Adriatiku nga shekulli IV deri në shekullin XIII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Adriatiku nga shekulli IV deri në shekullin XIII

Megjithatë, përjashtim bënin krahinat e bregut juglindor, domethënë provincat e Prevalitanës dhe të dy Epireve, të cilat i përkisnin Perandorisë së Lindjes. Kufiri ndërmjet dy zotërimeve kalonte nga Sirmi, pastaj ndiqte rrjedhën e Drinës dhe një vijë që dilte në detin Adriatik diku midis grykës së Kotorrit dhe liqenit të Skodrës.

Duke filluar që nga ndarja e vitit 476, brigjet e Epirit dhe të Ilirisë jugore qenë caqet perëndimore të Perandorisë romake të Lindjes. Via Egnatia e humbi rolin e saj lidhës ndërmjet dy pjesëve të Perandorisë Romake, përderisa bregu italian i Adriatikut u kaloi barbarëve ostrogotë. Porti i Dyrrahut nuk kishtë më aktivitet; sa për Apoloninë, aty jeta dukej se ishte ndalur që në fundin e shekullit IV; qytetin e goditi një tërmet shumë i rëndë në vitin 345, i cili i rrafshoi shumë inonumente. Prodhimi i monedhave apoloniate u pakësua shumë pas vitit 375, thuajse sikur qyteti të kishte vuajtur keqas nga dyndjet e gotëve. Jeta aty vazhdoi edhe disa kohë, por ipeshkvia u shpërngul në Bylis, e pastaj në Ballsh para fundit të shekullit V. Në vend që të ishte një urë kalimi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Adriatiku, në pjesën jugore të tij, u bë një kufi, deri ditën kur ripushtimi nga ana e Justinianit bëri të mundur vendosjen e lindorëve në Ravenë. Më në veri, pushteti i Teodorikut u shtri në Dalmaci ashtu si edhe në Itali, por lidhjet kalonin më fort në rrugë tokësore në veri të Adriatikut sesa në rrugë detare, që ishin tepër të pasigurta.

Një erë e re po hapej në rolin e Adriatikut. Ndërsa ishte ndodhur në zemër të botës së qytetëruar, si në periudhën greke ashtu edhe nën Perandorinë Romake, ai pati tendencën për t’u kthyer sërish në kufi mes dy botëve, zhvillimi i të cilave prirej drejt largimit nga njëra-tjetra. Dy brigjet e tij u bënë kufij që kishin pak marrëdhënie mes tyre, pavarësisht nga përpjekjet ripushtuese bizantine në drejtim të Perëndimit.

Adriatiku, nga uniteti perandorak në përballjen Lindje – Perëndim

Vetëm duke filluar nga Mesjeta deti Adriatik, dalëngadalë por në shtriije të gjatë kohore - pasi kjo gjë do të vlente edhe për një pjesë të madhe të kohës së re - mund të quhet si një pasqyrë, apo më mirë një tablo e përmbledhur e tërësisë së botës mesdhetare, siç e ka nënvizuar me të drejtë Ferndand Braudel*. Aso kohe ky det dilte nga një periudhë, në të cilën për shkak të përfshiijes së tij të gjatë mu në zemër të Perandorisë Romake, ku përfaqësonte një gjymtyrë kyçe lidhëse, romaniteti i vet as që vihej në pikëpyetje, për t’ia lënë vendin përsëri asaj çka do mund të quhej një veçori e tij strukturore: kundërvënies politike e kulturore midis dy brigjeve të tij, çka bashkimi romak e kishte fshehur për kaq kohë. Në Mesjetën e hershme vërshimet dhe zmbrapsjet e Perandorisë Romake, që tanimë qendrën e kishte në Konstantinopojë, e bëjnë Adriatikun që të jetë herë një kufi i epshëm, pas të cilit rri paprerë në përgjim një armik i ri, e herë atë gji romak që kishte qenë për një kohë aq të gjatë, çka do të sillte një përkëmbim thyeijesh e afrimesh midis gadishujve ballkanik e italian, me pasojë aneminë e lidhjeve ekonomike tradicionale midis dy brigjeve.

Për rrjedhim, edhe pse realiteti shpesh e kundërshton teorinë, Adriatiku mesjetar, mes shekujve V dhe XI, shpreh para së gjithash mbijetesën e gjatë të konceptimit “perandorak” dhe “kontintental” të detit, që Roma, Bizanti dhe shumica e shteteve të mëdha myslimane - në këtë pikë ndoshta më romake se në rrafshe të tjera - e vënë në plan të parë: edhe pse detërat nuk lihen pas dore, ky konceptim mëton mbi të gjitha zotërimin paraprak dhe absolut të territoreve dhe të popujve, duke e bërë sundimin e detërave të jetë më shumë një pasojë, edhe pse thelbësore, ngaqë këtu ishin kryesisht zonat e dobëta të perandorive, të cilat i kanë qendrat e tyre nevralgjike thuajse gjithmonë në një largësi të brishtë prej brigjeve. Dhe rasti i Adriatikut, edhe në këtë pikë metonimi për vetë Mesdheun, është padyshim ai më shprehësi, pasi ky det është i kallur mu në zemër të Perandorisë Romake-bizantine dhe kalimi i tij nën një sundim të huaj sjell me vete shpërbërjen e Orientit dhe Oksidentit të tij a, e shprehur ndryshe, braktisjen e parimeve të tij universaliste.

Dështimi i ripushtimit që ndërmori Justiniani midis viteve 535 dhe 554, krejt i qartë në fillimet e shek. VII, me përparimin e njëkohshëm lombard në Itali, ekspansionin mysliman në Afrikë dhe në det, rënien e peshkopatës së Ravenës e së fundi rishfaqja e një perandorie perëndimore në vitet 800, kishin bërë jo pak në theksimin e një ndarje mes dy brigjeve, deri sa, duke nisur prej fundit të shekullit X të hynte në skenë një ndryshim më pak i dukshëm, por shumë më vendimtar: afirmimi ky një bashkërendim me sistemin perandorak. Madje është Kisha ajo që, më mirë nga çdo organizëm tjetër, shpall besimin e vet në unitetin perandorak, sepse nga kjo varet dhe vetë uniteti i saj dhe garantohet triumfi i një feje të vetme. E ilustron mirë këtë një fakt që ka të bëjë me Adriatikun: dioqeza e Ilirikut, që mbulon pjesën më të madhe të Ballkanit, me kryeqytet Selanikun, do të jetë deri në migrimet sllave të shekujve VI-VII një hapësirë tejet e romanizuar, ku që nga Istria në Epir e deri në Maqedoni flitet latinisht prej një kohe shumë më të gjatë seç përfytyrohet: edhe në shekullin VI Justiniani, i lindur në Naissus, Nish të sotëm, merrte një arsimim thjesht latin. Ndërkaq në shekullit V kemi një ndryshim të rëndësishëm, kur Valentini III ia lëshon zyrtarisht Ilirikun perandorisë së Lindjes, sepse ky lëshim është veç i pjesshëm, pasi vetëm pjesa jugore e bregdetit ballkanik, provinca e Prevalitanës (Epirus Praevalis) me qendër administrative Shkodrën (Scutarin) kalon nën autoritetin politik të Konstantinopojës, ndërkohë që, ashtu sikundër Istria, edhe Dalmacia e mirëfilltë, me kryeqendër Salonën, vazhdon të varet nga Ravena.

Në këto e sipër, pjesa dalmate e bregut nënvizon përkatësinë e saj në botën latine, si politikisht ashtu edhe fetarisht. Sadoqë këto fakte mund të na duken simbolike, duhet kujtuar se në vitet para shembjes së perandorisë së Perëndimit, Dalmacia luajti një rol jo të vogël, aq sa mund të vështrohet si një ndër strehët e fundit ku është tërhequr pushteti romak, prej ku sovranët e fundit, të denjë për këtë emër, do të orvateshin të kundërshtonin autoritetin gjermanik që mbante të pushtuar Ravenën. Në vitin 454 patrici dalmat Marcellinus, pasi që perandori Valentiniani III i vret me duart e tij mikun Aetius, ngadhënjyesin e Atilës, tërhiqet në Dalmaci, i brohoritur aty prej trupave të veta, ndërkohë që vandalët plaçkisin Romën më 455, pastaj niset nga Salona në ballë të flotës së tij, për t’i dëbuar skuadriljet vandale nga Sicilia, para se të japë edhe një provë tjetër të ndjenjave të tij romake-unitare, atëherë kur, në krye të forcave romake të Lindjes i dëbon këta edhe nga Sardenja. Do të vritet vetë në Afrikë më 468, ku kishte vajtur t’i luftonte po këta vandalë në strofkullën e tyre. Sa i përket pasardhësit dhe nipit të tij Julius Nepos, ky është në të njëjtën linjë me Marcellinin, atëherë kur, në marrëveshje me Leonin I, perandorin e Lindjes, shkon të rrëzojë më 474 në Ravenë perandorin Glycerius, krijesë kjo e milicëve gjermanikë, të cilin e nis syrgjyn në Salonë. Pasi bie edhe ai vetë nga froni jo më shumë se një vit më pas, do të arrijë pikërisht në Salonë të mbajë vazhdimësinë e perandorisë së Perëndimit edhe përtej vitit 476, pasi veç më 480 mbretëria italiane e Odoakrit arrin të shtrihet deri në Dalmaci.

Përtej këtyre simboleve, është po kjo Dalmaci që, pasi i ka dhënë martirologjisë romane viktimat e shumta të Salonës, më 304, do të lindë edhe shumë shenjtorë e dinjitarë kishtarë, të cilët e dëftejnë qartas se nga Italia nuk i ndan asnjë lloj kufiri: Marino, i lindur aty nga viti 301 në ishullin e Rabit, mbahet si themeluesi i republikës midis Romanjës dhe Markeve që ka gjer sot e kësaj dite emrin e tij, është pastaj njëfarë Peter, që quhet si “prift me origjinë iliriane”, i cili themelon më 435 bazilikën romane të shën Sabinës në Aventino; edhe në shekullin VII papa dalmat Gjoni IV (640-642) do të shfaqet si një kundërshtar i rreptë i dogmës monotelite që përkrah pushteti bizantin.

Kontraste që thellohen midis dy brigjeve dhe të reja nga Veriu

Sidoqoftë, midis ndaijes perandorake më të mbrame të vitit 395 dhe vitit fatal 476, të dyja pjesët patën kohë t’i theksonin dallimet mes tyre; edhe në fushën juridike, krahas Kodit teodosian dhe ligjeve të përbashkëta që kishin fuqi në gjithë shtriijen e vjetër të perandorisë, sovranët e Lindjes dhe të Perëndimit nxirrnin ligje të veçanta për secilën perandori: këndej e andej Adriatikut nisin të ballafaqohen dy lloj të drejtash, për arsye se shoqëritë përshkonin zhvillime diverguese, nganjëherë edhe pse, në një kohë kur grushtet ushtarake të shtetit dhe perandorët e parafabrikuar, sidomos në Lindje, ndiqnin njëri-tjetrin, njëra palë nuk njihte tjetrën8. Vetëm se e drejta nuk është më shumë se një pasqyrë, gjithherë e vonuar ndaj kohës së vet, e nuancave të shumta që vijnë duke u theksuar, e që në përgjithësi arrijnë të zbulohen vetëm kur ndodhin ato që i quajnë dyndje barbare, pasi ato nuk patën kohë të shfaqen qartas para datës konvencionale 476. Veç kësaj, i nxjerrin në pah këto divergime vetëm duke bërë krahasimin në bllok mes Lindjes e Perëndimit, pa përfillur në këtë mes zonat e tranzicionit, ndër të cilat pellgu adriatik përbën pa dyshim shembullin më të mirë.

Do të shohim më poshtë se si disa tipare strukturore, që natyrisht u japin të dyja brigjeve njëherazi edhe ngjashmëri edhe dallime, vijnë e marrin në Mesjetë një kuptim të ndryshëm në përputhje me zhvillimet politike dhe ekonomike, e këto në varësi të baticave e zbaticave përgjatë një mijëyjeçari të tërë. I tillë është rasti i strukturës fizike: në krahun italian kjo paraqet për bregdetin adriatik një hapësirë që është në përgjithësi e bllokuar nga ledhi i harkut apenin, i cili prej jugut të lumit Po e deri në fushat dhe pllajat puljeze lidhjet me hinterlandin i tkurr në disa pak vendkalime të rralla, që kësisoj i kanë shtyrë e lakuar boshtet e qarkullimit: në shekujt IV dhe V e vetmja rrugë e madhe që lidhte Romën me Adriatikun mbetej via Appia, e cila Brindisin (Brundusiumin) e kishte kthyer në një kiye ure të vërtetë për në gadishullin ballkanik, ku prej Dyrrachionit via Egnatia merr tragën e saj drejt Maqedonisë, Selanikut dhe Konstantinopojës.

Megjithatë, teksa funksionet drejtuese i rrëshqasin përherë e më shumë nga duart Romës, që ka mbetur në jashtë qendrës së një gadishulli, për të cilin bastion ekonomik dhe strategjik është bërë tanimë veriu, i cili strehon dhe kryeqendrat e fundit perandorake: Milanon dhe Ravenën, një fakt i lashtë që priret të fshihet: ndërsa hapësirat moçalore të ultësirës padane mbeten në përgjithësi një ligatinë që rrethohet prej rrugësh, anë të cilave ngrihen, larg prej detit, qendrat urbane, nga Padova në Trevizo e Trieste, në kufijtë e saj jugorë, Ravena, tok me portin e vet pararojë, Classen, shpreh dy priije të përgjithshme që pikasen qysh prej epokës së Antoninëve e, mbi të gjitha, të Severëve, një epokë kur Classeja pat përjetuar një lulëzim të shënuar urban, duke u qarkuar nga ledhe madhështore9: zhvendosjen e qendrës së gravitetit për nga Veriu, por gjithashtu edhe nga Lindja, po të kemi parasysh rëndësinë e madhe që u jepej lidhjeve ndëradriatikase, në një Perandori, e cila, siç e dimë, ishte ende realisht ose e përfytyronte veten të bashkuar dhe që shqetësohej e më pas tronditej përherë e më rëndshëm nga barbarët në kufijtë e vet panonianë dhe danubianë, të cilët po e bënin shumë të pasigurtë komunikimin tokësor në veri të Ballkanit. Në perandorinë dykrerërëshe të viteve 395-476 Ravena konfirmonte veç kësaj rolin e vet si port ushtarak i dorës së parë, strumbullar i lidhjeve midis Perëndimit dhe Konstantinopojës, duke mbetur e tillë deri në pushtimin e saj prej lombardëve në vitin 751: kërkimet arkeologjike për Classen e asaj epoke mund ta dëshmojnë këtë gjë, por edhe burimet dokumentare vërtetojnë një status qyteti, që i njihej atij vendbanimi portor prej shekullit VI e më pas.

U është dhënë një rëndësi ca si tepër e madhe dyndjeve hune në ultësirën e poshtme të Posë, deri në Venetinë Juliane, përpara vitit 441: veç kësaj pohohet ende shpesh, pa pasur ndonjë provë tjetër përveç rrëfimeve të kronikave venedikase, se në këtë kohë duhet të ketë filluar edhe migrimi i popullatave romane të qyteteve, pikësëpari nga Padova, Altinoja e Acquila, drejt ishujve të lagunës, që deri aty paskëshin qenë të shkreta; pa e mohuar mundësinë e një gjëje të tillë, zbulimet më të fundit arkeologjike priren të dëftejnë se brigjet përreth lagunave, deri dhe vetë disa ishuj, patën njohur pushtimin romak edhe në një periudhë të mëparshme, çka ndihmon për t’i dhënë nuanca të tjera karakterit tepër primitiv që u cakton përshkrimi i tyre i parë nga Cassiodori, prefekti erudit i Pretoriatit në kohën e mbretit ostrogot Teodorik".

Megjithatë ajo që thotë Cassiodori për venedikasit, kripënxjerrës dhe prodhues të peshkut të kripur, që e rrihnin lagunën kryq e tërthor me lundrat e tyre të vogla, duke e lidhur atë me kontinentin, simbolizon gjithashtu edhe ruajtjen e lidhjeve detare në Adriatik, sadoqë tani ato bëheshin me rreze më të shkurtra, pa u dashur medoemos që të përdoren portet tradicionale: lundrimet e shkurtra nga limani në liman kanë qenë gjithmonë më të rëndësishme se kapërcimet tërthore, që ishin mjaft më të rralla, duke mundësuar mbulimin e gjithë hapësirës së brigjeve adriatike pa rrezikuar më kot, përherë me sigurinë se do tc gjendej ngarkesë ose udhëtarë, në skela detare modeste e madje rastësore. Natyrisht nuk duhet ekzagjeruar me rënien e porteve të mëdha, pos që lind edhe një tjetër i ri, si Grado, në shekullin IV'2; kjo dukuri është e qartë vetëm mes deltave të Posë dhe Istries, atje ku portet e vjetra Padova, Altino, Acquila patën qenë përherë skela në grykëderdhje lumi*3, ndërkohë që për pjesën tjetër të brigjeve italiane e në tërësinë e krahut tjetër bregdetar, janë ngulimet tradicionale ato që orientojnë trafikun. Megjithatë thelbësore është që përgjithësimi i lundrimeve të shkurtra bregdetare pati, në shtrirje të'gjatë kohore, si pasojë ruajtes së një njëjtësimi të vërtetë kulturor dhe mendor të krejt tërësisë së pellgut, ku as detarët e as tregtarët nuk janë ndier ndonjëherë të huaj për njëri- tjetrin, falë sidomos gjuhëve neolatine që u zhvilluan ku më pak e ku më shumë ngado, me shembujt më përfaqësues të tyre të folmet e brigjeve dhe ishujve dalmatë, të cilat do të treteshin vetëm në fund të shekullit XIX.

Uniteti i pellgut adriatik veç këtyre u ruajt nga qëndrueshmëria e vendbanimeve njerëzore, që mbetën, sidomos në farët qytetare, kudo në Adriatik, po ato të botës antike, natyrisht me disa nuanca të tjera me rëndësi. Në këtë fushë brigjet lindore me rrethinat e tyre janë edhe më tradicionale se Italia vetë: në qoftë se nga Istria në Molise trungu greko-romak inbeti tejet i qëndrueshëm, disa qendra antike prej Garganos e deri në gjirin e Tarantos perënduan, duke na përshfaqur atë që është quajtur “një varrezë qytetesh”, çka do t’i kthejë, duke nisur prej shekullit të X, nën bizantinët, myslymanët dhe Staufenët, në truall rimodelimesh të thella për gjithë rrjetet puljeze, kalabreze e siciliane. Në rast se Bari, Brindisi dhe Otranto arritën të mbahen në këmbë, kjo ndodhi para së gjithash për arsye të rolit të tyre si porte tranziti për në brigjet përballë, si fund i rrugës Appia, thuajse gjithmonë me pikësynim Dyrrachionin dhe Orientin. Ndërsa Ravena mbizotëronte, deri në shekullin VIII, lidhjet transadriatike, këto qytetejugore kanë karakteristikë qëndrueshmërinë, veçse me lavjerrje që pasqyrojnë zhvendosjen e qendrave politike dhe ekonomike, gjithashtu edhe shndërrimet e rrymave tregtare në tërësinë e pellgut, prej nga varen po aq edhe fazat e aktivitetit ose të përgjumjes në simotrat e tyre dalmate e iliriane, pikësëpari Dyrrachionit.

Prandaj duhet patur kujdes e të mos zmadhohen më kot në Adriatikun mesjetar kontrastet kulturore, e sidomos ato fetare, të cilat i mbahen përgjithësisht si më të rëndësishmet: në shekujt V dhe të VI Adriatiku është padyshim në pikëpamje kulturore një det latin, për arsye se popullatat e latinizuara mbisundojnë në të dyja brigjet. Mirëpo ndërsa homogjeniteti mes brigjeve dhe territoreve të brendshme karakterizon Perëndimin, ajo që mbizotëron Lindjen është, në të kundërt, heterogjeniteti, diçka që do nënvizuar, pasi vjen e merr rëndësi në të ardhmen: është e qartë që kolonitë helenofone qëndrueshmërinë e tyre e kanë vetëm në qendrat më jugore, në Pulje e në Epir, të cilat, më anë tjetër, janë më të orientuara kah hapësirat joniane, me Korfuzin si kufi tradicional. Porse pëdorimi i latinishtes dhe i gjuhëve neolatine, që janë ndër të tjera tipare kulturore bartëse të një krishtërimi latin në një rit, i cili vjen e bëhet përhera e më i veçantë, nuk sjell vetëm të mira për lidhjet e ardhme të detit me territoret e brendshme: ky faktor homogjeniteti në Perëndim, në Lindje do t’i ndihmojë fuqimisht për individualizimin në brigje, në ishujt dhe përgjatë luginave të ulta të bashkësive gjuhësore e fetare latine, në një kundërvënie të fortë ndaj popullatave të brendësisë, që Milan Sufflay i cilëson si “monada adriatike”. Nga Italia nëpër Istrie e Dalmaci, e më pas Arbëri, kalohet prej brigjesh që i kanë rrënjët të ngulura fort në hinterlandin e tyre, në një gjerdan qytetesh “romane” të hedhura pak a shumë buzë detit.

E pra kemi pa dyshim një kontrast midis dy brigjeve: porteve perëndimore, rrugëdalje për një hinterland thellësisht latin, u vihen përballë ato të Lindjes dhe Verilindjes, koloni të moçme greke të mbërthyera mes detit dhe trevash ku helenizimi ose romanizimi kanë qenë gjithmonë të paplotë. Ky kontrast midis dy brigjeve është i rëndësishëm, madje strukturor, sepse përkundrejt një bregu italian, ku aktiviteti i porteve prej shumë kohësh është i integruar me territorin e brendshëm, bregu dalmato-shqiptar karakterizohet nga një rruzare qytetesh “romane”, të hedhura në det, anë rrugëve të rralla të komunikimit për në brendësi, që përshkojnë hapësira ku popullata fisesh të tjera vijojnë të jetojnë në mënyrë mjaft autonome, megjithë ndikimin e dukshëm të kulturës greko-latine, çka fare lehtë na kujton situatën që ato patën pëijetuar qysh atëherë kur ishin ende koloni greke. Kaq e vërtetë është kjo sa që mund të thuhet, jo si paradoks, se për qytete si Tergesten, laderin, Traguriumin, Salona-Spalatumin dhe Dyrrachiumin, të cilat nuk i ndante asnjëlloj kufiri kulturor nga njëri-tjetri, ashtu si dhe porte si Ankonën, Barin ose Brindisin, hapësira detare përbënte të vetmin territor të tyre. Kjo për arsye se, duke përjashtuar via Egnatian, që u përmend më lart, me një itinerar që shfrytëzonte grykat lumore shqiptare, relievi i Dalmacisë e pengonte çfarëdolloj trafiku tokësor që do ta meritonte këtë emër: aty luginat janë tepër të rralla, duke përbërë në Mesjetën e hershme, deri edhe ajo e Narenta-Neretvës, udhë pa krye në krahasim me rrjetin rrugor të gadishullit ballkanik që nga Sigidunimi (Beogradi) e shpie rrjedhën prej luginave të Moravës dhe të Vardarit drejt Selanikut.

Hapësirat e brendshme të Ballkanit janë ato që tekstet greke dhe latine i quajnë “ilire”, e për të cilat fare pak dihet, përveç që janë djep i një kulture dhe organizimi politik që kolonizimi i mëpasëm romak i pat maskuar, por pa i shkatërruar. Kërkimet arkeologjike që janë bërë prej viteve '50, si në Shqipëri ashtu dhe në Mal të Zi dhe Maqedoni, kanë pohuar ekzistencën dhe mbijetesën e gjatë të një qytetërimi të quajtur „të Komanit“, me dëshmitë më të hershme nga shekujt VII-VI para J.K, me një vijimësi të dallueshme deri në shekujt VII-VIII të erës sonë, kur na shfaqet e kristianizuar dhe e ndikuar nga kultura konstantinopojase, e cila ka në Dyrrahion, natyrisht, vatrën e saj më të gjallë në këtë trevë*4. Një grindje e gjatë historike ka kundërvënë e vazhdon të kundërvërë serbë me shqiptarë lidhur me këtë kulturë, dukshëm e përbërë si e tillë, me një nënshtresë të qartë ilire; por që ta quash atë si „protoshqiptare“, sikundër është bërë rregullisht, duke u nisur nga të dhënat arkeologjike të viteve 195O-199O, kjo i bën shqiptarët, që nën.këtë emër [albanoi] nuk shfaqen gjëkundi veçse në dokumenta greke të shekullit XI, trashëgimtarë të vetëm „legjitimë“ të një bote kaq të larmishme sa ç’ishte ajo kelte para romanizimit të saj, dhe nuk mban parasysh realitetin e shekujve IV-VIII. Çka është e sigurt ka të bëjë me faktin që burimet bizantine të kësaj kohe rrallë e tek e përmendin bregun perëndimor të hapësirave ballkanike dhe, edhe kur e bëjnë këtë, i quajnë ato gjithmonë ilire, duke dhënë shëmbëlltyrën e disa trevave shumë pak të njohura dhe shumë të varfra, të cilat banorët kërkojnë t’i braktisin për të përmirësuar jetesën e tyre; të tillë janë, nën mbretërimin e Justinit I, në fillim të shekullit VI, ata dy fshatarë „ilirë“, të cilët, siç na thotë Prokopi i Cezaresë, dëgjojnë të flitet për një rekrutim të rëndësishëm ushtarësh që ka nisur perandori dhe ua hipin këmbëve deri në Konstantinopojë, ku do të marrin më pas ofiqe të mëdha.

Pa e zmadhuar këtu rëndësinë që ka, ky qëndrim, i paraqitur si i natyrshëm, na dëften se sado të varfëra të kenë qenë, hapësirat ilire i kishin tashmë lidhjet e forta me kryeqytetin dhe se e merrnin vesh ç’bëhej aty: sido të ketë qenë kultura e tyre latine, këto vise të perëndimit të skajshëm ballkanik i mbajnë sytë tanimë drejt Konstantinopojës ku sundojnë midis shekujve V dhe VI një numër sovranësh me prejardhje nga Ilirikumi, mes tyre si Justini ashtu dhe nipi i tij i shquar Justiniani. Ndërsa pasardhësi i tij i drejtpërdrejtë, Anastasi, ishte prej Dyrrahionit. Po të mbajmë parasysh vështirësinë e lidhjeve tokësore, që sidoqoftë asnjëherë s’kanë qenë të ndërprera, siç e provon edhe vetë kjo anekdotë, ka shumë të ngjarë që në këtë epokë lajmet vinin në Iliri para së gjithash me rrugë detare, çka e bënte portin e vet të madh vatrën kryesore të helenizimit të saj dhe integrimit në paj'S orientalis. Nga ana tjetër ngulmojmë në faktin që një nuancë e tillë kulturore nuk do të thotë aspak kontrast fetar, në një epokë kur, së paku deri në shekullin VIII, uniteti doktrinor, madje edhe liturgjik i krishtërimit është ende mëse real, sidomos në një Uirikum që varet nga selia romake.

Adriatiku, brez i bashkimit perandorak apo ledh ndaj barbarëve?

Shpesh harrohet që Perandoria e pëijetoi pikërisht në tërësinë e vet atë aventurë që e shpuri në shpërbërjen e Perëndimit të saj: dyndjet barbare, apo më saktë vendosja me pëlqim, madje e dëshiruar, e forcave të federuara gjermanike. Dhe në këtë çështje, Adriatiku luan një rol që s’mund të shpërfillet, për arsye se ai bëhet dëshmitar, siç dhe është shkruar, sesi prijësit barbarë të vendosur në Perëndim, para së gjithash gotet, ,janë të vetëdijshëm se ndodhen në territorin e tij“, madje edhe pas shfronëzimit, në vitin 476, të Romulusit të vogël Augustul, të cilin ata nuk e ndien aspak si ndonjë ndodhi shumë të rëndë, gjithësesi më pak më të rëndë sesa plaçkitja e Romës prej Alarikut në vitin 410, sepse në Konstandinopojë „vazhdonte të sundonte një perandor romak me legjitimitet të plotë“18, dhe sepse merrnin prej tij tituj e ndere që e përligjnin delegimin e pushteti që u ishte bërë. Sidoqë prijësit e federuar vendoseshin në mënyrë të natyrshme në Perëndimin pa perandor, ku mund të bënin objektivisht çfarë të dëshironin, në një hapësirë më të madhe, në Perandorinë e vjetër që kishte gjithmonë kokën e saj, Konstandinopojën, i vinin rëndësi shumë marrjes prej saj të njohjes zyrtare, çka provonte se sa thellë kishin depërtuar në strukturat perandorake, pos të cilave nuk shihnin alternativë, aq më shumë që sovranët e Konstantinopojës, kur ra Perandoria perëndimore, përdornin metoda të njëjta si në Lindje edhe në Perëndim.

Një shembull i vetëm por më domethënësi, ai i Odoakrit, i cili në vitin 476 i dha fund perandorisë së Perëndimit, ndoshta pa qenë fare i ndërgjegjshëm për këtë. Ndërkohë që në Lindje perandori Zenon luftonte deri më 488 kundër forcave të tij gote, ky prijës herul, po ai që kishte asgjësuar Romulus Augustulin, por duke e ditur mirë që goti Ricimer, i cili kishte ngritur e rrëzuar perandorët e Perëndimit të tërhequr në Ravenë prej vitit 456, kishte marrë titullin e lartë të patricit19, aq ishte kapluar nga ideologjia romake sa t’i kërkonte senatit romak të ndërmjetësonte për t’i dhënë atij titullin e perandorit të Lindjes; për sa i takon Zenonit, ky refuzoi thjesht për arsye se sapo kishte ngarkuar një barbar tjetër, gotin tepër të helenizuar që quhej Teodorik, i cili në atë kohë kishte ngritur krye sërish, sado që e kishte shtrirë i patrazuar sundimin e tij mbi territorin e Bullgarisë së sotme, për t’u nisur drejt Perëndimit, i pajisur me këtë titull, që të ripushtonte Italinë në emër të tij. Në këtë kohë, si për prijësit e federuar ashtu dhe për sovranët romakë të Lindjes, Adriatiku nuk ishte aspak një kufi midis qytetërimit dhe barbarisë, por megjithatë ai shënonte pragun midis territoreve që mbaheshin me zor nën sundim në Lindje, dhe truallit përkohësisht të uzurpuar në Perëndim.

Teodorik Amali, i Madhi, nuk është askush më tepër sesa njëri prej këtyre mbretërve barbarë në emër, në të vërtetë greko-romakë, që kanë krijuar bindjen se qeverisnin një zotërim romak për të cilin megjithatë ngrenin pretendime që as vetë Konstantinopoja nuk se ua kundërshtonte realisht. Mirëpo, si qe vendosur në Italinë e pushtuar midis viteve 489 e 493, me kryeqytet të vetin Ravenën, që ishte njëherëshi portë drejt Ballkanit dhe më e fundmja e zëvendësueseve të Romës, aimori një tjetër rëndësi nga sa kishin mbretërit e vegjël vandalë, suevë, visigotë ose frankë. Mirëpo Teodoriku e luajti lojën me të vërtetë: në krahun perëndimor të Adriatikut ai ngulmoi në ruajtjen, madje edhe rigjallërimin e Romës, duke e vështruar veten si aleat e jo si ndonjë vasal të perandorit: kështu mbijetuan e drejta dhe institucionet romake nën autoritetin e funksionarëve të dalë nga klasa e vjetër drejtuese, ndër të cilët Kasiodori është shembulli më i mirë dhe ishte pikërisht ky mbret arian që këmbënguli të mbante një variant të krishterë të dënuar prej Koncilit të Nikesë më 325, ai që ia arriti veç kësaj të ruante marrëdhënie normale me papën, patriark të krejt Perëndimit, ngaqë e pat kuptuar mirë rëndësinë e teokracisë politike që mbështeste Kisha, të cilën e kishte zgjedhur dikur Konstandini. Dhe mu në frymën e drejpërdrejtë të artit të vonë roman, mbreti got drejtoi ndërtimin dhe zbukurimin e ngrehinave qytetare e fetare të Ravenës, që kanë një stil herë-herë të padallueshëm nga ai i Romës Lindore: kur Justiniani u bë sërish sundimtar i Ravenës, atij i mjaftoi të fshinte prej mozaikëve zotërinjtë dhe zonjat e oborrit gotik, për t’i zëvendësuar ata me kurtizanë të vërtetë romakë — deri në këtë pikë arkitektura dhe dekoracionet në Ravenë para vitit 476 ishin në përputhje me modelin e përbashkët për të dyja Romat.

Megjithatë, pikërisht nën Teodorikun dhe pasardhësit e tij, Adriatiku u bë për herë të parë një rajon kufitar i perandorisë së Lindjes20; me gjithë andrallat e shumta, kjo e fundit e la mbretin të vdiste në fron më 526, por grindjet për trashëgiminë e fronit i dhanë shkas që të ndërhynte prej vitit 535 në dy seri luftërash, e para (535- 540) e drejtuar me shkathtësi prej Belisarit të famshëm, por që përfundoi në një revoltë të gjatë e të dhunshme të gotëve, e dyta (552-554) e shpënë deri në fund nga eunuku Narses, por që pati për pasojë shkatërrimin e plotë të vendit.

Sido të ishte, Adriatiku e nxori në shesh aso kohe rëndësinë e vet të vërtetë, për të cilën qeveria perandorake, ashtu si dhe gotët, ishin më se të vetëdijshëm. Për Bizantin bregu perëndimor i Ballkanit përbënte një tërësi strategjike, me pikat e veta më të forta Salonën, e mbi të gjitha Dyrrahionin, secili me rol plotësues për tjetrin. I pari ndër ta, që natyrisht e kishte humbur shumë shkëlqimin e epokës së Diokletianit, e ruante megjithatë rolin e mburojës veriore të Dalmacisë për Perandorin; sa për gotët, edhe nëse ishin atëherë zotër të tij, qyteti për ta ishte si një kryeurë, më tepër mbrojtëse sesa sulmuese. Vështruar nga Konstantinopoja, ripushtimi i Italisë nuk mund të bëhej pa u futur ajo në një darë, që kishte si nofull të veriut Salonën dhe atë të jugut Sicilinë. Dhe nga Salona filloi fushata që ishte mjaft e ashpër: pasi u mor një herë nga bizantinët, ajo pushtua mbas disa muajsh prapë prej gotëve e pikërisht ngaqë mësoi për këtë fitore në Dalmaci, mbreti Teodat, që nga ana e vet ishte thyer prej Belisarit që vinte prej Sicilisë, kundërshtoi për një kohë të gjatë që të hynte në marrëveshje me Konstantinopojën, çka dëshmonte se Dalmacinë ai e quante të domosdoshme për operacionet bizantine2*. Më anë tjetër, perandoria këtë e dinte fort mirë dhe nuk e lëshonte aspak: Salona do të binte në dorë të saj pak javë më vonë, ndërkohë që gotët, të cilët gjithashtu e dinin se fati i tyre luhej në Dalmaci, zbritën aty dhe dy herë të tjera, më 537 e 548, por pa fat: kështu bregu lindor u bë përsëri romak shumë kohë më parë se të rrëzohej pushteti gotik në Itali, më 554, e deri në atë vit ai do të ishte baza e operacioneve të Narsesit mbi bregun tjetër.

Po të njëjtat ngjarje ilustrojnë më anë tjetër se roli i dorës së parë që kishte Dyrrahioni i detyrohej shumë më tepër vlerës së vet strategjike sesa funksioneve ekonomike, për arsye se shkëmbimet me Italinë vazhduan të bjerren, sidomos gjatë periudhës ostrogote, ndërkohë që via Egnatia, për të cilin ai ishte dalja në det, do të mbetej mjaft e gjallë si bosht thelbësor i lidhjes tokësore midis Konstantinopojës dhe Adriatikut. Pas Selanikut, ai përfaqëson pozicionin më të çmuar strategjik të gadishullit në sy të Konstantinopojës, e cila si përpara ashtu dhe mbas zhdukjes teorike të Perandorisë së perëndimit dhe në një kohë kur sasanidët nuk po dëftenin kurrëfarë aktiviteti në kufijtë e saj lindorë, duhej të ruhej mirë para së gjithash në vijën danubiane dhe në brigjet e saj perëndimore, ato të Adriatikut, e thënë ndryshe në kufij përkëtej të cilëve perandoria lindore po individualizohej përherë e më tepër, edhe pse asnjëherë nuk hoqi dorë nga ideja e madhe e ribashkimit romak. Qysh më 535, kur gotët rimorën Salonën, pikërisht në Dyrrahion u grumbullua ushtria perandorake përpara se të hidhej në një kundërmësymje fitimtare.

Një garanci e dytë e aktivitetit është fakti që rruga më e shkurtër për në Itali, sipas traditës së vjetër romake, ishte nëpërmjet Dyrrahionit; kjo sjell që midis shekujve IV dhe VII, madje para se të mund të përfytyrohej ripushtimi i Perëndimit, qyteti ishte pa dyshim së bashku me Selanikun më i begati i Ilirikumit, të cilit njëri e tjetri i shënonin kufijtë. Mjerisht burimet e shkruara që e përmendin pothuajse s’na thonë pothuajse asgjë, por u duhet besuar zbulimeve më të fundit arkeologjike, të cilat duket se tregojnë që në shekujt V-VI qyteti mbahej mjaft mirë, madje ishte pajisur e zbukuruar edhe më shumë: fare afër detit, përpara ledheve të tij mbrojtëse, që ishin forcuar prej perandorit Anastas (491-518), bir i vendit siç e përmendëm, e më vonë të restauruara ose të rindërtuara prej Justinit I dhe Justinianit24, është zbuluar në fund të viteve ’8o një ansambël befasues që shtrihet rreth një sheshi të gjerë të rrumbullakët të shtruar me mermer të bardhë, rrethuar prej kolonadash që do të kenë pasur në qendër një statujë perandorake: kjo mund t’u korrespondojë punimeve që drejtoi vetë Anastasi në krye të shekullit VI, të cilat kishin me sa duket pjesë qëndrore hipodromin25. Për fat të keq, për arsye të katastrofave të njëpasnjëshme që kaloi Shqipëria tani së fundi, këto zbulime as janë botuar e as janë studiuar.

Përkatësia lindore dhe autonomizmat reale

Me pushtimin e Italisë krejt brigjet e të gjitha ujërat e Adriatikut kalojnë për herë të parë nën sundimin e Konstantinopojës, sikundër ndodh edhe për pjesën më të madhe të Mesdheut, me përjashtim të Galisë dhe të gadishullit Iberik. Megjithatë, nuancat e mëparshme mbijetojnë, pavarësisht nga fillimi i një reforme administrore dhe ushtarake që do të përfundojë veç në shekujt VII-IX26: ndërkohë që jugu i bregut lindor administrohet drejtpërdrejt nga Konstantinopoja, Dalmacia, ashtu si dhe Istria, mbeten të lidhura me Ravenën, ku, pa e marrë ende këtë emër, kishte zënë të mugullonte Ekzarkati i ardhshëm, për arsye se ky qytet luante rolin e kryeqytetit të vërtetë perandorak të Italisë; për ta përfytyruar këtë lidhje të ngushtë të Istries me bregun tjetër mjafton të soditen monumentet e saj, të cilat, veçanërisht në Parenzo (Porea), me bazilikën e saj eufraziane tejet ravenase, aty nga viti 550, nxjerrin në pah një bashkësi të thellë kulturore, prej arkitekturës e deri te mozaikët27. Në të njëjtën kohë Pola, kryeqendra e Istries, zbukurohej gjithashtu nga një bazilikë madhështore ravenase, Santa Maria Formosa, e ngritur nga kryepeshkopi i Ravenës Maximiani, një istrian i lindur në Rovigno (Rovinj)28 *. Por tipari i spikatur, me shkëputje të qarta kronologjike, është një evoluim drejt formash autonomie që hasen në të gjitha zonat anësore të Perandorisë, siç ndodh gjithashtu në Krime.

Pa e vënë në diskutim përkatësinë latine të Dalmacisë, roli ndërmjetës i Ravenës dhe vijimësia territoriale me Italinë e Veriut favorizojnë në të vërtetë në të dyja brigjet lulëzimin e një autonomizmi i cili, në mes të sistemit teokratik të epokës, është njëherëshi politik dhe fetar: këtë tërësi të Adriatikut verior e ndajnë si nga Konstantinopoja ashtu dhe nga Roma largësi të konsiderueshme. Gjatë sundimit të Justinianit, ky e shpuri Venetinë lindore, Istrien, Dalmacinë dhe Ilirinë në një skizëm të vërtetë kundrejt dy pushteteve, që do ta kishte epiqendrën te kisha e Aquileas, por që ithtarin më të flaktë kishte kryepeshkopin e Salonës, Frontinianusin: aty u kundërshtua dënimi i tre etërve të kishës që dyshoheshin për nestorianizëm, diçka që e dëshironte perandori, e kishte pranuar papa dhe e kishte miratuar edhe koncili ekumenik i Konstantinopojës më 553, në të cilë peshkopët e Istries, Dalmacisë dhe Ilirisë nuk pranuan të shkonin, e kështu kjo skizëm e “frontinianasve” do të zgjaste deri në vitet 630, megjithë përpjekjet e Gregorit të Madh dhe të perandorit Mauric, të cilët skizmatikët u orvatën më kot që t’i hidhnin njërin kundër tjetrit30. Nga kjo skizëm lokale rrodhi një pasojë e rëndësishme, sepse me pushtimin lombard të dyja këto fraksione morën trajtat e një konfigurimi politik: më 607 ekzarku i Ravenës, Smaragdosi, përdori forcën për të vendosur medoemos në Grado një kandidat që pëlqehej prej Romës dhe perandorisë, ndërkohë që skizmatikët i kundërvunë këtij një kandidat tjetër që e mbështeste mbreti Agilulf dhe duka lombard i Friulit; këtu janë dhe rrënjët e dy patriarkateve, vazhdimisht në kundërshtim njëri me tjetrin, të Grados, e cila mblidhte rreth vetes zonat më “bizantine”, nga Istria tek lagunat, dhe Aquileas, që u printe krahinave të sunduara prej lombardëve e që hahej me Gradon për titullin, pavarësisht nga dëshira e Romës, edhe kur skizma ishte shuar.

Më anë tjetër të gjitha këto kisha ishin të pasura, sidomos kisha dalmate, e cila ishte pasuruar edhe më shumë nën regjimin gotik, duke pasur rreth vetes një numër arkipeshkvish me moral të dyshimtë, krejt sikundër në Istrie. Këtu ndihmoi edhe një masë që u jepte atyre pushtet më të madh mbi qytetet, ku ata përfaqësonin tashmë klasën drejtuese: më 569 Justini II i kishte shtrirë në gjithë perandorinë dispozitat e Sanksionit Pragmatik të Justinianit, që ishte ndërmarrë në 554 në favor të Italisë së ripushtuar. Ky tekst që u jepte peshkopëve dhe manjatëve lokalë të drejtën e zgjedhjes së guvernatorëve provincialë, i përqendronte edhe më shumë pushtetet administrative në gji të qyteteve, duke rritur kësisoj autonominë e tyre si brenda mureve të secilit, ashtu dhe mbi ato çka u mbeteshin nga territoret ngjitur, çka do të tkurrej së tepërmi mbas pushtimit sllav. Papa Gregori i Madh, të cilit, sado që më një anë e luftonte skizmën, i pëlqente të nxirrte përfitimet e tij nga kjo trashëgimi e pasur dhe e shkapërderdhur, nuk priste veç se rastin për të rimarrë përsëri kontrollin: më 592, duke përfituar nga vdekja e arkipeshkvit Natali, një prelat jo fort shembullor, Gregori i Madh vuri veton e tij në zgjedhjen e pasardhësit Maximos, ç’është e vërteta me të drejtë, pasi kjo zgjedhje me sa dukej ishte bërë në kushte dhune dhe nën presionin e ushtrisë dhe të manjatëve lokalë, të gjithë të mbështetur nga ekzarku Romanos33; mirëpo të gjithë së bashku, kleri, administrata lokale e popullata iu kundërvunë me forcë, pa marrë parasysh këtë herë Konstantinopojën, e cila e dinte se këto pasuri shërbenin në një masë të madhe për mbulimin e nevojave lokale. Prej kësaj rrodhi një krizë gjashtëvjeçare, në fund të të cilës papa u detyrua të nënshkruante dështimin: me ndërmjetësinë e ekzarkut Romanos, Maximosi mori nga duart e arkipeshkvit të Ravenës shlyeijen e mëkateve dhe konfirmimin; madje Gregori u detyrua të hiqte dorë dhe nga shugurimi i tij në Romë duke ia dërguar palliumin në Salonë.

Këto fakte ilustrojnë se si përtej detit po ndodhnin zhvillime të tjera “autonomiste”, bartës të të cilave ishin Ekzarkati i Ravenës me territoret e varura prej tij që në kohën e ripushtimit justinian, si Istria ose dukati i Romës. I parë për një kohë të gjatë si truall sprove, në Itali, për sistemin e ardhshëm administrativ bizantin, që paskëshin kopjuar institucionet e saj, sot është prirja që, në të kundërt, të këmbëngulet mbi këto prirje të qarta krahinoriste, madje edhe autonomiste, që ndeshen gjithashtu në një numër provincash ballkanike dhe të Azisë së Vogël të perandorisë, siç është rasti i Dalmacisë: duhet thënë këtu, kuptohet, që këto prirje nuk nënkuptojnë asnjëlloj shkëputjeje nga autoriteti perandorak, që mbetet guri i themelit, por vetëm se u hapin fushë veprimi një numri qëndrimesh kulturore, fetare e deri dhe politike, të cilat përbëjnë origjinalitetin e këtij “Bizanti Adriatik” që e ka boshtin pikërisht te ky det e që pas Ravenës do të ketë tek Venediku shembullin e vet më të spikatur. Siç është nënvizuar me të drejtë, ky Bizant Adriatik është pa asnjë dyshim latin duke mos qenë kurrë ndonjëherë grek, as në Dalmaci e as në Ravenë, ku helenizimi ka qenë tepër i sipërfaqshëm dhe pa asnjë dyshim me burim politik dhe elitar: edhe kokat më të kultivuara, që i kryenin studimet e tyre në Ravenën bizantine të shekullit VI, siç ishin Venance Fortunat ose Flavius Rusticus Domnulus, nuk e kanë braktisur asnjëherë shprehjen e tyre latine e, me sa duket, shumë pak janë interesuar për kulturën helenike.

Këto marrëdhënie komplekse midis dy brigjeve nuk mund të kuptohen po s’u mbajtën parasysh çrregullimet e shkaktuara nga dyndjet dhe migrimet që do të preknin krejt pellgun Adriatik midis shekujve IV e VII.

Nga dyndjet gjermanike në migrimet lombarde dhe sllave

Ngaqë verbohen prej pasojave të dyndjeve gjermanike në perëndim, si më të njohura, historianët priren drejt minimizimit të tronditjeve që ato sollën gjithaq edhe në Ballkan e që shfaqen mbi të gjitha si një ndryshim i rëndësishëm i popullimit të tij. Kjo për arsye se janë pikërisht hapësirat veriore dhe ato të brendshme të gadishullit që pësuan shkatërrimet më të mëdha, mes tyre ato të një numri qytetesh. Natyrisht shën Hieronimi duket qartë që ekzagjeron kur flet për qytetin e tij amtar, Stridoni, në kufijtë e Panonisë, që u plaçkit e u bastis; ai tregon për “gjakun romak që po derdhet dita nga ditë prej mëse 20 vjetësh mes Konstantinopojës dhe Alpeve Jule, nga gotët, sarmatët, kuadët, alanët, hunët, vandalët, markomanët, të cilët rrënuan, morën peng e plaçkitën Skithinë, Trakinë, Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë, Thesalinë, Akean, dy Epiret, Dalmacinë dhe gjithë Panonitë”. Si ijedhojë, nëse nuk duam t’i shohim pushtimet gjermanike si zanafillën e përmbysjeve të thella të viseve të brendshme (një fenomen që ka zënë fill prej kohe dhe për shkaqe krejt të tjera38 ) një vërshim i pandërprerë refugjatësh u përhap në shekullin IV, drejt zonave bregdetare, e veçanërisht drejt Adriatikut, ku mbërriti në vitet 390, në atë kohë kur pushtimet gotike në Itali shtyjnë gjithashtu drejt Dalmacisë një masë të madhe ikanakësh që vinin nëpërmjet detit. Edhe pse nuk duhet mbivlerësuar begatia, që në të vërtetë ishte reale, vështirësitë e hinterlandit nga Danubi në pellgun egjeas, e bënë bregun lindor të Adriatikut të asaj kohe një vend të bollëkut, ku njerëzit ëndërronin të jetonin të mbrojtur prej pushtuesve, midis detit dhe maleve mbrojtëse, në këtë Dalmaci “me aktivitet të fuqishëm”, të pasur me “djathë, lëndë drusore e hekur” që mbante në gji “një qytet të shkëlqyer me emrin Salona”. Pasuria e bregut ishte e tillë sa me sa dukej as mbërritja e refugjatëve nuk ia bori për një kohë të gjatë begatinë: sigurisht, në krye të shekullit V, ky fluks filloi ta shqetësonte jo pak qeverinë perandorake e cila dekretoi masa kontrolli ndaj migrantëve që u shumëfishuan edhe më pas shpërthimit hunas në mes të këtij shekulli. Sidoqoftë nuk duhet mbivlerësuar numri i këtyre migrantëve: me ç’kuptohet, ata e gjetën vendin e tyre në bregdet, çka shpjegon pse ishujt dalmatë përmenden aq rrallë në burimet e shekujve IV-VII.

Kjo nënkupton që bregu dalmat mbeti i fuqishëm në pikëpamje ekonomike dhe stabiliteti i gjatë i epokës ostrogote ngjan se e ka rritur edhe më shumë pasurinë e tij: burimeve tradicionale vjen e u shtohet një shfiytëzim i ri i burimeve detare, siç ishin peshkataria dhe kriporet, produktet e të cilave tregtohen më mirë falë një zhvillimi të vërtetë të lidhjeve detare, siç na e dëshmon letërkëmbimi i Kasiodorit; gjithashtu, mund të mendohet se, megjithë ndonjë sulm të gotëve që përmendëm, kalimi i paprerë i trupave që shkonin drejt luftës në Itali solli përpos kësaj, nën Justinianin, një rritje të veprimtarive për gjithë zonën bregdetare: po të përjashtohet kjo veçori e fundit, duhet pranuar që në Dalmaci ekzistonin themele begatie të njëjta me ato mbi të cilat do të zërë fill Venediku41. Ndërkaq, nëse në Dalmaci veprimtaria përqendrohej gjithmonë e më shumë në bregdet, në hinterland ndodhte një përkeqësim përherë e më i madh, që po e zbrazte dhe varfëronte, fakt i lashtë ky të cilin bashkimi romak e kishte maskuar për një kohë të gjatë; kurse në bregdetin jugor, atë të dy Epireve, rrugët e qarkullimit në brendësi dhe deri në Maqedoni ruajtën një rrjetëzim urban me të ndërfutje, i cili e respektonte ndarjen e saj antike, siç e dëshmojnë zbulimet e fundit që janë bërë përgjatë via Egnatia nga Dyrrahioni në Skampa e në liqenin e Ohrit.

Prej gjithë kësaj del një fizionomi e re e brigjeve adriatike, e cila i thekson edhe më fort kontrastet: duke përshpejtuar një lëvizje që kishte nisur para tyre, pikërisht Justiniani dhe pasardhësit e tij do ta gjembëzonin bregun lindor gjithmonë e më shumë me fortifikime qytetare siç qenë ato të Salonës, të cilën në kapërcyell mes shekujve VI e VII na e përshkruajnë si të “kurorëzuar e mbisunduar nga disa qyteza të fortifikuara”42, të caktuara për sulmin ndaj Italisë, por mbi të gjitha për mbrojtjen e vijës bregdetare prej kundërmësymjeve të njohura tashmë, diçka që nuk e hasim aspak në perëndim, një territor i sunduar me vështirësi, ku ia kanw gjithnjë frikën revoltave e ku hyrja duhet mbajtur sa më e hapur. Kjo ka për pasojë që në Dalmaci dhe në Arbëri, bregdeti është përshtatur mirë ndaj sulmeve që vijnë prej detit, por shumë më pak ndaj pushtimeve tokësore, siç do të shihet së shpejti gjatë migrimeve sllave. Megjithatë, dhe ky është një kontrast tjetër që dëften se Konstantinopoja e dinte mjaft mirë ku i kishte pikat e veta të dobëta, fortifikimet dalmate janë thjesht urbane, për arsye se rrugët e depërtimit brenda vendit aty janë shumë të rralla, çka e pakëson rrezikun e shfaqjes së barbarëve që përshkojnë hinterlandin, ndërkohë që bllokimi i fushës së madhe shqiptare, e vetmja që e meriton këtë emër në lindje të Adriatikut, është plotësuar me rindërtimin apo ngritjen e shumë kështjellave të vogla, që i zënë daljen nw lugina nga ana e hapësirave bregdetare43. Një sistem i tillë dëshmon një politikë kontinentale tradicionale, që përkujdeset para së gjithash që të ruajë qendrat nevralgjike të Perandorisë, e cila bregdetin Adriatik e ka si një ledh, çka paralajmëron braktisjen e vullnetshme ose dhe jo të atyre zonave të largëta bregdetare që, për pasojë, lidhja me Konstantinopojën do të mbetet për një kohë të gjatë e dyshimtë. Për të ardhmen paralajmërohet një fakt afatgjatë, të cilin në bregdetin italian nuk do të bëhet kurrë realitet: një zhvillim autonom i zonave bregdetare që favorizojnë ruajtjen e kulturës latine, e pastaj një përmbysje të boshteve të qarkullimit detar në kahun jugor.

Bregu lindor: migrimet sllave dhe nuanca të reja rajonale

Kjo është pak a shumë gjendja e pellgut Adriatik në momentin kur të dyja brigjet, thuajse njëkohësisht, pësojnë kundërgoditjet e dyndjeve të reja, atyre lombarde në Itali dhe atyre sllave në Ballkan, me pasoja të cilat ishin, pa dyshim, sa të forta aq edhe të qëndrueshme: në të dy krahët e Adriatikut ato sollën një ikje masive të banorëve “romakë” drejt bregdetit, madje ndonjëherë edhe përtej tij, drejt ishujve dhe lidove mbrojtëse.

Në lindje, që nga koha e mbretërimit të Justinianit, sllavët, një tërësi popujsh në vetvete deri diku paqësorë, të shtyrë prej hapësirave midis Oderit dhe Dnjeprit drejt jugut nga ata kalorës të sertë që ishin turqit avarë, po që dalëngadalë dhanë prova se synonin autonominë44, nuk reshtën së fshikuri bregun dalmat gjatë gjysmës së dytë të shekullit VI, po pa ia dalë dot ende që të mbërrinin deri në vijën bregdetare: në të vërtetë, synmi i avarëve ishte që të shtinin në dorë Konstantinopojën dhe Selanikun, kurse këto brigje për ku mezi depërtohej, nuk përbënin për ta ndonjë objektivtë dorës së parë. Në anën veriore të Adriatikut vërehet që pushtimet lombarde përkonin me zbritjet avaro-sllave: lombardët, që vinin prej Panonisë, hynë më 568 në Venetinë Juliane nëpërmjet Julia Emonas (Lubljanës) dhe qafave që të zbresin drejt Cividales; pikërisht në këtë qytet Alboini ngriti dukatin e vet të parë italian, mirëpo nuk duket se lombardët kanë pasë depërtuar në Istrie dhe rrethinat e saj, vetëm kronikat venedikase u mveshin një plaçkitje të Triestes dhe “Carsos” së saj, çka tjetërkund nuk dokumentohet. Kështu Istria mbetet e lidhur ngushtë pas Ekzarkatit, siç e tregon një episod i vitit 588: një ushtri që drejtohej nga duka lombard i Trentos, e sulmoi këtë gadishull por dështoi dhe mbreti Autari nënshkroi paqen me ekzarkun45. Kjo lidhje konstatohet edhe më qartë në vitin 599, atëherë kur ishin sllavët ata që i kanoseshin Istries: ekzarku Kalinikos që kishte rendur prej Ravene arriti ta çlirojë çgadishullin, për çka u përgëzua edhe nga Gregori i Madh: ndërkaq është po i njëjti papë që një vit më vonë, siç e dimë tashmë, i shkruan Maksimos së Salonës, që sipas tij kërcënohej prej sllavëve, duke shtuar se këta të fundit, “si kanë përshkuar Istrian, kanë filluar tashmë të depërtojnë në Itali”; shumë kohë më vonë Paul Warnefried (Paul Gjakoni), lindur në Cividale, sekretar i mbretit lombard Didier, pohon se më 602 ishte krijuar një ligë e vërtetë avaro-sllavo-lombarde kundër perandorakëve: këta aleatë, sipas tij, kishin “kapërcyer kufijtë e istrianëve, duke mbjellë kudo zjarr dhe plaçkitje”; pa dyshim në këtë kohë ndodh përforcimi i Istries nga perandoria me një trupë ushtarësh me origjinë vendase, numerus Tergestinus, me detyrë të veçantë mbrojtjen e Carsos, vendit më të ekspozuar dhe çelësit për të hyrë në gadishull. Megjithatë Paul Gjakoni shton se më 611 avaro-sllavët i kishin shpartalluar këto ushtri lokale duke e rrënuar sërish Istrien, por megjithëatë s’bëhet fjalë për ndonjë ngulitje të qëndrueshme të pushtuesve; prapëseprapë u morën shumë pengje të cilët papa dalmat Gjoni VI pagoi për t’i liruar, e pati gjithashtu një numër të madh ikanakësh drejt zonës lagunore.

Në të vërtetë janë dukët lombardë të Friulit, që ndërkaq ishin bërë aleatë të Ravenës, ata që në vijim do t’i zmbrapsnin vazhdimisht sulmet avaro-sllave, duke u bërë kësisoj mbrojtësit e Istries, në të vërtetë sundimtarët e saj: njëri prej tyre i dëbuar nga Cividalja më 673, u strehua në Istrie, pastaj mbërriti në Ravenë nëpërmjet detit dhe u tërhoq në Pavia, në oborrin e mbretit Kunibert47. Pa dyshim mbajtja e lidhjeve detare midis Ravenës dhe Istries, si mbështetje e aleancës friuljane, do ta shpëtonte gadishullin në këtë kohë nga një sllavizim masiv, duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Ravenës si dhe statusin e tij si tokë latine. Por të mos harrojmë se bindja ndaj Ravenës nuk nënkupton më gjithmonë edhe nënshtrim ndaj Konstantinopojës, sidomos kur është fjala për probleme fetare: skizma e Aquileas do ta dëshmojë këtë së shpejti.

Megjithatë, është në radhë të parë Dalmacia ajo që ka parasysh Gregori i Madh në letrën e tij për Maximosin, kur shkruan se është “i hidhëruar thellësisht dhe i shqetësuar nga populli i sllavëve që e kanos rëndë”48, ndërkohë që, nga ana tjetër Mrekullitë e shën Demetrit, ku shkruhet se sllavët kanë plaçkitur “gati gjithë Ilirikumin”, nuk e përmendin aspak që këta t’i kanë rënë më qafë kësaj province49. Porse, më anë tjetër, po ky tekst nënvizon një thyerje të re në zhvillimin historik dalmat dhe epirot sepse, midis territoreve të pushtuara dhe të plaçkitura, citohen Dardania e Prevalitania, dy provinca që mbulojnë një pjesë të Shqipërisë së sotme, të Kosovës dhe të Maqedonisë, prej së cilave të sapoardhurit kishin dëbuar një pjesë të popullatës “greke”, siç kishin bërë dhe në Panoni, Daki dhe Mesi5°.

Megjithë paqartësinë kronologjike të burimeve, duhet pranuar që midis viteve 613 dhe 614 disa fise sllave, këtë herë në numër të madh dhe të pavarura nga avarët, plaçkitën në të njëjtën kohë me Thesalinë, Kikladat, Heladën, Akean dhe një pjesë të Azisë, “Epirin dhe pothuajse të gjithë Ilirikun”51. Kronika e Monemvasisë, burimi më i çmuar mbi migrimet sllave, saktëson më tej që është fjala sidomos për “Epirin e vjetër”, Epirin e sotëm grek52, çka tregon fort mirë se pikërisht në juglindje të Adriatikutbregdeti dhebrendatoka përbëjnë hapësira të çelta dhe në vijimësi, ndërsa rrethinat e Dyrrahionit, sado që lidhen më lehtësisht me kontinentin, janë të ruajtura mjaft mirë dhe mund t’i shpëtojnë pushtimit.

Por nuk do të ndodhte po njësoj me Dalmacinë, një tërësi qytetesh bregdetare tepër të veçuara njëri nga tjetri, ku pushtimi vetëm sa u shty për më vonë: nëse nga njëra anë ato mund të merrnin lehtësisht mbështetje nga ana e detit, sllavët, me barkat e tyre (monoxylet), mund t’i sulmonin po ashtu nga kjo pikë e dobët; pikërisht mes 612 dhe 614 që quhen vitet e rënies dhe shkatërrimit të Salonës, që nuk do të ringrihej kurrë më prej rrënojave të saj, por pa u zhdukur në të vërtetë krejtësisht, pasi banorët e saj më vonë do të tërhiqeshin brenda mureve të pallatit të Dioklecianit, duke sjellë në jetë qytetin e Aspalatonit (“brenda në pallat”), që është Spalato/ Spliti i sotshëm: ky episod nënvizon në anë tjetër që në ato çaste tragjike, tharmet rajonaliste dalmate nuk e lënë që të bjerë në harresë përkatësia perandorake e provincës, kjo pasi banorët e Salonës nuk shkojnë që t.ë vendosen vetiu brenda mureve të pallatit: ata dërgojnë më parë një përfaqësi të tyre në Konstantinopojë për të kërkuar leje. Leja u jepet me anë të një “rescripti hyjnor të zotërinjve princërorë”, e kjo gjë ndodh të paktën 30 a 50 vjet pas rënies së Salonës.

Por Salona mund të quhet më shumë një përjashtim sepse edhe në brendësi të vendit janë të rralla ato qytete që zhduken me gjithsej. Përsa i takon vijës bregdatare adriatike pjesa më e madhe e këtyre qyteteve romako-bizantine do t’u shpëtonin sllavëve: i përmend ato në shekullin X Konstantin Porfirogeneti: Kotorri, Raguza, Spalati, Trau, Zara, si dhe qytetet e ishujve Arb, Veglia dhe Ossero54. Porse disa qendrave të vogla u është dashur të rezistonin, sepse perandori shkrimtar shënon pak më tutje, që “disa qytete të vogla detare nuk ishin dorëzuar dhe kishin mbetur në duart e romakëve, pasi prej detit nxirrnin mjetet e jetesës”55. Konstantini pa dyshim do të ish shprehur më mirë po të thoshte, „sepse ishin të mbrojtura nga deti’, për shkak se shumë nga këto qytete ishin ose ishullore ose gadishullore. Kështu ndodh sidomos në rastin e Traut, për të cilin perandori shënon që është “një ishull i vogël në det”, por sidomos në atë të një qyteti të cilin e priste një e ardhme e begatë, Raguzës, asokohe një ishull i vogël ndoshta i banuar, në të cilin gjetën strehë atëherë banorët e qytetit të Epidaurit, Kavtatit të sotshëm (Civitas Vetus), i cili ishte marrë prej sllavëve; sidhe ndoshta gjithaq edhe disa ikanakë të ardhur prej Salonës; ajo republikë e shquar do të mbeste për një kohë të gjatë ishullore, pasi hartat e shekullit XIII e dëftejnë ende të ndarë prej kontinentit nga një rrip deti jo fort i thellë, siç e tregon dhe emri Paludazzo që i korrespondon brezit të arteries së sotme qendrore, Stradunit. Ndërkaq Zara, gadishull i mbrojtur prej ujërave në të tre krahët, i lidhur me kontinentin nga një gjuhë toke e gjerë jo më shumë se 500 m., ofronte një strehim thuajse po aq të sigurt, teksa Kotorri gëzonte një mbrojtje të dyfishtë: fortifikimin e sipërm, e mbi të gjitha, labirintin detar të grykës së vet, që mbisundohet gjithandej prej maleve.

E pra u duhet ruajtur prirjeve katastrofike të burimeve po ashtu si edhe interpretimeve historike tepër të orientuara. Është dëftyer mjaft qartë që zhdukja e qyteteve, që prej shekullit IV e edhe më shumë në shekullin VII, mund të jetë iluzore ose me shkaqe të tjera nga ai i invadimit: Në Dalmaci dhe Iliri qytetet thjesht mund të kenë ndërruar emrin, p.sh. për të shmangur çdo lloj referimi ndaj paganizmit, por gjithashtu edhe mund të jenë zhvendosur për t’i ardhur më pranë një boshti të ri qarkullimi apo për t’iu afruar brigjeve, ku veprimtaria detare ishe më me përfitim. Ashtu si në Thesali, ku Demetriasi merr emrin e lagjes së vet Volos, Nikopolosi në Epir, cedon para portit kryesor të tij, Prevezës, emri sllav i të cilës na të datojmë deri diku mirë kohën e rritjes së tij57. Në Shqipërinë e sotme qendrore rënia dhe zhdukja e qytetit të Skampës, stacion i fundmë i rëndësishëm në perëndim i via Egnatias nënkupton dobësimin e këtij boshti të madh rrugor në të mirë të luginës fqinje të Devollit, ku do të shfaqej, nuk dihet saktësisht se kur, qendra e re e Deabolisit.

Edhe nëse, në përputhje me skemën e përgjithshme, qytetet istriane, dalmate dhe ilire mbetën në këmbë në pjesën e tyre më të madhe, përpos faktit që shpesh është kërkuar ndihma e pushtetit perandorak, çka mund të tregojë veç një ndjenjë të vagullt përkatësie, nuk dimë asgjë për ndonjë pushtet administrativ epror në gjithë rajbnin dalmat përveç që, në një kohë të pacaktuar, ky pushtet do të vendosej në Zarë, qyteti që kishte ruajtur dhe hinterlandin më të madh. Pa dyshim aty kishte selinë një magister militum59, ashtu si dhe në Istrien e afërt, truall tradicionalist, për të cilin dimë se do ta ruajënte për një kohë të gjatë realitetin, mandej nostalgjinë, e sistemit romako-bizantin. Në të vërtetë në këtë gadishull gjurmët e tij ndeshen deri në gjysmën e dytë të shekullit VIII, një sistem i vërtetë administrativ: në këtë kohë, në përputhje me Pragmatikun, aty sundonte një manjat lokal me seli në Pola, kryeqendër e provinces, i cili kishte nën urdhërat e veta tribunët e shpërndarë në qytete të ndryshme istriane, të cilët ushtronin gjithë pushtetet civile e ushtarake lokale: i tillë është pa dyshim Maurentiusi “illustris”, që përmendet në vitin 571 në një mbishkrim në Trieste.

Sa për Zarën, duket se kjo deri në shekullin IX ka qenë rezidencë e një arhonti, funksionar ky që përgjigjej për forcat detare të të gjithë provincës, por që nuk ka ndonjë pushtet administrativ mbi vetë territorin: duke nxjerrë njëkohazi në pah rëndësinë e detit në sy të pushtetit qendror, ky institucion nënvizon rëndësinë që kishin aso kohë elitat lokale, me në krye prelatët, por për të cilët nuk dimë thuajse asgjë61. Veç në fillimet e shekullit IX qyteti do të shfaqet në burimet dokumentare i veshur me një funksion analog: ai është selia e një priori që mban funksionet më të mëdha, ashtu siç dhe i ushtrojnë ato në provinca të tjera perandorake, nga Sardenja në Istrie e deri në Krime, personazhe të quajtur judex, primus, prdteudn ose prdtopolitës62’, në Dalmaci, ashtu si edhe në Zadar, ka fort të ngjarë që shumica e qyteteve të ishin të pajisura me një institucion të ngjashëm, të cilin e zotëronin anëtarët e aristokracisë vendase; në një kohë të mëvonshme, më 918, testamenti i Andresë, prior i Zarës, e dëften këtë pronar të pesë shtëpive, kopshtesh, vreshtash, fushash të shpërndara andej e këndej dhe të së paku 800 krerëve bagëtie, pa llogaritur këtu skllevërit të cilëve ai u dha lirinë, e u fali toka si dhe pasuri të tundshme, për të cilat nuk jep hollësi të mëtejshme.

 

Krahu italian: pushtimet lombarde, lindja e Venedikut dhe boshti Konstantinopojë –Romë

Në perëndim zhvillimet na paraqesin një ngjashmëri habitëse: migrimi i dyfishtë i lombardëve do të përfshinte pikësëpari hinterlandin, duke iu përgjigjur kështu një situate të lindur si pasojë e ripushtimit bizantin, i cili favorizonte krahun adriatik në krahasim me brigjet e detit Tirren. E thamë që ky popull gjermanik ishte i fundit që u zhvendos nga Panonia për të marrë drejtimin e jugperëndimit, pa e prekur ende Istrien dhe depërtoi në Italinë verilindore më 568: së pari mbreti i tyre Alboini, e pastaj pasardhësit e tij ngritën atje një shtet që, nga Friuli e deri në Veronë, eliminoi në veri të Italisë çdo ndikim real që mund të ketë pasur pushteti bizantin, duke e detyruar këtë të tërhiqet në Oderzo, ndërkohë që në kapërcyell të shekujve VI e VII, ato pak qendra që rezistonin ende, Padova, Monselice, Concordia Sagittaria, Treviso, Vicenza, Verona ranë të gjitha në duar të lombardëve64. Ashtu siç kishin bërë romakët në Dalmaci, edhe banorët e këtyre qyteteve morën arratinë drejt bregdetit, ku do të gjenin, po njësoj si dalmatët, më së pari mundësi për ndihmë, pastaj strehim në ishujt e dendur të lagunave.

Pikërisht nën ndikimin e shokut të shkaktuar nga ky vërshim lombard, perandori Mauric (582-602) i kishte dhënë më së fundi kryeqytetit bizantin të Italisë, Ravenës, kompetencat zyrtare për administrimin e një Perëndimi që po rrëzohej leskra-leskra: Ekzarku i Ravenës, një nënmbret i vërtetë në krye të Ekzarkatit të tij, çka do të thoshte thyerje e gjithë traditës romake të ndarjes së pushtetit civil nga ai ushtarak, kishte tashmë të gjitha fuqitë mbi territorin që i ishte lënë në besim, një sistem që e bënë të vetin dhe magistri militum dhe priores-it e vegjël të Dalmatisë ose të Istries. Por, të mos krijojmë iluzione: Ekzarkati, me fortifikimet e tij kufitare dhe trupat e shumta nuk përfaqësonte ndonjë vendstrehim, prej ku pushteti i Konstantinpojës pritej të dëbohej së shpejti: në të vërtetë ishin shtrirjet e tij deri në Romë dhe ruzaija e qyteteve bregdetare të përbërë nga Pentapoli, Rimini, Pesaro, Fano, Senegalia, dhe Ancona si dhe pozicionet e edhe më të dendura në Pulje, Kalabri dhe Sicili, ai ishte trampolina prej nga përherë mendohej të kryhej ripushtimi i Italisë. Këtë e dëshmon edhe testamenti që lë më 597, gjatë një sëmundjeje të rëndë, perandori Mauric: sipas tij djemtë e tij, Teodosi dhe Tiberi, duhej të mbretëronin njëri në Konstantinopojë dhe tjetri në Romë, së cilës do t’i kthehej statusi i vet sovran, sipas skemash antike që përputhnin unitetin e perandorisë me një qeverisje kolegjiale.

Por në realitet, aty rreth viteve 610, ekzarku i Ravenës nuk ka më asnjëlloj pushteti mbi verilindjen italiane, duke përjashtuar Istrien dhe zonat lagunore: pak a shumë në këtë kohë, qendra administrative që varet prej tij do të zhvendoset sërish në një ishull fare afër vijës bregdetare; ndryshe nga ç’është përsëritur vazhdimisht, sot ne e dimë që aty nuk u themelua asnjë qytet i ri, për arsye se ishulli na tregon rrënoja romake shumë më të hershme, megjithatë ndjenja e risisë ka ekzistuar, sepse qyteti ripagëzohet me emrin Cittanova pastaj Heraclea, në shenjë nderimi për perandorin Heraclius që mbretëronte aso kohe. Aty e kishte selinë përfaqësuesi i ekzarkut, një magister militum që ndoshta kishte filluar të mbante titullin dux, dhe vijonte së mbronte aty pushtetin e Konstantinopojës, po njësoj siç ndodhte, sikundër e dimë, në Istrie e ndoshta edhe në Dalmaci. Një stelë e fillimeve të shekullit VII, që përkujton ngritjen e një kishe kushtuar Virgjëreshës, ndoshta asaj të Torcellos, po edhe më me gjasë të Heracleas, riprodhon në mënyrë domethënëse hierarkinë e pushteteve bizantine, nga perandori Heraclius deri te magister militum Mauric, duke kaluar përmes ekzarkut Isaac65. Në të njëjtën kohë, hierarkia fetare, e cila kishte braktisur Aquilean, u strehua gjithashtu në një ishull, në Grado. Midis teksteve mjaft të rralla, që janë të vona dhe të errta, që japin një përfytyrim për qendrat e banimit që qarkojnë lagunat, ose buisin ndër to, Johan Gjakoni ka meritën që u jep një sërë emërtimesh të qendrave të banuara, të cilat dëftejnë se ishin të sërenditura mirë në hierarki dhe se përmbushnin funksione mjaft të përcaktuara: Brondolo është një castrum, Concordia Sagittaria një oppidum, Caorla dhe Olivolo janë castella, ndërkohë që Grados i vishet emërtimi i trefishtë castrum, civitas dhe urbs; por i vetmi qytet i vërtetë është padyshim Heraclea-Cittanova, e vetmja qendër politike dhe administrative, njëkohësisht ai qytet që së bashku me Oderzon do t’i japë më shumë banorë Venedikut të ardhshëm66. Sido që të jetë, duhet theksuar ngjashmëria e rastit dalmat me atë venedikas: si këndej ashtu dhe andej detit kontrolli sipëror bëhet me ndërmjetësimin e qyteteve e këto janë tashmë të gjitha ose bregdetare ose lagunore. Në zonën lagunore të gjitha elementët që do të shpijen në lindjen e Venedikut kanë zënë tashmë vend, duke qenë njëkohësisht në përputhje me ligjet dhe praktikat perandorake.

Por Venediku ende nuk ekziston: zonat lagunore përbëjnë territorin e një province të rrudhur prej nga dalin castella, oppida, civitates, ashtu sikurse qytetet në Dalmaci edhe në Epirin e Veriut janë sulmuar në vetë substancën e tyre. Qysh prej migrimit të njerëzve drejt bregdetit, do të mbeten pa dyshim për një kohë të gjatë nuanca të rëndësishme që dallojnë bashkësitë nga njëra-tjetra, për arsye se këta migrantë të qyteteve të brenda vendit kanë sjellë me vete tiparet e tyre dalluese, që i kanë ngulitur edhe në territoret e reja duke u grupuar këtu ose atje, që prej veriut në ishujt e lagunës së Rialtos, më i populluari prej të cilëve do të bëhej së shpejti Porcello, ndërkohë që padovanët dhe trevisianët u drejtuan nga jugu, më së pari në Malmoccio dhe në Vigilia, kurse friulanët dhe refugjatët e Aquileas mbërritën aty nga Grado; do të duhet kohë deri sa të zhduken gjurmët e këtyre prejardhjeve të ndryshme. Migrimi është, veçkësaj, një dukuri afatgjatë që ndonjëherë përshpejtohet si pasojë e goditjeve që japin lombardët: kështu sulmi mbi Grado më 635, dhe edhe më tepër shkatërrimi i Oderzos më 669, shkakton valë të reja migrimi në lagunë.

Ndërkaq, edhe pse kjo prani bizantine midis grykëderdhjes së Posë dhe Istries është shumë më tepër se simbolike, depërtimi lombard e bëri Italinë e Justinianit copa copa, mes të cilave komunikimi tokësor bëhet i vështirë, por pa e kthyer në pamundësi ushtrimin e pushtetit ekzarkor, apo dhe ndërhyijet e drejtpërdrejta të Konstantinopojës'. Megjithë pengesat e shumta, prej të cilave disa i përmendëm, rëndësia e Ravenës dhe e Ekzarkatit, në shekujt VII dhe VIII, qëndron kryesisht në sigurimin e lidhjeve midis Konstantinopojës dhe Romës, çka i jep Adriatikut funksionin e spikatur të ruajtjes së unitetit të bashkësisë kristiane.

Për ta matur edhe më mirë rëndësinë e këtij boshti, që ishte shtyllë e vërtetë kurrizore e krishtërimit, duhet kujtuar që Konstantinopoja, seli e vetme perandorake, por seli ipeshkvnore e dorës së dytë në sytë e patriarkanave të mëdha, gjendej atëherë në pozitën e arbitrit, pasi këto të fundit ndodheshin tanimë të gjitha nën sundim arab, çka e përforcon traditën e vendosur nga Konstandini: Perandoria unike ka vetëm një krye në pikëpamje politike, Konstantinopojën, çka ilustrohet me praninë aty të sovranit, por pa i dhënë klerit të saj as kompetenca të shtuara e as më shumë pushtet. E pra, në këtë kohë uniteti i krishterë turbullohet në mënyrë të vazhdueshme prej një radhe herezish, pikërisht pushteti perandorak është ai që ka për detyrë në Lindje të forcojë ortodoksinë, por gjithmonë në marrëveshje të ngushtë me të vetmin pushtet fetar që ka një prestigj sipëran, atë të patriarkut të Romës, papës. Aq e vërtetë është kjo saqë përpjekjet për ta përkufizuar doktrinën mund të kenë rezultat vetëm nëpërmjet unitetit të pikëpamjeve midis perandorit dhe papës. Ndërkaq, forca mjaft superiore e pushtetit të Konstantinopojës në krahasim me atë të Romës sjell luhatje, periudha mirëkuptimi e pastaj faza prishjesh, që e bëjnë Adriatikun vendin e një dialogu përherë të rivendosur, ku Ravena është në mënyrë të natyrshme kanali ndërlidhës, ndryshe nga ç’ndodhte në epokën justiniane, kur marrëdhëniet midis papës dhe perandorit mbaheshin ende nëpërmjet Sicilisë. E ky dialog është gjithmonë nën kërcënimin e ekspansionit lombard, kundër të cilit papa nuk ka tjetër mbështetje përveç perandorit.

Ky rol i Adriatikut është veçanërisht i qartë në vitet 634-638, kur Heracliusi, i cili e quan të domosdoshme që në kohën kur arabët po pushtonin krejt Sirinë, ta gjente gjuhën e kompromisit me monofizitët, që përbëjnë aty shumicën, siç kishin qenë fillimisht edhe në Egjipt, mendoi se gjeti këtë te monotelizmi, i cili thotë se të dyja natyrat e Krishtit kanë shtysën e një vullneti të vetëm (thëlema), çka do të përkrahet në fillim nga papa Honorius69: ai do të përpiqet gjithashtu që ta diktojë këtë më 638 me një dekret perandorak, me Parashtrimin (ëkthesis) e besimit, i cili do të rreptësohet edhe më shumë mbas 10 vjetësh nga i biri Konstanti II me Modelin (Typos) e tij që do të shpërthejë krizën më të rëndë romano-bizantine të shekullit VII.

Nën një sovran si Konstanti, i cili ishte i fundmi që pati realisht një politikë italiane, ndoshta edhe i vendosur që ta riqendërzonte Perandorinë në Itali, çdo orvatje për emancipim politik ndaj perandorisë shihej si një tradhti e vërtetë ndaj misionit perandorak, çka plasi sheshit nën pontifikatin e Martinit I (649-655) i cili, edhe pse nënshtetas i Perandorisë dhe anëtar i hierarkisë së saj politiko-fetare, nuk e priti fare miratimin perandorak për t’u ngjitur në fronin roman, një gjest i cili, nuk duhet të harrojmë, në Bizantin e' atëhershëm përbënte një blasfemi, domethënë një krim ndaj Perandorit, e pastaj në kuadrin e një sinodi roman që u mblodh që më 649 në pallatin Laterano, e dënoi si Typosin ashtu dhe monotelizmin; mirëpo përfundimet e sinodit, të cilat u hodhën poshtë në Konstantinopojë, u pranuan nga kishat e Perëndimit dhe të Lindjes, duke përfshirë këtu edhe atë të Ravenës.

Pa dyshim do të ishte e ekzagjeruar të thuash se në Ekzarkat ziente një frymë revolte kundër Perandorisë, për arsye se megjithëse trupat perandorake, ashtu si dhe në Romë, kishin dalë prej mjedisit vendas, ato rrallë ndodhi që të tradhëtonin pushtetin e Konstantinopojës: gjatë krizës monotelite, kundërshtarët e herezisë që vinin në masë prej ortodokësve të Lindjes dhe sidomos nga Palestina, mbërrinin në Romë nëpërmjet Afrikës e Sicilisë, e jo nëpërmjet Ravenës e cila ishte pa dyshim mjaft e survejuar. E pra nëpërmjet jugut dhe jo nëpërmjet Adriatikut do të kryhej orientalizimi madje dhe helenizimi i Romës, çka e ilustron zgjedhja e papës së parë “bizantin”, Teodorit I (642-649), që jo rastësisht ishte bir i një patriarku të Jeruzalemit, një qytet ku edhe kishte lindur. Më i dëgjuari i këtyre orientalëve është Maksim Rrëfyesi, i vendosur në Kartagjenë prej vitit 632, i cili më 645 ose 646 shoqëroi në Romë patriarkun e vjetër të Konstantinopojës, Pirron, që hoqi dorë aty nga monotelizmi. Nëse, pra, Ravena mbetej një mbështetje reale e pushtetit perandorak, ajo nuk duket se ka qenë aspak ndonjë stacion i rëndësishëm kulturor, ashtu siç nuk ishin edhe qytetet dalmate përkundruall.

Megjithatë disa tipa ambiciozë si ekzarku sundues i asaj kohe Olympiosi, mund që e përfytyronin Ekzarkatin si një trampoline për fatin e tyre politik, por vetëm në drejtim të Perëndimit e me siguri jo drejt Lindjes; kur iu dha urdhër që të shkonte të merrte Martinin prej Romës, për ta çuar drejt Konstantinopojës, ai e tradhton misionin e tij, pa dyshim ngaqë e quante veten bartës të vullnetit të kishës dhe të popullit të tij: ai ia zbuloi synimin papës, pastaj ngre krye kundër perandorit duke e shfaqur hapur qëllimin e vet për ta nënshtruar Italinë, para se të vdiste në Sicili më 652, pasi kishte marrë atje disa kontakte të dyshimta me myslimanët. Kundër pushtetit perandorak farkohen dy rebelime, ndër të cilat pa dyshim më i rëndi është ai i ekzarkut. Konstanti tanimë kishte në duar një argument politik me peshë dhe kundërveproi duke dërguar më 653 në Ravenë një ekzark të ri, Theodor Kalliopasin, që u sul mbi Romë dhe e rrëmbeu aty papën në mënyrë brutale për ta dërguar menjëherë drejt Konstantinopojës, prej nga, pas një procesi për krim kundër perandorit, do të dërgohet në mërgim në Krime, ku vdiq më 655: ky episod me mungesën e ndonjë reagimi nga Ravena, tregon që prirjet separatiste aty nuk ishin ende të thella.

Zbarkimi i Konstantit në Taranto në pranverë 663, ku ndërmerr fushatën e tij të madhe kundër lombardëve, bëhet vetëm për ta befasuar armikun, e jo pse i druhet një ekzarkati të dyshimtë. Sido që të jetë ai vërtetoi kështu që Ravena nuk ishte rrugëhyija e vetme për në Romë, ku pak muaj më vonë, do të bënte një udhëtim të shënuar: aty u prit në mënyrë solemne prej papës Vitalien, i cili pranoi dhuratat e tij të shtrenjta dhe e gostit disa herë në tryezë të tij, duke mos ia përmendur fare mosmarrëveshjen monotelite; përkundrazi perandori shpalli aty përkushtimin e tij të spikatur ndaj apostujve që Roma i mban si të vetët, mbi të gjitha ndaj apostullit Pjetër.

Dobësimi i lidhjeve Lindje-Perëndim, afirmimi i autonomizmave: Ravena dhe Venediku

Kështu pra vërtetohet se “Adriatiku bizantin” nuk është më ai ndërmjetësi që përfytyrohet: Perandoria, si në Ekzarkat ashtu dhe në Dalmaci, duhet të mbante tani parasysh një tip të ri besnikërie, i cili nuk e lejonte më depërtimin e një ndikimi të thellë grek, ndërkohë që vetë Konstanti, mbas Justinianit dhe Justinit II, diti të përshtatej me këto rrethana atëherë kur, më 666, me kërkesë të arkipeshkvit Mauro, i kaloi kishës ravenase, nga Sirakuza, të drejtën që arkipeshkvët e saj të zgjidheshin në mënyrë të lirë nga ipeshvijtë që vareshin prej tyre, çka do të thoshte sigurisht pavarësi e plotë ndaj selisë romane, por gjithashtu edhe distancë nga Perandoria; nga ana tjetër e detit Italia bizantine do të mbetet me qëndrim ekuivok ndaj Konstantinopojës, po gjithashtu edhe ndaj Romës, së cilës nuk do t’i bëhet vegël sado që i qëndron përpikmërisht besnike doktrinës së saj: ajo shkoi deri në skizmë në mënyrë që të ruante pavarësinë e vet pas vitit 666-s, porse është vetë Mauro, që do të vdesë më 671, ai që i shkruante papës se “lidhur me pikat që po diskutohen aktualisht, për të cilat janë bërë propozime që u bien ndesh dekreteve të Etërve ortodoksë, nuk besoj në tjetër gjë përveç asaj që mëson doktrina juaj e shenjtë apostolike dhe kisha juaj ortodokse”, duke e deklaruar qartaz se e dënonte “doktrinën e mbrojtur nga Pirroja, peshkopi i Konstantinopojës”.

Gjërat ishin sigurisht shumë më të papërcaktuara në zonën lagunare, ku shkëputja nga Perandoria do të bëhej një realitet, veçse shumë më vonë sesa thonë burimet venedikase, që janë të etura për të provuar ekzistencën e një “pavarësie që në zanafillë”. Është një episod që e ilustron mirë këtë pretendim, i cili është përdorur si dëshmim se, që nga fillimi i shekullit VIII laguna ishte kthyer në një territor të pavarur nga Perandoria: më 727, sikurse kishte ndodhur disa herë, ekzarku i Ravenës, Pali, i shoqëruar nga i dërguari i tij provincial, magister militum Marcellus, lidhi me mbretin lombard Liutprand një marrëveshje për përcaktimin e territoreve të tyre përkatëse në zonën lagunore, një fakt që provon se popullsitë lokale ia njihnin funksionarit të lartë bizantin të drejtën ekskluzive për të marrë një vendim të tillë. Ndërkaq, nën penën e Gjon Gjakonit, i cili shkruan në atmosferën e epokës së tij, shekullit X, ky akt bëhet vepër e dogjës së parë venedikas, Paulucios, dhe magistër militumit të tij, Marcellos, që sipas tij pohuan kështu pavarësinë e Venedikut duke miratuar një traktat dypalësh me mbretin lombard...

Çka është më interesante dhe që provon vërtetë që Italia bizantine mban gjithmonë e më shumë një qëndrim të distancuar nga sundimtari i vet i largët, është përsëritja e krizave madje dhe e revoltave, gjithmonë në shekullin VIII, të cilat, sado që nuk e vinin në diskutim përkatësinë zyrtare në Perandori dëshmojnin shqetësimin me të cilin pritej politika që përcaktohej në Konstantinopojë: ka të ngjarë që paqja e lidhur midis Perandorisë dhe lombardëve më 680, e pasuar nga një kthim feje e këtyre arianëve në katolicizëm, davariti shumë dyshime në Italinë bizantine, duke bërë që njerëzit të ndiheshin këtu më pak në vartësi të mbështetjes nga lindja, çka solli natyrisht edhe një zbutje të kontrollit të Konstantinopojës mbi Ekzarkatin dhe vartësitë e tij. Nëse është e qartë p.sh. që ravenasit nuk i duronin më ndërhyrjet e drejtpërdrejta për të rivendosur në Itali një rend që do t’u përgjigjej synimeve perandorake, po kaq e qartë është që Ekzarkati i mbante veshët hapur për ngjaijet që ndodhin në Konstantinopojë, duke arritur madje edhe të ndikonte mbi to, çka ishte në të mirë të lidhjeve të pandërprera me rrugë detare: më 693 revolta e ekzarkut Mauric do të ndihmonte në shfronësimin e parë të Justinianit II. Si u kthye në pushtet më 709, perandori lëshoi mbi Ravenën një shpeditë ndëshkuese, që mbyllet me vdekjen ose burgimin e shumë qytetarëve të qytetit që mbaheshin si kryengritës: pas dy vjetësh, kur Justinianin e rrëzuan nga froni dhe e masakruan, jo më kot koka e tij dërgohet në Ravenë që të ngazëllente gjindja.

Pak më vonë, më 726-727, mund të verifikohet se këtë qëndrim mbajti gjithë Italia bizantine: po në atë kohë kur ekzarku Pal përcakton kufijtë me lombardët, një revoltë e përgjithshme do të jetë përgjigjja ndaj masave të para ikonoklaste që ndërmerr perandori Leon III Isauriani, në mbështetje të protestës së papës Gregori II: ajo përhapet nga Roma në Napoli, në Toskanë, në Pentapol e në Ravenë, ku përmbyllet me vrasjen e ekzarkut Pal, pastaj përfshin lagunat, ku secila nga ushtritë perandorake nxjerr nga një prijës me synim të mbramë zgjedhjen e një perandori italian; në Ravenë kjo krizë thekson pa dyshim ndjenjat krahinore, bile aq më shumë ngaqë mbreti Liutprand përfiton nga trazirat për ta vendosur qytetin nën rrethim madje edhe për të shtënë në dorë portin e Classes: në këtë rast qe ndërhyrja e papës, dhe jo ajo e Perandorisë, ajo që e shpëtoi Ravenën nga lombardët.

Nukka dyshim se gjatë revoltës së viteve 726-727 këto laguna “legjitimiste”, sikundër do të mbeste edhe Istria, e kishin patur megjithatë prijësin e vet në krye të execitus tarvisionarum të dikurshëm që kishte ngritur krye, e pse të mos pranohet edhe që ishte pikërisht Orsoja, që sipas traditës ishte i pari dogj vendas, i cili dhe emrin e ka vendas.

Sido që të jetë, rëndësi ka që, si u shua revolta mbas tradhëtisë së papës së tmerruar nga aleanca midis Liutprandit dhe ekzarkut të ri Eutychios79, Orsoja e mbijetoi këtë krizë, provë e mjaft e mjaftueshme se qeveria e Konstantinopojës është e detyruar të pranojë në Itali qëndrime gjithmonë e më të pavarura80. Në këtë shekull, kur vërehet dhe përforcimi progresiv i veçantive krahinore, që njiheshin edhe shumë më parë, zona lagunore, me gjithë të ardhmen e vet të shkëlqyer në pavarësi, të cilën ka priije ta shtrijë dhe mbi këtë të kaluar të vet modeste, veç sa po zhvillon pak e nga pak e me vonesë disa priije që mund të diktohen më lehtë në gjithë Italinë bizantin, veçanërisht në Ekzarkat, në dukatet e Romës ose të Napolit, apo edhe më poshtë në Pulje e në Sicili.

Një fazë e gjatë izolimi

Gjendja është paradoksale: në qendër dhe në jug të Italisë, vërshimi lombard përfshin më 727 Osimon, ndërsa një sulm tjetër i befasishëm i jep mundësi më 732 Liutprandit që të pushtojë përkohësisht vetë Ravenën: në krah të papës dhe të patriarkut të Gradës është “dogji” Orso, që e kish strehuar ekzarkun në arrati, i cili pas kësaj, më 735, e detyroi Liutprandin ta rikthejë Ravenën “nën urdhrat e zotërinjve e djemve tanë, Leon dhe Konstandin, perandorëve të mëdhenj”, sipas shprehjes së Liber Pontficalis; kjo është një nga shfaqjet e para të shënuara të Venedikut përtej lagunave të tij81. Mbas Ankonës, kryeqendër e Pentapolit, e cila kishte rënë ndoshta përpara 741-shit, do të jetë rënia përfundimtare e vetë Ravenës, më 751, ajo çka i lë perandorisë tashmë vetëm disa pak cungje territoresh, Sicilinë, Kalabrinë, Gaetën, Napolin dhe tokën e Otrantos, mes të cilave vetëm toka e Otrantos, Salentoja e sotme, ndodhet në lindje të gadishullit, që sidoqoftë është më tepër joniane sesa adriatikase, ndërkohë që zona lagunore, ku dalëngadalë po merr formë Venediku, do të mbetet e lidhur me të edhe për disa shekuj. Nga ana tjetër, është nënvizuar shpesh se deri në ç’pikë ishin dobësuar gjurmët e pushtetit perandorak në Ekzarkat dhe veçanërisht në Ravenë mbas rënies së kësaj, që ndoshta ishte pasojë e marrëveshjes midis mbretit lombard Aistulf dhe një pale ravenase, që tanimë ishte e bindur se s’kishte se ç’të priste më prej Bizantit, si u sigurua prej qëndrimit të gatshëm për kompromis të sovranit lombard.

Në të vërtetë, me përjashtim të Kalabrisë e cila e kishte të lidhur ngushtë fatin e saj me Sicilinë, Italia e jugut për pak sa nuk ra e tëra në duart e lombardëve. Kjo për arsye se në zonat adriatike dhe joniane ku shpedita e Konstantit II nuk pati rezultat, Remualdi, duka lombardas i Beneventit, kishte shtënë në dorë Taranton dhe Brindizin pak para vitit 677-s, ndërkohë që Otranto ra rreth vitit 720, për t’iu kthyer grekëve më 758: nga kjo thyeije shpëtoi vetëm Gallipoli, që nuk do të bëhej asnjëherë lombard83. Sido tëjetë, mes 677 dhe 751, Perandoria humbi jo vetëm territoret e veta po deri dhe rrugëhyijet për në Italinë lindore, ndër to të gjitha portet, Ravenën, Brindizin dhe Taranton, që i ikën nga duart për një kohë të gjatë: në shekullin VIII, nëse u besohet disa mbëtjeve arkeologjike të dyshimta, bizantinët mund të përfytyrohen të kantonizuar në juglindjen e tokës së Otrantos, prapa një kompleksi të fortifikuar rudimentar84.

Ndërkaq, bregdeti ballkanik përshkon një nga periudhat e veta më të errta: në brendësi dhe rreth qyteteve romake që vazhdojnë të rezistojnë, sundojnë tanimë fiset sllave, të cilët bizantinët i quajnë sklavinicr, për to është e pamundur të përcaktohet zanafilla e ngulitjes, për arsye se kufijtë i patën tepër të luhatur; megjithatë ka të ngjarë që serbët, të cilët vinin prej kufijve danubianë, ishin të parët që zbritën përgjatë bregdetit dalmat, të ndjekur nga fiset e vogla të dioklecianëve, terbunienëve, zahlumianëve, kanalitëve dhe narentanëve, të quajtur gjithashtu Pagani, të gjithë këta të shtyrë fuqishëm në një kahje veriperëndim-juglindje nga fisi i kroatëve, një popull pas gjasash me origjinë iraniane që sapo ishte shpërngulur drejt veriut të Karpateve, ku na shfaqet një “Kroaci e bardhë” me qendër në afërsi të Krakovisë së sotshme; disa nga këta elementë, ndoshta të angazhuar si të federuar prej Bizantit, zbritën drejt Kroacisë së sotshme dhe bregdetit dalmat në fillimet e shekullit VII, ku luajtën një rol të rëndësishëm në eleminimin e fuqisë avare85; një nga rezultatet e kësaj është që në jug ndodh një përzënie e sllavëve që ndodheshin këtu, mes të cilëve serbët, të bllokuar nga mbrojtja bizantine e Dyrrahionit, drejt tokave të brendshme të Malit të sotshëm të Zi e të Moravës. Këto tribu sllave i njohim para së gjithash nga Konstantin Porfirogeneti, i cili në shekullin X përmend, nga jugu në veri, Dioklenë, prej Dyrrahionit në Malin e Zi të sotshëm, ku fqinjëson, nga ana e tokës me Serbinë, pastaj me Terbuninë, gjithashtu në kufi me Serbinë, ndërsa nga ana e bregut shtrihet deri në Raguzë, e ndjekur nga Zahlumia, deri në grykëderdhjen e Narentës, që kufizohet për nga brendësia e tokës me Serbinë dhe Kroacinë, pastaj me vendin e Paganëve, që kufizohet së fundi, për nga veriu dhe veriperëndimi i Cetinës, me vendin e “kroatëve të kuq”. Do të ishte thjesht një spekulim të kërkosh të përcaktosh karakterin “etnik” të këtyre formacioneve të ndryshme, që duhen përfytyruar mjaft të përziera, duke përfshirë këtu Dioklenë (Zeta), në Zahlumi (Hercegovinë), Hum, si dhe në Shqipërinë e sotme të veriut, e cila tanimë është, deri në krijimin e temës së Dyrrahionit, në fillim të shekullit IX, objekt i sulmeve të vazhdueshme të sllavëve fqinj.

Kështu do të vendoset në Adriatik një kontrast jetëgjatë midis popujve që kanë një bregdet, nga Shqipëria e deri në Kroaci përfshirë,dhe një tribuje kontinentale, serbëve, që do të kenë si synim të përhershëm të hapin një dalje drejt detit. Nuk është pa interes të shënojmë që Porfirogeneti i lidh ngushtë kroatët me serbët, duke iu dhënë një origjinë të përbashkët gjeografike “përtej Hungarisë”, pastaj thotë se u vendosën në perëndim të Ballkanit, pas kërkesës së tyre, nga perandori Herakliu, sundimin e të cilit ata duket se e kanë pranuar gjithnjë, që mesa duket edhe i ka pagëzuar këta me anë klerikësh të ardhur nga Roma; këta dy popuj, të vendosur kësisoj, gjeografikisht dhe kulturalisht, në shpatin latin të Adriatikut, janë gjithashtu të vetmit për të që mund të shihen si mbretëri të vërteta, që do të kenë pasur në krye, nga fillimet, dinasti të vërteta, prej të cilave Porfirogeneti përmend përfaqësuesit kryesorë.

E rëndësishme mbi të gjitha është që tani Kroacia dhe Serbia përbëjnë hinterlandin e një bregu i cili, me përjashtim të trevave të Shqipërisë së sotshme, nuk ka më vijimësi me territorin perandorak dhe ku qytetet “romake” me gjuhë latine, të cilat mbajnë me fqinjët e tyre sllavë raporte jo gjithmonë konflikti, janë lënë përherë e më shumë në fatin e tyre. Nga ana tjetër, lundrimi nëpër gjatësinë e Adriatikut, që s’mund të praktikohet veç nga qyteti në qytet, është trazuar: jo vetëm që qytetet në pjesën e tyre dërrmuese s’i kanë më territoret e mëparshme prodhuese, por ka edhe disa sllavë bregdetarë që i bëjnë viset e tyre të pasigurta: Porfirogeneti na thotë edhe se Paganët, që do na pëlqente t’i quajmë narentanë, të përqendruar në luginën e ulët të Narentas- Neretvas, strehë e lundrueshme, e pra e shkëlqyer, janë të pajisur me mjete lundërimi që do t’ua bëjnë të mundur një karrierë të gjatë piratësh të frikshëm. Dhe aq më shumë nga që po këta sllavë zotërojnë duar ishujt e Melitës (Mljet), Kurkurës (Korëula), Bratzas (Brat) dhe Faros (Hvar), që janë njëkohësisht shqyte mbrojtëse dhe bazë ideale për t’u lëshuar mbi çdo lloj anijeje që do të kuturiste në ato anë: Konstantini na i përshkruan këto si gërmadha, me qytetet e tyre të shkatërruara dhe territore përreth që përdoreshin si kullota për dhentë e narentanëve.

Ky izolim gjithmonë në rritje i brigjeve adriatike ka një pasojë të rëndësishme: via Egnatia, shtyllë kurrizore transballkanike dhe krahu lindor përgjegjës i via Apias, nis të perëndojë, çka do ta përshpejtojnë edhe më shumë disfatat bizantine në bregun perëndimor: pas humbjes të Italisë, e gjithë fasada adriatike e Ballkanit e bjerr interesin e saj për Konstantinopojën, meqë mungon ajo rrymë tregtare dhe njerëzore që e lidhte deri atëherë Selanikun me Dyrrahionin e pastaj nëpërmjet detit me Brindizin. Veçimit të motshëm, ndërkohë të shtuar të qyteteve dalmate i shtohet në Iliri humbja e funksioneve të tranzitit mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërkohë që lundrimi bregdetar bëhet përherë e më i rrezikshëm dhe pa dobi.

Shtojmë edhe se, po t’u besojmë rrëfimeve që s’vërtetohen askund, diku nga vitet 750, sido të jetë mbas shpërthimit të konfliktit ikonoklast, perandori Konstantin V merr vendimin që t’ia bashkangjisë Ilirikun e dikurshëm fronit patriarkanas të Konstantinopojës, duke bërë që më së fundi të përputhej gjeografia kishtare me atë perandorake89, por duke vendosur gjithashtu kufij të rinj në pellgun Adriatik: përveç Ilirikut, kjo masë prekte Kalabrinë dhe Sicilinë, por jo më kishat e Ravenës dhe të pa dyshim as ato të Istries dhe të Dalmacisë, që zyrtarisht vazhdonin të vareshin nga Roma, por që në të vërtetë ishin bërë gati autonome. Ky vendim që i mvishet, duke u nisur nga një akt i falsifikuar, papës Gregori III më 731 i cili paskësh ndarë kishën e Istries me patriarkanën e saj të Aquileas, nga ajo e lagunave, përreth patriarkanës së Grados, është gjykuar si me gjasë, pasi ai i përgjigjet një farë dallimi gjithmonë e më të theksuar midis një Istrie përherë besnike ndaj Konstantinopojës dhe një Venetie bizantine, por të kthyer vendosmërisht kah Ravena90.

Gjesti i Konstantinit V, sido që të jetë, ka për synim që të harmonizojë shtrirjen politike me atë fetare të bindjes ndaj Konstantinopojës, në përputhje me politikën e restaurimit perandorak të sovranëve ikonoklastë, por aspak që të vendosë një kufij mes të krishterëve të vërtetë dhe atyre të rremë9*. Megjithatë, në se të krishterët perëndimorë janë ortodoksë në doktrinë, nuk janë të tillë në mënyrë të padiskutueshme, duke qenë se nuk i njohin kësaj karakterin e pandashmërisë mes fesë dhe bindjes ndaj perandorit: rëndësia e kësaj të çare do të bëhet gjithmonë e më e qartë dhe pellgu Adriatik, prej lagunave në Dalmaci, në Epir e deri në tokat bizantine të Jugut italian, është një nga trojet ku kjo do të jetë më e dukshme.

info@balkancultureheritage.com