Agoraja. Hyrja dhe prytaneioni
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Agoraja. Hyrja dhe prytaneioni

Hyrja për në agora korrespondonte me plateian D dhe ka gjerësinë e saj prej 8,30 m. Ajo hapet në një mur dekorativ, prej blloqesh kuadratike të punuara bukur, i cili ndante zonën e banuar nga hapësira publike. Vizitori gjendej para perspektivës së shkallareve të stadiumit në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë kishte një ndërtim me përmasa 20,10 x 5,80 m, të ngritur mbi murin e agorasë (fig.28). Ndërtesa ka pasur dy kthina dhe një hajat me kolonadë druri midis tyre. Mund të mendohet se ka qenë prytaneioni, zyra e funksionarit më të lartë ekzekutiv të koinonit.

Prytaneioni

Gjatë gërmimit të monumentit, përpara tij u gjet bazamenti i një shtatoreje me një mbishkrim latin të kohës së Augustit, sipas të cilit skulptura ishte ngritur me vendim të dekurionëve dhe nën kujdesin e duumvirëve. Prej tyre ruhet vetëm emri i T. Petronius, ndërsa tjetri ka qenë fshirë si damnatio memoriae, pra si dënim i emrit për shkak të ndëshkimit politik të tij. Aty pranë u gjet edhe një mbishkrim i shek.III p.Kr, që i kushtohej Artemisit në kohën e prytanit me emrin ilir Triteutas.

Në perëndim të prytaneionit, por me një disnivel prej 3 m, gjendet një ambient i mbyllur me përmasa 18,20 m x 6,20 m, i ndërtuar prapa murit të agorasë. Një derë e hapur në këtë mur të fuste në këtë ambient pa dritare. Një radhë kolonash  tetëkëndëshe shërbenin për të mbajtur dyshemenë e katit të parë, i cili duhet të ngrihej mbi rrafshin e agorasë.

Arsenali

Rindërtimet e mëvonshme nuk lejojnë të përcaktohet funksioni i saktë i këtij ambienti, por integrimi në agora dëshmon se kishte një karakter publik, ndoshta një arsenal për armët. Ambienti ka qenë rindërtuar në fillim të shek.I m.Kr., duke përdorur një muraturë të tipit opus reticulatum. Në një rindërtim të tretë është ripërdorur në pragun e hyrjes një mbishkrim latin i vitit 137 m.Kr., kushtuar me dekret të dekurionëve birit të adoptuar të Hadrianit, L.Elius Cesarit. Një mbishkrim tjetër latin i gjetur në këtë ambient i kushtohej po me dekret të dekurionëve perandorit Antonin Pius dhe datohet në vitin 140 m.Kr.

Pothuaj në mes të sheshit që shtrihet në të djathtë të hyrjes ruhen gjurmët e një monumenti të periudhës së Augustit.Bazamenti i tij në formë katërkëndëshe me përmasa 5,88 m x 7 m përbëhej nga një bërthamë prej çakulli e llaçi dhe një veshje blloqesh kuadratike të lidhura me shufra hekuri e plumb. Ka mundësi që të ketë qenë një altar kushtuar perandorit, ndoshta Augustit.

Një numër kolonash dorike e jonike,  të grumbulluara në këtë shesh, vijnë nga një monument i ndërtuar në pjesën perëndimore, ku është zbuluar pjesërisht vetëm muri lindor i tij. Nga ky monument vjen edhe një arkitra me mbishkrimin CAESAR shkruar me shkronja metalike. Disa stele varresh janë transportuar aty që nga nekropoli para hyrjes nr.6. Disa prej tyre kanë qenë stele të shek.III p.Kr., të ripërdorura në shek.I m.Kr, duke i rrafshuar mbishkrimet e vjetra dhe duke skalitur të reja. Mbishkrimet e tyre përkthehen:

Bazament monumenti

 

info@balkancultureheritage.com