Aleksandër Meksi - Moneunete mejetare të kultit dhe rrënjët e tyre në antikitetin e vonë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Aleksandër Meksi - Moneunete mejetare të kultit dhe rrënjët e tyre në antikitetin e vonë

Deri në fundin e shek. VI - fillimin e shek. VII, trevat e Shqipërisë ne drejtim te arkitekturës së kultit kishin arritur një nivel të mirë duke përbërë një tërësi të ndërlidhur, e cila kohët e fundit ndiqet mjaft qartë në numrin jo të vogël dhe në vlerat e monumenteve të gërmuara, të gjurmëve të tyre, apo dhe të skulpturës së pasur arkitekturore.

Studimi i arkitekturës së ndërtimeve të kultit paraqet interes dhe hedh dritë në mjaft probleme të historisë mesjetare të Shqipërisë. Të mbetura, për një sërë arsyesh, mënjanë vendosjeve masive të popullsive sllave, trevat e banuara nga shqiptarët e hershëm — arbëreshët, kishtarisht vazhduan të administrohen nga Roma deri në vitin 732, kur Leoni III Isauri ia shkëputi papatit për t'i vënë në varësi të Patriarkatit të Kostandinopojës . Për shekujt VII-VIII njoftimet historike janë shumë të pakta dhe lidhen me pjesëmarrjen e peshkopëve të Durrësit, apo përfaqësuesve të tyre në koncilet e atjeshme (691 dhe 787) . Me krijimin e sistemit të temave, së pari asaj të Durrësit — fillimi i shek. IX , duke pasur rreth 30 kala, që përmenden në burime të fundit të shekullit, e më vonë asaj të Nikopolit - mesi i shek. IX, nga e cila varen tokat e jugut dikur të provinces Epir i Vjetër, riorganizohet dhe kisha. Kështu krijohen disa peshkopata të reja në brendësi të vendit si Stefeniaka. Kunavi, Kruja (Kroon), si dhe ruhen të vjetrat si Lezha (Elison), Adrianopoja, Butrinti e vetë Durrësi, të cilat I njohim si nga pjesmarrja në koncilin e vitit 879, ashtu edhe nga listat e kohës së Leoint VI, që u përkasin viteve 902-907.

Më vonë, gjatë rivendosjes së përkohshme të pushtetit bizantiri në vitin 970, i cili në tokat shqiptare mund të ketë vazhduar me shtrirje të plotë deri rreth vitit 998 , në Noticien e Jan Cimiskut përmenden në varësi të Durrësit, veç të mësipërmeve, dhe Tivari, Ulqini, Dioklea, Shkodra, Pulti, Drivasti, Cerniku, Gllavinica, Pulheriopolisi, Aulona e Gradeci . Kemi kështu shtrirjen më të madhe të kësaj province gjatë mesjetës së hershme. Në këtë riorganizim vihet re një dukuri me interes, ringritja e qendrave peshkopale në selitë e vjetra deri atëhere të push- tuara nga bullgarët. Këto flasin për qenien e vazhdueshme të popullsisë shqiptare në to dhe të një kishe vendase të organizuar. Për këtë flet dhe fakti që në terminologjinë kishtare shqipe nuk ka terma sllave .

Me rënien e mbretërisë bullgare sipas diplomave të Vasilit II (1019- -1020) tabloja | organizimit kishtar në Shqipërinë e Jugut pëson disa ndryshime . Përafërsisht në të njëjtën kohë, kisha e Romës i shkëput. Durrësit peshkopatat e Shqipërisë Veriore (Shkodër, Drisht e Pult) dukë i vënë fillimisht nën Raguzën e më vonë nën Tivarin . Kjo tablo mbetet me pak ndryshime deri në shek. XIII-XIV, kur si rezultat i copëzimit feudal nga njëra anë dhe i futjes më të madhe të kishës katohke në' Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme nga ana tjetër, krijohen një sërë peshkopatash të reja si në Sapë (1291) , Ballec (përpara 1347) , Danjë- (para 1361)  dhe Vrego (para 1363).

Duke e vështruar këtë vijim të strukturave të vjetra organizative dhe të qendrave peshkopale si dhe riorganizimin e zhvillimin e tyre të mëtejshëm në rrethana të reja historike e pohtike, shohim në të një vazhdimësi të popullsisë autoktone dhe të jetës qytetare. Me interes është të  vërehet që brenda shek. XI, peshkopatat e jugut (Butrinti, Drinopoja dhe Bimara) i rikthehen Naupaktit, ndërsa ajo e qendrës më të rëndësishme të administratës bullgare të pushtimit, Gllavenicës, zëvendësohet me dy qendra më të vjetra e më të mëdha, Pulheriopolis dhe Kanina .

Këto qendra peshkopale janë qendra qytetare, të cilat sadopak vazhduan jetën në shekujt e parë të mesjetës së hershme, duke përbërë në kushtet e vështira ekonomike e politike që përfshijnë gjithë Gadishullin Ballkanik, bazën për rigjallërimin e jetës ekonomike që fillon në shek. IX me riorganizimin administrativ të vendit. Tani për tani ende nuk janë evidentuar ndërtime të reja të këtyre shekujve të parë të mesjetës, gjë që për mendimin tonë përbën vetëm një «hiatus» fiktiv, të cilin do ta më ajanojnë kërkimet e ardhshme arkeologjike. Në këtë kohë vijojnë të ripërdoren, duke u rindërtuar apo duke iu përshtatur rrethanave të reja, edhe mjaft nga ndërtimet e periudhës së mëparshme. Kështu kemi të dhëna historike për disa monumente të qytetit të Durrësit dhe rrethinave të tij. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë monumente që vijuan gjatë mesjetës si bazilika e Ballshit (e shek. VI) me rindërtime të vazhdueshme  dhe bazilika e Arapajt (e shek. V-VI) që vazhdon të përdoret gjatë gjithë mesjetës . Kisha të tjera po aq të rëndësishme gjenden deri vonë në këmbë për shkak të përdorimit të tyre të pandërprerë. Të tilla janë bazilika e madhe e Butrintit (e shek. V-VI) me rindërtime të shek. IX-X, e cila ruhet thuajse tërësisht në këmbë dhe sot  , kisha e 40 shenjtorëve në Sarandë (e shek. VI) me rindërtime të shek. XIV , bazilika rrënojë në breg të Drinit në Lezhë e kisha e Shën Kollit , si dhe bazilika në qendër të Durrësit.

Me rëndësi të madhe për ndërtimet e fillimit dhe gjysmës së parë të shek. IX janë dëshmitë që na jep skulptura arkitekturore, edhe pse e paktë në numër, në territorin që i takonte temës së Durrësit që nga Kotorri , Tivari, Ulqini , vetë Durrësi, Pojani  dhe Ballshi  e deri në Drinopojë , me karakteristika të përbashkëta me artin bizantin të kohës  dhe atë të brigjeve të Adriatikut, dëshmi e lidhjeve me to, por njëkohësisht dhe e nivelit dhe e traditës artistike në këto treva ku me sa duket Durrësi përbënte qendrën. Këto skulptura kanë elemente të tilla si gër- shetat me shirita trefishe, shkopin e peshkopit, motive të shumta nga bota bimore dhe shtazore mjaft të stilizuara dhe të punuara në reliev të rrafshët ku mungon figura njerëzore në përputhje kjo me kërkesat e ikonografisë. Ky art me mjaft elemente të huazuara nga arti i antikitetit të vonë, vijon gjatë mesjetës deri në shekujt XI—XIV .

Kjo periudhë ndërtimi dhe rindërtimi godinash kulti gjatë gjysmës së parë të shek. IX në zonat që rreth mesit të këtij shekulli pushtohen nga bullgarët me Borisin përpara se të konvertohen, të çon në përfundimin mjaft të rëndësishëm se i takon një popullsie të krishterë vendase dhe jo sllave.

Në ndriçimin e problemit që shqyrtojmë është me rëndësi dhe stu- dimi i tipologjisë arkitektonike. Në kushtet e shkëputjeve të lidhjeve me Kostandinopojën ndërtimet bazilikale përbëjnë tipin bazë në përdorim.

Janë modelet e periudhës së mëparshme — bazilikat e tipit helenistik, të shumta në numër, të cilat ose kanë qenë vazhdimisht në përdorim ose u ri- ndërtuan pas një periudhe braktisjeje, ato që plotësojnë kërkesat funksionale duke qenë edhe të lehta në ndërtim . Sido që të jetë kemi të bëjmë me një përpunim të saj, me një thjeshtim të ndërtimit planimetrik e vëllimor në përputhje me kushtet e reja dhe kërkesat e liturgjisë. Me njohjen tonë të derisotme ndërtimin më të vjetër e paraqet bazilika trenefëshe me pilastra, nën xhaminë e Fatihut në Durrës (fundi i shek. X — fillimi i shek. XI) . Një shembull tjetër i hershëm, më i zhvilluar në ndërtimin planimetrik e vëllimor ruhet në Perondi. Ai i takon fillimit të shek. XI .

Për traditën bazilikale flet dhe përdorimi i këtij tipi në shekujt e mëvonshëm, si në Klos të Sulovës (shek. XIII — XIV) , në Çiflik të Sarandës (shek. XIII) , në Shën Mëri të Krujës (shek. XIII)  dhe në  gjergj (shek. XIII — XIV) . Kjo traditë kushtëzon për një farë kohe fut- jen e trajtave të tipit të ri, si p.sh. kryq i brendashkruar me kupolë, shembu- III më i vjetër i të cilit në Peshkopi të Sipërme (fundi i shek. XI), qendra e peshkopatës së Dinopojës, paraqet për ndërtimin e vet planimetriko-vëllimor lidhje me bazilikat.

Vijueshmëria e ndërtimeve dhe e traditës ndërtimore të së njëjtës oopullsi vërehet dhe në aspekte të veçanta siç është ai i teknikës së ndërtimit, një ndër përbërësat më të qëndrueshëm, që në aspektin e formës lidhet me kërkesat estetike ndaj arkitekturës. Krahas ndërtimeve vetëm me gurë, që përbën teknikën tradicionale sidomos në Shqipërinë e Veriut dhe bregdetin jugor dalmat, ndërtimet me gurë e tulla japin të dhëna të mira për të vrojtuar në to një rrugë të gjatë ndryshimesh të njëpasnjëshme. Teknika e përzier, mure guri me breza tullash, shpër- bëhet duke na dhënë muraturën me gurë të mëdhenj ë tulla ndërmjet tyre, e cila vijon të përdoret me gurë të zakonshëm deri në shek. XIII--XIV. Shembujt më të hershëm janë në muret rrethuese të kalave të Lezhës  e Butrintit , por janë përdorur dhe në muret e kishës së Perondisë, Peshkopi e Sipërme, Zervat, Buhal, Cerkë, Dhërmi gjatë shek. XI-XII. Më tej gjatë shek. XIII-XIV kjo teknikë vazhdon të përdoret në disa kala, gjithashtu atë e ndeshim në pjesën e poshtme të mureve si në trapezarinë e Pojanit, në Sop e në Berat, duke e pasur pjesën e sipërme të këtyre ndërtimeve me teknikën e re të kluazonazhit. Në shekujt XIII — XIV kjo teknikë futet gjerësisht në përdorim. Sot ruhen një sërë kishash me teknikën e kluazonazhit si në Peshkopi, Durrës, Pojan, Sop, Berat, Mborje, Mesopotam, Çiflik, madje atë e takojmë dhe në disa kala si në Berat dhe Krujë fakt ky që flet për familjarizimin e mjeshtrave vendas me të.

Veç kësaj, me këtë teknikë gjejmë të ndërtuar pjesë të mureve të kishës së Rodonit (shek. XIV) që i takon arkitekturës romaniko-gotike të Shqipërisë së Veriut. Kluazonazhi si teknikë e përdorur në vendin tonë paraqet disa trajta që e bëjnë të dallohet si punë e një sërë ateljesh të veçanta me shtrirje në Shqipërinë e Mesme e të Jugut. Kryesisht ka dy tulla vertikale, një rresht horizontal, karakter jo rigoroz në paraqitjen e jashtme dhe në zonat e jugut një dekor të pasur keramoplastik — tipare të mjeshtrave epirotë. Krahas tij ne gjejmë kudo, në varësi të nivelit të porositësve dhe ndërtuesve, ndërtime me materiale rrethanore, si guri, ku fragmentet qeramike përdoren për të gjallëruar sadopak me kontrastin e ngjyrave pamjen e jashtme të ndërtesës.

Edhe në shkollën e Veriut mund të dallohet një rrugë zhvillimi duke filluar nga ndërtimet me muraturë të çrregullt, në ato me gurë të skua- druar, e më tej, në shek. XV, në ato me gurë të skuadruar thuajse katrorë. Kaq të forta kanë qenë këto tradita në mjeshtrit dhe popullsinë | të dy drejtimeve të mësipërme, saqë dhe në periudhën e pushtimit turk u ec për një kohë të gjatë në këtë rrugë.

Në aspektin e tipologjisë arkitekturore dy periudha kryesore mund të vërehen në këtë gjini ndërtimesh: e para në shek. VII — XII, e dyta në shekujt XIII — XV, në varësi dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit, rrugës së tij historike. Në periudhën e parë tipat e përdorur janë dy: kishat njënefëshe dhe bazilikat. Të parat, më të përdorurat për nga lehtësia e ndërtimit, takohen gjatë gjithë kohës, duke dëshmuar për ni- velin ekonomik të shoqërisë shqiptare në këta shekuj. Të dytat, përbëjnë dokumente arkitektonike me vlerë të madhe historike për vazhdimësinë e traditave ndërtimore të popullsisë dhe për lidhjet mjaft të pakta të vendit me qendrat e perandorisë. Në këtë periudhë, gjatë shek. XI — XII. fillon të futet në forma primitive dhe ende pa u shkëputur nga tradita bazilikale, tipi në formë kryqi të brendashkruar me kupolë. Kjo ndodh në Shqipërinë e Jugut (Peshkopi, Zervat, Kosinë) ndërkohë që në Veri (Rubik) dhe në Durrës duken ndikimet e para të arkitekturës romanike.

Në periudhën e dytë, në të cilën ka rritje të dukshme të vlerave arkitekturore, kemi dallime në ndërtimet e Shqipërisë Jugore nga Shqipëria e Mesme e Veriore. Krahas bazilikave më të pakta në numër, të cilat i hasim në të dy zonat, kemi një numër të madh kishash njënefëshe, ndër të cilat ato të Veriut janë me elemente romaniko-gotike.

Kishat njënefëshe në jug, janë kapela me përmasa të vogla ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit ato janë tipi mbizotërues dhe me përmasa të mëdha. Ky dallim në përdorimin e tyre përcakton dhe trajtimin arkitekturor. Në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut edhe kapelat e vogla, në disa raste, dallohen për arritje estetike (Rodon, Vau i Dejës).

Ndërtimet e kultit të Shqipërisë Jugore, i përkasin një tipologjie të qartë provinciale, që ka fizionominë e vet. Krahasimi i tyre me ndër- timet bashkëkohëse të vendeve fqinje flet për një mosprapambetje, për lidhje me to, për kontakte ndërmjet mjeshtrave dhe ateljeve të tyre. Në të njëjtën kohë në këtë veprimtari të gjerë ndërtimore krijohen dhe vepra që dallohen për elemente të veçanta, apo dhe tërësisht, nga tipat e provincave të tjera. Gjithashtu gjejmë dhe një sërë veçantish lokale qoftë dhe në parapëlqimin e repertorit arkitekturor të kohës.

Kjo, në kushtet e kanoneve të ngurta të arkitekturës bizantine, përbën vlerat e një shkolle arkitekturore. Të tilla janë tipi provincial, ndërtimi i jashtëm i mureve, dekori i përmbajtur keramoplastik, vijat e drejta në çatitë, tamburet karakteristike ku këmbehen dritare e nike si në asnjë provincë tjetër, dëshmi e një shije të veçantë arkitekturore, si dhe kër- kesa të veçanta ndaj hapësirës së brendshme. Jo më pak se në jug, formon një fytyrë të veçantë dhe arkitektura e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Të lidhura fillimisht me Durrësin, pra dhe me Bizantin, e më  lehtësi edhe në shek. XVII nga udhëtarë e dinjitarë të kishës si F. Bardhi .

Problemi i lidhjeve me arkitekturën perëndimore do shikuar në dy aspekte. Së pari, si veprimtari ndërtimore e shkollës artitekturore të Shqipërisë Veriore e bregdetit Dalmatin e përfshirë kjo brenda arkitekturës romaniko-gotike, në të cilën mjeshtrat shqiptarë zënë një vend të rëndësishëm; së dyti, si ndikime të arkitekturës perëndimore të ci- lat takohen në periudhën e parë në Veri (Rubik), e më vonë, gjatë periudhës së dytë, në Shqipërinë Jugore e në zonat e ulëta e bregdetare.

Ndikimet e arkitekturës perëndimore në këto të fundit shpjegohen me kontaktet e drejtpërdrejta me Italinë e Jugut, Venecien e bregdetin dalmat (Raguzën) si dhe me vendosjen në vendin tonë gjatë shek. XIII-XIV të peshkopatave katolike që lidhen me feudalë të huaj e më vonë vendas, nëpërmjet Durrësit.

Një tablo e tillë ndërtimesh, me tradita që gjejnë vazhdim edhe më vonë në periudhën e pushtimit turk, me rivendosje të kishave mbi të tjera më të vjetra, me rindërtime të atyre akoma më këmbë, me zëvendësime të kishave me xhamia, në shek. XV-XVI, flet qartë jo vetëm për vlerat e ndërtimeve, por edhe për një vijueshmëri banimi në këto treva nga e njëjta popullsi. Përfshirja e këtyre ndërtimeve në drejtime më të mëdha arkitekturore duke ruajtur një fytyrë të vetën, nuk dëshmon për atë që shqiptarët gjatë mesjetës nuk patën një kulturë të tyren, siç janë shprehur tani vonë disa studiues të huaj . Karakteristikat e veçanta të këtyre ndërtimeve që janë rezultat i traditave shekullore, i një formimi të veçantë kulturor dhe arkitekturor, i nivelit të përgjithshëm ekonomik e shoqëror të vendit, të pandara nga rrethanat historike, flasin qartë për të kundërtën, për atë që popullsia shqiptare me rrënjë të thella në këtë truall krijoi një kulturë të sajën, në nivel të tillë, që i bëri ballë rrebesheve të kohës.

info@balkancultureheritage.com