipareve oqeanike, rijedha e Akelout duket, në epokën më të lashtë, se ka pasur edhe atë të cakut kozmik, të lumit që duhej kapërcyer për të mbërritur në vendin e botës së përtejme”. Është e vëftetë se në periudhën arkaike ky cak zhvendoset drejt veriperëndimit. Akarnania që mban vulën e ngulimeve korintase futet në botën e njohur, por krahinat më veriore vazhdojnë të mbeten si të një bote tjetër. Pikërisht Tesprotia duket si qendra e këtyre tokave të largëta dhe mban kyçet e botës së përtejme, njëkohësisht nëpërmjet Zeusit të Dodonës8, nëpërmjet ujërave të skëterrshme të Akeronit9 e të Kokitit dhe nëpërmjet orakullit ië të vdekurve (Nekromanteion). Herodoti (V, 92,7) përmend dërgatën e nisur nga Korinti prej Periandrit, i cili ka humbur të shoqen, Melisën, “për në vendin e tesprotëve, në brigjet e lumit Akeron, për t’u këshilluar me orakullin e të vdekurve”. Cilado qoftë vendndodhja e tij e saktë10, ky orakull i të vdekurve ka ekzistuar në Tesproti dhe është vizituar shumë herë: pikërisht aty e takonte, për shembull, Odiseu fallxhorin Tiresiu, tek Odiseja (XI, 93-154). Sipas njerëzve të kohës së lashtë, këtu ndodhej skaji më i largët i botës së të gjallëve, hyrja për në botën e përtejme. Nuk është pra për t’u habitur që Pindari e përcakton në një drejtim të tillë vendqëndrimin e largët të hiperboreanëve.
Në të njëjtin kuptim, F. Vian-i11 kishte vënë re me kohë: “Duhet kujtuar pikësëpari që, sipas grekëve, brigjet e Adriatikut janë diçka e ngjashme me Finisterën, ku fillonte vendi i botës së përtejme. Tesprotia është një mbretëri e të vdekurve, me Kokitin e saj, me liqenin dhe me lumin e saj Akeron; Tezeu dhe Piritoni qenë mbajtur atje si robër, sepse patën dashur të rrëmbenin bijën e mbretit të tesprotëve - një përsëritje e ekspeditës në Skëterrë, që synonte rrëmbimin e Persefonit aty ka banuar Gerioni përpara se të shpërngulej përtej Oqeanit, në Eriti; atje i duhet të shkojë edhe Odiseut, në fund të përpjekjeve të tij, pasi i ka bërë flijime Hadit, Persefonit dhe Tiresiut; atje do të qëndrojë ai deri ditën që do të kthehet në Itakë për të gjetur vdekjen. Më në veri, është përcaktuar në Korkyrë vendndodhja e Skerisë së feakëve homerikë, këtyre vatorëve bartës të shpirtrave apo të paktën ndërmjetës midis botës së përtejme dhe botës së të gjallëve. Ende më në veri, qe pikërisht në Iliri apo në ishujt në det të hapur pranë Ilirisë vendi ku u vendos Diomedi pas vdekjes, duke gëzuar kështu në vendin e fatlumëve pavdekësinë që i ishte mohuar të atit. Po në Iliri, pranë vendit të Enkelejve, do të vendoset edhe Batoni, qerrtari i Amfiaraosi-t, pas zhdukjes së të zotit”12.
Disa temave të tilla do t’u kthehemi sërish, pasi janë të rëndësishme në parahistorinë e Adriatikut. Rasti i Gerionit është një tregues shumë i mirë i asaj zmbrapsjeje gjithnjë e më të madhe drejt veriut të kufirit ndërmjet botës së njohur dhe botës së përtejme: tek Hekateu i Miletit13, Ambrakia paraqitet si një vend ku mbretëron Gerioni, të cilit Herakliu i vjedh buajt, ndërsa Pseudo-Skylaksi (§ 26) i vendon të njëjtët buaj në kullotat e pasura të Kestrinesë, në veri të lumit Thyamis.
Natyrisht që është e pamundur të caktohet ndonjë klasifikim kronologjik i këtyre legjendave që prekin detin Adriatik apo t’u jepet atyre ndonjë vlerë dëshmie historike përveç pohimit të rolit të tij si rrugë kalimi, veçanërisht në drejtimin veri-jug ose në drejtimin e kundërt. Ai përmendet në rrëfime të ndryshme. Do të veçojmë, pikësëpari, kthimin e Jasonit e të argonautëve, i cili është pa dyshim më i vjetër se Nostoi-të, domethënë kthimet nga lufta e Trojës, që kanë të bëjnë si me akej ashtu edhe me trojanë.
KTHIMI I ARGONAUTËVE ka marrë formë letrare në librin IV të Apolonit të Rodit. Ai tregon se argonautët u kthyen nga Kolkida me Bashkën e Artë, të rrëmbyer në sajë të Medeas, vajzës së mbretit Ejet, duke iu ngjitur rrjedhës së Istrosit (Danubit) që paskësh lidhur Detin e Zi (Pontus Euxinus) me veriun e Adriatikut. Istrosi përfytyrohej si një lumë që ndahej në dy degë, njëra që derdhej në Detin e Zi dhe tjetra që mbërrinte në krahinën e quajtur Istrie, në veri të Adriatikut. Lundrimi i gjatë nëpër detin Adriatik nyjëtohet në dy faza rreth maleve Akrokeraune: bregu lindor paskësh qenë i vendosur sipas një drejtimi veri-jug në veri të maleve Akrokeraune, për të marrë pastaj një drejtim perëndim-lindje përtej këtyre maleve që ndanin Ilirinë nga Epiri. Pikërisht në lartësinë e maleve Keraune (po të përdorim trajtën e zgjedhur nga Apoloniu), argonautët devijojnë drejt veriut, në drejtim të grykëderdhjes së lumit Po (Eridani), si pasojë e një ndërrimi të papritur të erës, të shkaktuar nga Hera. Përshkrimi i udhëtimit përgjatë bregdetit ndërmjet Istries dhe maleve Keraune, udhëtim që e bëjnë si argonautët ashtu edhe ndjekësit e tyre kolkë, jep informacione të shumta: duke dalë në grykëderdhjen e Istrosit në detin Adriatik, lundërtarët hasin një arkipelag përreth dy ishujve Brigiane, arkipelag që vazhdon deri në Isa (Vis). Përballë, kontinenti është i banuar nga brigët, më tej nga hiljanët e vendosur nga Hili, i biri i Herakliut (rajoni i lader-Zadarit); më pas vijnë Korkyra e Zezë dhe Meliteu, pastaj, në kontinent, enkelejtë, lumi ilir (gryka e Kotorrit) dhe varri i Kadmit dhe Harmonisë, pranë të cilit vendosen disa kolkë. Para se të dallohet skaji i maleve Keraune, ishulli i Nimfajes duhet të jetë Sazani, i cili i bën roje hyrjes së gjirit të Vlorës. Është momenti kur Zeusi u tregon zemërimin e tij detarëve të anijes Argos, me ndërmjetësinë e “traut folës të anijes, të cilin Atena e kishte nxjerrë nga një lis prej Dodone, për ta ujdisur mu në mes të çarkut të bashit” (IV, 582-84). Udhëtimi drejt veriut deri në grykëderdhjen e lumit Po (Eridanit) bëhet pa asnjë ndalesë e as përshkrim të bregdetit perëndimor. Pasi i ngjiten lumit deri tek kënetat prej ku dalin Rini dhe Rona, ata kthehen sërish në Mesdhe nëpërmjet këtij lumi të fundit. Jasoni dhe Medea priten nga Circja, pastaj Hera e favorizon lundrimin e tyre drejt Drepane-Korkyrës. Për të shmangur luftimin mes kolkëve dhe shokëve të Jasonit, Alkinoi vendos t’ia kthejë Medenë të atit po të jetë ajo ende e virgjër, por t’ia lërë ama Jasonit nëse janë të lidhur me martesë, dhe Hera bën çmos në mënyrë që ky bashkim të realizohet përpara se Alkinoi ta ketë dhënë vendimin e tij. Atëherë kolkët kërkojnë që të qëndrojnë në ishull si aleatë dhe Apoloni saktëson se ata mbetën aty për një kohë të gjatë mes feakëve, deri në kolonizimin korintas të ishullit nga bakiadët; “atëherë ata kahian në bregdetin që ndodhej përballë ishullit (pere); prej aty, ata duhej të emigronin në malet Keraune ku banojnë amantët, në vendin e nestajanëve dhe në Orik”. Natyrisht, ky rrëfim lidhur me kolkët mund të përqaset me tekstin e Plutarkut (Quaest. gr., 11, 293 ab), që përmend një kolonizim eretrian më të hershëm se ai i korintasve.
Tregimi i Apolonit është i pasur me të dhëna që autori i ka mbledhur andej-këtej, duke huazuar nga gojëdhënat korkyrase që priren të vënë në dukje vazhdimësinë ndërmjet feakëve homerikë dhe popullit korkyras, jashtë kolonizimit korintas. Po të njëjtat gojëdhëna kanë për synim që të vendosin të drejtat e Korkyrës mbi Adriatikun verior: Hili, i biri i Herakliut dhe i Melitës, largohet nga ishulli dhe shkon e themelon ngulimin e hiljanëve në Iliri (IV, 537-549), pa dyshim në krahinën e lader-Zadarit. Mbase këto gojëdhëna korkyrase mbërritën tek Apoloni i Rodit nëpërmjet Timeut. Autori ka marrë gjithashtu edhe nga Kalimaku, i cili harton, përpara tij, një katalog të ngulimeve kolke në Adriatik, ku përmend në veçanti Polën në Istrie, që Apoloni e lë pas dore.
R. L. Beaumont-i i bën pyetje vetes gjerë e gjatë për të ditur se sa të vërteta mund të kërkojë vallë historiani në këtë rrëfim të shtegtimeve të argonautëve, mes Danubit dhe Adriatikut verior, dhe ai ka prirje për të hedhur tej çfarëdo ideje marrëdhëniesh ndërmjet Detit të Zi dhe detit Adriatik përmes kësaj udhe në kohën e lashtë. Sipas tij, kjo rrefenjë merr formë vetëm në shekullin IV, në kohën e Teopompit dhe tëTimagetosit. Ai ka të drejtë pa dyshim, por në kuadrin e një historie të Adriatikut, legjenda e argonautëve përmban të dhëna të shumta mbi lundrimet e lashta kryesisht në brigjet lindore, mbi gojëdhëna ngulitjesh të hershme, shumë para atyre të korintasve, duke zënë fill që nga gjysma e dytë e shekullit VIII.
Krahas legjendës së argonautëve mund të zënë vend edhe shumë gojëdhëna të tjera, siç është ajo që ka të bëjë me HERAKLIUN, sado që ajo e prek relativisht pak detin Adriatik. Është përmendur tashmë një përcaktim i mundshëm i vendndodhjes së Gerionit në Ambraki e më pas në Kestrine, si edhe ngulimi i themeluar nga i biri, Hili, pranë Zadarit, në Dalmaci; gjurma e legjendës së Aerakliut ndeshet edhe në gadishullin salentin: Straboni (VI, 3, 5) e shpjegon me futjen në dhe të trupave të Gjigantëve leuternianë të përzënë nga Herakliu prej fushave Flegreane erën e rëndë të ujit të një kroi pranë kepit Japig. Stefani i Bizantit (s.v. Brentesion) paraqet si eponim të qytetit Brentosin, birin e Herakliut.
Bashkësi popujsh janë vënë re shpesh ndërmjet Azisë së Vogël dhe Gadishullit Ballkanik: brigët kanë lidhje me frigjanët, të cilët mendohet se kanë ardhur nga Ballkani për t’u vendosur në Anadoll, sipas Herodotit (VII, 73); dardanët që banojnë krahinën e Kosovës së sotme mbajnë pikërisht emrin e banorëve të Trojadës; liburnët cilësohen si gens Asiatica nga C. lulius Solinusi (II, 51) në fillim të shekullit III pas J.K. Nga ana tjetër, farefisnia mes ilirëve të bregut lindor të Adriatikut dhe popullsive të Mesapisë dhe Japigisë ka dhënë mundësi që të bëhet fjalë ndonjëherë për një kolonizim ilir të bregut perëndimor, megjithëse nuk janë vërtetuar ende plotësisht lidhjet mes gjuhëve ilire dhe mesape. Duke u ngjitur nga jugu, prania mikenase është e ndjeshme në Epir, veçanërisht në varrin me tholos të Parga-Kiperit14; ajo theksohet me prurje armësh dhe qeramikash mikenase. Këto prodhime ndeshen gjithashtu edhe në bregun tjetër të Adriatikut, në harkun e gjirit të Tarantos dhe në Pulie.
LEGJENDA E KADMIT DHE HARMONISË është me siguri ajo që është përhapur më gjerësisht në Ballkan. Ajo dëshmon për shkëmbimet ndërmjet këtyre botëve fqinje, madje edhe në këtë rast përpara Nostoi-ve. Apolodori (III, 5, 4) tregon aventurat e mbretit të Tebës, Kadmit, dhe të gruas së tij, Harmonisë, bijës së Aresit dhe të Afërditës. Ky autor i shekullit I pas J.K. i përmend disa nga burimet e veta: Homeri, Ferekidi i Athinës dhe Helaniku, të cilët shkruajnë në shekullin V. Hesiodi (Punët dhe ditët, 162) e pranon Tebën si toka e Kadmit, ndërsa, tek Teogonia, përmend martesën e tij me Harmoninë dhe harton listën e fëmijëve të tyre (937, 975-978). Mënxyrat mizore të fëmijëve të tyre i shtyjnë ata, pas vdekjes së nipit të tyre, Penteut, që ta braktisin Tebën e të shkojnë në vendin e enkelejve (Apolodori, III, 4, 2 dhe 5, 4; krahaso gjithashtu edhe Herodoti, V, 61): “Kadmi e lë Tebën së bashku me Harmoninë dhe shkon në vendin e enkelejve. Këta ishin bërë pre e sulmeve të ilirëve dhe hyu i kishte paralajmëruar se do t’i mposhtnin ilirët po të kishin për udhëheqës Kadmin dhe Harmoninë. Ata binden, i zgjedhin si prijës kundër ilirëve dhe dalin fitimtarë. Kadmi mbretëron mbi ilirët dhe i lind një djalë, Iliriu. Më vonë, i shndërruar në gjarpër me Harmoninë, ai u dërgua nga Zeusi në Fushat e Elizeut” (Apolodori, III, 5, 4). Ata vendosin aty pushtetin e tyre, pasi i shpartallojnë ilirët fqinjë dhe para se të shndërrohen në gjarpërinj. Nga përmendjet e panumërta letrare të këtij çifti, del ideja e marrëdhënieve ndërmjet Beotisë dhe krahinës së liqenit të Ohrit dhe ndoshta deri në grykën e Kotorrit. Sipas Stefanit të Bizantit (s.v. Bouthoë), Kadmi paskësh themeluar Buthoen (Budvën), emri i të cilit ardhka nga buajt që tërhiqnin qerren e Harmonisë e të Kadmit drejt Ilirisë; Etymologicum magnum parashtron një etimologji tjetër, nga emri grek i rigonit (butos). Kjo legjendë mund të përkojë me shpjegimin e urbanizimit të këtyre krahinave të Uirisë nëpërmjet veprimit të princërve të ardhur nga bota egjease, madje ka edhe nga ata që duan të shohin aty një traditë fenikase (shih Herodotin, II, 49; IV, 147; V, 57). Noni i Panopolit e lajmëron disa herë udhëtimin e mbramë të Kadmit dhe të Harmonisë drejt bregut ilir. Nisja e çiftit është e afërt në këngën 44, kur Dionizi kthehet në Tebë; ajo bëhet në këngën 46 (364-367). Sipas Nonit, ata e kryejnë udhëtimin nën trajtë njerëzore, jo nën trajtë gjarpërinjsh, si tek Euripidi; sapo mbërrijnë, ata ngurosen dhe nuk lindin një lloj vendas bollash, si tek Nikandri e tek Ovidi.
Pikësëpari, vetë prejardhja e Kadmit është një element me interes i legjendës. Në fillim të veprës Fenikaset, Euripidi sjell ndër mend se Kadmi ka ardhur në Tebë nga Fenikia; tek Bakantet (1359), ai i kthehet sërish dramës së Kadmit dhe të familjes së tij: Dionizi i jep kumtin e metamorfozës së tij dhe të së shoqes në gjarpërinj në vendin e barbarëve, dhe ai do t’i udhëheqë “këto ushtri të egra kundër altarëve të grekëve dhe kundër varreve të tyre” deri në Delfi, ku Aresi pranon t’i bartë për në ishullin e të fatlumëve. A mos duhet parë vallë në këtë ekspeditë tek enkelejtë një dëshmi e brishtë e një parakolonizimi fenikas në Iliri, në të njëjtën mënyrë sesi fenikasit kanë rrahur rrugën e Pitekusës? Kjo është pa dyshim e tepruar dhe kronologjia nuk do të ishte e njëjta, meqenëse kolonizimi i Iskias ndodh vetëm në shekullin VIII. Ardhja e fenikasve në Beoti, për të themeluar Tebën, mund të jetë gjithashtu e habitshme, por disa specialistë nuk e përjashtojnë dhe orvaten ta vendosin këtë themelim dhe mbretërimin e Kadmit gjatë periudhës së bronzit’9. Tradita fenikase është gjithashtu e pranishme edhe në epigramën e Kristodorit (Antologjipalatine, VII, 697) tëhartuar rreth vitit 500 pas J.K. dhe kushtuar Joaneut të Epidamnit, prefekt i Ilirisë nën perandorin Anastas I (491-518): të parët e këtij prefekti paskëshin ardhur nga Lyhnidi, “i cili ishte themeluar nga fenikasi Kadm”. F. Vian-i (f. 52-60) parapëlqen t’i përmbahet asaj që ai e cilëson “mirazhi fenikas . Zbulimet e vulave orientale në Kadme më 1963 përforcojnë idenë e marrëdhënieve të herëshme, që nga shekulli XIII para J.K., me sa duket, ndërmjet Asirisë, vendit të Kanaanit dhe Tebës së Beotisë.
Po ashtu, enkelejtë e ndodhur në veri të kaonëve, pranë liqenit të Ohrit, i kane afruar me ata që, në Beoti, ndodhen pranë me liqenin Kopais, me nam për ngjalat e tij (encheleis, në greqisht). Enkelejtë janë të pranishëm edhe në mendjen e Strabonit (VII, 7, 8 c 326), i cili i bashkon me dasaretët dhe kujton pasardhësit e Kadmit dhe të Harmonisë në krye të enkelejve. Polibi (V, 108) përmend pranë liqenit të Lyhnidit (Ohrit) një vend me emrin Enkelanai, gjë që përputhet me përcaktimin e vendit qe Straboni e ka huazuar pa dyshim nga Hekateu i Miletit, i cili shkruante në shekullin VI para J.K. Pseudo-Skylaksi (§ 25) i vendos pranë grykës së Kotorrit (Rizon), gjë që nënkupton një zhvendosje drejt perëndimit, sepse është disi e dyshimtë që ky emër të ketë të bëjë me një bashkësi popullsish që banojnë nga liqeni i Ohrit deri në grykën e Kotorrit. Dy shekuj më vonë, Pseudo-Skymni (437-438) tregon se enkelejtë, dikur të udhëhequr nga Kadmi, banojnë në afërsi të brigëve. Herodiani, në shekullin II pas J.K., saktëson se themeluesi i Rizonit ishte i biri i Kadmit.
Ndërhyrja e Kadmit në favor të enkelejve ka për qëllim që të luftojë kundërshtarët ilirë; me siguri, këta janë ilirë të Jugut, të cilësuar nga Pompon Mela (Horografia, II, 55) dhe nga Plini Plaku (N. H., III, 144) si “ilirë të mirëfilltë” (Illyrii proprie dicti). Ka mundësi pra që të jetë fjala për një fazë ekspansioni të këtyre ilirëve kundër popullsive vendase; ky ekspansion duket se vazhdon deri në Dalmaci dhe më tej, para pushtimit romak.
Vendi i varrit të Kadmit dhe të Harmonisë përcaktohet nga Eratosteni (tek Stefani i Bizantit, s.u. Dyrrachiori) në të njëjtën kohë edhe pranë Drinit, në veri të Shqipërisë së sotme, edhe pranë lumit Aoos (Vjosës) në jug të vendit! Ateneu (XI, 6, f. 462 b) tregon një njoftim të Filarkut që e përmend në shekullin III para J.K. këtë monument pranë qytetit të panjohur të Kylikes në Iliri. M. Shashel-Kosi e krahason këtë vendndodhje me atë të Kilikait të përmendur nga Prokopi (De aedif., IV, 4, bot. J. Haury, sht. e korr. G. Wirth, Lipsiae, 1964, f. 117): ai e vendoste në Epirin e Ri pranë Shkodrës. Në shekullin II para J.K., Nikandri e vendos monumentin mes Drinit dhe Naronës, pra shumë më në veri; këtë mendim kishte, me sa duket, Pseudo- Skylaksi (§ 24), i cili e vendos ndërmjet Naronës dhe lumit Arion, që mbase duhet ndrequr në Drilon (Drin). Apoloni i Rodit (IV, 516-518) përmend ngulitjen e kolkëve në bregun lindor të Adriatikut dhe saktëson se disa prej tyre, “ndërtuan buzë grykave të zeza të lumit të Ilirisë, aty ku ndodhet varri i Harmonisë dhe i Kadmit, një kështjellë në zemër të vendit të enkelejve”. F. Vian-i ka pa dyshim të drejtë kur e njëjtëson lumin e Ilirisë me grykën e Kotorrit. Pafta e bakërt e brezit e gjetur në Selcë, në luginën e epërme të Shkumbinit, paraqet një skenë luftimi ku një gjarpër i frikshëm në të majtë duket se e përkrah kalorësin që mban shqytën e rrumbullaktë kundër armiqve të tij; ajo është datuar si e gjysmës së dytë të shekullit III para J.K. dhe dëften ndoshta mbijetesën e mitit të Kadmit dhe të Harmonisë, prania e të cilëve i siguron fitoren kampit të tyre, atij të enkelejve. Në rastin e paftës së brezit, nuk është e mundur, me anë të veshjeve dhe të armatimeve, që të identifikohen luftëtarët, por ka mjaft të ngjarë që të bëhet fjalë për një paraqitje të legjendës së Kadmit. Duhet kujtuar gjithashtu se Iliriu, i biri i Kadmit, thuhej se qe rritur nga një gjarpër dhe se kjo kafshë nderohej si hyjni nga ilirët. M. Shashel-Kosi jep njoftim për një pllakëz mjaft të ngjashme në Mal të Zi pranë Gostiljit.
Një legjendë tjetër që ka lidhje me atë të Kadmit e të Harmonisë, tregohet nga Hygini (Fab., 184, 240, 254). Agava, nëna fatzezë e Penteut, paskësh shoqëruar të atin në Iliri ku qenkësh martuar me mbretin e Ilirisë, Likotersin, e pastaj e paskësh vrarë atë për t’ia dorëzuar mbretërinë Kadmit. Antoninus Liberalisi (§ 32) tregon se Epiroja, bija e spartit Ekion, i ka shoqëruar Kadmin dhe Harmoninë, gjyshërit e vet, bashkë me kufomën e të vëllait, Penteut, dhe se ajo vdiq në Kihiros (ose Efira) në Kaoni (e parë më vonë si tesprote); krahina e mori emrin Epir nga kjo Epiro, gjë që përbën natyrisht një nga ato etimologji fantazuese, të cilat gëlojnë me bollëk, për një krahinë që e quanin thjesht Epeiros (= kontinenti) ata që vinin nga Korkyra ose nga deti. Plutarku (Pyrrhos, 5) përmend një princeshë epirote që mban emrin Kadmeia, në gjirin e dinastisë eacide. Stefani i Bizantit (s.v. Kammania') vë në dukje një lumë të quajtur Kadm, në këtë krahinë të Kestrinesë (gjë që duhet të shënojë të vetmen rijedhë uji në këtë krahinë, Pavlën, e cila derdhet në detin Jon në jug të Butrintit).